Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Stuhia e madhe godet Alpet, të paktën tre të vdekur

By: Oldi
18 April 2025 at 16:33

Stuhia mbylli rrugët, ndaloi trenat dhe ndërpreu energjinë në zona në Francë, Itali dhe Zvicër. Edhe pse bora në prill nuk është e rrallë në malet e Alpeve, sasia që ra në vetëm disa orë ishte e pazakontë dhe i befasoi autoritetet dhe banorët. Bëhet e ditur se në Itali, trupat e një 64-vjeçari dhe […]

The post Stuhia e madhe godet Alpet, të paktën tre të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Dëbora dhe temperaturat e ulëta rrezikojnë frutikulturën në juglindje

By: Mirgen
7 April 2025 at 19:24

Kapriçot e motit, me reshje dëbore dhe temperatura disa gradë nën zero në juglindje të vendit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në frutikulturë, kryesisht tek pemët e kumbullës dhe qershisë. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi rrezikohet i gjithë prodhimi, ndërsa specialistët e bujqësisë pranojnë që kushtet e motit përbëjnë rrezik potencial që shumica e […]

The post Dëbora dhe temperaturat e ulëta rrezikojnë frutikulturën në juglindje appeared first on BoldNews.al.

Dëbora e pranverës shkakton kaos, Ministria e Mbrojtjes: Ja akset problematike

By: Oldi
6 April 2025 at 22:42

Dëbora e pranverës shkakton kaos pasi ka gjetur pa përgatitur autoritetet ku disa akse kanë qëndruar të bllokuara për disa orë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend, për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore. Raportohet se aktualisht po punohet […]

The post Dëbora e pranverës shkakton kaos, Ministria e Mbrojtjes: Ja akset problematike appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona pa energji elektrike

By: Oldi
6 April 2025 at 21:50

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës. Me […]

The post Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

LAJM I FUNDIT/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ç’po ndodh me motin në vend

By: user 6
6 April 2025 at 22:10

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

1. Akset rrugore
Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.

Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.

Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.

Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

2. Lumenjtë dhe rezervuarët

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit për nesër datë 07.04.2025

Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: ​​ 5 / 12 °C
në vendet e ulëta:​ 2/ 13 °C
në vendet malore:​ -4 / 4 °C

Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

The post LAJM I FUNDIT/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ç’po ndodh me motin në vend appeared first on Lapsi.al.

“Plakat e Prillit” rikthejnë dimrin, dëborë e pazakontë në mes të pranverës në Pogradec (PAMJET)

By: Oldi
6 April 2025 at 19:18

Këtë të dielë në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për muajin prill. Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në rajonin juglindor të vendit. Pamjet e qytetit të zbardhur kanë surprizuar banorët, të […]

The post “Plakat e Prillit” rikthejnë dimrin, dëborë e pazakontë në mes të pranverës në Pogradec (PAMJET) appeared first on BoldNews.al.

Kukësi përfshihet nga shiu dhe bora, ç’po ndodh në Rrugën e Kombit

By: user 6
6 April 2025 at 18:34

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Nga reshjet e borës janë përfshirë dhe zonat e ulta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukësi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga bora.

Paraditen e kësaj të diele reshje bore pati në zonat e larta malore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës njofton KMC i prefektures Kukes.

Reshje të dendura bore aktualisht ka edhe në të gjithe Rrugën e Kombit, kompania mirëmbajtëse bën të ditur se deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në Rrugën e Kombit nga Fan-Tunel-Kukës-Morinë janë 18 borëpastuese që po bëjnë pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

The post Kukësi përfshihet nga shiu dhe bora, ç’po ndodh në Rrugën e Kombit appeared first on Lapsi.al.

Moti i ftohtë, ndikim në bujqësi/ Korçë, më të rrezikuarat janë pemët frutore

19 March 2025 at 15:07

KORÇË- Reshjet e borës, një ditë me parë dhe ulja e temperaturave disa grade nen zero, rrezikon dëmtimin e drurëve frutore në qarkun e Korçës.

Sipas specialistëve të bujqësisë, më të rrezikuara janë drurët frutore te qershisë, kumbullës, kajsisë dhe te disa drurëve te tjerë qe çelin lulet ne pranverën e hershme.

Meqenëse parashikimet e sinoptikanëve janë qe gjithë java do te shoqërohet me temperatura deri ne minus 8 grade, specialistet këshillojnë fermerët marrjen e disa masave rrethanore, për te minimizuar dëmet.

Sipas specialistit te mbrojtjes së bimëve në Drejtorinë e Bujqësisë, këto masa janë të domosdoshme, pasi rritin temperaturën e ambientit deri n e 3 grade celsius.

Në qarkun e Korçës janë të mbjella me drurë frutorë rreth 4 mije hektarë toke, ku  90 për qind e saj e zënë mollët, qe këtë radhë nuk u rrezikuan nga moti./abcnews.al

Dëbora arrin 20 cm, ja disa nga akset më problematike në qakun e Shkodrës

By: Ardit
18 March 2025 at 09:51

Në bashkinë Shkodër gjatë natës ka patur reshje dëbore në zonat malore ku në Qafe-Thore ka rreth 20 cm borë, por rruga është e kalueshme. Strukturat e Mbrojtjes Civile në Shkodër bëjnë të ditur se situata paraqitet e qetë dhe pa probleme. Ne aksin rrugor Kirë-Shosh është bërë e mundur gjatë natës hapja e rrugës […]

The post Dëbora arrin 20 cm, ja disa nga akset më problematike në qakun e Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve

By: V K
17 February 2025 at 08:34

Këtë të hënë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.

The post Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

Dëbora zbardh edhe qarkun e Shkodrës, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

17 February 2025 at 09:47

Veç Kukësit dhe Mirditës, edhe Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dëborës mëngjesin e sotëm. Disa centimetra dëborë kanë rënë në zonat e thella të Shkodrës, në Kelmend të Malësisë së Madhe, si edhe në qytetet e Pukës dhe Fushë Arrëzit. Deri më tani qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, teksa në zonat malore, […]

The post Dëbora zbardh edhe qarkun e Shkodrës, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra appeared first on BoldNews.al.

IGEO: Reshje të dendura shiu në disa qarqe të Shqipërisë, borë në lartësi mbi 900 metër

28 January 2025 at 12:42

Instituti i Gjeoshkencës informoi se pasditen e sotme dhe nesër, 29 janar, vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive në disa qarqe.

Sipas IGEO, reshjet e dendura do të përfshijnë qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Në zonat malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 900m nga niveli i detit reshjet priten në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 15 °C, në vendet e ulëta: 8 / 16 °C dhe në vendet malore: 3 / 13 °C

Sot pasdite era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

The post IGEO: Reshje të dendura shiu në disa qarqe të Shqipërisë, borë në lartësi mbi 900 metër appeared first on Telegrafi.

Jole: Hapet rruga e bllokuar nga dëbora, pas avarisë në linjën Guri i Kuq-Përrenjas

16 January 2025 at 13:50

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Pas disa ditësh pune intensive, u arrit hapja e rrugës prej 15 km që ishte bllokuar nga dëbora, pranë Çervenakës. Prefekti i Qarkut Korçë organizoi punën së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile pas avarisë në linjën e transmetimit 110 kV Guri Kuq-Përrenjas, që kalon në terren të vështirë malor dhe me sasi të madhe dëbore.

Brigadat e OST Korçë, Elbasan dhe Tiranë punuan për dy ditë, duke lokalizuar defektin në Çervenakë, në lartësinë 1300 m mbi nivelin e detit dhe ku në disa zona sasia e dëborës arrinte në mbi 1.5 metra.

Prefekti Nertil Jole tha se kërkoi ndihmën e AKMC për hapjen e rrugës së bllokuar. Jole falenderoi drejtorin e AKMC, Haki Çako, për reagimin e menjëhershëm dhe dërgimin e një automjeti me zinxhirë nga Forcat e Armatosura për hapjen e rrugës.

Ndërkohë drejtori i OST Korçë, Elton Përmeti bën të ditur se pa energji mbetet vetëm Linja Guri i Kuq-Përrenjas, jo për shkak të defekteve por ngaqë shtyllat e tensionit janë të veshura me akull.

Prefektura Korçë dhe Emergjencat Civile janë duke monitoruar situatën për të mos patur asnjë problem në qarkun e Korçës. /j.p/

The post Jole: Hapet rruga e bllokuar nga dëbora, pas avarisë në linjën Guri i Kuq-Përrenjas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në Qarkun e Elbasanit/ Rrugë të bllokuara dhe disa fshatra pa energji elektrike

By: V K
15 January 2025 at 13:05

Gjatë 72 orëve të fundit në Qarkun e Elbasanit, po punohet për hapjen e të gjitha rrugëve të bllokuara nga dëbora, si edhe për eliminimin e dëmeve dhe defekteve të shkaktuara nga mbizotërimi i motit të keq.

Sipas Emergjencave Civile, bëhet me dije se akset rrugore nacionale dhe segmentet kryesore të rrugëve rurale, janë të hapura dhe nuk ka më probleme për qarkullimin e automjeteve.

Në akset ku ka pasur borë apo ngrica nga firmat kontraktuese, është bërë pastrimi i dëborës si edhe është kryer kriposja në të gjitha segmentet problematike.

Në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Qafë Thanë në “Kthesat e Qafë Thanës ”, ku temperaturat zbritën deri -6 gradë C, prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, është punuar nga borëpastrueset dhe është hedhur kripë në rrugë për të evituar ngricat.

Në aksin rrugor Librazhd-Steblëve -Bulqizë, qarkullimi edhe këtë mesjavë është i mundur vetëm me zinxhirë e goma dimërore në segmentin nga Borova në Steblevë , ndërsa në pjesën tjetër nga sot qarkullimi kryhet normalisht.

Në disa Bashki si në atë të Elbasanit, Librazhdit , Prrenjasit e Gramshit, vijon puna për hapjen e rrugëve rurale që lidhin fshatrat malorë me Njesitë Administrative.

Në bashkinë e Elbasanit, po punohet në aksin Elbasan-Labinot Mal, Elbasan-Funarë. Në këtë bashki, nuk ka dalje nga shtrati dhe probleme me prurjet e lumenjve e përrenjve malorë, pasi prurjet e tyre janë në kuotat normale.

Edhe situata e furnizimit me energji elektrike, paraqitet mjaft e përmirësuar në krahasim me ditët e para të kësaj jave.

Pa energji janë edhe disa fshatra në Nj.A Polis e bashkisë Librazhd dhe Nj.A Bishqem bashkia Peqin,Nj.A Funar bashkia Elbasan, si dhe kanë defekte të rënda kabinat elektrike në qytetin e Prrenjasit dhe një në bashkinë Gramsh dhe në terren po punohet nga dhjetëra punonjës të OSHE për riparimin e të gjitha dëmeve e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.

The post Moti i keq në Qarkun e Elbasanit/ Rrugë të bllokuara dhe disa fshatra pa energji elektrike appeared first on Albeu.com.

Trashësia e dëborës në qarkun e Dibrës arrin në një metër, ndërprerje e mësimit në 60 përqind të shkollave

By: V K
14 January 2025 at 08:34

Problematikat vijojnë të jenë prezentë,  si pasojë e motit të keq në qarkun e Dibrës. Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, por ja kanë lënë vendin ngricave.

Temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë. 60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.

Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër.

Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë, në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët.

Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.

The post Trashësia e dëborës në qarkun e Dibrës arrin në një metër, ndërprerje e mësimit në 60 përqind të shkollave appeared first on Albeu.com.

Ç’po ndodh me motin/ Këto janë aktualisht rrugët e bllokuara nga dëbora

By: user 6
13 January 2025 at 21:18

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Akset rrugore

Sipas ARRSH, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të.

* Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.

* Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

1. Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugënnga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.

2. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.

3. Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.

4. Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

* Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.

* Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve qëlidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.

* Qarku Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30 me goma dimërore.

Furnizimi me energji elektrike:

Ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel

Lumenjtë dhe rezervuarët

1. Në fshatin Vadardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.

2. Në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku ditën e sotme lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.
Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

Gjithashtu, pas kërkesës së bërë nga Prefekti i Qarkut Tiranë ditën e sotme për mbështetje me mjete të rënda, u dërgua në Njësinë Administrative Dajt, Bashkia Tiranë një fadromë dhe një kamion nga FA në ndihmë të komunitetit. Ndihma do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Linzë, në ndihmë të komunitetit.

Parashikimi motit në vijim

Nesër (e martë dt. 14) reshjet dobëta të dëborës pritet të përfshijnë zonat Veri-Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore të territorit në lartësitë mbi 500 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 1 / 11 °C dhe në vendet malore: -5 / 1 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet. ©LAPSI.al

The post Ç’po ndodh me motin/ Këto janë aktualisht rrugët e bllokuara nga dëbora appeared first on Lapsi.al.

Dëbora, përditësimi i fundit i situatës në juglindje

By: user 5
13 January 2025 at 19:18

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë Juglindjen e vendit kanë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të bashkive Maliq, Korçë dhe Pogradec.

Raportohet se autoritetet po vijojnë punën për rikthimin në normalitet të akseve rrugore dhe rregullimin e defekteve në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Më problematike paraqitet situata në rrugët dytësore lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim në zonën e Kolonjës, Miras-Vidohovë në Devoll, në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat në Pogradec, Nikolicë e Arrëz në Devoll.

Raportohet se aktualisht rezultojnë pa energji elektrike rreth 50 abonentë në bashkitë Maliq, Korçë dhe Pogradec

Në njoftimin e Prefekturës Korçë jepet një pasqyrë e problematikave sipas zonave

“Deri tani në Qarkun e Korçës, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët. Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke mundësuar qarkullimin normal dhe pa probleme në këto akse.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim (Kolonjë), Miras-Vidohovë (Devoll), etj. Vështirësi kalimi ka në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat (Pogradec), Nikolicë e Arrëz (Devoll), etj në të cilat vazhdon puna për kthimin në normalitet të situatës.
Nga Operatori i SSHEE dhe Agjencitë Elektrike është punuar për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin e furnizimit me energji elektrike duke mundësuar riparimin e disa defekteve dhe përmirësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me energji elektrike, aktualisht rezultojnë pa energji elektrike rreth 50 abonentë dhe konkretisht: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, Bashkia Korçë fshati Panarit, 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë, Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan,Vrepckë, Postenan, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë.
Pa energji elektrike janë edhe fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas. Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Korçë.

The post Dëbora, përditësimi i fundit i situatës në juglindje appeared first on Lapsi.al.

Situata e motit: Dëbora “paralizon” zonat malore, akset kombëtare të kalueshme

By: fra nc
13 January 2025 at 14:14

Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer vendin në fundjavë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim dhe izolim të disa fshatrave në lindje të vendit. Reshjet e dëborës kanë arritur deri në 70 cm në zonat malore, ndërsa temperaturat nën zero kanë krijuar edhe ngrica.

Probleme raportohen edhe në Kukës, të krijuara nga erë të fortë e cila shtyn dëborën në rrugë, duke vështirësuar kalimin. Edhe Shkodra po vuan një situatë të ngjashme, ku rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.

Në Qarkun e Elbasanit, janë bllokuar rrugët që lidhin Njësinë Administrative Labinot-Mal, ndërsa në Librazhd, një pjesë e mirë e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me njësinë administrative janë të bllokuara, ndërkohë që një situate e ngjashme paraqitet edhe në Prrenjas e gramsh.

Gjatë natës, edhe Korca është paralizuar nga dëbora dhe erat e forta, ndërsa bashkitë po punojnë për hapjen e rrugëve dytësore. Për situatën e krijuar, në 77 shkolla të vendit është pezulluar mësimi, ndërsa  emergjencat janë në terren për të ndihmuar në hapjen e rrugvë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Situata e motit: Dëbora “paralizon” zonat malore, akset kombëtare të kalueshme appeared first on Euronews Albania.

Dëbora “paralizon” Shqipërinë/ Rrugë të bllokuara, mijëra banorë të izoluar pa energji elektrike

By: Oldi
13 January 2025 at 09:20

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas nuk do të mungojnë ditët me diell por temperatura të ulëta. Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet […]

The post Dëbora “paralizon” Shqipërinë/ Rrugë të bllokuara, mijëra banorë të izoluar pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

Dëbora “pushton” vendin, ARRSH-shoferëve: Pajisuni me zinxhir! Akset problematike

By: fra nc
13 January 2025 at 10:23

Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe erëra të forta, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të gjitha segmentet rrugore nacionale janë aktualisht të hapura dhe të qarkullueshme, megjithatë, për akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve për të shmangur aksidentet dhe bllokimet.

Akset problematike sipas ARRSH:

Zona Veriore: Vaudejes- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës, në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë.

Rajoni Qendror: Në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë.

Rajoni juglindor: Ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.

ARRSH këshillon shmangien e lëvizjeve të panevojshme në zonat e prekura nga dëbora dhe përdorimin e zinxhirëve për qarkullimin në rrugë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dëbora “pushton” vendin, ARRSH-shoferëve: Pajisuni me zinxhir! Akset problematike appeared first on Euronews Albania.

❌
❌