Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lirimi i hapësirave publike, Ristani: Lulishtja pas Muzeut Historik Kombëtar iu rikthye komunitetit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anuela Ristani (@anuela.ristani)

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani njoftoi se lulishtja pranë sheshit “Harry Truman”, pas Muzeut Historik Kombëtar, i është rikthyer komunitetit pas ndërhyrjes së ndërmarrë nga strukturat përgjegjëse.

Pas lirimit të hapësirës janë mbjellë pemë dhe janë vendosur stola për të pushuar.

“Një hapësirë e re për të gjithë! Kjo lulishte e vogël ndodhet tek Rruga “Ded Gjo Luli”, pranë sheshit “Harry Truman”, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Mbushëm me dhe, mbollëm pemë, ullinj dhe shkurre dekorative. Mbollëm bar të ri dhe vendosëm edhe stola për të pushuar”, shkruan Ristani.

Sipas Ristanit, kjo hapësirë publike më parë ishte zaptuar nga lokalet, ndërsa tani është rikthyer për komunitetin si një vend i gjelbër, i qetë dhe i hapur për të gjithë.

/e.i/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Ristani: Lulishtja pas Muzeut Historik Kombëtar iu rikthye komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn

22 July 2025 at 13:56

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në […]

The post SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn appeared first on Reporter.al.

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

21 July 2025 at 22:21

Edi Rama, zhvilloi këtë pasdite një mbledhje të gjatë me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit e Bashkisë Tiranë, ku takimi zgjati disa orë. Duket se Edi Rama po përgatitet për zgjedhje të reja në Bashkinë e Tiranës, ku referuar burimeve mediatike, drejtimin e organizimit të ri të strukturave të Bashkisë ia ka lënë […]

The post FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

8 July 2025 at 07:58

Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]

The post Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Reporter.al.

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

By: Ela
5 July 2025 at 18:03

Nga data 1 korrik 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) operon pa kryetar, pas largimit të Jonaid Myzyrit nga detyra me urdhër të SPAK. Por e reja më e bujshme vjen nga vendimi i vetë KPP-së për të mos u tërhequr përballë një prej “teka-ve” më të shtrenjta të Bashkisë Tiranë, të firmosura nga kryetarja […]

The post KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi appeared first on BoldNews.al.

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat janë të paprekura

By: Besnik
24 June 2025 at 17:54

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik të fundit ndaj sistemit digjital të institucionit, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit të regjistruar deri më tani.

Në një njoftim për media, Ristani deklaroi se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në gjashtë muajt e fundit, duke treguar realitetin e vështirë të sigurisë digjitale me të cilin përballen institucionet publike.

Kryetarja theksoi se aktualisht po punohet për forcimin e mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, në bashkëpunim me ekspertë të sigurisë, ndërsa siguroi se të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.

“Nga 80 serverët që përdoren nga Bashkia, 10 prej tyre janë aktualisht nën vëzhgim”.

“Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve, si dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve, po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar mungesën e malware-it para se të riaktivizohen”, shkruan Ristani.

Reagimi i plotë i Anuela Ristanit

“Të nderuar qytetarë të Tiranës,

Dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që kemi regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.

Sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.

Dua të theksoj se, edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.

Të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.

Prej 80 serverëve gjithsej, 10 prej tyre janë nën vëzhgim.

Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malware-i përpara se të aktivizohen.

Në këtë fazë, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë.

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe përkushtim për të mbrojtur të dhënat dhe interesin e çdo qytetari”, shkruan Ristani.

The post Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat janë të paprekura appeared first on Euronews Albania.

GJKKO shpall moskompetencë për çështjen e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë

By: user7
23 June 2025 at 14:40

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur moskompetencë për çështjen e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, e paditur disa ditë më parë nga gazetari i emisionit investigativ “Piranjat” për shpifje dhe fyerje, pas deklaratave të saj publike që konsiderohen denigruese ndaj punës së tij dhe emisionit.

Sipas vendimit, padia ndaj Ristanit nuk përfshihet në fushën e kompetencave të saj, dhe prandaj rasti do t’i kalojë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Sipas padisë së dorëzuar disa ditë më parë nga Piranjat, kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre dhe shpifje. Ata u shprehën se kallëzimi për shpërdorim detyre është detyrim ndaj interesit publik të cilin kryetarja duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”, “shantazhuese” dhe “gjobaxhie”.

Gjithashtu thuhet se është detyrim i tyre profesional t’u shkojnë deri në fund akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, “viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative.”

Pak javë më parë, kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani është përplasur me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Edon Kuqin, pas një investigimi ku zbulohej se automjetet e bashkisë së bashku me shoferët i viheshin në dispozicion nevojave të familjes së saj. Ajo i është drejtuar me fjalë fyese gazetarit, ndërsa e ka akuzuar gjithashtu se po shkel etikën e gazetarisë.

The post GJKKO shpall moskompetencë për çështjen e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: V K
22 June 2025 at 14:36

Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

 

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

 

 

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

 

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

 

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

 

 

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: Ardit
22 June 2025 at 12:44

Kolltuku i ri i zyrës së Anuela Ristanit merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP. Sipas këtij dokumenti janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë […]

The post Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on BoldNews.al.

U kallëzua nga Piranjat, të hënën mbahet në GJKKO seanca ndaj Anuela Ristanit

By: user7
19 June 2025 at 10:28

Ditën e hënë do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiaken e komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit. Kjo e fundit u kallëzua për shpifje nga emisioni investigativ “Piranjat”. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00.

FLETË THIRRJE

Thirret i dëmtuari/akuzues Edon Kuqi, i datëlindjes 01.08.1996, me adresë Redaksia e Emisionit ” Piranjat”, Rruga “Aleksandër Moisiu”, “AA Company” Tiranë, me numër telefoni 0692051757të paraqitet para kësaj Gjykate më datë 23.06.2025, ditë e hënë, ora 13:00 për t’u dëgjuar në seancë pajtimore me të dëmtuar akuzues Edon Kuqi, me të akuzuar Anuela Ristani, për kryerjen e veprës penale të “Shpifja” të parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal.

Mosardhja shkakton pasoja sipas ligjit, pasi referuar dispozitave ligjore e kodit të procedurës penale në rast të mosparaqitjes tuaj gjykata do te vendose pushimin e ceshtjes. 

Tiranë, më 17.06.2025

GJYQTAR BIB NDRECA

The post U kallëzua nga Piranjat, të hënën mbahet në GJKKO seanca ndaj Anuela Ristanit appeared first on Lapsi.al.

Erion Veliaj nis hakmarrjen nga burgu/ Ja çfarë u ka bërë gati: Anuela ishte veç fillimi…

By: V K
10 June 2025 at 09:11

Nëse kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, ka përdorur makinën dhe shoferin e këtij institucioni për t’i çuar dhe marrë bashkëshortin në punë, si dhe nëse gjatë orarit të punës ka shkuar të bëjë vetë palestër, kjo do të ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe ajo do të duhej të jepte menjëherë dorëheqjen, duke ndjekur shembullin e kolegeve të saj në perëndim.

Ajo paguhet me taksat tona që të bëjë punët e qytetit dhe jo që të bëjë kokrrën e qejfit. Çdo media që demaskon sjellje të tilla abuzive me pushtetin, meriton vetëm lavde dhe i shërben në mënyrën më të mirë të mundshme të mirës publike.

Nga ana tjetër, burime të sigurta bëjnë me dije se ky sulm i koordinuar, në fakt, është dirigjuar nga burgu i Durrësit, aty ku qëndron i burgosur Erion Veliaj, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, i cili po hetohet për çështje të rënda korrupsioni dhe fshehje pasurie.

Nuk ka asgjë për t’u çuditur që ky është vetëm hapi i radhës në luftën brenda llojit, të marionetave socialiste, që janë në garë se kush do të jetë delfini i radhës.

Veliaj kësaj here ka shfrytëzuar miqësinë e tij të vjetër me Çim Pekën e Syri Tv dhe duket se ka goditur në shenjë.

Në fakt, Ristani e humbi toruan dhe u bë qesharake, duke i kërkuar llogari gazetarit të një televizioni privat mbi punën e tij. Ajo harroi se llogari para qytetarëve japin shërbëtorët publikë, jo gazetarët.

Ndërkohë që vazhdon t’i shprehë besnikëri dhe përkrahje Edi Ramës me statuset e tij në “Facebook”, duke shpresuar dhe besuar se vetëm ky i fundit mund të ushtrojë presion të drejtësia që Veliaj të dali i pa lagur apo me pakë gjë nga çështja e tij, në krahun tjetër ai po sulmon fort uzurpatorët e karrigës së tij në bashki, që nga ana tjetër janë caktuar po nga Edi Rama.

Ka ardhur koha që Veliaj ta pranojë fatin e tij tragjik dhe të behët një “pentito” politik dhe të nxjerrë sheshit bëmat e shefit të tij. Kjo është e vetmja gjë që do t’i bënte nder./ Petravu

The post Erion Veliaj nis hakmarrjen nga burgu/ Ja çfarë u ka bërë gati: Anuela ishte veç fillimi… appeared first on Albeu.com.

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

By: Ela
8 June 2025 at 12:39

Dorjan Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka denoncuar abuzimet e vazhdueshme me asetet dhe financat publike në Bashkinë e Tiranës. Duke iu referuar pamjeve të publikuara nga emisioni investigativ “Piranja”, Teliti akuzon kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani, për përdorim të mjeteve publike […]

The post “U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra appeared first on BoldNews.al.

Anuela Ristani reagon për emisionin investigativ: Përndjekje ndaj meje dhe familjes

By: user 11
7 June 2025 at 16:33

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka reaguar përmes një postimi ndaj emisionit investigativ “Piranja”, duke i akuzuar për ndjekje të vazhdueshme të saj dhe familjes.

Ndonse nuk ka dhënë një përgjigje për rastin e zbuluar në emision, Ristani paralajmëron ndjekje ligjore të çështjes dhe e quan të papranueshëm manipulimin e dhunën psikologjike.

Reagimi i plotë:

Prej më shumë se tre muajsh, unë dhe familja ime jemi vënë në shënjestër të një përndjekjeje të vazhdueshme dhe të paprecedentë nga emisioni investigativ “Piranja”, i drejtuar nga z. Vojo Bregu dhe transmetuar në Syri TV.

Ky nuk është një reagim për mua si përfaqësuese publike, por si nënë, bashkëshorte dhe qytetare. Sepse kur dhuna mediatike kalon kufijtë e raportimit dhe shndërrohet në ndjekje fizike të fëmijëve të mitur, atëherë nuk kemi më të bëjmë me gazetari, por me një formë të pastër shantazhi dhe terrori psikologjik.

Kam zgjedhur të reagoj jo vetëm për të drejtat e fëmijëve të mi që nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e jetës publike, por edhe për të gjithë ata që si unë ndihen të pambrojtur përballë kësaj praktike të rrezikshme, që përdor kamerat për të dhunuar privatësinë dhe sigurinë familjare.

Unë e di që ndoshta kësaj beteje nuk mund t’i dilet gjithmonë, por nesër, kur të mos jem më në këtë detyrë apo në asnjë funksion publik, do ta kem shpirtin në paqe që të paktën luftën time ndaj shantazhit, presionit dhe gjobëvënies e kam bërë me dinjitet dhe pa u tërhequr.

Mua më kanë ndjekur për tre muaj. Le të jenë dhe 300 muaj, nuk më bën përshtypje.

Do të doja të shihja si do të reagonin z. Vojo Bregu, znj. Arlinda apo kushdo tjetër që ka kontribuar në këtë ndjekje, nëse dikush do të ndiqte fëmijët e tyre, do të publikonte oraret dhe destinacionet e tyre me detaje, apo do t’i trembte me makina gri pa logo dhe motorë të bardhë nga dy burra të panjohur.

Unë nuk kam frikë nga e vërteta, as nga raportimi profesional. Kam hapur gjithmonë dyert e zyrës për çdo media që ka kërkuar transparencë.

Por të përndjekësh fëmijë, është e ulët edhe për gjobaxhinjtë më të pacipë.

Për më tepër, pretendimi i fundit i emisionit “Piranja” se faqja e tyre në Instagram është sulmuar për shkak të një materiali që më përmend mua, është një tjetër fake news dhe shpifje.

Nuk kam asnjë problem me publikimin e çdo materiali të regjistruar, ndërkohë që të gjitha faktet, videot dhe provat i kam dorëzuar pranë autoriteteve kompetente dhe do ta ndjek këtë çështje deri në fund, me rrugë ligjore. Sepse përveçse nënë dhe bashkëshorte, jam dhe një qytetare që beson se liria dhe privatësia nuk janë të negociueshme.

Të përndjekësh një fëmijë për të sulmuar një të rritur është një akt i ulët. Dhe i tillë mbetet, edhe kur vishet me petkun e “gazetarisë”.

The post Anuela Ristani reagon për emisionin investigativ: Përndjekje ndaj meje dhe familjes appeared first on Lapsi.al.

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

6 June 2025 at 21:17

Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes. Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona, […]

The post Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena appeared first on BoldNews.al.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë i vë burrit makinën e shtetit në dispozicion

By: user 6
6 June 2025 at 21:58

Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes.

Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish-ministrja e jashtme Olta Xhaçka, e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish-drejtorja e Illyrian Gard, e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.

Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministra, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.

Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend, kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.

Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.

Prandaj duhet një tjetër mjet shtetëror, në dispozicion. Por tani le të bëhemi konkretë.

Është e hënë, data 2 Qershor 2025, dhe kjo autoveturë e bardhë me targë AB649LD, që po del nga një garazh në Kodrën e Diellit, është pronë e bashkisë Tiranë. Shoferi në timon quhet Ladimir Kapaj, edhe ai punonjës i këtij institucioni….

Ku qëndron problemi këtu? Për ta mësuar këtë, na duhet të bëjmë 3 km deri në hyrjen e presidencës, kur nga mjeti zbret ky zotëri, i cili në realitet nuk ka aspak lidhje as me shoferin dhe as me makinën e bardhë nga e cila zbriti. Zotëria në fjalë quhet Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës.

Me sa duket, bashkia e Tiranës, duke parë mungesën e mjeteve për stafin e presidencës, paska vendosur të kontribuojë, me autovetura elektrike dhe me shoferë në dispozicion të punonjësve të presidencës.

Në fakt jo. Sepse përtej ironiës, zoti Cikopana është bashkëshorti i kryetares aktuale të Bashkisë së Tiranës, zonjës Anuela Ristani, dhe kjo që sapo patë nuk është diçka që ndodhi vetëm një ditë. Mjeti në fjalë është tërësisht në dispozicion të familjes së zonjës kryetare.

Në garazhin në Kodrën e Diellit dita nis herët. Shoferit personal të zonjës Ristani i bashkohet edhe kolegu i tij, i cili ka një detyrë tepër të rëndësishme, të shoqërojë familjarët.

Dy vartësit presin rreth 15 minuta deri kur secili prej tyre niset në destinacionin e paracaktuar. Njëri me makinën ngjyrë gri me targë AB338OA në dispozicion të zonjës Ristani që lëviz drejt një destinacioni të cilin do ta zbulojmë pak më vonë, dhe tjetri, që më përpara përcjell vajzën e saj në shkollë, dhe më pas kthehet dhe merr bashkëshortin… zotin Cikopana.

E gjitha kjo vajtje-ardhje e mjetit të bardhë, zgjat rreth një orë. Më pas makina parkohet tek bashkia në pritje të ndonjë pune të shpejtë për llogari të bashkisë… Por jo për shumë kohë, sepse dreka vjen dhe familjarët e kryetares duhen dërguar në shtëpi.

Është e martë, data 3 Qershor 2025… Makina e bardhë niset nga Kodra e Diellit duke kryer me përpikmëri itinerarin e paracaktuar drejt presidencës. Zoti Cikopana zbret nga makina dhe shkon drejt zyrës. Në të njëjtën kohë, shoferi i bashkisë që ai ka në dispozicion, largohet për të bërë ndonjë punë për të cilën paguhet nga taksat tona.

Tani le të kthehemi pak tek mjeti ngjyrë gri me të cilin lëviz kryetarja Ristani. Këtu nuk do të kishim diçka të pazakontë nëse çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, qytetarja e parë e Tiranës të shkonte në zyrën e saj, me makinën e vënë në dispozicion sipas protokollit. Në realitet, itinerari është krejt i ndryshëm….

Sepse dita për zonjën Ristani nis jo në punë, por në palestër. Fundja, shëndeti mbi të gjitha. Punët në bashkinë e Tiranës po shkojnë aq mirë së fundmi, sa edhe mund të presin.

Ora shënon 9:10 minuta dhe kryetarja e bashkisë sapo ka dalë nga palestra. Tashmë me veshjen zyrtare, ajo drejtohet për në zyrë…. atje ku e presin hallet e qytetarëve.

Është dita e tretë e vëzhgimit tonë. Mjeti i bardhë është i saktë si një orë zvicerane. Në të njëjtin vend merr bashkëshortin e kryetares, për ta çuar në punë… Thuajse në të njëjtën kohë, mjeti ngjyrë gri i kryetares mbërrin përpara palestrës. Duket se zonja Ristani po ndjek një program shumë të ngjeshur me ushtrime.

Por le të kthehemi tek hyrja e presidencës, atje ku makina e bardhë sapo ka mbërritur. Në përballjen me ne, bashkëshorti i kryetares ka preferuar heshtjen, ndërkohë që mjeti i bardhë i drejtuar nga punonjësi i bashkisë, Ladimir Kapaj, është larguar menjëherë.

Por ndoshta zonja kryetare mund të ketë mirësinë që të na sqarojë se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësisht në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën.

Në fakt, për këtë na u desh të presim edhe një orë tjetër, deri sa ajo të dilte nga palestra. Ndërkohë, zonja Ristani e humbet toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë: Pse ka vendosur një makinë të bashkisë në dispozicion të burrit, i cili punon në Presidencë?!

Meqë pas daljes nga palestra, zonja Ristani nuk na dha asnjë përgjigje, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh, kërkuam të flasim edhe njëherë me të, kësaj radhe në dyert e bashkisë, ku me sa duket të njoftuar më parë, e prisnin një skuadër e tërë policësh.

Por sërish pa rezultatin që prisnim! Në kulmin e zemërimit, zonja Ristani na akuzon se po përndjekim fëmijën e saj, ndërkohë që për hir të etikës, kemi hequr çdo pamje që tregon përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë. Sidoqoftë, ky është halli i saj dhe jo i yni. (SHIKO VIDEON KËTU)

Kur argumentet përplasen me mungesën e arsyes dhe të normave të edukatës, vazhdimi i këtij diskutimi me zonjën kryetare duket një mision tërësisht i pamundur…. Por sidoqoftë, shpresojmë që kjo që sapo patë, të shërbejë për dy gjëra.

E para, që makina e bashkisë me targë xxxxxx, dhe shoferi i saj, të rikthehen në punët e përditshme të këtij institucioni, pa u detyruar të vihen çdo ditë në shërbim të bashkëshortit të kryetares.

Dhe e dyta, që kjo e fundit, ta shtyjë orarin e palestrës për më vonë, dhe të rikthejë prioritetet që ka kryeqyteti…. sepse banorët e Tiranës nuk i kanë asnjë borxh kësaj zonje… përkundrazi… /Syri.net

The post Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë i vë burrit makinën e shtetit në dispozicion appeared first on Lapsi.al.

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

By: Ardit
3 June 2025 at 22:46

E caktuara për drejtuese Anuela Ristani ka vendosur të heqë mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së bashkisë Tiranë. Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh që do t’ia […]

The post Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë appeared first on BoldNews.al.

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës/ Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

By: V K
22 May 2025 at 13:48

Në Bashkinë e Tiranës, po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Ermal Goxhajt dhe Arbër Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në Bashki për më shumë se një dekadë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë trazirash për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale.

The post Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës/ Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt appeared first on Albeu.com.

Valë shkarkimesh në rradhët e Bashkisë së Tiranës/ Anuela Ristani ‘spastron’ bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

22 May 2025 at 13:49

Në Bashkinë e Tiranës po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Ermal Goxhajt dhe Arbër Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në bashki për më shumë se një dekadë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë trazirash për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale.

The post Valë shkarkimesh në rradhët e Bashkisë së Tiranës/ Anuela Ristani ‘spastron’ bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt appeared first on Sot News | Lajme.

Ristani: Shtëpi e re për teatrin e Metropolit dhe qendër informacioni për turizmin nga rivitalizimi i zonës së Cirkut

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh sot gjatë konkursit të masterplanit për zhvillimin e zonës te ish-Cirku në qendër të Tiranës, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama, se kjo zonë e qytetit nuk është vetëm një kujtim fëmijërie, por edhe një vend shumë i rëndësishëm për Tiranën që po ndërtohet.

“Rivitalizimi i një zone që për disa që janë të rinj si unë e mbajnë mend si zona e Cirkut ku të dielave ishte vendi ynë i preferuar, të shoqëruar nga prindërit për të parë akrobatët e kohërave që besoj ka vazhduar edhe pak më vonë me shumë përpjekje gjatë viteve të tranzicionit. Kjo zonë nuk është vetëm një memorie fëmijërie, por edhe një vend shumë i rëndësishëm për Tiranën që po ndërtohet dhe për Tiranën tonë dhe të të gjithëve asaj marrëdhënieje që krijohet në qytet, sepse qyteti është bashkëjetesë”, tha Ristani.

Kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, u shpreh se këto projekte janë një marrëdhënie që krijohet me sipërmarrësit, komunitetin, artisët, krijuesit dhe është një marrëdhënie besimi ku burime publike dhe private bëhen bashkë për t’i dhënë sa më shumë dinjitet qytetarëve dhe qytetit.

“Unë dua të flas sot për atë që është përfitimi i qytetit, nga ajo që pritet nga produkti i këtij konkursi dhe është një shtëpi e re për teatrin e Metropolit, teatër që nëse nuk e keni zbuluar ende ju ftoj ta bëni. Ka jo vetëm shfaqje shumë cilësore, por edhe një program për edukimin e fëmijëve, ka kurse gjatë verës, një program të dielave për familjen dhe një sërë punësh të tjera shumë të bukura që e ndihmojnë kulturalisht qytetin. Jo vetëm e pasurojnë, por edhe japin vlerë shtesë përpos shfaqjeve apo nismave që kemi marrë në shkallë kombëtare si ajo e Teatrit Kombëtar”, pohoi ajo.

Ristani theksoi në fjalën e saj se me këtë projekt, teatri i qytetit merr një shtëpi të merituar ku mund të punohet me kushte të përcaktuara dhe mund të ketë programe të tjera kulturore përpos shfaqjeve të rregullta që zhvillohen aty. ”Dhe një pjesë tjetër është ajo e qendrës së turizmit, me informacion për të gjithë turistët e Tiranës, që numërohen mbi një milion në muaj. Përveçse marrin një mikpritje të ngrohtë nga qytetarët e Tiranës, marrin edhe një hapësirë evropiane me informacion, këshilla, por edhe një strehëz për ata që duan të eksplorojnë më shumë nga qyteti”, nënvizoi Ristani.

“Jam shumë krenare që janë gjashtë studio arkitekturore sot që me idetë e tyre do ta transformojnë këtë cep të rëndësishëm të Tiranës, në një pjesë plotësuese të të gjithë shtesës që i kemi bërë bulevardit “Zogu i parë” dhe gjithë kthimit të hapësirës publike për këmbësorët duke kufizuar hapësirën për parkimin, dhe lëvizjes së makinave, duke i dhënë përparësi korsive të biçikletave dhe këmbësorëve. Kjo është një ndër shumë zona të tjera përgjatë atij bulevardi, të cilat konceptohen jo vetëm si një investim privat, por si një qasje ndaj qytetit për 100 vitet që do të vijnë”, përfundoi Ristani. /j.p/

The post Ristani: Shtëpi e re për teatrin e Metropolit dhe qendër informacioni për turizmin nga rivitalizimi i zonës së Cirkut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌