Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Moskonstituimi i Kuvendit, ambasadori gjerman: Protagonistët nuk kanë vullnet

PRISHTINË, 26 gusht /ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar moskonstituimin e Kuvendit sot, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, tha se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u tha medieve se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryetar Dimal Bashën dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.

Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00.

/KosovaPress/

The post Moskonstituimi i Kuvendit, ambasadori gjerman: Protagonistët nuk kanë vullnet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit, kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të

By: xhir jeta
26 August 2025 at 16:13

Ambasadori gjerman në Kosovë nuk po sheh zgjidhje institucionale. Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Jorn Rohde ai tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

Ai tha se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme. “Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.

Ambasadori gjerman: Mungon vullneti politik për të zgjidhur krizën, kjo është e keqe për Kosovën

26 August 2025 at 16:41

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryetar Dimal Bashën dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.

Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00.

The post Ambasadori gjerman: Mungon vullneti politik për të zgjidhur krizën, kjo është e keqe për Kosovën appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ambasadorët e huaj nesër në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 25 korrik /ATSH/ Ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë nesër (të premten) në vazhdimin e 52-të të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë njofton se duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Jorn Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament.

“Duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, thuhet në njoftim.

Më 26 korrik skadon afati i Gjykatës Kushtetuese e cila i ka urdhëruar deputetët që konstituojnë Kuvendin brenda një muaji.

Presidentja Vjosa Osmani të martën iu drejtua Kushtetueses, mes tjerash për të kërkuar masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, ku në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses janë obliguar deputetët që deri më 26 korrik të zgjedhin trupat e Kuvendit, por pa specifikuar pasojat juridike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën të mërkurën, më 23 korrik, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj. Kjo erdhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin Deharit.

Dehari pasi këtij veprimi të Musliut e ndërpreu seancën dhe e shtyu për në datën 25 korrik, në orën 11:00. Ai nuk e hodhi fare në votim formimin e komisionit të fshehtë.

/KosovaPress/

The post Ambasadorët e huaj nesër në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Ambasadorët e vendeve mike nesër pjesmarrës në seancën e 52-të për konstituimin e Kuvendit

24 July 2025 at 15:42

Ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë të premten në vazhdimin 52-të të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë njofton se duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament.

“Duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, thuhet në njoftim, raporton kp.

Më 26 korrik skadon afati i Gjykatës Kushtetuese e cila i ka urdhëruar deputetët që konstituojnë Kuvendin brenda një muaji.

Presidentja Vjosa Osmani të martën iu drejtua Kushtetueses, mes tjerash për të kërkuar masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, ku në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses janë obliguar deputetët që deri më 26 korrik të zgjedhin trupat e Kuvendit, por pa specifikuar pasojat juridike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e nderpreu seancën të mërkurën, më 23 korrik, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj. Kjo erdhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin Deharit.

Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00. Ai nuk e hodhi fare në votim formimin e komisionit të fshehtë.

The post ​Ambasadorët e vendeve mike nesër pjesmarrës në seancën e 52-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional

14 July 2025 at 17:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për krizën institucionale që ka paralizuar funksionimin e organeve shtetërore.

Gjatë takimit, Abdixhiku ka theksuar domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve, duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe kushtetuese të ngërçit aktual politik.

Ai ka vlerësuar se “mungesa e vullnetit politik dhe papërgjegjshmëria e partisë së parë” po e mbajnë peng funksionalizimin e institucioneve, duke cenuar rendin kushtetues dhe besimin qytetar në demokraci.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, sidomos në proceset e zhvillimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Takimi vjen në një moment kur vendi po përballet me paqartësi të theksuara institucionale dhe thirrje të shumta nga faktorë të brendshëm e ndërkombëtarë për zgjidhje politike./Telegrafi/

The post Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional appeared first on Telegrafi.

Ambasada gjermane përkrah protestën e shoqërisë civile: Kosova ka nevojë për Kuvend funksional

25 June 2025 at 17:51

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka përkrahur protestën e organizuar sot nga shoqëria civile para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur shqetësimin lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Në reagimin e saj zyrtar, ambasada thekson rëndësinë e funksionimit të institucioneve demokratike, duke e quajtur Kuvendin gurthemel të demokracisë.

“Institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë. E përkrahim mesazhin e fuqishëm të dhënë sot nga shoqëria civile: Kosovës i duhet një Kuvend funksional, një Kryetar Kuvendi i zgjedhur dhe një Qeveri që punon – për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, citohet të ketë theksuar vazhdimisht parimin “shteti mbi politikën partiake”, ndërsa ambasada apelon për përgjegjësi të përbashkët nga të gjithë deputetët dhe partitë e zgjedhura.

“Mandatet demokratike sjellin me vete përgjegjësi. Le të ecim përpara – për stabilitet, për progres dhe për qytetarët”, përfundon reagimi./Telegrafi/

The post Ambasada gjermane përkrah protestën e shoqërisë civile: Kosova ka nevojë për Kuvend funksional appeared first on Telegrafi.

Osmani takim me Rohde: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin

By: M C
24 June 2025 at 20:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

The post Osmani takim me Rohde: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin appeared first on Albeu.com.

Osmani pret Rohden: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin

24 June 2025 at 17:50

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë procesi i konstituimit të institucioneve të reja u diskutua në takimin mes Osmanit dhe Rohdes.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Shefja e shtetit të Kosovës e falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

The post Osmani pret Rohden: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin appeared first on Telegrafi.

Hapet Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës me pjesëmarrjen e rreth 130 bizneseve

4 June 2025 at 14:28

Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës 2025 sot ka hapur dyert me rreth 130 biznese.

Qytetarë të shumtë shprehën interesim për të parë mundësitë që ofrohen nga bizneset, në hapjen e panairit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna tha se panairi i punës është një ngjarje që me vite ka dëshmuar sukses.

“Ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve publike, organizatave partnere ndërkombëtare si dhe sektorit privat. Kemi mbi 130 kompani vendore e ndërkombëtare që kanë zgjedhur të jenë prezentë në panairin e organizuar sot. Jo vetëm për të rekrutuar punëtorë të rinj, por njëkohësisht edhe për të gjetur talent për punët e tyre konkrete në tregun e punës që operojnë. Janë 500 vende të lira të punës dhe prapa çdo vendi ofrohet një mundësi e re reale për ndryshim dhe karrierë të suksesshme. Ky panair është më shumë se një vendtakim. Është pjesë e vizitonit tonë për një treg punë të hapur, gjithëpërfshirës dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, tha Dobruna.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partnerëve në nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, një aspekt kyç i këtij përkushtimi është ofrimi i mbështetjes së synuar për qytetarët, duke ndihmuar në qasjen në mundësi karriere dhe përdorimin e njohurive dhe aftësive brenda vendit.

Rohde tha se panairi ofron një mundësi unike për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për kërkuesit e punës, për të eksploruar vendet e lira të punës, për të planifikuar hapin tjetër në karrierë dhe për të zbuluar mundësi ekonomike.

“Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partnerëve kombëtarë në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Një aspekt kyç i këtij përkushtimi është ofrimi i mbështetjes së synuar për qytetarët, duke ndihmuar në qasjen në mundësi karriere dhe përdorimin e njohurive dhe aftësive brenda vendit. Në mënyrë të veçantë, organizatat partnere mbështeten në ofrimin e shërbimeve të synuara për ri-integrim socio-ekonomik që adresojnë nevojat unike të grupeve të tyre të klientëve. Së bashku me partnerët, përkatësisht agjencinë e punësimit dhe universitetet publike, po bashkëpunojmë në hartimin dhe zbatimin e iniciativave për të mbështetur të rinjtë përmes programeve të trajnimit, praktikave, mbështetjes për startup-e dhe punësim… Panairi gjithashtu ofron një mundësi unike për qytetarët e këtij vendi, Kosovës, veçanërisht për kërkuesit e punës, për të eksploruar vendet e lira të punës, për të planifikuar hapin tjetër në karrierë dhe për të zbuluar mundësi ekonomike”, potencoi Rohde.

Ndërkaq, prorektorja për Zhvillim Institucional, Cilësi dhe Çështje Studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Majlinda Gjelaj tha se ky event që po i lidhë punëkërkuesit dhe punëdhënësit ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Ajo tha se ky panair ofron mundësi shumë të mira për studentët.

“Ne si universitet jemi të orientuar drejt ofrimit të programeve të cilat ndërlidhen me interesat e rinisë për zhvillim në karrierë. Prandaj, do ta shfrytëzojmë rastin që duke e pasur këtë rini kaq të interesuar, kaq kreative e të shkathët në aspektin digjital të jemi në hap me kohën dhe të ofrojmë ajo çka atyre iu nevojitet. Kjo është një mundësi shumë e mirë për studentë. Në kohërat më të hershme nuk e kanë pasur studentët një mundësi të tillë… Ky event që po i lidhë punëkërkuesit dhe punëdhënësit mendoj se ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha Gjelaj.

Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës 2025 u organizua nga Agjencia e Punës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe mbështetje përmes GIZ.

Ky panair u organizua për të nëntën vit me radhë, derisa motoja për vitin dy mijë e njëzet e pesë është “Ndërto karrierën tënde, fuqizo të ardhmen tënde. /KP/

The post Hapet Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës me pjesëmarrjen e rreth 130 bizneseve appeared first on Telegrafi.

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

28 May 2025 at 10:44

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Kosova urgjentisht duhet të formojë institucionet dhe se politikanët duhet të vendosin shtetin të parin.

Pas dështimit për herë të 22-të të konstituimit të Kuvendit, Rohde në një deklaratë për KosovaPress theksoi se kjo situatë është kthyer në një bllokadë që po ndikon negativisht në perceptimin e Kosovës nga jashtë.

Rohde tha se mungesa e institucioneve funksionale jo vetëm që ndikon në proceset e brendshme të vendimmarrjes, por gjithashtu pengon Kosovën të përfitojë nga iniciativat ndërkombëtare, siç është Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

“E përshkruan fjala, është ngërç, është ndalesë. E thashë javën e kaluar, i bën njerëzit apatik dhe gjëja e fundit që i nevojitet një demokracie të gjallëruar është bllokada. Njerëzit kanë kryer punën e tyre me 9 shkurt dhe politikanët duhet të vendosin shtetin të parin, ndërsa politikën e partisë të dytën. Pra, mendoj se nevojitet urgjentisht që Kosova të formojë institucionet. Por, nuk është puna ime të bëjë punën e politikanëve, unë mund vetëm të observoj por mund të të them për siguri se nuk rrit imazhin e Kosovës jashtë vendit. Nëse nuk ke një institucion funksional është e vështirë të bësh detyrat e shtëpisë, sepse nuk ke fuqinë e prokurës të bësh vendime të vështira, të cilat nevojiten tani. Pavarësisht se a janë paratë e Planit të Rritjes të BE-së, të cilat janë në pritje për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk është funksional, pra nuk mund të ratifikosh marrëveshjen”, tha Rohde.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë appeared first on Euronews Albania.

Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te ambasadori Rohde, merr pjesë edhe Kurti

25 May 2025 at 19:55

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shpërblyer fituesit e një konkursi shkrimi të dedikuar për studentët, organizuar në kuadër të “Ditëve të Gjuhës Gjermane”.

Shtatë studentë të talentuar u nderuan për esetë e tyre të cilat, sipas ambasadës, pasqyronin përvoja personale që lidhnin Kosovën me Gjermaninë, duke theksuar afërsinë e thellë mes dy vendeve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Rezidencën e Ambasadorit Gjerman dhe mblodhi së bashku fituesit, prindërit e tyre dhe mësuesit e gjuhës gjermane.

Ajo u karakterizua nga një atmosferë solemne dhe frymëzuese.

Një moment i veçantë i ngjarjes ishte paraqitja e papritur e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili u cilësua nga ambasada si “mysafir surprizë”.

Kurti përgëzoi fituesit për suksesin e tyre dhe vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ishte një pasdite frymëzuese, duke shfaqur potencialin e jashtëzakonshëm të brezit të ardhshëm. Një falënderim i madh për të gjithë ata që e bënë këtë moment kaq të veçantë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

The post Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te ambasadori Rohde, merr pjesë edhe Kurti appeared first on Telegrafi.

Ambasadorët Rohde dhe Guerot, thonë se Kosovën e duan në Këshillin e Evropës

21 May 2025 at 23:54

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë komentuar dështimin e përfshirjes së Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Rohde deklaroi se qëndrimi i qartë i Berlinit dhe Parisit është komunikuar qysh vitin e kaluar: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi bërë të qartë pozitën tonë; e duam Kosovën në Këshillin e Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur. Por kjo varet nga hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë, ashtu siç janë përshkruar në letrën e vitit të kaluar nga presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja Meloni. Pra, topi është në fushën e Kosovës. Dërgojeni draftin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rohde në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai theksoi se pa këtë hap nuk mund të ketë përparim drejt anëtarësimit.

“Pa përmbushjen e këtij kushti, nuk mund të lëvizet përpara. Dërgojeni atë në institucionin tuaj për të verifikuar nëse është në përputhje me Kushtetutën. Asgjë nuk ka ndodhur deri tani, dhe nëse vazhdon kështu, nuk mund të prisni rezultate të tjera. Mosndërmarrja e hapave nuk është zgjidhje”, theksoi ambasadori gjerman.

Ndërkohë, ambasadori francez, Olivier Guerot, tha se qëndrimi i Francës është i njëjtë me atë të Gjermanisë dhe se Asociacioni nuk përbën kërcënim për sovranitetin e Kosovës.

“Asociacioni është një temë e vjetër që diskutohet prej vitesh. Shohim përsëritje të frikës se ai mund të shndërrohet në një ‘Republikë Serbe’ të re, dhe e kuptoj këtë shqetësim, njerëzit në Kosovë kanë vuajtur dhe kanë luftuar për një shtet sovran e funksional”, u shpreh Guerot.

Ai sqaroi se draft-statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk i jep Asociacionit kompetenca të ngjashme me ato të entitetit serb në Bosnje.

“Republika Serbe ka policinë dhe legjislacionin e vet, Asociacioni nuk do t’i ketë këto. Republika Serbe është pjesë e Kushtetutës së Bosnjës, Asociacioni do të jetë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Janë dy koncepte tërësisht të ndryshme”, përfundoi Guerot.

The post Ambasadorët Rohde dhe Guerot, thonë se Kosovën e duan në Këshillin e Evropës appeared first on Telegrafi.

Rohde thotë se është i shqetësuar nga vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë

PRISHTINË, 30 prill/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se ia ka shprehur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shqetësimin e tij në rritje me vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj, për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postin e kryetarit të Kuvendit.

Në një reagim në rrjetin social Bluesky, Rohde tha se partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë shpejt për formimin e institucioneve dhe duhet t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake.

“Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, shkroi Rohde.

Konstituimi i Kuvendit – i nisur më 15 prill – ka dështuar tetë herë radhazi deri tani, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme prej 61 për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës dhe Haxhiu deri tani i ka marrë 57 vota më së shumti.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si “figurë përçarëse”, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese.

Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse.

Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota.

Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.

AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.

Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja. /rel/

The post Rohde thotë se është i shqetësuar nga vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja Osmani dhe ambasadori gjerman theksojnë rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Berlini

29 April 2025 at 19:53

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin diskutoi për zhvillimet më të fundit politike në vend dhe perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në fokus të bisedës ishin konsolidimi institucional, ruajtja e stabilitetit politik dhe funksionimi demokratik i institucioneve të Kosovës. Presidentja Osmani vlerësoi rolin konstruktiv të Gjermanisë në mbështetjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Kosovë, duke theksuar se një partneritet i tillë është kyç për përparimin e vendit.

Një temë e veçantë e diskutimit ishte formimi i qeverisë së re në Gjermani. Presidentja Osmani shprehu bindjen e saj se angazhimi gjerman ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë të mbetet një ndër prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Berlinit, edhe në kapitullin e ri politik që po hapet, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Presidentja dhe ambasadori Rohde riafirmuan rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, politik dhe kulturor. Osmani falënderoi Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme në proceset integruese të Kosovës dhe theksoi domosdoshmërinë që kjo mbështetje të jetë e pranishme edhe brenda institucioneve të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për organizimin e edicionit të sivjetmë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që do të mbahet në Prishtinë. Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në këtë fushë, me qëllim fuqizimin e rolit të grave në proceset e paqes dhe sigurisë, si dhe avancimin e kësaj agjende në nivel ndërkombëtar.

Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për ruajtjen dhe zhvillimin e partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm në çështjet që ndikojnë në paqen, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të vendit./Telegrafi/

The post Presidentja Osmani dhe ambasadori gjerman theksojnë rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Berlini appeared first on Telegrafi.

Rohde i kërkon Kurtit zgjedhjen e menjëhershme të kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë

10 April 2025 at 17:46

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman njoftoi sot përmes një postimi në rrjetin social Blue Sky se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

“Faleminderit për takimin produktiv, Kryeministër! Edhe një herë theksova përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të arritur heqjen sa më të shpejtë të masave ndaj Kosovës. Po ashtu, theksova rëndësinë e zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re”, shkroi Rohde në BlueSky.

Gjatë takimit, Kurti ka uruar ambasadorin për përfundimin me sukses të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti ndaj Kosovës.

Thanks for the productive meeting, Prime Minister! I once again emphasized Germany’s ongoing efforts to have the measures against Kosovo lifted as soon as possible. I also highlighted the importance of swiftly electing the Parliament’s Speaker and forming the new government.

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 10, 2025 at 1:54 PM

The post Rohde i kërkon Kurtit zgjedhjen e menjëhershme të kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë appeared first on Telegrafi.

Rohde mbështet reagimin e BE-së rreth sjelljes së Serbisë karshi Kosovës në Këshillin e Evropës

7 March 2025 at 23:36

Gjermania  ka mbështetur reagimin e Bashkimit Europian (BE) ndaj sjelljes së Serbisë lidhur me aspiratat e Kosovës për ta përmirësuar statusin e saj në Këshillin e Europës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, është deklaruar pasi disa kanë komentuar se Gjermania do ta bllokonte Kosovën vitin e kaluar në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë.

“Më lejoni ta bëj të qartë: Gjermania ka qenë një mbështetëse e fortë e anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës. Dhe Kosova e di saktësisht në cilat pika duhet të dorëzojë në mënyrë që të sigurojë votat e nevojshme. Duke ditur se nuk u siguruan vota të mjaftueshme, ishte opsioni më i mirë për të hequr votën nga rendi i ditës për të parandaluar një humbje në votim që do të kishte qenë një fatkeqësi diplomatike”, ka reaguar Rohde në rrjete sociale.

Ndryshe, Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, në të cilën, mes tjerash, Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Kosova hasi edhe në një pengesë tjetër gjatë kësaj jave në Këshillin e Evropës (KiE), pasi kërkesa e saj për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, u hoq nga rendi i ditës të mërkurën.

Serbia, në disa raste në të kaluarën, ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndonëse Marrëveshja e arritur me lehtësimin e Bashkimit Evropian qartë thotë se ajo nuk mund ta bëj një gjë të tillë.

Marrëveshja nuk është nënshkruar, por BE-ja ngul këmbë se ajo është ligjërisht e detyrueshme për palët dhe duhet të zbatohet në tërësi.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Edhe Asociacioni është obligim për Kosovën nga kjo Marrëveshje.

Vitin e kaluar, Serbia kishte formuar grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit.

The post Rohde mbështet reagimin e BE-së rreth sjelljes së Serbisë karshi Kosovës në Këshillin e Evropës appeared first on Telegrafi.

Nga qebapat e deri te flija – cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

28 February 2025 at 15:33

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka publikuar një video duke treguar se cilat janë ushqimet e preferuara të zyrtarëve si dhe të ambasadorit, Jorn Rohde, në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se një nga përfitimet e të qenit diplomat është shijimi i shijeve globale.

“Ekipi ynë i ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare. Nga qebapa e shijshme deri te flija e shijshme, zbuloni gatimet tradicionale vendase të preferuara të kolegëve tanë. Festoni shijet e pasura dhe të larmishme të Kosovës me ne”, shkruhet në postim. /Telegrafi/

The post Nga qebapat e deri te flija – cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

Kurti dhe ambasadori gjerman bisedojnë për proceset zgjedhore në Kosovë dhe në Gjermani

27 February 2025 at 17:21

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Më 09.02.2025, Kosova mbajti Zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Në bazë të rezultateve të fundit preliminare, të përditësuara në orën 10:27, më 20.02.2025, në uebfaqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është e para me 40.80%, apo 342,254 vota.

Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.05% e votave, apo 184,936 vota.

E treta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64%, apo 147,928 vota.

The post Kurti dhe ambasadori gjerman bisedojnë për proceset zgjedhore në Kosovë dhe në Gjermani appeared first on Telegrafi.

​KQZ pranon si donacion serverë dhe pajisje nga Gjermania

5 February 2025 at 12:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar donacion serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga Gjermania.

Gjatë kësaj ceremoni u bë thirrje për proces të qetë zgjedhor dhe pjesëmarrje nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi theksoi se kjo mbështetje e shtetit gjerman do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë.

Sipas tij ky donacion është një investim i madh në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor.

“Pranimi i këtyre serverëve modern shënon zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore….Kjo mbështetje është e çmuar dhe do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës tonë dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e KQZ-së, ky donacion është një investim i madh edhe në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të vazhduar me përmirësimet e nevojshme në funksion të një administrimi zgjedhor më të avancuar. Ky donacion është një investim në të ardhmen tonë demokratike dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor”, theksoi kryesuesi i KQZ-së, raporton KP.

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi bëri thirrje për proces të qetë zgjedhor dhe pjesëmarrje nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote.

“Gjatë këtyre 6 muajve, jemi përkushtuar maksimalisht për organizimin e këtyre zgjedhjeve, me qëllim që qytetarët me të drejtë vote të shprehin vullnetin e tyre dhe që zgjedhjet të organizohen sipas ligjit dhe sipas standardeve më të mira. Në emër të KQZ-së, u bëj thirrje të gjithëve për proces të qetë zgjedhor. Gjithashtu, ftojmë dhe inkurajojmë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të dalin të votojnë”, theksoi ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielën do të shkoj pa vështirësi.

Sipas tij ky donacion siguron proces zgjedhor të sigurt si dhe fuqizon organet e administrimit të zgjedhjeve duke rritur besimin e publikut.

“Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparime të madh në ngritjen dhe demokratizim….Digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyçe për këtë progres…Ky donacioni prej më shumë se 140 mijë eurove siguron që edhe këto zgjedhje aktuale dhe në të ardhmen të jenë të sigurta në Kosovë dhe në Gjermani derisa kemi zgjedhje për 3 javë. Qëllimi jonë është që të fuqizojmë organet e administrimit të zgjedhjeve në Kosovë për të fuqizuar besimin e publikut në procese zgjedhore në Kosovë…Jam i impresionuar dhe jam 100% i sigurt se do të kemi zgjedhje pa vështirësi ku do të dielën do t’i shohim rezultat e zërit të qytetarëve“, u shpreh ai.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor u shpreh se si mision kanë punuar me KQZ-në për të digjitalizuar hapat kryesorë të procesit zgjedhor, në përputhje me obligimet e reja të prezantuara nga Ligji për Zgjedhjet.

Duke uruar një proces zgjedhor të suksesshëm, Taylor u shpreh se këta serverë do t’i bëjnë opsionet zgjedhore më të qasshme dhe më të lehta për përdorim.

“Kjo përmirëson shërbimet e KQZ-së për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve duke i bërë opsionet e zgjedhjeve më të qasshme për publikun dhe gjithashtu më të lehta për t’i përdorur. Tre serverët që po i dorëzojmë sot juve Radoniqi janë blerë me mbështetjen e Gjermanisë dhe është pjesa e fundit që plotëson mozaikun e projektit në të cilin kemi punuar.

Kjo do t’i mundësoj KQZ që të themeloj një strukturë të besueshme teknologjike që do të krijoj një funksionim të lehtë, pa probleme të proceseve të votimit dhe numërimit. Një dhomë serveri që funksionon mirë është shtylla kurrizore e administrimit modern të zgjedhjeve, duke garantuar që operacionet të përmbushin standardet më të larta të saktësisë, sigurisë dhe transparencës”, citohet të ketë thënë Taylor.

Në Kosovë aktualisht kanë arritur edhe fletëvotimet, derisa më 9 shkurt qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme të rregullta për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. /kp/

The post ​KQZ pranon si donacion serverë dhe pajisje nga Gjermania appeared first on Telegrafi.

❌
❌