Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

By: Ela
11 July 2025 at 13:45

SPAK u tërhoq të premten nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti, ankimi për të cilën ishte bërë kryesisht mbi dyshimet për pasurinë e bashkëshortit para martese. Në seancë Adnan Xholi që përfaqësoi SPAK la të kuptohej se ishte bindur nga provat e sjellë prej prokurores dhe se kërkonte lënien në fuqi të vendimit të KPK për të. Hamiti […]

The post SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

By: Ela
10 July 2025 at 08:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet përfundimtare të palëve në ankimim e Komisionerit Publik ndaj prokurores Eranda Laze. Filimisht në seancë, prokurori Adnan Xholi i autorizuar nga kreu i SPAK iu përgjigj pyetjeve nga relatori. Më pas, palët lexuan konkluzionet përfundimtare. Xholi në qëndrimin e tij kërkoi shkarkimin e Lazes, duke referuar problemet e gjetura […]

The post SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

By: Ela
10 July 2025 at 08:13

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, zhvilloi të mërkurën seancën për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit që konfirmoi në detyrë prokuroren Elona Alvora. Çështja lidhet me ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të  7 qershorit  2022, i cili e kishte konfirmuar Alvorën në detyrë. Në paraqitjen e […]

The post SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë appeared first on BoldNews.al.

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

By: Ela
5 July 2025 at 16:29

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të regjistruar në pronësi […]

The post Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë appeared first on BoldNews.al.

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

By: Ela
5 July 2025 at 15:57

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi, dështoi të kundërshtoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA problemet e konstatuara për pasurinë dhe profesionalizmin prej Komisionit, që sollën shkarkimin e tij më 28 tetor të vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se Lelçi dështoi të dokumentonte të ardhurat neto të babait nga blegtoria, të deklaruara si […]

The post Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

By: Ela
26 June 2025 at 09:24

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit të prokurores Laze u paraqitën nga prokurori Adnand Xholi i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

22 June 2025 at 20:00

Një faturë prej gati 150 milionë lekësh llogaritet se është paguar ndaj të gjithë gjyqtarëve që u shkarkuan nga shkalla e parë e vettingut dhe që, sipas ligjit, ata duhet të merrnin 75% të pagës, sepse konsideroheshin të pezulluar nga detyra derisa të shprehej KPA. Por kjo nuk është fatura e vetme që po paguhet […]

The post Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë appeared first on BoldNews.al.

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

By: Ela
20 June 2025 at 12:11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 19 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e […]

The post KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa appeared first on BoldNews.al.

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

By: Ela
20 June 2025 at 10:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit të vetingut të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, vendimarrje që e riktheu atë në  detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash, ku shumica çmoi se Shehaj kishte qenë student në kohën kur ka hyrë në fuqi legjislacioni për vetingun e […]

The post Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

By: Ela
19 June 2025 at 09:11

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, u tërhoq nga kërkesa për shkarkim dhe kërkoi para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualfikimit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Prokurori Robert Kote u konfirmua në […]

The post Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote appeared first on BoldNews.al.

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

By: Ela
17 June 2025 at 09:17

Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, KPA u zhvillua të hënën më 16 qershor seancë gjyqësore publike për çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino, i cili i’u përgjigj pyetjeve të trupit gjykues, si dhe parashtroi pretendimet e tij ndaj analizës financiare të Komisionit, që çoi në shkarkimin e tij në shkallën e […]

The post Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA appeared first on BoldNews.al.

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

By: Ela
17 June 2025 at 09:05

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi më 31 tetor të vitit të kaluar të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Hektor Mushi, duke i gjetur të bazuar përfundimet e arritura për problemet në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Ashtu si KPK, edhe Kolegji […]

The post KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi appeared first on BoldNews.al.

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

3 June 2025 at 18:12

Sipas drejtuesit të SPAK, prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri nuk arriti që të provojë të kundërtën e barrës së provës në lidhje me ato që u konsideruan si probleme profesionale dhe kërkoi largimin e saj nga funksioni, ndërkohë që subjekti e cilësoi antikushtetues ankimin. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më […]

The post “Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA appeared first on BoldNews.al.

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

By: Ela
29 May 2025 at 18:24

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 29 maj me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Vlorës, Elona Alvora. Përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK, prokurori Adnan Xholi deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ngritura nga Komisionerja Publike, Irena Nino dhe kërkoi rikontroll të konkluzioneve të shkallës së parë për kriterin profesional. Ashtu […]

The post KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

By: Ela
29 May 2025 at 18:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 28 maj lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkakimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Emiljano Ruli. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga rezarta Schuetz, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli appeared first on BoldNews.al.

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

By: Ela
28 May 2025 at 19:15

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të martën, më 27 maj, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu, dhe e riktheu atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha […]

The post KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

By: Ela
14 May 2025 at 12:17

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të martën më 13 maj të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

By: Ela
6 May 2025 at 09:55

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 5 maj me konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera. Konfirmimi në detyrë i Berës nga Komisioni u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që ka marrë kompetencat e Komisionerëve […]

The post SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera appeared first on BoldNews.al.

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

By: user 2
5 May 2025 at 17:14

Sali Berisha ka bërë sërish atë që di të bëjë më mirë: të denoncojë. Këtë radhë në daljen e tij përpara derës së SPAK, lapsi i ka rënë gjykatëses star të reformës në drejtësi, asaj që ka marrë mbi supe shumë prej proceseve të bujshme. Berisha ka dëshmuar me dokumentat origjinale të ardhura nga Greqia, se ajo ka qenë e dënuar në shtetin fqinjë, për arsye se ka dashur të kalojë kufirin me vizë të fallcifikuar.

Del dokumenti i gjykatës së Janinës/ Irena Gjoka u dënua në Greqi

Deri këtu historia është e njohur. Që në kulm të gjykimit kundër kreut të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, mediat greke e bënë të ditur këtë skandal. Ato, duke treguar historinë e zonjës me tre mbriemra (Spata të vajzërisë; Maneku nga martesa e parë, me të cilin pati tentuar të shkojë në Greqi; Gjoka nga martesa e dytë, të cilin e përdori për të manipuluar Vettingun) tentuan të hidhnin hije dyshimi mbi këtë proces të trukuar nga fillimi në fund. 

Por, në këtë pikë, puna nuk është tek fati personal i zonjës Gjoka. Ajo mund të përdorë më së miri justifikimin që Edi Rama ka përsëritur, me dhjetra herë, për të gjithë banditët e rilindjes që i dogji njëri pas tjetrit ligji i dekriminalizimit: ashtu ishte koha dhe kaq ishin mundësitë e shqiptarëve për lëvizjen e lirë. 

Pra thjeshtë, ajo mund të mbrohej me një “gabim rinor” të 20 e ca viteve më parë. 

Këtu problemi qëndron se simbolika e rastit të saj është nga ato që njollosin mbarë reformën në drejtësi. Dhe jo në një, por në disa etapa. Fillimisht, pasi kjo histori na tregon se nga sita drakoniane e vettingut paskan depërtuar personazhe të tillë me kredibilitet moral të cënueshëm. Dhe kjo jo thjeshtë për gabimin rinor të dhjetorit 2002, por për atë të fallcifikimit të paskrupullt të dokumentit me anë të cilit ajo arriti të futej mes gjykatëseve të zgjedhur të vendit. Aty znj. Gjoka ka gënjyer hapur duke thënë se nuk ka qenë kurrë e dënuar apo e dëbuar jashtë shtetit. 

Del dokumenti/ Gjyqtarja Irena Gjoka, e dëbuar për vizë false

Po a mbaron këtu? Natyrisht që jo. Kur ky skandal plasi, fillimisht në gazetën greke Ta Nea, një tjetër institucion i drejtësisë së re, një nga ato për të cilat Veliaj thoshte në përgjimet nga burgu se janë produkt i votave tona socialiste, i doli asaj hapur në mbrojtje. Këshilli i Lartë Gjyqësor prodhoi me shpejtësinë e dritës një deklaratë se ajo po sulmohej duke i cënuar rëndë figurën. “Qeveria e gykatësve” qëndroi e pashqetësuar nga denoncimet e forta dhe nuk hodhi asnjë hap për të gjetur të vërtetën për kryetaren e GJKKO-së që dyshohej se kishte mashtruar në shkelje të ligjit.

Vetëm kur mediat greke vijuan me dokumenta që e bënë të pashmangshëm mbylljen e syve përballë skandalit ata i kërkuan prokurorisë së përgjigjshme të verifikonte. Kjo prokurori vijoi lojën e fshehjes së krimit. Ka kaluar plot një vit nga kohe kur me një dokument zyrtar ky institucion i konfirmoi redaksisë së Lapsi.al se po e hetonte çështjen e Irena Gjokës në Greqi.

Konfirmimi i Prokurorisë/ Kërkohen në Greqi dokumentat e dëbimit të gjyqtares Irena Gjoka

Por, për 12 muaj ata nuk arritën dot të jepnin përgjigje, as të nxirrnin nga arkivat dokumentin e gjykatës së Janinës që Berisha bëri publik sot.

Vallë edhe dy shkallët e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar nga paaftësia në zbardhjen e të vërtetës për këtë personazh? Eshtë e vështirë ti besosh kësaj hipoteze, sidomos po i hodhe një sy çështjeve të bujshme gjyqësore të cilave i ka vënë gjoksin znj. Gjoka. Ajo qëndron pas izolimit të liderit të opozitës Berisha. Ndonëse ky i fundit dhe avokatët e tij kërkuan disa herë dorëheqjen e saj për konfikt interesi, pasi kur ishte kish qenë president ai e kishte shkarkuar me firmën e tij, ajo nuk u largua për asnjë çast nga procesi i dyshimtë që e mbajti atë të mbyllur në shtëpi. Ajo kontibuoi edhe në moslejimin e betimit të Alfred Belerit si kryebashkiak i Himarës duke përligjur një burgim të sajuar me prova fallco dhe dëshmitarë të dënuar nga policia.

Andi Bushati: Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Po ti hedhësh një sy pasqyrimit që i ka bërë shtypi vendimeve të saj, aty gjen dyshime për vonesa në nxjerrjen e urdhërit të arrestit për bosët e inceneratorëve që arritën të arratisen. Aty shikon çlirim nga sekuestro të pronave për ndërtues të qendrës së Tiranës të lidhur shumë ngushtë me qeverinë.     

Pra, nga aktet që ka ndërmarrë në kryerjen e detyrës e ke të lehtë të kuptosh se znj.Gjoka ka qenë e ashpër me kundërshtarët e pushtetit dhe dorëlëshuar me njerëzit pranë tij. E ndoshta kjo spjegon më së miri edhe arsyen se pse të gjitha hallkat e sistemit që duhet ta penalizonte janë treguar tolerante me të.

Mjafton kaq për të kuptuar se dokumentat e dënimit të saj në Janinë, që Sali Berisha bëri publike sot, nuk kanë fare të bëjnë me gafën e pakujdesshme të një të reje të dëshiruar për të kaluar kufirin. Mënyra si i është toleruar manipulimi i ststemit dhe se si më pas organet e tjera janë rekur ta fshehin këtë, dëshmon më shumë për një pengmarrje. Për njerëzit e kapur që janë vënë në krye të drejtësisë së rilindur.

Pikërisht për këtë, incidenti ku u përfshi Irena Gjoka dy dekada më parë, nuk është thjeshtë një histrori personale. Ai është një nga ato shembuj që po shtojnë njollat e turpit mbi reformën në drejtësi, e cila sa më shumë kohë kalon aq më e pa mbrojtshme bëhet edhe nga idhtarët e vet me fanatikë.      

©Lapsi.al   

The post Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur appeared first on Lapsi.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

By: Oldi
30 April 2025 at 16:18

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 29 prill të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Mustafa Turku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA I kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku appeared first on BoldNews.al.

❌
❌