Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20 June 2025 at 20:50

Pogradeci është përfshirë pasditen e kësaj të premte nga një mot i keq me reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere. Moti i keq ka shkaktuar problemakina Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në fshatin Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. […]

The post Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen appeared first on BoldNews.al.

Mos harroni çadrat, sot priten rrebeshe shiu! Njihuni me parashikimin e motit

24 May 2025 at 08:10

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Sipas Meteoalb, vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Veriore dhe Qëndrore. Parashikohet që gjatë natës të ketë […]

The post Mos harroni çadrat, sot priten rrebeshe shiu! Njihuni me parashikimin e motit appeared first on BoldNews.al.

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

16 May 2025 at 08:11

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, (e premte, 16 Maj), vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore. Sipas Meteoalb, parashikohet që në orët e […]

The post Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 18 Mars 2025, vranësira dhe rrebeshe shiu

By: V K
18 March 2025 at 07:32

Ditën e sotme në vendin tonë, si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje sërish dëbore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Verior, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

The post Parashikimi i motit 18 Mars 2025, vranësira dhe rrebeshe shiu appeared first on Albeu.com.

Sot mos harroni çadrat! Rrebeshe shiu në të gjithë vendin, rikthehen dhe reshjet e borës

29 November 2024 at 08:01

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat më pas do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, herë pas here shirat do të jenë në formë […]

The post Sot mos harroni çadrat! Rrebeshe shiu në të gjithë vendin, rikthehen dhe reshjet e borës appeared first on BoldNews.al.

Rrebeshe shiu në veri, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

20 October 2024 at 08:07

Me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizohen kushtet e motit në terrritorin shqiptar ditën e sotme (e diel, 20 Tetor). Sipas Meteo Alb, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu, ndërsa shira më të pakët do të këtë në jug të […]

The post Rrebeshe shiu në veri, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Meteorologia Tanja Porja tregon qytetet që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet

By: V K
9 October 2024 at 09:44

Gjatë natës, janë rikthyer reshjet në të gjithë territorin e vendit, por pasditja sjell përmirësim të motit. Meteorologia Tanja Porja, tregon zonat më të rrezikuara nga rrebeshet dhe përmbytjet janë Shkodra Lezha, Puka, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra.

“Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e juglindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet; Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane. Reshjet nuk do të jenë shumë intensive”, u shpreh Porja në “A2CNN”.

Sipas meteorologes, në mesditë pritet një ulje me 3 gradë e temperaturave, ndërsa era do të jetë e fortë.

“8 gradë në zonat malore, presim rënie të temperaturave me 3 gradë. Në zonat qendrore, maksimumi do të jetë 26 gradë. Era e fortë dhe me dallgëzim të lartë në hapësirat detare. Në mesditë presim përmirësim të situatës në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës kthjellohet 70% e territorit shqiptar. Përmirësohet moti. Nuk ka vend për panik”, tha Porja.

The post Meteorologia Tanja Porja tregon qytetet që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet appeared first on Albeu.com.

❌
❌