Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dredha: Pas shiut, rrugët e Vlorës në normalitet të plotë

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut përfshinë sot qytetin e Vlorës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, mes tyre edhe rruga “Albano dhe Romina”, ndërsa nën “pushtetin” e ujit është lagjja historike e Muradies.

Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha reagoi sot në mbrëmje duke u shprehur se “pas reshjeve intensive të shiut, brenda më pak se dy orësh, rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë, falë angazhimit të menjëhershëm të Ujësjellësit dhe të gjitha ekipeve të bashkisë”.

Ndërkohë, Dredha tha se vazhdon puna për pastrimin e të gjithë territorit.

Zonat më të prekura nga reshjet e shiut ishin në lagjen “Skelë” (afër kryqëzimit të madh), zonën pranë bibliotekës publike, përreth Kishës Ortodokse dhe sheshi “Albano & Romina”.

Në disa segmente rrugore, automjetet u bllokuan për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, ndërsa shërbimet e emergjencës nisën punën për pastrimin e pusetave dhe rivendosjen e normalitetit në qarkullim.

Nga puna e punonjësve të bashkisë Vlorë për pastrimin e qytetit pas reshjeve të shiut
1 nga 15

/e.i//r.e/

The post Dredha: Pas shiut, rrugët e Vlorës në normalitet të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje shiu në Vlorë, përmbytje në disa rrugë të qytetit

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut përfshinë sot qytetin e Vlorës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, mes tyre edhe rruga “Albano dhe Romina”, ndërsa nën “pushtetin” e ujit është lagjja historike e Muradies.

Sipas pamjeve nga mediet, niveli i ujit në rrugë është rritur ndjeshëm, duke penguar qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve.

Zonat më të prekura përfshijnë: Lagjen “Skelë” (afër kryqëzimit të madh), zonën pranë bibliotekës publike, përreth Kishës Ortodokse dhe sheshi “Albano & Romina”.

Në disa segmente rrugore, automjetet janë bllokuar për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë nisur punën për pastrimin e pusetave dhe rivendosjen e normalitetit në qarkullim.

/e.i//r.e/

The post Reshje shiu në Vlorë, përmbytje në disa rrugë të qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën

5 August 2025 at 19:05

Vlora është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi shiu, duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet. Por ndërkohë, ka mjaftuar vetëm disa minuta shi që vlonjatëve t’u kujtohen “tmerret” e përjetuara tetorin e vitit të kaluar, ku iu përmbytën baneset dhe zonat. Përmbytje ka patur edhe pasditen e sotme, kryesisht në rrugët e qytetit, […]

The post Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën appeared first on BoldNews.al.

Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet

5 August 2025 at 19:53

Vlora është përfshirë këtë të martë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullim dhe ndërprerje të aktiviteteve bregdetare.

Reshjet kanë mbuluar të gjithë qytetin, duke detyruar pushuesit të braktisin plazhet dhe të kërkojnë strehim në ambiente të mbyllura.

Kushtet e papritura atmosferike kanë krijuar shqetësim te qytetarët dhe turistët, sidomos në zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Autoritetet lokale ndodhen në terren për të monitoruar nga afër situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

Sipas parashikimeve, pritet që moti të përmirësohet shpejtë.

The post Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata

By: V K
5 August 2025 at 07:18

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare, deri të dendura, ku më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në Jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s  Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat

By: Ardit
3 August 2025 at 14:39

Ditën e hënë (4 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të […]

The post Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat appeared first on BoldNews.al.

Moti bën kthesën e papritur/ Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme?

By: V K
3 August 2025 at 15:24

Ditën e hënë (4 gusht 2025), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor Veriperëndim-Veri, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

 

The post Moti bën kthesën e papritur/ Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme? appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 31 Korrik 2025/ Reshje shiu dhe shtrëngata në gjithë territorin

By: V K
31 July 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 31 Korrik 2025/ Reshje shiu dhe shtrëngata në gjithë territorin appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
30 July 2025 at 07:18

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të përqendruara, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Gjithashtu, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në Veri-Verilindje.

Në orët e mesditës parashikohen reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Verilindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti pritet të ketë valëzimi 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Mjaftuan vetëm pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj” (FOTOT)

By: V K
29 July 2025 at 12:24

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, moti mori kthesë dhe reshjet e shiut pushtuan vendin.

Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi që rrugët e kryeqytetit të përmbyten dhe të kthehen në “përrenj”.

Uji ka vërshuar në rrugët me kanalizimet e bllokuara, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Siç shikohet në pamjet e siguruara nga LSA, rrugët e kryeqytetit janë mbushur me ujë dhe qytetarët po bëjnë akrobaci për t`i kapërcyer ato, pasi bashkia Tiranë kujtohet t`i pastrojë kanalizmet vetëm pas përmbytejeve./B.news

 

The post Mjaftuan vetëm pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj” (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përronj”/ PAMJE

By: Ela
29 July 2025 at 11:59

Moti mori kthesë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe reshjet e shiut pushtuan vendin. Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi që rrugët e kryeqytetit të përmbyten dhe të kthehen në “përronj”. Uji ka vërshuar në rrugët me kanalizimet e bllokuara duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve. Siç shikohet në […]

The post Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përronj”/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
29 July 2025 at 07:21

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti pritet tëketë një valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë drejt

20 July 2025 at 13:00

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit?

Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë shkrimin “40% mundësi për shi” dhe keni menduar: a do të thotë kjo se do të bjerë shi për 40% të kohës? Apo se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet? Ose ndoshta se keni 40% mundësi që të prishni stilin e flokëve? Nëse jeni të hutuar – nuk jeni vetëm.

Në Reddit është hapur një diskutim që ka shkaktuar një valë debatesh për kuptimin real të këtij përqindjeje të famshme. Një përdorues me emrin Wonderscout1 shpjegon: “Nëse meteorologu është 80% i sigurt që do të bjerë shi, por pret që reshjet të përfshijnë vetëm 50% të një rajoni të caktuar, aplikacioni do të tregojë 40% mundësi për shi.”

“Apo, në anën tjetër, nëse është 100% i sigurt që do të bjerë shi në një zonë, por vetëm 40% i sigurt që reshjet do të arrijnë vendndodhjen tuaj, prapë do të shfaqet 40%,” shton ai.

Të hutuar? Shumë janë.

Ndërsa disa pranuan se edhe pas këtij shpjegimi nuk kuptuan shumë, të tjerë dhanë shpjegime edhe më të sakta:

“Kjo përqindje në të vërtetë tregon probabilitetin që në një pikë të caktuar brenda një zone më të gjerë të bjerë shi. Llogaritet si: probabiliteti që diku të bjerë shi × përqindja e territorit që do të preket.” Ose, siç tha dikush në mënyrë të thjeshtë: “Përqindja nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës, por se ka 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodhesh ti.”

Por a është kjo e saktë?

Kjo përqindje, që në aplikacione si ai i iPhone-it e shihni si “40% chance of rain” (40% shanse për shi), i referohet probabilitetit që në një vend të caktuar gjatë një intervali të caktuar kohor, zakonisht brenda një ore – të bjerë shi. Pra, “40% shanse për shi” do të thotë se ka 40% mundësi që gjatë asaj ore aty të bjerë shi, transmeton Telegrafi.

Çfarë NUK do të thotë kjo?

– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të ditës.
– Nuk do të thotë se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet.
– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës gjatë asaj ore.

Po shpjegimi i Reddit-it?

Një përdorues në Reddit përshkroi një metodë të vjetër meteorologjike nga SHBA, të njohur si formula PoP:

PoP = C × A, ku:
C = besimi i meteorologut që do të bjerë shi diku në rajon
A = përqindja e atij rajoni që do të preket nga reshjet

Shembull: 80% siguri që do të bjerë shi, por vetëm në 50% të territorit → 0.8 × 0.5 = 0.4 → 40% shanse.

Por! Kjo formulë nuk është universale dhe nuk përdoret domosdoshmërisht nga Apple apo aplikacionet moderne të motit. Sot ato mbështeten më shumë në modelet e mësimit makinerik dhe të dhënat mikrolokacionale precize, duke bërë që numrat të jenë shumë më të saktë dhe shpesh i referohen pikërisht vendndodhjes suaj aktuale.

Përfundimi për përdoruesit e iPhone-it

Kjo përqindje tregon probabilitetin e reshjeve për vendndodhjen tuaj të saktë gjatë një ore të caktuar (p.sh. “40% shanse për shi midis orës 14:00 dhe 15:00”).

Nëse shihni “40%”, do të thotë se modelet parashikojnë 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodheni, gjatë atij intervali kohor. /Telegrafi/

The post Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë drejt appeared first on Telegrafi.

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 22:49

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre. Sipas La Repubblica, autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta. Viktima ishte një grua 63-vjeçare e cila […]

The post Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

“Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues

5 July 2025 at 22:04

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Matilda Braho se mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër. Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Për disa minuta, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe stuhi me erë të fortë.

Në një njoftim të bashkisë Shkodër, bëhet me dije se në unazën perëndimore dhe disa zona të tjera të qytetit janë regjistruar raste të rrëzimit të pemëve, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Strukturat e Bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugëve, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për qytetarët.

Nga situata e motit në Shkodër
1 nga 3

/e.i/a.f/r.e/

The post Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20 June 2025 at 20:50

Pogradeci është përfshirë pasditen e kësaj të premte nga një mot i keq me reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere. Moti i keq ka shkaktuar problemakina Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në fshatin Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. […]

The post Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin

20 June 2025 at 15:50

Zona e Belshit dhe e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë me rrebeshe shiu dhe breshëri, të shoqëruar me erë të fortë pasditen e kësaj të premteje. Reshjet e dendura kanë sjellë si pasojë përnbytjen e rrugëve duke “paralizuar” në mënyrë të menjëhershme qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Mësohet se rrugët u përmbytën, […]

The post PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin appeared first on BoldNews.al.

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend

By: M C
20 June 2025 at 16:14

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë prekur zonën e Belshit dhe të Dumres që prej orës 14:00 të mesditës.

Nga stuhia u paralizua qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve teksa prurjet e mëdha të shiut nuk u përballuan nga koletorët. Gjithashtu dëmtime serioze janë shkaktuar dhe në sektorin agro-bujqësor.

Ndërhyrja e punonjësve të emergjencës për zhbllokimin e rrugëve ishte akoma dhe më e vështirë për shkak të erërave të forta që solli stuhia. Autoritetet lokale i janë drejtuar me një apel qytetarëve për të shmangur lëvizjet dhe për të qëndruar në shtëpi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

The post Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

18 June 2025 at 17:39

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore në veri e lindje nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

The post A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌