Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici

19 May 2025 at 15:15

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të hënën ndryshimin e vendimit për vendin e ekzekutimit të dënimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij për të lejuar Gjicin të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, u gjet fajtorë për korrupsion  i kishin […]

The post Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici appeared first on Reporter.al.

Lirohet nga BURGU, ish-kryebashkiaku Safet Gjici

By: user7
19 May 2025 at 12:54

Gjykata e Apeli liron, Safet Gjicin.

Ish-kryebashkiaku i Kukesit u denua per shperdorim detyre pas skandalit seksual ne zyre.

Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje denimi.

U lirua per shkak te gjendjes shendetesore te renduar.

The post Lirohet nga BURGU, ish-kryebashkiaku Safet Gjici appeared first on Lapsi.al.

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

By: Ela
19 May 2025 at 12:56

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është liruar nga qelia për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi ndryshimin e vendimit, duke pranuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë. Ndaj Gjicit u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie, duke bërë që pjesën e mbetur të dënimit […]

The post Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

By: Besnik
19 May 2025 at 12:55

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Sipas këtij vendimi, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të Gjicit, të cilët paraqitën argumente për gjendjen e tij shëndetësore, e cila kërkon kujdes të veçantë.

Më herët, kërkesa për lirimin e tij ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që ai të mbetej në qeli.

Gjici ka qëndruar i izoluar deri tani në burgun e Lushnjes ndërsa ishte burgosur pas video-skandalit në zyrën e tij, në Bashkinë e Kukësit, ku u filmua me shtetasen A.K duke bërë veprime seksuale.

Gjykata e Apelit të Posacëm e kishte dënuar Safet Gjicin për korrupsion aktiv me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat ai do të duhet të vuante 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Safet Gjici e kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kishin mbetur përafërsisht 6 muaj burg për të vuajtur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet për më 18 prill seanca në Gjykatën e Elbasanit për Safet Gjicin

By: user7
10 April 2025 at 10:38

Seanca e sotme në Gjykatën e Elbasanit për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici është shtyrë për një moment të dytë. Gjici kërkon lirimin me kusht për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi por seanca që ishte planifikuar të mbahej në orën 10:00 me dyer të hapura u shty për shkak të mungesës që prokurorëve të çështjes.

Raportohet se prokurorët në një trajnim me OSBE për zgjedhjet e 11 Majit. Seanca e radhës bëhet me dije se do të mbahet më 18 prill në orën 13:00. Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

The post Shtyhet për më 18 prill seanca në Gjykatën e Elbasanit për Safet Gjicin appeared first on Lapsi.al.

Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

By: Oldi
27 February 2025 at 15:24

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici, ka dorëzuar kërkesën e tij të dytë për lirim me kusht në Gjykatën e Elbasanit, pas refuzimit të kërkesës së parë. Gjici, i dënuar për përfshirje në një aferë seksuale në zyrë me Alma K., e cila gjithashtu është dënuar nga Apeli i GJKKO me formë të prerë, kërkon që të lirohet […]

The post Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

By: V K
27 February 2025 at 15:49

Pasi iu refuzua kërkesa e parë për të lënë burgun, ish-kryebashkiaku Safet Gjici, ka dorëzuar nëpërmjet avokatit të tij , kërkesën e dytë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan .

Sipas burimeve zyrtare, Safet Gjici, kërkon liri me kusht për të vuajtur në shtëpi pjesën e mbetur të burgut.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një video-skandali që tregonte marrëdhënie intime në zyrën e tij me Alma Kaçin.

Fillimisht, Gjici u akuzua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Alma Kaçi për “korrupsion aktiv”.

Megjithatë, gjatë procesit gjyqësor, Gjykata ndryshoi akuzën ndaj Gjicit në “shpërdorim detyre”, duke e dënuar me 2 vjet burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Ndërkohë, Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg për “prostitucion”. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Alma Kaçi i kishte ofruar përfitime të parregullta Gjicit në formën e favoreve seksuale.

The post Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin, prokuroria: Akt ekspertimi për raportimet mjekësore s’është i plotë

23 December 2024 at 11:42

Është shtyrë sërish seanca për ndryshimin e masës për Safet Gjicin. Prokurori i çështjes ngriti pretendimin se akt ekspertimi i IML nuk është i plotë.

Gjithashtu theksoi se nuk i përgjigjet pyetjes nëse institucioni i vuajtjes së dënimit në të cilin ndodhet Gjici ofron trajtimin mjekësor të nevojshëm që të mos i rrezikohet jeta si dhe të shkruhet terapia mjekësore që duhet për sëmundjen e Gjicit

Seanca e radhës u vendos të mbahet më 30 janar në orën 10:00.

/abcnews.al/

Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin

By: user7
23 December 2024 at 12:04

Seanca për ndryshimin e masës për Safet Gjicin është shtyrë sërish. Ndërkohë, seanca e radhës u vendos të mbahet më 30 janar në orën 10:00. Mësohet se Prokurori i çështjes ngriti pretendimin se akt ekspertimi i IML nuk është i plotë.

Prokurori tha se nuk i përgjigjet pyetjes nëse institucioni i vuajtjes së dënimit në të cilin ndodhet Gjici ofron trajtimin mjekësor të nevojshëm që të mos i rrezikohet jeta si dhe të shkruhet terapia mjekësore që duhet për sëmundjen e Gjicit.

The post Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin appeared first on Lapsi.al.

“Kam probleme me zemrën e diabetin”- Ç’ndodhi në seancën për Safet Gjicin, ekspertët mjekoligjorë nuk paraqiten në seancë, por dërgojnë aktin me postë! Gjykata: Është i paplotë

23 December 2024 at 12:46
Është shtyrë sërish në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili është dënuar për skandalin seksual në zyrën e tij. Sipas Gjykatës, tre ekspertët mjekoligjorë të caktuar për të vlerësuar shëndetin e Safet Gjicit, i cili ka kërkuar lirim nga qelia me pretendimin se vuan nga zemra dhe diabeti, nuk

Seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit/ Ekspertët do të japin përgjigje për 11 pyetje mbi gjendjen shëndetësore të tij

By: V K
23 December 2024 at 09:00

Ditën e sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ekspertët duhet t`u japin përgjigje 11 pyetjeve.

Sot në orën 10:00 në Gjykatën e Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Elbasan do të zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili ka kërkuar prej disa muajsh të vuajë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit.

Në seancën e paralajmëruar për t`u mbajtur gjatë paradites së kësaj të Hëne, 23 Dhjetor 2024 do të diskutohet akti i ekspertimit i kryer nga tre ekspertët e Institutit të mjekësisë ligjore Tiranë.

Në seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici në 14 Nëntor 2024 mbi” Caktimin e detyrave të ekspertëve të Mjekësisë ligjore” kërkuesi Safet Gjici nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Ndërkohë në atë seancë u paraqitën mbrojtja, organi i akuzёs dhe ekspertët mjeko-ligjorë.

Pas betimit të tre ekspertëve mjeko-ligjorë atyre në mesin e muajit Nëntor të këtij viti nga Gjykata, iu caktuan 11 detyra për të cilat ata në seancën e kësaj fillim jave duhet të japin përgjigje të argumentuara mjaft qartë .

Tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët janë njohur me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore “Gjici” pas afro gjashtë jave pune sot do u japin përgjigje para Gjykatës pyetjeve të mëposhtme:

1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?

2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?

3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?

4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?

5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?

6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?

7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?

8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?

9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?

10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?

11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, sipas avokatit të tij Markeljan Jance vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Sipas Jançes, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Gjici vuan dënimin në Burgun e Kosovës në Lushnje dhe aktualisht ndodhet në një klinikë mjekësore në një spital privat ku prej disa muajsh po kurohet për problematikat shëndetësore me të cilat ai po përballet në këtë periudhë.

The post Seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit/ Ekspertët do të japin përgjigje për 11 pyetje mbi gjendjen shëndetësore të tij appeared first on Albeu.com.

Problemet me shëndetin, ekspertët mjekoligjorë do vlerësojnë gjendjen e Safet Gjicit

By: user 5
14 November 2024 at 22:22

Në seancën e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, u zhvillua gjyqi për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili kërkoi ndryshimin e masës së dënimit për arsye shëndetësore. Sot, ekspertët mjekoligjorë bënë betimin para gjykatës dhe morën detyrat për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Safet Gjicit.

Detyrat që do t’u caktohen ekspertëve përfshijnë:

Vlerësimin e gjendjes shëndetësore të të pandehurit;

Vlerësimin nëse ai mund të marrë trajtimin e nevojshëm në burg;

Vlerësimin nëse rrezikohet jeta e tij nga qëndrimi në izolim.

Ekspertët do të japin vlerësimin e tyre në seancën e ardhshme, që do të zhvillohet më 23 dhjetor. Sipas avokatit të Safet Gjicit, Markeljan Jançe, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zgjerim të aortës dhe diabet i formës së rënduar

The post Problemet me shëndetin, ekspertët mjekoligjorë do vlerësojnë gjendjen e Safet Gjicit appeared first on Lapsi.al.

“Kam probleme me zemrën dhe diabetin”- Safet Gjici kërkon lirinë, betohen në Gjykatë tre ekspertët që do përcaktojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut

14 November 2024 at 13:21
Tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, gjatë seancës për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kanë bërë betimin para Gjykatëses së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Ekspertët duhet të përcaktojnë në gjendjen shëndetësore të të dënuarit Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirim nga qelia. Gjithashtu duhet të përcaktojnë nëse ish-kryebashkiaku mund të marrë

Safet Gjici kërkon lirinë, betohen tre ekspertët që do përcaktojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut

By: E.K
14 November 2024 at 13:34

Tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, gjatë seancës për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kanë bërë betimin para Gjykatëses së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Ekspertët duhet të përcaktojnë në gjendjen shëndetësore të të dënuarit Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirim nga qelia. Gjithashtu duhet të përcaktojnë nëse ish-kryebashkiaku mund të […]

The post Safet Gjici kërkon lirinë, betohen tre ekspertët që do përcaktojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut appeared first on FaxWeb.

Problemet me shëndetin, ekspertët vlerësojnë gjendjen e Safet Gjicit, a do vijojë ish-kryebashkiaku qëndrimin në qeli?

14 November 2024 at 13:12

Ekspertët mjekoligjore bënë betimin para gjykatës dhe morën detyrat për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit. Ndër detyrat që do ju caktohen janë: të përcaktohet gjendja shëndetësore, të vlerësojnë se ⁠a mund ta marri trajtimin e nevojshëm në burg dhe ⁠a i rrezikohet jeta nga qëndrimi në izolim?

Në seancën e ardhshme ekspertët do të japin vlerësimin e tyre në 23 dhjetor. Sipas avokatit Markeljan Jançe, ish kryebashkiaku vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Gjici vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që i ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Safet Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat. Sipas avokatit, problematikat Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

The post Problemet me shëndetin, ekspertët vlerësojnë gjendjen e Safet Gjicit, a do vijojë ish-kryebashkiaku qëndrimin në qeli? appeared first on Sot News | Lajme.

Zmadhimi i aortës, Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore

By: user 4
12 November 2024 at 13:41

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka kërkuar qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore.

Gjykata vendosi ditën e djeshme thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut Safet Gjicit.

Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati Jançe shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45.

The post Zmadhimi i aortës, Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore appeared first on Lapsi.al.

Safet Gjici kërkon lirimin nga qelia! Gjykata thërret mjekët për verifikimin e gjendjes shëndetësore

By: Ela
11 November 2024 at 14:00

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga qelia, sipas tij, për shkak të gjendjes shëndetësore. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Përfaqësuesi ligjor i Safet Gjicit ka deklaruar se ish-zyrtari i PS-së i ka vuajtur edhe më herët nga […]

The post Safet Gjici kërkon lirimin nga qelia! Gjykata thërret mjekët për verifikimin e gjendjes shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Safet Gjici kërkon lirinë, i shtruar në një spital privat

By: redi
11 November 2024 at 14:16

Gjykata kërkon të ngrihet grup prej tre ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të shqyrtuar dokumentacionin e gjendjes shëndetësore të ish-kreut të Kukësit, Safet Gjicit. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua seanca gjyqësore e radhës për të shqyrtuar kërkesën për lirimin nga burgu për shkaqe shëndetësore dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në…

Source

Shtyhet seanca për Safet Gjicin, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për raportimet mjekësore

11 November 2024 at 14:04

Është shtyrë seanca ndaj Safet Gjicit në gjykatën e Elbasanit. Mësohet se në seancën e sotme u administruan aktet shëndetësore të paraqitura nga Drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Seanca do të mbahet në datë 14/11/2024 në orën 11:45 me qëllim për t’u paraqitur ekspertët e IML Tiranë dhe të marrin detyra me qëllim përpilimin e një raporti mbi gjendjen shëndetësore të kërkuesit.

Kujtojmë se Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Avokati kërkon lirimin e Gjicit për arsye shëndetësore, shtyhet seanca

11 November 2024 at 14:49

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të shtyjë përsëri seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, për datën 14 nëntor 2024, në orën 11:45.

Vendimi erdhi pasi Gjykata kërkon të ngrihet një grup prej tre ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të shqyrtuar dokumentacionin e gjendjes shëndetësore të Safet Gjicit.

Gjici nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në seancë dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati Markelian Jançe. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet i formës së rënduar. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka pasur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka përkeqësuar edhe më tej shëndetin e tij.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit po vuan dënimin për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a, pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Safet Gjici, i dënuar me 3 vite burgim, ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur. Ndërkohë, aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat. /Telegrafi/

The post Avokati kërkon lirimin e Gjicit për arsye shëndetësore, shtyhet seanca appeared first on Telegrafi.

❌
❌