Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lufta dhe transformimi në Lindjen e Mesme

4 July 2025 at 11:58

Që nga kohërat e lashta, rajoni i gjerë që ne e quajmë Lindja e Mesme ka formuar urën midis Azisë Perëndimore dhe Jugore, Afrikës dhe Evropës. Si qendra e revolucionit bujqësor neolitik – në “Gjysmëhënën Pjellore” midis Eufratit, Anadollit juglindor, Gjirit Persik dhe Mesdheut lindor – ai ishte shporta origjinale e bukës së njerëzimit, ku […]

The post Lufta dhe transformimi në Lindjen e Mesme appeared first on Reporter.al.

Në 3 ditë mbështetësit e Assad vr*në 1 mijë e 500 civilë

By: redi
30 June 2025 at 20:17

Masakër ka bërë ushtria siriane. Ata kanë vrarë rreth 1 mijë e 500 civilë të sektit alevitë vetëm në muajin mars. Investigimi është bërë publik nga Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Reuters bazuar në dokumentet e gjetura nga Reuters dhe ku bëhet fjalë për tre ditët e masakrave sektare pas një kryengritjeje besnike të Asadit. Zinxhiri i komandës drejtohej nga sulmuesit direkt tek burrat që…

Source

Midis frikës dhe shpresës në Siri

16 June 2025 at 17:52

Ashtu si gjermanët gjatë hiperinflacionit që pllakosi Republikën e Vajmarit një shekull më parë, sirianët sot rrallë dalin nga shtëpia pa mbajtur me vete sasi të mëdha parash. Ndërsa tensionet sektare – të shtypura prej kohësh në një vend të sunduar nga pakica alevite deri vonë – vazhdojnë të nxisin paqëndrueshmëri, bankomatet kufizojnë tërheqjet në […]

The post Midis frikës dhe shpresës në Siri appeared first on Reporter.al.

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

9 May 2025 at 11:25

Pas muajsh dhune sektare, rrëmbimesh dhe përplasjesh ndërkufitare, gjëja e fundit që i duhet qeverisë së re të Sirisë është një fqinj që nxit tensione. Por kjo është ajo që po bën Izraeli, ndërsa ngre baza ushtarake në “zonën tampon” të demilitarizuar të vendeve, godet baza ushtarake dhe vret zyrtarë të sigurisë – të gjitha […]

The post Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri appeared first on Reporter.al.

4 muaj nga rënia e regjimit të Assad, Siria formon qeverinë e re me Al-Sharaa në krye

By: armand
30 March 2025 at 12:24

Udhëheqësi sirian Ahmed al-Sharaa ka njoftuar formimin e një qeverie të re kalimtare prej 23 anëtarësh në një përpjekje për të bashkuar vendin e shkatërruar nga lufta pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar Assad. Kabineti përfshin përfaqësues nga prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare. Në një fjalim të shtunën, -al-Sharaa, udhëheqësi i grupit xhihadist Hayat Tahrir-al-Sham […]

The post 4 muaj nga rënia e regjimit të Assad, Siria formon qeverinë e re me Al-Sharaa në krye appeared first on BoldNews.al.

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

9 March 2025 at 19:58

Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Sharaa ka bërë thirrje për paqe pas disa ditësh përleshjesh ku forcat siriane të sigurisë dyshohet se vranë qindra civilë nga pakica fetare alavite.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar – i cili monitoron luftimet në Siri – tha se rreth 745 civilë u vranë në 30 “masakra” që synonin alavitët në bregun perëndimor të premten dhe të shtunën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

BBC thotë se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e vdekjeve të dhunës në rritje, që besohet të jetë më e keqja që nga rënia e regjimit të Bashar al Assadit.

Update on Syria

Syria is facing its deadliest violence in years. Over 1,000 people have been killed in just two days as clashes erupt between the new Islamist government and Assad loyalists. Civilians are caught in the crossfire, with reports of mass executions and revenge… pic.twitter.com/utlBqZAIqN

— Hunter Robichaux (@JASCOPodcast) March 9, 2025

Presidenti Sharaa tha: “Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen civile sa më shumë që të jetë e mundur dhe… do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku në këtë vend”.

Numri i luftëtarëve të vrarë në katër ditët e fundit e çon numrin total të vdekjeve në më shumë se 1000 njerëz, thotë Observatori Sirian.

Kjo përfshinte rreth 125 luftëtarë të lidhur me qeverinë e re të udhëhequr nga islamistët dhe 148 luftëtarë pro-Asad.

Breaking: More than 70 dead as Syria experiences its worst violence since the fall of Assad. Clashes erupted in Syria's coastal region between government forces and Assad loyalists, many from the Alawite minority.#Syria #Assad #syriaconflict pic.twitter.com/LD088s1BGy

— Collective Memory (@Collective_memo) March 7, 2025

Duke folur nga një xhami në kryeqytetin Damask, të dielën, presidenti i përkohshëm tha: “Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është brenda sfidave të pritshme”.

Ai gjithashtu njoftoi në një deklaratë se kishte nisur një hetim për dhunën që do të “identifikonte përgjegjësit” dhe do t’i dërgonte autorët në gjykatë.

Ai nuk komentoi drejtpërdrejt mbi akuzat se mizoritë po kryheshin nga mbështetësit e tij në provincat bregdetare të Latakisë dhe Tartous.

Në një përditësim të mëvonshëm në Telegram, presidenca njoftoi krijimin e një komiteti të ri të pavarur për të hetuar dhe identifikuar autorët pas sulmeve. /Telegrafi/

The post Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri appeared first on Telegrafi.

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

9 March 2025 at 09:24

Më shumë se 1 mijë persona janë vrarë, pas dy ditësh përplasjes me forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Numri i të vdekurve në dy ditët e fundit nga këto përplasje mes forcave siriane të sigurisë dhe të “besueshmëve” të Assadit, ka shkuar në më shumë se 1 mijë, duke e bërë kështu ditën më vdekjeprurëse pas më shumë se një dekade, transmeton Telegrafi.

Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani të Madhe ka njoftuar se të paktën 750 civilë janë vrarë – kryesisht nga një distancë e afërt, ku 125 pjesëtarë të forcave siriane të sigurisë si dhe 150 militantët të lidhur me grupe të armatosura që kanë lidhje me Assadin, janë vrarë gjithashtu.

Monitoruesit kanë theksuar se energjia elektrike dhe uji i pijshëm është ndërprerë në masë të madhe, rreth brigjeve perëndimore të qytetit të Latakias.

Përplasjet shpërthyen të enjten që shënoi një eskalim të madh dhe një sfidë e madhe për qeverinë e re në Damask – tre muaj pasi arritën të largojnë nga pushteti Assadin.

Ndryshe Assad ishte rrëzuar nga pushteti pasi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) organizoi një ofensivë befasuese në fillim të dhjetorit – duke rrëzuar qeverinë dhe duke i dhënë kështu fund 24 viteve torturë – dhe më shumë se pesë dekada të familjes së Assadit që është në pushtet. /Telegrafi/

The post Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit appeared first on Telegrafi.

Sërish përleshje të armatosura në Siri, vriten mbi 120 civilë

8 March 2025 at 07:57

Forcat e sigurisë në veriperëndim të Sirisë ekzekutuan 125 civilë gjatë dy ditëve të luftimeve me besnikët e regjimit të ish-presidentit, Bashar al-Assad.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) dokumentoi “ekzekutime masive në terren të burrave dhe të rinjve, pa asnjë dallim të qartë midis civilëve dhe luftëtarëve” në veriperëndim të Sirisë.

Luftimet filluan të enjten pasdite, kur militantët besnikë ndaj qeverisë së rrëzuar të Assadit zunë në pritë forcat siriane të sigurisë në një sulm të koordinuar në një zonë rurale të provincës Latakia, një ish-fortesë e udhëheqësit të rrëzuar, ku jetojnë shumë anëtarë të sektit islamik alavit në Siri.

The scenes from Syria are terrifying.

Islamist forces reportedly have official orders to kill anyone they consider an infidel on sight.

Christians, Druze, Yazidis, and even Alawite Muslims are now all facing genocide.

pic.twitter.com/AxQemyM8wi

— Dr. Maalouf ‏ (@realMaalouf) March 7, 2025

Vonë të premten, presidenti i përkohshëm Ahmad al-Sharaa u bëri thirrje grupeve të armatosura të lidhura me ish-qeverinë të dorëzojnë armët “para se të jetë tepër vonë”, ndërsa u kërkoi atyre besnikë ndaj qeverisë së re të shmangin sulmet ndaj civilëve apo keqtrajtimin e të burgosurve, raporton theguardian.

Operacioni ushtarak në shkallë të gjerë është sfida më e madhe për qeverinë e re në Damask që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar, kur ish-grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) rrëzoi regjimin e Assadit.

SNHR raportoi se në al-Mukhtaria të Latakisë, rreth 40 civilë u ekzekutuan së bashku në një vend të vetëm. /Telegrafi/

The post Sërish përleshje të armatosura në Siri, vriten mbi 120 civilë appeared first on Telegrafi.

Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

13 February 2025 at 09:52

Sipas standardeve të qyteteve të tjera në të cilat ka qenë ekipi i Sky News ose vizituar menjëherë pas një revolucioni, Damasku duket relativisht i qetë.

Ata prisnin që njerëz të armatosur të maskuar të vendoseshin në çdo cep, duke patrulluar rrugët në grupe, ose duke lëvizur rrotull me kamionë të pajisur me mitralozë në gatishmëri dhe granata me raketa të lidhura në çati ose në kurrizin e luftëtarëve.

Por ky nuk është rasti në Damask. Ka pika kontrolli brenda dhe jashtë qytetit, por në përgjithësi, grupet e milicisë që mbështetën Hayat Tahrir al Sham (HTS), e cila udhëhoqi kontrollin e Sirisë, po rrinë në hije dhe nuk duan të bien në sy.

Në të vërtetë, shumë prej tyre tani janë bërë pjesë e forcës së sapoformuar të Sigurisë së Përgjithshme, dhe të gjithë janë të veshur me uniforma të zeza.

Shpesh njerëzit pyesin se si është Damasku tani që regjimi i Bashar al Assadit është zhdukur, transmeton Telegrafi.

Së pari, përveç disa vizitave të shkurtra në Damask para vitit 2011, sapo filloi kryengritja, ekipi i Sky News ishte në perëndim ose në veri të vendit me demonstruesit dhe më vonë forcat rebele – larg kryeqytetit.

Ishte gjithashtu mes një grupi të vogël gazetarësh në një listë të kërkuar nga regjimi, kështu që udhëtimi në zonat e kontrolluara nga qeveria nuk ishte fillimi.

Pra, vizitat e Sky News në Damask janë pjesërisht zbulim, dhe pjesërisht konfirmim i asaj që prisnin të shihnin, veçanërisht zonat e gjera periferike të kthyera në gërmadha nga forcat e sigurisë së Asadit me ndihmën e ushtrisë ruse.

Përshtypja e tyre është një qytet që shikon nga e ardhmja, por ende vuan nga historia e tij e fundit e përgjakshme.

Njerëzit e saj po përpiqen të ecin përpara, por shumë mbeten në mes të rrënojave dhe rindërtimi mbetet një shpresë e largët.

Nga sheshi Umajad në Damask, ekipi i gazetarëve britanikë u hodhën në pjesën e pasme të një kamioni plot me ushtarë të Sigurimit të Përgjithshëm dhe u larguam me shpejtësi përmes trafikut të ngarkuar, dhe drejt një rruge që të çon në një majë kodre që shikon nga qyteti.

Kaluan pallatin presidencial të madh, të ndërtuar nga njerëzit e Assadit, por tani nën menaxhimin e “Qeverisë së Shpëtimit” të vetëshpallur.

Takuan njeriun përgjegjës për sigurinë këtu në kryeqytet, Abdulrahman Dabbagh, një kushëri i ri i presidentit të ri të vendit Ahmed al Sharaa.

Ai tha se për të ecur përpara, Siria duhet të gjuajë edhe liderët e lartë të regjimit sirian që terrorizuan të gjithë popullsinë.

“Sirianët kanë çdo të drejtë të shohin që drejtësia të shërbehet për ata që i shkaktuan dëm gjatë sundimit të këtij regjimi tashmë të zhdukur”, tha Dabbagh.

“Për nga natyra, çdo njeri gjen ngushëllim duke qenë dëshmitar i përgjegjësisë, drejtësisë dhe rikthimit të drejtë të asaj që është marrë”, shtoi ai.

Ai u pyet nëse është e vështirë të gjurmohen ata që janë përgjegjës.

“Ka vlerësime, kërkime dhe punë gjatë gjithë orarit për të gjetur këta kriminelë”, shpjegoi ai.

“Nuk ka të bëjë gjithmonë me marrjen e veprimeve të drejtpërdrejta kundër çdo personi që identifikojmë, megjithatë, ne presim urdhrat zyrtarë për të arrestuar disa figura”, shtoi ai.

Mezi një familje në këtë vend ishte e paprekur nga regjimi dhe programi i tij i pamëshirshëm i paraburgimeve dhe torturave nëpër burgje.

Bariya, 63 vjeç, u ndalua për 100 ditë. Krimi i saj? Ajo u akuzua për gatimin e ushqimit për demonstruesit dhe spiunimin në postblloqet e regjimit në qytetin e Homsit.

Brenda burgut, ajo thotë se torturat ishin normë dhe kujtimet e klithmave të burrave ende e ndjekin atë.

“Do të fillonte sapo perëndonte dielli. Torturat ishin të pafundme. Burri im nuk u kursye – ia njoha të qarat. E munduan”, tha ajo.

Bariya është ende aq e frikësuar nga regjimi i Assadit, ajo nuk do të tregojë fytyrën e saj dhe nuk do të lejojë të përdor mbiemrin e saj.

Ajo u arrestua në kulmin e protestave kundër Assadit, së bashku me anëtarë të shumtë të familjes së saj. Shtatë prej tyre vdiqën në paraburgim: burri, njëri nga djemtë, dy vëllezërit, nipi, kushëriri dhe djali i kunatit. Deri më sot ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur.

Trashëgimia e tiranisë së Assadit është dhimbja dhe vdekja, dhe historia e fundit e këtij vendi të lashtë është ende e papërpunuar për kaq shumë. /Telegrafi/

Meet Syria’s Assad regime hunters.

The various militias that supported Hayat Tahrir al Sham (HTS) – the group that led the takeover of Syria – are now part of the newly created general security unit.

Read more: https://t.co/iEELUg9ysR pic.twitter.com/yiSzTPOGrt

— Sky News (@SkyNews) February 13, 2025

The post Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë appeared first on Telegrafi.

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

2 February 2025 at 16:29

Presidenti i përkohshëm i Sirisë ka bërë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit drejt Arabisë Saudite, në një lëvizje që ka të ngjarë të jetë një përpjekje për të sinjalizuar largimin e Damaskut nga Irani si aleati kryesor rajonal.

Ahmed al-Sharaa, i cili dikur ishte në linjë me al-Kaedan, zbarkoi në Riad së bashku me ministrin e jashtëm të qeverisë së tij, Asaad al-Shaibani.

Dhe bëhet e ditur se të dy udhëtuan me një aeroplan saudit.

Televizioni shtetëror saudit i bëri jehonë faktit se udhëtimi i parë i Sharaa, i njohur fillimisht nga emri i luftëtarit Abu Mohammed al-Jolani, ishte në Riad.

Flamuri i ri i Sirisë me tre yje, trengjyrësh, valëvoi pranë atij të Arabisë Saudite në aeroport ndërsa Sharaa, me kostum dhe kravatë, doli nga aeroplani.

Ai ishte planifikuar të takonte princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të mbretërisë, gjatë udhëtimit.

Raportohet se Arabia Saudite ishte një nga vendet arabe që “derdhi” para në grupet kryengritëse që u përpoqën të rrëzonin ish-presidentin sirian, Bashar al-Assad, pasi protestat e Pranverës Arabe të Sirisë në vitin 2011 u kthyen në një goditje të përgjakshme.

Megjithatë, grupet e saj e gjetën veten në një pozitë jo të mirë, kur Assad, i mbështetur nga Irani dhe Rusia, e kundërshtoi revoltën në Siri, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Por, kjo ndryshoi me ofensivën e rrufeshme të dhjetorit të udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) e Sharaa-s.

Grupi dikur ishte i lidhur me al-Kaedan, por ka deklaruar se ka shkëputur lidhjet e mëparshme.

Sharaa dhe HTS kanë menaxhuar me kujdes imazhin e tyre publik që atëherë, me presidentin e përkohshëm që favorizon një pamje ushtarake të ngjashme me atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gratë janë emëruar në role dhe Sharaa është përpjekur të mbajë lidhje me popullsinë e krishterë dhe shiite alavite të Sirisë.

Kjo përfshin gjithashtu mbajtjen e Iranit dhe Rusisë kryesisht në distancë.

Irani ende nuk e ka rihapur ambasadën e tij në Damask, e cila kishte qenë një nyje kyçe në drejtimin e operacioneve përmes “boshtit të rezistencës” të vetë-përshkruar që përfshinte Sirinë e Asadit, milicinë e Hezbollahut të Libanit dhe partnerë të tjerë.

Rusia do të dëshironte të ruante aksesin në bazat ajrore dhe detare që ka në Siri, por pranoi Assadin kur ai u largua nga Siria.

Ndryshe, rindërtimi i vendit pas më shumë se një dekade lufte ka të ngjarë të kushtojë qindra miliarda dollarë, pa përmendur mbulimin e nevojave të popullit të Sirisë, miliona prej të cilëve mbeten të varfër.

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, vizitoi Damaskun në janar dhe tha se Riadi ishte “angazhuar në mënyrë aktive në dialog” për të hequr sanksionet kundër Sirisë.

Arabia Saudite, ndryshe nga aleatët kryesorë të Sharaas në Turqi dhe Katar, rivendosi lidhjet me Assadin në vitin 2023 së bashku me pjesën më të madhe të botës arabe.

Ndërkohë, qeveria e përkohshme e Sirisë ende përballet me sfida nga grupi i Shtetit Islamik dhe militantët e tjerë në vend.

Të shtunën, një bombë shpërtheu në Manbij, një qytet në provincën e Alepos të Sirisë, duke vrarë katër civilë dhe duke plagosur nëntë të tjerë. /Telegrafi/

The post Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite appeared first on Telegrafi.

Presidenti i ri i Sirisë zotohet: Kriminelët që derdhën gjakun tonë, do ta paguajnë!

By: armand
1 February 2025 at 22:10

Presidenti i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka premtuar se do të “ndjekë kriminelët që derdhën gjakun sirian dhe kryen masakra ndaj popullit të Sirisë”. Këtë deklaratë e bëri në fjalimin e tij të parë drejtuar sirianëve që nga rënia e Bashar al-Assad. Sharaa është emëruar president i përkohshëm, shtatë javë pasi udhëhoqi ofensivën rebele […]

The post Presidenti i ri i Sirisë zotohet: Kriminelët që derdhën gjakun tonë, do ta paguajnë! appeared first on BoldNews.al.

Zëvendës ministri i Jashtëm rus takohet me zyrtarë sirianë, për herë të parë që nga rrëzimi i regjimit të Assadit

29 January 2025 at 10:15
Për herë të parë, pas rrëzimit të regjimit të Assadit, dy zyrtarë të lartë rusë u takuan djer në Damask me një delegacion të qeverisë së re siriane. Takimi erdhi pasi Moska dëshiron të mbajë dy bazat e saj ushtarake në Siri. Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Bogdanov tha se

Delegacioni i qeverisë ruse mbërrin në Siri për bisedime/ Hera e parë që nga largimi i Assadit

By: lia rda
28 January 2025 at 12:13

Një delegacion i qeverisë ruse mbërriti në Damask për herë të parë që nga përmbysja e presidentit aleat të Moskës, Bashar al-Assad, shkruan Reuters.

Delegacioni, i cili pritet të zhvillojë bisedime me krerët e rinj të Sirisë, përfshin zëvendësministrin e Jashtëm rus Mikhail Bogdanov dhe Aleksandër Lavrentiev, i dërguari special i Kremlinit për Sirinë.

Rusia, e cila i ka dhënë strehim Assadit, shpreson të mbajë dy bazat e saj në Siri, një bazë detare në Tartous dhe bazën ajrore Hmeimim pranë portit të Lattakia./abcnews.al

Pavarësisht pretendimeve për krime lufte, Serbia shton shitjen e armëve në Izrael

28 January 2025 at 10:40

Eksportet e armëve serbe në Izrael arritën në 42 milionë euro në vitin 2024, ndërsa Beogradi shpërfilli akuzat e përhapura për krime lufte izraelite në Gazë dhe thirrjet nga ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e dërgimit të armëve vdekjeprurëse, raportojnë BIRN dhe Haaretz. Shifra prej 42.3 milionë eurosh […]

The post Pavarësisht pretendimeve për krime lufte, Serbia shton shitjen e armëve në Izrael appeared first on Reporter.al.

Franca lëshon urdhërarrest të ri për Bashar al-Assad

22 January 2025 at 12:23

Hetuesit francezë kanë lëshuar një urdhërarrest kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve, tha një burim ligjor të martën vonë.

Mandati u dha më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një shtetas franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.

Ky është urdhërarresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Në nëntor 2023, gjykatësit francezë kishin lëshuar një urdhërarrest të parë kundër Bashar al-Assad me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.

Ai pasoi një hetim francez për sulmet kimike në Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht 2013, që vranë më shumë se 1,000 njerëz.

Qeveria e Assad në të kaluarën ka mohuar përdorimin e armëve kimike kundër kundërshtarëve të saj në luftën civile, e cila shpërtheu në mars 2011.

Siria ku u rrita unë ishte një fabrikë frike, por jo më

15 January 2025 at 10:28

Nga: Sarah Dadouch / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Pas revolucionit të Sirisë të vitit 2011, bëra një tatuazh në këmbën time të majtë ku shkruhej “xhenet, xhenet, xhenet [jannah, jannah, jannah]” – që në arabisht do të thotë “parajsë, parajsë, parajsë”. Me kalimin e viteve, fillova të kisha gjithnjë e më shumë frikë nga ky tatuazh – ose më saktë, nga pasojat fatale që mund të ndodhnin nëse personi i gabuar do ta shihte atë.

Për 13 vjet, shqiptimi i fjalës “parajsë” tri herë me radhë, ka qenë një dëshirë për vdekje në Siri. Kjo i referohet ditëve të hershme të revolucionit, kur ylli i futbollit i kthyer në ikonë revolucionare, Abdel Basset al-Sarout, këndoi një këngë proteste për dhjetëra mijëra njerëz të mbledhur në qytetin e tij të lindjes, në Homs:

Betohem se atdheu ynë është,
Parajsë, parajsë, parajsë.

Ai revolucion u shtyp. U lëkund kontrolli i presidentit Bashar al-Assad mbi vendin, por ai nuk humbi kurrë kryeqytetin, Damaskun, ku sistemi i tij i sofistikuar i inteligjencës funksiononte më së miri dhe mund të përdorej për të shuar çdo formë kundërshtimi. Isha larguar për studime jashtë vendit, vetëm disa muaj më parë. Nuk u ktheva deri në rënien e regjimit të Assadit në fund të vitit të kaluar.

Gjithmonë pyesja veten se çfarë do të ndodhte nëse do të arrestohesha nga inteligjenca siriane dhe ata do të shihnin tatuazhin në këmbën time. Edhe pse nuk isha në vend, u rrita duke besuar se inteligjenca, ose mukhabarati, mund të të gjente kudo që të ishe. Ata ishin gjithkund dhe askund. Çdokush është mukhabarat: shitësi i kokoshkave pranë parkut të lagjes; burrat që menaxhojnë kioskat e shpërndara nëpër qytet; çdo shofer taksie.

Kur ishim fëmijë, para se të hynim në sallonin e flokëve, nëna ime na ndalonte mua dhe motrën time jashtë dhe na detyronte të përsërisnim premtimet tona: të mos ndanim informacione për familjen tonë, të mos thoshim se në dasmën e kujt po shkonim, të mos jepnim detaje për njerëzit që njihnim jashtë vendit.

Siria ku u rrita unë ishte një fabrikë frike. Çdo akt rebelimi apo pakënaqësie, madje edhe diçka aq e vogël sa të ankoheshe për gjendjen e rrugëve, duhej të bëhej me zë të ulët. Familja Assad sundoi Sirinë me dorë të hekurt për më shumë se 50 vjet dhe krijimi i një rrjeti të gjerë inteligjence, për të monitoruar qytetarët e saj, ishte themelor për pushtetin e tyre. Aparati i sigurisë shtypte çdo formë kundërshtimi.

Në veprën 1984, George Orwelli shkroi se “Vëllai i Madh gjithmonë të vështron”. U rrita duke besuar se kjo ishte e vërtetë. Dhe, kjo frikë ka ardhur duke u luhatur përgjatë viteve.

Ndonjëherë, shikoja rrugën nga shtëpia ime në Bejrut për në Damask dhe pyesja veten nëse ia vlente rreziku për t’u kthyer. Pastaj hidhja sytë te tatuazhi në këmbën time dhe imagjinoja mizoritë që ndër vite kisha raportuar për ndëshkimet e tmerrshme që ish-të burgosurit më përshkruanin, shpesh duke përfshirë këmbët. Më vinte ndër mend skenari ku do të më detyronin të rripja mishin nga këmbët e mia.

Në ëndrrat e mia të këqija, këmba ime më çonte në vendet si baza e inteligjencës së forcave ajrore të Al-Mazës dhe spitali ushtarak Tishrin, një fat i tmerrshëm për të burgosurit sirianë. Frika nga këto vende ishte arma më e fuqishme që Assadi mund të përdorte kundër popullit të vet, përfshirë edhe ndjekësit e tij. Frika nga ndëshkimi jetonte brenda tyre, si një kafshë armiqësore me të cilën duhej të mësonin të bashkëjetonin.

Muajin e kaluar hyra në të gjitha këto vende, me tatuazhin tim ende të paprekur.

Këto janë fjalët që kurrë nuk kisha menduar se do t’i shkruaja. Në mbarë vendin, sirianët po thonë gjërat që nuk kanë guxuar t’i shqiptojnë për vite me radhë: dollarë (dikur të përmendur në kode si “e gjelbra” ose “majdanozi”); burg (“shtëpia e tezes”); Assad (“ata”). Kam pyetur sirian pas siriani nëse kishin nevojë për kohë për t’u përshtatur me këtë liri të re. Të gjithë ngrinin vetullat të habitur, thoshin jo, dhe pastaj dukeshin edhe më të habitur nga përgjigjja e tyre.

Assadi u largua nga Siria, të dielën më 8 dhjetor 2024. Kur hyra në vend, të nesërmen, ishte grisur pothuajse çdo poster që mbulonte autostradën me fytyrën e tij. Në vend të Urës së Presidentit tani kemi Urën e Sarutit. Biblioteka e famshme e Assadit tani është thjesht Biblioteka.

Një javë pas rënies së Assadit, hyra në një bar në Damask që gjëmonte nga klientët. “Xhenet, xhenet, xhenet” filloi të luhej dhe një heshtje ra mbi turmën. Pastaj të gjithë ngritën gotat dhe kënduan me gjithë zërin këtë këngë. Ata përqafonin njëri-tjetrin dhe qanin për ata që kishin humbur, shpirtrat e të cilëve mbushnin hapësirat bosh. Pikëllimi i tyre rëndonte në ajër. Por, ata nuk dukeshin të frikësuar. /Telegrafi/

The post Siria ku u rrita unë ishte një fabrikë frike, por jo më appeared first on Telegrafi.

Prapaskenat/ Kush qëndron vërtet pas rrëzimit të Bashar al Assad

By: user 6
9 January 2025 at 22:54

Vetëm 9 ditë përpara se rivalët e tij të merrnin Damaskun, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad u takua me Vladimir Putin në Moskë në një përpjekje të fundit për të shpëtuar regjimin e tij, i cili ishte mbështetur me ndihma masive ushtarake nga Irani me kontributin e Rusisë. Megjithatë, presidenti rus nuk i mbajti premtimet e tij, ose sepse nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, ose sepse tani e konsideronte të mbrojturin e tij një “kartë të djegur”.

Kjo është panorama që krijohet duke dëgjuar rrëfimin e Kamel Shakr, shefit të komunikimit të presidencës siriane deri në rënien e Asadit, të regjistruar nga një podcast i rrjetit televiziv arab Al Arabiya.

Kur udhëheqësi sirian kaloi nëpër portat e Kremlinit, Alepo kishte rënë tashmë në duart e organizatës islamike Hayat Tahrir al-Sham (HTS), pa ndonjë rezistencë të konsiderueshme. Sipas Sakr, ky zhvillim i ra Asadit si rrufe, pasi deri në atë moment e konsideronte situatën në veri të Sirisë të rëndë, por jo kërcënuese.

Duke ditur se ushtria e tij nuk ishte as e përgatitur dhe as me moral për të luftuar me armikun, ai iu drejtua aleatëve dhe klientëve të tij kryesorë, Rusisë dhe Iranit, për një litar shpëtimi. “Bashar al-Assad i kërkoi Putinit të përfshihej personalisht për të siguruar kalimin e sigurt të ndihmës ushtarake iraniane përmes Irakut në Siri”, – tha Kamel Saqr.

Shenjat nuk dukeshin të mira pasi presidentit të atëhershëm sirian iu desh të priste 2 ditë në Moskë përpara se të takohej me liderin rus, i cili e ndryshoi tre herë orarin deri ditën kur e takoi përfundimisht të premten, më 29 nëntor. Rusët i kishin kërkuar Asadit që askush tjetër të mos merrte pjesë në takimin që zgjati 1 orë, përveç shoqëruesit personal të presidentit sirian, gjenerallejtënant Muhsin Mohammed.

Ish-oficeri i komunikimit i presidencës siriane zbuloi informacione nga prapaskenat rreth rënies së dinastisë. Megjithatë, përgjigja ndaj kërkesave kryesore të Asadit dukej pozitive. Siç pohon Sakr, “Putin kontaktoi menjëherë me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe e udhëzoi atë të lëvizte menjëherë në mënyrë që Garda Revolucionare të transportonte çdo gjë që gjykohej e nevojshme nëpërmjet aeroplanëve në bazën ajrore ruse Khmeimim” në provincën e Lattakisë.

Megjithatë, Teherani, gjithmonë sipas Kamel Saqr, i raportoi Asadit brenda 24 orëve që pasuan se nuk kishte marrë asnjë konfirmim nga Rusia për dërgim të avionëve të saj në bazën Khmeimim. Megjithatë, iranianët fluturuan me një nga avionët e tyre për të marrë ndihma nëpër Irak, por amerikanët i paralajmëruan të mos e bënin më këtë, sepse aeroplanët e tyre do të rrëzoheshin.

I pyetur nëse ai besonte se Putini kishte “mashtruar” Assadin, Shakr u përgjigj se nuk shihte asnjë shpjegim tjetër logjik. Por ai e kishte ndjerë tashmë se diçka nuk shkonte që nga mbrëmja e 29 nëntorit, kur pala ruse po ngecte në lëshimin e një komunikate të përbashkët për takimin. Të nesërmen në mëngjes, Putin dërgoi një emisar në hotelin “Four Seasons”, ku po qëndronte Assad, duke e informuar se nuk dëshironte të jepte një deklaratë.

Retë ishin mbledhur që në verë, kur Assad zhvilloi dy takime me përfaqësuesit e Rusisë dhe Iranit. Rusët këmbëngulën në nevojën që presidenti sirian të takohej me Rexhep Tajip Erdogan për të kërkuar një zgjidhje kompromisi, por Assad vendosi si kusht tërheqjen e trupave turke nga territori sirian. Sipas Sakr, ai besonte se çdo takim me Erdoganin do të ishte një gabim i madh, sepse presidenti turk do ta fuste në kurth për lëshime politike. Edhe iranianët u shfaqën të pakënaqur me qasjen e Asadit ndaj monarkive sunite të Gjirit, pas kthimit të Sirisë në Ligën Arabe.

Pas kthimit të Asadit nga Moska, përparimi i rebelëve islamikë fitoi një ritëm të furishëm dhe rënia e Damaskut u bë një mundësi e prekshme. Të martën më 3 dhe të mërkurën 4 dhjetor, udhëheqësi sirian u përpoq me dëshpërim të kontaktonte Putinin me telefon, por presidenti rus nuk ishte i disponueshëm. Të enjten, Ankaraja i bëri të qartë Teheranit se koha për dialog dhe kompromis me Asadin kishte kaluar në mënyrë të pakthyeshme. Duke kuptuar më në fund dinamikën e zhvillimeve, presidenti sirian përgatiti një fjalim prej rreth 400 fjalësh për popullin sirian.

Fjalimet e tij i shkruante gjithmonë vetë, siç konfirmon edhe bashkëpunëtori i tij i vjetër. Aty ai denonconte xhihadistët dhe “tinzarët” duke nënkuptuar Turqinë, ndërsa u bënte thirrje shteteve arabe që të mos i njohin kundërshtarët e tij. Popullit i kërkonte të përgatitej për të rezistencë. Në fund të fundit, ai kurrë nuk e mbajti atë fjalim. Rënia e Homsit pa asnjë rezistencë foli vetë për gjendjen e punëve.

Sipas informacioneve të Sakr, Assad u largua nga Damasku të shtunën, më 7 dhjetor, mbërriti përmes një rruge dytësore në bazën Khmeimim, ku priti për disa orë dhe më pas u takua me atasheun ushtarak rus, i cili kishte për detyrë të siguronte transferimin e tij të sigurt. Ai udhëtoi me avion privat për në Moskë, ku u vendos me anëtarët e familjes së tij, jo si president, por si një refugjat, duke kërkuar azil politik. ©Përgatiti LAPSI.al

The post Prapaskenat/ Kush qëndron vërtet pas rrëzimit të Bashar al Assad appeared first on Lapsi.al.

Humbjet e Putinit nuk janë përfitime për Evropën

6 January 2025 at 10:15

Zgjedhja e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara padyshim që ka mbushur me shpresë presidentin rus Vladimir Putin. Trump ka shprehur prej kohësh admirimin e tij për Putinin dhe ai ka dhënë çdo indikacion se do të ndërpresë politikën e presidentit Joe Biden për të ofruar mbështetje të konsiderueshme materiale për […]

The post Humbjet e Putinit nuk janë përfitime për Evropën appeared first on Reporter.al.

Gjermania prezanton planet për refugjatët nga Siria

6 January 2025 at 08:30

Rreth një muaj nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (SPD) prezantoi një plan për trajtimin e refugjatëve nga Siria, i cili përfshin edhe heqjen e të drejtës për mbrojtje dhe largimin e disa prej tyre nga Gjermania.

“Siç parashikohet me ligj, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët do të kryejë kontrolle dhe do të anulojë mbrojtjen për ata që nuk kanë më nevojë, pasi situata në Siri është stabilizuar”, u tha Faeser gazetarëve të grupit mediatik Funke.

“Kjo do të zbatohet më pas për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë për arsye të tilla si puna apo arsimimi dhe nuk duan të kthehen vullnetarisht në Siri”, shtoi ministrja e  Brendshme.

Ministritë po shqyrtojnë situatën e sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe ministria e saj po punojnë së bashku me autoritetet e tjera për të sqaruar gjendjen dhe për të pasur një pamje sa më të qartë të situatës aktuale të sigurisë në Siri pas përmbysjes së Bashar al-Asad nga milicitë islamike më 8 dhjetor 2024.

“Para së gjithash, ne jemi të fokusuar në çështjet e sigurisë”, tha Faeser. “Përveç kësaj, gjithçka që bëjmë ndodh në marrëveshje me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë.”

Faeser paraqiti një plan me katër pika

Faeser përmendi katër pika të rëndësishme për të: “Së pari: të gjithë ata që janë të integruar mirë, që flasin gjuhën, punojnë dhe që kanë gjetur një shtëpi të re këtu, duhet të lejohen të qëndrojnë në Gjermani”.

Së dyti, ata që dëshirojnë të kthehen duhet të mbështeten dhe t’u mundësohet kthimi. Për këtë qëllim, programi i kthimit vullnetar i qeverisë federale do të zgjerohet.

Së treti, duhet të dëbohen sa më shpejtë kriminelët dhe islamistët. Ne i kemi zgjeruar shumë opsionet ligjore për këto procedura dhe do t’i përdorim ato sa më shpejt që situata në Siri të lejojë.

Shpresa për vendosjen e paqes

Për herë të parë pas më shumë se një dekade mbretërimi terrori dhe dhune, ka shpresë për vendosjen e paqes në Siri, theksoi Faeser. “Nëse kjo shpresë për paqe bëhet realitet, atëherë shumë refugjatë mund të kthehen.”

Pas rrëzimit të Asadit, Faeser fillimisht pezulloi vendimin e kërkesave për azil për njerëzit nga Siria, “deri në sqarimin e situatës”, siç tha ajo në fillim të dhjetorit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në fund të tetorit në Gjermani ishin 974.136 persona me nënshtetësi siriane. Më shumë se dy të tretat e tyre janë njerëz që kanë kërkuar mbrojtje./dw/

❌
❌