Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

NLB Banka shpërblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi për Ekselencë 2025

21 July 2025 at 11:56

NLB Banka është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë për konsumatorët” (Best Bank for Consumers) për Kosovë nga revista ndërkombëtare financiare Euromoney, në kuadër të Çmimeve për Ekselencë 2025. Ky është një vlerësim i lartë që dëshmon qartë fokusin e NLB Bankës për klientët.

Ky çmim prestigjioz vjen si pasojë e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ofruar produkte dhe shërbime bankare që janë inovative, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e klientëve. Rezultatet e shkëlqyera bankare të NLB Banka të shënuara në vitin e fundit janë njohur dhe shbërblyer me këtë çmim.

NLB Banka ka shkëlqyer me një sërë iniciativash që kanë përmirësuar ndjeshëm përvojën e klientit: duke përfshirë  ofrimin e një game të gjërë produktesh e shërbimesh bankare për klientë, ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientë, digjitalizimin e shërbimeve bankare, fuqizimin e edukimit financiar etj.

“Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për gjithë punën tonë dhe një motivim shtesë për të vazhduar rrugën drejt inovacionit dhe shërbimit cilësor për konsumatorë.” u shpreh Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka,

NLB Banka i falënderon klientët e saj për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe punonjësit, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre kontribuan në këtë arritje “Ky sukses është i përbashkët!” – theksohet nga banka, duke dëshmuar rëndësinë e marrëdhënies së tyre me klientët.

The post NLB Banka shpërblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi për Ekselencë 2025 appeared first on Telegrafi.

Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë

By: Ela
21 July 2025 at 08:24

Prokuroria dhe policia e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të së hënës (21 korrik), kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, […]

The post Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve

2 July 2025 at 13:29

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve buzë lumit Shkumbin në Elbasan është nën pushtetin e flakëve. Tymi i zi dhe era mbuluan zonat përreth, duke arritur deri në qendër të qytetit.

Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë gjithë territorin e mbetjeve pranë ish-kombinatit metalurgjik. Forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e flakëve, përpjekje të cilat vijuan edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat dyshohet se shkaktuan zjarrin

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco-Elb”, e cila merret me trajtimin e mbetjeve, lidhi temperaturat e larta me shpërthimin e zjarrit.

Në një lidhje telefonike për Citizens.al ai përjashtoi neglizhencën njerëzore, duke theksuar për “shkaqe natyrore” dhe se kompania ishte duke bashkëpunuar dhe e hapur për hetime.

“Shkaku është për arsye natyrale, me temperaturat që shikoni dhe që po digjet kudo në çdo shtet e në çdo vend,” tha Kaja.

“Megjithatë janë organet kompetente ato që hetojnë më mirë, do t’ua lemë atyre të shprehen. Ne jemi të hapur për çdo lloj hetimi”, theksoi më tej administratori i “Eco-Elb”.

Sipas Kajës aktualisht janë aktive “disa vatra të vogla zjarri”, të cilat po kapsulohen me dhé.

Në një deklaratë për shtyp shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Bashkia Elbasan tha të hënën se zjarri ishte përhapur edhe në zona të tjera si një ullishte në pjesën veriperëndimore, në pyllin me pisha, si dhe në fshatin Samurr.

“Temperaturat mbi 40 gradë sot në Elbasan dhe era e fortë favorizojnë flakët duke vështirësuar punën e ekipeve tona,” thuhej në njoftimin e bashkisë.

Zjarret nuk janë rastësi në Elbasan

Ky nuk është një episod i izoluar për Elbasanin. Çdo verë, fusha e mbetjeve në këtë qytet përfshihet nga zjarret.

Deri tani, asnjë masë efektive nuk është marrë për parandalim apo menaxhim të qëndrueshëm. Për këtë çështje Kaja pohoi për Citizens.al se kanë kërkuar ndërhyrje nga instancat më të larta, por pa sukses konkret.

“Nëse mali me plehra është i madh dhe ekspozohet në diell ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë,” u shpreh Kaja, i cili tregoi se paralelisht ishte duke u kryer një studim fizibiliteti për ndërtimin e një vendgrumbullimi të ri.

“Po bëhet një studim, por akoma nuk është përfunduar,” theksoi administratori i “Eco-Elb”.

Por kërkesa për një vendgrumbullim të ri nuk gjeti përkrahjen e Këshillit Bashkiak, i cili në muajin mars votoi kundër projektvendimit. Shkak për këtë bllokim është bërë kontrata dhe situata e paqartë e “Eco-Elb” në lidhje me impiantin e inceneratorit.

Inceneratori “i fikur”, përshkallëzon krizën e mbetjeve

Impianti i inceneratorit të Elbasanit u përurua në prill 2017. Ai kushtoi 26 milionë euro dhe u ndërtua në partneritet me privatin për të përpunuar mbetjet e gjithë qarkut dhe paralelisht për të prodhuar energji.

Por sot, objekti është jashtë funksioni. Sipas administratorit të “Eco-Elb”, inceneratori punoi vetëm shtatë muaj në vitin 2023. Ai u fik në dhjetor të atij viti dhe prej atëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje institucionale.

“Kemi çuar shkresat përkatëse çdo lloj bashkie dhe çdo lloj ministrie që ka të bëjë me këtë punë dhe jemi në pritje të zgjidhjes së situatës”, deklaroi Kaja për Citizens.al.

Çështja e inceneratorit kaloi një kalvar hetimesh dhe gjykimesh nën dyshimin se ishte sugjeruar dhe drejtuar nga interesa korruptive. Mbi 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish-deputetin Alqi Bllako janë ndër të akuzuarit.

Impianti u konfiskua nga shteti në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan.

The post Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025, si ndahen mandatet?

14 May 2025 at 13:23

Shqipëria përdor një sistem proporcional me lista gjysmë-të hapura, të ndarë në 12 qarqe.

Kjo do të thotë se vota ka dy efekte:


E para mund të përcaktojë sa mandate merr një parti në një qark

dhe e dyta mund të çojë në parlament kandidatët e listës së hapur.

Por jo të gjitha votat kthehen automatikisht në mandate. Ato kalojnë përmes një formule matematikore të quajtur D’Hondte e cila favorizon partinë që del shumicë.

Funksionon kështu: Votat totale të çdo partie pjesëtohen me 1, 2, 3, 4… aq mandate sa ka një zonë zgjedhore. Më pas, rezultatet e pjesëtimeve radhiten në një tabelë nga numri më i madh te më i vogli, dhe partia që merr mandatin është ajo që ka numrin më të lartë në secilën kolonë. Për shembull, qarku i Gjirokastrës ka katër mandate.

Në vitin 2021 LSI mori mbi 5,700 vota në Gjirokastër, por ato nuk prodhuan dot mandat deputeti pasi mandati i tretë që i kaloi partisë socialiste u mor me 6,133 vota që janë rezultat i totalit, pjesëtuar për 3. Ndërsa PD mori vetëm një mandat edhe pse grumbulloi 13,971 vota.
Votat e të gjitha partive të tjera quhen të djegura. Por nuk është tamam kështu, pasi votat që digjen ndihmojnë partinë shumicë të marrë një mandat më shumë.

Nëse Partia Demokratike do të garonte më një listë me LSI në Gjirokastër në vitin 2021, mandatet do të ndaheshin 2 me 2.

Formula në fjalë ishte shpjegimi se përse LSI mori vetëm 4 mandate në vitin 2021, pavarësisht se 108 mijë qytetarë votuan për të.

Në zgjedhjet aktuale këtë rezultat rrezikojnë të marrin disa nga partitë e reja, që po grumbullojnë më shumë se 50 mijë vota dhe vetëm një mandat.

The post Zgjedhjet 2025, si ndahen mandatet? appeared first on Citizens.al.

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

15 July 2025 at 16:31

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale. Pasojat e kësaj katastrofe mjedisore do të ndihen pas disa vitesh, por ndërkohë në kohë reale shkaktoi pasoja për pacientët e sëmurë me astma bronkiale […]

The post Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës

By: Oldi
3 July 2025 at 08:33

Gazetari Dritan Laçi u shpreh se vend depozitimi i mbetjeve në Elbasan sot duhet të ishte një skenë krimi. I ftuar në Ora News, Laçi tha se zjarrvënia ndodhi menjëherë pasi nis një hetim ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës. “Me një hetim kryesisht SPAK mund ta marrë në zotërim këtë dosje. Pra edhe Prokuroria […]

The post Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

1 July 2025 at 19:52

Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri rreth orës 15:00 të së hënës, në një kohë kur një makineri e kompanisë publike që menaxhon landfillin ishte duke punuar brenda tij. Flakët, të një zjarri të përsëritur në tre vitet e fundit, u përhapën me shpejtësi. Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që […]

The post Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja appeared first on Reporter.al.

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

By: Ardit
29 June 2025 at 09:40

Nga 10 zyrtarët e thirur tek 8 bashkitë e qarkun të Elbasanit, ditën e Premte janë paraqitur vetëm 3 në prokurorinë e qytetit, duke dhënë shpjegime para oficerit të policisë gjyqësore që po ndjek dinamikën e hetimit të dosjes me Nr. 1417. Kjo është një çështje voluminoze, e cila u hap në vitin 2024 për […]

The post Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB” appeared first on BoldNews.al.

Shtohet sipërfaqja e mbjellë me drithëra/ Fier, fermerët po kultivojnë më shumë elb dhe tërshërë

9 June 2025 at 14:44

FIER– Në prag të sezonit të korrjeve, drithërat si elbi dhe tërshëra, pritet të mbushin plot hambarët e fermerëve në Myzeqe.

Të dhënat nga drejtoria e bujqësisë në Fier tregojnë se drithërat që deri disa vite më parë kultivoheshin vetëm për gjënë e gjallë, tani po zëvendësojnë sipërfaqet me misër dhe grurë.

Konsumimi i tyre po vlerësohet gjithnjë e më shumë si produkte të dobishme për njeriun.

“Po përdoret shumë elbi dhe tërshëra… ka vlera ushqyese dhe lufton sëmundje të ndryshme”

Elbi kryeson këtë vit krahasuar me drithërat e tjerë në sipërfaqen e mbjellë ndërsa rendimenti pritet të jetë i lartë. Nga 3587 ha një vit më parë, këtë sezon, fermerët pritet të korrin 3755 ha me elb, afërsisht 200 ha më tepër.

Sipas fermerëve elbi është një kulturë që nuk kërkon shpenzime dhe ka vlera të larta ushqyese për gjënë e gjallë.

Shtim ka pasur këtë vit edhe në sipërfaqet me tërshërë ndërsa misri dhe gruri kanë pësuar rënie.

Këtë vit në fushat e Myzeqesë janë kultivuar 8954 ha grurë, rreth 2 mijë hektarë më pak se vitin e kaluar. Shkak për braktisjen e grurit nga fermerët janë janë kostot e larta të shërbimeve ndaj kësaj kulture, ndikuar edhe nga kushtet e motit./abcnews.al

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”, fëmijët e diasporës festojnë shqip në Zvicër

By: Kult Plus
2 June 2025 at 22:53

Fundjava e fundit e majit solli në zemër të Zvicrës një ngjarje kulturore të veçantë për komunitetin shqiptar atje dhe jo vetëm.

Më 31 maj dhe 1 qershor, në ambientet e Espace Dickens në Lausanne, u organizua festa dyditore “Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”, një aktivitet që vjen në kuadër të nismës së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ‘CulturAlb’, kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë.

Eventi u organizua nga Swiss Albania Event dhe bashkoi artin, edukimin dhe familjen në një hapësirë ku kultura shqiptare frymon përmes aktiviteteve të ndryshme.

Festa nisi të shtunën, më 31 maj, me shfaqjen e filmit të dashur për breza të tërë, “Taulanti kërkon një motër”, që u transmetua në orën 19:00. Mbrëmja u pasua me një pritje për fëmijët dhe familjet, ku bisedat miqësore u ndërthurën me kujtimet dhe ëndrrat e një brezi të ri që po mëson të dashurojë gjuhën dhe rrënjët.

E diela e 1 qershorit, e cila përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ishte e mbushur me aktivitete të strukturuara në pesë pjesë krijuese dhe edukative.

Fëmijët shfaqën talentin e tyre nëpërmjet ekspozitës “Kujtime nga Atdheu”, ku u prezantuan punimet e tyre artistike kolazhe të frymëzuara nga trashëgimia shqiptare. I ftuari special i ditës ishte Rafael Shehi, artisti i vogël që jeton në Lyon, Francë.

Një nga momentet më të veçanta ishte edhe krijimi i veprës kolektive “Pema e Jetës”, me tapa verërash shqiptare, simbol i lidhjes me natyrën, rrënjët dhe traditën shqiptare. Kjo vepër do u dhurohet restoranteve shqiptare në Zvicër si një kujtesë artistike për të ruajtur identitetin në çdo hapësirë publike.

Në orët e mesditës, u mbajt edhe ceremonia e certifikimit për fëmijët pjesëmarrës në konkursin artistik që ka qenë i hapur që nga muaji mars, si dhe promovimi i aplikacionit edukativ “Mësojmë Shqip – Bubi”, një mjet modern për fëmijët e diasporës që duan të mësojnë gjuhën amtare në mënyrë argëtuese.

Pjesa e fundit e programit ishte edhe workshop-i muzikorë dhe kulturorë, me fokus në trashëgiminë e pasur shqiptare, përfshirë vallet popullore shqiptare./atsh/KultPlus.com

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

18 May 2025 at 22:37

Një nga projektet më të diskutuara ka qenë ndërtimi i kullës ngjitur me Sahatin e Tiranës, një nga monumentet e pakta kuturore që kanë ngelur nga e kaluara. Një identitet i kryeqytetit për dhjetëra vite, teksa tani mund të shihet vetëm me dylbi dhe ngjan vetëm si një “lodër” në krahasim me ndërtimet që e […]

The post Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës appeared first on BoldNews.al.

Shefi i “Eco-Elb”, Leli Kaja, ndërtim pa leje në qendër të Elbasanit? Dyshimet dhe FOTO

18 April 2025 at 12:03

Nga Boldnews.al Në qendër të Elbasanit, vetëm pak metra nga Godina e Policisë, është në përfundim një ndërtesë dy-katëshe, dukshëm e destinuar për biznes. Një informacion i mbërritur në redaksinë e “Boldnews.al” thotë se godina është në pronësi të Leli Kajës, administratorit të shoqërisë publike të landfillit të Elbasanit, “Eco-Elb”. Sipas denoncimit, kjo godinë po […]

The post Shefi i “Eco-Elb”, Leli Kaja, ndërtim pa leje në qendër të Elbasanit? Dyshimet dhe FOTO appeared first on BoldNews.al.

Tender i paracaktuar? Leli Kaja, gjysmë mln euro për menaxhimin e “mbretërisë së plehrave”

By: Ardit
17 April 2025 at 11:50

Nga Boldnews.al Kompania publike “Eco-Elb”, nën administrimin e Leli Kajës, ka vendosur të shpenzojë mbi gjysëm milioni euro për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve me makineri të rënda, ndërkohë që kontrata të ngjashmë të nënshkruara më parë kanë rezultuar një dështim i plotë. Një investigim i kryer më herët nga “Boldnews.al” tregoi situatën e vështirë […]

The post Tender i paracaktuar? Leli Kaja, gjysmë mln euro për menaxhimin e “mbretërisë së plehrave” appeared first on BoldNews.al.

Specialistët e trashëgimisë kulturore stërviten për mbrojtjen e monumenteve në raste fatkeqësish natyrore

17 April 2025 at 08:05

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ishte pjesë e projektit Flood North Alb, që synon përmirësimin e përgatitjes dhe të kapaciteteve të reagimit të mbrojtjes civile ndaj fatkeqësive natyrore.

Në kuadër të projektit Flood North Alb, u zhvilluan ushtrime praktike në terren, ku u përfshinë edhe tri pasuri kulturore me status Monument Kulture, Kategoria I.

Monumentet e përfshira në projekt ishin Ura e Mesit në lumin Kir, rrënojat e Kishës së Shirgjit si edhe Xhamia e Plumbit.

Këto ushtrime ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në raste fatkeqësish.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, mblodhi partnerë vendas dhe ndërkombëtarë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes civile dhe për të garantuar një koordinim më të mirë në përballjen me emergjenca të ndërlikuara, si përmbytjet e rënda. Me mbështetjen e BE-së, Shqipëria po ndërton sisteme më të forta të mbrojtjes civile dhe po luan një rol aktiv në përgatitjen rajonale, sepse gatishmëria është thelbësore për të shpëtuar jetë dhe për të minimizuar dëmet.

/a.f//r.e/

The post Specialistët e trashëgimisë kulturore stërviten për mbrojtjen e monumenteve në raste fatkeqësish natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit zgjeron hetimet për kompaninë që menaxhon inceneratorin

6 March 2025 at 19:08

Prokuroria e Elbasanit ka zgjeruar hetimin mbi kompaninë publike Eco-Elb, që administron inceneratorin dhe landfillin e mbetjeve për qarkun e Elbasanit. Në përgjigje të pyetjeve nga BIRN, Prokuroria e Elbasanit bëri me dije se drejtues të kompanisë po hetoheshin për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet për këtë akuzë sipas prokurorisë i ishin shtuar hetimeve […]

The post Prokuroria e Elbasanit zgjeron hetimet për kompaninë që menaxhon inceneratorin appeared first on Reporter.al.

Brenda “mbretërisë së plehrave”, pamje ekskluzive të “katastrofës” mjedisore në landfillin Elbasan

6 March 2025 at 15:20

Nga Boldnews Të hysh në një landfill mbeturinash, natyrisht, nuk mund të shpresosh që të ndihesh aromë trëndafilash. Megjithatë, kutërbimi që ndihet që në portat hyrëse të landfillit të Elbasanit, të pozicionuara disa qindra metra larg fushës së mbetjeve, është një parathënie se brendësia mund të përshkruhet vetëm si situatë katastrofike mjedisore. Landfilli dhe inceneratori […]

The post Brenda “mbretërisë së plehrave”, pamje ekskluzive të “katastrofës” mjedisore në landfillin Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

6 March 2025 at 07:38

Nga Boldnews.al Në 9 nëntor të vitit 2024, fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga flakë të mëdha, ndërkohë që tymi toksik u shpërnda në të gjithë qytetin. Banorët e zonës, tashmë të dorëzuar përballë kësaj situate të rëndë, deklaruan për mediat se zjarret në landfillin e menaxhuar nga “Eco-Elb” tashmë janë bërë perodike, […]

The post Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Festoni dashurinë me DigitAlb/ Me paketat familjare dhe premium, me ulje çmimi deri ne 50 përqind

14 February 2025 at 23:15

Në muajin e dashurisë DigitAlb sjell ofertën më të bukur të vitit. Me paketat DUA FAMILJARE dhe DUA PREMIUM, jo vetëm që do të shijoni një botë të tërë emocionesh dhe argëtimi, por do të përfitoni edhe ulje çmimi deri në 50%!

Dhe si një surprizë e ëmbël për këtë Shën Valentin, DigitAlb ju dhuron Big Brother VIP FALAS për të gjitha abonimet 12-mujore. Përjetoni të gjitha emocionet e këtij reality show 24/7, pa asnjë pagesë shtesë.

Ky është muaji i dashurisë dhe i momenteve të bukura që ndajmë me të dashurit tanë. DigitAlb sjell më shumë se argëtim, sjell momente që afrojnë zemrat dhe mbushin mbrëmjet tuaja me emocionet e Big Brother VIP, filmat më romantikë, ndeshjet e zjarrta dhe spektaklet më të veçanta. Sepse dashuria është për të gjithë ata që ndajnë momente të bukura së bashku!

Abonohuni tani me ofertën më të dashur të vitit, duke vizituar pikat zyrtare.

/abcnews.al/

Moti përgjatë fundjavës/ “Pranverë” në dimër, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

24 January 2025 at 09:25

SHQIPËRI- Temperaturat në vendin tonë priten të jenë të lartë edhe gjatë fundjavës.

Meteorologia Lajda Porja nga “Meteoalb” thotë se e shtuna dhe e diela do jenë më mot të ngrohtë, me vranësira, por jo reshje shiu apo dëbore.

Sipas saj, termometri do të shënojë 20 gradë Celsius.

“E shtuna dhe e diela do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, ku paraditet do të jenë me diell në pjesën më të madhe të territorit, kurse pjesa e dytë e ditës do ketë vranësira të lehta gjatë të shtunës dhe vranësira disi më të dendura gjatë të dielës, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat maksimale deri në 20 gradë Celsius. Temperatura mjaft të larta në periudhën në të cilën ndodhemi”, theksoi ajo.

 

Vranësira dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për fundjavën

By: M C
3 January 2025 at 17:50

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500metër dhe lindje-juglindje mbi 700-800metër, me intensitet të ulët deri mesatar.

ProfitSence Logo
Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm me kthjellime të herëpasherëshme si dhe alternime vranësirash, të cilat do të shfaqen më të theksuara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

The post Vranësira dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për fundjavën appeared first on Albeu.com.

❌
❌