Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Main stream

Manjani: Drejtësia penale po rrezikon lirinë e pronës private

By: nilda
6 August 2025 at 09:35

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur alarmin mbi propozimet në projekt-kodin e ri penal, të cilat sipas tij rrezikojnë të kthejnë çdo qytetar pronar në subjekt të dyshimit penal, pa pasur prova apo një vendim gjyqësor. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shpreh shqetësimin për mënyrën si drejtësia penale po ndërhyn në marrëdhëniet civile të pronës, duke shkelur sipas tij…

Source

Before yesterdayMain stream

Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!

By: lindita
2 August 2025 at 10:35

Nga Ylli Manjani Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet. ** Padyshim, që në ” Republikën e prokurorëve” suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sepse ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për të qenë korrekt, duhet thënë që thuajse të gjitha gjyqet i fitojnë pa shkuar në gjykatë! Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.

Source

“E kemi parë ne”/ Manjani: Si u mbajt sekret “reforma në drejtësi”, Lu i garantoi liderët se nuk do prekeshin

31 July 2025 at 22:18

Juristi Ylli Manjani solli më emisionin “Now” në Euronews Albania disa përjetime të kohës kur në vendin tonë u votua unanimisht reforma në drejtësi 9 vjet më parë dhe ai ishte ministër i Drejtësisë. Teksa e cilësoi votimin me 140 vota të kësaj reforme si papërgjegjshmërinë më të madhe të parlamentarizmit shqiptar, Manjani tregoi se […]

The post “E kemi parë ne”/ Manjani: Si u mbajt sekret “reforma në drejtësi”, Lu i garantoi liderët se nuk do prekeshin appeared first on BoldNews.al.

Drafti i Kodit të ri Penal, Manjani analizon dy çështje: Nuk gjejmë zgjidhje, madje ky kod i përkeqëson

By: redi
31 July 2025 at 17:02

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur qëndrimet që ai ka në debatin publik për draftin e Kodit të ri Penal. Ai ka trajtuar dy çështje, që sipas tij ky Kod i ri Penal nuk i zgjidh, por që i përkeqëson edhe më shumë. ”Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme. Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve”,-shkruan Manjani.

Source

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

29 July 2025 at 22:22

Juristi Ylli Manjani duke folur në Euronews Albania, vuri theksin te mungesa e edukimit që e shoqëron, sipas tij, Kodin e ri Penal, duke thënë se ky, sipas tij, është një Kod që kriminalizon shoqërinë, duke pasur në qendër të tij dënimin me burg. Manjani tha se Kodi duhet të shoqërohet me një kod kundravajtjesh […]

The post Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës appeared first on BoldNews.al.

Ylli Manjani: Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

By: lindita
27 June 2025 at 09:56

Nga Ylli Manjani Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës. Më dolën para syve disa video nga festimi glamoroz i 25 vjetorit të Avokaturës së Popullit. Ua ua ua ua ua ua… Ishte fiks si event mode, ku të ftuarit, gra e burra, sfilonin me veshje të stiluar dhe, bënin foto me Avokaten e këtij populli në një stendë që ngjante si event mode. Ejjjj. Po flasim për Avokatin…

Source

Ironia e Ylli Manjanit: Nuk e mora vesh sa e bleu shtëpinë kjo Françeska, 500 apo 700 mijë euro?!

By: redi
23 June 2025 at 16:31

Ylli Manjani ka reaguar me ironi e sarkazëm ndaj lajmit të shpërndarë në mediat e vendit për Franceskën: “Pikëpyetjet e një lajmi… Konfuzion me një lajm nga lagjja ime. Nuk e mora vesh: sa e bleu shtëpinë kjo Françeska, 500 apo 700 mijë euro? Për Zotin, na tregoni cila shumë është e sakta – po vari lesht zjarrit! Një portal thotë 700 mijë, tjetri 500 mijë. Jam i paqartë… Ah…

Source

Ylli Manjani: Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje!

By: redi
13 June 2025 at 19:33

Nga Ylli Manjani I hodha një sy sistemit të pagave në nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me një hartë ndërtimesh pa leje kuturu. Pagat brenda sistemit të drejtësisë veçanërisht ngjanin si shtesa anësore, shtesa katesh apo mbyllje ballkonesh. Krejt pa sens e pa një llogjikë shtetërore. Po e lë mënjanë llogjikën ekonomike dhe ngarkesën në punë të secilit. Tani…

Source

“Nuk vlen asgjë”, Manjani: Të ndalet rinumërimi i votave, humbje kohe

By: Besnik
12 June 2025 at 22:38

Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani u shpreh kundër rinumërimit të votave, duke theksuar se kjo situatë do t’i shkojë në favor kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se, përkundër bindjes së opozitës se rinumërimi është një hap pozitiv, në realitet kjo do t’i kthehet atyre si një bumerang.

Manjani e cilësoi rinumërimin si një humbje kohe pa asnjë vlerë reale, pasi sipas tij, nuk do të ndryshojë asgjë në rezultatin përfundimtar.

Ai vijoi duke theksuar se hapja e kutive dhe procesi i rinumërimit janë të kota dhe duhet ndërprerë sa më parë për t’u kthyer në normalitet.

“Hapja e kutive është e panevojshme; ky proces rinumërimi duhet të ndërpritet sa më shpejt dhe të kthehemi në normalitet. Nuk ka asnjë çështje serioze paszgjedhore. Duke qenë se të dy palët kërkojnë këtë rinumërim dhe proces riverifikimi, dhe për shkak se PD është në një narrative të konfuze, sigurisht që kjo sjell kosto, pasi duket si nisma e atij që kërkon diçka, por nuk e gjen, ndërsa për Ramën këto situata janë të favorshme.

Në lidhje me votat e diasporës, Manjani tha se nuk ka gabim njerëzor aty, pasi sipas tij, ky sistem ishte i dizenjuar që në ligj për të qenë një “maskaradë zgjedhore”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk vlen asgjë”, Manjani: Të ndalet rinumërimi i votave, humbje kohe appeared first on Euronews Albania.

“S’është më koha e Berishës”, Manjani ‘shpërthen’ ashpër: PD është në vdekje klinike, rinumërimi s’e sjell dot në jetë

9 June 2025 at 20:31

PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi’, kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit në disa qarqe.

I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ai tha se rinumërimi nuk mund të ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve.

‘PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Këtu po diskutohet për një proces rinumërimi, për të bërë një farë riverifikimi për mënyrën se si është numëruar votat, a ka pasur ose jo gabime. Kjo shuan edhe çdo lloj dileme që vota është numëruar mirë ose gabim. Unë nuk besoj se ka devijim në numërim sepse PS dhe PD janë përgjegjëse zyrtare sepse kanë pasur numërues, nëse janë bërë pislliqe do të thotë se janë bërë vet. PD e kanë humbur busullën me deklarata që bënë’, tha ai.

Sipas Manjanit, PD nuk është më alternativë në zgjedhje.

‘Nuk besoj se PD mund të hyjë në një proces ndryshimi në kushtet ku gjendet. PD nuk identifikon sot asnjë grup social në vend që ta gjejë veten atje. Nuk ka një grup social që të jetë i identifikuar me këtë parti që të mbrojë interesat e tyre. Nuk mendoj se janë më alternativë. Këta hera e fundit që kanë fituar zgjedhjet është 2011 kur fituan bashkinë e Tiranës me ndihmën e LSI dhe ajo është hera e fundit që kanë fituar një palë zgjedhje dhe më vonë ata vetëm kanë humbur’, tha ai.

Manjani u ndal edhe tek akuzat e Sali Berishës se vendi është kthyer në një narkoshtet.

‘Sipas PD kështu është një narkoshtet dhe këtu janë të gjithë të droguar, çfarë të thuash. Këto janë fjalët që vjen nga fjalori i tyre. Edhe të iki Berisha dhe të vijë një tjetër, këta kanë kryer punë. Duhet që të ripahet gara në radhët e opozitës, jo vetëm të PD por të disa partive. Berisha është i vjetër në moshë kjo punë do energji dhe ai tashmë nuk mjafton për të drejtuar opozitën, por duhen më shumë garë. Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë’, tha ai.

Një koment e pati edhe për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve për Ilir Metën nga SPAK. Ai tha se hetimet nuk duhet që të ishin shtyrë, sa kohë që Meta është marrë i pandehur.

‘Për Metën nuk e kuptojë shtyrjen e hetimeve nëse personi është marr i pandehur pse shtyhen hetimet. Nëse është marr i pandehur të çohet në gjyq. Nuk e di pse duhej shtyrë nëse hetimet kanë mbaruar’, tha ai.

 

 

The post “S’është më koha e Berishës”, Manjani ‘shpërthen’ ashpër: PD është në vdekje klinike, rinumërimi s’e sjell dot në jetë appeared first on Sot News | Lajme.

Manjani: PD në vd*kje klinike, Berishës i ka ngel ora te narkoshteti. Na vë pullë në Europë

By: redi
9 June 2025 at 20:13

Ylli Manjani thotë se PD është në vdekje klinike, dhe nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Për të rinumërimi nuk mund të ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve. ”PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Këtu po diskutohet për një proces rinumërimi, për të bërë një farë riverifikimi për mënyrën se si është numëruar votat, a ka pasur ose jo gabime. Kjo shuan edhe çdo lloj…

Source

“S’keni fakte për vjedhje në zgjedhje”, debat i ashpër mes Manjanit dhe Balliut

By: Besnik
29 May 2025 at 22:11

Të ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Ylli Manjani dhe Kelvis Balliu u përfshinë në një debat të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Duke parë pretendimet e Balliut, Ylli Manjani u revoltua duke i thënë atij se PD-ja është pabesueshme në akuzat për vjedhje në zgjedhje, pasi sipas tij PD-ja duhet të kishte minimalisht letrat e procesit për të dokumentuar saktë vjedhjen që pretendon.

Manjani e quajti të gabuar që PD-ja ia faturon humbjen personave të tjerë, sipas tij duke iu rënë në qafë kot, ndërkohë që nuk fiton që nga viti 2011.

Balliu iu përgjigj se nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur, sipas tij, personat me precedentë kriminalë ndërhyjnë në proces, ndërsa policia nuk vepron. Manjani iu përgjigj ashpër duke thënë se policia është neutrale dhe nuk i lejohet ndërhyrja në zgjedhje.

Në vazhdën e debatit, Balliu i kujtoi Manjanit periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, duke i thënë: “Po ti pse si ministër kërkove ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?”

Manjani tha se shumë mirë bëri që e kërkoi, por që është penduar kur kuptoi se si qëndron gjërat.

Pjesë nga debati në studio:

Manjani-Balliut: “Keni harruar të fitoni që nga 2011, nuk fitoni, dhe ia vendosni fajin banditëve ju.”

Balliu-Manjanit: “Po ti ke qenë ministër i Drejtësisë kur ke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë kundër trafikut të drogës.”

Manjani – Balliut: “Po mirë, kam bërë mirë, por kur ju pashë që ju ulnit kokën, u bëra pishman. Kur ju shihja që i rrinit drogës te koka dhe merrnit paratë nga droga, u bëra pishman”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “S’keni fakte për vjedhje në zgjedhje”, debat i ashpër mes Manjanit dhe Balliut appeared first on Euronews Albania.

Ylli Manjani: “Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD-së

By: lindita
21 May 2025 at 11:31

Nga Ylli Manjani “Treni Bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën Ruse” të PD. Kjo e fundit tashmë është vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi plumbi në fole këtë radhë… Dmth, le ta zëmë se u përdor treni bullgar si mekanizëm i blerjes së votës, pyetja është a e justifikon dot ky mekanizëm diferencën prej 300 000 votash?! Deri më sot nuk është provuar askund se me këtë skemë fitohet kaq…

Source

Berisha mund të shkoj në SHBA? Manjani: Çfarë ndodh me “non grata”

8 May 2025 at 22:44

Juristi Ylli Manjani tha këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se postimet në X të gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili shkruan se DASH i ka konfirmuar se Sali Berisha mund të shkojë në SHBA, është një twitter me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje.

Megjithatë Manjani shton se nëse kjo gjë është e ërtetë është një gjë e mirë për liderin e opozitës, ama që një vizitë e kreut të PD-së në SHBA të ndodh sipas Manjanit, ka disa specifika:

“Twitteri është me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje. Por shumë mirë e ka bërë. Kjo gjë po të kishte ndodhur do ishte gjë e mirë. Për fat të keq kjo gjë nuk ka ndodhur. Ky DASH që nuk dihet kush është i ka cituar ligjin e Amerikës Fidel Kastros.

Që Berisha të përfitojë nga ky ligji duhet ose të jetë kryeministër që të shkojë në OKB. Është një vizitë shumë e veçantë, e duhet të jetë i nivelit shumë të lartë që të përfitojë nga ky rregull. Nëse ky është hapi i parë për ti hequr “non gratën”, patjetër është një gjë e mirë. Unë uroj ti vihet viza dhe mbret u bëftë Sali Berisha, unë nuk kam asnjë problem me këtë”,-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha mund të shkoj në SHBA? Manjani: Çfarë ndodh me “non grata” appeared first on Euronews Albania.

PD e Berishës villte vrer kundër “grekut Beleri”

By: redi
5 May 2025 at 20:13

Nga Ylli Manjani Për hir të së vërtetës: Fredi Beleri si minoritar, është legjitim të kërkojë rivendosjen e drejtësisë, në kushtet kur gjykatësja Irena Gjoka është e dënuar dhe e dëbuar nga Greqia. Ai ka gjithë të drejtën e zotit të mendojë se zonja Gjoka ka vendosur kundër Tij e mllefosur për dënimin që ka marrë nga Greqia. Por nuk besoj se vlen i njëjti arsyetim për Berishën…

Source

“Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve

17 April 2025 at 17:00

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë çeli të enjten më 17 prill shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, si dhe ndaj të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Edmond Preka, ndërsa […]

The post “Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve appeared first on Reporter.al.

Gjetjet e Barometrit, Manjani: PD është zgjuar por nuk mjafton për rotacionin

By: Besnik
10 April 2025 at 21:21

Duke komentuar gjetjet e sondazhit të Barometrit, i ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani tha se Partia Demokratike është në një trend rritje, por që është i pamjaftueshëm për rotacionin politik.

Sipas Manjanit, situata në të cilën gjendet PD sot, i ngjan asaj të periudhës para zgjedhjeve të 2021, kur PD-në e drejtonte Lulzim Basha.

“Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të 2021, unë nuk shoh ndonjë dallim shumë të madh. Kështu ishte dhe në 2021, flas për të njëjtën periudhë kohore në fillim të fushatës, kur PD pati një zgjim shumë të vonuar, dhe sot është e njëjta gjë. PD ka një zgjim të vonuar, duke krahasuar janarin e këtij viti me marsin e këtij viti, PD tregon se është zgjuar nga 24% në 30%. Pra, ky quhet zgjim. Kështu ka qenë fiks, dhe PD e Lulit. Erdhën nga pandemia, nga histori të paqarta, kishin djegur mandatet, sistemi zgjedhor kishte shumë debate të kësaj natyre, dhe pak a shumë jemi në të njëjtin trend”, tha Manjani.

Manjani theksoi se po sheh një “zgjim” të PD-së kohët e fundit, por që sipas tij është i pamjaftueshëm, pasi ky zgjim duhej të kishte ndodhur minimum një vit më parë.

“Është vërtetë se ka një rritje krahasuar me matjen e fundit. Rritja është 2.2% nga shkurti, që tregon atë që thashë, se ka një zgjim të PD-së. Në fakt, nuk ishte normale, PD duhet të kishte qenë zgjuar që para një viti, po kjo është temë tjetër. Skenari normal do duhej të ishte që të kishim një PD shumë më aktive, që kohë më parë, të paktën para një viti, që sot të ishim në shifra më të mëdha, për t’i dhënë mundësinë fushatës që të tejkalosh kundërshtarin. Pra, rritja e PD është e qëndrueshme, ka rritje, por jo e mjaftueshme për të bërë rotacionin”, tha Manjani.

Po ashtu, Manjani theksoi se një dëm i madh për PD vjen edhe nga partitë e reja opozitare, pasi ato mund të marrin shumë vota nga elektorati i djathtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjetjet e Barometrit, Manjani: PD është zgjuar por nuk mjafton për rotacionin appeared first on Euronews Albania.

Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë

31 March 2025 at 12:23

Nga Ylli Manjani Nuk mund të ketë sistem drejtësie të drejtë kur punonjësi i drejtësisë trajtohet padrejtësisht. Absolutisht kështu është. Vettingu ishte trajtimi më i padrejtë që iu bë punonjësve të drejtësisë. Askush nuk u akuzua nga ai proçes për korrupsion, meqë ra fjala. Me proçese administrative të bazuara në hamendësime dhe thashetheme u larguan […]

The post Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

“Dumani u bë personi më i rëndësishëm”, Manjani: Çfarë kanë në mëndje Rama e Berisha

By: Besnik
27 March 2025 at 22:29

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mehillin”, juristi Ylli Manjani tha se, pavarësisht retorikës politike kundër SPAK-ut dhe kreut të saj, mbështetja ndaj Dumanit, u rrit edhe me 10% para zgjedhjeve.

Manjani tha se Altin Dumani u bë personi më i rëndësishëm para zgjedhjeve të 11 majit dhe duke argumentuar mbi këtë, i quajti deklaratat pozitive të Ramës ndaj Dumanit si një taktike të mirë politike nga ana e kryeministrit.

“Mbështetja për SPAK-u, pavarësisht retorikës politike që e sulmoi, u rrit me 10%. Drejtësia duhet lënë të punojë siç di të punojë, dhe unë jam kundër çdo lloj deklarimi politik ndaj drejtësisë. Altin Dumani u bë personi më i rëndësishëm në Shqipëri fiks para zgjedhjeve. Tani, si mendoni, një politikan duhet të përballet me Altin Dumanin apo ta mbështesë? Natyrisht, duhet ta mbështesë dhe të thotë që është një burrë i mirë, shumë i mirë, sigurisht. Kjo është taktike e pastër, e pastër fare”, tha Manjani.

Manjani shtoi gjithashtu se edhe lideri demokrat Sali Berisha nuk ka rrugë tjetër dhe duhet të ndjekë shembullin e Ramës, pasi nuk mund të vazhdohet gjithmonë me retorikë negative ndaj SPAK-ut. Ai u shpreh se mendon se Berisha dhe Rama janë në një mendje për reformimin dhe ndryshimin e standardeve të drejtësisë, dhe tha se kjo do të bëhet realitet me ardhjen e parlamentit të ri.

“Si mendoni ju, Sali Berisha do të vazhdojë me historinë e Dumanit? Nuk ka më, nuk shkohet më me këtë, sepse dhe Berisha e di shumë mirë. Ajo që themi ne në këtë pikë, edhe Zoti Berisha e kupton që nuk është puna te Dumani, por janë punë të ndara. Ajo që duhet të bëjë parlamenti dhe politika duhet ta bëjnë. Dhe kam një lajm të mirë që Edi Rama dhe Sali Berisha janë në një mendje për çështjen e drejtësisë. Për mua, është një lajm i mirë. Njëri e quan standard, tjetri thotë reformë”, tha Manjani.

Manjani u shpreh se, sipas tij, Rama thotë një të vërtetë, që kryeministri është ai që ka bërë reformën në drejtësi, dhe juristi theksoi se në këtë pjesë, Rama është i sinqertë dhe ai e beson këtë gjë.

“Edi Rama thotë një të vërtetë, ai e ka bërë reformën në drejtësi. Fiks te kjo që thotë është i sinqertë, në këtë pjesë ai thotë një të vërtetë që kam bërë unë reformën sepse ajo funksionon. Po ta doja unë nuk do të funksiononte, amerikanët shkojnë dhe vijnë, dhe ajo funksionon. Parlamenti i Shqipërisë duhet të marrë përgjegjësinë për disa gjëra që nuk shkojnë siç duhet dhe këtë duhet ta bëjë parlamenti. Këtë nuk e bën dot vetëm Edi Rama, as Sali Berisha. Vetëm ata e thonë këtë gjë në fushatë”, përfundoi Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dumani u bë personi më i rëndësishëm”, Manjani: Çfarë kanë në mëndje Rama e Berisha appeared first on Euronews Albania.

Koalicioni i Berishës për zgjedhjet, ironizon Manjani: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

By: redi
4 March 2025 at 19:23

Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me 25 partitë politike. Për të ata janë një ”aleancë konservash”. Manjani shkruan se me konservat e lulit, shkohet thjesht te Luli, duke ironizuar koalicionin e Berishës me të cilin kërkon të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. ”Kjo është aleancë konservash, jo konservatorësh. Të vetmen gjë madhështore që mund të bëjnë është…

Source

❌
❌