Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë drejt

20 July 2025 at 13:00

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit?

Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë shkrimin “40% mundësi për shi” dhe keni menduar: a do të thotë kjo se do të bjerë shi për 40% të kohës? Apo se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet? Ose ndoshta se keni 40% mundësi që të prishni stilin e flokëve? Nëse jeni të hutuar – nuk jeni vetëm.

Në Reddit është hapur një diskutim që ka shkaktuar një valë debatesh për kuptimin real të këtij përqindjeje të famshme. Një përdorues me emrin Wonderscout1 shpjegon: “Nëse meteorologu është 80% i sigurt që do të bjerë shi, por pret që reshjet të përfshijnë vetëm 50% të një rajoni të caktuar, aplikacioni do të tregojë 40% mundësi për shi.”

“Apo, në anën tjetër, nëse është 100% i sigurt që do të bjerë shi në një zonë, por vetëm 40% i sigurt që reshjet do të arrijnë vendndodhjen tuaj, prapë do të shfaqet 40%,” shton ai.

Të hutuar? Shumë janë.

Ndërsa disa pranuan se edhe pas këtij shpjegimi nuk kuptuan shumë, të tjerë dhanë shpjegime edhe më të sakta:

“Kjo përqindje në të vërtetë tregon probabilitetin që në një pikë të caktuar brenda një zone më të gjerë të bjerë shi. Llogaritet si: probabiliteti që diku të bjerë shi × përqindja e territorit që do të preket.” Ose, siç tha dikush në mënyrë të thjeshtë: “Përqindja nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës, por se ka 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodhesh ti.”

Por a është kjo e saktë?

Kjo përqindje, që në aplikacione si ai i iPhone-it e shihni si “40% chance of rain” (40% shanse për shi), i referohet probabilitetit që në një vend të caktuar gjatë një intervali të caktuar kohor, zakonisht brenda një ore – të bjerë shi. Pra, “40% shanse për shi” do të thotë se ka 40% mundësi që gjatë asaj ore aty të bjerë shi, transmeton Telegrafi.

Çfarë NUK do të thotë kjo?

– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të ditës.
– Nuk do të thotë se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet.
– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës gjatë asaj ore.

Po shpjegimi i Reddit-it?

Një përdorues në Reddit përshkroi një metodë të vjetër meteorologjike nga SHBA, të njohur si formula PoP:

PoP = C × A, ku:
C = besimi i meteorologut që do të bjerë shi diku në rajon
A = përqindja e atij rajoni që do të preket nga reshjet

Shembull: 80% siguri që do të bjerë shi, por vetëm në 50% të territorit → 0.8 × 0.5 = 0.4 → 40% shanse.

Por! Kjo formulë nuk është universale dhe nuk përdoret domosdoshmërisht nga Apple apo aplikacionet moderne të motit. Sot ato mbështeten më shumë në modelet e mësimit makinerik dhe të dhënat mikrolokacionale precize, duke bërë që numrat të jenë shumë më të saktë dhe shpesh i referohen pikërisht vendndodhjes suaj aktuale.

Përfundimi për përdoruesit e iPhone-it

Kjo përqindje tregon probabilitetin e reshjeve për vendndodhjen tuaj të saktë gjatë një ore të caktuar (p.sh. “40% shanse për shi midis orës 14:00 dhe 15:00”).

Nëse shihni “40%”, do të thotë se modelet parashikojnë 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodheni, gjatë atij intervali kohor. /Telegrafi/

The post Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë drejt appeared first on Telegrafi.

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 22:49

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre. Sipas La Repubblica, autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta. Viktima ishte një grua 63-vjeçare e cila […]

The post Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

“Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues

5 July 2025 at 22:04

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Matilda Braho se mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër. Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Për disa minuta, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe stuhi me erë të fortë.

Në një njoftim të bashkisë Shkodër, bëhet me dije se në unazën perëndimore dhe disa zona të tjera të qytetit janë regjistruar raste të rrëzimit të pemëve, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Strukturat e Bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugëve, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për qytetarët.

Nga situata e motit në Shkodër
1 nga 3

/e.i/a.f/r.e/

The post Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20 June 2025 at 20:50

Pogradeci është përfshirë pasditen e kësaj të premte nga një mot i keq me reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere. Moti i keq ka shkaktuar problemakina Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në fshatin Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. […]

The post Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin

20 June 2025 at 15:50

Zona e Belshit dhe e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë me rrebeshe shiu dhe breshëri, të shoqëruar me erë të fortë pasditen e kësaj të premteje. Reshjet e dendura kanë sjellë si pasojë përnbytjen e rrugëve duke “paralizuar” në mënyrë të menjëhershme qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Mësohet se rrugët u përmbytën, […]

The post PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin appeared first on BoldNews.al.

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend

By: M C
20 June 2025 at 16:14

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë prekur zonën e Belshit dhe të Dumres që prej orës 14:00 të mesditës.

Nga stuhia u paralizua qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve teksa prurjet e mëdha të shiut nuk u përballuan nga koletorët. Gjithashtu dëmtime serioze janë shkaktuar dhe në sektorin agro-bujqësor.

Ndërhyrja e punonjësve të emergjencës për zhbllokimin e rrugëve ishte akoma dhe më e vështirë për shkak të erërave të forta që solli stuhia. Autoritetet lokale i janë drejtuar me një apel qytetarëve për të shmangur lëvizjet dhe për të qëndruar në shtëpi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

The post Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

18 June 2025 at 17:39

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore në veri e lindje nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

The post A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

Fshiu këngët e tyre nga “YouTube” dhe më pas i riktheu/ Çfarë ndodhi mes saj dhe Fifit, rrëfehet Egli Tako

10 June 2025 at 12:56

Dy nga artistet e njohura shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, dhe këngëtarja Egli Tako, kanë qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për bashkëpunimet e tyre dhe marrëdhënien e ngushtë miqësore që shfaqën në rrjete sociale.

Mirëpo një krisje thuhet se ndodhi mes tyre pasi Fifi fshiu ngaYouTube këngën e saj me Eglin dhe disa orë më vonë e riktheu përsëri.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar vetë Egli teksa thekson se, edhe pse ka qenë pjesë e këtyre projekteve si interpretuese, ajo nuk ka qenë autore e këngëve dhe për pasojë, nuk gëzon të drejta pronësie mbi to.

Reagimi i plotë i Egli Tako:

Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes dhe dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to.

Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.

Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.

Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!

Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni.

Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit.

Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji.

*Nuk dihet se ç’mund te këtë ndodhur mes këngëtareve por vlen të theksohet se sipas “Prive” aludohet se dyshja patën një mosmarrëveshje financiare.

The post Fshiu këngët e tyre nga “YouTube” dhe më pas i riktheu/ Çfarë ndodhi mes saj dhe Fifit, rrëfehet Egli Tako appeared first on Sot News | Lajme.

Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë

5 June 2025 at 18:05

Qarku i Dibrës është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike pasditen e kësaj të enjteje me reshje shiu, erë të fortë dhe breshër. Si pasojë e motit të keq janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve Mësohet se segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi […]

The post Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë appeared first on BoldNews.al.

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

31 May 2025 at 09:58

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar si adoleshente, në kohën kur po bënte përpjekjet e para për të qenë e pavarur. Ishte vetëm 18 vjeç kur, gjatë pushimeve verore, vendosi të punonte në një butik për të mos qenë më e varur […]

The post “Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina appeared first on BoldNews.al.

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

29 May 2025 at 18:31

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht në formë pikash).

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s

Ndërsa valëzimi në det do të  3 deri 4 ballë.

 

The post A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

Parashikimi i motit 29 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira dhe rrebeshe shiu

By: V K
29 May 2025 at 07:32

Ditën e sotme vendi ynë, do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të dukshme në zonat zonat veriore dhe qendrore.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat Veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate.

Natën vonë, pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira dhe rrebeshe shiu appeared first on Albeu.com.

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

26 May 2025 at 17:32

Për ditën e martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

 

Pas orëve të mesditës këto vranësira prezente edhe në pjesën tjetër të territorit.

Në zonën e veriut (pjesërisht) dhe relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 10 m/s

Valëzimi në det do të arrijë 1 deri në 2 ballë.

The post Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti appeared first on Sot News | Lajme.

‘Çmendet’ moti/ Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu

24 May 2025 at 15:56

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë, duke përfshirë kryeqytetin Beograd dhe qytete të tjera si Obrenovac, Pančeva, Mlladenovac dhe Kragujevcin.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka dërguar një njoftim urgjent për qytetarët e Beogradit përmes një mesazhi SMS, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe një paralajmërim për stuhi të fortë. Ky paralajmërim thekson rrezikun e mundshëm për dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu dhe shembje, si dhe rrezikun e goditjeve të rrufesë.

Përveç këtyre, stuhia mund të shkaktojë probleme në furnizimin me energji elektrike, rrezik zjarr, si dhe vështirësi në telekomunikacion dhe trafik. Autoritetet kanë rekomanduar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin informacionet nga burime zyrtare.

Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në disa zona, por ende nuk ka informacione të plota për dëmet materiale. Situata mbetet e vështirë dhe autoritetet janë duke monitoruar gjendjen.

The post ‘Çmendet’ moti/ Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu appeared first on Sot News | Lajme.

Mos harroni çadrat, sot priten rrebeshe shiu! Njihuni me parashikimin e motit

24 May 2025 at 08:10

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Sipas Meteoalb, vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Veriore dhe Qëndrore. Parashikohet që gjatë natës të ketë […]

The post Mos harroni çadrat, sot priten rrebeshe shiu! Njihuni me parashikimin e motit appeared first on BoldNews.al.

Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje shiu

24 May 2025 at 07:56

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./Telegrafi/

The post Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje shiu appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit 24 Maj 2025/ Reshje shiu dhe temperatura 6°C

By: V K
24 May 2025 at 07:37

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me reshje shiu që do të përfshijnë thuajse të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 6°C në zonat malore, deri në 22°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi deri në 10 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 25 m/s.

Deti do të paraqitet i trazuar, me valëzim që mund të shkojë deri në 5-6 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Maj 2025/ Reshje shiu dhe temperatura 6°C appeared first on Albeu.com.

Rrebeshe shiu/ Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

By: Oldi
22 May 2025 at 09:35

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat Veriore dhe gjysmën Lindore të territorit; vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave […]

The post Rrebeshe shiu/ Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit këtë të enjte

By: user 11
22 May 2025 at 07:17

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së enjte. Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa nga paraditja dhe sidomos gjatë mesditës do të ketë përmirësim të kushteve me periudha kthjellimesh dhe alternime vranësirash kalimtare.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit dhe do të zgjasin deri në mesditë në një pjesë të mirë të territorit, kryesisht me intensitet të ulët. Megjithatë, në zonën veriperëndimore dhe përgjatë ultësirës perëndimore, reshjet do të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pasditja sjell një përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, ku reshjet do të tërhiqen nga shumica e territorit, duke mbetur vetëm reshje të izoluara dhe të dobëta në zonat malore. Më vonë gjatë pasdites, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

The post Parashikimi i motit këtë të enjte appeared first on Lapsi.al.

❌
❌