Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

12 May 2025 at 23:29

Rebelimi i qytetarëve e bëri atë, në vend të çelikut, të njohur sot për gjelbërimin e tij

Në Yorkshirin kodrinor shtrihet qyteti Sheffield, i quajtur sipas lumit Sheaf që rrjedh nëpër qytet.

Është një qytet anglez që dikur ishte i famshëm për çelikun, prandaj edhe ka pseudonimin “qyteti i çelikut”, megjithatë sot nuk njihet më për industrinë e tij, por për gjelbërimin.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se sa njerëz ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët pajtohen se natyra duhet të ruhet. Lagjet e qytetit të shpërndara në shtatë kodra rrethojnë qendrën e qytetit, , e cila ndodhet në mes të luginës.

“Qyteti i Çelikut”

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve – lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Locksley dhe Porter Brook – të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Këto ujëra kanë furnizuar me energji qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Sheffieldi ishte i njohur edhe për prodhimin e takëmeve, veçanërisht thikave. Gjatë Revolucionit Industrial, prodhimi i Sheffieldit u rrit aq shumë sa fitoi nofkën e tij, transmeton Telegrafi.shutterstock

Megjithatë, “Qyteti i Çelikut” është sot kampioni britanik dhe evropian për sa i përket sasisë së gjelbërimit urban. Besojeni ose jo, më shumë se gjashtëdhjetë përqind e sipërfaqes së qytetit është e mbuluar nga parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak.

Autoritetet e qytetit janë angazhuar me vendosmëri për ruajtjen e natyrës dhe plani i tyre është që qyteti të ulë emetimet e dioksidit të karbonit në zero deri në vitin 2025.

Ndryshimi në mënyrën e të menduarit të banorëve u ndikua më shumë nga drama që ndodhi pak më shumë se dhjetë vjet më parë, kur kontraktorët bashkiakë filluan të prisnin pemë të shumta të shëndetshme. Banorët u rebeluan dhe ndërkohë lindi iniciativa e gjelbër “Partneriteti i Pemëve të Rrugës Sheffield”, e cila filloi të punonte në mënyrë agresive për gjelbërimin.

Qyteti me më shumë pemë në Evropë

Sot, me afërsisht 4.5 milion pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Evropë.

Disa banorë pohojnë se ia detyrojnë mjedisin e tyre të shëndetshëm incidentit të prerjes së pemëve të lartpërmendur, sepse kur pothuajse i humbën ato, u lidhën me pemët më shumë se kurrë më parë – dhe e përdorën energjinë e gjeneruar nga zemërimi i tyre për gjëra konkrete. /Telegrafi/

The post Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë appeared first on Telegrafi.

Breshëri dëmton pemët/ Fermerët e braktisur nga qeveria: Kemi humbur prodhimin!

By: Oldi
4 April 2025 at 15:49

Stuhitë e breshrit të pak ditëve më parë, kanë dëmtuar plantacionet me pjeshkë dhe nektarinë në fshatin Vidhas të Elbasanit. Fermerët të braktisur nga qeveria shprehen se thuajse 80 përqind e luleve të pemëve kanë rënë duke bërë që këtë vit e gjithë zona të mbesë pa prodhim. Teksa dëmet nga moti rrezikojnë prodhimin e […]

The post Breshëri dëmton pemët/ Fermerët e braktisur nga qeveria: Kemi humbur prodhimin! appeared first on BoldNews.al.

Breshri dëmton mijëra pemë frutore dhe vreshta në fshatrat e Librazhdit

By: Mirgen
30 March 2025 at 21:32

Një pjesë e madhe e fshatrave të Njësisë Administrative Polis në bashkinë e Librazhdit u përfshinë pasditen e të dielës nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dhe stuhi e cila u pasua me rënie breshëri për rreth 30 minuta në fshatin Gurëshpatë dhe rrethinat e tij. Si pasojë e rënies së […]

The post Breshri dëmton mijëra pemë frutore dhe vreshta në fshatrat e Librazhdit appeared first on BoldNews.al.

Moti i ftohtë, ndikim në bujqësi/ Korçë, më të rrezikuarat janë pemët frutore

19 March 2025 at 15:07

KORÇË- Reshjet e borës, një ditë me parë dhe ulja e temperaturave disa grade nen zero, rrezikon dëmtimin e drurëve frutore në qarkun e Korçës.

Sipas specialistëve të bujqësisë, më të rrezikuara janë drurët frutore te qershisë, kumbullës, kajsisë dhe te disa drurëve te tjerë qe çelin lulet ne pranverën e hershme.

Meqenëse parashikimet e sinoptikanëve janë qe gjithë java do te shoqërohet me temperatura deri ne minus 8 grade, specialistet këshillojnë fermerët marrjen e disa masave rrethanore, për te minimizuar dëmet.

Sipas specialistit te mbrojtjes së bimëve në Drejtorinë e Bujqësisë, këto masa janë të domosdoshme, pasi rritin temperaturën e ambientit deri n e 3 grade celsius.

Në qarkun e Korçës janë të mbjella me drurë frutorë rreth 4 mije hektarë toke, ku  90 për qind e saj e zënë mollët, qe këtë radhë nuk u rrezikuan nga moti./abcnews.al

Pemët hahen në bark të zbrazët

28 January 2025 at 18:30

Së paku tri pemë në ditë janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të rregullt!

Nëse hani dy copa bukë dhe pastaj një pjesë pemë, pema nuk do të arrijë si duhet në zorrë përmes lukthit, sepse buka e pengon. Në ndërkohë, i gjithë ushqimi zbërthehet, fermentohet dhe shndërrohet në acid.

Sasia përkatëse e pemës vjen në kontakt me ushqimin në lukth, ndërsa më pas e gjithë masa e ushqimit fillon të prishet dhe për këtë vjen deri te mundimi i lukthit.

Kjo nuk ndodh me disa pemë, siç janë portokalli dhe limoni, pasi ato veç janë acidike.

Lëngje pemësh ose fruta?

Ngrënia e gjithë frutës është shumë më e mirë, sesa pirja e lëngut. Nëse ju pëlqejnë lëngjet, pini ngadalë- gllënjkë pas gllënjke, ashtu që të përzihet me pështymën para gëlltitjes.

Nëse çdo të tretën ditë do të hanit vetëm pemë dhe do të pinit vetëm lëngje pemësh, do të befasoheshit me dukjen e fytyrës dhe trupit tuaj.

Nëse jeni admirues të lëngjeve të pemëve, pini vetëm ato nga pemët e freskëta, ndërsa mos u përqendroni te ato që gjenden nëpër dyqane.

Asnjëherë mos pini lëng të nxehtë e as pemë të ziera, sepse në atë mënyrë humben materiet ushqyese dhe shkatërrohen vitaminat. /Telegrafi/

The post Pemët hahen në bark të zbrazët appeared first on Telegrafi.

Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë në oborrin e spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina dhe një dyqan

By: Mirgen
13 January 2025 at 07:58

Moti i keq me erë të fortë ka rrëzuar gjatë natës dy pemë të mëdha pranë oborrit në Spitalin rajonal të Lezhës. Nga ky rrëzim janë dëmtuar disa automjeteve të parkuara si dhe një dyqan pranë spitalit. Forcat zjarrfikëse kane punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit, ndërsa moti i […]

The post Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë në oborrin e spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina dhe një dyqan appeared first on BoldNews.al.

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, Veliaj zbulon se ku do të zhvendosen pemët

14 October 2024 at 10:13
Në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur puna për zgjerimin e saj, dhe po ashtu ka nisur edhe zhvendosja e pemëve në kuadër të zgjerimit dhe rindërtimit të autostradës Tiranë-Durrës.   Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar video nga ky operacion, ku thotë se pemët që po hiqen nga zona e punimeve do të
❌
❌