Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

By: V K
28 June 2025 at 10:06

Gjykata e Lartë, pritet të vlerësojë masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë ai ka nisur një fushatë të kushtueshme PR-i jashtë vendit në një përpjekje për të bindur publikun në Shqipëri, një proces që ngre pyetje mbi kufijtë mes informimit dhe manipulimit.

Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan të martën, një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një informacion i përmbledhur mbi këtë raport ku vihej theksi në ‘arrestimin e padrejtë’ të Veliajt, u publikua po atë ditë në disa rrjete mediatike të studios amerikane, në një mekanizëm që në fushën e komunikimit njihet si operacion i marrëdhënieve me publikun (PR).

Fillimisht lajmi mbi këtë raport, u publikua në një uebsajt (prnewswire) që ofron shërbime me pagesë, të tilla si artikuj PR-i, një praktikë kjo e njohur tashmë në botë dhe më pas duke cituar studion si ofrues i përmbajtjes dhe duke bashkëngjitur linkun e këtij portali, ai u publikua dhe në dy kanale TV lokale – pjesë të rrjetit medias së njohur amerikane Fox.

Edhe pse në kanalet fox5sandiego dhe fox56news publikimi sugjeronte se nuk bëhej fjalë për një lajm prodhuar nga redaksia, por ishte një deklaratë për shtyp e ofruar nga studio ligjore Kasowitz LLP, në disa media shqiptare të pozicionuara pranë Veliajt, titujt sugjeruan se raportit në fjalë po i jepte ‘jehonë’ një media e madhe amerikane.

“’Fox News jehonë lajmit të studios ligjore të Veliajt: Arrestimi i një të zgjedhuri në mënyrë demokratike, i pajustifikuar”, shkruante një gazete në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që pas arrestimit të tij më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Pas arrestimit, ai nisi një fushatë agresive denigruese në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes së tij që kulmuan dhe me një protestë të punonjësve të bashkisë dhe simpatizantëve të tij para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Edhe kryeministri Edi Rama, sulmoi hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut dhe madje adresoi kritika për prokurorë dhe gjyqtarë, por ndryshoi shpejt kurs në narrativën publike duke e ‘harruar’ atë që ai e quante ‘burg pa gjyq’ të Veliajt.

Por, Veliaj vetë duket se nuk ka hequr dorë nga operacionet e PR-it, gjë që për ekspertët e komunikimit, edhe pse është një gjë krejt e ligjshme, po përdoret për të manipuluar opinionin publik.

Ky është një rast klasik ku kemi të bëjmë me një operacion të marrëdhënieve me publikun me pagesë”, thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

“Qëllimi këtu është të ndërtohet një narrativë alternative dhe për të ndikuar perceptimin publik, për rastin e z.Veliaj”, shtoi ai.

Çela sugjeron gjithashtu, se kemi të bëjmë “me një strategji komunikimi që kalon kufirin drejt një forme dezinformimi”.

“Përdorimi i PR-it ndërkombëtar për të ndikuar në opinionin publik vendas, përmes kanaleve që nuk janë të verifikueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, është një formë e komunikimit politik që shfrytëzon mungesën e transparencës dhe kthehet në një instrument për manipulimin opinionit publik”, shpjegoi eksperti i komunikimit.

Sipas tij, jehona e medias ndërkombëtare është përdorur në funksionin të garantimit të një lloj legjitimiteti të pretendimeve të z.Veliaj dhe narrativave që ai ka mbështetur në diskursin publik. Dhe problemi qendron kur kjo strategji ndërthuret me informacione të njëanshme apo të pakonfirmuara.

Në këtë rast, theson Çela, “publikut shqiptar në mënyrë të tërthortë, duke përdorur një media të huaj fillimisht dhe më pas një rrjet mediumesh vendase i ofrohet një rrëfim i njëanshëm, i bazuar në të pavërteta ose gjysmë të vërteta”.

Për Ervin Lukun, profesor gazetarie në Universitetin e Tiranës dhe drejtues i qendrës Medialook, i gjithë operacioni mediatik me pagesë i Veliajt, është një praktike legjitime – pavarësisht se në mediat shqiptare është spekuluar me emrin e Foxnews, duke mos cituar në mënyrë të qartë burimin e informacionit.

“Publikimi i lajmeve edhe kundrejt pagesës është një praktikë e njohur në mediat ndërkombëtare, mjaft që këto të fundit të tregojnë edhe burimin se nga vijnë këto lajme”, thotë Luku duke marrë si shembull faktin që filiali i Fox News që e ka publikuar, që në krye ka treguar se lajmi ka si burim studion ligjore Kasoëitz LLP, pranë kryebashkiakut të arrestuar Veliaj.

Por, ndërkohë mënyra e transmetimit të këtij lajmi në mediat shqiptare nuk ka ruajtur këtë standard pasi sipas Lukut, “në fokus të raportimit të tyre kanë vënë theksin se një media e madhe amerikane si Fox News, e njohur edhe për qëndrimet e saj pro presidentit aktual, ka publikuar raportin në të cilin përcaktohet si i padrejtë ndalimi i një politikani të zgjedhur si Erion Veliaj”.

“Ndërkaq ka patur edhe media të cilat citojnë Fox News që i kanë kushtuar hapësirë arrestimit të padrejtë të kryebashkiakut Veliaj, pa e atribuar në titull burimin. Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një informacion i cili luan me spekulimin, por gishti duhet drejtuar të profesionalizmi i medias, jo te z.Veliaj”, përfundoi Luku.

Gjykata e Lartë, pritet të rivlerësojë masën e sigurisë ndaj Veliaj me 8 korrik./BIRN

The post PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik appeared first on Albeu.com.

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

By: user 2
25 June 2025 at 16:11

Në disa nga mediat që vijojnë të mbrojnë kryebashkiakun e burgosur të Tiranës u publikua së fundi një raport i hartuar nga dy kompani ndërkombëtare, të pajtuara nga vetë Veliaj, thelbi i të cilit qëndron në denoncimin e një izolimi të padrejtë.

Në fakt, disa nga shqetësimet që ngre ky dokument janë argumenta racionale që kanë logjikë. Ndonëse Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya LLP paguhen nga vetë i interesuari për të lobuar në favor të tij, ato ç’ka ato konstatojnë: arrestimet nga SPAK, pa ngritur ende një akuzë; periudhat e gjata të izolimit që janë bërë praktikë; apo ndërprerja arbitrare e aktivitetit politik të njerëzve të zgjedhur; janë elementë që e cënojnë një drejtësi të ndershme dhe me masa proporcionale.

BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Pikërisht këto kritika ndaj prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kanë cituar dhe riprodhuar mediat pro Veliajt për të krijuar përshtypjen e një linçimi juridiko-politik kundër tij.

Natyrisht, deri këtu, ato janë në të drejtën e tyre. Madje mund të konsiderohet se bëjnë detyrën ndonëse i mveshin me kostume njujorkeze apo londonese (prej nga vijnë dy kompanitë) pretendimet për ato shkelje që publiku shqiptar i ka tashmë para syve edhe në raste të ngjashme si ato të Belerit, Berishës, Metës, Dakos apo Ahmetajt.

Por, problemi është se pasi ke konstatuar një gjë të tillë, pasi i jep hapsirë tezës se paraburgimet nga SPAK dhe GJKKO mund të jenë të padrejta, çdokush që e ka këtë shqetësim është automatikisht i dënuar të ngrejë dhe një pyetje: nga buron kjo padrejtësi? Kush e trimëron SPAK të veprojë kështu? Kush i jep carta bianca dhe kujt i intereson një gjë e tillë?

Burgosja/ Dy lajme të këqia nga gjykatat për Erion Veliajn

Nëse për rastet e sipërcituara të politikanëve opozitarë përgjigjet janë më të thjeshta, fati i Erion Veliajt, ish delfinit të Edi Ramës dhe të etiketuar si pasardhësi i tij në PS, mund të na shërbejë për të kuptuar më shumë. Po të vëzhgosh me kujdes ajo që mbrojtësit e tij e etiketojnë si padrejtësi që SPAK po i bën kryebashkiakut në detyrë, ka ecur hap pas hapi dhe dorë pas dore me degradimin që kryeministri i ka bërë figurës dhe peshës së tij.

Pse mbeti në burg ? / Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

Hiq atë tollovinë mashtruese të ditëve të para, kur Rama luajti rolin e të nxehurit, ai faktikisht e ka vrarë politikisht Lalin. “De facto” ia ka rëmbyer bashkinë duke i grisur dokumentin e delegimit të kompetencave. Më pas i’a reduktoi peshën politike duke nxjerrë jashtë nga grupi i ri parlamentar të gjithë mbështetësit e tij. Akoma dhe më tej e zhveshi nga mburoja publike, duke i ndaluar edhe Xhafajn junior edhe atë senior, të mbanin deklarata në mbrojtje të mikut të tyre. Në fund, i pengoi edhe militantët mjaftisë të dilnin në rrugë e të protestonin për lirimin e idhullit të tyre. Pra, me pak fjalë Rama bëri politikisht atë që SPAK u përpoq të vërtetonte juridikisht. Të dy me një qëllim të nxirrnin nga loja një aktor që bëri gabimin e madh që një pjesë të atyre që rrëmbente i përdorte dhe për rritjen e pushtetit të vet personal.

Vëzhgimi/ A e tradhëtoi Top Channel Erion Veliajn?

Pikërisht kjo është pjesa që ato media që deri dje kanë përfituar nga ky pushtet bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Ato flasin për abuzimin që po bëhet me Veliajn por s’kanë këllqe të tregojnë se cili qëndron pas tij. Ato po adoptojnë një qëndrim gjithnjë e më absurd duke dashur edhe të mbrojnë Lalin, por duke qenë njëkohësisht të reshtuara në mbrojtje të çiftit Rama-SPAK. 

Kjo është në fakt hipokrizia e tyre. E pikërisht kjo i bën të pavlefshme shërbimet e fundit që po i bëjnë Veliajt, si në rastin e publikimit të raportit të Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya LLP. Duke qenë të pa lira për të thënë krejt të vërtetën, ato vrasin edhe ato pak argumenta ku Lali mund të kishte ralisht të drejtë.

©Lapsi.al

 

The post Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn appeared first on Lapsi.al.

Caktohet data, kush janë gjyqtarët që vendosin për Veliajn në Gjykatën e Lartë

By: Besnik
17 June 2025 at 09:42

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me masën e sigurisë ndaj tij.

Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, ndërsa anëtarë të tjerë të trupit gjykues do të jenë Medi Bici dhe Sokol Binaj.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë, çështja i është nënshtruar procedurës së përshpejtuar, duke u klasifikuar si një prej çështjeve me prioritet.

Ndërkohë, këtë të martë në orën 11:30, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca lidhur me raportimin dy mujor të ecurisë së hetimeve nga SPAK për Erion Veliajn.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk do të jetë i pranishëm, pasi ka firmosur një deklaratë nga IEVP Durrës, dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij.

Më 9 qershor, Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, i cili kishte kërkuar lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa propozuar një shumë konkrete ndërsa kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Engert Pëllumbi

Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025 dhe është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Caktohet data, kush janë gjyqtarët që vendosin për Veliajn në Gjykatën e Lartë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Erion Veliajt

By: user 11
14 June 2025 at 22:05

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliajt, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe mësohet se si relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, por ende nuk ka një datë për shqyrtimin e çështjes.

Kujtojmë se Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti. Në këtë rekurs janë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë, ndërsa mungon emri i bashkëshortes së Veliajt për të cilën gjykata zbuti masën duke e lënë detyrim paraqitje.

The post Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Erion Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

By: user 2
12 June 2025 at 16:05

Meqënëse propaganda mediatike pro qeverisë ka qenë, krahas blerjes së votës, përdorimit të krimit dhe shantazhimit të administratës, një nga kolonat që e përçudnuan sfidën e 11 majit, do të ishte interesante që ajo çka ndodhi të shikohej nga këndvështrimi i një personazhi që deri pak kohë më parë konsiderohej si ylli i ekraneve tona.

Fjala është për Erion Veliajn, i cili, që pas 10 shkurtit, ditës kur i’u vunë prangat, pothuajse është zhdukur nga peizazhi mediatik. Për të gjithçka ka ndryshuar radikalisht. Postimet në rrjetet sociale rrallë ndodh që të prodhojnë tituj kryesorë. Emisionet e lajmeve janë çliruar nga parada e kronikave të gatshme që prodhonte bashkia. Ata që ishin të gatshëm të therreshin për t’a mbrojtur atë nëpër studio, tani janë tulatur. TV-të nuk përmbyten më me kronika për mbjelljen e pemëve, rindërtimin e shkollave apo ndarjen e medaljeve në gara sportive. 

Pse mbeti në burg ? / Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

Por, po të zhvendosësh vështrimin pak muaj më parë vetja të duket sikur je zgjuar nga një ëndërr e papritur. “Lali” që hynte përditë në shtëpitë tona, me llërët përveshur, me përqafime të ngrohta për fëmijët, herë duke i shërbyer supë pensionistëve e herë duke ndarë ndihma për jetimët, nuk jeton më. Pamja prej superheroi, që lufton për të mirën, për të bukurën për të ndershmen është fshirë si me gomë.

Ky transformim drastik e kërkon një shpjegim. Ai lidhet me rënien e fuqisë dhe pushtetit të tij. Që kur Edi Rama e zhveshi nga gjithçka, duke i hequr të drejtën e komandës reale në Bashki, që kur ai e la pa deputetë besnikë në grupin socialist të parlamentit të ardhshëm, që kur ai u dha urdhër politikanëve të lartë dhe militantëve poshtë, as mos prononcoheshin pro Veliajt, as mos protestonin tek dera e SPAK-ut në favor të tij, aureola e tij u shkërmoq. Ai që zbarkonte mes fëmijëve si superman, në ditën e verës, tani nuk është asgjë më shumë sesa një burgaxhi. Dhe kjo, pasi ai nuk ka më në duar leje për pallate, se ai nuk u bën dot më favore me hedhjen e dherave ndërtuesve, se ai nuk u jep dot reklama të fshehta apo legale pronarëve të mediave, se ai nuk ka më fuqi të sponsorizojë borderotë e fshehta të portaleve të paregjistruara.

Propaganda/ Lufta me foto për imazhin e të burgosurit Veliaj

Figura e tij e bymyer falë pushtetit që kishte, fondeve që kontrollonte, financimeve që jepte, nuk kishte lidhje as me meritat, as me zotësinë e vet reale, ajo ishte thjeshtë produkt i postit të rëndësishëm që mbante. Kur i pari iu hoq, gjithçka u bë pluhur e hi.

Natyrisht, për hir të së vërtetës, duhet thënë se braktisja që po i ndodh dhe vetmia politike e Veliajt mund të lidhet edhe me shkaqe personale. Ai nuk prodhoi kurrë mbështetës, pasi të gjithë e shikonin si lakeun e Ramës, ai nuk la dot pasues, pasi këta të fundit kërkojnë një “burrë” që ti’u prijë, atij po i rallohen mbrojtësit publikë, pasi tërë kohës marëdhënjen me ta e ngriti jo mbi baza parimesh, por mbi blerjen dhe korruptimin. 

E megjithëatë, pavarësisht nga të tëra këto mangësi vetjake, konkluzioni i dramës së trishtë të Veliajt është se bashkë me pushtetin ai humbi edhe personazhin fiktiv që kishte krijuar me shumë sforco përgjatë viteve. Pikërisht këtu, trajektorja e tij është një lakmues domethënës për të kuptuar sfondin manipulativ ku u zhvilluan votimet e fundit. 

Po të imagjononim për një çast sikur Ramën dhe shokët e tjerë të Lalit ti zhvishnim nga favoret që kanë për të prodhuar tituj, për të imponuar kronika të gatshme, për të qenë imun ndaj kritikave, për të propaganduar “mrekullinë turistike”, për të ndërtuar imazhin e vendit që ka fat të udhëhiqet nga një lider global, me siguri rezultati i 11 majit do të qe pak më i ndryshëm. 

Media franceze: Ngritja dhe rënia e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Pa fuqinë për të blerë vëmendje dhe shitur ëndrra ata do të shndërroheshin në poaq jo tërheqës sa ka përfunduar Veliaj sot.

Le të jemi të qartë, ky nuk është një nga ato fenomene konkrete të cilat opozita mund ti faktojë në serialin televiziv që prodhon çdo ditë në selinë e SHQUP-it. Impakti i imazhit as nuk peshohet as nuk matet. Por gjithësesi ai është një fenomen real që në shoqëritë demokratike prodhohet nga kontradikta mes aftësisë së politikanëve për të aktruar dhe përballjes së tyre me mendimin kritik që imponojnë mediat dhe të gjithë kundërpushtetet e tjera. Vetëm në sisteme jo demokratike si ky yni ai është produkt i kulluar i “mis en scene-ave” të pushtetarëve alla Veliaj. 

Prandaj dhe shfryrja e flluskës që ky i fundit krijoi është një test i mirë për të kuptuar se në ç’kushte u zhvillua gara e fundit elektorale. Për të kuptuar gjithashtu se sa lakuriq do të dukeshin ata që vetëkonsiderohen tani si fitimtarë, nëse s’do të përfitonin nga imazhi që kanë blerë me paratë dhe favoret që të jep në dorë pushteti.   

©Lapsi.al

The post Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj appeared first on Lapsi.al.

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi biznesmenit të njohur (FOTO+DOKUMENTE)

By: V K
28 May 2025 at 12:05

Biznesmeni i njohur Gentian Sula, i konsideruar si një nga miqtë e ngushtë të Erion Veliajt, po përballet me kosto të rënda pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës në 10 shkurt të këtij viti për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më 27 Shkurt 2025, vetëm pak ditë pas kryeministri Edi Rama mori “de facto” drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e shefit të qeverisë, i refuzoi dy kërkesa për leje ndërtimi shoqërisë “S&D Invest” shpk në pronësi të Sulës.

Me vendimin nr. 44, dt. 27 Shkurt 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit, refuzoi kërkesën e shoqërisë “S&D Invest” shpk për objektin “Godinë banimi dhe shërbimesh 4, 6, 8 dhe 10 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë në Bashkinë e Tiranës”. Vendimi i zbardhur së fundmi nuk jep arsyet e refuzimit.

 


Në foto: KKT refuzon kërkesën e “S&D Invest” për godinë 10-katëshe në Tiranë

Në të njëjtën ditë, pra në 27 Shkurt të këtij viti, Edi Rama, nënshkruan vendimin nr. 52 të Këshillit Kombëtar të Territorit për refuzimin e lejes së ndërtimit për objektin “Kompleks banimi dhe hoteleri me struktura 1, 2, 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

Kjo leje ishte kërkuar sërish nga shoqëria “S&D” shpk, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula.


Në foto: KKT refuzon kërkesën e “S&D Invest” për kompleks vilash në Sarandë

Ligjërisht, KKT nuk është noter i kërkesave për leje ndërtimi dhe e ka hapësirën për t’i refuzuar ato nëse nuk janë në përputhje me kriteret ose planet vendore të qyteteve.

Megjithatë, refuzimi i njëkohëshëm i dy lejeve të kërkuara nga Gentian Sula, në dy qytete të ndryshme dhe vetëm dy javë pas arrestimit të mikut të tij, Veliaj, krijojnë dyshimet se nuk është thjesht rastësi.

Gentian Sula në dosjen e Veliaj

Biznesmeni Gentian Sula, u vendos nën masë sigurie “detyrim për paraqitje” nga Gjykata e Posaçme në Shkurt të këtij viti, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

 


Në foto: Biznesmeni Gentian Sula, duke u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme

Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj, njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit.

Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.

SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës, ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një nga provat shkresore më të forta gjithsesi janë deklarimet e kompanisë së administrimit “S&D Invest” në pronësi të Gentian Sulës që nga vitet 2020 dhe 2021, ka deklaruar në Drejtorinë e Përgjithsme të Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerës i dy vilave.

 

 

Të dhënat përbëjnë një panoramë më të plotë të akuzës, që prokurorët kanë ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës për fshehje pasurie.

 

Thelbi i akuzës, nuk janë lodrat e fëmijëve të gjetura në shtëpinë në plazh, por është fakti se vila në Qerret rezulton të jetë ende sot pronë e kompanisë Agi Kons, ndërkohë që prej vitesh përdorej nga Erjon Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa, në mënyrë që të mos deklarohet në ILDKP./Nga Boldnews.al

The post Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi biznesmenit të njohur (FOTO+DOKUMENTE) appeared first on Albeu.com.

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës/ Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

By: V K
22 May 2025 at 13:48

Në Bashkinë e Tiranës, po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Ermal Goxhajt dhe Arbër Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në Bashki për më shumë se një dekadë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë trazirash për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale.

The post Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës/ Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt appeared first on Albeu.com.

SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në Bashki: Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Erion Veliajt

By: V K
15 May 2025 at 10:09

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kishte krijuar lidhje edhe në bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e tenderave publik.

Prokuroria e Posaçme, ka zbuluar një komunikim të bërë në vitin 2020, mes shtetasve Evis Berberi, Valter Begaj dhe Erindi Bejko, ky i fundit Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, në kohën e komunikimit.

Në këto biseda, shtetasi Evis Berberi, e quan ortak të tij shtetasin Valter Begaj.

Në datën 02.03.2020, në orën 11:35, shtetasi Valter Begaj, i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:

“Erind Bejko ka marrë studimin e godinave private, domethënë si instituti por për kompani private

Sh….yt”.

Në orën 11:39, shtetasi Evis Berberi, i dërgon mesazh shtetasit Erindi Bejko:Po shyqyr bre të vi të takoj ortaku im për një punë? Se jam në Londër dhe kthehem të shtunën”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj: “I shkruajta! I thashë ta takosh ti. Pres përgjigje”.

Në orën 19:00, shtetasi Erindi Bejko i kthen përgjigje shtetasit Evis Berberi:Ti më çmende me këta ortakët e tu”.

Në orën 19:00, Evis Berberi:Një kam”!

Në orën 19:00, Erindi Bejko: “Shkruhemi nesër edhe e takojmë”.

Në orën 19:00, Evis Berberi:Ok ti jap nr tënd?”.

Në orën 19:07, Erindi Bejko:Yes”.

Në orën 19:08 shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Valter Begaj, numrin e shtetasit Erindi Bejko, si dhe i shkruan:Merre nesër dhe takoje më tha”.

Në orën 21:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Erindi Bejko, numrin celular te shtetasit Valter Begaj dhe i shkruan:Ky është ortaku”.

I pyetur për këto komunikime shtetasi Erindi Bejko, ka deklaruar se shtetasi Evis Berberi, i ka kërkuar të takojë shtetasin Valter Begaj, të cilin shtetasi Evis Berberi ia ka prezantuar si ortakun e tij.

Ai deklaron se shtetasin Valter Begaj, e ka takuar dhe kanë diskutuar në lidhje me dokumentet që duhet të paraqiteshin, për të marrë pjesë në këtë procesin e ekspertizës që kërkonte Bashkia Tiranë, për pallatet dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ai deklaron se doli një akt normativ që normonte procesin e përzgjedhjes se shoqërive nga ana e Bashkisë Tiranë, si dhe masën e shpërblimit te tyre.

Kujton që për përzgjedhjen e këtyre shoqërive, u mor sektori i prokurimeve në Bashkinë e Tiranës./ Oranews

The post SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në Bashki: Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

A e ka dëmtuar PS arrestimi i Veliajt? Spiropali i bën dalje: Na vjen keq për të

By: user 6
1 May 2025 at 23:22

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për Tiranën, u pyet në emisionin “Opinion” nëse arrestimi i Erion Veliajt e ka dëmtuar bazën në kryeqytet. Spiropali iu shmang pyetjes, por tha se socialistët janë të keqardhur për atë që ka ndodhur me Veliajn, për shkak të kontributit që kryebashkiaku ka në PS dhe në Tiranë.

“Kjo është një pyetje për t’u bërë për arsyet elektorale, por unë do e nis nga fakti që ne jemi tmerrësisht të keqardhur për atë që ka ndodhur, në të gjitha pikëpamjet, si nga pikëpamja njerëzore, si kolegë, për një njeri që kemi punuar ndër vite dhe si një njeri që ka padiskutim meritat e tij në PS, por edhe në transformimin e Tiranës.

Por të gjitha këto arsye dhe ndjesi tonat kanë shërbyer që të dalim publikisht dhe të mbrojmë politikisht apo me armët e partisë, qoftë dhe Erionin? Një njeri në pozita kaq të larta në PS dhe me një ndikim kaq të lartë siç ju e thoni? Jo, as në këtë rast. Pra në rastin tonë zgjedhja ka qenë shumë e qartë.

Ai grupkapitulli 1 i BE-së nuk është hapur vetëm se atyre një ditë të bukur atyre iu është tekur që ne papritur të jemi në atë tryezë dhe të negociojmë sundimin e ligjit, për shtetin e së drejtës, për liritë, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ia kemi hequr këtë pushtet politikës dhe ia kemi kthyer atë qytetarëve shqiptarë” – tha Spiropali. ©LAPSI.al

The post A e ka dëmtuar PS arrestimi i Veliajt? Spiropali i bën dalje: Na vjen keq për të appeared first on Lapsi.al.

A e ka dëmtuar bazën e PS në Tiranë arrestimi i Veliajt? Ja si përgjigjet Spiropali

By: M C
1 May 2025 at 22:28

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” përballë gazetarëve ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për Tiranën, u pyet nga gazetarja Mirela Milori nëse arrestimi i Erion Veliajt e ka dëmtuar bazën në kryeqytet.

Spiropali u shpreh se socialistët janë të keqardhur për atë që ka ndodhur me Veliajn, për shkak të kontributit që kryebashkiaku ka në PS dhe në Tiranë.

Mirëpo ajo theksoi se pavarësisht pozitës së lartë të Veliajt, selia rozë nuk ka dalë publikisht ta mbrojë me armët e partisë.

Kjo ka ndodhur sipas saj, sepse PS, ia ka hedhur pushtetin e drejtësisë politikës dhe ia ka kthyer atë qytetarëve.

Mirela Milori: Zonja Spiropali ju jeni në Qarkun e Tiranës. Futja e Erion Veliaj në burg e ka dëmtuar Tiranën dhe bazën socialiste të Tiranës?

Elisa Spiropali: Kjo është një pyetje për t’u bërë për arsyet elektorale, por unë do e nis nga fakti që ne jemi tmerrësisht të keqardhur për atë që ka ndodhur, në të gjitha pikëpamjet, si nga pikëpamja njerëzore, si kolegë, për një njeri që kemi punuar ndër vite dhe si një njeri që ka padiskutim meritat e tij në PS, por edhe në transformimin e Tiranës.

Por të gjitha këto arsye dhe ndjesi tonat kanë shërbyer që të dalim publikisht dhe të mbrojmë politikisht apo me armët e partisë, qoftë dhe Erionin? Një njeri në pozita kaq të larta në PS dhe me një ndikim kaq të lartë siç ju e thoni?

Jo, as në këtë rast. Pra në rastin tonë zgjedhja ka qenë shumë e qartë. Ai grupkapitulli 1 i BE-së nuk është hapur vetëm se atyre një ditë të bukur atyre iu është tekur që ne papritur të jemi në atë tryezë dhe të negociojmë sundimin e ligjit, për shtetin e së drejtës, për liritë, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ia kemi hequr këtë pushtet politikës dhe ia kemi kthyer atë qytetarëve shqiptarë./

The post A e ka dëmtuar bazën e PS në Tiranë arrestimi i Veliajt? Ja si përgjigjet Spiropali appeared first on Albeu.com.

Gonxhja pasues i Veliajt në Bashki? Ja si përgjigjet ministri

28 April 2025 at 21:49

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe kandidat i PS në listë të hapur në qarkun Tiranë tha në emisionin Now në Euronws Albania se postet drejtuese që ka mbajtur më herë në bashkinë Tiranë kanë bërë që të jetë njohës shumë i mirë i problematikave të qytetit.

Por i pyetur nëse do të konsideronte detyrën e kryebashkiakut të Tiranës nëse partia e tij do ta konsideronte të nevojshme, u shpreh se objektivi tij është mandati në Tiranë dhe objektivi i PS është marrja e më shumë se 20 mandateve në kryeqytet.

“Kjo nuk ka lidhje me këtë momentin ku jemi, është një bisedë që del nga konteksti. Ka shumë bagazhe në listën e hapur të PS që dinë shumë nga qyteti…mund të shpërqendrojmë veten nga kjo betejë shumë e rëndësishme; objektivi për 20 mandate në Tiranës është shumë i rëndësishëm, ka shumë halle zona që unë përfaqësoj. Duhet kujdes që të mos shpërqendrojmë strukturat me këto biseda që nuk kanë lidhje me objektivin. Është shumë herë më mirë që njerëzit të kenë një pritshmëri pozitive për mua, por unë jam shumë i thjeshtë në mënyrën si e jetoj këtë moment dhe jam shumë i thjeshtë dhe nuk më lejohet të joshem nga kjo situatë, jam shumë i fokusuar te kjo betejë”, tha Gonxhja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gonxhja pasues i Veliajt në Bashki? Ja si përgjigjet ministri appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit/ Vullnet Sinaj kandidati i Erion Veliajt në Vlorë, skenarë për trafikim vote

By: V K
21 April 2025 at 15:44

Fushata elektorale po shkon drejt javëve të fundit dhe pritet që beteja midis kandidatëve, sidomos atyre në listat e hapura, të thellohet.

Përtej përplasjeve brenda llojit dhe debateve me opozitën, ka dhe deputetë të cilët po trafikojnë votën e tyre, duke përfituar nga marrëdhëniet që kanë në rrethe të ndryshme.

Një nga rastet më klasike, është ai i deputetit Vullnet Sinaj, i cili dikur deklaroi se do të largohej nga politika, më pas tashmë ka hyrë në garë, CNA ka mundur të investigojë dhe zbulojë lidhje të forta se si Vullnet Sinaj, nëpërmjet strukturave të ndryshme, bizneseve që ka në dispozicion, por dhe marrëdhënieve, siç e ka raportuar CNA, direkte, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit, po tenton të bëjë shkëmbim votash.

Në Tiranë, Vullnet Sinaj, ka dhënë orientime për të votuar Fatmir Xhafajn, pra deputetin e dalë nga drejtorët e dosjes “5D”. Pra, nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Erion Veliajt, në vitin 2021.

Tani në vitin 2025, Xhafaj ka gjetur një tjetër skemë, orienton njerëzit e tij në Vlorë, votoni Vullnet Sinajn dhe Vullnet Sinaj nga ana tjetër, i jep votat Fatmir Xhafajt në Tiranë.

Duket si një lojë e thjeshtë politike, midis dy kolegësh, por në fakt nuk është e tillë. CNA, ka mundur të investigojë se po bëhet një betejë e fortë nga burgu i Durrësit, për të orientuar votën, pra Erion Veliaj, është përfshirë në një aksion politik.

Gjithashtu, deputeti i drejtorëve të dosjes “5D”, Fatmir Xhafaj, është jo vetëm në listën e hapur në Tiranë, por kërkoi që me influencën e tij të “trafikojë” vota në qarqe të ndryshme, duke përfshirë kandidatë të Partisë Socialiste, “unë të jap 5 apo 10 votat e mia që kam në Pogradec, Vlorë a gjetkë dhe ti më jep mua ato në Tiranë”.

E njëjta skemë po përdoret me Vullnet Sinaj, ku jo vetëm Fatmir Xhafaj, por dhe familjarë të tij, po kërkojnë votën për Vullnet Sinajn në Vlorë, me kthimin e votës, duke votuar njerëzit e Xhafajt për Vullnetin në Vlorë. Njerëzit e Vullnetit, përfshirë këtu struktura të biznesit etj., të votojnë për Fatmir Xhafajn.

Skema është e qartë dhe ashtu siç CNA raportoi, që “Latifi” i Erion Veliajt, po kërkon të zgjidhet deputet duke bërë pazare dhe trafikim vote, nga një qark në një qark tjetër.

Megjithëse muaj më parë deklaronte se do të tërhiqej nga politika, tani jo vetëm ka hyrë në listë, por kthehet në “Latifin” e Erion Veliajt, në një bashkëpunim që nuk është vetëm nëpërmjet Fatmir Xhafajt, por edhe nëpërmjet vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Ky i fundit, është njeriu që shpërndan paratë në media për deputetin socialist dhe nëpërmjet reklamave ashtu siç CNA e ka thënë shpesh, politika kap median dhe e shfrytëzon atë për propagandën e saj.

CNA, do të sjellë të tjera detaje dhe fakte se si persona të caktuar janë përfshirë në këtë fushatë, familjarë, të afërmit e Fatmir Xhafajt, individë me të shkuar kriminale, të cilët kërkojnë votën në Vlorë për llogari të Vullnet Sinajt dhe ky i fundit më pas e kthen respektin dhe nderin e votës që merr në Vlorë, duke votuar Fatmir Xhafajn në Tiranë.

Bashkimi i të dy kandidatëve është Erion Veliaj që ndodhet në burgun e Durrësit, por dhe një skemë, e cila përtej faktit që duket interesante është një skandal brenda socialistëve, sepse tregon një ndarje të madhe dhe një betejë të ashpër brenda llojit, duke krijuar intriga, thika pas shpine dhe skema apo skenarë për të goditur një koleg apo një tjetër, përfshirë këtu edhe sulme në media që paguhen nga Vullnet Sinaj, apo janë paguar nga inceneratorët, nga dosja “5D” e kështu me radhë./ Burimi: CNA.al

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Vullnet Sinaj kandidati i Erion Veliajt në Vlorë, skenarë për trafikim vote appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj nuk paraqitet në gjykatë

By: Besnik
16 April 2025 at 12:38

Seanca e planifikuar për ditën e mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte kërkesa e mbrojtjes për kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes, pas prezantimit të veprimeve hetimore nga prokurori Ols Dado ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallë.

Në këtë kuadër, gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 23 prill, ora 09:30.

Veliaj kishte kërkuar revokim të masës së sigurisë dhe informacion mbi hetimet ndaj tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj nuk paraqitet në gjykatë appeared first on Euronews Albania.

BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço zbulon detajet: Kanë lind dyshime për…

14 April 2025 at 21:56

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte këtë të hënë në  një emision televiziv ku ka komentuar punën e bërë nga SPAK.

Ai tha se SPAK tashmë e ka përqendruar vëmendjen te procesi zgjedhor dhe hetime të caktuara janë lënë për pas fushatës. Megjithatë Karamuço tha se për çështjet që janë nën hetim vijojnë kontrollet e befasishme, siç ishte ai i pak orëve më parë ku agjentët e BKH-së kontrolluan një banesë në Kodrën e Diellit, e cila sipas tij është ngjitur me banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Aktualisht që ne flasim e kanë zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor. Mësa kuptohet ata nuk do falin gjëra flagrante, por për çështje që kishin mbërritur deri në fazën ku mund të kërkoheshin masa, ka një ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët që të mos prishet fushata zgjedhore dhe do të shtyhen pas zgjedhjeve. Megjithatë për çështjet që janë nën hetim, aktualisht para dy orësh është kontrolluar një banesë ngjitur me banesën e Erion Veliaj.

Këto janë kontrolle të befasishme në vijim të interceptimve dhe dëshmive që japin persona të caktuar ku lindin dyshime për ambiente ku mund të mbahen sende të caktuara, para etj, në lidhje me këtë çështje”,-tha Karamuço.

The post BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço zbulon detajet: Kanë lind dyshime për… appeared first on Sot News | Lajme.

Si po LALI-zohet propaganda e SPAK 

By: user 2
7 April 2025 at 15:41

Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, poashtu si partitë politike, apo edhe vetë kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, ka në dispozicion një makineri të fortë mediatike. Po të kthejmë pak filmin pas, në ditët kur Erion Veliaj do dilte para gjykatës së apelit për të vlerësuar masën e arrestit me burg ndaj tij, në publik shpërtheu një fortunë e vërtetë. Thelbi i saj konsistonte në ato që u quajtën provat e reja, të cilat do e gozhdonin në burg të arrestuarin më të famshëm të politikës shqiptare. Nga kangjellat e SPAK-ut shfaqeshin reporterë që transmetonin live tmerret e këtyre përgjimeve. Në titujt e televizioneve dhe gazetave kjo fabul u mor si e mirqenë duke iu kushtuar një hapsirë përtej normales. Në një farë mënyre, viktima të kësaj atmosfere të përgjithshme ramë edhe ne tek Lapsi.al, duke folur për këto fakte të reja që mund ta linin Veliajn në burg, ndonëse nuk kishim parë, prekur apo lexuar asnjërin prej tyre. 

Sot kur bisedat e “Lalit” me gruan dhe të vëllain po zbardhen njëra pas tjetrës e vërteta po rezulton ndryshe nga ç’u shit në 11, 12 apo 13 mars. Në komunikimet e bëra publike vërtet shihet një tendencë për të ushtruar presion politik dhe mediatik mbi gjykatësit apo prokurorët, por aty përpos vizatimit të karakterit perverso-qesharak të stërnjohur të Veliajt, nuk vërehet ndonjë provë flagrante. Edhe më e fortë bëhet kjo bindje po të qëmtosh me kujdes dialogjet. Aty edhe vetë i burgosuri edhe familjarët e tij që gjenden jashtë, tregojnë që janë në djeni të faktit se ndodhen në përgjim. Pra ata nuk do i falnin me duart e tyre as SPAK-ut, as GJKKO dhuratën që do i zgjaste arrestin.

Komplot apo zhgënjim/ Çfarë tregojnë përgjimet e Veliajt në burg?

Tani kur situata është më e qartë dhe ne jemi njohur pak a shumë me përmbajtjen e bisedave të përgjuara, natyrshëm mund të ngrejmë pyetjen: pse u fry dhe u zmadhua pesha e tyre? Si ndodhi që u pranua të flitet për “prova gozhduese”, pa i lexuar ato? Cilët qenë ata reporterë që raportuan nga parvazi i SPAK ‘faktet tronditësë”, që nuk paskan qenë aspak të tilla? 

Të tëra këto pikpyetje të shpien tek konkluzioni që u tha që në fjalinë e parë të këtij shkrimi: atë të ekzistencës së një makinerie të fuqishme propagandistike që përdoret nga SPAK. 

Ky organizëm ka reporterët e vet që kanë ekzkluzivitetin e të vërtetave, por që pranojnë edhe të hedhin në treg “fake news-e” në favor të tij. Ai ka së dyti, armatën e opinionbërësve që komentojnë dhe fryjnë në studiot televizive “faktet” e raportuara nga të parët. Po ti shtosh këtyre edhe mbështetësit e partive politike që përkrahin, pa kaluar në filtrin e dyshimit, ç’do lloj akuze që qarkullon për rivalët e tyre, mekanizmi manipulativ bëhet i plotë. Pak a shumë me të njëjtat karakteristika si në rastin e Veliajt, ai është vënë në veprim për çdo goditje të rangut të lartë. Po njësoj ka ndodhur kur duhej arsyetuar izolimi i dyshimtë i Sali Berishës. E njëjta teknologji ka vepruar për të përligjur arrestimin e Ilir Metës. 

Por efikasiteti më pervers i kësaj makinerie oruelliane shkelqeu me tërë kapacitetin e vet në rastin goditjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Kur dikush ngrinte pikëpyetjen për mungesën e provave, dilte gjithmonë një tjetër që i përgjigjej që të mos nxitohej se më pas do të dilnin gjëma të papara. Kur të parët flisnin për urdhër politik ndaj SPAK-ut, të dytët përgjigjeshin menjëherë me klishenë e antishqiptarit që kish përdhosur flamurin me shqiponjë dhe donte ti jepte Vorio Epirin Greqisë. 

Në të gjitha rastet motoja ka qenë e njëjtë: duhet mbarsur opinioni se SPAK ka të drejtë, duhet luajtur me emocionet për të heshtur zërat e atyre që kanë dyshime mbi thellësinë dhe saktësinë e provave të siguruara nga prokurorët e posaçëm.

Përgjimet në burg/ Kush e tradhëtoi Erion Veliajn?

Në këto kushte, kur tashmë është provuar se SPAK ka nxjerrë në fushën e lojës armatën e propagandistëve dhe manipulatorëve të vet, ngrihet pyetja se sa legjitime është kjo dhe çfarë pasojash afatgjata prodhon. 

Një mendim i atypëratyshëm të çon të arsyetosh se SPAK është në të drejtën e tij. Se në një fushë loje, ku pothuajse mungojnë krejtësisht zërat e ftohtë, të pavarur dhe të arsyeshëm, pra në këtë arenë që dominohet nga manipulatorët dhe zëdhënësit faktikë të partive të mëdha edhe Prokurorisë Speciale do ti duhej të hidhte në betejë ushtarët e saj. Përndryshe, pa këtë lojë perverse atë do ta masakronin publikisht. Pra kur i duhet të përballet me berishistët që kërkojnë ta ruajnë të pacënuar imazhin e liderit të tyre, apo me rilindasit që nuk i pranojnë mëkatet e Tahirit, Beqes, apo Veliajt, edhe SPAK duhet të përdorë të njëjtat armë si ata. Në vendet perendimore nuk janë tabu betejat që prokurorët e çështjeve të mëdha kanë bërë edhe në skenën mediatike përveçse në sallën e gjyqit. E shpesh kjo i ka ndihmuar ti fitonin çështjet. Pak a shumë këtë ka bërë edhe SPAk këtu tek ne e kjo është një nga arsyet që e mban atë lart në sondazhet e besueshmërisë, sado të dyshimta të jenë ato.

Veliaj në kurthin e gjuhës/ Çfarë rrezikon nga kërcënimet për prokurorët

Por, kjo lloj strategjie kur shndërrohet në normë prodhon një problem. Sepse ndryshe nga partitë politike që kanë në dispozicion taborët e tyre të protagonistëve, synimi i drejtësisë nuk matet me votat apo pëlqyeshmërinë, por me aftësinë për të zbuluar fakte dhe për ti shkuar të vërtetës deri në fund. Pra SPAK nuk është ngritur për ti përkundur njerëzit me iluzione, por për të prodhuar, prova dhe rezultate në të mirë të tyre. Duke e vënë theksin më shumë tek e para, në dëm të së dytës, duket se SPAK po prekeket nga “Lalëi-zimi”. Ai po i përshtatet devizës të viktimës të tij më spektakolare, se rëndësi nuk ka puna që bën, por mënyra se si e shet atë në sytë e njerëzve. Dhe mbështetja tek kjo mendësi përmban riskun e prokurorëve gjithnjë e më të dobët profesionalisht: sa më të pafaktuara dosjet, aq më të forta ulërimat e llapaqenëve që ulërasin nëpër studio, për provat e rënda që gjenden në to, sa me e pabazuar akuza, aq me fortë zhurma mediatike.

Pikërisht kjo fabul duket se është përsëritur edhe me “skandalin” e përgjimeve të Lalit, që para procesit të tij në apel, u shit për atë që nuk ishte. Prandaj dhe kjo po i dha mundësinë mbështetësve të rekrutuar prej tij të përforcojnë alibinë se atë po e mbajnë brenda pa prova.          

©Lapsi.al

       

 

The post Si po LALI-zohet propaganda e SPAK  appeared first on Lapsi.al.

“Veliaj i zhgënjyer me PS”, Bushati: Ai i quan Ballukun dhe Manjën armiq personalë

4 April 2025 at 17:28

I ftuar në intervistën e ditës, analisti Andi Bushati tha se një nga përgjimet lidhur me Erion Veliajn ka të bëjë me një deklaratë që ai ka bërë në komunikim e sipër me  bashkëshorten dhe vëllain e tij, ku shprehu se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin, ndryshe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë pas zgjedhjeve.

Bushati theksoi se, ky zhvillim tregon një shqetësim të thellë nga Veliaj për situatën e tij dhe një ndjesi tradhtie nga miqtë dhe shokët e tij politikë të PS.

Bushati analizon më tej tensionet politike që kanë lindur pas arrestimeve të Veliajt, duke akuzuar disa ministra të kabinetit Rama, si Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën, për lidhje të mundshme me arrestimin e Erion Veliajt.

‘Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.’- u shpreh ai

Andi Bushati:

Kam parë që Erion Veliaj i ka thënë bashkëshortes së tij dhe vëllait të tij se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin. Ai thekson se këto janë katër ditë të rëndësishme për të mundur të lirohet, pasi më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe çështja mund të zgjasë pas zgjedhjeve.

Çfarë po shohim këtu? Ndryshe nga pritshmëritë, Veliaj kishte shpresuar se do të lirohej në Apel. Pra, kemi të bëjmë me një individ të burgosur, të zhgënjyer dhe, deri diku, të tradhtuar. Ai priste lirohet dhe dëshironte të bënte presionin e fundit me KLGJ-në, deputetët dhe mediat pranë tij.

Pyetja që shtrohet është: kush i ka mbajtur gjallë këto pritshmëri dhe kush e ka tradhtuar? Veliaj vetë tregon se kishte pasur pritshmëri më të mëdha nga PS. Nëse pranojmë logjikën se Veliaj kishte këtë shpresë dhe priste që shokët e tij jashtë do të bënin diçka, por kjo nuk ka ndodhur, atëherë mund të përfundojmë se jemi në fazën e një tradhtie nga miqtë e tij politikë. Dikush e ka “shitur” ose dorëzuar Veliajn.

Kur ai u arrestua për herë të parë, ai dhe mediat pranë tij akuzuan Belinda Ballukun për komplot. Herën e dytë, përgjimet tregojnë se ai po akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, për të cilin përdor epitete të ashpra. Pra, kemi dy ministra të kabinetit Rama, ndaj të cilëve Veliaj ndihet i tradhtuar. Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.

The post “Veliaj i zhgënjyer me PS”, Bushati: Ai i quan Ballukun dhe Manjën armiq personalë appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK vendos nën hetim të gjithë trupën e shoqërimit, panë e dëgjuan Veliajn që foli në telefon, por nuk raportuan (Zbardhet rrëfimi i policit)

By: V K
22 March 2025 at 09:30

Rënia në përgjim e Erjon Veliajt teksa fliste me gruan e tij nga furgoni i Burgut të Durrësit, ngriti në këmbë dy prokurorët e SPAK-ut, pasi dyshuan se Veliaj përdorte një aparat telefoni në burg.

Por kur verifikuan numrin që kishte rënë aksidentalisht në përgjim të SPAK (pasi në përgjim ishte numri i Ajola Xoxës), kuptuan se ai ishte një numër që përdorej nga një punonjës policie i burgjeve.

Me urgjencë prokurorët kanë marrë listën e shërbimit ditor të këtij punonjësi policie dhe konstatuan se ditën dhe orën kur është bërë thirrja telefonike në drejtim të numrit të Ajola Xoxës, ky punonjës policie ka qenë në shërbim në trupën e shoqërimit që transportonte me furgon Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, në drejtim të Gjykatës së Apelit të Posaçëm në Tiranë.

Menjëherë është urdhëruar shoqërimi në ambientet e SPAK-ut të punonjësit të policisë, i cili gjatë marrjes në pyetje ka pranuar para prokurorëve se numri ishte i tij dhe ja kishte dhënë Veliajt brenda në furgon, pasi ia kishte kërkuar për të folur me gruan.

“…ia kam dhënë me dëshirë dhe pa asnjë premtim apo favorizim, pasi ma kërkoi të fliste me gruan. Me erdhi keq dhe ja dhashë. Unë jam në moshë të madhe dhe për pak kohë dal në pension. Nuk e mendova se ishte shkelje e rëndë…”,-ka treguar punonjësi i policisë M.

Për shkak të kësaj dëshmie bashkëpunuese, prokurorët e kanë toleruar punonjësin e policisë së burgjeve në prag pensioni, duke mos e arrestuar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë, në pyetje brenda godinës së SPAK janë marrë dhe 5 anëtarët e tjerë të grupimit të shoqërimit, si dhe komandanti i grupit, shtetasi, Gëzim. Gj.

Të gjithë anëtarët, përfshirë dhe shoferin e furgonit që transportoi Veliaj në Gjykatën e Apelit, janë vënë në hetim nga SPAK për akuzën “Moskallëzimit të krimit”.

Kjo pasi sipas SPAK ata kanë qenë brenda në furgon dhe kanë parë e dëgjuar se Veliaj ishte duke folur në telefon dhe nuk kanë marë asnjë masë të parandalojnë dhe ndalojnë atë.

Veprimet e kundërligjshme të Veliaj dhe kolegut të tyre M, që i dha telefonin, thotë SPAK nuk janë denoncuar në organet përkatëse nga 5 punonjësit e tjerë të policisë së burgjeve, ndaj të cilëve rëndon akuza e “Moskallëzimit të krimit”.

Ndërsa për Veliaj, është ngritur akuza e “Futjes ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 1 deri në 3 vite burgim.

The post SPAK vendos nën hetim të gjithë trupën e shoqërimit, panë e dëgjuan Veliajn që foli në telefon, por nuk raportuan (Zbardhet rrëfimi i policit) appeared first on Albeu.com.

Mediat e paguara nga bizneset e Veliajt në sulm ndaj Ramës

By: V K
21 March 2025 at 15:53

Sulmi ndaj kryeministrit, raportimet, akuzat, publikimet e dosjes që bëhen nga mediat kur ato janë të pastra, të qarta, kur zbulohen afera, korrupsion, skandal, janë të mirëpritura nga mediat.

Por, ajo që ndodh me mediat në Shqipëri apo me ato të financuara nga segmente të caktuara krijojnë intriga, të pavërteta apo gjysmë të vërteta, për të krijuar gënjeshtra, sulme që duken të mirorkestruara dhe të dirigjuara për qëllime të caktuara.

Për këtë përdorin disa instrumente, por më kryesoret janë paratë që kompanitë e mëdha private japin në bizneset që bëjnë shpërndarjen e tyre.

Një nga rastet më klasike se si mund të keqpërdoret media edhe kundër kryeministrit, është kompania “ONE”, e cila i jep miliona euro pagesa vëllait të Erion Veliajt dhe ky i fundit i shpërndan ato në media.

Këto para, përveç se mund të shkojnë për reklama në kompani, më pas përdoren edhe si instrumente sulmesh, akuzash, shpifjesh etj., që vijnë pikërisht nga këto media që financohen me paratë e kompanisë “ONE” me ndërmjetës vëllain e kryebashkiakut Arbër Veliaj.

Janë po ato media që dhjetëra e dhjetëra raste krijojnë intriga, editoriale, shënime, raportime në të kundërtën e së vërtetës.

Lajme, që i shërbejnë, përtej propagandës, luftës kundër kryeministrit, për t’i treguar Ramës forcën që që kanë.

Kjo forcë në tregun mediatik vjen nga paraja që jepet nga biznesi dhe shpërndahet për t’u reklamuar në media aktiviteti tregtar, por në fakt përdoren për të sulmuar kryeministrin apo për të bërë propagandë pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet pas hekurave.

Ndaj nuk është e padëgjuar apo e paraportuar në Tiranë që vetë paratë e bizneseve private të administruara nga kompanitë e lidhura me pushtetin dhe afër kryeministrit, të përdoren për të goditur vetë kryeministrin në detyrë.

The post Mediat e paguara nga bizneset e Veliajt në sulm ndaj Ramës appeared first on Albeu.com.

Përplasjet në Bashki/ Anuela Ristani shkarkon të besuarit e Veliajt

By: V K
21 March 2025 at 14:38

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranë, Anuela Ristani, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi dhe të nënkryetares Sara Goxhaj, dy njerëzve më të besuar të Erion Veliajt.

Siç shihet edhe në dokumentet e mëposhtme, shkresat mbajnë datën 20 Mars dhe janë firmosur nga Anuela Ristani.

Në vend të Alban Dokushit, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Jonida Halili. Këto ndryshime u raportuan që një ditë më parë nga mediat, të cilat ishin urdhëruar nga Edi Rama, pas përplasjeve që pati në Bashkinë e Tiranës me Dokushin dhe Goxhaj.

 

 

Alban Dokushi, është një nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.

Pas arrestimit të Erion Veliajt në media, u raportua se ai ishte caktuar administrator për punët e Bashkisë, teksa tre ditë më parë (18 Mars) ai dëshmoi edhe në SPAK në lidhje me takimet në qeli që ka bërë me kryebashkiakun.

 

 

Alban Dokushi, është një nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.

Pas arrestimit të Erion Veliajt në media, u raportua se ai ishte caktuar administrator për punët e Bashkisë, teksa tre ditë më parë (18 Mars) ai dëshmoi edhe në SPAK në lidhje me takimet në qeli që ka bërë me kryebashkiakun.

 

 

Në një reagim ditën e djeshme, Anuela Ristani, e mohonte se ishte e besuara e Edi Ramës në Bashki, madje mohonte dhe sherrin, por me vendim e sotëm konfirmoi të kundërtën dhe nxorri veten mashtruese.

“Vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në mesazhin e Anueal Ristanit.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhë që Erion Veliaj ka qenë në qeli, Edi Rama ka shkuar disa herë në Bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takime me stafin, teksa ka bërë një miting në sheshin “Skënderbej” dhe me të gjithë punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama, deklaroi se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, edhe pse kjo cënon hapur pavarësinë e institucioneve vendore.

“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është një goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie. Do të takoj të gjithë drejtorët e përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të institucioneve”, – ka deklaruar Rama.

Pas vendimeve të sotme, konfirmohet edhe një herë se Edi Rama është “de facto” edhe kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa Veliajt nuk i ka mbetur më asnjë pushtet politik.

The post Përplasjet në Bashki/ Anuela Ristani shkarkon të besuarit e Veliajt appeared first on Albeu.com.

SPAK po heton kompaninë ONE për lidhje korruptive me Veliajn

By: user7
21 March 2025 at 10:29

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.

Sipas dokumentave hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.

Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

Në vijim, në vendimin e Gjykatës së Posaçme jepen detaje të përfitimeve që ka marrë kompania “One” nga bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliaj.

Një tjetër aspekt i hetimit lidhet me transfertat financiare që kompania “Gogel” ka bërë drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën. Sipas të dhënave të SPAK-ut, kompania “Partner Law” ka përfituar 100 mijë euro për shërbime të dyshuara si fiktive, qendra BYLA ka marrë 20 mijë euro, ndërsa një studio në pronësi të nënës së Xoxës ka përfituar 74 mijë euro. Në total, bëhet fjalë për 200 mijë euro të transferuara nga “Gogel” për Ajola Xoxën.

Hetimet e SPAK-ut vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj skeme dhe për të përcaktuar shkeljet ligjore.

The post SPAK po heton kompaninë ONE për lidhje korruptive me Veliajn appeared first on Lapsi.al.

❌
❌