Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vodhi celularë, orë dore dhe karta banke, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal

10 July 2025 at 16:00

Një 29-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka vjedhur katër celularë, një orë dore dhe disa karta banke në një banesë gjatë natës. Ai u identifikua dhe u kap në flagrancë, ndërsa po përpiqej të shiste një nga celularët e vjedhur në një dyqan.

Shtetasi A. S., banues në Kavajë, u arrestua pas një kallëzimi nga shtetasi E. M., i cili raportoi vjedhjen në banesën e tij më 9 korrik 2025, rreth orës 04:00.

Arrestimi i tij u realizua nga shërbimet e Policisë, përfshirë Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në momentin kur ai tentonte të shiste një nga celularët e vjedhur. Produktet e vjedhura, përfshirë celularët, orën dhe kartat banke, u sekuestruan si prova materiale gjatë operacionit.

A. S. ka një rekord të theksuar kriminal, duke u përfshirë në veprime të ngjashme vjedhjeje në të kaluarën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodhi celularë, orë dore dhe karta banke, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal appeared first on Euronews Albania.

Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

By: user 11
2 July 2025 at 07:45

Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë muajve të parë të këtij viti, që përkojnë me periudhën para zgjedhore.

Kjo është një tendencë e pazakontë, teksa të dhënat historike tregojnë se përgjithësisht në pjesën e parë të çdo viti ka një frenim të parasë jashtë banke, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ka rritje të saj e ndikuar nga sezoni veror dhe festat e fundvitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, paraja jashtë bankave ishte 434 miliardë lekë, ose rreth 4.3 miliardë euro. Në krahasim me fundin e vitit 2024, ky tregues është rritur me 10.5 miliardë lekë (rreth 107 milionë euro), ose 2.5% më shumë. Një vit më parë (2024), ndryshimi për të njëjtën periudhë kishte qenë negativ (-4.1 miliardë lekë) dhe në 2023 rezultoi -3.5 miliardë lekë.

Të dhënat historike, tregojnë se kjo është rritja më e fortë e parasë jashtë bankave në pjesën e parë të vitit, që nga viti 2003, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, me përjashtim të janar-maj 2020, kur u konstatua një qarkullim i lartë i parasë jashtë kanaleve bankare, por që lidhet me periudhën e pazakontë që kaloi vendi, për shkak të kufizimeve që synonin frenimin e pandemisë së Covid.

Në muajt e parë të 2025-s, niveli më i lartë i rritjes së parasë jashtë banke u shënua në mars (+6.4 miliardë lekë) dhe në maj (+4.9 miliardë lekë). Në fund të majit, paraja jashtë bankave arriti në 23.9% të parasë gjithsej, nga 23.7% në dhjetor, duke shënuar nivelin më të lartë nga korriku 2023.

Në 6 maj, pak para zgjedhjeve, që u mbajtën në 11 maj, euro zbriti për herë të parë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke sinjalizuar për një ofertë të rritur të valutës. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që rënia e monedhës së përbashkët të frenohej.

Të dhënat historike tregojnë se me përjashtim të 2020-n, që ishte një periudhë jo normale, një tendencë e ngjashme është shënuar sa herë ka pasur zgjedhje, kryesisht ato të përgjithshme.

Psh në muajt e parë të 2021-t, që përkojnë me zgjedhjet e përgjithshme të 21 prillit të atij viti, paraja jashtë bankave u rrit me 6 miliardë lekë (rreth 60 mln euro), në raport me dhjetorin 2020. E njëjta prirje përsëritet në pjesën e parë të 2015-s, teksa në 21 qershor u zhvilluan zgjedhjet lokale (+5 miliardë lekë). Në të gjitha periudhat e tjera, kur nuk ka pasur zgjedhje, paraja jashtë bankave ulet në muajt e parë të vitit.

Gjatë periudhave zgjedhore, në shumë vende me demokraci të brishta apo me informalitet të lartë ekonomik, është dokumentuar një rritje e konsiderueshme e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar. Kjo lidhet ngushtësisht me praktika si blerja e votës, financimi informal i fushatave, si dhe shmangia e kontrollit fiskal.

Ky fenomen është konstatuar edhe në vende si India, Nigeria, Filipinet, Meksika dhe Brazili. Në Meksikë, psh, raportet kanë zbuluar që pagesat me para fizike ishin të përhapura nëpër mes të fushatës, duke demonstruar sasi të mëdha cash që qarkullonin pa gjurmë bankare. Në Indi, raportet zyrtare tregojnë rritje të menjëhershme të parasë në qarkullim dhe sekuestrime të shumta cash gjatë zgjedhjeve.

Fenomeni lidhet ngushtësisht me nivelet e informalitetit ekonomik, institucione të dobëta mbikëqyrëse dhe mungesë transparence në financimin politik. Sipas raporteve ndërkombëtare, fenomeni i rritjes së parasë jashtë bankave gjatë zgjedhjeve ndodh për disa arsye:

-Financimi informal i fushatave: Në shumë vende, veçanërisht në ato me demokraci të brishtë ose me institucione të dobëta mbikëqyrëse, financimi i fushatave ndodh në mënyrë joformale, jashtë çdo raportimi ligjor. Paratë në dorë (cash) janë më të lehta për t’u përdorur në mënyrë të paligjshme, sepse Nuk lënë gjurmë bankare; Nuk kërkojnë deklarim fiskal; Përdoren për blerje të votës, pagesa ndaj patronazhistëve apo shpërblime spontane.

-Mungesa e sistemeve të monitorimit dhe kontrollit: Në mungesë të institucioneve të forta që të monitorojnë dhe auditojnë burimet e financimit elektoral, aktorët politikë preferojnë të operojnë me cash, pasi kështu paratë janë të pazbulueshme nga strukturat tatimore, policia financiare apo auditorët publikë.

-Cash-i si mjet për patronazh dhe ndihma të drejtpërdrejta: Sistemet klienteliste në zgjedhje shpesh funksionojnë përmes ndarjes së ndihmave të drejtpërdrejta për qytetarët (ushqime, transport, punësime afatshkurtra, dhurata). Paraja fizike është forma më e shpejtë dhe më e pranueshme për këtë lloj transaksioni, veçanërisht në zonat me nivel të ulët dixhitalizimi ose pa akses bankar./ Monitor

The post Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve appeared first on Lapsi.al.

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

19 June 2025 at 22:12

Ramazan Dedja është një i moshuar 85-vjeçar që tregon për emisionin “Stop” se ka mbyllur rreth 12 milionë lekë në bankë me ish-bashkëshorten para shumë viteve, në mënyrë që kur njëri të ndahej nga jeta, tjetri t’i merrte pa shumë andralla. Por kur ka shkuar në bankë nuk i ka gjetur më paratë. Ramazani thotë […]

The post “Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet appeared first on BoldNews.al.

Pas raketave, sulm kibernetik/ Ndërpriten shërbimet në bankën në Iran, grupi izraelit merr përgjegjësinë

By: Re Nato
17 June 2025 at 14:37

Një sulm kibernetik ka ndërprerë disa nga shërbimet e Bankës Sepah të Iranit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve FARS.

Banka Sepah përdoret gjerësisht në stacionet e benzinës në të gjithë Iranin. FARS paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje në stacionet e benzinës, por tha se problemi pritet të zgjidhet “brenda orëve të ardhshme”, shkruan CNN.

Një organizatë hakerimi e lidhur me Izraelin mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte “shkatërruar të gjitha të dhënat e Bank Sepah”.

Grupi — i quajtur “Gonjeshke Darande” ose “Harabeli Grabitqar” — pretendoi se banka përdorej nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke e quajtur atë “një institucion që anashkaloi sanksionet ndërkombëtare dhe përdori paratë e popullit të Iranit për të financuar përfaqësuesit terroristë të regjimit, programin e tij të raketave balistike dhe programin e tij ushtarak bërthamor”.

CNN nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet.

Grupi i hakerëve falënderoi “iranianët e guximshëm, ndihma e të cilëve e bëri të mundur këtë operacion”, pa dhënë hollësi./abcnews.al

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

By: user 8
12 June 2025 at 14:41

fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda vonë nga disa portale tjera dhe llogari rrjetet sociale. Ky artikull përmendte emra njohurpër publikun e gjerë, cilët janë nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese, duke i lidhur ato me disapretendime pavërteta dhe spekulime mbi hetime nuk ekzistojnë, për Bankën Kombëtare Tregtare, duke u përpjekur për ndërtuar një narrativë sajuar me qëllimin e vetëm për implikuar padrejtësisht BKT-.

Ne deklarojmë mënyrë prerë se ky artikull është plotësisht i pavërtetë dhe me qëllimekeqinformuese, dhe duket se është pjesë e një fushate qëllimshme për dëmtuar reputacionine BKT-një prej institucioneve financiare besueshme Shqipëri, operon nënmbikëqyrjen e autoriteteve rregullatore përkatëse dhe e vlerësuar vazhdimisht si një ndër bankat mira Shqipëri.

Nuk ka asnjë hetim apo proces ligjor kundër BKT- dhe banka nuk është kontaktuar nga asnjëautoritet lidhur me akuzat e përmendura këto portale. Publikime tilla kësaj natyre kanëndodhur herë pas here, dhe ne kemi ndërmarrë veprimet ligjore për mbrojtur interesat e bankës, drejtuesve saj dhe aksionarëve kundrejt dëmtimit reputacionit shkaktuar ngakëto lajme sajuara.

Ne jemi plotësisht sigurtë integritetin tonë, mënyrën e funksionimit dhe përputhshmëri me gjitha ligjet dhe rregulloret fuqi, dhe jemi hapur ndaj çdo hetimi ngainstitucionet përkatëse ligjzbatuese dhe mbikëqyrëse.

Reagimi detaje ndaj publikimeve tilla për shkak ligjit mbrojtjes dhënavepersonale e kufizon bankën për t’u përgjigjur për çdo element përmendur këto publikime.  Megjithatë, ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunuar plotësisht me çdo hetim apo autoritet ligjor, nëse kjo do kërkohet.

Ne besojmë te sistemi i drejtësisë, do mbrojë drejtën e institucioneve dhe drejtuesve tyre nga këto sulme dashakeqëse dhe lajme pavërteta cilat synojnë prishjen e imazhit dheminimin e besimit ndaj institucioneve bankare përmes keqinformimit duke përbërë rrezik përstabilitetin financiar vendit. Veprime tilla janë dënueshme me ligj shumë vende tjera.  

Banka Kombëtare Tregtare mbetet e përkushtuar për ruajtur standardet larta integritetit, transparencës dhe shërbimit ndaj klientëve.

Falënderojmë klientët tanë, partnerët dhe publikun e gjerë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Banka Kombëtare Tregtare (Artikull promocional) 

The post BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme appeared first on Lapsi.al.

Kina ndalon bankat të “joshin” klientët me kukullat virale Labubu!

By: gaze tare
12 June 2025 at 09:20

Autoritetet kineze kanë ndaluar zyrtarisht përdorimin e dhuratave virale, si kukullat Labubu, nga bankat për të tërhequr klientë të rinj. Vendimi vjen pas fushatës së Ping An Bank, e cila ofronte një kukull Labubu për ata që depozitonin 50,000 juan për tre muaj, një promocion që u bë viral në rrjetet sociale.

Por rregullatorët nuk janë të kënaqur: sipas tyre, fushata të tilla e rrisin artificialisht koston dhe cenojnë stabilitetin financiar të sistemit bankar, sidomos në kohë me norma të ulëta interesi dhe fitime minimale.

Kukullat Labubu, të krijuara nga artisti Kasing Lung dhe të pëlqyera nga yje si Lisa nga Blackpink dhe Rihanna, kanë krijuar një kult fansash në Kinë, por tashmë nuk janë më të mirëpritura në fushatat bankare.

Zyrtarët theksojnë: “Këto truke nuk janë zgjidhje afatgjatë.”

The post Kina ndalon bankat të “joshin” klientët me kukullat virale Labubu! appeared first on iconstyle.al.

Greqi, do të shpërthente bankën, 38-vjeçarja vdes pasi i plas bomba në duar

By: Mirgen
3 May 2025 at 19:17

Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën në Selanik të Greqisë, pasi një bombë që ajo po mbante me vete shpërtheu në duart e saj. Sipas raportimeve të policisë greke, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa gruaja dyshohet se po përpiqej të vendoste mjetin shpërthyes pranë një bankomati. Shpërthimi shkaktoi […]

The post Greqi, do të shpërthente bankën, 38-vjeçarja vdes pasi i plas bomba në duar appeared first on BoldNews.al.

Hiqej si filiali i një banke dhe u vidhte paratë qytetarëve, arrestohet 23-vjeçari

By: user 11
28 April 2025 at 08:47

Një 23-vjeçar nga Franca ka përfunduar në pranga të policisë së Tiranës për mashtrim. Sipas policisë, ky person u dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria.

Pasi i kishte mashtruar njerëzit, 23-vjeçari nga Franca ka ardhur në Shqipëri për të tërhequr shumën e parave, që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit. Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”. Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca.

23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”.

Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.

Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguron qytetarët se ka të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për të gjurmuar, identifikuar dhe arrestuar ata që keqpërdorin hapësirat e rrjeteve sociale në dëm të qytetarëve dhe apelon sërish për më shumë vigjilencë nga qytetarët ndaj çdo aplikacioni të panjohur që iu ofrohet në rrjetet e tyre sociale dhe t’i denoncojnë menjëherë në Policinë e Shtetit.

The post Hiqej si filiali i një banke dhe u vidhte paratë qytetarëve, arrestohet 23-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Thjeshtësia deri në fund: Çfarë la pas Papa Françesku

By: gaze tare
26 April 2025 at 11:26

Kur Papa Françesku u nda nga jeta, pasuria e tij personale ishte pothuajse inekzistente: vetëm 100 dollarë në llogarinë bankare. Një fakt që përforcon edhe një herë imazhin e tij si një shërbëtor i përulët, larg luksit që shpesh shoqëron pozita të tilla të larta.

Në një kohë kur Vatikani zotëron pasuri që vlerësohen në miliarda dollarë, Papa Françesku zgjodhi që jetën e tij ta jetonte në thjeshtësi ekstreme. Ai refuzoi të merrte pagën tradicionale që i takonte papatit dhe preferoi të jetonte në një rezidencë modeste, Casa Santa Marta, duke shmangur qëllimisht apartamentet luksoze papale.

Dëshira e tij e fundit ishte po aq e thjeshtë: një ceremoni pa shkëlqim të tepërt dhe një varrim nën emrin e thjeshtë “Françesku”, duke lënë pas një trashëgimi përulësie, solidariteti dhe dashurie për më të varfrit.

Për shumëkënd, kjo mënyrë jetese dhe vdekjeje nuk ishte vetëm një zgjedhje personale, por një mesazh i fuqishëm: autoriteti i vërtetë matet jo me pasurinë materiale, por me vlerat shpirtërore.

The post Thjeshtësia deri në fund: Çfarë la pas Papa Françesku appeared first on iconstyle.al.

Banka Botërore, 113,6 milionë euro kredi për politikat e zhvillimit

27 March 2025 at 20:30

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e huas me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër – hua e dytë për politikat e zhvillimit”.

Marrëveshja parashikon një kredi në shumën 113 600 000 euro, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Ndërkohë marrëveshja e parë e huas me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e programit “Aftësia e parë ripërtëritëse dhe zhvillimi gjelbër – hua për politikat e zhvillimit”, mundësonte financimin nëpërmjet një kredie në formën e mbështetjes buxhetore nga Banka Botërore, në shumën 110,8 milionë euro.

Objektivat e këtij programi ishin forcimi i qëndrueshëm i sektorëve, forcimi i kuadrit të tregut të energjisë, si dhe rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë.

Po ashtu, marrëveshja synonte mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e ndikimit të ndryshimeve klimaterike.

/m.m/r.e/

The post Banka Botërore, 113,6 milionë euro kredi për politikat e zhvillimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik duke mbështetur me fonde të sektorëve të nënfinancuar.

Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ky institucion është krijuar bazuar në eksperiencat më të mira të institucioneve të ngjashme në BE.

“Ka për synim të financojë zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të financojë projekte infrastrukturore dhe gjithashtu të mbështesë eksportet shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj.

Ndër të tjera, theksoi ministrja, do të japë mundësi shtesë për rritjen e qasjes në financë të asaj pjese të popullatës e pashërbyer nga sektori bankar, apo ndodhen në zona rurale përmes produkteve të kursimit që do të mblidhen dhe përdoren për zhvillimin ekonomik të vendit.

Draftligji është hartuar në bashkëpunim me “Cassa Depositi e Prestiti”, institucionin lider në BE për dhënien e financimeve me rezultate konkrete në zhvillimin ekonomik në tregun italian.

“Gjithashtu, ka për synim që të bashkëpunojë me institucionet financiare ndërkombëtare të BE-së që kanë në dispozicion fonde të drejtuara drejt vendeve anëtare dhe atyre në proces anëtarësimi në BE, me qëllim rritjen e produktivitet, konkurrueshmërisë dhe lehtësimin e hyrjes në tregun e BE-së”, deklaroi Ibrahimaj.

/r.e//a.f/

The post Qeveria miraton ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton projektligjin për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri

12 February 2025 at 20:50

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), duke i hapur rrugë hapjes së përfaqësisë së kësaj banke në Shqipëri.

Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe do të shqyrtohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Hapja e përfaqësisë së BEI-së pritet të forcojë bashkëpunimin financiar dhe të lehtësojë qasjen e Shqipërisë në financimet e kësaj banke për projekte zhvillimore në sektorë strategjikë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/a.f/

The post Qeveria miraton projektligjin për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nën kërcënimin e armës, grabitet një bankë nga disa persona të maskuar

21 January 2025 at 13:44

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Cak ka qenë një institucion mikrofinanciar, ku grabitësit nën kërcënimin e armës, kanë marrë një shumë parash.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar-maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash. Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, ka thënë Ahmeti.

The post Nën kërcënimin e armës, grabitet një bankë nga disa persona të maskuar appeared first on Sot News | Lajme.

Policia japoneze arrestoi një punonjës banke për vjedhjen e 1.6 milionë dollarëve

By: lia rda
14 January 2025 at 22:30

Policia japoneze arrestoi një ish-punonjëse të MUFG Bank për vjedhjen e sendeve me vlerë nga kasafortat e klientëve, njoftuan burime policore.

Yukari Imamura, 46 vjeç, dyshohet se ka vjedhur rreth 20 kilogramë shufra ari me vlerë rreth 260 milionë jen (1.6 milionë dollarë) të depozituara nga dy klientë në një degë të Nerima Bank në Tokio në shtator.

Sipas raportimeve, policia beson se një ish-punonjës, i cili ishte përgjegjëse për menaxhimin e kasafortave në disa degë të MUFG Bank, ka përdorur një çelës rezervë që ndodhet në filialin Nerima për të hyrë në leva.

Ajo dyshohet se ia ka shitur arin e vjedhur dyqaneve dhe blerësve të ndryshëm pengjesh dhe të ardhurat i ka përdorur për investime.

Sipas bankës, ajo dyshohet se ka vjedhur pronë nga rreth 60 klientë gjatë një periudhe afërsisht katër vjeçare e gjysmë deri në tetor 2024. Ajo pranoi vjedhjen dhe u pushua nga banka në nëntor dhe banka paraqiti akuza kundër saj në dhjetor./abcnews.al

38-vjeçari hyri me forcë në bankë/ Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë

25 December 2024 at 13:10

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë për shtetasin V. Xh., i cili pak ditë më parë hyri me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në Korçë.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë detyrim me paraqitje për 38-vjeçarin.

Ai ka deklaruar para autoriteteve se ishte në gjendje të dehur dhe se nuk mbante mend asgjë nga veprimet që kishte kryer mbrëmjen e 21 dhjetorit.

38-vjeçari theu xhamin e derës së bankës dhe u fut brenda, ku qëndroi për pak sekonda dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes

The post 38-vjeçari hyri me forcë në bankë/ Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

Hyri me forcë në ambientet një bankës dhe qëndroi për disa sekonda, jepet masa e sigurisë për 38-vjeçarin

25 December 2024 at 12:59
Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një banke të nivelit të dytë në qytet. Togat e zeza kanë caktuar masën sigurisë “detyrim paraqitje” për 38-vjeçarin. Ai u arrestua nga policia dy ditë pasi hyri në gjendje të dehur në bankën e nivelit të dytë. Pas vendosjen në

Hyri me forcë në bankë, zbardhet DËSHMIA e të arrestuarit: Isha i dehur, s’mbaj mend asgjë

By: Ela
23 December 2024 at 10:22

Policia e Korçës ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë. Përpara uniformave blu, 38-vjeçari Valter Xhelillari ka deklaruar që nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur duke pretenduar se ishte në gjendje të dehur. “Unë kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk mbaj […]

The post Hyri me forcë në bankë, zbardhet DËSHMIA e të arrestuarit: Isha i dehur, s’mbaj mend asgjë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Hyri me forcë në bankë dhe filmoi veten për TikTok, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

23 December 2024 at 09:43

Policia e Korçës bën me dije se ka arrestuar pas më shumë se 24 orësh, personin, i cili hyri në një bankë të nivelit të dytë në qendër të qytetit juglindor, duke hapur derën me dhunë. Në pranga është vënë shtetasi Valter Xhelillari, 38 vjeç, banues në Korçë. “Më datë 21 Dhjetorit, rreth orës 22:05, […]

The post EMRI/ Hyri me forcë në bankë dhe filmoi veten për TikTok, arrestohet 38-vjeçari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Hyri me forcë në bankë, arrestohet 38-vjeçari në Korçë (EMRI)

By: V K
23 December 2024 at 10:05

Policia e Korçës, njofton se ka arrestuar personin, i cili hyri në një bankë të nivelit të dytë në qendër të qytetit juglindor, duke hapur derën me dhunë.

Në pranga është vënë shtetasi Valter Xhelillari, 38-vjeç, banues në Korçë.

“Më datë 21 Dhjetorit, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

I riu shfaqej në kamerat e sigurisë, vetëm me një kapele, i pamaskuar dhe i pa armatosur, teksa shfaqej me telefon në dorë dhe dyshohet se ishte “live” në rrjetin social TikTok.

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i tij, teksa policia nuk bën me dije akuzën që është ngritur ndaj 38-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

 

The post Hyri me forcë në bankë, arrestohet 38-vjeçari në Korçë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Hyri në bankë dhe filmoi veten për TikTok/ Hetuesit: Nuk kishte qëllim grabitjen, ishte pa armë e pa maskë

22 December 2024 at 17:46

Personi që depërtoi në ambientet e një banke të nivelit të Dytë në Korçë, duke se s’ka pasur për qëllim të kryejë grabitjen e vlerave monetare në bankë, por vetëm të realizojë një video në Tik-Tok dhe më pas të largohet, pa mundur të kapet nga punonjësit e sigurisë së bankës. Hetimi që po kryhet […]

The post Hyri në bankë dhe filmoi veten për TikTok/ Hetuesit: Nuk kishte qëllim grabitjen, ishte pa armë e pa maskë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌