Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet 2025, si ndahen mandatet?

14 May 2025 at 13:23

Shqipëria përdor një sistem proporcional me lista gjysmë-të hapura, të ndarë në 12 qarqe.

Kjo do të thotë se vota ka dy efekte:


E para mund të përcaktojë sa mandate merr një parti në një qark

dhe e dyta mund të çojë në parlament kandidatët e listës së hapur.

Por jo të gjitha votat kthehen automatikisht në mandate. Ato kalojnë përmes një formule matematikore të quajtur D’Hondte e cila favorizon partinë që del shumicë.

Funksionon kështu: Votat totale të çdo partie pjesëtohen me 1, 2, 3, 4… aq mandate sa ka një zonë zgjedhore. Më pas, rezultatet e pjesëtimeve radhiten në një tabelë nga numri më i madh te më i vogli, dhe partia që merr mandatin është ajo që ka numrin më të lartë në secilën kolonë. Për shembull, qarku i Gjirokastrës ka katër mandate.

Në vitin 2021 LSI mori mbi 5,700 vota në Gjirokastër, por ato nuk prodhuan dot mandat deputeti pasi mandati i tretë që i kaloi partisë socialiste u mor me 6,133 vota që janë rezultat i totalit, pjesëtuar për 3. Ndërsa PD mori vetëm një mandat edhe pse grumbulloi 13,971 vota.
Votat e të gjitha partive të tjera quhen të djegura. Por nuk është tamam kështu, pasi votat që digjen ndihmojnë partinë shumicë të marrë një mandat më shumë.

Nëse Partia Demokratike do të garonte më një listë me LSI në Gjirokastër në vitin 2021, mandatet do të ndaheshin 2 me 2.

Formula në fjalë ishte shpjegimi se përse LSI mori vetëm 4 mandate në vitin 2021, pavarësisht se 108 mijë qytetarë votuan për të.

Në zgjedhjet aktuale këtë rezultat rrezikojnë të marrin disa nga partitë e reja, që po grumbullojnë më shumë se 50 mijë vota dhe vetëm një mandat.

The post Zgjedhjet 2025, si ndahen mandatet? appeared first on Citizens.al.

“5225 qendra, orë të tëra shkeljesh”, Nuri denoncon manipulimin përmes kamerave: Nxori zbuluar votën e qytetarëve që..

4 July 2025 at 18:37

Avokati, Franc Nuri, i ftuar në  një emision televziiv theksoi se kamerat në qendrat e votimit në 11 maj ishin vendosur në atë pozicion që i zbulonte votën e qytetarit.

Ai tha se sot në Shqipëri vota e fshehtë nuk ekziston.“Fakti është që KQZ apo dhe KAS që është një trup i vetëm gjykues, sepse janë në një godinë, nuk është se i kanë marrë shumë parasysh le të themi ato shkelje. Sepse i kanë konsideruar si gjëra sporadike si episode të veçuara dhe ka pasur një tendencë për t’i relativizuar ato. Ne pothuajse i kemi marrë kamerat të të gjithë Shqipërisë. Apo jemi duke i analizuar, të bindur jemi se do të dalin dhe pamje nga qarqe të tjera. Procesi ka filluar me kohë, por ka orë të tëra pune që duhet të kqyren. 5225 qendra votimi x 12 secila janë me miliona minuta që duhet të shihen, apo orë që duhen të bëjnë. Janë ato momentet më pikante që duhet të gjenden dhe të bëhen lajm. Unë e di që në Qarkun e Fierit ka shumë raste të votimit familjar. Por votimi familjar janë evidentuar edhe rradhët e tjera, ndoshta nuk janë ato raste më flagrante po themi. Rastet që kanë dalë dhe z.Berisha ka nxjerrë, janë rastet më pikante, që janë të evidentuar për momentin. Ka raste të tjera jo më larg se dje janë marrë kamerat e tjera, që tregojnë pamje të tjera, ku kemi dyshim që kemi të thëna si këto rastet e Elbasanit, qarqe të tjera apo dhe për Durrësin që pamë sot. Ku voton komisioneri disa herë, ku kamera është e pozicionuar në një kënd të këtillë që të shihet vota e secilit. Sot nuk ekziston më sekreti i votës.” tha Nuri.

 

 

The post “5225 qendra, orë të tëra shkeljesh”, Nuri denoncon manipulimin përmes kamerave: Nxori zbuluar votën e qytetarëve që.. appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon procesi i rinumërimit në qarkun Tiranë, asnjë ndryshim në mandate

By: fra nc
27 June 2025 at 12:41

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1208 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, me përjashtim të njësisë nr. 10 dhe Bashkisë Vorë, ku u aplikua sistemi i votimit dhe numërimit elektronik.

Sipas rezultateve përfundimtare të rinumërimit, nuk ka asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve dhe as në renditjen e kandidatëve në listat e hapura.

Gjithsesi, nga analiza e rezultateve të rinumëruara, partitë politike kanë humbur vota në krahasim me numërimin fillestar, ku komisionerët politikë kishin konsideruar të vlefshme një numër votash që rezultuan të pavlefshme në verifikim.

Humbjet në vota për secilën forcë politike janë si më poshtë:

  • Partia Demokratike: Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): –612 vota
  • Partia Socialiste (PS): –381 vota
  • Partia Mundësia: –44 vota
  • Koalicioni “Shqipëria Bëhet”: –44 vota
  • Lëvizja Bashkë: –57 vota

Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik 2021, i drejtuar nga Lulzim Basha, fitoi 21 vota më shumë pas rinumërimit, të cilat rezultuan si gabime të procesit fillestar të numërimit.

Nga procesi i rinumërimit në qarkun Tiranës, Blerina Gjylameti merr 21 vota që i janë hequr nga numërimi fillestar, ndërsa Olta Xhaçkës i zbriten 51 vota. Pavarësisht kësaj, nuk ndryshon mandati që Xhaçka fitoi. Kjo ishte gara më e ngushtë brenda PS në qarkun Tiranë.

Ndërsa brenda PD-ASHM, gara ishte mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut. Nga rinumërimi, Ilir Alimehmetit i zbriten 137 vota, ndërsa Jorida Tabaku i zbriten 250 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon procesi i rinumërimit në qarkun Tiranë, asnjë ndryshim në mandate appeared first on Euronews Albania.

Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, ja sa vota i zbriten PS-së e PD-së

By: M C
26 June 2025 at 17:16

Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035 kuti votimi nga 1282 në total.

Nga procesi rezulton se PD-së i ishin shtuar padrejtësisht 567 vota, ndërsa PS-së 356 të tilla. Vota i ishin shtuar edhe Lëvizjes Bashkë, 57, koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” 38, Partisë Mundësia 39 apo dhe PSD-së 32.

Ndërsa koalicionit Euroatlantik në 11 maj i ishin mohuar 22 vota, të cilat pas rinumërimit i janë rikthyer në rezultatin përfundimtar. 6 vota iu rikthyen koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Vota i ishin zbritur edhe partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, 7 të tilla, ndërsa Aleancës Demokracia e Re i ishin shtuar 11 vota më shumë.

The post Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, ja sa vota i zbriten PS-së e PD-së appeared first on Albeu.com.

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

By: M C
21 June 2025 at 22:42

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive opozitare.

Deri më tani, nga rinumërimi i votave preferenciale, kandidatit të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i cili ka pretenduar se shumë vota të tij i janë numëruar të tjerëve në garë, arsye kjo sipas tij që nuk mori as mandatin e deputetit, por nga rezultatet paraprake të KQZ, rezulton se Alimehmetit i janë shtuar padrejtësisht 61 vota.

Ndërkohë kundërshtares së tij në këtë garë, Jorida Tabakut ka rezultuar se janë 22 vota më shumë në procesverbal sesa në kuti.

Të tjerë kandidatë me më shumë vota në procesverbal në radhët e PD-së janë: Petrit Gjonaj – 43 vota; Myslym Murrizi – 31 vota; Edit Hardhi – 21 vota dhe Ilir Meta – 28 vota.

E kundërta ka ndodhur me Asllan Dogjanin në PD, të cilit i mungojnë 10 vota, Salvador Kaçaj 17 vota dhe Ilda Zhulalit 5 vota.

Në kampin tjetër, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha rezulton me 193 më tepër, Xhemal Qefalia me 125 vota, Fatmir Xhafaj me 82 vota. Ndërkohë Mimi Kodhelit deri më tani i mungojnë 33 vota.

Procesi i rinumërimi të votave do të nisë përsëri ditën e hënë.

The post Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën appeared first on Albeu.com.

“Të quhen votat me shenjat jashtë kuadratit”/ KAS rrëzon kërkesën e PS, Ledio Braho shpjegon arsyen

20 June 2025 at 16:55

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që të konsideroheshin si të vlefshme edhe votat ku shenja ishte bërë jashtë kuadratit, por që tregohej qartë vullneti i zgjedhësve. Socialistët kërkonin që edhe nëse shenja e votimi x ose +, është vendosur jashtë kuadratit, por që e tregon […]

The post “Të quhen votat me shenjat jashtë kuadratit”/ KAS rrëzon kërkesën e PS, Ledio Braho shpjegon arsyen appeared first on BoldNews.al.

Berisha publikon “fakte dhe dëshmi” për “manipulimin” e votave të Diasporës: Rama shtetëzoi procesin e votimit nëpërmjet …

By: D Marku
20 June 2025 at 13:35

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim ekstrem të votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se dokumente të pakundërshtueshme faktojnë një “krim të shëmtuar kushtetues elektoral”.

Ai e cilësoi procesin si një akt të shtetëzimit të votës nëpërmjet korrupsionit masiv dhe e quajti “goditje të rëndë ndaj idealeve të lirisë së shqiptarëve”.

Sipas tij, manipulimi i votës së 340 mijë emigrantëve është i paprecedent dhe përfaqëson një akt hakmarrës ndaj qytetarëve.

Berisha e quajti këtë proces një instrument të narkodiktaturës në Shqipëri. Ai u bëri thirrje qytetarëve të përgatiten për një betejë pa kompromis kundër qeverisë.

Berisha tha se procesi është shtetëzuar përmes mekanizmave korruptivë, përfshirë nënkontraktorë dhe ambasada. Ai paraqiti pamje ku, persona transportojnë dengje me vota drejt konsullatave.

Berisha përgëzoi demokratët e Selanikut për dokumentimin e këtij manipulimi. Ai akuzoi se edhe qendrat e bixhozit janë përdorur për ndërhyrje në procesin zgjedhor. “Siç e patë, ky ishte një proces i kontrolluar dhe i manipuluar nga fillimi në fund,” u shpreh Berisha.

FJALA E BERISHES

Dokumente të pakundërshtueshme faktojnë krimin e shëmtuar kushtetues elektoral të Edi Ramës, manipulimin e tij ekstrem, shtetëzimin e procesit të votimit të diasporës nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë.

Shtetëzimi dhe manipulimi i votës së shumicës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, që kësaj here me një përfaqësi prej 340 mijë vetësh zgjodhën të votojnë, është një goditje e rëndë e idealeve të lirisë së shqiptarëve, e përpjekjeve të tyre madhore për të qenë së bashku, pavarësisht se ku jetojnë, për të gëzuar të drejtat kushtetuese të vendit të origjinës.

Ky manipulim është i paprecedent në historinë e votimeve të diasporës dhe mund t’u them këtu se në dijeninë timë, diaspora shqiptare është e fundit që fitoi të drejtën e votës.

Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend në të cilin njëlloj si në ditët e zeza të diktaturës komuniste, nuk u lejohej të votonin, pavarësisht se ata në Kushtetutë dhe në dokumente zyrtare kishin të drejtën e votës dhe ishin të listuar në listat e votimit.

Ky akt hakmarrës primitiv poshtërues për çdo qytetar shqiptar, ky akt shkelmues i idealeve të lirisë të shqiptarëve, de facto shndërroi procesin e;elektoral të diasporës në një instrument të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, narkodiktaturës në Shqipëri.

PD në betejën e saj, në luftën e saj për votën e lirë të shqiptarëe, ka besimin më të madh se diaspora shqiptare do të mobilizohet dhe angazhohet me të gjithë forcën, potencialin e saj, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës në Shqipëri dhe do japë kontributin e madh në rivendosjen e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë.

Në këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan, të përgatiten për një luftë pa kompromis kundër këtij narkoshteti si një ndëshkim i merituar për krimin monstruoz që kreu ndaj atyre dhe vendit dhe për rikthimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë.

Këtu janë video të përgatitura për të dëshmuar se si Edi Rama nëpërmjet mekanizmave korruptive, nënkontraktorëve, ambasadave, etj, e shtetëzoi procesin e votimit dhe realizoi manipulimin më të madh.

Urdhëroni, dengje me vota.

Ky me krah votash shkon drejt konsullatës.

Dua të përgëzoj shumë demokratët e Selanikut për punën e shkëlqyer që kanë bërë në dokumentimin e këtij procesi, manipulimit të këtij procesi.

Qendrat e bixhozit janë përdorur gjerësisht pra…

Siç e patë, me dëshmitarë, një proces fund e krye i kontrolluar dhe i manipuluar.

 

The post Berisha publikon “fakte dhe dëshmi” për “manipulimin” e votave të Diasporës: Rama shtetëzoi procesin e votimit nëpërmjet … appeared first on Albeu.com.

Nis sot rinumërimi në qarkun Tiranë, do shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët

By: user 11
18 June 2025 at 07:51

Sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” pritet që të nisë rinumërimi i të gjithë qarkut të Tiranës. Bëhet fjalë për 1 282 kuti votimi dhe do të shqyrtohen votat për partitë si edhe për kandidatët.

Procesi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti) dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të diasporës.

Në dispozicion janë vendosur 24 grupe dhe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore, 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

PS, PD Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do të kenë vëzhgues për të monitoruar rinumërimin, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nuk u lejua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me argumentin se nuk është palë interesi në këtë proces. Megjithatë, Qori iu drejtua KAS, ku kërkon që të jetë prezent në procesin e rinumërimit që do zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.

Në verifikimin e fletëve të votimit që u hapën një ditë më parë në Gramsh dhe Peqin, me materialet zgjedhore, u gjetën disa mospërputhje. U konstatuan rreth 15 raste kur fletët e votimi nuk kishin dy vula nga komisioni, por vetëm një ose asnjë; fletë votimi në kuti më shumë se sa zgjedhës pjesëmarrës në votim apo fletë votimi të papërdorura në kutinë e materialeve zgjedhore, më pak se sa janë shënuar në procesverbal. Këto gjetje do të shqyrtohen të hënën në mbledhjen e KAS, ku ky organ pritet të shprehet përfundimisht për rezultatin e qarkut të Elbasanit.

The post Nis sot rinumërimi në qarkun Tiranë, do shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët appeared first on Lapsi.al.

Xhemal Gjunkshi kërkon pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

By: user 5
17 June 2025 at 18:59

Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës, pasi dështoi të hapte kutitë e pjesshme të Dibrës.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike thotë se ato do përdoren vetëm për qëllime verifikimi brenda kuadrit ligjor. Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi të mërkurën e 11 Qershorit kërkesën e tij për të hapur disa kuti në qarkun e Dibrës.

Ai pretendon të renditet i pari në listën e hapur në këtë qark, pavarësisht se një rinumërim i disa kutive ngushtuan diferencën mes tij dhe Perparim Spahiut nga 120 në 56.

The post Xhemal Gjunkshi kërkon pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës appeared first on Lapsi.al.

“Ia keni marrë frymën Tiranës”/ Dogjani akuzon: Shqipëria po boshatiset, ju i rrisni votat me ndihmën e krimit

16 June 2025 at 17:17

Deputeti Asllan Dogjani akuzoi sot se ndërtimet e pa kriter në Tiranë kanë bërë që në kryeqytet të mos këtë më asnjë vend të lirë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Dogjani tha se Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë kanë nevojë edhe për shumë gjera të tjera, veç projektligjit të sotëm për eficensën e energjisë.

Dogjani përmendi edhe disa shqetësime të tjera të qytetarve, si mungesa e kanalizimeve dhe rritja e çmimeve.

“Keni hedhur poshtë shkencat politike. Në këtë gjendje që është Shqipëria ku 1.5 mln shqiptarë janë larguar ju i keni rritur votat. Ndërkohë grupet kriminale kanë nisur të ndërhyjnë të marrin eksperiencë sa të zot jeni për manipulimin e votave.

Bëni propagandë me këtë pr/ligj se do të rrisni eficencën e energjisë, ndërkohë që Shqipëria, Tirana, ka nevojë për shumë gjëra të tjera. Jam dakord në letër por realiteti është tjetër. Në Tiranë ndërtimet janë pa kriter. Nuk keni lënë vend pa bërë ndërtime. Ia keni bërë të pabanueshëm jetesën e tyre. S’ka mbetur vend të lirë në Tiranë.

Ia keni marrë frymën Tiranës e Shqipërisë e merrni vota, përveç vjedhjes nuk ka. Ndërkohë qytetarët nuk kanë rrugë as kanalizime. Janë rritur çmimet”-tha Dogjani.

The post “Ia keni marrë frymën Tiranës”/ Dogjani akuzon: Shqipëria po boshatiset, ju i rrisni votat me ndihmën e krimit appeared first on Sot News | Lajme.

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë! Votat e PD janë regjistruar si të PS-në, provat janë tek videot e KQZ

By: M C
12 June 2025 at 21:13

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin “Real Story” sistemin zgjedhor. Sipas tij, sistemi zgjedhor ishte një kurth që gara të bëhej brenda partisë.

Sakaq, Alimehmeti u shpreh se sa i përket rinumërimit të votave, do të dalin problematika ndërsa shtoi se ka pasur probleme dhe në votat e Partisë Socialiste.

“Ky sistem zgjedhor ishte i gabuar që në fillim. Ishte një kurth që gara të bëhej brenda partisë. Do hapen dhe votat e PS në Tiranë dhe do shihni çfarë kanë ndodhur.

Partitë kanë përgjegjësinë e tyre dhe ne po bëjmë detyrën tonë që është mbrojtja e votës së kandidatit. Nëse institucionet ligjore kanë këtë drejtim jam i detyruar ta ndjek.

Prova është video që ka regjistruar vetë KQZ. Ka vota që janë të PD dhe janë regjistruar si të PS.”-tha Alimehmeti.

The post Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë! Votat e PD janë regjistruar si të PS-në, provat janë tek videot e KQZ appeared first on Albeu.com.

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

By: Mirgen
9 June 2025 at 22:45

Deputeti opozitar Dash Sula i cili u la jashtë listave të mbyllura të PD tha se provat janë brenda kutive në lidhje me pretendimet për vjedhjen e votave. Ai përmendi ‘skemën’ e manipulimeve të spekuluara në zgjedhjet e 11 majit, ku tha se shumica prej tyre janë me urdhër politik sesa me favore monetare. “Provat […]

The post 11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, pritet përcaktimi i vendit

By: user7
9 June 2025 at 11:40

Në KQZ ka nisur përgatitja për rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Tiranës. Bëher me dije se do të rinumërohen 1282 kuti votimi, ndërkohë pritet të përcaktohet vendi dhe koha e saktë ku do të zhvillohet ky proces. Gjithashtu rinumërimi mund të bëhet tek Parku Olimpik.

Rinumërimi do të kryhet nga punonjës të administratës së KQZ-së, duke përfshirë votat për partitë politike dhe më pas votat preferenciale. Në këtë proces do të rinumërohen edhe votat preferenciale të Koalicionit Shqipëria Madhështore në qarkun Dibër.

The post Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, pritet përcaktimi i vendit appeared first on Lapsi.al.

“Votat u blenë në Tiranë”/ Kreu i PD-së Berisha denoncon me video: Ja momenti kur shpërndahen paratë

9 June 2025 at 12:28

Gjatë një deklarate për media, Berisha publikoi një video që, sipas tij, tregon momentin e shpërndarjes së parave për vota në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me procesin zgjedhor, duke akuzuar qeverinë Rama për blerje masive votash dhe përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh:

“Narkoqeveria e Edi Ramës nuk u mjaftua me 76 milionë euro të shpërndara si ‘bonus pensionistësh’, që përbëjnë 48% të votuesve. As me 200 milionë euro të falura në gjoba dhe kamata, e as me firmosjen masive të lejeve të legalizimit e certifikatave të pronësisë. Përdorën makinat e shtetit, punësuan mijëra njerëz në mënyrë të përkohshme vetëm për të siguruar votën. Por kaluan edhe në blerje të drejtpërdrejtë të votës – me para në dorë.”

Sipas tij, ndonëse këto veprime bëhen në fshehtësi të madhe, qytetarë të vëmendshëm kanë arritur të filmojnë momentin kur ndahen para për votuesit – provë që Berisha e publikoi si pjesë të denoncimit.

Ai theksoi se kjo nuk ndodhi në zona të largëta apo të thella të vendit, por në kryeqytet, në Babrru, duke e konsideruar këtë si dëshmi të një “krimi elektoral të strukturuar”. Opozita pritet të paraqesë këto prova edhe në institucionet e drejtësisë, ndërsa kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për rastet e pretenduara të manipulimit të votës.

The post “Votat u blenë në Tiranë”/ Kreu i PD-së Berisha denoncon me video: Ja momenti kur shpërndahen paratë appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

5 June 2025 at 22:03

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani.

Për këtë çështje po diskutohet edhe mbrëmjen e sotme në  një emision televziv.

I ftuar në studio deputeti fitues i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi është shprehur se PD pretendon mandatin e 14 në kryeqytet.

Sipas tij, ka të dhëna që në rrethinat e Tiranës janë bërë manipulime me numërimin e votave.

Belind KëlliçiPretendimi i Asllan Dogjanit dhe i Partisë Demokratike bëhet për mandatin e 14 të PD në Tiranë. Unë kam qenë një nga të parët që e kam nxjerrë këtë tezë, sepse aty është kërkuar dhe rinumërimi i të gjithë votave të pavlefshme. Në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme. Ne na duhen dhe rreth 2180 vota, por ajo është një çështje e cila varion sepse ka të bëjë kujt i merret mandati. Është në raport dhe me partinë Mundësia dhe me Partinë Socialiste. Por fokusi duhet të mbetet te votat e pavlefshme. Kemi një raportim që në zonat rurale të Tiranës është bërë një manipulim që ka pjesë dhe është i konsiderueshëm në rezultat që mund të ndikojë në mandatin e 14. Manipulimi është bërë në numërim dhe tek votat e subjektit.

The post Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime appeared first on Sot News | Lajme.

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë në KQZ: Nisni hetimin administrativ, sqaroni ku është vendndodhja e këtyre fletëve

By: M C
2 June 2025 at 19:37

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë të re në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku pretendon se sipas të dhënave të KQZ, mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi në regjistrimin sasisë së fletëve dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.

Njoftimi:

Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KOZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS.

Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

Më datë 04.04.2025, me vendimin tuaj nr. 407, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025” (bashkëlidhur), në faqen nr. 138 të materialit specifikohet qartë se, në rang vendi, janë miratuar 5.225 Qendra Votimi (QV), 3.467.962 zgjedhës, 66.830 fletë votimi rezervë (që i korrespondojnë 2% rezervë), dhe në TOTAL 3.534.792 Fletë Votimi (FV).

Por, sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që ju drejtoni, rezulton se janë:

3.534.792 fletë votimi të prodhuara,

1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,

1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe

5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura!

Në vijim të sa më sipër, dhe bazuar mbi këto gjetje, kërkojmë:

Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së, si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor,

Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, me qëllim të tregohen qartë vendndodhja dhe trajtimi i mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhen në asnjë mënyrë numri total i fletëve të prodhuara me shumën e votave të gjetura në kuti, plus fletëve të papërdorura plus fletët e dëmtuara.

Këmbëngulim që për këto fakte tronditëse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të veprojë menjëherë dhe në përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë.

PARTIA DEMOKRATIKE-ALEANCA PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE

Përfaqësuesi i PD-ASHM në KQZ

The post Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë në KQZ: Nisni hetimin administrativ, sqaroni ku është vendndodhja e këtyre fletëve appeared first on Albeu.com.

Plani për Alimehmetin deputet/ PD kërkon rinumërim të votave

By: user 4
26 May 2025 at 15:00

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për Top Channel se kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.

“Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/ Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“-shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

Por, kali i betejës ligjore të demokratëve për ti hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për një grusht votash shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.

“Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“.

Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.

“Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.

Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor.

The post Plani për Alimehmetin deputet/ PD kërkon rinumërim të votave appeared first on Lapsi.al.

Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin

23 May 2025 at 18:10

Policia Elbasanit ka proceduar penalisht pronarin e lokalit në Pekisht të Peqinit, pas publikimit nga drejtuesi i opozitës Sali Berisha një ditë më parë të një videoje nga lokali i tij si provë për manipulimin e zgjedhjeve. “Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., […]

The post Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin appeared first on Reporter.al.

Diaspora vulos 11 majin/ Mbi 60 për qind e votave nga jashtë shkojnë për PS

20 May 2025 at 23:05

SHQIPËRI- Olimpiada e numërimit të votave të diasporës u mbyll në ditën e 9-të. Elbasani, qarku më i nxehtë i zgjedhjeve, mbylli me paqe kutinë e fundit nga emigrantet.

Por kjo kuti, e fundit për këto zgjedhje, beri jehone, vetëm për shkak të sallës bosh në Parkun Olimpik. Rezultati ishte lexuar me kohë.

Kryesocialisti Rama nuk priti hapjen e kutisë se fundit për te falënderuar mbi 120 mije bashkëpatriotët jashtë që votuan PS.

“Një falënderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Evropës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Në kontrast me të, dhe me realitetin, Sali Berisha pas, zgjodhi të mos njohë rezultatin.

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe. Kjo ishte një farsë. Që s’mund të pranohet kurrë. Ishte thjesht farsë, s’kishte zgjedhje. Ky rezultat s’mund të pranohet kurrë”

Por për socialistët, këtu nuk ka asgjë të re.

“Ju kemi kujtuar ju dhe publikun deklarimet e atij që është në PD prej 35 vitesh. Në 1997, 2001, 2003, deklaron se I kanë vjedhur zgjedhjet, e deri në 2023 e tani”

Doktori e humbi ndeshjen, megjithëse e kishte kësaj radhe arbitrin me vete. Por në fund nuk e kurseu as, Ilirjan Celibashin.

“KQZ-ja nëse do i përmbahej ligjit, nuk do ulej kurrë të nxirrte rezultatin, sepse do thoshte procesi ishte farsë dhe vetëm farsë”

“Vota e diasporës ishte një sukses i dyfishtë. I pari politik dhe kushtetues. Shteti u ktheu borxhin me të vogël që u kishte emigrantëve, duke u dhënë të drejtën e votës. Suksesi i dytë ishte se ata treguan se ishin pjesa më progresive e shoqërisë. I vetmi dështim i këtij procesi i mbetet Ilirian Celibashit.

Kryekomisioneri e ktheu votën e diasporës në një mollë sherri me vendimet që mori para dhe pas zgjedhjeve. Dhe ndërsa i dha mundësi opozitës të kontestojë procesin që ai vetë e organizoi, Celibashi do hyjë në historinë e zgjedhjeve si i vetmi drejtues i KQZ, që është kontestuar nga të gjitha palët, si ata që i humbën, ashtu dhe nga fituesit e zgjedhjeve, raportoi gazetari Andon Kello./abcnews.al

Gara e PS/ Ja kandidatët që luftojnë për karrigen e deputetit

By: user7
19 May 2025 at 14:14

Numërimi i votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar në 3 qarqe në total: Kukës, Dibër dhe Shkodër.

Që prej fillimit të nisjes së numërimit për kandidatët është parë një garë e ngushtë mes kandidatëve të PS-së.

Në Tiranë, ka një garë të fortë mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit ku vijon të kryesojë Xhaçka.

Garë ka edhe ndërmjet Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Rakipi kryeson me 447 vota më shumë.

Në Lezhë, Admir Kadeli shpreson që me votat e diasporës të bëjë rrokadë kundrejt Marjeta Nelës, e cila kryeson me 433 vota.

Në Korçë shpreson për një mandat Enslemvera Zake. Ajo ndodhet 476 vota larg Besa Spahos, që për momentin po siguron karrigen në Kuvendin e ardhshëm.

Në Vlorë, ka një garë të ngushtë për mandatin e 9 të fituar nga PS. Vasil Llajo aktualisht është para Klevis Kasës me vetëm 54 vota.

Vetëm përfundimi i numërimit do të përcaktojë se cilat emra do të shohim zyrtarisht në kuvend legjislaturën e ardhshme.

Sa vota kanë mbetur pa u numëruar për secilin qark.

Berat – Rreth 8 000 zarfe

Durrës – Rreth 4 600 zarfe

Elbasan – Rreth 12 000 zarfe

Fier – Rreth 9 200 zarfe

Gjirokastër – Rreth 5300 zarfe

Korçë – Rreth 14 600 zarfe

Lezhë – Rreth 4 200 zarfe

Tiranë – Rreth 14 400 zarfe

Vlorë – Rreth 10 900 zarfe

The post Gara e PS/ Ja kandidatët që luftojnë për karrigen e deputetit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌