Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

By: Ela
27 August 2025 at 13:52

Nga Agim Nesho Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brenda Unionit, por ishte tepër i vëmendshëm për të gjetur një stabilitet për të mos i krijuar probleme. E ashtuquajtura stabilokraci ballkanike ishte kompromisi i madh midis SHBA-së dhe BE-së për një rajon të vogël që […]

The post Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

By: b b
27 August 2025 at 12:03

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, shkroi Aliu në Facebook.

Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.

Aliu – i cili është anëtar dhe ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje – nuk mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Qeverinë në detyrë për koment në lidhje me dorëheqjen e tij.

Basha, i cili u zgjodh me 73 vota për, njihet për gjuhën e tij të vrazhdë kundrejt atyre që i konsideron kundërshtarë.

Në të paktën pesë postime gjatë gushtit, ai e ka përdorur fjalën “langarecët” për t’i kritikuar opozitën, sistemin e drejtësisë, por edhe mediat.

Kush është Dimal Basha?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 gusht.

Sipas biografisë së publikuar në ueb-faqen e kësaj partie, ai ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në Nju Jork, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare”.

Basha, gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri”, në Universitetin “The New School University”, po ashtu në Nju Jork.

Në politikë, ai ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate dhe tashmë është zgjedhur për herë të tretë./REL/

Zgjedhjet/LVV në Supreme kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

By: b b
27 August 2025 at 11:26

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë të martën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

PZAP-ja e urdhëroi javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Dy anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi – të vetmit që votuan kundër certifikimit të kësaj partie – i kërkuan të martën Gjykatës Supreme ta rrëzojë vendimin e PZAP-së, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga LVV-ja.

Ky rast është pothuajse një përsëritje e rastit të zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit, kur LVV e kishte kundërshtuar deri në Supreme pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, por pa sukses.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe është kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.

Pse s’u certifikua Lista Serbe?
Zyra e Partive Politike në KQZ – që ka për detyrë shqyrtimin e aplikimeve të partive politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – rekomandoi certifikimin e Listës Serbe.

Megjithatë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin të zëshëm kundër certifikimit të saj, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Kurteshi tha se “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Ai e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviqit për kryetar të Novobërdës duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

Millosheviq ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.

Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.

Këto pretendime u kundërshtuan nga Lista Serbe dhe nga Beogradi zyrtar.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq tha se ky vendim ishte “shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.

Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe komisioni zgjedhor nuk e kishte certifikuar atë fillimisht edhe asokohe.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./REL

Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

By: Ela
27 August 2025 at 11:46

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë. “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën […]

The post Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar appeared first on BoldNews.al.

Kriset qeveria e Albin Kurtit/ Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

By: xhir jeta
27 August 2025 at 12:04

Ministri i Infrastrukutës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga detyra. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pasi Dimal Basha, është zgjedhur dje si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Aliu ka thënë se sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, i njëjti pohoi se dje vetëm se e kishte njoftuar të parin e ekzekutivit për vendimin e tij.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

By: el da
27 August 2025 at 11:45

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund të qëndrojë në pushtet në Serbi as edhe një ditë”.

Kështu është shprehur ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, duke shtuar se serbët nuk do ta kuptonin nëse presidenti Aleksandër Vuçiç do të vendoste sanksione kundër Rusisë. Ai rikujton deklaratat e zyrtarëve dhe premtimet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Një politikan që do t’u jepte dritën jeshile sanksioneve anti-ruse dhe do të njihte pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte në krye të Serbisë”, tha ambasadori rus.

Kharçenko pretendoi se sanksionet kundër Rusisë nuk korrespondojnë me gjendjen shpirtërore të qytetarëve të zakonshëm serbë, as me interesat e ekonomisë serbe. Sipas tij, është bërë shumë në marrëdhëniet ekonomike të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dhe sektorët kryesorë të ekonomisë serbe varen nga bashkëpunimi me Rusinë. Këtë e konfirmon disi dhe çështja me Industrinë e Naftës të Serbisë, NIS, në bashkëpronësi mes Beogradit dhe Moskës.

Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë për herë të gjashtë me një muaj vendosjen e sanksioneve, ndërsa Serbisë i bëhet presion që të ndryshojë pronësinë, duke hequr aksionerët rusë të Gazprom.

Qeveria e Beogradit refuzon të bëjë diçka të tillë, pasi nga Moska do të konsiderohej një lloj tradhtie në marrëdhëniet ekonomike./kb

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

By: el da
27 August 2025 at 11:30

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në Florida, nga ku ai u kthye papritur në Serbi në rrethana ende misterioze për shkak të “dhimbjeve në gjoks”, fushata diplomatike që mund të quhet edhe “dua të takoj Trumpin” ka vazhduar.

Udhëheqësit e qeverisë serbe kanë folur vazhdimisht për një lloj dialogu strategjik me Amerikën dhe kthimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në “nivelin e tyre të mëparshëm”. Kështu, në fillim të gushtit, u zhvillua një takim midis Ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriq dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, të cilin pala amerikane praktikisht nuk e komentoi, por megjithatë Gjuriq e vlerësoi takimin si “historik”.

Dëshirave të Presidentit serb iu bashkua edhe ish-Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik, i cili gjithashtu dëshiron të takohet me Trumpin dhe i cili e përshkroi shkarkimin e tij si “një përpjekje për ta penguar atë të flasë me Trumpin”.

Kjo kulmoi në kohën kur Asambleja e RS po thërriste një “referendum për Dodikun”, anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, nisi një propozim për t’i dhënë Trumpit Çmimin Nobel për Paqen.

Dodik beson se “po minohet” nga të ashtuquajturit “Bidenistë” dhe se gjithçka do të ishte ndryshe nëse do ta kishte informuar Trumpin për të gjitha detajet e ngjarjeve në rajon.

Bazuar në disa veprime të mëparshme, është e mundur të supozohet se Vuçiq dhe Dodik do të përpiqeshin të paraqiteshin në Amerikë si “evropianë konservatorë të MAGA-s” të cilët, ashtu si Trumpi, po ngacmohen nga forcat globaliste të krahut të majtë.

Trumpi – mbrojtësi i autokracisë

Komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, i thotë DW-së se Aleksandar Vuçiq është kaq i etur për të takuar Trumpin “sepse e sheh atë mbi të gjitha si mbrojtësin e autokracisë”. Ndërsa Bashkimi Evropian, “pavarësisht nga qasja ndonjëherë llogaritëse e Gjermanisë dhe Francës”, ende këmbëngul në disa vlera të demokracisë liberale.

“Pas presidentëve rusë dhe kinezë, edhe Vuçiq e sheh Trumpin si një aleat ideologjik dhe kjo është arsyeja pse Vuçiq po distancohet nga Evropa. Por këtu ka një pengesë, sepse Trump është pragmatik dhe i orientuar drejt biznesit dhe nuk është i interesuar për afërsinë ideologjike. Ndërsa në këtë fushë biznesi, Serbia praktikisht nuk ka asgjë për të ofruar”, thekson Jakshiç.

Milorad Dodik përdor të njëjtin model si Vuçiq, vazhdon bashkëbiseduesi ynë, duke shtuar, “se ata e shohin Trumpin si një lloj shpëtimtari, por unë kam paralajmëruar më parë se do të ketë zhgënjim pas sloganeve ‘Trump, serb’. Kur shikon faktin se Serbia është ndëshkuar me një tarifë mjaft të lartë prej 35 përqind, që është pasojë e afërsisë së Serbisë me Kinën, shohim se ka shumë pak hapësirë ​​për manovrim për të ndryshuar diçka në mënyrë domethënëse”, thekson Boshko Jakshiç.

Sa mund të ndihmojë Trumpi?

Asgjë nuk mund të rregullohet ose ndryshohet vetëm nga takimi i Vuçiçit dhe Dodikut me Trumpin, thotë historiani dhe ish-ambasadori në Uashington Milan St. Protiq. Sipas tij, Amerika ka gjëra shumë më të rëndësishme për të bërë në botë sesa të takohet me Vuçiqin e Dodikun.

Edhe po të ndodhte në takim i tillë, Milan St. Protiç nuk e ka të qartë se çfarë duan ata nga Trumpi dhe shton se kjo është parë edhe në takimin e Vuçiqit me Trumpin në mandatin e parë.

“Vuçiçi as nuk guxoi të kërkonte një karrige të mirë, por u ul në një stol dhe dukej i humbur në hapësirë. Mendoj se ata vetëm sa do të na turpëronin më tej, sepse me punën e tyre deri më tani kanë treguar se nuk janë të denjë për pozicionin që mbajnë”, beson Protiq.

Izraeli si një portë anësore

Si pjesë e këtyre përpjekjeve, ka pasur një kthesë gjithnjë e më të madhe drejt Izraelit, në përpjekjet për të fituar një mbështetje më të fortë amerikane. Aleksandar Vuçiq pothuajse u mburr se Serbia ishte i vetmi vend evropian që furnizonte me armë Izraelin, dhe zbuloi se ka një kontratë të rëndësishme ushtarake për blerjen e armëve nga Izraeli me vlerë 1.64 miliardë dollarë.

Në fillim të korrikut, Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabiq, gjithashtu shkoi në një vizitë tre-ditore në Izrael, duke deklaruar se ky ishte fillimi i një bashkëpunimi më intensiv politik dhe ekonomik midis dy vendeve.

Supozimi i autoriteteve në Beograd është ndoshta ky: Trump mbështet pa kompromis Izraelin, dhe kështu ne do të fitojmë favorin amerikan në mënyrë të tërthortë. Të dy bashkëbiseduesit tërheqin vëmendjen te edhe në takimin e parë midis Vuçiq dhe Trump, i cili supozohej t’i kushtohej Kosovës, në fund rezultoi se tema kryesore ishte Izraeli.

Boshko Jakshiq beson se kjo është një përpjekje e Vuçiqit që të arrijë te Trumpi përmes një dere të pasme, por kjo mund t’i kushtojë seriozisht Serbisë. “Mburrja e Vučić-it se Serbia është i vetmi vend që i shet armë Izraelit, në një kohë kur shumë thonë se në Gazë po ndodh një ‘gjenocid’, kërcënon ta bëjë Serbinë bashkëpunëtore në të. Ky është një çmim shumë i lartë për t’u paguar për t’u afruar me Trumpin. Unë mund ta imagjinoj se Izraeli dhe Uashingtoni nuk janë fare të intereusar për Vuçiqin”, thotë Jakshiq për DW.

Pse Vuçiqi po injoron Evropën?

Evropa po kritikon akoma pak, por me zë gjithnjë e më të lartë represionin në Serbi. Prandaj autoritetet serbe po i drejtohen gjithnjë e më shumë Amerikës. Anëtarët e regjimit nuk hezitojnë më t’u përgjigjen ashpër zyrtarëve evropianë, gjë që mund të jetë një shenjë se ata nuk e konsiderojnë më Evropën një aktor serioz politik. Ata shpresojnë se do të mbeten në pushtet me ndihmën e Trumpit dhe Amerikës.

Milan St. Protiq thotë se kjo është një llogari e gabuar. “Evropa është mjedisi ynë dhe një faktor vendimtar për ne. Trump do ta përfundojë mandatin e tij, politika amerikane do të kthehet shpejt në normalitet, ndërsa Evropa do të mbetet aty ku është. Si Vuçiq ashtu edhe Dodik janë kundërshtarë të demokracisë dhe për këtë arsye po kërkojnë bashkëbisedues aty ku mendojnë se ka një bazë për një marrëveshje, pavarësisht nga institucionet demokratike”, paralajmëron ish-ambasadori serb në Amerikë.

Një injorim kaq gjithnjë e më i dukshëm i Evropës, të cilin Vuçiç po e tregon, “është i rrezikshëm dhe strategjikisht shumë i gabuar”, thotë Jakshiq. “Jo vetëm për shkak të gjeografisë, por në rregullimin aktual të marrëdhënieve botërore, nuk ekziston vetëm një detyrim politik dhe ekonomik, por edhe moral për të qenë në anën e Evropës në vend të Amerikës, Rusisë apo Kinës. Vuçiq ka vetëm një llogaritje këtu – si të mbetet në pushtet dhe që askusht të mos e dënojë represionin në Serbi. Pra, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme për të cilën Serbia tashmë po paguan, dhe ndoshta do të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë”, përfundon Jakshiq./DW/kb

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

By: Ela
27 August 2025 at 10:49

Kur dukej se Kuvendi i Kosovës po shkonte drejt konstituimit, procesi u bllokua te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Përpjekja e radhës për ta përmbyllur këtë proces është caktuar për 28 gusht – në ditën e dhjetë të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Por, çfarë ndodh nëse ky […]

The post Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm? appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

By: Elva
26 August 2025 at 22:33

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të martën masë paraburgimi prej një muaji ndaj një burri të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 2023. Gjykata ka thënë se ekzistojnë dyshime se i pandehuri L.M i ka kryer veprat penale:“bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të […]

The post Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it appeared first on BoldNews.al.

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

By: e xh
26 August 2025 at 18:26

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore

Osmani mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën.

Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

By: Elva
26 August 2025 at 18:46

Ditën e sotme, në Korçë është kryer ceremonia mortore për 36-vjeçaren Marjola Nakoleci, e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, disa ditë më parë në Volos. Familjarët ndodhen në një gjendje të rëndë shoku dhe kanë refuzuar të kontaktojnë me median për shkak të situatës së rënduar emocionale. Vajza e […]

The post U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Dimal Basha, kryetar i Kuvendit/ Analisti politik: Kurti kërkon ende kohë për të mbledhur numrat për qeverinë!

26 August 2025 at 17:27

Analisti politik Rrahman Paçarizi komentoi situatën politike në Kosovë. Këtë të martë mori fund edhe ngërçi politik me Kosovë.

Gjatë intervistës në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ai tha se Albin Kurti kërkon ende kohë për të mbledhur numrat për qeverinë.

“Zoti Basha në të vërtetë ka një shkollim superior është i doktoruar në drejtësi…Sulmet ndaj tij janë jo të ndershme. Por mendoj që nuk e ka merituar këtë pozitë për shkak të gjuhës polarizuese…”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, u shpreh se Dimal Basha është i njohur për gjuhën e ashpër ndaj opozitës.

“Rënia e zotit Kurti ishte diku tek 18%. Ai ende nuk është në atë pozitë për t’u përcaktuar si mandatar. Mendoj që mënyra e votimit dhe shkeljet procedurale për të cilën flasin sot juristët, është e qartë. Partia Demokratike e Kosovës, ka rënë në kurthin e presionit të publikut. PD e Kosovës këtë herë ia siguroi votat zotit Basha, por nuk pritet që kjo të përkthehet si një mbështetje në vazhdim për zotin Kurti”, tha ai, duke shtuar: “Ndërkombëtarët nuk janë përzier në procedurat. E gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve ka qenë e përqendruar te sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, meqë kemi pasur dy bojkote rresht nga serbët”.

/abcnews.al/

Kosovë/Dështon konstituimi i Kuvendit, shkak mungesa e konsensusit për emrin e …

By: b b
26 August 2025 at 16:27

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.

As deputeti serb Nenad Rashiq nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme të deputetëve për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, e që emri i tij u tërhoq në short si një prej deputetëve që përfaqëson këtë komunitet aty.

Nga 95 deputetë sa ishin në sallë, për të votuan vetëm 55 deputetë, 1 kundër e 17 abstenime, të pamjaftueshme që të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit. Si rrjedhojë, kryeparlamentari Dimal Basha ndëpreu seancën konstituive për të vazhduar të enjten.

Përpjekja e zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit përmes shortit
Verica Çeraniq deputete e Listës Serbe ishte emri i parë që u tërhoq përmes shortit për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti serb, veprim ky i bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, meqë Lista Serbe nuk pranoi të propozonte emër tjetër përpos Sllavko Simiqit për këtë pozitë, si i dyti i Kuvendit e i cili dështoi tri herë të merrte votat e deputetëve.
Sipas vendimit tw Gjykatës Kushtetuese që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë, kryetari i ri i Kuvendit i kërkoi Listës Serbe ta propozonin një tjetër emër, por ata insistuan në emrin e deputetit Simiç.

Por, për të nuk pati asnjë votë për, 51 ishin kundër e 20 abstenime.
Sërish emri i saj u tërhoq nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, edhe në tentimin e dytë ajo nuk mori votat e mjaftueshme për t’u ngjitur në pozitën e nënkryetares së Kuvendit që përfaqëson komunitetin serb.

Ndërkohë, kandidati i tretë që u tërhoq në short ishte Stefan Kovaçeviq i Listës Serbe, dhe i njëjti nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme meqë nuk pati asnjë votë për , 48 kundër e 19 abstenime.
Liljana Stefanoviq emri i së cilës u tërhoq në short refuzoi të ishte kandidate për nënkryetare të Kuvendit, duke u eliminuar kështu nga lista.

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

By: b b
26 August 2025 at 15:02

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

Dy nënkryetarë tjerë duhet të propozohen nga pakicat.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave.

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

By: Elva
26 August 2025 at 16:44

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi Nenad Rashiç nuk arriti të zgjidhej nënkryetar nga komuniteti serb. Për kandidaturën e tij votuan 55 deputetë, një ishte kundër, ndërsa 17 abstenime. Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, bëri me dije se për zgjedhjen e Rashiqit nevojiteshin së paku 61 vota. Seanca pritet të vazhdojë […]

The post Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

By: Elva
26 August 2025 at 16:15

Dëshmia e plotë e 40-vjeçarit Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit ka zbuluar rrëfimin e tij pas ngjarjes tragjike që përfshiu gruan e tij, Marjola Nakoleci. Ai ka pranuar pendimin për aktin e rëndë dhe ka theksuar se do të duhej të kishte zgjedhur rrugën e arsyes për të menaxhuar konfliktet martesore. Sipas tij, jeta […]

The post V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën, Bosnjë Hercegovinën dhe Dodikun!

By: Fax Web
26 August 2025 at 15:30

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon.

Vuçiç tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”.

Temë bisede, sipas Vuçiçit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë.

“Diskutuam mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë, krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulme të vazhdueshme ndaj (entitetit) Republika Sërpska”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Ai, më herët, pas vendimit në Bosnje e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodikut si president i atij entiteti (i shpallur non grata nga SHBA-të, sikurse Sali berisha në Shqipëri), kishte deklaruar se Beogradi “gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit tonë dhe Republikës Sërpska”.

Dodikut iu hoq mandati pasi u dënua me një vit burgim dhe me gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Ky lider prorus, që drejton partinë kryesore të serbëve në Bosnje, gëzon mbështetjen e Moskës.

Vuçiç ka thënë se, gjatë një “bisede të gjatë dhe miqësore” me Lavrovin, u ra dakord që të vazhdohet me zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe të thellohet komunikimi në forume, organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë.

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar ka marrë mbështetje edhe përballë protestave kundër qeverisë, ku demonstruesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit, kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të

By: xhir jeta
26 August 2025 at 16:13

Ambasadori gjerman në Kosovë nuk po sheh zgjidhje institucionale. Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Jorn Rohde ai tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

Ai tha se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme. “Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.

Dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovë, shkak mungesa e konsensusit për emrin e nënkryetarit serb

By: xhir jeta
26 August 2025 at 16:07

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.

As deputeti serb Nenad Rashiq nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme të deputetëve për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, e që emri i tij u tërhoq në short si një prej deputetëve që përfaqëson këtë komunitet aty.

Nga 95 deputetë sa ishin në sallë, për të votuan vetëm 55 deputetë, 1 kundër e 17 abstenime, të pamjaftueshme që të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit. Si rrjedhojë, kryeparlamentari Dimal Basha ndëpreu seancën konstituive për të vazhduar të enjten.

Përpjekja e zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit përmes shortit
Verica Çeraniq deputete e Listës Serbe ishte emri i parë që u tërhoq përmes shortit për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti serb, veprim ky i bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, meqë Lista Serbe nuk pranoi të propozonte emër tjetër përpos Sllavko Simiqit për këtë pozitë, si i dyti i Kuvendit e i cili dështoi tri herë të merrte votat e deputetëve.
Sipas vendimit tw Gjykatës Kushtetuese që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë, kryetari i ri i Kuvendit i kërkoi Listës Serbe ta propozonin një tjetër emër, por ata insistuan në emrin e deputetit Simiç.

Por, për të nuk pati asnjë votë për, 51 ishin kundër e 20 abstenime.
Sërish emri i saj u tërhoq nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, edhe në tentimin e dytë ajo nuk mori votat e mjaftueshme për t’u ngjitur në pozitën e nënkryetares së Kuvendit që përfaqëson komunitetin serb.

Ndërkohë, kandidati i tretë që u tërhoq në short ishte Stefan Kovaçeviq i Listës Serbe, dhe i njëjti nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme meqë nuk pati asnjë votë për , 48 kundër e 19 abstenime.
Liljana Stefanoviq emri i së cilës u tërhoq në short refuzoi të ishte kandidate për nënkryetare të Kuvendit, duke u eliminuar kështu nga lista.

Mitrovicë, lëshohet për qarkullim ura e re që lidh veriun dhe jugun

By: el da
26 August 2025 at 16:17

Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare si dhe pjesa e veriut me shumicë serbe tashmë kanë urën e tretë për lëvizjen e mjeteve.

Punimet për urën përfunduan në afat prej 55 ditësh, ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti uroi qytetarët.

Kjo është vetëm një nga dy urat që Qeveria e Kosovës vendosi të ndërtojë në secilin krah të urës kryesore, pasi edhe përpjekjet për të hapur këtë të fundit nuk patën sukses.

Ndërkombëtarët ishin të vendosur që hapja e urës kryesore duhet të bëhet pjesë e diskutimeve në Bruksel.

Ndërtimi i dy urave të reja shihet si kompromis deri në hapjen e saj, por për këtë projekt pati një peticion kundër nga Lista Serbe për të cilin vlerësohet se nuk përfaqëson zërin e të gjithë qytetarëve serbë.

“Këto janë qëndrime politike të qarqeve të cilat kanë dëshiruar dhe dëshirojnë vazhdimisht ta mbajnë të tensionuar por edhe të bllokuar qytetin e Mitrovicës. Qytetarët në veri dhe në jug mendojnë se nuk kanë as vullnet, as potencial për të marr hapa të njëanshëm të cilët do të mund të ndikonin në sigurinë e përgjithshme, qoftë në Mitrovicë, qoftë në Kosovë apo rajon”, tha për A2 CNN, njohësi politik Emir Azemi.

Nga kompania që ndërtoi urën thanë se nuk ka pasur asnjë problem gjatë punimeve, ndërsa prezencën e policisë së fundmi e arsyetuan me mbarëvajtjen e punimeve. m.p.

❌
❌