Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga fiskalizimi tek urat: Vendimet e Qeverisë në detyrë vihen në pikëpyetje

17 July 2025 at 18:29

Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi rreth 12 vendime pas datës 27 mars, kur u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Një nga vendimet e fundit, që u publikua më 9 korrik në Gazetën Zyrtare të Kosovës, ka të bëjë me ndërtimin e një shkolle muzike dhe të një muzeu në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë – për çka u ndanë rreth gjysmë milioni euro.

Aty ka edhe vendime për shqyrtimin e shpronësimit të tokës në rajonin e Gjilanit, emërimin e drejtorit të Bordit udhëheqës për ndërmarrje publike, rritjen e përfitimeve për nënat e të tjera.

Ministrat në Qeverinë në detyrë miratuan edhe udhëzime administrative – në mesin e tyre ai për përdorimin e pajisjeve fiskale elektronike, të cilin Gjykata Supreme, më 15 korrik, e shpalli të paligjshëm dhe e anuloi.

Gjykata konstatoi se një qeveri në detyrë mund të kryejë vetëm aktivitete të domosdoshme dhe ato të planifikuara në planin vjetor të punës së qeverisë, dhe se nuk ka të drejtë të miratojë akte të reja nënligjore.

Ky udhëzim ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill dhe ishte lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përndryshe, shumica e ministrave në Qeverinë në detyrë të Kosovës janë deputetë në institucionin ligjvënës, i cili nuk është konstituuar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike midis partive parlamentare.

Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe vetë ministri në detyrë, Murati, e kritikuan vendimin e Gjykatës Supreme, duke e quajtur “arbitrar” dhe të pabazuar në ligj.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, reaguan gjithashtu, duke vlerësuar se ndërhyrja politike në gjyqësor është “e papranueshme”.

Çka do të ndodhë me vendimet e marra?

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria në detyrë, sipas vendimit të Gjykatës Supreme, është e detyruar t’i tërheqë vendimet e marra pas 27 marsit – datë kur u konfirmuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë finale për aq sa i përket interpretimit të ligjit, përfshirë edhe atë për Qeverinë”, thotë ai, por shton se në vendimin e 15 korrikut, Gjykata Supreme “ka bërë referenca kushtetuese që lënë hapësirë për përfshirjen e mundshme të Gjykatës Kushtetuese”, nëse palët vendosin të ndjekin një rrugë të tillë.

“Sipas mendimit tim, Ligji për Qeverinë është i hartuar dobët dhe keq, ka shumë dykuptimësi, por edhe kontradikta. Kjo lë hapësirë që çështja të politizohet dhe kjo nuk është gjë e mirë”, thotë Kryeziu.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme e ka bërë të qartë se Qeveria në detyrë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet, duke i lënë deputetët të kryejnë funksionin e ministrave.

“Prandaj, të tetë ministrat, përfshirë kryeministrin, të cilët mbajnë dy poste, po e shkelin ligjin”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, të gjitha vendimet e marra nga ministrat në Qeverinë në detyrë mund të kundërshtohen në gjykatë dhe të përmbysen.

“Qeveria është e detyruar ta respektojë dhe zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme”, thotë Miftaraj.

Çfarë vendimesh mori Qeveria në detyrë?

Të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës hyjnë në fuqi kur publikohen në Gazetën Zyrtare të Kosovës, dhe kështu shihet se më 28 mars është publikuar vendimi për shqyrtimin e kërkesave për shpronësime në interesin publik në rajonin e Gjilanit.

Pastaj, më 14 prill, u publikua vendimi për zgjatjen e mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Përdhunuar gjatë Luftës në Kosovë, ndërsa më 16 prill u publikua vendimi për emërimin e drejtorit të Bordit udhëheqës të ndërmarrjes publike rajonale për furnizim me ujë në rajonin e Prizrenit, me mandat trevjeçar.

Vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Arsim dhe Trajnim Profesional dhe Arsim për të Rritur për një mandat katërvjeçar u botua në Gazetën Zyrtare më 29 maj, ndërsa vendimi për rritjen e përfitimeve në para për nënat u botua më 5 qershor.

Ndërkaq, më 27 qershor hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të miratuar ndarjet financiare – në vlerë prej 4 milionë eurosh – për zbatimin e masës “Mbështetje për Diasporën” nga Paketa e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Në Gazetën Zyrtare të Kosovës mund të shihet, po ashtu, se ministritë në detyrë kanë nxjerrë edhe rregullore e vendime administrative.

Për shembull, Udhëzimi Administrativ, NR. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë, i lëshuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, u botua në Gazetën Zyrtare më 16 prill.

Udhëzimi Administrativ për ndryshimet dhe plotësimet e Udhëzimit Administrativ për lejet mjedisore, i lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u publikua më 28 maj.

Udhëzimi Administrativ për ndryshimet në listën e organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore, i lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u botua në Gazetën Zyrtare më 20 qershor.

Edhe Prokuroria heton kontratat e Qeverisë

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi më 10 korrik se ka nisur hetimet lidhur me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila u lidh nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Në deklaratë thuhej se hetimi i Prokurorisë nuk kundërshton ndërtimin e vetë urave, por fokusohet në “përmbushjen e detyrimeve ligjore” që lidhen me kontratën për ndërtimin e tyre.

Këto dy ura parashihet të ndërtohen në kuadër të një projekti të bazuar në një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës, përgjegjëse për komunat e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut.

Qeveria në detyrë e Kosovës ndau rreth 3 milionë euro për ndërtimin e tyre, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në vjeshtë.

Zyra e Prokurorit tha se nuk është në juridiksionin e saj të vlerësojë ose miratojë projekte infrastrukturore, por se “roli i Zyrës së Prokurorit Special është të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi, në rastet kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.

Pesë prokurorë u tha se janë angazhuar për të shqyrtuar dy mijë kontrata të lidhura nga Qeveria, raporton REL.

The post Nga fiskalizimi tek urat: Vendimet e Qeverisë në detyrë vihen në pikëpyetje appeared first on Telegrafi.

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

17 July 2025 at 16:51

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit. Ai shtoi […]

The post Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua” appeared first on Reporter.al.

Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

15 July 2025 at 18:36

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja argumenton se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.

Në pjesën e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit për Qeverinë kufizon veprimet e Qeverisë në dorëheqje vetëm në aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin Vjetor të Punës dhe Ligjin e Buxhetit, duke përjashtuar “miratimin e akteve nënligjore normative të reja”.

Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.

“Prandaj, përderisa akti i kontestuar është nxjerrë nga një autoritet i paautorizuar dhe në mungesë të kompetencës ligjore, si dhe është në kundërshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, Gjykata vlerëson se akti i kontestuar duhet të shfuqizohet si i kundërligjshëm dhe në shkelje të dispozitave kushtetuese,” përfundon vendimi.

Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale është hedhur poshtë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për të respektuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimet ligjore të mandatit qeverisës.

The post Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohet ish-zyrtari i policisë

11 July 2025 at 18:53

Operacioni është shtrirë në qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, ku janë ekzekutuar 7 nga 13 masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme. Mes të arrestuarve ndodhet edhe ish-shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, Erjon Dani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas SPAK, Dani dyshohet […]

The post SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohet ish-zyrtari i policisë appeared first on Reporter.al.

Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së

By: user 5
9 July 2025 at 19:52

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Raportohet se Sulejmani i ka dorëzuar një ditë më parë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Arsyet e dorëheqjes së kreut të AMP-së ende nuk dihen.

Ai u pezullua nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, por u rikthye sërish në detyrë 10 ditë më pas me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria kishte ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në nëntor të vitit 2023.

The post Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së appeared first on Lapsi.al.

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

By: Elva
9 July 2025 at 20:03

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se ai i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, një ditë më parë, ndërsa arsyet nuk janë bërë ende publike. Dorëheqja e Sulejmanit vjen disa javë pasi ai ishte pezulluar përkohësisht nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së […]

The post Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së appeared first on BoldNews.al.

Rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit (EMRI)

By: V K
9 July 2025 at 11:27

Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema, është rikonfirmuar në detyrë pas zhvillimit të konkursit të hapur nga Policia e Shtetit, për disa drejtori vendore dhe komisariate në vend.

Pas përfundimit të procedurave konkurruese, Dema ka rezultuar fitues, duke siguruar një mandat të ri në krye të komisariatit.

Sakaq, Dema mban prej vitesh postin e shefit të komisariatit të Rinasit.

The post Rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 July 2025 at 16:51

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj.

Prokurorët i akuzojnë Damkën dhe Kamberajn se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme në vlerë prej rreth 1 milion eurove.

Sipas një njoftimi të premten, Damka dhe Kamberaj akuzohen se i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, Germin dhe Caritas Zviceran, gjatë periudhës mes 16 gushtit 2021 dhe 24 marsit 2022.

Prokurorët i ngarkojnë ata se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kur kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, “duke i financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se i ka Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen deri në pesë vjet burgim, sipas kodit penal të Kosovës. Fikrim Damka – i cili është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës – u emërua ministër i për Zhvillim Rajonal në Qeverinë Kurti II në vitin 2021. REL/

The post Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar/ EMRI

By: Ela
2 July 2025 at 11:55

Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika, i cili dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ky vendim vjen si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje. Hazbi Lika u […]

The post Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

BM – Starmer mbron arritjet e qeverisë në vitin e parë në detyrë

LONDËR, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbrojtur arritjet e qeverisë së tij në vitin e parë në detyrë, ndërsa përballet me revoltën më të madhe të presidencës së tij.

Starmer këmbënguli në një takim të ministrave të lartë që ekipi i tij të mund të shikojë prapa me një “ndjenjë të vërtetë krenarie dhe suksesi” ndërsa afrohet përvjetori i 5 korrikut të vitit të tij të parë në detyrë.

‘’Puna e qeverisë është përqendruar në dhënien e punëtorëve mundësisë për të lulëzuar, jo vetëm për të mbijetuar’’, tha një zëdhënës i Starmer, ndërsa deputetët laburistë vazhdojnë të kërcënojnë me një revoltë mbi reformat e mirëqenies që ata thonë se do të ndikojnë negativisht tek personat me aftësi të kufizuara.

Projektligji për reformën e mirëqenies do të paraqitet në Dhomën e Komuneve për herë të parë të martën, me disa deputetë laburistë që vazhdojnë të thonë se do të votojnë për të bllokuar miratimin e tij pasi një revoltë shumë më e madhe u shtyp nga ministrat javën e kaluar.

Starmer hapi mbledhjen e kabinetit të martën në mëngjes, duke u thënë ministrave të lartë se ‘’reformat e mirëqenies ishin të dizajnuara për të ndihmuar ata që mund të punojnë të gjejnë punë dhe për të siguruar dinjitet dhe siguri për ata që nuk munden’’.

“Ai më pas reflektoi mbi vitin e kaluar në detyrë, duke thënë se të gjithë me të drejtë mund të shikojmë prapa me një ndjenjë të vërtetë krenarie dhe suksesi”, shtoi zëdhënësi.

Zyra e Starmer në Downing Street theksoi tre marrëveshje tregtare me Indinë, SHBA-në dhe BE-në, investime shtesë në rishikimin e shpenzimeve dhe një ulje të listave të pritjes së NHS si ndër arritjet e qeverisë një vit më pas./   /os/

 

The post BM – Starmer mbron arritjet e qeverisë në vitin e parë në detyrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Elbasanit dërgon në gjyq 6 policë, ‘falnin’ gjobat në rast shkeljeje

2 June 2025 at 15:24

Të pandehurit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K. dhe B.T. përballen me akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”, të parashikuara nga nenet 259/1, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim gjashtë efektivë policie të akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Hetimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), dega Elbasan-Korçë, ka evidentuar raste konkrete ku punonjësit e policisë kanë marrë përfitime të paligjshme nga drejtues mjetesh për të mos vendosur masa administrative ndaj tyre, duke dëmtuar kështu interesat financiarë të shtetit dhe interesin publik.

Katër efektivët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor – Xh.S., E.H., A.T., N.Xh. – janë akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre të kryer në mënyrë të përsëritur, ndërsa E.K. dhe B.T. akuzohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Prokuroria i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo akt korruptiv apo abuzim me detyrën nga zyrtarët publik, në mënyrë që autorët të përballen me drejtësinë.

The post Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Elbasanit dërgon në gjyq 6 policë, ‘falnin’ gjobat në rast shkeljeje appeared first on Sot News | Lajme.

Përndjekje, shpërdorim detyre e të përfshirë në aksident/ AMP: Arrestohen 2 policë, një tjetër pezullohet

31 May 2025 at 09:58

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie dhe një tjetër është pezulluar nga detyra.

Sipas njoftimit zyrtar theksohet se në pranga ka ranë një 57-vjeçar me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ndërsa në Tiranë është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë Inspektor 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”

Në Elbasan, agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër

-Korçë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat në unazën e qytetit të Korçës, ai është përplasur me mjetin Mercedes Benz që drejtohej nga shtetasi J. S. dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

Pas testimit të bërë me aparatin Drager ai rezultoi mbi normën e lejuar, në masën 1.07 mg/l.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

-Elbasan, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B. T., 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurisë u caktua në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se punonjësi i policisë B. T. ka favorizuar drejtues të ndryshëm automjetesh, të cilët kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor,

-Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor B. M., 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetases M.H., 27 vjeçe, e cila ka deklaruar se B. M., ish i dashuri i saj, më datë 25.05.2025 ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shkaktuar pasiguri në jetën e saj.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

The post Përndjekje, shpërdorim detyre e të përfshirë në aksident/ AMP: Arrestohen 2 policë, një tjetër pezullohet appeared first on Sot News | Lajme.

Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku.

Në mbështetje tё ligjit “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi që Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici

19 May 2025 at 15:15

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të hënën ndryshimin e vendimit për vendin e ekzekutimit të dënimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij për të lejuar Gjicin të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, u gjet fajtorë për korrupsion  i kishin […]

The post Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici appeared first on Reporter.al.

Regjistrohen 58 çështje penale për krime zgjedhore

9 May 2025 at 20:09

Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë raportuar gjatë dy ditëve të fundit se pranë këtyre institucioneve janë depozituar mbi 170 kallëzime dhe referime për krime zgjedhore. Sipas njoftimit të SPAK, deri të enjten më 8 maj janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku në 35 raste është vendosur regjistrimi i procedimit penal. Për 22 denoncime është […]

The post Regjistrohen 58 çështje penale për krime zgjedhore appeared first on Reporter.al.

Donald Trump flet për 100 ditët e para në detyrë: Reputacioni i SHBA-ve është rritur nën presidencën time, vendi po dështonte, por ne po e bëjmë Amerikën të madhe sërish

By: V K
30 April 2025 at 12:33

Gjatë një interviste ekskluzive me ABC News, Presidenti i SHBA Donald Trump, ka diskutuar 100 ditët e tij të para në detyrë,  duke diskutuar një gamë të gjerë temash nga ekonomia te imigracioni, fuqitë ekzekutive dhe politika e jashtme.

I pyetur nga Moran i ABC News, për një mesazh për votuesit që mund të ndiejnë njëfarë ankthi nga perspektiva e kostove më të larta nga tarifat, Trump pretendoi se e ka mbajtur premtimin e tij të fushatës, për të ulur çmimet në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka shumë shqetësime atje jashtë”, tha Moran. “Njerëzit janë të shqetësuar, madje edhe disa njerëz që votuan për ju thonë, ‘Unë nuk e pranova këtë’. Pra, si u përgjigjeni këtyre shqetësimeve”?

Epo, ata e pranuan, në fakt. Dhe kjo është ajo për të cilën unë bëra fushatë”, u përgjigj Trump.

“Thashë se jemi abuzuar nga vende të tjera në nivele që askush nuk i ka parë më parë… Mund ta kisha lënë kështu, dhe në një moment, do të kishte pasur një shpërthim që askush nuk e ka parë më parë. Por thashë, ‘Jo, duhet ta rregullojmë.’ Kam dashur ta bëj këtë për shumë vite”.

Trump mori meritat për atë që tha se ishin çmime më të ulëta për benzinën dhe ushqimet, duke treguar konkretisht vezët, të cilat u shfaqën si një problem i madh gjatë fushatës së vitit 2024.

“Ata më goditën javën e parë, ‘Vezë, vezë, vezë’, sikur të ishte faji im. Unë thashë, ‘Nuk e shkaktova unë këtë problem. Ky problem u shkaktua nga Biden. Cili është problemi me vezët?’ Dhe ata thanë, ‘Ata e kanë dyfishuar atë.’ Epo, vezët kanë rënë me 87% që kur u përfshiva”, tha Trump.

“Dhe meqë ra fjala — dhe kishte shumë vezë për Pashkë, të cilat sapo i kaluam”.

Trump promovoi politikat e imigracionit të administratës së tij dhe iu përgjigj shqetësimeve në lidhje me deportimin e padrejtë të disa njerëzve që jetojnë në Amerikë, duke pohuar se ata janë “të kujdesshëm” në përpjekjet e tyre.

“Epo, ato duket se funksionojnë”, – tha Trump për metodat e tij për të ulur kalimet e paligjshme përgjatë kufirit jugor.

Moran e pyeti Trump, nëse ai pajtohet që edhe “djemtë vërtet të këqij” meritojnë një proces të rregullt.

“Epo, ata kanë një proces ku ne duhet t’i nxjerrim jashtë, po”, u përgjigj Trump, duke shtuar më vonë se, “Nëse njerëzit hyjnë në vendin tonë ilegalisht, ka një standard tjetër. Këta janë të paligjshëm. Ata hynë ilegalisht”.

Kur Moran më vonë pyeti për komentet e podkasterit dhe mbështetësit të Trump, Joe Rogan, se atyre që deportohen duhet t’u ofrohet një proces i rregullt ligjor sepse “duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëhemi përbindësha ndërsa luftojmë përbindësha”, presidenti tha se ishte dakord.

“Oh, pajtohem me këtë njëqind për qind, po. Duam të jemi të kujdesshëm“, tha Trump. “Jemi të kujdesshëm. Po bëjmë diçka që duhet bërë. Kemi një vend që është shumë i sëmurë”.

Trump e paraqiti përdorimin e tij të paprecedentë të pushteteve zyrtare, për të çuar përpara axhendën e tij politike si një hap të nevojshëm në shërimin e një vendi “të sëmurë”.

“Çfarë u thoni njerëzve që janë të shqetësuar se po merrni, po rrëmbeni shumë pushtet dhe po bëheni një president autoritar siç nuk e kemi pasur më parë”? pyeti Moran.

“Jo, do t’i urreja ata ta mendonin këtë“, tha Trump. “Po bëj një gjë: Po e bëj Amerikën përsëri të madhe. Kishim një vend që po dështonte. Kishim një vend me të cilin qeshnin në të gjithë botën. Kishim një udhëheqës që ishte jashtëzakonisht i paaftë. Ai nuk duhej të kishte qenë kurrë president”.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump pohoi se; “nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit“, duke shtuar se “më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalojë luftën, ai thjesht po më përgjon mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes “Bankimit” ose “Sanksioneve Dytësore?” Shumë njerëz po vdesin”!

Është e mundur,” i tha Trump Moranit për Putinin duke e “përgjuar”. “Po, është e mundur. Sigurisht. Ai mund të jetë duke më përgjuar pak. Do të thoja se ai do të donte ta ndalonte luftën. Mendoj se…”

“E beson këtë”? Moran ndërhyri.

“Nëse – nëse nuk do të isha unë, mendoj se ai do të donte të merrte kontrollin e të gjithë vendit, personalisht,” vazhdoi Trump. “Gjithmonë kam ndjerë, kështu që kur u largova, nuk kishte asnjë shans që kjo të ndodhte. Kur Biden u përfshi, nuk do të them nëse e trajtoi siç duhet apo jo, por padyshim që nuk ishte mirë, sepse lufta filloi”.

Presidenti vazhdoi duke thënë, “Mendoj se Putini donte të gjithë Ukrainën“, dhe pretendoi se Putini pushtoi Ukrainën sepse Biden ishte në detyrë. “Mendoj se nëse nuk do të fitoja zgjedhjet, ai do ta kishte marrë të gjithë Ukrainën”.

Më vonë ai shtoi se, “Dhe për shkak të meje, besoj se ai është i gatshëm të ndalojë luftimet”.

Trump, duke diskutuar Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë të administratës së tij, përpjekjen e udhëhequr nga miliarderi Elon Musk për të çliruar qeverinë federale nga ajo që ata e quajnë shpërdorim dhe mashtrim, tha se janë bërë referime në Departamentin e Drejtësisë për ndjekje penale për akuza mashtrimi.

Moran pyeti nëse DOGE, i cili ka shkurtuar programet e ushqimit të huaj dhe kërkimin mjekësor, ndër të tjera, kishte shkuar “shumë larg, shumë shpejt, shumë pakujdesshëm”.

Trump tha, “jo”, duke thënë se DOGE i kishte kursyer vendit miliarda.

“Ne gjithashtu gjetëm shpërdorim të jashtëzakonshëm, mashtrim dhe abuzim, siç e dini. Ne gjetëm shumë mashtrime. Kishte shumë mashtrime”, tha Trump.

“Gjëra mashtruese po ndodhnin, dhe ne i dhamë fund kësaj, dhe ata njerëz do të vuajnë”.

I pyetur disa herë nëse janë bërë ndonjë referim mashtrimi në Departamentin e Drejtësisë, Trump tha, “A ka pasur? Po, ka pasur”.

“Pra, ka pasur referime për mashtrim nga puna e DOGE”?- e pyeti Moran Trumpin.

Trump u përgjigj: “Sigurisht që ka pasur”.

Gjatë gjithë intervistës, Trump akuzoi vazhdimisht ish-Presidentin Joe Biden për paaftësi dhe fajësoi paraardhësin e tij për sfidat e panumërta me të cilat përballet administrata e tij. Moran gjithashtu e pyeti Trumpin për vendimin e tij për t’u hequr të dhënat e sigurisë kundërshtarëve të tij politikë dhe për shënjestrimin e disa firmave ligjore.

“A po i përdorni fuqitë tuaja si president për hakmarrje personale”?– e pyeti Moran Trumpin.

“Jo. Do t’ju them diçka – ju them diçka që duhet – jo – nuk po pyetni vërtet dhe duhet të pyetni. Nuk ka pasur kurrë një president në këtë vend në histori që është persekutuar siç u persekutova unë nga njerëz vërtet të korruptuar”, pohoi Trump. “Njerëz të pandershëm dhe të tmerrshëm. Dhe kjo është vërtetuar”.

Trump shpreson që Hegseth do të jetë sekretar i ‘shkëlqyer’ i mbrojtjes pavarësisht kritikave të Signal

Moran më vonë e pyeti përsëri Trumpin nëse “kjo ju jep të drejtën të ndiqni kundërshtarët tuaj politikë me fuqitë e kësaj zyre”?

“Unë nuk shkoj pas. Nuk shkoj. Po shkoj pas të gjitha që po bëj. Hej, Biden më bëri diçka dhe unë i bëra diçka Bidenit. Dhe e dini pse e bëra? Sepse ai është jashtëzakonisht i paaftë”, tha Trump.

Ky nuk është një njeri që duhet të lejohet, e dini, të shikojë gjëra që janë shumë konfidenciale”.

Një ditë pasi kanadezët votuan për të zgjedhur një qeveri të katërt liberale radhazi dhe për të mbajtur kryeministrin Mark Carney, i cili ka qenë kritik i ashpër ndaj tarifave dhe kërcënimeve të aneksimit të Trump, Trump minimizoi marrëdhëniet e përkeqësuara me fqinjin verior të Amerikës.

“Ju ishit një problem i madh në të”, i tha Moran Trumpit për zgjedhjet. “Dhe kanadezët, shumë prej tyre, janë vërtet të zemëruar, të tërbuar, për fjalimin tuaj rreth,Ne do të pushtojmë Kanadanë. Do të bëhet shteti i 51-të-‘”.

“Kjo është prerogativa e tyre,” tha Trump.

Kur Moran vuri në dukje një rënie të udhëtimeve nga Kanadaja në SHBA, Trump tha: “Po shkojmë shumë mirë”.

“Ndjehet sikur ka pasur dëmtim të reputacionit”, i tha Moran presidentit.

“Vendi po shkon shumë mirë”, pohoi Trump.

Moran më vonë e pyeti Trump nëse mendonte se “reputacioni i Shteteve të Bashkuara ka rënë nën presidencën tuaj?”

“Unë – jo, mendoj se është rritur shumë dhe mendoj se jemi përsëri një vend i respektuar”, tha presidenti. “Na qeshën në të gjithë botën”.

The post Donald Trump flet për 100 ditët e para në detyrë: Reputacioni i SHBA-ve është rritur nën presidencën time, vendi po dështonte, por ne po e bëjmë Amerikën të madhe sërish appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit

21 April 2025 at 13:35

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka qenë sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat, ku u zhvillua një seancë për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”.

Kjo masë ishte vendosur pas kërkesës së Prokurorisë së Beratit, e cila kishte nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj Sulejmanit në lidhje me transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët dyshohet se janë transferuar në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria e Beratit e kishte caktuar më 16 prill masën e sigurimit personal ndaj Sulejmanit, duke e pezulluar atë nga detyra në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Beratit e konfirmoi ekzistencën e dyshimeve të arsyeshme për shkeljen e ligjeve që rregullojnë organizimin e policisë gjyqësore dhe funksionimin e AMP-së.

Gjyqtari Ilirjan Hysi, pasi shqyrtoi çështjen për rreth një orë, shpalli moskompetencë territoriale dhe vendosi që dosja të kalojë për shqyrtim në Tiranë.

Megjithatë, ai vendosi të vazhdojë masën e pezullimit nga detyra për Sulejmanin deri në përfundimin e procedurës.

The post I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ja kush janë zyrtarët që u proceduan në Kapshticë

19 April 2025 at 11:46

Gjashtë zyrtarë të doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Sipas Policisë 3 doganierët Vasfi Toska, Erjon Gozhdari dhe Anxhela Elezi shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore.

Dy specialistët për Hetimin Doganor, Kejdi Kacupi dhe Genti Tashana nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.

Sipas policisë, ata kanë falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore. Rasti mësohet të ketë ndodhur më 15 Prill, ditë në të cilën ata nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni. Përpos tyre, nën hetim janë Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe 2 specialistë të tjerë.

“Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës. Procedohen penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor, pasi nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve: V. T., 49 vjeç, banues në Korçë; E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë; A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë. Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve: D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

The post Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ja kush janë zyrtarët që u proceduan në Kapshticë appeared first on Sot News | Lajme.

AMP pezullon 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT-së

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar sot urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Personat e pezulluar janë inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier,

inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër,

inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër dhe inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër.

Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, pati dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.

/a.f/

The post AMP pezullon 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa (Murra)

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin përfundimtar nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa (Murra).

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për ankimin e subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Në 23 maj 2022, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në vendimin e saj KPK argumentonte se prokurorja ka kryer deklarime kontradiktore gjatë procesit administrativ dhe duke mos iu përgjigjur saktë pyetjeve të Komisionit lidhur me pasuritë.

Po ashtu KPK vlerësoi se Stafa kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e shpenzimeve për periudhën 2003 – 2016, si dhe kishte bërë deklarim të pasaktë lidhur me pasuritë e krijuara dhe burimin e ligjshëm.

/m.m/j.p/

The post KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa (Murra) appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌