Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PS kërkesë në KAS: Fletët ku “X” është jashtë kuadratit të shpallen të vlefshme

By: Besnik
20 June 2025 at 14:19

Partia Socialiste ka paraqitur një kërkesë në KAS, ku kërkon që gjatë procesit të rinumerimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur shenja “X” ose “+” është vendosur jashtë kuadratit, por pranë tij.

Në shkresën drejtuar KAS, PS argumenton se janë vënë në dijeni se nga rivlerësimi i votave në qarkun e Tiranës është vërejtur një praktikë që bie ndesh me praktikat zgjedhore ndër vite, pasi në fletët e votimit ku shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit ka qenë jashtë kutisë, ato janë cilësuar si të pavlefshme.

Prandaj, PS kërkon që edhe kur shenja e votuesit nuk ndodhet brenda kutisë, por është bërë qartë në mënyrë që të tregojë vullnetin e zgjedhësit, kjo fletë votimi duhet të cilësohet e vlefshme.

PS thotë se vlerësimi i këtyre fletëve si të pavlefshme ndikon në numrin e votave për kandidatët preferencialë të PS dhe sjell si pasojë ndryshimin në tabelën përmbledhëse, siç ka rezultuar deri në këtë fazë.

Partia Socialiste kërkon të respektojë kuadrin normativ dhe rregullat e praktikës së zbatuar deri më tani gjatë proceseve të numërimit dhe vlerësimit të votave ndër vite ndërsa KAS pritet të marrë një vendim për këtë çështje brenda ditës së sotme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS kërkesë në KAS: Fletët ku “X” është jashtë kuadratit të shpallen të vlefshme appeared first on Euronews Albania.

Mungojnë 130 mijë fletë votimi/ KQZ i përgjigjet PD: Llogaritë bëhen ndryshe

By: user 6
2 June 2025 at 21:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur Partisë Demokratike pas kërkesës së selisë blu që kërkonte sqarime për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit të papërdorura dhe madje kërkoi nisjen e një hetimi administrativ. PD thotë se sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit, rezulton se janë: 3.534.792 fletë votimi të prodhuara, 1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit, 1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe 5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

PD thotë se diferenca tregon qartë se mungojnë 130 754 fletë votimi të papërdorura! PD-ASHM i kërkoi KQZ të sqarojë në mënyrë të detajuar se çfarë ka ndodhur me fletët që nuk përputhen me asnjë kategori zyrtare: as të votuara, as të papërdorura dhe as të dëmtuara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur duke sqaruar se “Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:
a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;

b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;

c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).”

Në përgjigje, KQZ thotë se “numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je”.

KQZ shton se këtij numri i duhen shtuar edhe 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). KQZ shton se sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur.

Sipas KQZ, janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura dhe 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test logjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime). ©LAPSI.al

The post Mungojnë 130 mijë fletë votimi/ KQZ i përgjigjet PD: Llogaritë bëhen ndryshe appeared first on Lapsi.al.

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre?

2 June 2025 at 19:10

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë të re Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku pretendon se sipas të dhënave të KQZ, mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi në regjistrimin sasisë së fletëve dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Në shkresën e depozituar në KQZ, PD bën bilancin mbi bazën e të […]

The post Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre? appeared first on BoldNews.al.

Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin

23 May 2025 at 18:10

Policia Elbasanit ka proceduar penalisht pronarin e lokalit në Pekisht të Peqinit, pas publikimit nga drejtuesi i opozitës Sali Berisha një ditë më parë të një videoje nga lokali i tij si provë për manipulimin e zgjedhjeve. “Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., […]

The post Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin appeared first on Reporter.al.

10 fletë votimi të falsifikuara në lokal/ Policia e Elbasanit sekuestron materialet zgjedhore, një nën hetim

By: Re Nato
23 May 2025 at 11:01

Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Fletë votimi të falsifikuara dhe listë emërore, nën hetim pronari i lokalit në Peqin

By: user 11
23 May 2025 at 11:01

Policia ka nisur hetimin për pronarin e një lokali në Peqin pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në lokalin e shtetasit me iniciale D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Fletë votimi të falsifikuara dhe listë emërore, nën hetim pronari i lokalit në Peqin appeared first on Lapsi.al.

Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara, listë emërore dhe…, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha

23 May 2025 at 11:00

Policia ka proceduar penalisht pronarin e lokalit ku u gjetën fletë votimi të falsifikuara, listë emërore e zgjedhësve dhe shuma parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit. Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive). Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara, listë emërore dhe…, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Konstatoi fletët e votimit në një lokal/ Himçi: Është bërë masakër

22 May 2025 at 19:53

Kandidati i PD-së për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit, Blendi Himçi, tha sot se krimi elektoral i kryer në këtë qark pëmbante lekë, euro, karta identiteti, patenta dhe dokumente.

Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka folur në një emision televiziv, ku tha se ky rast dëshmon manipulimin e thellë të procesit zgjedhor. Kjo tha Himçi, mund të ketë qenë pjesë e skemës së “trenit bullgar”.

“Ngjarja është verifikuar sot në mëngjes. Kemi shkuar dhe kemi gjetur tavolinën e njërës prej barit të lokalit, fletë votimi gjithsej 10 fletë votimi. Kanë qenë edhe lista me vulat e Gjendjes Civile dhe të Bashkisë. Kanë qenë me dy vula edhe dokumente totalisht të rregullta. Kanë qenë votues të dy qendrave 22/92 dhe 22/93.

Ato ishin të vendosura në tavolinë, të mbuluara me diçka. Na e kapi syri dhe e konstatuam. Pastaj komunikuam me policinë dhe me drejtuesin e prokurorisë. Në gjykimin tim ishin origjinale, pasi në përmasën, ngjyrën ishin të karakterit origjinal. Për këtë i mbetet ekspertizës për ta përcaktuar, sepse për ta ndarë fotokopjen nga origjinali është shumë e vështirë për ta dalluar.

Unë dua të merrem me fenomenin në këtë rast, jo me kandidatin. Për mua ky është shkatërrim i themelit të procesit në themel i të gjithë zgjedhjeve. Është masakër elektorale që i është bërë qytetarëve shqiptarë. Këtu vetëm zgjedhje nuk ka patur.

Në këndvështrimin tim mbeten dy opsione pastaj i mbetet prokurorisë për ta gjykuar: Ose kemi kuti të zëvendësuar pasi me keqardhje konstatoj mbi 85% në qarkun e Elbasanit nuk kanë arritur të identifikoheshin kodet, pra skanimi dhe janë bërë të gjitha manualisht. Kësaj duhet ti japë përgjigje KQZ.

Këtu jemi para një masakre. Nuk identifikoheshin kodet. Kur kanë ardhur për t’u numëruar, nuk arrinin të skanonin kodin. Dhe është bërë me dorë. Kjo më rrit dyshimin e arsyeshëm përsa i përket pjesës së zëvendësimit. Në rastin tjetër, mund të jetë koncepti i trenit bullgar që këto fletë kanë ardhur, kanë dalë nga komision dhe më pas ka vazhduar vota e kontrolluar e cila ka kaluar. Dhe kjo bën efektin “karuzel””, tha Himçi.

The post Konstatoi fletët e votimit në një lokal/ Himçi: Është bërë masakër appeared first on Sot News | Lajme.

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO)

By: V K
22 May 2025 at 13:21

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bledar Himçi, në një konferencë për mediat, ka denoncuar një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit, kryeplakut të një fshati.

Sipas Himçit, gjatë qëndrimit në këtë lokal, ai ka gjetur fletë votimi të vulosura. Ai shtoi se Beqiri, i cili ishte vëzhgues i Partisë Socialiste në Peqin, i shpjegoi se këto fletë votimi ishin thjesht “për të mësuar dorën”.

 

 

Ngjarja ka ngritur dyshime në lidhje me mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor. Ky denoncim erdhi gjatë një konference për media të organizuar nga Himçi dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Bledar Himçi, përfaqësues i PD: Në bar kafe gjeta fletë votimi të vulosura. Isha në lokalin e kryeplakut Dervish Beqiri. Paralel me qendrat e votimit ishin zyrat e patronazhistëve. Dervish Beqiri më tha se fletët janë sa për të mësuar dorën. Beqiri ishte vëzhgues i PS-së në Peqin.

The post Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet, 9 kuti…

17 May 2025 at 14:29

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë votimi më shumë se numri qytetarëve që kanë votuar. Celibashi sqaroi se KQZ ka nisur verifikimet lidhur me rastin, nëse ka pasur një gabim të atyre që kanë mbyllur procesverbalin nga qendrat e votimit, apo numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.

Ndër të tjera, ai tha se 9 kuti janë kontestuar të parregullta, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla nga KZAZ, pasi marrjes së kutive në dorëzim. Sa i përket votave të diasporës, ai tha se deri tani 159 921 vota janë të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme.

Ilrian Celibashi: Janë 1 462 352 fletë votimi të gjetura në kuti, janë 1 462 461 numërimi votuesve të shënuar në proces verbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të atyre të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.

Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159 921 vota të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme deri më tani. Jemi në shqyrtimin e zarfeve të ardhura nga Greqia, besoj do të përfundoj sot dhe më pas do ketë numërimin e votave për kandidatët.

The post Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet, 9 kuti… appeared first on Sot News | Lajme.

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

By: Oldi
13 May 2025 at 22:35

Një tjetër rast ku janë gjetur më shumë fletë votimi se numri i votuesve është shënuar në fshatin Pishkash, Bashkia Prrenjas. Mësohet se patronazhistët e PS në KZAZ kanë tentuar të kalojnë në numërim fletët e votimit, por opozitarët nuk kanë pranuar dhe kutia është bllokuar me procesverbal. Ky nuk është rast i parë i […]

The post Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia appeared first on BoldNews.al.

Humbin 500 fletë votimi në një QV në Fier, gjenden vetëm 47

11 May 2025 at 10:55

Një situatë e pazakontë është shënuar këtë mëngjes në Qendrën e Votimit 3134/01 në shkollën “Kostandin Peto” në Fier, pjesë e KZAZ 59, ku janë raportuar të mungojnë rreth 500 fletë votimi.

Sipas informacioneve të para, në këtë qendër janë regjistruar në sistem si të dërguara 547 fletë votimi, por në vend janë gjetur vetëm 47. Diferenca prej 500 fletësh përbën një shqetësim serioz për integritetin e procesit zgjedhor në këtë zonë.

Autoritetet zgjedhore janë njoftuar për ngjarjen dhe pritet të nisë një hetim i menjëhershëm për të sqaruar rrethanat dhe për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fletët e munguar.

Kjo ngjarje vjen në një ditë votimi që deri tani ka qenë kryesisht e qetë, me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në të gjithë vendin.

The post Humbin 500 fletë votimi në një QV në Fier, gjenden vetëm 47 appeared first on Sot News | Lajme.

Balla, thirrje shqiptarëve në Itali: Dërgoni fletët e votimit deri në mbrëmje

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë në Itali, pak orë para mbylljes së votimit në Diasporë, për dërgimin e fletëve të votimit me postë drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Italisë, edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja përfundimtare e mundësisë për të dërguar fletën e votimit drejt Shqipërisë përmes zarfit në zyrat e DHL kudo në Itali,” tha Balla në një mesazh drejtuar diasporës.

Ai u bëri apel bashkatdhetarëve të shfrytëzojnë orët e mbetura për të plotësuar këtë proces.

“Ju lutem, shpejtoni dhe pak orë që ka mbetur brenda ditës së sotme, sepse është afati i fundit që mund ta plotësoni detyrën tuaj ndaj atdheut, duke votuar në zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh Balla.

Në fund të thirrjes së tij, ai theksoi rëndësinë historike të këtij votimi. “Prandaj shkoni në çdo zyrë të DHL-së pranë banesës tuaj dhe nisni zarfin për Shqipëri. Sepse kjo është një votë historike për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, përfundoi Balla.

/k.s/j.p/

The post Balla, thirrje shqiptarëve në Itali: Dërgoni fletët e votimit deri në mbrëmje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, KQZ: 144 783 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot në orën 09:05, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144 783 zarfe me fletëvotimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë 221 653 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Janë 24 282 zarfe me fletë votimi ende të patërhequra nga votuesit.

Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 63 220 zarfe, ndjekur më pas nga Greqia më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 34 155 zarfe, Fier 18 403, Durrës 16 955.

Sipas KQZ-së posta DHL ka detyrimin që të mbajë në zyra zarfet që nuk ka mundur t’ua dorëzojë votuesve dhe që votuesit nuk kanë mundur që t’i tërheqin deri më datën 8 maj.

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. /j.p/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: 144 783 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi jep shifrat, ja sa emigrantëve nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit

29 April 2025 at 12:40

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është pyetur këtë të martë në një konferencë për shtyp lidhur me ecurinë e procesit të votimit nga diaspora dhe problematikat e hasura gjatë shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët. Celibashi tha se procesi po ecën relativisht mirë dhe se çdo problematikë po adresohet tek aktorët përkatës. Ai bëri të ditur se deri tani kanë mbërritur mbi 70 mijë fleta votimi nga 245,935 të tilla që janë dërguar.

““Jemi duke bërë atë që duhet të bëjmë. Për ne, me rëndësi mbetet që fleta e votimit dhe zarfet që kemi dërguar të mbërrijnë 100% te votuesit, ndërsa kthimi i tyre mbetet në vullnetin e secilit. Numri i kthimeve mendoj se është relativisht i lartë – kemi mbi 70 mijë votues nga 245,935 që e kanë kthyer fletën e votimit. Jemi në ndjekje të procesit dhe përmbushjes së detyrimeve nga posta DHL.” tha Celibashi.

Ai sqaroi gjithashtu se mbeten ende rreth 30 mijë zarfe që nuk kanë mbërritur tek votuesit nga diaspora, ndërsa theksoi se ka edhe dy javë kohë në dispozicion për t’u bërë shpërndarja e tyre.

“Mbeten edhe 30 mijë zgjedhës të cilët nuk e kanë marrë ende zarfin. Kemi edhe dy javë në dispozicion për të shpërndarë këto fletë votimi që nuk janë dorëzuar deri tani. Bilanci i plotë do të bëhet pasi të përfundojë i gjithë procesi. Deri tani, procesi po shkon relativisht mirë, pa probleme të mëdha, me raste sporadike që mund të kenë vonesa, por sistemi është funksional. Problematikat po adresohen nga të gjithë aktorët përkatës.” përfundoi Celibashi.

The post Celibashi jep shifrat, ja sa emigrantëve nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit appeared first on Sot News | Lajme.

Mbërrijnë në Shqipëri votat e para të diasporës, nis selektimi i zarfeve sipas qarqeve

17 April 2025 at 20:10

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në Shqipëri kanë mbërritur sot zarfet e para me votat e shqiptarëve të diasporës, të cilat janë dërguar në mjediset e Parkut Olimpik ku janë marrë në administrim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për 735 zarfe me votat e shqiptarëve të diasporës, ndërkohë që procesi i administrimit të votave po mbikëqyret nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi si edhe përfaqësues të partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Pas marrjes në dorëzim administrata e KQZ-së do të nisë selektimin, nëse ka dëmtime në zarf dhe më tej do të ndahen sipas qarqeve përkatëse.

Përmes një pajisjeje elektronike do të identifikohet zarfi nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit.

Zarfet me votat e diasporës do të hapen në 11 maj, kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë. /m.m/j.p/

 

The post Mbërrijnë në Shqipëri votat e para të diasporës, nis selektimi i zarfeve sipas qarqeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë fletët e para të votimit nga diaspora

By: xhir jeta
17 April 2025 at 11:39

Fletët e para të votimit të diasporës kanë mbërritur në Rinas, ku po mbahen në një zonë sigurie.

Gazetarja Greta Bullari, tha për ABC News se pasdite pritet të mbërrijë edhe një tjetër avion, që do të ketë edhe të tjera fletë me vota dhe rreth orës 19:00 të pasdites do të shkojnë në Parkun Olimpik, aty ku do të vendosen në kutitë, sipas qarqeve në të cilat do shkojë vota.

Në ambjentet e Parkut Olimpik do të jenë edhe përfaqësues politikë, që do ndjekin procesin./abcnews.al

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mbërrijnë në Shqipëri disa nga fletët e para të votimit

By: Ela
16 April 2025 at 22:32

Në Shqipëri kanë mbërritur disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit. Sipas burimeve një pjesë e fletëve janë tashmë në territorin shqiptar dhe po kalojnë përpunimin në sistemin postar. Ndërkohë, fletët e tjera ndodhen ende në qendrën e përpunimit në Leipzig të Gjermanisë, nga ku pritet të nisen drejt vendit […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Mbërrijnë në Shqipëri disa nga fletët e para të votimit appeared first on BoldNews.al.

Vota e diasporës, arrijnë fletët e para të votimit në Gjermani

By: user 5
15 April 2025 at 17:26

Postimi i Kreut të KQZ, Ilirian Celibashi:
Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

The post Vota e diasporës, arrijnë fletët e para të votimit në Gjermani appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot shpërndarjen e fletëve të para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në këto zgjedhje parlamentare për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e votës.

Fletët e para të votimit janë dërguar për votuesit e qarqeve Dibër dhe Berat.

Çdo votues i regjistruar do të marrë një zarf që përmban fletën e votimit, një zarf të brendshëm për kthimin e votës dhe udhëzuesin për mënyrën e saktë të plotësimit të saj, me qëllim që vota të jetë e vlefshme.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj.

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë duhet ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

/k.s/r.e/a.f/

The post Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌