❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike pavarësisht konsumit rekord gjatë sezonit turistik

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi se pavarĂ«sisht rritjes historike tĂ« konsumit tĂ« energjisĂ« gjatĂ« sezonit turistik veror, furnizimi ka vijuar nĂ« standardet mĂ« tĂ« mira nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, pĂ«rfshirĂ« zonat me interes tĂ« lartĂ« turistik.

“E megjithĂ«se sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janĂ« ekspozuar nĂ« kĂ«rkesĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« historike tĂ« konsumit, furnizimi me energji elektrike nĂ« vend, edhe nĂ« zonat me interes nĂ« ekonominĂ« e turizmit, ka vijuar tĂ« jetĂ« nĂ« standardet mĂ« tĂ« mira tĂ« tij”, u shpreh ministrja Balluku nga salla SCADA e OST-sĂ«.

Ajo tha se, është shënuar një rritje rekord e konsumit të energjisë në verën e këtij viti 2025.

“Konsumi i energjisĂ« janar–korrik 2025 Ă«shtĂ« rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024 (41,885 MWh mĂ« shumĂ«). Krahasuar me vitin 2023, rritja arrin nĂ« 10.3% ose mbi 184,151 MWh mĂ« shumĂ«. NĂ« muajt qershor dhe korrik, rritja respektive e konsumit Ă«shtĂ« 21.5% dhe 30.7% krahasuar me vitin 2019  viti i fundit para pandemisĂ« dhe krizĂ«s energjetike. Dita me konsum mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« histori Ă«shtĂ« regjistruar mĂ« 13 gusht 2025, me 27,995 MWh, duke kaluar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« 31 dhjetorin si dita me konsumin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« vit”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi edhe vështirësitë e përballuara nga sektori energjetik gjatë verës, veçanërisht për shkak të zjarreve që kanë rrezikuar nënstacione dhe linja transmetimi.

“Skuadrat e OST dhe OSHEE kanĂ« qenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe kanĂ« kontribuar aktivisht jo vetĂ«m nĂ« riparimin e rrjetit, por edhe nĂ« shuarjen e zjarreve, duke mbrojtur asetet tona strategjike,” theksoi Balluku.

Duke u ndalur në humbjet teknike në rrjet, Balluku infomoi se vijohet të shënohet rënie.

“Humbjet teknike nĂ« rrjet kanĂ« rĂ«nĂ« me 1.45%, duke kursyer 21,699 MWh energji. Ky kursim pĂ«rkthehet nĂ« 7 milionĂ« euro mĂ« pak humbje financiare pĂ«r sistemin”, informoi Balluku.

Ajo tha se, ky përmirësim i performancës mbështet forcimin e sektorit energjetik dhe krijon hapësirë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas zbritjes prej 10.5% që hyri në fuqi në fillim të vitit 2025.

Ndërsa u ndal se fokus në të ardhmen do të jetë rritja e kapaciteteve dhe integrimi në tregun rajonal.

Ministrja njoftoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon me nisma të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, me qëllim përballimin e kërkesës në rritje dhe përfshirjen e plotë në tregun rajonal të energjisë.

“Do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« me pĂ«rkushtim pĂ«r tĂ« ofruar njĂ« shĂ«rbim energjetik cilĂ«sor dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, edhe pĂ«rtej sezonit veror”, pĂ«rfundoi ministrja Balluku.

/e.xh//a.f/

The post Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike pavarësisht konsumit rekord gjatë sezonit turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

22 August 2025 at 15:20

SHQIPËRI- 13 gushti ishte dita me konsumin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« energjisĂ« pĂ«r vitin 2025.

Kjo e dhënë u bë publike nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ajo theksoi se konsumi i energjisë në 2025, është rritur me 2.2%, krahasuar me 2024.

Ministrja Balluku pohoi se furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira

“E megjithĂ«se sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janĂ« ekspozuar nĂ« kĂ«rkesĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« historike tĂ« konsumit, furnizimi me energji elektrike nĂ« vend edhe nĂ« zonat me interes nĂ« ekonominĂ« e turizmit, ka vijuar tĂ« jetĂ« nĂ« standardet mĂ« tĂ« mira tĂ« tij.”, shtoi ai.

Deklarata e plotë: 

Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%.  E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm.

Fundjavë të mbarë për të gjithë.

 

 

Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

20 August 2025 at 20:20

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja njĂ«herazi ministre e EnergjisĂ« dhe InfrastrukturĂ«s, Belinda Balluku priti sot nĂ« MIE, Arbenin dhe Marjanin, dy prej “veteranĂ«ve” tĂ« sistemit tonĂ« energjetik, qĂ« po vijojnĂ« tĂ« japin kontributin e tyre.

Balluku u shpreh se, ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj.

Zv.kryeministrja u shpreh falënderuese për punën dhe angazhimin e tyre.

Duke treguar eksperiencën e tyre të punës, Arbeni dhe Marjani u shprehën se, pajisjet ecin me hapa shumë të shpejtë nga zhvillimi teknologjik.

Balluku u shpreh se, “asetet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje apo tĂ« njĂ« institucioni janĂ« pa dyshim kapacitetet njerĂ«zore, sepse teknologjia Ă«shtĂ« çështje buxheti. NjĂ« teknologji tĂ« avancuar, njĂ« vend ka mundĂ«si ta pĂ«rballojĂ«, njĂ« tjetĂ«r nuk ka mundĂ«si direkt, por me kohĂ«n, me kredi etj., etj. NdĂ«rkohĂ« qĂ« kapacitetet njerĂ«zore janĂ« tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshme. Dhe nuk ka rĂ«ndĂ«si se sa inovacion ti bĂ«n, domethĂ«nĂ« inteligjencĂ« artificiale, tĂ« gjitha kĂ«to pultet e komandimit. SCADA qĂ« ne tĂ« gjithĂ« pĂ«rdorim. Po sĂ«rish SCADA çfarĂ« bĂ«n? Identifikon se ku Ă«shtĂ« avaria, po kush do shkojĂ« tek avaria? A shkon ti? DomethĂ«nĂ«, pa kapacitetet njerĂ«zore, ne nuk kemi asgjĂ« nĂ« vijĂ«â€.

Duke kujtuar vitet e nisjes së punës së tyre dhe vështirësitë që kanë hasur, Arbeni dhe Mariani u shprehën se, aktualisht janë bërë investime të jashtëzakonshme.

Zv.kryeministrja Balluku shtoi se, “kemi dhe njĂ« peshĂ« tĂ« madhe tani nĂ« sektorin energjetik. Sektori energjetik Ă«shtĂ« shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik tĂ« vendit. Dikur, energjia pĂ«rdorej si njĂ« mall bazik jetĂ«sor. Duhet tĂ« kishim drita nĂ« shtĂ«pi. NdĂ«rkohĂ« qĂ« sot nuk Ă«shtĂ« kĂ«shtu. Sot, energjia Ă«shtĂ« baza e çdo sektori, edhe bujqĂ«sia do energji. Dikur bujqĂ«sia s’e pĂ«rdorte fare energjinĂ«, sot tĂ« gjitha serrat aplikojnĂ« pĂ«r lidhje me energjinĂ« elektrike, sepse bĂ«jnĂ« vaditjen, sepse kanĂ« ngrohje apo kanĂ« ajrim gjatĂ« dimrit”.

Nga ana tjetĂ«r, shtoi Balluku, “tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t e tjerĂ«, shĂ«ndetĂ«sia, inovacioni qĂ« ka sot shĂ«ndetĂ«sia me aparatura dhe gjithçka tjetĂ«r, do linja tĂ« dedikuara energjetike, gjithçka, apo jo? KĂ«shtu qĂ« ne nuk jemi mĂ« ai sektori qĂ« ishte atje pĂ«r tĂ« furnizuar poçat, katĂ«r poçat e njĂ« shtĂ«pie. ËshtĂ« sektor qĂ« mban nĂ« kurriz gjithĂ« ekonominĂ« e vendit”.

“Juve keni punĂ« pĂ«rpara, do tĂ«rhiqeni nga terreni dhe do tĂ« filloni qĂ« tĂ« ktheheni nĂ« mĂ«sues tĂ« brezave tĂ« rinj qĂ« futen. UnĂ« shpresoj shumĂ« t’ju shoh nĂ« terren, edhe shpresoj shumĂ« qĂ« t’i pĂ«rcillni tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« bagazh eksperience, por edhe pasioni qĂ« keni, sepse jua ndjej se si flisni, me sa dashuri flisni pĂ«r punĂ«n, t’ia pasoni brezave tĂ« rinj”, tha Balluku.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisĂ«

14 August 2025 at 21:51

Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga kjo situatë janë furnizuesit dhe industritë e mëdha. Këto rrethana të pazakonta kanë ardhur si rezultat i një kombinimi të rrezeve të nxehta të diellit, erërave të forta dhe kërkesës [
]

The post Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisĂ« appeared first on BoldNews.al.

Sërish protesta në Vlorë: Kërkohet largimi i TEC-eve lundruese

6 August 2025 at 11:29

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm para Prefekturës në Vlorë për të kërkuar largimin e dy termocentraleve (TEC) lundruese nga porti i peshkimit. Kjo është e disata herë që protestohet për këtë çështje që prej vitit 2022.

Protesta, e thirrur nga mjedisori Lavdosh Ferruni, nisi me thirrje për anulimin e kontratave të qirasë dhe largimin e dy anijeve që prodhojnë energji me djegie.

“Gjiri i VlorĂ«s Ă«shtĂ« i yni, TEC-et janĂ« tĂ« maskarenjve”, apo “SPAK ndalo peshkaqenĂ«t me kravatĂ«!” ishin disa nga pankartat e grupimit qytetar tĂ« quajtur “Aleanca pĂ«r VlorĂ«n”.

“KĂ«to TEC-e nuk duhen pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, sepse nuk ka nevojĂ«, ka energji hidrike, energji djellore, ere, kĂ«to duhen qĂ« tĂ« shkojnĂ« nĂ« Itali, Greqi, pra ShqipĂ«ria tĂ« punojĂ« pĂ«r vendet e tjera,” tregoi Ferruni pĂ«r Citizens.al, teksa theksoi se kjo qasje Ă«shtĂ« njĂ« lloj kolonializmi ndaj shtetit shqiptar.

“Protestoj pĂ«r tĂ« mirĂ«n e VlorĂ«s, pĂ«r pastĂ«rtinĂ« e saj dhe tĂ« ardhmen e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«, ekonominĂ« e tyre, sepse kĂ«to pĂ«rbindsha korruptues tĂ«rheqin para nga buxheti i shtetit,” u shprej aktivistja Lela Qejvani pĂ«r Citizens.al

Grupi i qytetarëve kërkoi takim me Prefektin, Plator Nesturi, apo përfaqësues tjetër, por nuk mori përgjigje pozitive.

Pas kësaj ata marshuan drejt portit të peshkimit ku janë ankoruar dy TEC-et lundruese. Njësoj, edhe atje, qytetarët nuk u pritën nga asnjë përfaqësues i kompanive, pavarësisht thirrjeve.

Historia e TEC-eve lundruese

Dy TEC-et e mbiquajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3” mbĂ«rritĂ«n nĂ« Gjirin e VlorĂ«s nĂ« janar 2022. Ato u ankoruan nĂ« portin e peshkimit, njohur edhe si Triport, qĂ« ndodhet nĂ« Pyllin e SodĂ«s, pranĂ« zonĂ«s sĂ« mbrojtur VjosĂ«-NartĂ«.

Ardhja e tyre nga Bangladeshi u justifikua nga qeveria si zgjidhje për krizën energjetike që parashikohej të kaplonte Evropën pas përshkallëzimit të konfliktit ushtarak Rusi-Ukrainë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, premtoi se dy anijet e marra me qira për dy vite nga kompanitë Excelerate Energy dhe Renco do të ishin të mjaftueshme për ta përballuar krizën. Në media u raportua se marrëveshja u mbështet nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas marrëveshjes, qiraja dhe mirëmbajtja kushtojnë përkatësisht 63,000 dhe 31,500 dollarë në ditë, për një total prej 94,500 dollarësh çdo ditë, edhe nëse nuk prodhojnë energji.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka deklaruar se pagesat do tĂ« nisnin vetĂ«m pas “komisionimit tĂ« suksesshĂ«m” tĂ« pajisjeve, por ajo nuk ka publikuar ndonjĂ« verifikim zyrtar nĂ«se ky moment Ă«shtĂ« arritur apo jo.

Ndërkohë, dy ndezje prove janë raportuar deri më sot: në gusht 2024 dhe shkurt 2025, por në asnjërën prej tyre nuk është raportuar prodhim energjie për rrjetin, teksa mjedisorët kanë ngritur shqetësim për mungesë transparence për procedurën.

Sipas Ferrunit, pagesat kanĂ« nisur prej shtatorit 2024. PĂ«r kĂ«tĂ« ai i referohet njĂ« dalje televizive tĂ« ministres Balluku, pas “komisionimit” tĂ« TEC-eve. Prej asokohe, sipas tij, qeveria paguan sistematikisht qiranĂ«.

“Çdo muaj bĂ«het njĂ« pagesĂ« ‘off-shore’ rreth 3 milionĂ« euro,” u shpreh Ferruni pĂ«r Citizens.al.

Mjedisorë dhe qytetarë të Vlorës e kanë paditur marrëveshjen e TEC-eve në gjykatë dhe seanca e radhës, e cila pritet të jetë përfundimtarja, parashikohet të zhvillohet më 22 shtator.

Ilustrim grafik nga protesta kundër TEC-eve lundruese, Vlorë/Citizens.al

Rreziku mjedisor dhe paditë ndaj aktivistëve

Aktivistët dhe organizatat mjedisore kanë denoncuar që në fillim potencialin ndotës të TEC-eve lundruese, të cilat funksionojnë me naftë të rëndë dhe ndodhen pranë vijës bregdetare.

Sipas tyre, bloza e sedimentuar në tokë rrezikon Pyllin e Sodës, po ashtu edhe produktet bujqësore të fshatrave pranë.

Mjedisori Lavdosh Ferruni ka shprehur shqetësimin e impaktit që TEC-et mund të kenë edhe në botën e gjallë ujore, pasi uji që përdoret për ftohjen e motorëve të anijeve shkarkohet në det. Kjo mund të shtojë temperaturën e ujrave duke rrezikuar faunën detare në një hapësirë të gjerë.

“Nuk e japim VlorĂ«n!“ apo “TEC fosil, largohu!“ kanĂ« qenĂ« disa nga thirrjet e para tĂ« protestave, tĂ« cilat kanĂ« qenĂ« tĂ« vazhdueshme qĂ« pas projekteve me rrezikshmĂ«ri tĂ« ngjashme si Petrolifera apo dhe vetĂ« TEC-i i VlorĂ«s, i cili ndodhet rreth 500 metra larg portit tĂ« peshkimit.

Por, përveç shqetësimeve mjedisore, disa prej aktivistëve janë përballur edhe me sulme personale dhe paditje.

Në vitin 2022, Ferruni u padit nga kompania italiane Renco për shpifje, pas një artikulli ku ai ngrinte shqetësime për lidhje të mundshme të kompanisë me struktura mafioze në Itali.

Por në vitin 2024, gjykata vendosi në favor të Ferrunit, duke e shpallur të pabazë padinë ndaj tij.

Lexoni gjithashtu:

The post Sërish protesta në Vlorë: Kërkohet largimi i TEC-eve lundruese appeared first on Citizens.al.

Temperaturat e larta shkaktojnë probleme në sektorin e energjisë, ndërpriten dritat në disa zona të vendit

By: M C
26 July 2025 at 18:53

Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave.

OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.

Konkretisht:

Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« transformatorit tĂ« rrymĂ«s, problem qĂ« u zgjidh menjĂ«herĂ« nga grupet e OST, duke zĂ«vendĂ«suar nĂ« kohĂ« rekord pajisjen.

Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.

Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.

Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.

Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.

Situatë që kërkonte kujdes të shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, për shkak të zjarrit që ra në pjesën greke, në afërsi të nënstacionit Kardia.
Probleme pati edhe nĂ« linjĂ«n 150kV BistricĂ« – Mourtos.

Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollën stakime për konsumatorët pasi u u furnizuan nga linjat paralele.

Stafi i OST është në koordinim me OST greke për koordinimin e veprimeve të rikycjes së këtyre linjave.

Në tërësi, falë masava të mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabël.

Kërkohet mirëkuptim në zona ku prania e zjarreve e bën të domosdoshme stakimin e energjisë elektrike për arsye sigurie.

The post Temperaturat e larta shkaktojnë probleme në sektorin e energjisë, ndërpriten dritat në disa zona të vendit appeared first on Albeu.com.

Pikëpyetjet e Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s

By: Ardit
21 July 2025 at 13:11

NĂ« 14 korrik tĂ« vitit 2016, njĂ« vajzĂ« e re e quajtur Laura Saro themeloi njĂ« kompani tĂ« quajtur PCG me objekt konsulencĂ« dhe asistencĂ« ligjore. Pak muaj pas themelimit, zonja Saro vendosi qĂ« 49 pĂ«r qind tĂ« aksioneve tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« sapokrijuar t’i shiste tek avokati Besnik Çerekja. Dhe biznesi filloi tĂ« lulĂ«zonte. NĂ« [
]

The post Pikëpyetjet e Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s appeared first on BoldNews.al.

Energjia, IT dhe mbrojtja – sektorĂ«t potencialĂ« tĂ« bashkĂ«punimit KosovĂ« – SHBA, sipas Osmanit

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka thĂ«nĂ« pĂ«rgjatĂ« njĂ« bashkĂ«bisedimi nĂ« Institutin Hudson nĂ« Uashington kĂ«tĂ« javĂ« se Kosova Ă«shtĂ« thellĂ«sisht e interesuar pĂ«r bashkĂ«punim ekonomik me Shtetet e Bashkuara, dhe beson qĂ« dy vendet mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga bashkĂ«punimi nĂ« sektorin e energjisĂ«, teknologjisĂ« informative dhe atĂ« tĂ« mbrojtjes.

Sipas Osmanit, propozimet e saj janë në përputhje me qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump për një Amerikë më të fortë dhe madhështore.

Ajo e ka nisur diskutimin duke pĂ«rmendur faktin se Kina e ka pothuajse monopolin nĂ« pĂ«rpunim tĂ« mineraleve tĂ« rralla tĂ« tokĂ«s qĂ« gjenden nĂ« disa vende tĂ« botĂ«s, andaj vendet si Kosova dhe aleatet tjera duhet t’i ndihmojnĂ« SHBA-sĂ« nĂ« hapjen e fabrikave pĂ«r pĂ«rpunim tĂ« kĂ«tyre mineraleve dhe njĂ«ra prej kĂ«tyre vendeve ku mund tĂ« hapet njĂ« e tillĂ« mund tĂ« jetĂ« edhe Kosova.

Sipas saj, kështu do të forcohej edhe më shumë pozicioni i SHBA-së kundrejt Kinës dhe do të zvogëlohej ndikimi negativ kinez në botë.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, ajo e ka përmendur që Kosova është e treta në Evropë dhe e pesta në botë me rezervat e thëngjillit.

“Tani ekzistojnĂ« teknologji tĂ« reja, andaj synojmĂ« tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me Shtetet e Bashkuara, me kompanitĂ« amerikane qĂ« tĂ« sjellin teknologjinĂ«, e cila do tĂ« mundĂ«sonte pĂ«rdorimin e rezervave qĂ« kemi, por nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« pastĂ«r”, ka thĂ«nĂ« Osmani, duke treguar pĂ«r pasojat negative me tĂ« cilat pĂ«rballen qytetarĂ«t e KosovĂ«s nga nxjerrja dhe pĂ«rdorimi i thĂ«ngjillit aktualisht pĂ«rmes sistemeve tĂ« vjetra.

Aktualisht, rreth 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, ndërsa 10 për qind nga burime tjera.

Termocentralet nĂ« Obiliq vazhdojnĂ« t’i tejkalojnĂ« kufijtĂ« e lejuar tĂ« ndotjes pĂ«r gazrat vdekjeprurĂ«s, dhe pavarĂ«sisht obligimeve ndĂ«rkombĂ«tare dhe paralajmĂ«rimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndĂ«r vendet mĂ« tĂ« ndotura nĂ« Ballkan.

Pasojat ndihen mĂ« sĂ« shumti te fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« moshuarit – me rritje tĂ« rasteve tĂ« sĂ«mundjeve respiratore, kancerit dhe vdekjeve tĂ« parakohshme.

Teknologjia informative

 

Kur ka folur për kapacitetin e madh në bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës në sektorin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale, ajo e ka argumentuar propozimin e saj me faktin që Kosova e ka popullsinë më të re në rajonin e Ballkanit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mosha mesatare është 34.3 vjeç.

“KompanitĂ« e teknologjisĂ« informative veçse kanĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me kompanitĂ« nĂ« SHBA. Rreth 75 pĂ«r qind e kompanive nĂ« kĂ«tĂ« industri punojnĂ« ngushtĂ« me SHBA-nĂ«â€, ka deklaruar Osmani.

Pagat në sektorin e teknologjisë informative në Kosovë janë ndjeshëm më të larta sesa pagat mesatare edhe në sektorin publik, edhe në atë privat, dhe shkojnë në mbi 2.000 euro.

Sektori i mbrojtjes

Kur ka folur për sektorin e mbrojtjes, presidentja Osmani ka thënë se Kosova është duke analizuar mënyra për prodhim të armëve.

“BesojmĂ« se Kosova ka kapacitet tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r prodhim tĂ« armĂ«ve, pĂ«rkrah SHBA-sĂ« dhe kompanive tĂ« ndryshme amerikane qĂ« mund tĂ« jenĂ« tĂ« interesuara nĂ« kĂ«tĂ« drejtim, nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« kur na duhet tĂ« prodhojmĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r shkak tĂ« nevojave tona tĂ« brendshme, por edhe pĂ«r shkak tĂ« asaj qĂ« i nevojitet EvropĂ«s, Shteteve tĂ« Bashkuara dhe aleancĂ«s sĂ« NATO-s – ku Kosova synon tĂ« anĂ«tarĂ«sohet”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet e Kosovës i patën bërë publike synimet për ndërtim të fabrike për prodhim municionesh, në bashkëpunim me një kompani turke të armëve.

Informacione tjera nuk janë dhënë, me arsyetimin se janë konfidenciale.

Kosova, me 1.5 milion banorĂ« e ka ForcĂ«n e saj tĂ« SigurisĂ«, e cila Ă«shtĂ« nĂ« proces tĂ« shndĂ«rrimit nĂ« ushtri tĂ« rregullt dhe pritet t’i ketĂ« mbi 7.500 pjesĂ«tarĂ« aktivĂ« dhe rezervistĂ«, si dhe policinĂ« me rreth 9.000 pjesĂ«tarĂ«.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë këtë vit është 207.8 milionë euro, apo 54 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar.

Ndër vite, Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar Kosovës në sektorin e mbrojtjes, qoftë përmes dhurimit të armëve apo miratimit të kërkesave për blerje të tyre.

Në janar të vitit të kaluar, SHBA-ja pati miratuar kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemit raketor kundërtank Javelin.

Pas transformimit të FSK-së në ushtri, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane, AM General për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Ndër vite, Qeveria ka blerë edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja.

Më herët gjatë vitit, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes e kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim, e njohur si CISMOA.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. /rel/

The post Energjia, IT dhe mbrojtja – sektorĂ«t potencialĂ« tĂ« bashkĂ«punimit KosovĂ« – SHBA, sipas Osmanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” nĂ« Fier/ FlakĂ«t pranĂ« shtyllave elektrike, ndĂ«rpritet energjia

12 July 2025 at 12:25

NjĂ« zjarr masiv ka rĂ«nĂ« mesditĂ«n e kĂ«saj tĂ« shtune nĂ« vendin e quajtur “Ura e Daullasit” nĂ« Fier. Nga informacionet paraprake mĂ«sohet se zjarri Ă«shtĂ« vendosur nga banorĂ«t e zonĂ«s pĂ«r tĂ« djegur hamulloret (arĂ« e korrur), por flakĂ«t kanĂ« dalĂ« jashtĂ« kontrollit. Zjarri ka shkaktuar panik nĂ« zonĂ«, teksa forcat zjarrfikĂ«se po punojnĂ« [
]

The post Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” nĂ« Fier/ FlakĂ«t pranĂ« shtyllave elektrike, ndĂ«rpritet energjia appeared first on BoldNews.al.

DrejtorĂ«t e Ballukut “vjedhin” shqiptarĂ«t, qytetari: Abuzim! MĂ« erdhi 500 mijĂ« fatura e energjisĂ« pĂ«r majin

By: Oldi
5 July 2025 at 12:50

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar një skandal të vërtetë përsa i takon faturimit abuzues të energjisë elektrike. Qytetari në denoncimin e tij thekson se punonjësit e KESH dhe OSHEE nuk kontrollojnë më sahatet në terren por vendosin faturime me shifra të paimagjinueshme. Sipas tij, në muajin maj fatura e energjisë ka arritur deri në [
]

The post DrejtorĂ«t e Ballukut “vjedhin” shqiptarĂ«t, qytetari: Abuzim! MĂ« erdhi 500 mijĂ« fatura e energjisĂ« pĂ«r majin appeared first on BoldNews.al.

Ndërpritet energjia në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina fajëson Rusinë

4 July 2025 at 19:40

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia, janë jashtë funksionit të premten, tha agjencia bërthamore e OKB-së.

Ukraina e fajësoi Rusinë se bombardimet e saj e ndërprenë furnizimin e centralit me energji elektrike.

Centrali mĂ« i madh bĂ«rthamor nĂ« EvropĂ« – i cili nuk punon por i nevojitet rryma pĂ«r ta mbajtur tĂ« ftohtĂ« lĂ«ndĂ«n bĂ«rthamore – Ă«shtĂ« duke u furnizuar me rrymĂ« tani pĂ«rmes gjeneratorĂ«ve me naftĂ«, tha Agjencia NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r EnergjinĂ« Atomike (IAEA).

IAEA-ja ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një katastrofe në Zaporizhja, pasi ky central bërthamor ndodhet pranë vijës së frontit në luftën në Ukrainë.

Që të gjashtë reaktorët e centralit janë të fikur, por lënda bërthamore brenda tyre ka ende nevojë për ftohje të vazhdueshme, gjë që kërkon furnizim të vazhdueshëm me rrymë.

“Centrali bĂ«rthamor i UkrainĂ«s (ZNPP) humbi tĂ« gjithĂ« furnizimin me rrymĂ« nga jashtĂ« nĂ« orĂ«n 17:36 sot. Hera e nĂ«ntĂ« gjatĂ« konfliktit ushtarak dhe hera e parĂ« qĂ« nga fundi i vitit 2023”, tha IAEA nĂ« X.

“Aktualisht, ZNPP-ja mbĂ«shtetet nĂ« rrymĂ«n e siguruar nga gjeneratorĂ«t emergjentĂ« me naftĂ«. Kjo thekson gjendjen jashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshme tĂ« sigurisĂ« bĂ«rthamore”, tha ajo.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galuschenko, shkroi në Telegram se një sulm rus kishte shkaktuar ndërprerjen e rrymës në centralin e Zaporizhjas.

 

 

The post Ndërpritet energjia në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina fajëson Rusinë appeared first on Euronews Albania.

”NjĂ« fazĂ« e re nĂ« zhvillimin energjetik”, Balluku: 100 milionĂ« euro nĂ« vit pĂ«rfitim pĂ«r qytetarĂ«t nga ulja e tarifave

By: redi
25 June 2025 at 16:49

Zv/kryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku thotĂ« se ShqipĂ«ria po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re tĂ« zhvillimit energjetik, duke u bazuar nĂ« investime tĂ« qĂ«ndrueshme, reformim tĂ« tregut dhe rritje tĂ« kapaciteteve prodhuese dhe transportuese. KĂ«to zhvillime sipas saj kanĂ« sjellĂ« jo vetĂ«m siguri energjetike, por edhe pĂ«rfitime tĂ« drejtpĂ«rdrejta pĂ«r qytetarĂ«t pĂ«rmes uljes së 

Source

KEK thotë se mbulon 83 për qind të kërkesave të FSHU-së për energji elektrike

24 June 2025 at 13:55

Korporata Energjetike e KosovĂ«s (KEK sh.a.) thotĂ« se aktualisht Ă«shtĂ« duke prodhuar rreth 400 MW/h energji elektrike pĂ«rmes dy njĂ«sive gjeneruese – B1 dhe A5.

Sipas njoftimi bëhet e ditur se në total, prodhimi ditor i KEK-ut është 8208 MWh, nga 9856 MWh sa është kërkesa e deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), që do të thotë se KEK po mbulon rreth 83% të kësaj kërkese.

“Duhet theksuar se nĂ« Termocentralin ‘Kosova B’- nĂ« njĂ«sinĂ« B2, Ă«shtĂ« duke u zbatuar njĂ« projekt kapital pĂ«r rehabilitimin e turbinave, nĂ« vlerĂ« mbi 56 milionĂ« euro, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son investimin mĂ« tĂ« madh nĂ« kĂ«tĂ« termocentral nĂ« mbi 40 vite.

NdĂ«rkohĂ«, ekipet profesionale tĂ« KEK-ut janĂ« duke punuar pa ndĂ«rprerje pĂ«r tĂ« rikthyer nĂ« operim edhe njĂ« njĂ«si tjetĂ«r nĂ« Termocentralin “Kosova A”, gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vijim, me qĂ«llim rritjen e sigurisĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« furnizimit me energji elektrike nĂ« vend”, thuhet nĂ« njoftim.

Lexoni mĂ« poshtĂ« qĂ«ndrimin e KEK pĂ«r siç thonĂ« “deklarata tĂ« pabazuara”:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) reagon me vendosmërinë më të lartë dhe shqetësim të thellë ndaj deklaratave të pabazuara, tendencioze dhe me pasoja të rënda për besimin dhe funksionimin e sektorit energjetik në vend. Dëshirojmë të sqarojmë në mënyrë të detajuar pikat kryesore të dezinformatave dhe të paraqesim fakte konkrete:

Lidhur me projektin 137.4 milionĂ« € pĂ«r Rehabilitimin dhe Modernizimin e njĂ«sisĂ« A3:

Termocentrali Kosova A nuk ka përfituar asnjëherë nga ndonjë investim madhor për rehabilitim pas luftës, pavarësisht që prodhon rreth 35% të energjisë vendore.

Strategjitë e mëparshme parashikonin mbylljen e Kosova A, pa alternativë reale për zëvendësim.

Vetëm Strategjia e Energjisë 2023 e përfshiu rehabilitimin e thellë të së paku një njësie (në këtë rast A3) si investim të domosdoshëm.

KEK ka përcaktuar parametra të matshëm teknik (parametrat obligativ të performances) dhe ka shpallur tender konkurrues, jo diskriminues në të cilin mund të konkurrojnë në mënyrë të hapur të gjithë operatorët ekonomikë që plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas Ligjit të Prokurimit Publik.

TĂ« gjithĂ« operatorĂ«t ekonomikĂ« tĂ« kualifikuar do t’u jepet mundĂ«sia tĂ« bĂ«jnĂ« shqyrtimet e nevojshme dhe tĂ« japin propozimet teknike pĂ«r arritjen e parametrave obligativ tĂ« performances (tĂ« cilat nuk negociohen). NĂ« kĂ«tĂ« rast, varĂ«sisht nga gjetjet e aplikuesve dhe propozimeve qĂ« ata japin, do tĂ« pĂ«rcaktohet vĂ«llimi pĂ«rfundimtar i punĂ«ve.

Për më tepër, hartimi i dosjes për këtë projekt është bërë nga ekspertë të brendshëm dhe konsulencë ndërkombëtare të angazhuar nga USAID.

Ndërkohë, është deklaruar se pritet të aplikojnë 6 operatorë ekonomikë për këtë projekt. Lidhur me këtë ju bëjmë me dije se procesi i prokurimit për projektin e Rehabilitimit dhe Modernizimit të njësisë A3 është i menaxhuar përmes platformës zyrtare të e-prokurimit, e cila nuk lejon qasje në informacion mbi numrin e aplikuesve deri në momentin e hapjes zyrtare të aplikacioneve.

Prandaj, çdo deklaratĂ« publike se “janĂ« gjashtĂ« operatorĂ« ekonomikĂ« qĂ« kanĂ« aplikuar” nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, Ă«shtĂ« jo vetĂ«m teknikisht e pamundur pĂ«r t’u verifikuar, por pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« parimeve tĂ« konfidencialitetit, konkurrencĂ«s sĂ« ndershme dhe integritetit tĂ« procesit tĂ« prokurimit publik.

KEK sh.a. ripërsërit përkushtimin e saj të plotë për realizimin me sukses të këtij investimi kyç, që do të garantojë përmirësimin e sigurisë operative, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zgjatjen e jetës teknike të njësisë A3 për të paktën 20 vitet e ardhshme.

Çdo tentativĂ« pĂ«r tĂ« dezinformuar opinionin publik apo pĂ«r tĂ« nĂ«nvlerĂ«suar angazhimin tonĂ« institucional Ă«shtĂ« jo vetĂ«m e papranueshme, por edhe dĂ«mton besimin dhe stabilitetin e sektorit energjetik nĂ« vend.

Lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë:

Korporata Energjetike e KosovĂ«s (KEK sh.a.) sqaron opinionin publik se nuk qĂ«ndrojnĂ« deklaratat qĂ« pretendojnĂ« se konsumatorĂ«t – konkretisht bizneset – po hezitojnĂ« tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« kontratat me Furnizuesin e MundĂ«sisĂ« sĂ« Fundit (FMF).

Përkundrazi, nga lista e përgjithshme, deri më tani janë nënshkruar 55% e kontratave, me një ritëm pozitiv që dëshmon gatishmërinë e shumicës së konsumatorëve për të përmbushur obligimet e tyre ligjore.

Deklaratat e kundërta nuk përbëjnë vetëm keqinformim, por paraqesin edhe tentativë për të ndikuar qëllimshëm në moszbatimin e detyrimeve ligjore nga ana e konsumatorëve, gjë që rrezikon funksionimin e rregullt dhe stabilitetin e sektorit energjetik në vend.

Theksojmë se KEK sh.a., në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret përkatëse të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), është caktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe është duke zbatuar me përpikëri dhe përgjegjësi të plotë institucionale të gjitha obligimet që rrjedhin nga ky mandat.

Sa i përket tymit gjatë startimit të njësisë A5 këtë mëngjes:

KEK sh.a. dënon deklaratat e pabazuara dhe tendencioze që janë bërë në opinion publik lidhur me procesin teknik të startimit të njësisë A5.

Çdo njĂ«si me djegie linjiti, pas remontit, starton detyrimisht me naftĂ« apo mazut – kjo Ă«shtĂ« njĂ« praktikĂ« standarde dhe teknologjikisht e pashmangshme nĂ« çdo termocentral tĂ« kĂ«tij tipi, brenda dhe jashtĂ« vendit.

Çdo insinuatĂ« pĂ«r “pĂ«rfitime” apo “shkelje” pĂ«rbĂ«n keqinformim tĂ« rĂ«ndĂ« dhe keqpĂ«rdorim tĂ« pozitĂ«s publike, me qĂ«llim dĂ«mtimin e reputacionit tĂ« KEK dhe ndikimin negativ ndaj opinionit qytetar.

Njësia A5 është tashmë plotësisht e stabilizuar, dhe emetimet janë normalizuar, ashtu siç është bërë me dije edhe përmes njoftimit zyrtar dhe pamjeve përkatëse.

Deklarime të pabazuara mbi remontet dhe eksportin e energjisë nga KEK sh.a.:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) dëshiron të sqarojë opinionin publik se deklarimet që pretendojnë se KEK, në emër të eksportit, ka sakrifikuar projektet e rehabilitimit të njësive prodhuese, janë tërësisht të pabazuara dhe tendencioze.

KEK nuk eksporton energji në dëm të konsumatorëve vendorë. Eksportet realizohen vetëm kur krijohen teprica të energjisë, pas përmbushjes së plotë të kërkesave të Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU), dhe zakonisht gjatë orëve të natës, kur konsumi është minimal në nivel vendi dhe rajoni.

Sa i përket remonteve dhe investimeve kapitale:

Në Termocentralin Kosova B, për herë të parë pas 40 viteve, po zbatohet projekti kapital për rehabilitimin e turbinave në të dy njësitë prodhuese (njëra tashmë në implementim në njësinë B2), me një vlerë mbi 56 milionë euro.

Në Termocentralin Kosova A, pas 60 viteve operimi, është në fazë përgatitore projekti madhor për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3, me vlerë rreth 137 milionë euro. Ky projekt synon rritjen e sigurisë operative, kapacitetit prodhues dhe jetëgjatësi të njësisë për 20 vitet e ardhshme.

Të gjitha këto investime po realizohen nga buxheti vetanak i KEK sh.a., pa asnjë ndihmë të jashtme financiare, duke dëshmuar përkushtimin dhe përgjegjësinë institucionale për modernizimin e kapaciteteve prodhuese dhe garantimin afatgjatë të furnizimit me energji elektrike në vend.

Për më tepër, është planifikuar edhe investimi në filtrat elektrik nga Bashkimi Evropian për vitin 2026/27 në vlerë mbi 100 milionë euro, ku KEK tashmë ka kontribuar me mbi 20 milionë euro mjete vetanake për projektin e dilatimeve në kaldaja (i përfunduar), që ishin parakusht për fillimin e zbatimit të këtij projekti.

KEK sh.a. i bën thirrje të gjithë akterëve publikë që të shmangin keqinformimin dhe të mos dezinformojnë opinionin me deklarata të pabazuara, të cilat mund të ndikojnë negativisht në besimin ndaj sektorit energjetik të vendit.

Lidhur me pretendimet pĂ«r çmimin prej 800 €/MWh:

KEK sh.a. dëshiron të sqarojë opinionin publik se pretendimet se konsumatorët në Kosovë kanë paguar 800 euro për megavat-orë energji elektrike janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë të bëjnë me përgjegjësitë e Korporatës

Që nga viti 2013, me ndarjen e tregut të energjisë dhe në përputhje me licencimin nga ZRRE, KEK sh.a. nuk ka më përgjegjësi për furnizimin me energji të konsumatorëve fundorë. Kjo përgjegjësi u është kaluar Furnizuesit të Shërbimit Universal, përkatësisht KEDS/KESCO.

KEK sh.a. Ă«shtĂ« vetĂ«m prodhues i energjisĂ« elektrike dhe nuk cakton e as nuk zbatojnĂ« tarifa pĂ«r konsumatorĂ«t. Çdo pretendim qĂ« lidh çmimin e faturuar pĂ«r qytetarĂ«t me KEK-un Ă«shtĂ« i pabazuar dhe pĂ«rbĂ«n dezinformim tĂ« opinionit.

FtojmĂ« tĂ« gjithĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit institucionalĂ« dhe publikun qĂ« pĂ«r çdo çështje lidhur me faturimin dhe tarifat pĂ«r konsumatorĂ«t fundorĂ«, t’i referohen entiteteve pĂ«rgjegjĂ«se, sipas licencimit pĂ«rkatĂ«s tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji

KEK sh.a. i bën thirrje të gjithë akterëve institucionalë, medieve dhe opinionit publik që të ndalojnë përhapjen e deklaratave të pabazuara, spekulimeve dhe dezinformatave që cenojnë imazhin e institucionit dhe stabilitetin e sektorit energjetik.

KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, profesionalizmit dhe zbatimit të ligjit, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe garantimit të furnizimit të sigurt dhe afatgjatë me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

The post KEK thotë se mbulon 83 për qind të kërkesave të FSHU-së për energji elektrike appeared first on Telegrafi.

Dhoma e Tregtisë e quan të drejtë vendimin e Gjykatës Komerciale për daljen e bizneseve në treg të lirë

24 June 2025 at 11:50

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë, e cila pezulloi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r media bĂ«het e ditur se ky vendim vĂ«rteton pĂ«r tĂ« satĂ«n herĂ« deklarimet tona se ZRRE ka vepruar kundĂ«rligjshĂ«m kur ka vendosur qĂ« pĂ«r njĂ« afat tĂ« shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojĂ« mbi 1300 kompani qĂ« tĂ« dalin nĂ« tregun e hapur, derisa nĂ« kĂ«tĂ« proces Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« kompani qĂ« po jep oferta tĂ« furnizimit.

“Dhoma e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« KosovĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« bizneseve Ă«shtĂ« e para qĂ« ka ushtruar ankesĂ« nĂ« GjykatĂ«n Themelore tĂ« PrishtinĂ«s, ndĂ«rkohĂ« tashmĂ« janĂ« dhjetĂ«ra kompani qĂ« kanĂ« dĂ«rguar ankesĂ« nĂ« gjykatĂ« rreth kĂ«tij vendimi”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Dhoma e Tregtisë e quan të drejtë vendimin e Gjykatës Komerciale për daljen e bizneseve në treg të lirë appeared first on Telegrafi.

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë energjetik

24 June 2025 at 11:26

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se bazuar në këtë vendim, OEK i kërkon ZRrE-së që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.

“OEK fton ZRrE-pĂ«r bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« pĂ«r tĂ« hartuar sĂ« bashku njĂ« fazĂ« tranzitore tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r daljes nĂ« tregun e lirĂ«, por ka kĂ«rkuar vazhdimisht qĂ« ky proces tĂ« realizohet me njĂ« plan tĂ« qartĂ« tranzicioni, qĂ« siguron stabilitet pĂ«r bizneset dhe qytetarĂ«t e KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

The post Pezullohet vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë energjetik appeared first on Telegrafi.

Eficenca e energjisĂ« nĂ« ndĂ«rtesa, Balla: Çdo objekt do ketĂ« kĂ«tĂ« librezĂ«, synimi konsum minimal energjie

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Ministri i Shtetit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi sot nĂ« Kuvend, nĂ« emĂ«r tĂ« qeverisĂ«, projektligjin pĂ«r performancĂ«n energjetike nĂ« ndĂ«rtesa. Por sĂ« pari, duke iu referuar rregullores sĂ« Kuvendit, Balla iu pĂ«rgjigj kĂ«rkesave tĂ« opozitĂ«s qĂ« projektligjin ta prezantonte Ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjitikĂ«s, Belinda Balluku.

“Nenin 73 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit nuk e kemi ndryshuar asnjĂ«herĂ« pĂ«r tĂ« drejtĂ«n e deputetĂ«ve nĂ« pikĂ«n 2 pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pyetje. Neni thotĂ«: nismĂ«tarĂ«ve ose anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave qĂ« kanĂ« lidhje me projektligjin. Ministri i Shtetit Ă«shtĂ« njĂ« prej anĂ«tarĂ«ve dhe e ka votuar projektligjin nĂ« KĂ«shillin e Ministrave.” tha Balla.

Më tej, ministri vijoi me prezantimin e projektligjit që, sipas tij, e bën Shqipërinë vendin e parë në rajon që zbaton në mënyrë të plotë dhe ambicioze direktivën më të fundit të Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Kjo nismë ligjore synon transformimin rrënjësor të mënyrës se si ndërtohen dhe rinovohen ndërtesat në Shqipëri, me objektivin që deri në vitin 2050, të gjitha godinat, publike dhe private të kthehen në ndërtesa me konsum minimal energjie.

Ministri Balla theksoi në fjalën e tij se ligji nuk është një përafrim formal me BE-në, por një politikë konkrete dhe e strukturuar, që vendos në qendër qytetarët, mjedisin dhe kursimin e energjisë.

Balla thekoi se, përmes këtij pr/ligji do të hyjnë në fuqi librezat e rinovimit të ndërtesave që ndihmon pronarët për investime eficente dhe me benefite në aspektin energjetik.

“Çdo objekt nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« ketĂ« kĂ«tĂ« librezĂ« tĂ« vetĂ«n. BE sot ka nĂ« dispozicion fonde sa i takon njĂ« nevoje qĂ« ka sot ShqipĂ«ria qĂ« lidhet me performancĂ«n energjetike nĂ« ndĂ«rtesa. NĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«saj nisme janĂ« familjet nĂ« vĂ«shtirĂ«si ekonomike qĂ« nuk kanĂ« pasur mundĂ«si tĂ« rinovojnĂ« apartamentet e vjetra, duke i ndihmuar ato pĂ«rmes incentivave qĂ« tĂ« mos mbetet pas nĂ« nevojĂ«n pĂ«r njĂ« transformimin dhe kursim tĂ« energjisĂ«â€, tha ai.

Balla thekoi se, “ne synojmĂ« vendosjen e paneleve diellore nĂ« objektet e reja dhe tek ato qĂ« do t’i nĂ«nshtrohen rinovimit. Synimi Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« gjitha ndĂ«rtesat e reja do tĂ« jenĂ« tĂ« pajisura me pikĂ«n e karikimit inteligjent qĂ« duhet ta zbatojnĂ« firmat e ndĂ«rtimit”.

Duke u ndalur në ecurinë energjetike ai tha se, Shqipëria ka pasur një bilanc të suksesshëm energjetik, ku nga niveli 50% i humbjeve në rrjet në 2013 kemi arritur në 18% dhe synojmë standardet e BE për ketë tregues.

Nga 1 shkurti i kĂ«tij viti, çmimi i energjisĂ« elektrike pĂ«r konsumatorĂ«t familjarĂ« u ul me 10.5%, nga çka pĂ«rfituan 95% e familjeve shqiptare – rreth 1.070.000 abonentĂ«.

“NjĂ« familje kursen mesatarisht 100 euro nĂ« vit, vetĂ«m nga kjo ndĂ«rhyrje qĂ« bĂ«mĂ« nĂ« shkurt dhe Ă«shtĂ« nĂ« fokusin e qeverisĂ« mbĂ«shtetja pĂ«r ata qĂ« fitojnĂ« mĂ« pak. TĂ« gjitha kĂ«to tĂ« dhĂ«na janĂ« dĂ«shmi se ShqipĂ«ria edhe nĂ« fushĂ«n e energjisĂ« po ecĂ«n nĂ« rrugĂ«n e duhur dhe nĂ« kĂ«tĂ« mandat historik qĂ« na besuan shqiptarĂ«t me mĂ« shumĂ« vota se asnjĂ«herĂ« tjetĂ«r, pikĂ«risht t’i qĂ«ndrojmĂ« besnikĂ« fjalĂ«s sĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r ta pĂ«rmbyllur me ShqipĂ«rinĂ« anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« brenda kĂ«tij mandati.”

Ky ligj pritet me entuziazëm nga banorët që jetojnë në ndërtesa të vjetra, të cilët do të kenë mundësi konkrete për përmirësim energjetik dhe kursime afatgjata.

Shqipëria po ndërton themelet për një të ardhme energjetikisht të pavarur, më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë.

/e.xh/ /a.g/

The post Eficenca e energjisĂ« nĂ« ndĂ«rtesa, Balla: Çdo objekt do ketĂ« kĂ«tĂ« librezĂ«, synimi konsum minimal energjie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Energjia dhe financat, BE gati sanksionet e reja për Rusinë

By: user 5
11 June 2025 at 18:52

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen së bashku me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaia Kalas paraqitën propozimin e Komisionit për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila synon sektorët e saj të energjisë dhe financiar.

Presidentja e Komisionit përsëriti thirrjen e BE-së drejtuar Moskës për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, prej të paktën 30 ditësh në Ukrainë. Von der Leyen theksoi se mesazhi i BE-së është shumë i qartë që kjo luftë duhet të përfundojë. Ajo shtoi se nevojitet një armëpushim i vërtetë dhe Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një propozim serioz.

“Ne duam paqe pĂ«r UkrainĂ«n, por pavarĂ«sisht javĂ«sh pĂ«rpjekjesh diplomatike, pavarĂ«sisht propozimit tĂ« Presidentit ukrainas Zelensky pĂ«r njĂ« armĂ«pushim pa kushte, Rusia vazhdon tĂ« sjellĂ« vdekje dhe shkatĂ«rrim nĂ« UkrainĂ«â€, theksoi von der Leyen, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Rusia nuk dĂ«shiron paqe, por tĂ« imponojĂ« ligjin e forcĂ«s.

Në sektorin e energjisë, Komisioni po propozon për herë të parë të vendosë një ndalim për transaksionet për tubacionet NorthStream I dhe II. Von der Leyen tha se asnjë operator i BE-së nuk do të jetë në gjendje të angazhohet drejtpërdrejt ose tërthorazi në ndonjë transaksion që lidhet me tubacionet NorthStream.

PĂ«rveç kĂ«saj, Komisioni propozon tĂ« ulĂ« çmimin maksimal pĂ«r naftĂ«n ruse nga 60 dollarĂ« nĂ« 45 dollarĂ« pĂ«r fuçi – njĂ« çështje qĂ« von der Leyen tha se do tĂ« diskutohet nĂ« Samitin e G7 qĂ« do tĂ« mbahet nĂ« fund tĂ« javĂ«s nĂ« Kanada. PĂ«rveç kĂ«saj, Komisioni propozon t’i shtojĂ« listĂ«s prej 342 cisternash edhe 77 cisterna tĂ« tjera qĂ« i pĂ«rkasin tĂ« ashtuquajturĂ«s “flotĂ« nĂ« hije” tĂ« RusisĂ«, e cila e ndihmon atĂ« tĂ« anashkalojĂ« sanksionet perĂ«ndimore.

Presidentja e KE-së tha se një ndalim i importit të produkteve të rafinuara të bazuara në naftën bruto ruse është propozuar gjithashtu për të parandaluar hyrjen e një pjese të naftës bruto ruse në tregun e BE-së përmes derës së pasme.

Në sektorin bankar, BE-ja synon të kufizojë aftësinë e Rusisë për të mbledhur kapital dhe për të kryer transaksione. Komisioni propozon që ndalimi ekzistues i SëIFT-it të shndërrohet në një ndalim të plotë transaksionesh dhe të zbatohet në 22 banka të tjera ruse. Përveç kësaj, Komisioni propozon të zgjerojë ndalimin e transaksioneve edhe për institucionet financiare në vendet e treta që financojnë tregtinë me Rusinë duke anashkaluar sanksionet.

BE gjithashtu propozon të vendosë sanksione mbi Fondin Rus të Investimeve Direkte, degët e tij dhe projektet e tij të investimit. Së fundmi, Komisioni po propozon ndalime të mëtejshme të eksportit me vlerë më shumë se 2.5 miliardë euro. tha von der Leyen, duke vënë në dukje se objektivi janë makineritë, metalet, plastikat dhe kimikatet. Eksporti i mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë të përdorura për të prodhuar dronë, raketa dhe sisteme të tjera armësh do të kufizohet gjithashtu, për të siguruar që Rusia të mos gjejë mënyra për të modernizuar armët e saj me teknologji evropiane.

The post Energjia dhe financat, BE gati sanksionet e reja për Rusinë appeared first on Lapsi.al.

Kosovë/ Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike

By: Ardit
11 June 2025 at 11:25

“Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtĂ« i rrymĂ«s – monopol, jo konkurrencĂ«â€, “Pa transparencĂ« – nuk ka treg tĂ« lirĂ«â€ – kĂ«to janĂ« disa nga pankartat nĂ« protestĂ«n qĂ« po mbahet tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« PrishtinĂ« nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bizneseve, kundĂ«r vendimit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji. Vendimi i ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji [
]

The post Kosovë/ Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike appeared first on BoldNews.al.

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

By: xhir jeta
29 May 2025 at 13:41

Hyrjet per ne Prishtine u bllokuan paraditen e sotme. Shkak u be protestat e perfaqesuesve te bizneseve ne Kosove te cilet kundershtojne liberalizimin e tregut të energjisë, pasi sipas tyre nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.

Ky vendim nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Vendimi prek kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Ky vendim sipas tyre do te demtoj stabilitetin ekonomik, duke cuar deri ne falimentin e kompanive.

Po teksa bizneset protestojne, nga mbledhja e qeverise, kryeministri nĂ« detyrĂ« Albin Kurti, e ka kritikuar OdĂ«n Ekonomike tĂ« vendit duke thĂ«nĂ« se ajo “nuk ka bĂ«rĂ« asgjĂ«â€ pĂ«r t’i pĂ«rgatitur bizneset pĂ«r kĂ«tĂ« proces.

“Shtyrjen po e kĂ«rkojnĂ« me arsyetimin se do tĂ« pĂ«rgatiten pĂ«r njĂ« vit, duke injoruar faktin se nga ana e tyre nuk kanĂ« bĂ«rĂ« asnjĂ« pĂ«rgatitje pĂ«r tetĂ« vjetĂ«t e kaluara, pĂ«rderisa shtyhej ky proces. PĂ«r t’i mbrojtur 1 pĂ«r qind tĂ« ndĂ«rmarrjeve mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« kurriz tĂ« 99 pĂ«rqindĂ«shit dhe familjeve mbarĂ« KosovĂ«s, ata po duan tĂ« bĂ«jnĂ« barrikada nĂ« hyrjet e PrishtinĂ«s. Koha e barrikadave nĂ« KosovĂ« ka kaluar, ne i kemi hequr ato kudo.”

Vendimi i rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor, por ende qindra biznese ne vend nuk kanë lidhur kontrata, për shkak të çmimeve të larta të ofruara nga furnizuesit dhe pritjes për shtyrjen e afatit.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është parashikuar me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i tij është shtyrë nder vite per shkak te mungeses se stabilitetit ekonomik ne vend./abcnews.al

Bizneset protestojnë në Kosovë, bllokojnë me kamionë hyrjet e Prishtinës

By: fra nc
29 May 2025 at 10:28

Bizneset në Kosovë protestuan këtë të enjte në Prishtinë, duke bllokuar me automjete të rënda dhe kamionë disa nga hyrjet kryesore të kryeqytetit. Aksioni simbolik, i organizuar nga shoqatat e biznesit dhe Oda Ekonomike e Kosovës, u zhvillua në shenjë pakënaqësie ndaj procesit të detyrueshëm të kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Protesta nisi në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa prej akseve më të rëndësishme hyrëse për në Prishtinë. Pikat ku u zhvillua protesta ishin:

  • Veternik – hyrja nga jugu e qytetit
  • Rrethi te Kazerma – drejtimi FushĂ« KosovĂ« – PrishtinĂ«
  • Rrethi i ArbĂ«risĂ« – drejtimi MitrovicĂ« – PrishtinĂ«
  • SharbanĂ«t (Vranjevci) – drejtimi PodujevĂ« – PrishtinĂ«

Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se kalimi në tregun e lirë të energjisë është bërë pa konsultim dhe në një afat shumë të shkurtër, duke i ekspozuar ata ndaj kostove të paparashikuara dhe çmimeve të larta të energjisë elektrike, çka mund të dëmtojë aktivitetin ekonomik dhe të rrisë çmimet për konsumatorët.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, deklaroi se protesta e sotme është vetëm hapi i parë i një serie veprimesh në mbrojtje të interesave të sektorit privat dhe qytetarëve.

“Jemi munduar t’i japim rrugĂ« dialogut, por nuk kemi hasur nĂ« vullnet institucional. Sot Ă«shtĂ« vetĂ«m fillimi. NĂ«se nuk ka reflektim, protestat do tĂ« pĂ«rshkallĂ«zohen. KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e qytetarĂ«ve, sepse me kĂ«tĂ« protestĂ« nuk po mbrojmĂ« vetĂ«m biznesin, por edhe standardin e tyre jetĂ«sor,” tha Rafuna pĂ«r mediat.

Shoqatat e biznesit kanĂ« kĂ«rkuar qĂ« procesi i daljes nĂ« tregun e lirĂ« tĂ« pezullohet pĂ«rkohĂ«sisht dhe tĂ« shtyhet deri nĂ« njĂ« afat tĂ« arsyeshĂ«m, duke u ofruar kohĂ« kompanive pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me kushtet e reja tĂ« furnizimit me energji.

The post Bizneset protestojnë në Kosovë, bllokojnë me kamionë hyrjet e Prishtinës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌