Nga Boldnews.al Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë. Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë […]
Përgjigjet zyrtare nga autoritetet konfirmojnë një realitet të dhimbshëm për ndotjen me naftë të Vjosës. Kompanitë shtetërore si Albpetrol ndotin pa pasoja, ndërsa qeveria dhe institucionet mbeten ose pasive, ose kontradiktore në qëndrimet e tyre.
Propaganda e gjelbër me Vjosën
Përmes një videoje në Facebook, Kryeministri Rama njoftoi të martën për hapjen e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Videoja përcillte sekuenca nga ujërat e kristalta “të mbretëreshës së lumenjve të Evropës”.
Në mbishkrim, Rama theksoi se Vjosës mund t’i jepet mbrojtje e denjë “vetëm përmes një koordinimi të ngushtë”. Videoja, me të njëjtin mesazh u shpërnda edhe nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe faqja zyrtare e ministrisë.
Por nëse marrim në analizë veprimet dhe mosveprimet e qeverisë, ky mesazh nuk është i sinqertë. Përkundrazi, është pjesë e propagandës së dy viteve të fundit – pas shpalljes së Parkut Kombëtar – që e ka vizatuar qeverinë si “miqësore me mjedisin”.
Në të vërtetë, vetë qeveria e kryeministrit Rama nuk koordinohet me palët e tjera sa i përket mbrojtjes së Vjosës. Ajo ka shtyrë – edhe me ndryshime ligjore – zhvillimin e një aeroporti në Akërni të Vlorës.
Qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA), e ka kundërshtuar projektin pasi dëmton ekosistemin e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë. Prej një viti e gjysmë çështja ka ngecur në Gjykatën e Lartë, në pritje të zbardhjes së vendimit që e rikthen atë për rigjykim në Apel.
Nga ana tjetër, qeveria ka heshtur përballë denoncimeve të fundit nga organizatat RiverWatch, EcoAlbania dhe Euronatur sa i takon ndotjes së Vjosës me naftë, bitum apo dhe mbetje urbane.
Gjendja e cisternave të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al
IKMT relativizon ndotjen me naftë të Vjosës
Në një përgjigje me shkrim për Citizens.al, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranon se nuk ka kryer asnjë inspektim mjedisor gjatë viteve 2024-2025 në zonën e Gorishtit apo Selenicës, zona të ekspozuara ndaj ndotjes industriale nga hidrokarburet dhe bitumi.
IKMT shkon më tej duke thënë se nuk ka vendosur asnjë masë administrative ndaj Albpetrolit dhe nuk ka njoftuar as Ministrinë e Mjedisit apo Prokurorinë, edhe pse pamjet e ndotjes që u bënë publike në media provuan dëme të dukshme në një zonë të mbrojtur si Parku Kombëtar i Vjosës.
Grupi i punës së këtij inspektorati duket të jetë mjaftuar me deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e Albpetrolit, sipas së cilëve depozitimet e hidrokarbureve në përroin e Gorishtit “janë akumuluar gjatë një periudhe kohore shfrytëzimi rreth 60 vjet ku nuk ka pasur asnjë rehabilitim të shtratit të lumit”.
Sipas IKMT-së, ndotja nuk është rezultat i një defekti teknik, por e depozitimit ndër vite të mbetjeve të naftës pranë përroit.
“Nuk ka ndodhur asnjë avari në sistemin e depozitimit dhe transmetimit që të shkaktojë rrjedhjen e hidrokarbureve,” tha IKMT për Citizens.al bazuar nga verifikimet dhe kontaktet me përfaqësuesit e Albetrolit.
Rezervuari i mbetjeve të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al
AKM: 50 mijë euro gjoba ndaj Albpetrolit për ndotje të përsëritura
Ndryshe nga IKMT, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), përmes një përgjigjeje zyrtare, pohon se vetëm në dy vitet e fundit Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) Fier ka vendosur katër masa administrative ndaj Albpetrolit, për shkak të:
shkarkimit të ujërave të patrajtuara me mbetje hidrokarbure.
trajtimit të papërshtatshëm të mbetjeve të rrezikshme.
mungesës së dokumentacionit të monitorimeve periodike.
moszbatimit të kushteve të lejes mjedisore.
ARM e Fierit rezulton ta ketë gjobitur Albpetrolin me 500,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2022, me 2,000,000 lekë në periudhën shtator 2023, me 1,500,000 lekë në dhjetor 2023 dhe 1,000,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2024.
Kjo përgjigje nxjerr në pah një kontrast të dukshëm me qëndrimin e IKMT, e cila, ndonëse kishte para syve situatën në terren, nuk mori asnjë masë dhe nuk denoncoi rastin në organet ligjzbatuese.
Vjosa, Park Kombëtar vetëm në letër
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, kompania Albpetrol dhe Prokuroria e Vlorës nuk i janë përgjigjur deri tani kërkesave për informacion nga Citizens.al.
Kjo heshtje thellon dyshimet dhe mosbesimin mbi nivelin e “koordinimit institucional” për të cilin apelon sot qeveria. Gjithashtu thekson mungesën e transparencës për çështjet me pasoja mjedisore.
Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al
Në kushtet kur një pjesë e institucioneve tregojnë indiferencë dhe pjesa tjetër pranon shkelje të përsëritura, përgjegjësia për ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës nuk mund të mbetet një çështje e diskutueshme mes zyrash. Ajo kërkon veprim të menjëhershëm ligjor dhe institucional.
Rasti i fundit në Gorisht përforcon bindjen se statusi i parkut kombëtar për Vjosën nuk po shoqërohet me mbrojtje reale në terren. Ndotjet nga industria e naftës vazhdojnë të ndodhin në mënyrë të përsëritur, shpesh pa kontroll dhe më së shumti pa pasoja për ndotësit.
Kjo situatë kërkon që Prokuroria, Ministria e Mjedisit dhe institucionet e tjera përgjegjëse të mos mjaftohen me përgjigje formale, por të garantojnë hetim të plotë, ndëshkim të shkelësve dhe masa të menjëhershme për rehabilitimin e zonës.
Prokuroria e Fierit ka lëshuar 14 masa sigurie ndaj drejtuesve të “Bankers Petroleum Albania”, nën dyshimin për mashtrim financiar të përmasave të mëdha. Hetimi hedh dyshime për një skemë sistematike shmangieje të taksave dhe përvetësim të tatimeve në kurriz të buxhetit të shtetit.
Skemë 20-vjeçare “humbjesh” fiktive
Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare. Por prokuroria e Fierit vëren se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro.
Prokurorët dyshojnë se kompania ka paraqitur humbje fiktive me qëllim shmangien e pagesave të tatim-fitimit. Nga ana tjetër, ajo ka përfituar edhe rimbursime të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Kjo natyrë përfitimi është cilësuar gjithashtu e dyshimtë nga hetuesit.
Hetimet nisën më 30 dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Prokurorët dyshojnë se për të rritur shpenzimet në mënyrë fiktive, Bankers përdori dokumente të falsifikuara, kompani partnere dhe individë brenda dhe jashtë vendit.
Masa sigurie për drejtuesit, 5 persona në kërkim
Në njoftimin për shtyp, shpërndarë të mërkurën, prokuroria tha se kishte ekzekutuar 9 masa sigurie ndaj drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm të Bankersit.
Mes tyre, administratori aktual Huanqin Xiao dhe ish-administratori Leonidha Çobo janë ndaluar për rolin e mundshëm të tyre në skemë. Pesë persona të tjerë, shumica të huaj, janë shpallur në kërkim.
Prokuroria tha se kishte zhvilluar kontrolle në mjediset e kompanisë dhe në banesa private, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme.
Ndërhyrja në këtë fazë synon të ndalojë dëmtimin e mundshëm të provave dhe vazhdimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.
Zona naftëmbajtëse e Patos-Marinzës/Bankers Petroleum.
Kompania: Jemi bashkëpunues, kemi dhënë kontribut në ekonomi
Në një reagim për mediat, “Bankers Petroleum Albania” mohon fajësinë dhe theksoi kontributin e saj në ekonomi.
Ajo deklaroi se ka investuar 4.5 miliardë dollarë dhe ka paguar mbi 730 milionë dollarë në rentë minerare. Kompania madje pretendon se shteti shqiptar i detyrohet 36 milionë dollarë nga TVSH-ja e parimbursuar.
Bankers nënvizon se pas vitit 2016, kur ndodhi ndërrimi i pronësisë së saj, janë rritur standardet e ndershmërisë dhe transparencës. Ajo tha se do të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare dhe se operacionet e saj do të vijojnë normalisht.
Historia e Bankers në Shqipëri
“Bankers Petroleum Albania” u themelua në vitin 2004 si filial i një kompanie kanadeze, e cila siguroi koncesionin 25-vjeçar të shfrytëzimit të burimeve të naftës në Patos-Marinzë – një nga burimet kryesore të naftës në Shqipëri.
Në mars 2016, kompania kineze Geo‑Jade zyrtarizoi blerjen e kompanisë qendrore të Bankers për 442 milionë dollarë. Marrëveshja ishte pjesë e një interesi më të gjerë investimesh kineze në infrastrukturë dhe energji në Ballkan.
Kalimi i pronësisë ndodhi teksa zyrtarisht qeveria kishte ngritur pretendimet për shmangie të taksave të filialit të saj në Shqipëri.
Bankersit i qe kërkuar të justifikonte rreth 220 milionë dollarë shpenzime, teksa ishte ngritur pretendimi për rreth 75 milionë dollarë detyrime tatimore të papaguara nga fitimet.
Auditime të ndryshme vlerësuan të drejtë pozitën e kompanisë, fakt për të cilin qeveria nuk u pajtua dhe e dërgoi çështjen në gjykatën e arbitrazhit. Në vitin 2024 ajo i dha të drejtë qeverisë shqiptare.
Një 67-vjeçar është shoqëruar nga policia e Fierit, pasi ka qëlluar me armë gjahu kafshën shtëpiake, (qen) duke i marrë jetën. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 67-vjeçarit për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”. “Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, në […]
Një 72-vjeçar i cili rezultonte i humbur prej disa ditësh, është gjetur i vdekur në fshatin Sektor Seman të Fierit. Sipas policisë nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. I moshuari ishte denoncuar si i humbur nga vëllai në 12 korrik të këtij viti, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. “Në […]
TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bashkë me kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashi, monitoruan nga afër sportelet në bashkinë Fier, ku ofrohet asistencë dhe shërbim falas për të gjithë qytetarët, të cilët që kanë vështirësi në përdorimin e platformës e-Albania.
Balluku tha se shërbimi do të ofrohet jo vetëm tek bashkitë, por edhe tek qendrat administrative.
“Kemi identifikuar kohët e fundit, që ka një abuzim në treg, ku në zyrat e avokatëve dhe noterëve kemi parë afishime, ku shkruhen që ofrohen shërbime për e-albania. E-albania është një nga krenaritë e qeverisë shqiptare, është pikërisht pika ku çdo qytetar mund të aplikojë për të marrë shërbime duke mos pasur nevojë për të pasur asnjë ndërmjetës, as avokatë, dhe as noterë. Janë shërbime që ofrohen online dhe janë shërbime të cilat janë digjitalizuar për të shkurtuar kohën e aplikimit dhe të marrjes së shërbimit. Ndaj ne i kemi kërkuar të gjithë bashkive kudo, edhe njësive administrative madje, që të kenë pozicione të dedikuara ku vijnë qytetarët, qofshin këta të moshuar, apo nuk kanë mundësi të aksesojnë e-albania dhe ta marrin këtë shërbim në kohë reale dhe pa asnjë pagesë”, tha Balluku.
Ajo theksoi se në rastet kur ky shërbim ofrohet me lekë do të konsiderohet vepër penale.
“Në ditë në vijim do të ketë një komunikim nga ministri i Drejtësisë, pikërisht sa i takon këtij abuzimi nga noterët dhe avokatët, pasi është e nevojshme të kuptojnë të gjithë qytetarët që e-Albania është falas, pa asnjë pagesë. E-Albanai është ndërtuar nga qeveria për qytetarët për shërbime të shpejta dhe të sigurta pa pagesë”, theksoi Balluku.
Ajo i bëri apel qytetarëve të drejtohen në qendrat që kanë hapur bashkitë, ose edhe në njësitë administrative, sepse janë të hapura edhe aty, teksa tha se, “ne kemi dalë të gjithë në terren, për ta prezantuar këtë shërbim që ofrohet nga bashkitë dhe është abuzim nëse shikoni qendra avokatie që e ofrojnë këtë shërbim me pagesë, sepse është një abuzim i rëndë”, tha Balluku.
Ndërsa kryetari Subashi tha se, në Bashkinë e Fierit, qytetarët kanë dy sportele në dispozicion për të marrë shërbimet online në e-albania, pa pagesë shtesë.
“Kjo është zyra me një ndalesë e Bashkisë, këtu vijnë të gjithë njerëzit. Çdo drejtori që ka marrëdhëniet me publikun, ka sportelin dhe përfaqësuesin e vet, pret njerëzit, i sqaron, merr ankesat. Më pas drejtoria përkatëse i shqyrton dhe u kthen përgjigje. Pas ndryshimit, ne kemi hapur dy sportele të reja. Kemi lënë dy operatorë në dispozicion për të asistuar moshat e thyera, të cilat nuk janë në gjendje të futen vetë dhe të aksesojnë e-albania dhe asistohen nga punonjësit e bashkisë falas”, tha ai. /j.p/
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Çeligrad të Fierit, duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe gjitonët.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar , por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit./abcnews.al
Një banesë në lagjen “Çeligrad” të Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në pjesë të brendshme të banesës.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 14 korrik të ripërsërisë kërkesat drejtuar zyrave të Furnizuesit të Shërbimit Universal të Energjisë, FSHU dhe Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, për vendosjen në dispozicion të kontratave të lidhura në emër të prokurorit të Fierit, Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, akte që kërkohen […]
TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në vijim të hetimeve në procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborghini Urus Mansory’, të shtetasit Arbër Muça.
Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Fierit raportoi se “automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10 korrik 2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.
Sekuestrimi i makinës luksoze u krye një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion euro të shtetasit A.M.
Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është vendosur nga banorët e zonës për të djegur hamulloret (arë e korrur), por flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë […]
Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes në qendër të Fierit. Automjeti tip “Fiat” ka qenë në ecje teksa është përfshirë nga flakët, ndërsa drejtuesi dhe bashkëshortja e tij fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur […]
TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Në kuadër të lirimit të hapësirave publike të zëna pa leje, Policia e Fierit në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle në zonat urbane dhe bregdetare.
Policia njoftoi sot se “gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë”.
“Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale””, njoftoi Policia.
Kontrollet, sipas Policisë, po vijojnë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Aksion i policisë për lirimin e plazheve publike, Darëzezë
Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Në plazhin e Darzëzezës blutë bëjnë me dije se sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i policisë:
Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.
Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale”.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Azgan Mërnica, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në Fier, ku sipas hetimeve, konflikti nisi pas një manovre të rrezikshme që i pandehuri Mërnica kreu me automjetin e tij.
Efektivi Cenalia, i cili ndodhej në automjetin e tij privat dhe ishte nisur për në detyrë, i tërhoqi vëmendjen Mërnicës për mënyrën e gabuar të drejtimit.
Kjo ndërhyrje dyshohet se solli irritimin e Mërnicës, i cili zbriti nga automjeti me një çantë ku mbante armën e zjarrit.
Pasi iu afrua makinës së viktimës, ai nxori armën e llojit pistoletë dhe qëlloi në drejtim të fytyrës së efektivit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa në momentin e ngjarjes, viktima ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale nr. 689/2024, këtë të enjte, më 10 korrik 2025, Prokuroria paraqiti konkluzionet përfundimtare dhe kërkoi deklarimin fajtor të Azgan Mërnicës për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Azgan Mërnica për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës Novruz Cenalia.
Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.
Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.
Azgan Mërnica dhe Novruz Cenalia
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.
Burime nga selia rozë në Fier thanë se, në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër.
Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga reforma e vetëpastrimit.
Kështu, në Fier, drejtorët e OSHEE-së, Kadastrës, Tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen, pasi janë jo vetëm të emëruar muajt e fundit, por janë edhe figura të reja në administratën publike.
Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore, në Fier tashmë dihet se kush do të qëndrojë dhe kush ikën.
Në Bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetarëve, por qarkullojnë zërat se ka që tani një propozim për këtë post dhe është Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU-së, i cili iu bashkua PS-së pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.
Por, Avdulla ka pohuar se ai, deri më datën 10 shtator, është ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk është në dijeni të këtij propozimi.
Nga ana tjetër, disa prej drejtorëve nën varësinë e bashkisë kanë pohuar se nuk do të pranojnë të japin dorëheqjen, pasi janë angazhuar maksimalisht në fushatë.
Në bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga ‘vetëpastrimi’.
Burime thonë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë në Fier, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër. Kështu në Fier drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë emëruar muajt e fundit.
Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore. Në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur emri i ri për këtë post. Behet fjalë për Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.
Po ashtu edhe pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjet e të gjithë drejtorëve në varësi nga bashkia.
Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër.
Në Bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga reforma e vetëpastrimit.
Kështu në Fier drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë jo vetëm të emëruar muajt e fundit, por janë edhe figura të reja në administrate publike.
Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore, në Fier tashmë dihet se kush do qëndroje dhe kush ikën. Në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur emri i ri për këtë post. Behet fjalë për Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.
KAS-i vendosi rrëzimin e kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në Fier, si të pambështetur në ligj dhe prova. Ndërkohë në këtë qark ka mbaruar dhe rinumërimi i votave, prej të cilave nuk pati ndryshim në mandatet e shpërndara mes opozitës dhe mazhorancës. Por ajo që u konstatua ishin trafikimi i madh i votave mes kandidatëve të PS-së, ku shquan mes tyre Ceno Klosi, i cili kishte rreth 1 mijë vota të shtuara padrejtësisht.
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë.
Një automjet ku udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë çarja e njërit prej gomave gjatë lëvizjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.