Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

By: V K
21 June 2025 at 15:01

Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty.

Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, Jonida Doku.

Situata neutralizohet shpejt, me ndërhyrjen e forcave të Policisë. Por, administratorja e shkarkon të gjithë mllefin për situatën e krijuar, tek shoferi i saj, B.R.

Sipas drejtueses, shoferi nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur dinjitetin e saj përballë personit të dehur dhe propozon shkarkimin e tij nga detyra.

Në një institucion tërësisht të centralizuar, vendimi për shkarkimin e shoferit të Njësisë nr.11, një strukturë periferike e Bashkisë së Tiranës, merret nga drejtuesi më i lartë, Erion Veliaj, në 18 janar të vitit 2018. Motivacioni: “Mungesë e lartë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksioneve”.


  Njësia Bashkiake nr.11

Shoferi B.R. e kundërshton shkarkimin e tij nga detyra. Ai deklaroi para strukturave institucionale që nuk është përgjegjësi e tij të ruajë integritetin moral të administratores, pasi nuk ka as formimin e duhur fizik dhe as detyrë funksionale për t’u përballur me njerëz të mllefosur nga shërbimet e munguara të Njësisë Administrative.

Ai i drejtohet gjykatës së Tiranës, ku kërkon që të dëmshpërblehet me 16 paga mujore. Bashkia është tërësisht kundër dhe fillon betejën ligjore.

Një institucion, ku drejtorët kryesorë të saj akuzohen zyrtarisht se i kanë dhënë miliona euro tendera kompanive të krijuara prej tyre, aty ku kryetari i Bashkisë është nën arrest, pasi dyshohet se ka kanalizuar qindra mijëra euro publike në favor të organizatave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, Bashkia e Tiranës duket shumë e shqetësuar për pagat, në një vlerë pak a shumë 5 mijë euro, që kërkon shoferi i shkarkuar padrejtësisht nga Veliaj.


           Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

“Përndjekja” gjyqësore ndaj shoferit vijon për më shumë se 7 vjet. Vetëm së fundmi, Gjykata e Lartë e ndau përfundimisht çështjen, duke konfirmuar vendimet e gjykatave më të ulta, të cilat i dhanë të drejtën e dëmshpërblimint shoferit.

Ngjarja është e rëndomtë. Por, ajo është shumë më e rëndësishme për fatet e një qytetari, i cili priti 7 vjet për të drejtën e tij, krahasuar me “shqetësimin” e kryeministrit Edi Rama, i cili u deklarua i revoltuar se si gjykata e Tiranës zgjati për shtatë vjet një çështje tërësisht ordinere, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ngjarja e rëndomtë

Shtetasi B.R ka qenë në marrëdhënie pune me Bashkinë e Tiranë, duke filluar nga muaji Nëntor i vitit 2015, deri më datë 18.01.2018, pra për më shumë se dy vjet. Në pozicionin e “shoferit”, në Njësinë Administrative nr. 11 të Bashkisë Tiranë.

Në 7 Dhjetor 2017, administratorja e Njësinë Bashkiake nr.11, Jonida Doku, e cila ishte emëruar vetëm një muaj më parë në atë detyrë, mban një proces-verbal kundër B.R, të cilin e kishte gjetur shofer në institucion.

Në përmbajtje të atij akti, theksohet se në orën 15.00 të datës 07.12.2017, në zyrën e Administratorit të kësaj njësie administrative, kishte hyrë një person i dehur, duke përdorur fjalor fyes.

Më tej, në këtë akt parashtrohet se, shoferi B.R, megjithëse ishte i pranishëm në këto momente në ambientet e NjësisëAdministrative nr. 11, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.

Administratorja i drejtohet Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës me propozimin për shkarkimin e shoferit.

Pas këtij “propozimi”, nisin mbledhjet, ballafaqimet dhe diskutimet në Bashkinë e Tiranës. Në këto mbledhje, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës e akuzojnë shoferin se kishte shkelur parimin e mirëbesimit në marrëdhëniet e punës, duke mos ndërhyrë gjatë incidentit.

 


Rrethanat e incidentit, referuar vendimit të Gjykatës së Apelit

Shoferi i mohon këto pretendime. Ai thotë se e ka parë personin e deheur në katin e parë të godinës dhe ka tentuar ta nxjerrë përjashtë, deri sa ka ardhur policia dhe nuk ka pasur dijeni se ai individ kishte qenë në zyrën e Administratores.

Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmos shkarkimin e tij nga detyra, në 18 Janar 2018.

Përndjekja gjyqësore

Shoferi B.R. kundërshton vendimin e Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Ai pretendon se është shkarkuar padrejtësisht, pasi nuk e ka pasur kompetencë funksionale ruajtjen e dinjitetit të administratores dhe se Bashkia e Tiranës nuk ka respektuar detyrimet e Kodit të Punës.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 26 Korrik 2018, ka vendosur të pranojë pjesërish padinë e shoferit, duke detyruar Bashkinë e kryeqytetit që t’i paguajë atij 14 paga mujore, për shkak të ndërprerjes në mënyrë të paligjshme të kontratës së punës.

Bashkia e Veliajt nuk është dakord me këtë vendim dhe ankohet në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit, në 16 Tetor 2024, vendos të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Por, vartësit e Veliajt e kishin vendosur të mos lëshonin pe, duke vijuar “përndjekjen” e tyre gjyqësore ndaj shoferit.

Kur kishin kaluar më shumë se 6 vjet nga shkarkimi i tij i padrejtë, Bashkia nuk pranonte të paguante dëmshpërblimin dhe vijonte rrugën e ankimeve.

Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, zyra juridike e Bashkisë së kryeqytetit i drejtohet Gjykatës së Lartë, me kërkesën për pezullimin e zbatimit të vendimit, pra, bllokimin e pagesave ndaj shoferit. Në ndihmë, Bashkia thërret edhe Avokaturën e Shtetit.

 


                      Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Lartë, në 18 Qershor 2025, vendos të mos pranojë rekursin e Bashkisë për pezullimin e vendimit.

Në këtë mënyrë, kur kanë kaluar mbi 7 vjet nga largimi i paligjshëm nga puna, shoferi B.R., fitoi të drejtën për të marrë 14 pagesat mujore.

Natyrisht, fitimi i kësaj të drejte nuk do të thotë se Bashkia do të paguajë menjëherë. Shoferi, me shumë mundësi, do t’i duhet të vijojë kalvarin e kërkesave burokratike, për të bindur administratën lokale që t’i japë atë që i takon./ Boldnews.al

The post Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe appeared first on Albeu.com.

Përndoqi 23-vjeçaren dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

By: Ela
20 June 2025 at 10:59

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ka përndjekur vazhdimisht një 23-vjeçare dhe familjarët e saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 […]

The post Përndoqi 23-vjeçaren dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Përndroqi një grua dhe i hapi llogari në Facebook, shpallet në kërkim 54-vjeçari

By: Ardit
13 June 2025 at 11:04

Një 54-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale me kredencialet e një 33-vjeçareje dhe e ka përndjekur atë përmes këtyre llogarive. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po punohet për kapjen e 54-vjeçarit, shkruan A2 CNN. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën […]

The post Përndroqi një grua dhe i hapi llogari në Facebook, shpallet në kërkim 54-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Anuela Ristani reagon për emisionin investigativ: Përndjekje ndaj meje dhe familjes

By: user 11
7 June 2025 at 16:33

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka reaguar përmes një postimi ndaj emisionit investigativ “Piranja”, duke i akuzuar për ndjekje të vazhdueshme të saj dhe familjes.

Ndonse nuk ka dhënë një përgjigje për rastin e zbuluar në emision, Ristani paralajmëron ndjekje ligjore të çështjes dhe e quan të papranueshëm manipulimin e dhunën psikologjike.

Reagimi i plotë:

Prej më shumë se tre muajsh, unë dhe familja ime jemi vënë në shënjestër të një përndjekjeje të vazhdueshme dhe të paprecedentë nga emisioni investigativ “Piranja”, i drejtuar nga z. Vojo Bregu dhe transmetuar në Syri TV.

Ky nuk është një reagim për mua si përfaqësuese publike, por si nënë, bashkëshorte dhe qytetare. Sepse kur dhuna mediatike kalon kufijtë e raportimit dhe shndërrohet në ndjekje fizike të fëmijëve të mitur, atëherë nuk kemi më të bëjmë me gazetari, por me një formë të pastër shantazhi dhe terrori psikologjik.

Kam zgjedhur të reagoj jo vetëm për të drejtat e fëmijëve të mi që nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e jetës publike, por edhe për të gjithë ata që si unë ndihen të pambrojtur përballë kësaj praktike të rrezikshme, që përdor kamerat për të dhunuar privatësinë dhe sigurinë familjare.

Unë e di që ndoshta kësaj beteje nuk mund t’i dilet gjithmonë, por nesër, kur të mos jem më në këtë detyrë apo në asnjë funksion publik, do ta kem shpirtin në paqe që të paktën luftën time ndaj shantazhit, presionit dhe gjobëvënies e kam bërë me dinjitet dhe pa u tërhequr.

Mua më kanë ndjekur për tre muaj. Le të jenë dhe 300 muaj, nuk më bën përshtypje.

Do të doja të shihja si do të reagonin z. Vojo Bregu, znj. Arlinda apo kushdo tjetër që ka kontribuar në këtë ndjekje, nëse dikush do të ndiqte fëmijët e tyre, do të publikonte oraret dhe destinacionet e tyre me detaje, apo do t’i trembte me makina gri pa logo dhe motorë të bardhë nga dy burra të panjohur.

Unë nuk kam frikë nga e vërteta, as nga raportimi profesional. Kam hapur gjithmonë dyert e zyrës për çdo media që ka kërkuar transparencë.

Por të përndjekësh fëmijë, është e ulët edhe për gjobaxhinjtë më të pacipë.

Për më tepër, pretendimi i fundit i emisionit “Piranja” se faqja e tyre në Instagram është sulmuar për shkak të një materiali që më përmend mua, është një tjetër fake news dhe shpifje.

Nuk kam asnjë problem me publikimin e çdo materiali të regjistruar, ndërkohë që të gjitha faktet, videot dhe provat i kam dorëzuar pranë autoriteteve kompetente dhe do ta ndjek këtë çështje deri në fund, me rrugë ligjore. Sepse përveçse nënë dhe bashkëshorte, jam dhe një qytetare që beson se liria dhe privatësia nuk janë të negociueshme.

Të përndjekësh një fëmijë për të sulmuar një të rritur është një akt i ulët. Dhe i tillë mbetet, edhe kur vishet me petkun e “gazetarisë”.

The post Anuela Ristani reagon për emisionin investigativ: Përndjekje ndaj meje dhe familjes appeared first on Lapsi.al.

Shpërdorim detyre dhe përndjekje, AMP arreston dy policë

By: user 5
31 May 2025 at 11:42

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie dhe ka pezulluar nga detyra një tjetër.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat në unazën e qytetit të Korçës, ai është përplasur me mjetin Mercedes Benz që drejtohej nga shtetasi J. S. dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

Pas testimit të bërë me aparatin Drager ai rezultoi mbi normën e lejuar, në masën 1.07 mg/l.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Elbasan, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B. T., 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurisë u caktua në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se punonjësi i policisë B. T. ka favorizuar drejtues të ndryshëm automjetesh, të cilët kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor B. M., 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetases M.H., 27 vjeçe, e cila ka deklaruar se B. M., ish i dashuri i saj, më datë 25.05.2025 ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shkaktuar pasiguri në jetën e saj. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

The post Shpërdorim detyre dhe përndjekje, AMP arreston dy policë appeared first on Lapsi.al.

Përndjekje, shpërdorim detyre e të përfshirë në aksident/ AMP: Arrestohen 2 policë, një tjetër pezullohet

31 May 2025 at 09:58

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie dhe një tjetër është pezulluar nga detyra.

Sipas njoftimit zyrtar theksohet se në pranga ka ranë një 57-vjeçar me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ndërsa në Tiranë është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë Inspektor 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”

Në Elbasan, agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër

-Korçë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat në unazën e qytetit të Korçës, ai është përplasur me mjetin Mercedes Benz që drejtohej nga shtetasi J. S. dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

Pas testimit të bërë me aparatin Drager ai rezultoi mbi normën e lejuar, në masën 1.07 mg/l.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

-Elbasan, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B. T., 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurisë u caktua në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se punonjësi i policisë B. T. ka favorizuar drejtues të ndryshëm automjetesh, të cilët kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor,

-Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor B. M., 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetases M.H., 27 vjeçe, e cila ka deklaruar se B. M., ish i dashuri i saj, më datë 25.05.2025 ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shkaktuar pasiguri në jetën e saj.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

The post Përndjekje, shpërdorim detyre e të përfshirë në aksident/ AMP: Arrestohen 2 policë, një tjetër pezullohet appeared first on Sot News | Lajme.

Kombinat, 28-vjeçari përndjek të renë dhe i djeg kabinën elektrike të pallatit

By: Besnik
30 May 2025 at 16:12

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka përndjekur një të re 24-vjeçare deri në pallatin ku ajo banonte.

Më pas, në momentin kur është larguar, policia thotë se ai i ka vënë zjarrin kabinës elektrike, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për banorët e pallatit.

Policia njofton se e ka arrestuar 28-vjeçarin, i identifikuar me inicialet A.B., dhe i ka kaluar materialet proceduriale prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A.B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati, ai ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kombinat, 28-vjeçari përndjek të renë dhe i djeg kabinën elektrike të pallatit appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari

23 May 2025 at 13:54

Një 42- vjeçar është proceduar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë/ Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale

22 May 2025 at 11:20

Arrestime dhe procedime penale ndaj disa shtetasve. Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si dhe nga Komisariati i Policisë Nr. 1, janë referuar materialet në Prokurori për një sërë personash të dyshuar për përndjekje, hapje profilësh false dhe komente fyese ndaj qytetarëve.

Në një prej rasteve, një 22-vjeçar u arrestua për përndjekjen e një 21-vjeçareje, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve dhe për të ndalur keqpërdorimet në platformat online.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;

-F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje;

-G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;

-D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar;

-shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare;

The post Disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë/ Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale appeared first on Sot News | Lajme.

Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci

By: Ela
15 May 2025 at 16:19

Policia në Dubrovnik ka përfunduar hetimin penal ndaj një 37-vjeçari shqiptar i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe përndjeke. Sipas të dhënave të hetimit, i dyshuari që nga korriku i vitit të kaluar deri në mesin e majit të këtij viti, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 26-vjeçare shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, e […]

The post Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci appeared first on BoldNews.al.

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

By: Ela
14 May 2025 at 13:00

Një 35-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi prej një viti përndiqte një të mitur. Ai dyshohet se për një vit e ka kërcënuar të miturën dhe i ka marrë asaj shuma të konsiderueshme parash. Rasti është denonduar në polici nga familjarët e vajzës dhe 35-vjeçari është arrestuar, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë […]

The post Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Përndoqi një 48-vjeçare dhe shpërndau në rrjete sociale të dhënat e saj, arrestohet vlonajti

By: Ela
8 May 2025 at 15:11

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka përndjekur një 48-vjeçare dhe ka shpërndarë të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, […]

The post Përndoqi një 48-vjeçare dhe shpërndau në rrjete sociale të dhënat e saj, arrestohet vlonajti appeared first on BoldNews.al.

Bie në prangat e policisë 40 vjeçari në Vlorë/ Përndiqte gruan dhe shpërndante të dhënat në rrjete sociale

8 May 2025 at 13:15

Një shtetas 40 vjeçar, është arrestuar nga policia e Vlorës pasi përndiqte dhe shpërndante të dhënat personale të një 48 vjeçare në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.”

The post Bie në prangat e policisë 40 vjeçari në Vlorë/ Përndiqte gruan dhe shpërndante të dhënat në rrjete sociale appeared first on Sot News | Lajme.

Përndiqte ish-bashkëshorten në vendin e punës, e pëson burri në Tiranë

By: M C
18 April 2025 at 17:21

Policia e Tiranës, ka nisur një hetim për një 56-vjeçar pasi u kallëzuar nga ish-bashkëshortja se e përndiqte në ambientin e punës.

Ish-partnerja e shtetasit P.M., ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e ka ndaluar 56-vjeçari të shkojë në ambientin ku ajo punon dhe ta shqetësojë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se i ka krijuar shqetësim në ambientet e punës, ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje” – njofton Policia e Tiranës.

The post Përndiqte ish-bashkëshorten në vendin e punës, e pëson burri në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Përndjekje, zjarrvënie dhe kalim i paligjshëm kufiri, 5 persona nën akuzë në Korçë, 1 në kërkim

By: Ela
10 March 2025 at 11:27

Gjashtë persona u morën nën akuzë në Korçë dhe Pogradec, njëri prej të cilëve në arrati, pasi akuzohen për përndjekje, zjarrvënie nga pakujdesia, kalim i paligjshëm i kufirit, ndërtim pa leje dhe përleshje. Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim të riun me inicialet A. D., 25 vjeç, banues […]

The post Përndjekje, zjarrvënie dhe kalim i paligjshëm kufiri, 5 persona nën akuzë në Korçë, 1 në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Përndiqte një grua, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

By: armand
2 March 2025 at 11:42

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ka përndjekur dhe ka kanosur një 45 vjeçare. Ndalimi i shtetasit me iniciale S. B banues në Shkodër është bërë pas kallzimit të gruas. Njoftim: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka […]

The post Përndiqte një grua, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Përndoqi disa punonjës, procedohet penalisht ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës

By: Ela
28 February 2025 at 13:37

Policia e Dibrës ka referuar në Prokurori materialet procedurale për ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, 44 vjeçe, e dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Sipas hetimeve paraprake, Shehu akuzohet se ka përndjekur disa punonjës të spitalit, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën […]

The post Përndoqi disa punonjës, procedohet penalisht ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës appeared first on BoldNews.al.

Përndiqte vazhdimisht një vajzë të mitur në WhatsApp, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

By: Ela
5 February 2025 at 16:34

Policia në Vlorë ka arrestuar një 25-vjeçar për përndjekjen e një vajze të mitur. Sipas policisë, 25-vjeçari e ka përndjekur duke e kontaktuar vazhdimisht në rrjetin WhatsApp. “Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik ndaluan shtetasin H. M., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas të mitur, duke e kontaktuar vazhdimisht […]

The post Përndiqte vazhdimisht një vajzë të mitur në WhatsApp, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 4 vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari

1 February 2025 at 16:09
Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçari cili përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Gjithashtu është vënë nën hetim një 35-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinën me të cilën 41-vjeçari përndiqte të miturat. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41

Manjaku Fabian Dodaj i burgjeve të Francës që denigron vajzat dhe dështimi i policisë shqiptare

By: Ela
21 January 2025 at 11:52

35-vjeçari Fabian Dodaj, nga Shkodra, është shpallur në kërkim nga hetimi i krimit kibernetik në policinë e Lezhës pasi është kallëzuar nga një 33-vjeçare. Dodaj ka hapur një llogari në “TikTok” nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 […]

The post Manjaku Fabian Dodaj i burgjeve të Francës që denigron vajzat dhe dështimi i policisë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

❌
❌