Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sërish protesta në Vlorë: Kërkohet largimi i TEC-eve lundruese

6 August 2025 at 11:29

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm para Prefekturës në Vlorë për të kërkuar largimin e dy termocentraleve (TEC) lundruese nga porti i peshkimit. Kjo është e disata herë që protestohet për këtë çështje që prej vitit 2022.

Protesta, e thirrur nga mjedisori Lavdosh Ferruni, nisi me thirrje për anulimin e kontratave të qirasë dhe largimin e dy anijeve që prodhojnë energji me djegie.

“Gjiri i Vlorës është i yni, TEC-et janë të maskarenjve”, apo “SPAK ndalo peshkaqenët me kravatë!” ishin disa nga pankartat e grupimit qytetar të quajtur “Aleanca për Vlorën”.

“Këto TEC-e nuk duhen për Shqipërinë, sepse nuk ka nevojë, ka energji hidrike, energji djellore, ere, këto duhen që të shkojnë në Itali, Greqi, pra Shqipëria të punojë për vendet e tjera,” tregoi Ferruni për Citizens.al, teksa theksoi se kjo qasje është një lloj kolonializmi ndaj shtetit shqiptar.

“Protestoj për të mirën e Vlorës, për pastërtinë e saj dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, ekonominë e tyre, sepse këto përbindsha korruptues tërheqin para nga buxheti i shtetit,” u shprej aktivistja Lela Qejvani për Citizens.al

Grupi i qytetarëve kërkoi takim me Prefektin, Plator Nesturi, apo përfaqësues tjetër, por nuk mori përgjigje pozitive.

Pas kësaj ata marshuan drejt portit të peshkimit ku janë ankoruar dy TEC-et lundruese. Njësoj, edhe atje, qytetarët nuk u pritën nga asnjë përfaqësues i kompanive, pavarësisht thirrjeve.

Historia e TEC-eve lundruese

Dy TEC-et e mbiquajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3” mbërritën në Gjirin e Vlorës në janar 2022. Ato u ankoruan në portin e peshkimit, njohur edhe si Triport, që ndodhet në Pyllin e Sodës, pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.

Ardhja e tyre nga Bangladeshi u justifikua nga qeveria si zgjidhje për krizën energjetike që parashikohej të kaplonte Evropën pas përshkallëzimit të konfliktit ushtarak Rusi-Ukrainë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, premtoi se dy anijet e marra me qira për dy vite nga kompanitë Excelerate Energy dhe Renco do të ishin të mjaftueshme për ta përballuar krizën. Në media u raportua se marrëveshja u mbështet nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas marrëveshjes, qiraja dhe mirëmbajtja kushtojnë përkatësisht 63,000 dhe 31,500 dollarë në ditë, për një total prej 94,500 dollarësh çdo ditë, edhe nëse nuk prodhojnë energji.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka deklaruar se pagesat do të nisnin vetëm pas “komisionimit të suksesshëm” të pajisjeve, por ajo nuk ka publikuar ndonjë verifikim zyrtar nëse ky moment është arritur apo jo.

Ndërkohë, dy ndezje prove janë raportuar deri më sot: në gusht 2024 dhe shkurt 2025, por në asnjërën prej tyre nuk është raportuar prodhim energjie për rrjetin, teksa mjedisorët kanë ngritur shqetësim për mungesë transparence për procedurën.

Sipas Ferrunit, pagesat kanë nisur prej shtatorit 2024. Për këtë ai i referohet një dalje televizive të ministres Balluku, pas “komisionimit” të TEC-eve. Prej asokohe, sipas tij, qeveria paguan sistematikisht qiranë.

“Çdo muaj bëhet një pagesë ‘off-shore’ rreth 3 milionë euro,” u shpreh Ferruni për Citizens.al.

Mjedisorë dhe qytetarë të Vlorës e kanë paditur marrëveshjen e TEC-eve në gjykatë dhe seanca e radhës, e cila pritet të jetë përfundimtarja, parashikohet të zhvillohet më 22 shtator.

Ilustrim grafik nga protesta kundër TEC-eve lundruese, Vlorë/Citizens.al

Rreziku mjedisor dhe paditë ndaj aktivistëve

Aktivistët dhe organizatat mjedisore kanë denoncuar që në fillim potencialin ndotës të TEC-eve lundruese, të cilat funksionojnë me naftë të rëndë dhe ndodhen pranë vijës bregdetare.

Sipas tyre, bloza e sedimentuar në tokë rrezikon Pyllin e Sodës, po ashtu edhe produktet bujqësore të fshatrave pranë.

Mjedisori Lavdosh Ferruni ka shprehur shqetësimin e impaktit që TEC-et mund të kenë edhe në botën e gjallë ujore, pasi uji që përdoret për ftohjen e motorëve të anijeve shkarkohet në det. Kjo mund të shtojë temperaturën e ujrave duke rrezikuar faunën detare në një hapësirë të gjerë.

Nuk e japim Vlorën! apo TEC fosil, largohu! kanë qenë disa nga thirrjet e para të protestave, të cilat kanë qenë të vazhdueshme që pas projekteve me rrezikshmëri të ngjashme si Petrolifera apo dhe vetë TEC-i i Vlorës, i cili ndodhet rreth 500 metra larg portit të peshkimit.

Por, përveç shqetësimeve mjedisore, disa prej aktivistëve janë përballur edhe me sulme personale dhe paditje.

Në vitin 2022, Ferruni u padit nga kompania italiane Renco për shpifje, pas një artikulli ku ai ngrinte shqetësime për lidhje të mundshme të kompanisë me struktura mafioze në Itali.

Por në vitin 2024, gjykata vendosi në favor të Ferrunit, duke e shpallur të pabazë padinë ndaj tij.

Lexoni gjithashtu:

The post Sërish protesta në Vlorë: Kërkohet largimi i TEC-eve lundruese appeared first on Citizens.al.

Komeditë e Rilindjes/ Policia thotë se kapi në flagrancë një TEC, i cili ka 3 vjet që del në çdo media

29 July 2025 at 17:27

Policia e Shtetit njoftoi sot me bujë të madhe goditjen e një veprimtarie, sipas saj, kriminale në vendburimin e gazit në Divjakë. Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se kishte arrestuar në flagrancë dy inxhinierë të kompanisë Delvina Gas Company si dhe kishte shpallur në kërkim pronarin e saj Sokol Meqemeja, për akuzën e ndërtimit […]

The post Komeditë e Rilindjes/ Policia thotë se kapi në flagrancë një TEC, i cili ka 3 vjet që del në çdo media appeared first on BoldNews.al.

Po ndërtonin pa leje një TEC në pronë publike, arrestohen dy inxhinierë në Delvinë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Në kuadër të masave të ndërmarra për ndërtimet e paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin Policia e Vlorës në bashkëpunim me IKMT-në ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Policia njoftoi sot se gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Sipas Policisë, në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Po ndërtonin pa leje një TEC në pronë publike, arrestohen dy inxhinierë në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve u raportuan 22 vatra, 11 prej tyre ende aktive

23 July 2025 at 11:31

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe  Kukës.

Ndërkohë aktualisht mbeten aktive vatra zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, bashkia Dibër ku vazhdon zjarri që po zhvillohet në tre vatra, por me intensitet të ulët gjatë natës. Vatrat janë aktive mbi fshatin Gurë Lurë, rreth Liqenit të Zi dhe në Fushën e Pelave.

–              Në fshatin Ulëz, bashkia Mat, situata është shumë e vështirë pasi zjarri po zhvillohet në drejtim të pyjeve. Për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit, forcat operacionale nuk kanë mundur të vënë nën kontroll.

–              Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Relievi shkëmbor dhe shumë i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Ditën e djeshme në terren u angazhuan 40 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA, 1 avion Canadair nga shteti Italian.

–              Në vendin e quajtur “Maja e Pliskës, mbi fshatin Dukat, bashkia Vlorë, zjarr është shumë intensiv në sipërfaqe shkurre, kullotë dhe pylli me pishë. Flakët të ndihmuara nga era përfshinë edhe kurorat e pishës, duke e bërë problematike gjendjen. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat 32 operacionale të ndihmuar me 80 forca ushtarake, 2 helikopter të FA-së.

–              Në Qarkun Lezhë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Është shmangur përhapja drejt banesave.

–              Në fshatin Vernik, bashkia Devoll, vijon puna për shuarjen e zjarrit të  rënë në një sipërfaqe me shkurre.

–              Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri vazhdon të përhapet në drejtim të verilindjes drejt Ҫardhakut, i ndihmuar nga era dhe bimësia e shumëllojshme.

–              Në fshatin Pustec, bashkia Pustec ka rënë zjarrin e rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve  dhe sot vijon puna për izolimin dhe fikjen përfundimtare të tij.

–              Në fshatin Kosinë, bashkia Përmet, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktiv. Rrezik për banesa nuk ka.

–              Në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre ka marrë përmasa dhe rrezikon banesat e fshatit Mamëz. Sot vijon operacioni me forcat operacionale dhe me 100 forca ushtarake për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë situata vijon të jetë në monitorim, në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë,  zjarri i riaktivizuar ka kaluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, dhe po monitorohet nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 1 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë dhe 8 forca bashkiake.

Si pasojë e zjarreve të rënë,  kryesisht në sipërfaqe me bimësi e pyjore janë djegur rreth 17 hektarë.

Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 635 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 190 forca nga FA me 19 mjete dhe 2 Helikopterë, 2 avionë Canadair nga shteti Grek dhe 1 nga shteti Italian. Gjatë ditës sotme janë në operacione 345 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 1 automjet zjarrfikëse me efektivin përkatës.

Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve: Sipas informacionit të nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC),  sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Për zjarret në pyje sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Durrës dhe Shkodër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Rrezik “I LARTË” pritet gjithashtu nё zona tё lokalizuara të qarkut Shkodër (Jug)  dhe qarkut Durrës (Jug Lindje).

/abcnews.al/

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

By: Mirgen
13 June 2025 at 19:20

Kompania farmaceutike BioNTech, e cila mori famë botërore disa vite më parë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit shkaktar të pandemisë që gjunjëzoi globin, bëri të qartë se dëshiron të blejë konkurrentin e saj me seli në Tübingen, CureVac. BioNTech, thonë mediat gjermane, njoftoi se ka në plan të blejë aksionet e CureVac-ut. Me këtë […]

The post Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac appeared first on BoldNews.al.

Netët e verës kalohen në natyrë, Melodia Px i ka të gjitha pajisjet për kampingun ideal!

12 June 2025 at 09:49

Me ardhjen e verës, natyra na fton të dalim jashtë dhe të shijojmë freskinë e maleve apo fushat e gjelbra.

Kampingu është mënyra perfekte për të shpëtuar nga rutina e përditshme dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme me familjen dhe miqtë, duke kaluar netë në natyrë.

Për t’u siguruar që eksperienca juaj e kampingut të jetë e rehatshme dhe e sigurt, Melodia Px ofron një gamë të gjerë produktesh që mbulojnë çdo nevojë, nga brendet më të besueshme si Iguana, Hi-Tec, Martes, IQ, dhe Elbrus.

Nisur nga veshmbathjet e deri te pajisjet e nevojshme si tenda, çanta gjumi, llamba ndriçuese, ndriçues, shkopinj ECJ, termos e gjithçka tjetër, ju mund të zgjidhni veshmbathjet dhe aksesorët më të mirë të kampingut dhe hiking, me çmimet më të mira dhe kualitetin më të lartë.

Iguana: Sinonimi i qëndrueshmërisë dhe rehatisë

Nëse keni nevojë për veshje dhe pajisje që ofrojnë prakticitet dhe qëndrueshmëri, Iguana ka gjithçka që ju nevojitet.

Çantat e shpinës ergonomike dhe të qëndrueshme janë perfekte për të mbajtur të gjitha pajisjet tuaja të kampingut, ndërsa veshjet e tyre funksionale mbrojnë nga elementet e natyrës, duke siguruar një udhëtim të rehatshëm dhe të këndshëm.

Hi-Tec: Komoditet dhe mbrojtje

Hi-Tec është i njohur për këpucët e tyre të përshtatshme dhe të qëndrueshme për të gjitha terrenet.

Kur jeni duke eksploruar shtigjet e natyrës, është thelbësore të keni këpucë që ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje optimale për këmbët tuaja.

Hi-Tec ofron një linjë të madhe këpucësh që plotësojnë këto nevoja, duke ju lejuar të ecni me besim në çdo lloj terreni.

Martes: Dizajn modern dhe cilësi

Martes kombinon inovacionin me dizajnin modern për të sjellë pajisje që janë njëkohësisht funksionale dhe tërheqëse.

Marka është e njohur për produkte të kampingut dhe hiking që kombinojnë cilësinë, qëndrueshmërinë dhe çmimin e arsyeshëm.

Produktet e tyre janë të dizajnuara për t’ju ofruar rehati dhe siguri maksimale gjatë aktiviteteve tuaja në natyrë, duke bërë që çdo aventurë të jetë një përvojë e paharrueshme.

IQ dhe Elbrus: Siguri dhe performancë

Për ata që kërkojnë performancë të lartë dhe siguri, IQ dhe Elbrus ofrojnë pajisje të cilësisë së lartë që janë të projektuara për të përballuar kushtet më të vështira të natyrës.

Nga veshjet e avancuara teknologjikisht deri te pajisjet e kampingut që ofrojnë mbrojtje maksimale, këto brende sigurojnë që ju të jeni gjithmonë të përgatitur për çdo sfidë që natyra mund të sjellë.

Me produktet e Melodia PX, ju mund të jeni të sigurt se çdo e gjithë përvoja e kampingut do të përcillet me siguri dhe rehati.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e Melodia Px në internet ose ndiqni në Facebook dhe Instagram.

Ec shëndetshëm, ec me Melodia Px!

The post Netët e verës kalohen në natyrë, Melodia Px i ka të gjitha pajisjet për kampingun ideal! appeared first on Telegrafi.

Turizmi në Pustec, perla e fshehur e Liqenit të Prespës

31 May 2025 at 21:44

Pusteci, një nga vendbanimet më piktoreske në juglindje të Shqipërisë, gjithnjë e më tepër po fiton vëmendje. Kjo hapësirë ofron një kombinim unik të natyrës së virgjër, historisë së lashtë dhe kulturës së pasur.

Liqeni i Prespës me ujin e kristaltë dhe peizazhet e mrekullueshme, është magnet për turistët që kërkojnë qetësi dhe relaks. Rrethuar me male të larta dhe pyje të gjelbëruara, zona është perfekte për ecje në natyrë, shëtitje me varkë, vrojtim të zogjve pasi është pjesë e një prej zonave më të rëndësishme të biodiveristetit në Ballkan.

Veç kësaj, në këtë zonë ndodhen objekte me vlera të mëdha historike, si kisha të lashta të periudhës bizantine, shpella të gdhendura në shkëmb dhe rrënoja që dëshmojnë për një të kaluar të pasur.

“Deri në muajin maj në Bashkinë Pustec kanë ardhur rreth 13 mijë turistë. Përgjithësisht e frekuentojnë francezët, gjermanët, por kemi edhe holandez, austriak, polakë, çek dhe nga vendet e Ballkanit. Prespa ofron një kulinari ndryshe, ku vihet kryesish për mënyrën e gatimit të tavës së krapit që nuk bëhet në asnjë vend tjetër”, u shpreh Llazi Stojani, specialist mjedisi në Bashkinë e Pustecit.

Së fundmi zona u vizitua nga një grup turistësh gjermanë.

“Grupi vjen nga vende të ndryshme të Gjermanisë, janë grupe që i shoqëroj dhe vijnë me shumë dëshirë në vendin tonë. Vizita e sotme është më e veçanta pasi jemi në parkun kombëtar të Prespës”, u shpreh Alfred Abazi, operator turistik.

“Nuk kam qenë më parë këtu dhe qenka një vend i mrekullueshëm. Mund të relaksohesh në këtë natyrë magjepsëse”, tha një turiste gjermane.

Vizitorët mund të qëndrojnë në bujtina tradicionale dhe të shijojnë gatime lokale me produkte bio./RTSH

The post Turizmi në Pustec, perla e fshehur e Liqenit të Prespës appeared first on Telegrafi.

Turistët e huaj “zbulojnë” Pustecin, të surprizuar nga natyra, mikpritja dhe gatimet tradicionale

25 May 2025 at 17:30

Zona e Pustecit po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët e huaj. Vitet e fundit, vizitorë nga Gjermania, Zvicra apo Kroacia kanë shfaqur interes të shtuar për bukuritë natyrore të Liqenit të Prespës, për kulinarinë tradicionale si dhe për mikpritjen karakteristike të zonës.

Sipas operatorëve turistikë lokalë, turistët mbërrijnë kryesisht në fundjavë, duke mbushur lokalet dhe bujtinat.

“Shumica vijnë në fundjavë, dhe më shumti pëlqejnë natyrën dhe liqenin. Është rritur numri i turistëve. Më shumë pëlqejnë tavën e Krapin”, shprehen operatorët.

Disa turistë gjermanë që janë ndalur për herë të parë në Prespë shprehen të surprizuar nga ajo që kanë gjetur.

“Vij nga Gjermania, është hera e parë në Shqipëri. Natyra këtu është fantastike. Njerëzit janë shumë mikpritës. Është vërtet shumë bukur këtu”, shprehen turistët.

Në funksion të rritjes së mëtejshme të turizmit, Bashkia e Pustecit ka nisur ndërtimin e një plazhi publik të pajisur me të gjitha kushtet. Ky investim synon të zgjerojë sezonin turistik dhe të rrisë ditët e qëndrimit të vizitorëve në zonë.

“Kjo erdhi si nevojë e shtuar e turistëve të cilët kohën e fundit kanë filluar të shtohen në zonët  e Pustecit. Kemi bërë një projekt që do të shtojë vlerat e zonës. Bërja e këtij plazhi rrit mundësinë që turistët të rrinë më shumë në bashkinë e Pustecit”, tha Pali Kolefski, Kryetar i Bashkisë Pustec.

Bashkia e Pustecit përbëhet nga 9 fshatra, 7 prej të cilëve kanë dalje direkte në liqenin e Prespës, duke e bërë këtë territor një thesar të natyrës ende të pazbuluar./rtsh

The post Turistët e huaj “zbulojnë” Pustecin, të surprizuar nga natyra, mikpritja dhe gatimet tradicionale appeared first on Telegrafi.

Kolonja dhe Pusteci, dy bashkitë e para ku ka përfunduar numërimi i votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë e Kolonjës dhe Pustecit ka përfunduar numërimi i votave i zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  në bashkinë Kolonjë ka përfunduar numërimi në 26 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 3733 vota, ose 64.38%  të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1664 vota, ose 28.70% të votave, Partia Mundësia 86 vota, ose 1.48% të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet me 134 vota, ose 2.14% të votave, Partia Socialdemokrate 83 vota, ose 1.43%.

Ndërsa në bashkinë Pustec ka përfunduar votimi në 8 qendrat e votimit,  ku Partia Socialiste ka marrë 1054 vota, ose 67.78 % të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 458 vota ose 29.45% e votave.

/k.s/ /a.g/

 

The post Kolonja dhe Pusteci, dy bashkitë e para ku ka përfunduar numërimi i votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi në Pustec, PS fiton me 67.78 %

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 8 qendrat e votimit të kësaj bashkie.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1054 vota ose 67.78 %.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 458 vota ose 29.45 % të tyre.

Partia “Mundësia” ka marrë 16 vota ose 1,03% të votave. Partia Social Demokrate ka marrë 11 vota ose 0.71 %.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 7 vota ose 0.45 %.

/a.f/

The post Përfundon numërimi në Pustec, PS fiton me 67.78 % appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

By: Ardit
12 May 2025 at 01:08

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake të Pustecit, ku janë numëruar gjithsej tetë kuti votimi. Sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Demokratike. Ja rezultati i plotë për çdo kuti: Kutia 1: PS – 130 vota | PD – 52 vota Kutia 2: […]

The post Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS appeared first on BoldNews.al.

Peleshi pas fitores në Pustec: PS drejt 7 mandateve në Korçë

By: Besnik
12 May 2025 at 01:01

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, Niko Peleshi, foli për Euronews Albania menjëherë pas mbylljes së numërimit të votave në Pustec, ku PS u shpall forca fituese.

Sipas tij, PS ka fituar thellë në Pustec me 70% në favor dhe tha se PS është në avantazh edhe në Bilisht dhe Devoll.

Peleshi u shpreh se me këto rezultate PS mund të arrijë të fitojë 7 mandate në Korçë, ndërsa 3 t’i marrë opozita.

“Është emocionuese, sepse jo vetëm që është bashkia e parë që mbyllet dhe padyshim me fitore të PS-së, por rezultati është shumë i thellë, pothuajse 70 me 30, pra 70 përqind PS dhe 30 përqind kundërshtarët tanë. Emocionuese dhe për një fakt tjetër, që është një bashki minoritare, dhe përulem për mbështetjen që minoriteti i Maqedonisë së Veriut na ka dhënë. Vasil Sterjovski është kandidati ynë nga ky komunitet. Është ogur pozitiv. Edhe në kutitë e tjera që janë hapur, si në Devoll, po fitojmë me 42 vota për momentin, në një bashki të vështirë për ne. Po, mesa duket, do të fitojmë dhe në Devoll. Janë hapur kutitë e para edhe në Bilisht, ku ne ishim 100 vota para. Kemi rezultate shumë të thella edhe në Kolonjë, ku një kuti ishte 118 me 7. Pra, do të kemi një fitore të garantuar dhe me siguri objektivat tona do të arrihen”, tha Peleshi.

Peleshi u ndal edhe te ngërçi i numërimit të votës së diasporës, ku bëri thirrje që ky proces të zhbllokohet.

“Kam thënë që ne kemi objektiv optimal, që është 6 me 4 në favor të PS-së, por po synojmë 7 me 3, dhe me këtë trend duket se aty po shkojmë. Incidenti në Pogradec më vjen shumë keq dhe dua ta cilësoj si një incident nga një individ dhe jo nga një parti. Por le ta harrojmë dhe le të merret drejtësia me të. Po ndjek me shqetësim distancën dhe bllokimin e numërimit të diasporës. Do të ishte një fyerje nëse politika do të bllokonte numërimin e votave të bashkëkombësve tanë në Greqi. Thirrjet për mosnumërim ndaj komisionerëve nuk duhen bërë, pasi komisionerët do të shkelin ligjin nëse nuk i numërojnë votat”, tha Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Peleshi pas fitores në Pustec: PS drejt 7 mandateve në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pustecit

By: fra nc
12 May 2025 at 00:38

Pusteci është bashkia e parë në vend që ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka siguruar 1,054 vota, ndërsa “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, ka marrë 458 vota.

Diferenca mes dy forcave kryesore është 596 vota.

Pjesa tjetër e votave është ndarë mes partive të vogla dhe kandidatëve të tjerë.

Pusteci bëhet kështu bashkia e parë që mbyll zyrtarisht procesin e numërimit, ndërsa numërimi vijon në bashkitë e tjera të qarkut të Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pustecit appeared first on Euronews Albania.

Përfundon procesi i numërimit të votave në Pustec

By: user 4
12 May 2025 at 00:51

Pusteci është bashkia e parë në vend që ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka siguruar 1,054 vota, ndërsa “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, ka marrë 458 vota.

Diferenca mes dy forcave kryesore është 596 vota.

Pjesa tjetër e votave është ndarë mes partive të vogla dhe kandidatëve të tjerë.

Pusteci bëhet kështu bashkia e parë që mbyll zyrtarisht procesin e numërimit, ndërsa numërimi vijon në bashkitë e tjera të qarkut të Korçës.

The post Përfundon procesi i numërimit të votave në Pustec appeared first on Lapsi.al.

Përfundon numërimi në Pustec, si ndahet votat PS-PD

By: user 5
12 May 2025 at 00:49

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pustecit, në qarkun e Korçës.

PS ka arritur të grumbullojë 1052 vota, ndërsa PD 463 vota.

The post Përfundon numërimi në Pustec, si ndahet votat PS-PD appeared first on Lapsi.al.

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

11 May 2025 at 22:25

Janë numëruar tre kutite e pare të Bashkisë së Pustecit, nga tetë në total, për zgjedhjet parlamentare. Ashtu siç pritej në këtë zonë të majtë, ka një udhëheqje të Partisë Socialiste me 409 vota, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të marrë 208 vota. Në kutinë e parë, PS ka marrë 130 vota, PD 52 vota, […]

The post Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson appeared first on BoldNews.al.

Fillon numerimi në Pustec, del rezultati i kutisë së parë

By: fra nc
11 May 2025 at 21:56

Ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit 2025 në bashkinë e Pustecit. Euronews Albania ka siguruar rezultatin e kutisë së parë e votimit, në qendrën e votimit 3759/00.

Kutia e parë e votimit ka regjistruar shifrat e mëposhtme: Partia Socialiste  ka marrë 130 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 52 vota.

Ky është vetëm fillimi i numërimit, dhe procesi pritet të vijojë, ku brenda pak orësh mund të kemi dhe rezultatin e parë në këtë bashki që ka numrin më të vogël të zgjedhësve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fillon numerimi në Pustec, del rezultati i kutisë së parë appeared first on Euronews Albania.

Numërohen kutitë e para në Pustec, si ndahen votat

11 May 2025 at 22:25

Janë numëruar tre kutitë e para me vota në Pustec, ku shihet kryesimi i Partisë Socialiste ndaj koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Nga numërimi i këtyre tre kutive, PS ka siguruar 419 vota, ndërsa PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore 208 vota.

Në total, kjo bashki ka 8 kuti votimi, nga të cilat 3 janë numëruar tashmë. Me 5 kuti të mbetura, trendi i votave tregon se PS pritet të fitojë në këtë bashki minoritare.

Ndërkohë, në KZAZ-të e tjera po përfundon procesi i dorëzimit të kutive dhe pritet që numërimi të nisë para mesnate.

Vijon procesi i numërimit dhe brenda pak orësh mund të kemi edhe rezultatin e parë në këtë bashki, e cila ka numrin më të vogël të zgjedhësve.

Paralelisht me Pustecin po numërohen edhe votata e diasporës për qarkun e Korçës.

Kujtojmë se votat e diasporës do të numërohen në “Parkun Olimpik” ku janë ndarë 12 grupe numërimi për çdo qark.

The post Numërohen kutitë e para në Pustec, si ndahen votat appeared first on Telegrafi.

Roskovec, TEC në tokën e serave

10 April 2025 at 15:28

Esmeralda Topi

Çfarë do të mendonit nëse do të kishit 200 hektarë sera me domate, luleshtrydhe e tranguj, dhe një ditë ju njoftojnë se afër fshatit do ndërtohet një termocentral me gaz?

Në Roskovec, kjo nuk është pyetje hipotetike. Është realitet i hidhur që rrezikon jo vetëm tokat bujqësore, por edhe të ardhmen. Kjo është historia e një zone rurale me mbi 6,000 banorë që jeton nga toka dhe tani mund të jetojë me helm prej saj.

Në fshatin Suk 1, ku bujqësia dhe blegtoria janë fryma e ekonomisë për banorët, qeveria ka miratuar ndërtimin e një termocentrali me gaz natyror. Projekti me kapacitet 170 MW, ka hasur në kundërshtimin e fortë të banorëve, ekspertëve dhe organizatave mjedisore.

Fotografi nga Atdhe Mulla

“E kemi ngritur këtë jetë me mund e djersë,” thotë Tofik Metushi, 68 vjeç, teksa shikon serat që zënë horizontin edhe pranë vendit ku planifikohet të ndërtohet TEC-i.

Vendi ku do të ndërtohet TEC-i fshati SUK 1 ( Fotografi nga Atdhe Mulla)

Tofiku nuk flet si aktivist. Ai flet si një burrë që ka mbjellë me duart e tij çdo metër tokë që zotëron, dhe që sot pyet me zë të mekur:

“Kush do na i blejë më prodhimet nesër, kur emri i fshatit të lidhet me gaz e ndotje?”

E shkuara i ka dhënë një mësim: “Po të thoshe që ishe nga Marinza, s’të blinte njeri bulmetin. Nëse termocentrali ngrihet, gjithçka merr fund”

Ai nuk është i vetëm. Qindra banorë të fshatrave përreth Roskovecit kanë protestuar, kanë mbledhur firma dhe i janë drejtuar dyerve të gjykatave që TEC-i të mos ndërtohet.

“Edhe shtëpinë të ma prishin, veç ajo të mos bëhet. Është katastrofë për ne”, thotë Tofiku me zë të dridhur.

Por zëri i tij dhe i banorëve ka rënë në vesh të shurdhër. Protesta e tyre është përballur me një sistem që ecën përpara, edhe kur e gjithë zona thërret: “Ndal!”

Një lapsus që djeg tokën

Vendimi i qeverisë, i marrë dhjetorin e shkuar, e quan impiantin “fotovoltaik”. Një lapsus frojdian për t’u arkivuar pasi TEC-i do të funksionojë me gaz natyror. Termocentrali do të furnizohet nga gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) dhe do të shfrytëzohet nga privati për një periudhë 49-vjeçare.

“Është një projekt i zhvilluar nga një subjekt privat, i cili do të realizojë veprimtari në prodhimin e energjisë elektrike nga impiant Termik, prodhim ky që do të tregtohet privatisht në tregje nga ana e zhvilluesit”, sqaron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një përgjigje për Faktoje.al.

Vendi ku do të ndërtohet TEC-i fshati SUK 1 ( Fotografi nga Atdhe Mulla)

Termocentrali do të ndërtohet nga kompania ‘FIER THERMOELECTRIC” SH.A.’, një bashkim kompanish shqiptaro-greke. 30% të aksioneve janë të kompanisë shqiptare ‘Gener 2’ dhe 70% janë të ndara mes grekëve të ‘GEK TERNA S.A.’ dhe ‘DEPA Commercial S.A.’- Korporatës Publike të Gazit në Greqi. Ky projekt nuk është një koncesion klasik. Në këmbim, shteti do të marrë 2% të prodhimit vjetor si “royalty” ndërsa privati detyrohet t’i shesë pjesë të energjisë, shpërndarësit publik.

Mjedisi në letër, ndotja në ajër

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis është përgatitur nga një kompani e kontraktuar nga vetë investitori. Ekspertët mjedisorë flasin për manipulime flagrante të të dhënave, për ndotje të fshehur me kujdes nën shifra të bukura.

“75 herë më pak ndotje se realiteti, për të thënë që jemi brenda një standardi,” thotë Gjergj Simaku, ekspert energjetik dhe ish-zv.ministër.

Edhe Lavdosh Feruni nga Lëvizja për Energjinë dhe Klimën thekson se shkarkimet në ajër do të jenë më të larta nga ç’deklarohet në letra.

“Për 3,500 orë pune në vit, TEC-i do të nxjerrë mbi 240 mijë tonë CO2, dhe në rast operimi të plotë, mbi 590 mijë tonë” përllogarit Feruni.

Në vend të energjisë së pastër, kemi një “goditje klimatike” të mbështetur nga shteti një projekt që, sipas Simakut, nuk shërben as për Shqipërinë, por për strategjinë e dekarbonizimit të Greqisë.

“Projekti i Roskovecit është pjesë e një strategjie për të ndërtuar termocentrale në tokë shqiptare, që do të përmbushin nevojat e dekarbonizimit të Greqisë. E njëjta qeveri fitoi në arbitrazh kundër TEC-it të Korçës për ndotjen në mjedis. Tani pse pranon këtë projekt?!” thotë Simaku.

Brukseli dëgjon, Tirana nuk ka veshë

Komisioni Evropian është shprehur i shqetësuar për mënyrën si është miratuar ky projekt. Përmes një reagimi të posaçëm për Faktoje.al Brukseli i kujton Shqipërisë se si vend kandidat duhet të kërkojë vlerësime shkencore të ndikimit dhe të garantojë pjesëmarrjen e publikut.

Me fjalë të tjera: jo të ndërtojë TEC në fshehtësi, në një nga zonat më bujqësore të vendit.

“Angazhimet e financuara publikisht nga Shqipëria, përfshirë mbështetjen nga WBIF, i japin përparësi energjisë diellore, asaj me erë, rehabilitimit të hidrocentraleve ekzistuese dhe përmirësimit të linjave të transmetimit”, thekson një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ndërkohë, edhe Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën flet për energji diellore, me erë, për përmirësim të hidrocentraleve. Por në terren, flet gazi dhe kumbon heshtja e institucioneve.

“Investimi alternativ me fotovoltaikë do të kishte kosto më të ulët, ndikim më të vogël mjedisor dhe do të mbështeste përmbushjen e Direktivës së BE për Energjinë e Pastër dhe Klimën,” sugjeron Eduard Gjokutaj, ekspert energjie.

“Kjo është një goditje klimatike për Shqipërinë jo për Greqinë. Sepse ne s’jemi vend anëtar, por aspirojmë 2027 dhe kemi disa detyrime për të përmbushur që i kemi të vendosura në letra. Ky është morali,” argumenton Gjergj Simaku.

***

Më 27 shkurt 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e termocentralit në Suk 1. Tani gjithçka është në letër për t’i hapur rrugën ndërtimit të termocentralit. Por rezistenca nuk është shuar. Shpresa, si çdo filiz në serat e Roskovecit, është ende gjallë.

“Unë kam besim që nuk do të bëhet,” pëshpërit Tofiku, me zërin e një njeriu që ka parë shumë, por nuk ka parë kurrë që drejtësia të vijë me gaz.

The post Roskovec, TEC në tokën e serave appeared first on Faktoje.al.

❌
❌