Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve edhe shkarkimin e nënkryetarëve.

“Është e domosdoshme dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. I shoh të rraskapitur. Juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

“Nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni yje të tjera. Megjithatë, në nderin tënd është që t’i shkarkosh gjithë, po kjo është një çështje që ti e sheh vetë”, iu drejtua Rama, kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut.

“Ajo që unë them është që tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh. Se dhe nga mënyra si qeshët, ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë ata. Edhe tani që u kujtuat po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës: Nuk zbatojmë urdhrat për shkarkime

By: Oldi
11 July 2025 at 17:38

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive. Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, kryetarit i Bashkise së Mirditës, Albert Melyshi, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të […]

The post Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës: Nuk zbatojmë urdhrat për shkarkime appeared first on BoldNews.al.

RUSI – Vetëvritet ministri i Transporteve, i saposhkarkuar nga Putini

MOSKË, 7 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Roman Starovoit, ministri rus i Transporteve, i shkarkuar sot nga posti i tij nga presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, disa orë më vonë, njoftoi Komiteti Hetues Rus në një deklaratë.

“Trupi i ish-ministrit rus të Transportit Roman Vladimirovich Starovoit u gjet në makinën e tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit”, tha Komiteti Hetues duke pohuar se “teoria kryesore e vdekjes së tij është vetëvrasja”.

Presidenti rus, Vladimir Putin shkarkoi sot ministrin e tij të Transporteve, Roman Starovoit.

Dekreti i botuar në Moskë nuk jep asnjë arsye pse ish-guvernatori i rajonit perëndimor rus të Kurskut, i cili u emërua ministër i Transporteve në maj të vitit të kaluar, po largohet nga posti i tij.

Zëvendësuesi i Starovoit, Andrey Nikitin, është emëruar ministër i Transportit në detyrë.

Pasardhësi i Starovoit si guvernator i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov, është ndaluar për mashtrim të dyshuar.

Kursku është vendi ku trupat ukrainase pushtuan dhjetëra fshatra në gusht të vitit të kaluar, në një goditje të përkohshme, por të turpshme për ushtrinë ruse.

Smirnov u bë guvernator i Kurskut në maj të vitit 2024, por u detyrua të jepte dorëheqjen në dhjetor pasi trupat ukrainase pushtuan.

Çështja kundër Smirnovit përqendrohet në faktin se fondet për ndërtimin e fortifikimeve në kufirin me Ukrainën dyshohet se nuk u shpenzuan siç duhet.

Këto fortifikime u ndërtuan që nga viti 2022, menjëherë pasi Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Si guvernator, Starovoit kishte thënë se këto objekte ishin përfunduar.

Deri më sot nuk dihet asnjë hetim kundër Starovoit.

Komentatorët rusë përmendën gjithashtu kaosin në aeroportet ruse si një arsye të mundshme për shkarkimin e tij.

Qindra fluturime janë anuluar në mes të sezonit të festave për shkak të sulmeve të shpeshta me dronë ukrainas./  a.jor.

The post RUSI – Vetëvritet ministri i Transporteve, i saposhkarkuar nga Putini appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Shpërthen’ në akuza Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

7 June 2025 at 14:54

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se denoncon heshtjen e mediave, sidomos me vetëvrasjen që ndodhi fill mbrapa të ushtarit të Gardës. Ai garantoi se opozita do ta hetojë sepse kjo ndodhi fill pas shkarkimit të Komandantit të Gardës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, nuk i lejoj vetes kurrë të ndërhyjë në një debat të brendshëm të një vendi tjetër. Asnjëherë. Por shiko çfarë ndodh këtu. A e morët ju vesh pse u shkarkua komandanti i Gardës. Pse e censuruat ju lajmin, të vërtetën e shkarkimit të tij. Një socialist i thekur thotë ai, por e shkarkoi për fajin e vetëm se, doli lajmi i shtrimit të Edi Ramës, urgjent në spital. Se sipas Edi Ramës, ky Onuzi duhet të ja qepte gojën të gjithë personelit që e panë se në ç’gjendje shkumonte dhe ky ishte fajtori.

Dhe unë denoncoj heshtjen e mediave, sidomos me vetëvrasjen që ndodhi fill mbrapa të ushtarit të Gardë. Një ushtar profesionist, një njeri i detyrës, u gjet i vrarë në makinën e tij. Ju kujtohet ju vrasja i shoferit të Fatmir Xhafajt, kur ishte ministër i Brendshëm. Kurse ky, çfarë ndodhi me të. E paraqitën se ky vrau veten në makinë. Edhe për Mehmet Shehun thanë se, vrau veten në dhomë të gjumit.

Unë nuk kam të dhëna, dhe i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por bëj thirrje, Avokatit të Popullit dhe ju garantoj se, opozita do ta hetojë sepse kjo ndodhi fill pas shkarkimit brutal të Komandantit të Gardës, për shkak të daljes së lajmit se Edi Rama shkoi, ashtu siç shkon dhe herë të tjera, në spital dhe bëri një goditje, se nuk e di se çfarë kishte sepse nuk merrem me problemet e tij. Por sigurisht, shkarkimi i Komandantit të Gardës dhe vetëvrasja e një ushtari është një ngjarje shumë tronditëse për një vend.

The post ‘Shpërthen’ në akuza Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

Trump shkarkon drejtoreshën e Galerisë së Portreteve: Mbështetja për DEI është e papërshtatshme për rolin e saj

31 May 2025 at 20:20

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten shkarkimin e drejtoreshës së Galerisë Kombëtare të Portreteve, Kim Sajet. Kjo është ndërhyrja e parë e drejtpërdrejtë e presidentit në Institutin Smithsonian pas lëshimit të urdhrit të tij ekzekutiv të kohëve të fundit për të eliminuar “narrativat përçarëse” nga muzetë dhe institucionet kërkimore federale.

“Me kërkesën dhe rekomandimin e shumë njerëzve, po e shkarkoj Kim Sajet nga pozicioni i saj si Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Portreteve”, shkroi Trump në platformën Truth Social. “Ajo është jashtëzakonisht e anshme dhe mbështetëse e DEI-t, diçka krejtësisht e papërshtatshme për pozicionin e saj. Zëvendësuesi i saj do të shpallet së shpejti.”

Galeria Kombëtare e Portreteve, e themeluar në vitin 1962 me një akt të Kongresit, strehon portrete të amerikanëve të shquar, përfshirë të gjithë presidentët e SHBA-së. Koleksioni i saj përfshin mbi 26,000 vepra arti. Smithsonian, megjithëse vepron si një institucion i pavarur, merr afërsisht 62% të financimit të tij nga qeveria federale.

Kim Sajet u emërua në vitin 2013 si drejtoresha e parë femër e Galerisë Kombëtare të Portreteve. E lindur në Nigeri dhe shtetase holandeze, ajo ka punuar në SHBA për më shumë se 30 vjet. Gjatë mandatit të saj, ajo promovoi zgjerimin e koleksionit me theks në diversitetin e artistëve dhe temave, dhe forcoi praninë e gjuhës spanjolle në komunikimet e muzeut.

Në vitin 2017, ajo ishte drejtoresha e parë e Smithsonian që emëroi një koreograf në mënyrë të përhershme për të krijuar shfaqje vallëzimi bazuar në ekspozitat e muzeut. Ajo gjithashtu lançoi serinë e podkasteve “PORTRAITS”, tani në sezonin e saj të gjashtë, duke synuar të arrijë audiencën përmes dialogëve rreth artit, historisë dhe identitetit

The post Trump shkarkon drejtoreshën e Galerisë së Portreteve: Mbështetja për DEI është e papërshtatshme për rolin e saj appeared first on Sot News | Lajme.

Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

By: M C
28 May 2025 at 22:48

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Eol Çashku është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vendimi është marrë me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, duke u publikuar në “Fletoren Zyrtare”.

Sipas aktit zyrtar, shkarkimi është bërë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për kinematografinë”, ndërsa dokumenti është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Për momentin, nuk është bërë e ditur se kush do ta pasojë në drejtimin e QKK-së.

VENDIM PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

The post Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku.

Në mbështetje tё ligjit “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi që Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti e shkarkon nga detyra zëvendësministrin pas deklaratave për ndërkombëtarët

By: M C
23 May 2025 at 18:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, një ditë pasi ai kishte thënë në një televizion se diplomatë ndërkombëtarë kishin “nxitur trazira” në veri të vendit.

Zyra e Kurtit njoftoi të premten se zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është liruar nga detyra.

Duke folur në KTV të enjten në mbrëmje, Vokrri kishte thënë se një ndër diplomatët ndërkombëtarë “që ka nxitur trazira” ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Zyra e Kurtit theksoi se vendimi për shkarkim vjen “pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit”.

Ajo tha se deklaratat e Vokrrit nuk i përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës.

Tensionet në veriun e Kosovës, i banuar me shumicë serbe, kanë qenë të larta në vitet e fundit.

Ato u rritën në vitin 2022 pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës, pas të cilit kryetarët serbë dhe zyrtarë të tjerë të komunitetit dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në këtë pjesë të vendit.

Tensionet kulmuan në shtator 2023 kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në Zveçan, ku u vranë një rreshter dhe tre sulmues.

Prej atëherë, autoritetet kosovare janë mbyllur dhjetëra institucione paralele serb në përpjekje për ta shtrirë autoritetin edhe në atë pjesë të vendit/REL

The post Kurti e shkarkon nga detyra zëvendësministrin pas deklaratave për ndërkombëtarët appeared first on Albeu.com.

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Alfred Sali.

Me vendimin nr. 555, datë 22.07.2022, KPK kishte vendosur shkarkimin e Salit, pas konstatimit të problemeve në kriterin e pasurisë.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Natasha Mulaj (kryetare), Albana Shtylla (relatore), Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo (anëtarë), vendosi njëzëri lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

“Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të KPA-së.

Alfred Sali përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe ka shërbyer si prokuror në Gjirokastër, Vlorë dhe së fundmi në Elbasan.

/a.f/r.e/

The post KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Alfred Sali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky shkarkon guvernatorin e Sumyt për sulmin rus që vrau 35 persona

KIEV, 15 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka filluar procedurat për të shkarkuar guvernatorin ushtarak të rajonit verilindor të Sumyt, pas një sulmi shkatërrues raketor rus që vrau më shumë se 30 persona.

”Qeveria po mbështet përpjekjet për të fajësuar Volodymyr Artyukh”, theksoi përfaqësuesi i tij parlamentar, Taras Melynchuck në Telegram.

Kjo vjen pasi Artiukh konfirmoi se personeli ushtarak do të mblidhej për një ceremoni çmimesh në qytetin e Sumyt në kohën e sulmit të rëndë raketor rus.

Megjithatë, ai theksoi se nuk e ka iniciuar këtë ngjarje.

Artiukh ka qenë guvernator ushtarak i rajonit Sumy për gati dy vjet.

Të paktën 35 persona u vranë në sulmin e së dielës në Sumy, megjithëse vetëm dy prej tyre thuhet se ishin ushtarë./   /os/

The post KIEV – Zelensky shkarkon guvernatorin e Sumyt për sulmin rus që vrau 35 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje Tom Doshi-Rama? Këshilltarët e PSD braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Shkodër

8 April 2025 at 21:59

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka dështuar për shkak të mos plotësimit të kuorumit të duhurit dhe një pjesë e mirë e pikave të rendit të ditës nuk janë miratuar. Kuorumi nuk është plotësuar për shkak se mbledhja është braktisur nga këshilltarët e Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit dhe dhe Partisë Demokratike. […]

The post Përplasje Tom Doshi-Rama? Këshilltarët e PSD braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump shkarkon drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh

UASHINGTON, 4 prill /ATSH/ – Administrata e presidentit Trump ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, byrosë së fuqishme të inteligjencës kibernetike të Shteteve të Bashkuara, sipas anëtarëve të komiteteve të inteligjencës së Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dhe dy ish-zyrtarëve të njohur me këtë çështje, sipas CNN.

Shkarkimi i gjeneralit Timothy Haugh, i cili gjithashtu drejton Komandën Kibernetike të SHBA – njësia kibernetike sulmuese dhe mbrojtëse e ushtrisë – është një lëkundje e madhe e komunitetit të inteligjencës amerikane, i cili po kalon ndryshime të rëndësishme në dy muajt e parë të administratës Trump.

”Wendy Noble, zëvendësja e Haugh në NSA, u hoq gjithashtu”, sipas ish-zyrtarëve dhe ligjvënësve.

Nuk ishte menjëherë e qartë se pse Haugh dhe Noble u pushuan nga puna.

”Gjenerallejtënant William Hartman, një oficer ushtarak me përvojë dhe zëvendës i Komandës Kibernetike, pritet të shërbejë si ushtrues detyre i kreut të komandës dhe NSA-së”, thanë dy ish-zyrtarët.

Lajmi për shkarkimet erdhi pas shkarkimit të shumë anëtarëve të stafit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi Laura Loomer, aktivistja e së djathtës ekstreme që dikur pretendonte se 11 shtatori ishte një punë e brendshme, i kërkoi presidentit Donald Trump gjatë një takimi të mërkurën ta bënte këtë, duke argumentuar se ata ishin të pabesë.

Komanda Kibernetike dhe NSA nuk pranuan të komentojnë.

Muajin e kaluar, Haugh priti miliarderin Elon Musk, i cili mbikëqyr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, në selinë e NSA dhe Komandës Kibernetike në Fort Meade, Maryland.

Haugh nuk ishte në bisedën në grup, tashmë famëkeqe, në aplikacionin e mesazheve Signal, në të cilën sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe zyrtarë të tjerë të lartë diskutuan një operacion të ndjeshëm ushtarak që synonte Houthis në Jemen, ndërsa nuk ishin në dijeni se një gazetar ishte pjesë e grupit.

NSA është një nga agjencitë më të fuqishme dhe kritike të spiunazhit të qeverisë amerikane. Shkelësit e kodit dhe operativët e saj kompjuterikë kryejnë operacione të inteligjencës në të gjithë botën që ofrojnë njohuri për presidentin dhe këshilltarët e tij kryesorë.

Renée Burton, një eksperte e sigurisë kibernetike që kaloi më shumë se dy dekada në NSA, e quajti lajmin për largimin e Haugh dhe Burton “alarmant”.

Në një spastrim të paprecedentë të lidershipit të lartë të ushtrisë në shkurt, Trump shkarkoi gjeneralin e lartë amerikan vetëm pak çaste përpara se Hegseth të shkarkonte shefin e Marinës së SHBA dhe zëvendësshefin e Forcave Ajrore./  a.jor.

The post SHBA – Trump shkarkon drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa (Murra)

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin përfundimtar nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa (Murra).

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për ankimin e subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Në 23 maj 2022, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në vendimin e saj KPK argumentonte se prokurorja ka kryer deklarime kontradiktore gjatë procesit administrativ dhe duke mos iu përgjigjur saktë pyetjeve të Komisionit lidhur me pasuritë.

Po ashtu KPK vlerësoi se Stafa kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e shpenzimeve për periudhën 2003 – 2016, si dhe kishte bërë deklarim të pasaktë lidhur me pasuritë e krijuara dhe burimin e ligjshëm.

/m.m/j.p/

The post KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa (Murra) appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Një vit më parë, në 5 prill 2024, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Ndërkohë ky vendim u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik.

/m.m/j.p/

The post KPA rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO kalon për gjykim dosjen/ Spahia: Akuzë qesharake! Nuk pranova gjykimin e shkurtuar

2 April 2025 at 10:35

Gjykata e Posaçme ka pranuarb ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Sipas SPAK, Bardh Spahia, kur ushtronte detyrën e […]

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen/ Spahia: Akuzë qesharake! Nuk pranova gjykimin e shkurtuar appeared first on BoldNews.al.

Mishi me lëndë helmuese, ministrja Denaj e papërgjegjshme: Nuk flas për sasinë

By: Oldi
31 March 2025 at 22:35

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me sasinë e madhe të mishit të pulës së evidentuar me salmonelë. Denaj tha se për këtë rast vijojnë hetimet dhe për personat përgjegjës do të merren masa ligjore. Pa pikë përgjegjësie, ministrja nuk tha një shifër të saktë të […]

The post Mishi me lëndë helmuese, ministrja Denaj e papërgjegjshme: Nuk flas për sasinë appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Flamurtari shkarkon trajnerin Andrea Agostinelli

By: armand
26 March 2025 at 17:58

Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajneri i Flamurtarit. Disfata e ditës së sotme ndaj Pogradecit në shtëpi me shifrat 2-1 ka rezultuar fatale për trajnerin italian. Largimin e Agostinellit e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat përmes një postimi në faqen zyrtare. “Zyrtare ! Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner […]

The post Zyrtare/ Flamurtari shkarkon trajnerin Andrea Agostinelli appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani

12 March 2025 at 21:16

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana Shtyllën dhe Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kapedanit.

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani më 18 maj 2022 për probleme në kriterin e pasurisë dhe u konstatua se me veprimet e saj kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Më 17 janar 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, ku në vijim ushtroi edhe funksionin e nënkryetares.

/a.f/

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhunoi shefin e Financës, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës/ Ja kush e zëvendëson

14 February 2025 at 15:57

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e spitalit të Dibrës, 44-vjeçaren Irini Shehu. Ky vendim është marrë pas skandalit të regjistruar dy ditë më parë, ku ajo goditi me send të fortë shefin e FInancës së spitalit të Dibrës, 37-vjeçarin Shaban Uklala. Fillimisht ata kishin debatuar me njëri-tjetrin gjatë një mbledhje stafi dhe […]

The post Dhunoi shefin e Financës, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës/ Ja kush e zëvendëson appeared first on BoldNews.al.

Rama për BIRN: SPAK ka dalë nga shinat, Erion Veliaj nuk do të shkarkohet

By: Oldi
11 February 2025 at 14:38

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë […]

The post Rama për BIRN: SPAK ka dalë nga shinat, Erion Veliaj nuk do të shkarkohet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌