Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Video/ Kreu i PD, Sali Berisha shkon në SPAK për masën detyrim paraqitje

By: user 11
7 July 2025 at 10:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai është pritur nga mbështetës të tij që janë mbledhur para SPAK. Kryedemokrati shoqërohej nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Berisha zbuloi mesazhin që ka lënë në SPAK.

“Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon: Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”, tha Berisha.

The post Video/ Kreu i PD, Sali Berisha shkon në SPAK për masën detyrim paraqitje appeared first on Lapsi.al.

Berisha del nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini

By: V K
2 June 2025 at 11:05

Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.

Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Ai rrëzoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të 27 nëntorit 2024 kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë pas më shumë se 330 ditësh, vendim që u mor po nga Flojera Davidhi.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.

Pasi la ambientet e SPAK i, i rrethuar nga mbështetësit e tij, Berisha deklaroi për mediat: “Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini”.

PO ashtu, Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK, ku theksoi se Altin Dumani do quhet Altin Troplini, duke shtuar se kjo zyrë shteti është seksion i kartelit më të rrezikshëm në Europë.

 

 

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, u shpreh Berisha.

GJYQI “PARTIZANI”

Këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme do të hidhet shorti për të përcaktuar treshen e gjyqtarëve që do të gjykojnë në themel dosjen “Partizani”, ku nën akuzë është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Ndërkohë, gjyqtarja e seancës paraprake, Floreja Davidhi ka dorëzuar vendimin e zbardhur të saj, që kaloi dosjen për gjykim.

Nga shorti përjashtohen vetëm Floreja Davidhi dhe Irena Gjoka, pasi kanë qenë gjyqtare të hetimeve paraprake dhe të seancës paraprake.

Dhëndri i tij ndodhet me masën “arrest shtëpie” prej vitit 2023. Të pandehurit e tjerë janë biznesmenët Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.

The post Berisha del nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Nën zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”

18 April 2025 at 09:34

Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

The post Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Nën zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” appeared first on Sot News | Lajme.

Kryemadhi paraqitet në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje

15 April 2025 at 12:28

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata.

Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

Meta dhe Kryemadhi finalizuan divorcin e tyre, duke i dhënë fund martesës 27-vjeçare disa ditë më parë.

The post Kryemadhi paraqitet në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje”

21 March 2025 at 13:54

Sali Berisha kërkon të shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në Gjykatën e Lartë, të caktuart nga Gjykata e Posaçme e Apelit në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Mësohet se Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-Kryeministrit kundër vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi më 3 Janar, që caktoi ndaj tij […]

The post Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje” appeared first on BoldNews.al.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

7 March 2025 at 11:15

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Sipas vendimit të gjyqtarit Erjon Bani, Ajola Xoxa duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00. Fillimisht, Xoxës iu caktua […]

The post Ajola Xoxa paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes”

By: user 8
20 January 2025 at 16:22

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi i është drejtuar këtë të hënë Gjykatës së Lartë me rekurs.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kryemadhi kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.

Ish-kryetarja e LSI po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Rekurs në Gjykatën e Lartë dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, presidenti i PL, Ilir Meta.

Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit.

The post Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes” appeared first on Lapsi.al.

Berisha paraqitet nesër në SPAK, PD lajmëron protestë para Prokurorisë së Posaçme për masën ‘detyrim paraqitje’

19 January 2025 at 12:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e nesërme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste nesër para SPAK në orën 9:30.

Në njoftimin e mëposhtëm, PD e cilëson SPAK si “vegël” në duart e kryeministrit Edi Rama “për të përndjekur” kundërshtarët politik.

“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës e përcaktuar për tu paraqitur kryetari i PD-së Prof.Dr. Sali Berisha në SKAP. Ndaj në ora 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.

Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

The post Berisha paraqitet nesër në SPAK, PD lajmëron protestë para Prokurorisë së Posaçme për masën ‘detyrim paraqitje’ appeared first on Sot News | Lajme.

Apeli i Posaçëm zbardh arsyet përse caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën

By: user 8
16 January 2025 at 14:59

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbardhur argumentat në të cilat u bazua për të caktuar masë të re sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, atë të detyrimit për t’u praqitur para policisë gjyqësore të hënën e 1 dhe të 3 të muajit. Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Engert Pëllumbi thuhet se nga vendimmarrja e gjyqtarit që caktoi masën e parë ndaj Berishës në tetor të 2023, nuk ka ndryshur asnjë rrethanë.

Kjo masë e parë – arsyeton Pëllumbi – është lënë në fuqi nnë të gjitha shkallët e gjykimit edhe është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. “Si rezultat, nuk ka vend për shuarjen e masës së sigurimit personal”, arsyetohet në vendim.

Gjyqtari Pëllumbi sqaron se masa e arrestit në shtëpi u caktua ndaj ish-kryeministrit, për shkak se ai nuk zbatoi detyrimet për masën e parë.

Sipas Apelit masa e arrestit në shtëpi për Berishën u revokua, për shkak se nuk ishte më e nevojshme, nisur nga rrethanat, mosha e tij, por edhe duke mbajtur në konsideratë faktin “që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi, është kryetar i partisë kryesore opozitare”.

Gykata arsyeton se Berisha e ka shlyer pasojën e moszbatimit të masës së parë, por tashmë duhet të respektojë detyrimet që lidhen me masën e re të sigurimit.

“Ne rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin me një masë sigurimi më të rëndë”, thekson gjykata.

Sali Berisha e ka zbatuar këtë vendim dhe është paraqitur në SPAK. Ndërkohë që vijon përballjen me Gjykatën e Posacme për akuzën e korrupsionit lidhur me procedurat e privatimit të ish-klubit sportiv Partizani.

The post Apeli i Posaçëm zbardh arsyet përse caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën appeared first on Lapsi.al.

Berisha flet pas daljes nga SPAK: Aty brenda gjeta McGonigalin

By: V K
6 January 2025 at 10:26

Ish-kryeministri Sali Berisha, u paraqit para SPAK në lidhje me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO.

“Organizata kriminale SPKAP i partisë kërkoi që Berishës t’i kthehet Arrest në shtëpi sepse prishkam provat.

Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre, deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70.

Dumani është kryekriminel elektoral, sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal.

Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs.

Mund t’ju duket çudi, por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera”, tha ai.

The post Berisha flet pas daljes nga SPAK: Aty brenda gjeta McGonigalin appeared first on Albeu.com.

Berisha paraqitet sot në SPAK, paralelisht mbahet seanca në GJKKO për “Partizanin”. Priten protesta

6 January 2025 at 08:33

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme, në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar më 3 Janar nga Apeli i Posaçëm. Edhe pse e ka konsideruar si një vendim antikushtetues dhe politik, Berisha ka deklaruar se do ta zbatoj […]

The post Berisha paraqitet sot në SPAK, paralelisht mbahet seanca në GJKKO për “Partizanin”. Priten protesta appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO-së i riktheu masën “detyrim paraqitje”/ Berisha tregon a do ta zbatojë vendimin: Parlamenti ka dhënë…

4 January 2025 at 12:43

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që riktheu masën “detyrim paraqitje” ndaj tij. Kryedemokrati u shpreh se do të paraqitet pasi “Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim”. Por, theksoi se çështja do të shkojë në Strasburg.

Sali Berisha: Kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Gjykatën dhe SPAK. Sidoqoftë çështja do të shkojë në Strasburg. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim.

The post Apeli i GJKKO-së i riktheu masën “detyrim paraqitje”/ Berisha tregon a do ta zbatojë vendimin: Parlamenti ka dhënë… appeared first on Sot News | Lajme.

Apeli i GJKKO i vendosi detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos komunikimin

4 January 2025 at 12:30

Policia e Tiranës i ka komunikuar Sali Berishës një ditë më parë në banesë vendimin e Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Burime thanë se ish kryeministri sërish nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga gjykata.

Një ditë më parë, kreu i PD tha se do ta respektojë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Vendimi i Apelit të GJKKO riktheu Berishën në pikën kur nisi përballja e tij me zyrat e SPAK-ut në tetorin e 2023, kur prokuroria kërkoi që kreu i PD-së të paraqitej dhe i bllokoi pasaportën, ndërsa po e hetonte për çështjen Partizani.

Atëherë Berisha deklaroi dhe i qëndroi deri në fund se SPAK kishte shkelur Kushtetutën dhe kishte vendosur një masë sigurie, pa marrë autorizimin fillimisht nga Kuvendi. Dhe si kosto mori izolimin për 11 muaj në shtëpi.

Ai ndoqi të gjitha shkallët e gjyqësorit por të drejtën nuk e gjeti në favor të tij, por të SPAK-ut. Vulën ia vendosi Gjykata Kushtetuese, në nëntor të vitit që sapo kaloi, kur rrëzoi pretendimet e tij dhe i tha se Prokuroria e Posacme nuk duhet ti drejtohej Kuvendit dhe “detyrimi i paraqitjes” nuk e kufizonte atë nga politkbërja. Këtë herë Berisha nuk e ka argumentin e anti-kushtetueshmërisë për rikthimin e masës fillestare ndaj tij dhe përmend vetëm hallkën e Gjykatës së Strasburgut, si derën e fundit ku kërkon të gjej drejtësinë që pretendon.

The post Apeli i GJKKO i vendosi detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos komunikimin appeared first on Sot News | Lajme.

“Krim kushtetues”/ Berisha: SPAK pretendon se po sulmoj gjykatat dhe tremben dëshmimtarët

4 January 2025 at 12:46

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka treguar dhe arsyetimin që kanë përdorur dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai, në ankimimin ku kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” ndaj tij. Berisha tha se dy prokurorët pretendon se ai po sulmon SPAK-un dhe gjykatat dhe sipas dy magjistratëve në […]

The post “Krim kushtetues”/ Berisha: SPAK pretendon se po sulmoj gjykatat dhe tremben dëshmimtarët appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO-së i riktheu masën “detyrim paraqitje”, Sali Berisha tregon a do ta zbatojë vendimin: Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim

4 January 2025 at 12:24
Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që riktheu masën “detyrim paraqitje” ndaj tij.  Kryedemokrati u shpreh se do të paraqitet pasi “Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim”. Por, theksoi se çështja është në Strasburg Sali Berisha: Kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Arsyetimi ishte se

Masa “detyrim paraqitje” për Berishën/ Reagon Jozefina Topalli: Vendim absurd nga drejtësia e politizuar

By: V K
4 January 2025 at 10:36

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli,  ka reaguar pas masës detyrim paraqitje për  e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas saj, Berisha është arrestuar pa akuza.

Gjithashtu, ajo thekson se ky vendim, i marrë kur hetimet janë mbyllur, nuk është thjesht i pa mbështetur ligjërisht; ai është një absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor.

Reagimi:

Një vendim absurd nga drejtësia e politizuar
Dje kemi qenë dëshmitarë të një tjetër vendimi politik nga sistemi i drejtësisë: detyrimi për paraqitje ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës.

Ky është një akt që sfidon logjikën juridike dhe parimet themelore të drejtësisë.

Ky vendim, i marrë kur hetimet janë mbyllur, nuk është thjesht i pa mbështetur ligjërisht; ai është një absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor.
Në fakt, absurdi ka shoqëruar çdo fazë të këtij procesi politik.

Berisha është arrestuar pa akuza.

Kryetari i opozitës është mbajtur në arrest shtëpie për 333 ditë, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Është dënuar nga një gjyqtare e shkarkuar për korrupsion nga vetë Presidenti Berisha.

Procesi ka nisur nga një ministër i qeverisë aktuale.

Bazohet në një VKM kolegjiale të miratuar 20 vite më parë.

Me vetëm 4 muaj nga zgjedhjet, është e pamundur të mos e lidhim këtë proces me fushatën elektorale dhe përdorimin e drejtësisë nga pushteti aktual.

Kjo është një “gjueti shtrigash” e orkestruar për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Ironikisht, duke ndjekur këtë rrugë të gabuar, kundërshtarët e tij po e shndërrojnë Sali Berishën në një figurë të persekutuar padrejtësisht, e cila në vend që të dobësohet, fiton mbështetje dhe solidaritet.

Historia ka treguar se padrejtësitë vetëm i forcojnë figurat si Berisha dhe i rrënjosin më thellë në ndërgjegjen publike.

“Kur drejtësia bëhet e politizuar, ajo humbet çdo lidhje me ligjin dhe shndërrohet në një mjet të pushtetit, duke cenuar themelet e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë”.
Drejtësia e politizuar nuk është drejtësi!

 

The post Masa “detyrim paraqitje” për Berishën/ Reagon Jozefina Topalli: Vendim absurd nga drejtësia e politizuar appeared first on Albeu.com.

Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

4 January 2025 at 08:41

Nga Artan Hoxha Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024 dhe me Sali Berishën fill pas vitit të ri. Për Sali Berishën apeli i GjKKO-së nuk pranoi kërkesën për riarrestim shtëpiak bërë nga SPAK por rinxorri nga mënga detyrimin e paraqitjes dy herë në muaj […]

The post Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?! appeared first on BoldNews.al.

VOA: Si gjykata ktheu masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha

By: user 6
3 January 2025 at 20:52

Në Tiranë, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, dy herë në muaj para oficerëve të policisë gjyqësore.

Ndalimi i udhëtimeve jashtë vendit dhe detyrimi për t’u paraqitur ishin masat e para që Gjykata e Posaçme vendosi ndaj zotit Berisha, 15 muaj më parë, kur ai ishte person nën hetim për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani.

Ai refuzoi ta zbatonte atë, prandaj Gjykata ashpërsoi masat, duke vendosur për të “arrest shtëpie”.

Zoti Berisha kërkoi në Apel shuarjen e kësaj mase sigurie, që Gjykata kishte miratuar një vit më parë. Apeli vendosi sot që “arresti shtëpiak” ndaj tij të zëvendësohej me “detyrim paraqitje”.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar në Apel që ndaj zotit Berisha të rivendosej masa e “arrestit shtëpiak”, pasi Gjykata e Posaçme vendosi në fund të nëntorit t’ia hiqte këtë masë.

Prej disa javësh ai është kthyer personalisht në veprimtaritë periodike partiake e parlamentare, si dhe në drejtim të protestave opozitare.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur nga shtatori i kaluar akuzën e korrupsionit pasiv në bashkëpunim ndaj ish kryeministrit Berisha gjatë procedurave në privatizimin e ish klubit sportiv Partizani, gjatë të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e tokës, ku gjendej kompleksi sportiv, dhe ku tani janë ngritur një grup pallatesh.

Sipas SPAK-ut, ish kryeministri Berisha ka shfrytëzuar postin zyrtar, teksa ka miratuar ligje dhe akte nënligjore të përshtatura me nevojat e ish pronarëve të truallit për të mundësuar privatizimin e kompleksit sportiv.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ai ka ushtruar presion, përmes kontrolleve administrative, ndaj strukturave shtetërore, në mënyrë që këto të përshpejtonin procedurat e privatizimit, si dhe i ka vënë këto struktura në dispozicion të dhëndrit Malltezi për të arritur privatizimin.

Krahas korrupsionit në bashkëpunim për Berishën dhe Malltezin, SPAK-u ka ngritur akuza edhe për tre persona të tjerë korrupsion aktiv dhe për pastrim parash.

Por zoti Berisha nuk i ka pranuar akuzat, duke i cilësuar si trillime në një proces të motivuar politikisht kundër tij me nxitjen e kryeministrit Edi Rama, dhe se, sipas tij, në privatizimin e “Partizanit” nuk ka shkelje ligjore.

Edhe vendimin e sotëm për kthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ndonëse tha se do ta zbatonte, zoti Berisha e cilësoi si një “vendim pa asnjë bazë ligjore” me qëllime elektorale nga kryeministri Rama dhe një urdhër politik prej tij.

E nisur nga viti 2020, çështja Partizani nga mesi i tetorit është dorëzuar për gjykim nga SPAK-u me mbylljen e hetimeve, në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shqyrtohen hapat e mëtejshme të procesit. /VOA

The post VOA: Si gjykata ktheu masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha appeared first on Lapsi.al.

“Perlë humoristike”/ Manjani: As SPAK-u vetë s’e kërkoi paraqitjen e Berishës te vetvetja!

3 January 2025 at 16:15

Një perlë humoristike. Kështu e ka konsideruar juristi Ylli Manjani vendimin e sotëm të Apelit të Posaçëm, i cili i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” Sali Berishës, teksa SPAK kërkonte “arrestin në shtëpi”, ndërsa GJKKO i kishte revokuar të gjitha masat. Sipas Manjanit, lind pyetja se ku duhet të paraqitet Berisha dy herë në […]

The post “Perlë humoristike”/ Manjani: As SPAK-u vetë s’e kërkoi paraqitjen e Berishës te vetvetja! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌