Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kapet 32-vjeçari në Elbasan/ Në kërkim për drogë, ndalohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

20 June 2025 at 12:49

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 32-vjeçari.

Në momentin e ndalimit, ai iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po lëvizte me automjet, në drejtim të Elbasanit. Në Bradashesh, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e dyshuar, drejtuesi i të cilit ka paraqitur nga celulari i tij, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Tiranë, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

The post Kapet 32-vjeçari në Elbasan/ Në kërkim për drogë, ndalohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur appeared first on Sot News | Lajme.

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin duke lënë dy të lënduar, arrestohet 58-vjeçari

15 May 2025 at 10:21

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili u përfshi në aksident me automjetin që po e drejtonte në gjendje të dehur, në Belsh. Ai u përplas me një motomjet dhe për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i këtij të fundit dhe pasagjeri që e shoqëronte.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme|, njofton policia.

The post Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin duke lënë dy të lënduar, arrestohet 58-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh

3 May 2025 at 13:59

Është zbardhur dëshmia e dhënë para Policisë së Shkodrës e shtetasit amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç i cili u arrestua pasi paraditen e djeshme vrau bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley (Saporito), 53 vjeçe. Para hetuesve, mësohet se Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy […]

The post Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një efektiv policie në Lezhë, shkaktoi aksident i dehur

1 May 2025 at 09:21

Një efektiv policie në Lezhë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident automobilistik në gjendje të dehur. Në pranga raportohet se është vënë punonjësi i Policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të […]

The post Arrestohet një efektiv policie në Lezhë, shkaktoi aksident i dehur appeared first on BoldNews.al.

Roja i dehur hyn në Sanatoriumin e Korçës, shan stafin dhe godet një familjar pacienti/ Arrestohet nga policia

By: Rovena
30 April 2025 at 14:20

Në Sanatoriumin e Spitalit të Korçës, paraditen e kësaj të mërkure ka ndodhur një situatë e pakëndshme dhe problematike. Një rojë i dehur ka hyrë në pavion dhe ka sharë e ofenduar stafin e infermierëve, gjithashtu ka goditur dhe një familjar të një pacienti.

Mësohet se roja i Sanatoriumit ka qenë në gjendje të dehur, kur është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, duke i sharë e ofenduar.

Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar. Është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojës në komisariat./abcnews.al

DETAJET/ U raportua si pengmarrje, por i riu i dehur refuzoi të hipte në makinën e familjarëve

24 April 2025 at 23:32

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që alarmoi mbrëmjen e sotme Tiranën, ku fillimisht u raportua se një i ri ishte dhunuar tek një lokal në zonën e Doganës, pranë ish sheshit “Shqiponja”, dhe ishte marrë peng, duke u futur me zor në makinë. Burime bëjnë me dije se pas alarmit që ngritën banorët […]

The post DETAJET/ U raportua si pengmarrje, por i riu i dehur refuzoi të hipte në makinën e familjarëve appeared first on BoldNews.al.

I dehur në timon tentoi të korruptojë policinë rrugore, arrestohet 59-vjeçari në Durrës

15 January 2025 at 14:49

Një 59-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia Rrugore në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë.

Gjatë patrullimeve në zonën e Plepave, efektivët ndaluan automjetin e drejtuar nga shtetasi me iniciale I. Y., për verifikime. Pas kërkesës për të kryer testin e alkoolit, ai ofroi 10 mijë lekë të vjetra me qëllim shmangien e testimit dhe arrestimit.

Testi i kryer nga Policia tregoi se 59-vjeçari kishte një nivel alkooli prej 0.86 mg/l, mbi normën e lejuar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post I dehur në timon tentoi të korruptojë policinë rrugore, arrestohet 59-vjeçari në Durrës appeared first on Telegrafi.

I dehur në timon tentoi të korruptojë policinë rrugore, arrestohet 59-vjeçari

15 January 2025 at 11:55

Një 59-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia Rrugore në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë.

Gjatë patrullimeve në zonën e Plepave, efektivët ndaluan automjetin e drejtuar nga shtetasi me iniciale I. Y., për verifikime. Pas kërkesës për të kryer testin e alkoolit, ai ofroi 10 mijë lekë të vjetra me qëllim shmangien e testimit dhe arrestimit.

Testi i kryer nga Policia tregoi se 59-vjeçari kishte një nivel alkooli prej 0.86 mg/l, mbi normën e lejuar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I dehur në timon tentoi të korruptojë policinë rrugore, arrestohet 59-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

U konstatua duke drejtuar automjetin i dehur dhe më pas kanosi efektivët e rrugores, arrestohet 40-vjeçari

11 January 2025 at 14:35

Një 40-vjeçar është arrestuar në Vorë pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe kanosje të efektivëve të policisë.

Në pranga është vënë 40-vjeçari Elton Andreica (Muça), i cili ishte i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Pasi kishte ndaluar makinën në mes të rrugës, punonjësit e policisë që ishin në patrullim i janë afruar 40-vjeçarit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem. Andreica nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojë efektivët dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vorë

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

40-vjeçari, i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sekuestrohet municion luftarak që 40 vjeçari i posedonte në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.

Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post U konstatua duke drejtuar automjetin i dehur dhe më pas kanosi efektivët e rrugores, arrestohet 40-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

34-vjeçari i dehur përplas punonjësin e policisë në Gjirokastër

2 January 2025 at 11:47

Një 34-vjeçar nga Lazarati është arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe për përplasjen me një efektiv policie në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.

Sipas raportit të Policisë Rrugore, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme kur automjeti që drejtohej nga shtetasi R.M, i cili ishte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi M.K., një punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur vetëm dëme materiale. Policia Rrugore ka marrë masa administrative ndaj shtetasit MK. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkallës Parë të Gjirokastrës për hetime të mëtejshme dhe përcaktimin e përgjegjësisë.

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin RM, 34 vjeç, banues në Lazarat, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksiin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjetet që drejtohen në gjendje të dehur janë përplasur me automjetet që drejtojnë shtetasit MK, (punonjës policie , jashtë shërbimit), 64 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Me shtetasi MK, janë kryer përgjegjësi administrative nga Policia Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së parë të Shkallës Parë të Juridiksionit të Gjirokastrës së Përgjithshme, për përgjegjësinë e mëtejshme.

The post 34-vjeçari i dehur përplas punonjësin e policisë në Gjirokastër appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet një efektiv policie, shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin i dehur

31 December 2024 at 09:48

Një efektiv policie është arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ka shkaktuar një aksident duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Në pranga është vënë inspektori H. B., 57 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në komisariatin e Policisë Cërrik. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” […]

The post Arrestohet një efektiv policie, shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin i dehur appeared first on BoldNews.al.

U konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi efektivët, 26-vjeçari bie në pranga

29 December 2024 at 10:26

Komisariati i Policisë Nr. 5 ka bërë të ditur arrestimin në flagrancë të shtetasit F.Sh., 26 vjeç, i cili dyshohet për disa shkelje të rënda ligjore. Sipas raportimeve, i riu po drejtonte një automjet në gjendje të dehur, çka ka ngritur dyshime për një rrezik potencial për sigurinë publike.

Incidenti është përshkallëzuar kur pas ndalimit të tij nga punonjësit e policisë, F.Sh. ka kundërshtuar me dhunë një prej efektivëve. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe ka vënë në pranga të dyshuarin.

Ndaj shtetasit F.Sh. pritet të ngrihen akuza për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe kundërshtim të punonjësve të rendit në kryerjen e detyrës.

The post U konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi efektivët, 26-vjeçari bie në pranga appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë në Durrës, reagon policia: 29 vjeçari që qëlloi në ajër ishte…

25 December 2024 at 19:04

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Të shtëna me armë në Durrës, reagon policia: 29 vjeçari që qëlloi në ajër ishte… appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të grabiste bankën në Korçë, autori dyshohet se ishte në gjendje të dehur

By: Ela
22 December 2024 at 14:04

Një i ri hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës të shtunën në mbrëmje, ndërsa u largua menjëherë pasi sistemi i alarmit të bankës u aktivizua. Pavarësisht se personi u kap nga kamerat e sigurisë ai ende vijon të jetë i paidentifikuar. Policia e […]

The post Tentoi të grabiste bankën në Korçë, autori dyshohet se ishte në gjendje të dehur appeared first on BoldNews.al.

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, 45-vjeçari konstatohet i dehur dhe me kokainë në automjet

11 December 2024 at 11:57

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin. Ndërkohë pasi është ndaluar nga shërbimet e policisë, ai ka rezultuar në gjendje të dehur. Gjithashtu policia gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ka gjetur dhe sekuestruar edhe kokainë

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjet iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një elektroshok dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, 45-vjeçari konstatohet i dehur dhe me kokainë në automjet appeared first on Sot News | Lajme.

U konstatua duke drejtuar automjetin i dehur dhe tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, arrestohet 46-vjeçari

8 December 2024 at 15:57

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur. Mësohet se  46-vjeçari pasi është konstatuar nga efektivët e rrugores se ishte i alkoolizuar, tentoi t’i korruptonte ata me 4500 lekë të rinj për të shmangur arrestimin.

Ai u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi:

Vihet në pranga një drejtues automjeti i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin e tij.

Po gjatë ditës së sotme Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 4 drejtues automjetesh dhe procedoi penalisht një tjetër i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 46 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi A. O., 46, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.

The post U konstatua duke drejtuar automjetin i dehur dhe tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, arrestohet 46-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

“Çohu moj”/ E tërhoqi zvarrë dhe e ofendoi, flet e moshuara që u dhunua nga djali i saj: Të lirohet nga…

15 November 2024 at 15:15

E moshuara që u dhunua nga djali i saj 48-vjeçar thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti. Video që tregonte se si djali tërhiqte zvarrë dhe ofendonte nënën u bë virale në rrjete sociale rreth një muaj më parë.

Pas publikimit të videos policia prangosi djalin dhunues. Por nëna e 48-vjeçarit në intervistën për “Me Zemër të Hapur” kërkon që djali i saj të lirohet nga burgu. Ajo thotë se i biri ishte i dehur mbrëmjen që ndodhi ngjarja dhe se e ka falur për gjithçka. Ajo tha se djali i saj është person i mirë. Ajo tha se 48-vjeçari vuante nga probleme psikologjike për shkak të problemeve të tij familjare. E moshuara tregon se videon e ka shpërndarë në rrjete sociale një fqinj i tyre.

“Unë vuaj nga shumë sëmundje. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë atje së mërdhiva, çuni më thoshte hajde brenda. Hajde brenda se do mërdhish, kështu më thoshte çuni, se kalamajtë i kanë ikur. I kanë ik në Itali fëmijët. Ky i futej ndonjëherë rakisë. Çunin e kam të mirë. Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet. Erdhi policia dhe i thashë e ka hedhur komshiu videon, ka vënë kamerat dhe it ha çuni mos i vendos kamerat që të shohë pallatin tim. Ka pas pi raki”, tha e moshuara.

The post “Çohu moj”/ E tërhoqi zvarrë dhe e ofendoi, flet e moshuara që u dhunua nga djali i saj: Të lirohet nga… appeared first on Sot News | Lajme.

I biri e tërhoqi zvarrë/ E moshuara: Më lironi djalin nga burgu, e kam falur! Ishte i dehur

15 November 2024 at 15:05

E moshuara Razie Mansaku që u dhunua nga djali i saj 48-vjeçar, Alban Mansaku, ka thyer heshtjen dhe në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” kërkon që djali i saj të lirohet nga burgu. Ngjarja ndodhi në Zall-Dajt të Tiranës dhe video që tregonte se si djali tërhiqte zvarrë dhe ofendonte nënën u […]

The post I biri e tërhoqi zvarrë/ E moshuara: Më lironi djalin nga burgu, e kam falur! Ishte i dehur appeared first on BoldNews.al.

“Ishte i dehur…”- Familjarët gjejnë 67-vjeçarin pa shenja jete në banesë, dyshimet e policisë

15 November 2024 at 11:21
Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lushnjë nga familjarët. Policia e Lushnjës bëjnë me dije se dyshohet se i moshuari është vetëvarur, pasi mendohet se ka qenë në gjendje të dehur. Njoftimi i policisë Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në lagjen “Çlirimi”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete,

“Ishte i dehur…”/ Familjarët gjejnë 67-vjeçarin pa shenja jete në banesë, ja dyshimet e para të policisë

15 November 2024 at 11:35

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lushnjë nga familjarët. Policia e Lushnjës bën me dije se dyshohet se i moshuari është vetëvarur, pasi mendohet se ka qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen “Çlirimi”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesë, shtetasi A. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur, në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post “Ishte i dehur…”/ Familjarët gjejnë 67-vjeçarin pa shenja jete në banesë, ja dyshimet e para të policisë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌