Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Qendrat shëndetësore verore, pika kyçe ndihme për mijëra qytetarë vendas dhe të huaj

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Gjatë sezonit turistik veror nga veriu në jug janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore për të garantuar shërbim mjekësor për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Qendra shëndetësore verore në Shëngjin ndodhet në një nga plazhet më të frekuentuara të sezonit, e dedikuar për të ofruar kujdes dhe ndihmë të menjëhershme në çdo rast urgjence shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna e përditshme e mjekëve dhe infermierëve të kësaj qendre, ndaj pushuesve, por jo vetëm, që kanë nevojë për përkujdes mjekësor.

“Çdo ditë pranë pushuesve, në çdo cep të bregdetit, në këto ditë të nxehta vere. Qendrat Shëndetësore Verore, të hapura 24/7, po shërbejnë si pika kyçe ndihme për mijëra qytetarë vendas dhe të huaj që kanë nevojë për kujdes shëndetësor gjatë pushimeve”, tha Rama.

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në datën 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/k.s/j.p/

 

The post Rama: Qendrat shëndetësore verore, pika kyçe ndihme për mijëra qytetarë vendas dhe të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Teknologji të reja dhe praktika të qëndrueshme për një bujqësi konkurruese


TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Në Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, në Lushnjë, po zhvillohen eksperimente të avancuara me teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme që synojnë përmirësimin e cilësisë së prodhimit bujqësor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare si në tregun vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi sot këtë qendër, ku zhvilloi një bashkëbisedim me ekspertët mbi disa nga teknikat më premtuese që po testohen aty. Ndër to përfshihen testimet e hibridëve të rinj të specit, domates dhe pjeprit, përdorimi i insekteve të dobishme për mbrojtjen biologjike në serra, si dhe aplikimi i teknologjisë “Water retainer” për ruajtjen e ujit në tokë.

Po ashtu, eksperimente të rëndësishme po zhvillohen edhe në fushën e plehërimit digjital, përdorimit të plehrave organikë, ruajtjes së resurseve gjenetike dhe testimit të kultivarëve të rinj të grurit.

Ministrja Denaj theksoi se të gjitha këto teknika po aplikohen në kushte reale toke dhe klime, duke synuar jo vetëm rendiment më të lartë, por edhe përfitime të ndjeshme ekonomike për fermerët shqiptarë.

Sipas saj, zhvillimi dhe ruajtja e kultivarëve të ndryshëm janë thelbësorë për përmirësimin e cilësisë së grurit dhe produkteve të tjera bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë ushqimore dhe qëndrueshmërinë e sektorit.

Një nga ekspertët e Qendrës, duke shpjeguar procesin e testimeve, bëri të ditur se ka pasur një rritje të ndjeshme të interesit nga ana e fermerëve për të aplikuar këto metoda përpara se të nisin kultivimin e hibridëve të rinj.

“Në fillim ishin vetëm 3 fermerë dhe qendra, gjithsej 4, ndërsa sot kemi arritur në 600 fermerë që ndjekin këto praktika”, tha ai, duke nënvizuar se përhapja e këtyre metodave është një tregues i rëndësishëm i ndikimit pozitiv që qendra ka në terren.

Ministrja Denaj u ndal edhe te rëndësia strategjike që këto metoda kanë në forcimin e sigurisë ushqimore.

Ajo u shpreh se, nëse praktikat e eksperimentuara në Qendrën Kombëtare të Transferimit të Teknologjive aplikohen sot nga fermerët, sigurohet pa asnjë diskutim një prodhim i qëndrueshëm dhe i sigurt për konsumatorin shqiptar.

/a.gj/a.f/r.e/

The post Denaj: Teknologji të reja dhe praktika të qëndrueshme për një bujqësi konkurruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendër e re transformimi digjital në mbështetje të bizneseve të vogla dhe startup-eve

Tiranë, 5 qershor /ATSH/ Me mbështetjen e Komisionit Evropian po zbatohet projekti “Digital Innovation Unit” (DIU), një iniciativë që synon krijimin e një qendre të re për transformimin digjital të bizneseve të vogla, startup-eve dhe sipërmarrjeve të reja.

Projekti koordinohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe përfshin një konsorsium ku marrin pjesë Universiteti Europian i Tiranës, Bashkia Korçë, Qendra Piramida, Fondacioni Vodafone Albania, Bashkia Tiranë, Outerlynx dhe Qendra PROTIK.

Qendra DIU do të ofrojë shërbime për digjitalizimin, trajnime teknologjike, si dhe mbështetje dhe akses në financim për bizneset e vogla dhe të mesme.

Përmes këtij projekti, synohet rritja e kapaciteteve digjitale dhe reja të sipërmarrjeve, përmirësimi i qasjes së tyre në financim dhe tregje, fuqizimi i rolit të tyre në ekonominë shqiptare, krijimi i hapësirave për testimin e teknologjive të reja dhe përforcimi i inovacionit lokal me shtrirje në tregjet ndërkombëtare.

Bizneset e vogla dhe të mesme ftohen të bashkëpunojnë duke ndarë sfidat e tyre për të marrë mbështetjen e duhur dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron DIU, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. /j.p/

The post Qendër e re transformimi digjital në mbështetje të bizneseve të vogla dhe startup-eve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

18 May 2025 at 22:37

Një nga projektet më të diskutuara ka qenë ndërtimi i kullës ngjitur me Sahatin e Tiranës, një nga monumentet e pakta kuturore që kanë ngelur nga e kaluara. Një identitet i kryeqytetit për dhjetëra vite, teksa tani mund të shihet vetëm me dylbi dhe ngjan vetëm si një “lodër” në krahasim me ndërtimet që e […]

The post Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës appeared first on BoldNews.al.

Tjetër tërmet ‘shkund’ Greqinë, 4.1 ballë/ Ja ku ishte epiqendra…

18 May 2025 at 09:21

Në orën 02:52, në veri të Evias një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ndodhi herët në mëngjes. Pas dridhjes së parë u regjistruan tre lëkundje të vogla pasuese, me magnitudë nga 1.6 deri në 2 të shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 3 kilometra në lindje të Prokopit dhe thellësia fokale, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, ishte 14.4 kilometra. Dridhja u ndje si në Athinë ashtu edhe në Ftiotidë.

The post Tjetër tërmet ‘shkund’ Greqinë, 4.1 ballë/ Ja ku ishte epiqendra… appeared first on Sot News | Lajme.

KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve të KZAZ-së 27 në Vorë, lejohen vetëm ndërkombëtarët dhe mediet

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot revokimin e akreditimit të vëzhguesve të KZAZ-së nr. 27, bashkia Vorë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e  Shqipërisë të datës 11 maj.

Sipas këtij vendimi, KQZ revokon akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nr. 27, bashkia Vorë, qarku Tiranë të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV, përveç vëzhguesve ndërkombëtarë dhe medieve.

KQZ njoftoi se ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe kundër tij mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda tri ditëve nga shpallja e tij.

Më herët, në Vorë u raportuan përplasje verbale mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka me një disa votues. /m.m/j.p/r.e/

The post KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve të KZAZ-së 27 në Vorë, lejohen vetëm ndërkombëtarët dhe mediet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshja për shërbimin shëndetësor/ Rama: QSUT-ja do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin

28 April 2025 at 10:56

TIRANË- Nënshkruhet në Tiranë marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, mes QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”.

Kjo marrëveshje u shpreh Rama synon ta kthejë QSUT në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor.

Gjatë fjalës së tij,  Edi Rama u shpreh se synimi është që QSUT-ja të kthehet në pikë referimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Besoj që ky është një moment historik për shëndetësinë tonë. Është një moment historik për Qendrën Spitalore universitare “Nënë Tereza”, por është një moment historik edhe për vetë Shqipërinë.

Sepse sot ne hapim një faqe krejt të re në një rrugë ,që siç e përshkroi ministrja ka qenë gjatë, ka qenë jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak, në një situatë dhe sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë e padyshimtë ishte vlera e profesionisteve të sistemit, e mjekëve, e infermiereve e që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur jetë dhe për të shpëtuar jetë dhe në ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot.

Por, përsëri ne jemi shumë më ambiciozë sesa kaq. Nuk jemi absolutisht të kënaqur me çfarë kemi arritur, duam të shkojmë më tutje dhe ambicia është ta bëjmë këtë qendër spitalore pikën e referimit për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë.

Kjo është plotësisht e mundur dhe unë dua ta përsëris këtu diçka, që e thashë edhe kur bëmë takimin me përfaqësuesit e spitalit SHEBA në Izrael që nga grupi ekspertëve të San Donados që ka ardhur këtu, kanë vizituar çdo cep të qendrës spitalore, kanë folur me shefat e pavijoneve, kanë folur me mjekë.

Përshtypja për personelin është vërtetë e jashtëzakonshme. Dhe njësoj si edhe ata më parë, edhe nga miqtë tanë të San Donados, ne kemi dëgjuar fjalët më të mira për ju, për mjekët, infermierët, për personelin e qendrës dhe kjo është baza e besimit të tyre, e besimit tonë, që ne mund ta transformojmë qendrën në një qendër ekselence për kujdesin shëndetësor, për të gjithë Ballkanin.

Por paralelisht me qendrën, ne duam të transformojmë edhe Universitetin e Mjekësisë dhe dua ta theksoj që në të dyja këto bashkëpunime, që në fakt janë pjesë e të njëjtës marrëveshje, synimi nuk është thjeshtë që të kemi një partner më shumë, ndër shumë partner që kemi.

Synimi nuk është që të kemi një konsulent më shumë, ndër shumë konsulentë që kemi apo që të bëjmë një binjakëzim më shumë ndër shumë binjakëzime që kemi.

Synimi është që të deri në 2030-ën, nga njëra anë, qendra spitalore universitare të pësojë ekzaktsisht atë transformim që grupi i San Raffaele ka sjellë në Poloni, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, duke u përfshirë drejtpërdrejtë në menaxhimin e qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e gjithë jetës së përditshme të qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, profesionistët e të dy anëve të San Raffaele dhe të QSUT-së.”, tha Rama./abcnews.al

Rama: Qendër turistike skish në Korçë, Paketa e Maleve edhe për Kolonjën

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetar i PS-së, Edi Rama deklaroi sot se po punohet për ndërtimin e një qendre të re turistike skish në Korçë, e cila do të shërbejë si qendra e parë e skive në Shqipëri.

Ky projekt ka për qëllim të vendosë Korçën në hartën evropiane të turizmit të skive dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Po punojmë për ngritjen e qendrës turistike të skive në zonën midis Korçës dhe Kolonjës, e cila do të sjellë një zhvillim të madh dhe të ardhura të larta pasi do të sjellë turistë që do të shpenzojnë kursime”, deklaroi Rama.

Në takimin me banorë të Kolonjës, Rama foli dhe për “Paketën e Maleve”, një iniciativë e qeverisë për zhvillimin e trojeve të të parëve.

“Paketa e Maleve është e bërë edhe për Kolonjën dhe për të gjitha territoret, që kush ka mundësinë, dëshirën e pasionin të ndezë oxhakun në shtëpinë e gjyshërve, ta ketë rrugën e shtruar”, tha Rama.

Rama më tej theksoi edhe rëndësinë e integrimit të vendit në BE, edhe për zhvillimin bujqësor të vendit.

Sipas tij, fondet që Shqipëria do të ketë në dispozicion për të mbështetur fshatin, zhvillimin rural e agroturizmin janë 300 milionë euro në vit.

“Zgjedhja e 11 Majit është zgjedhje mes interesit të një populli të tërë dhe hallit të një individi të vetëm, është mes Shqipërisë me BE-në në Europë apo me bufin e kënetës prapë në gropë. Shqipëria më kurrën e kurrës në gropë”, deklaroi Rama. /j.p/

The post Rama: Qendër turistike skish në Korçë, Paketa e Maleve edhe për Kolonjën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në kantierin e qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijët: Konsiderohet më e madhja në Ballkan

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Në kuadër të zhvillimit të projekteve infrastrukturore për avancimin e kulturës dhe artit në Shqipëri, ka nisur puna për kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, e cila do të ngrihet pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë. Ky projekt është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan dhe do të ofrojë kushte moderne për aktivitete social-kulturore, me fokus te zhvillimi i talenteve të rinj dhe edukimi i artit për fëmijët.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit panë nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.

“Ky projekt ka nëntë kate dhe do të ofrojë 7 mijë metra katrorë funksionalë, ku do të zhvillohen aktivitete artistike dhe edukative për fëmijët e të gjitha grupeve moshore. Është një sipërfaqe e jashtëzakonshme, shumë multifunksionale dhe e ndarë në shumë hapësira, ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme në mënyrë simultane, si në katet e brendshme ashtu edhe në tarracë”, shpjegoi ministri Gonxhe.

Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij projekti është krijimi i një skene të dyfishtë, që do të mund të përdoret si brenda godinës dhe jashtë saj, në formën e një amfiteatri të hapur në natyrë. Ministri Gonxhe theksoi gjithashtu se kjo është një nga ndërtimet më të vështira dhe komplekse, veçanërisht për sa i përket aspektit teknologjik të skenës.

“Skena ka dy funksione të ndryshme dhe mund të përdoret për shfaqje si brenda ashtu edhe jashtë, me një portë të madhe që hapet për nga parku”, shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e krijimit të një stafi të kualifikuar për menaxhimin dhe funksionimin e qendrës.

“Për të siguruar suksesin e këtij projekti, ne kemi nevojë për mësues të artit të bukur, mësues të skenës, aktorë, regjisorë dhe profesionistë të tjerë të dedikuar dhe të paguar mirë. Kjo do të jetë një qendër europiane, që do të ofrojë mundësi bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare. Ballkani nuk ka një projekt si ky, dhe duhet të fillojmë menjëherë kontakte me qendrat ndërkombëtare, si ato suedeze dhe spanjolle, për të krijuar një program të pasur ndërkombëtar”, theksoi Rama.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë Melsi Qirici, shpjegoi disa aspekte teknike të Qendrës.

“Për herë të parë, skena do të jetë me rotativ, duke ofruar mundësinë që ajo të lëvizë gjatë gjithë kohës, brenda dhe jashtë. Ky dizajn i avancuar teknologjik do të lejojë që Qendra të organizojë aktivitete për fëmijë dhe të rinj, duke ofruar mundësi për një gamë të gjerë shfaqjesh dhe ngjarjesh”, tha ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se një element tjetër i ri për këtë projekt do të jetë ndërtimi i një punishteje të madhe, ku do të prodhohen kukulla dhe rekuzita për shfaqje, si dhe do të mund të shfrytëzohet nga të rinjtë dhe studentët e Akademisë së Arteve.

“Për herë të parë, do të kemi një punishte që do të shërbejë për të gjithë të rinjtë, jo vetëm për teatrin, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të tjera krijuese dhe edukative”, u shpreh Qirici.

Kjo qendër do të ofrojë mundësi për zhvillimin e kurseve të ndryshme për artet skenike, përfshirë aktrim, balet, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera, duke i mundësuar të rinjve të shfaqin dhe zhvillojnë talentet e tyre.

Me këtë projekt, Tirana do të fitojë një hapësirë unike, që do të stimulojë kreativitetin e fëmijëve dhe rinisë së qytetit. /k.s/j.p/

 

The post Rama në kantierin e qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijët: Konsiderohet më e madhja në Ballkan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tirana Training Center”, Rama: Hapësirë e posaçme për artistët e rinj në industrinë e filmit

22 February 2025 at 10:09

TIRANË, 22 shkurt/ATSH-Maela Marini/ “Tirana Training Center”, një qendër e ngritur pranë ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, shërben tashmë si katalizator në zhvillimin e industrisë kreative në Shqipëri, duke krijuar mundësi të reja për shumë të rinj.

E përuruar në fillim të janarit 2025 kjo qendër ka filluar të jetësohet nga sipërmarrje të ndryshme që operojnë në industrinë e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri.

Një prej tyre është edhe “Catalyst Story Institute”, drejtuesit e së cilës, dy shtetas amerikanë ishin të ftuarit e radhës së kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim” .

Ndërsa kujton takimin e parë me drejtorin ekzekutiv të “Catalyst Story Institute”, Philip Gilpin Jr. dhe producenten Pamela Cederquist dhe nevojën e tyre për të pasur një ambient dinjitoz në Shqipëri, kryeministri u shpreh se ishte pikërisht koha kur sapo ishin mbyllur punimet për restaurimin e një objekti të vjetër ku kishte qenë studioja e zërit në Kinostudio, bashkë me disa hapësira të tjera.

Rama theksoi se ambicia ishte që të shndërrohej ajo pjesë në një rezidencë për artistët e rinj, për t’iu dhënë mundësinë e një hapësire dhe kryesisht për njerëzit e industrisë së filmit.

Kryeministri tregoi se fillimisht i erdhi një telefonatë për dy amerikanë që janë shumë të vendosur të zhvillojnë një agjendë të re për talentet e reja shqiptare, por edhe për ata që janë tashmë në këtë fushë dhe kanë nevojë për mbështetje.

“Pastaj, u takuam bashkë dhe më treguat dhe e kuptova që, për momentin, nevoja kryesore ishte vendi dhe ndodh që është pikërisht koha kur sapo janë mbyllur punimet për restaurimin e një objekti të vjetër ku ka qenë studioja e zërit në Kinostudio, plus disa hapësirave të tjera. Ne e përfytyruam dhe kishim ambicien ta shndërronim atë pjesë në një rezidencë për artistët e rinj, për t’iu dhënë mundësinë e një hapësire dhe kryesisht për njerëzit e industrisë së filmit, nga A-ja te Zh-ja, që do të thotë për të gjitha llojet e gjërave që kanë hallkat e zinxhirit të gjatë të prodhimit të filmit. Pra, ju thashë, “më lini të shoh, se, mesa di, kjo mund të jetë një rastësi e paparë”. Ata sa po bëheshin gati të shpallnin thirrjet për aplikim për rezidentë. Po ja që na ndritën yjet dhe e morët. Siç e tha edhe Philip-i, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, u shpreh ai.

“Tirana Training Center” ofron trajnime profesionale për deri në 400 studentë njëkohësisht, në fusha si aktrimi, regjia, animacioni, prodhimi, shkrimi dhe më shumë.

Ajo shërben si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.

/a.g/

The post “Tirana Training Center”, Rama: Hapësirë e posaçme për artistët e rinj në industrinë e filmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në qendën e azilkërkuesve në Babrru, evakuohen të strehuarit

By: Mirgen
16 January 2025 at 09:36

Qendra e azil -kërkuesve në Babrru është përfshirë nga flakët e zjarrit. Sipas policisë zjarri ka rënë rreth orës 08.40 minuta dhe shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Policia thotë se ka evakuuar në kohë të gjithë personat që ndodheshin në qendër dhe ka bërë të mundur fikjen e zjarrit që ka shkaktuar vetëm dëme […]

The post Zjarr në qendën e azilkërkuesve në Babrru, evakuohen të strehuarit appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, pamje magjike nga qendra e Tiranës


25 December 2024 at 21:10

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Kryeqyteti, Tirana është zbukuruar për festat e fundvitit.

Siç shikohet në fotot, qendra e Tiranës ndriçon nga dritat plot me ngjyra.

Pamjet tregojnë qendrën e Tiranës nga lart, ku shfaqet një panoramë fantastike, ndërkohë që qytetarët kanë mbushur sheshin “Skënderbej”,  ku shijojnë ushqimet tradicionale dhe jo vetëm, shijojnë muzikë dhe argëtohen në lojërat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Po ashtu gjatë mbrëmjeve ofrohet dhe koncert muzikor  me të ftuar speciale në skenën e ngritur pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Pamje magjike nga qendra e Tiranës

1 nga 8

/a.f/

 

The post Festat e fundvitit, pamje magjike nga qendra e Tiranës
 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmeti ‘trondit’ vendin fqinj, ku ishte magnituda dhe sa ishte epiqendra

17 December 2024 at 13:48

Një tërmet prej 3.1 shkallësh të Richterit e goditi Kosovën para pak minutash (11:41:39). Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) thotë se epiqendra e dridhjeve ishte 24 km në lindje të Ferizajt, jo shumë larg Gjilanit.

The post Tërmeti ‘trondit’ vendin fqinj, ku ishte magnituda dhe sa ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Ngrihet në Koplik qendra e trajnimit për dijebërjen e xhubletës

14 December 2024 at 13:31

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Në Malësi të Madhe, aty ku xhubleta ka gjalluar për shekuj, ka përfunduar faza e parë e projektit për evidentimin e bartësve të kësaj tradite unike.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se si pjesë e projektit “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale”, ky proces ka siguruar identifikimin e individëve që zotërojnë aftësitë e transmetimit të kësaj dijeje dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme për brezat e rinj.

“Ky projekt kulturor është i mbështetur nga UNESCO, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të Xhubletës, si dhe nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është ngritur në Koplik, Qendra e Trajnimit për Dijebërjen e Xhubletës”, tha ai.

Kjo qendër do të shërbejë si një hapësirë ku artizanët e rinj do të mësojnë dhe ushtrojnë teknikat tradicionale të punimit të xhubletës, duke garantuar ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie të rrallë në brezat e ardhshëm.

/r.e/

The post Ngrihet në Koplik qendra e trajnimit për dijebërjen e xhubletës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ka qetësi/ Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

9 December 2024 at 09:22

Një seri tërmetesh goditën vendin El Salvador të Amerikës Qendrore. Një prej të cilëve u regjistrua me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, në jug të vendit, rreth nëntë kilometra në jugperëndim të La Union, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Autoritetet e El Salvadorit njoftuan se aktivizuan protokollet e emergjencës për shkak të tërmetit, i cili u ndje edhe në Tegucigalpa, kryeqyteti i Hondurasit fqinj, si dhe në pjesën lindore të Nikaraguas, raporton Reuters.

The post Nuk ka qetësi/ Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Meta do të ndërtojë qendrën e saj më të madhe të të dhënave në Luiziana për 10 miliardë dollarë

By: lia rda
5 December 2024 at 12:25

Kompania amerikane e teknologjisë Meta njoftoi se do të ndërtojë qendrën e saj më të madhe të të dhënave në shtetin jugor të SHBA-ve të Luizianës dhe pritet që për këtë projekt, me vlerë 10 miliardë dollarë, të punësohen 500 operativë dhe 5000 kontraktorë të përkohshëm ndërtimi.

Guvernatori republikan i Luizianës, Jeff Landry, e konsideron ndërtimin e shpallur si një lajm të shkëlqyeshëm për pjesën më pak të zhvilluar ekonomikisht të SHBA-së, ndërsa disa grupe mjedisore janë të shqetësuara se qendra e re e të dhënave do të mbështetet në lëndët djegëse fosile, shkruan AP.

Meta planifikon të investojë 200 milionë dollarë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ujore të Luizianës Verilindore për të kompensuar përdorimin e lartë të pritur të ujit dhe objekti prej 370,000 metrash katrorë pritet të hapet në vitin 2030.

Luiziana po ofron lehtësime tatimore dhe stimuj të tjerë për të tërhequr firma të mëdha teknologjike që kërkojnë vendndodhje për qendrat e të dhënave me energji intensive të nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI).

Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës beson se nuk ka qendra të mjaftueshme të të dhënave në vend për të përmbushur kërkesën në rritje për inteligjencë artificiale, pasi kërkesa për objekte të tilla pritet të rritet me nëntë për qind çdo vit deri në vitin 2030.

Kompania fillestare xAI e Elon Musk njofton gjithashtu investime të mëtejshme në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi do të zgjerojë projektin e saj të superkompjuterëve në shtetin e Tenesit, shton agjencia amerikane./abcnews.al

Qendra “Digital Roots” në Bajram Curri, hapësirë e re për të rinjtë

2 December 2024 at 15:55

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Qendra “Digital Roots” në Bajram Curri është hapësira e re për të rinjtë, të cilët përmes trajnimeve do të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën teknologjisë dhe inovacionit, njëkohësisht duke krijuar kontakt me kompanitë brenda dhe jashtë vendit për praktika mësimore dhe punësim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se kjo qendër ofron gjithashtu edhe këshillim për nismat e sipërmarrjes, duke ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në biznes.

“Kjo iniciativë, e mbështetur nga MEKI, është një shembull i përkushtimit ndaj profesionistëve të rinj dhe do të ketë përkrahje të vazhdueshme për të siguruar qëndrueshmërinë dhe suksesin e saj në vite”, theksoi ai. /j.p/

The post Qendra “Digital Roots” në Bajram Curri, hapësirë e re për të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë ‘shkund’ këtë vend, ku ishte epiqendra dhe a raportohet për vikima?

13 November 2024 at 09:07

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Filipinet mëngjesin e sotëm , sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Autoritetet lokale që paralajmëruan se do të ketë pasgoditjeve dhe vlerësuan rrezikun e dëmeve.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 124 kilometrash pranë qytetit Calatangan në provincën Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale. Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesin e vlerësimit të situatës, tha shefi i policisë së Calatangan Emil Mendoza.

The post Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë ‘shkund’ këtë vend, ku ishte epiqendra dhe a raportohet për vikima? appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

12 November 2024 at 09:17

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 00:21 pas mesnate të së martës në një zonë nënujore të Gjirit Thermaikos, pranë bregut perëndimor të Halkidikit. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, epiqendra ishte 13 km në jug-jugperëndim të Neo Moudania, Halkidiki, dhe thellësia fokale u llogarit në 16.2 km.

Zgjidhja automatike e EMSC Europiano-Mesdhetare përllogariti lëkundjen me 3.9 Rihter, thellësinë fokale të tërmetit 5 km dhe epiqendrën 28 ​​km në juglindje të Nea Kallikrateia. Sipas dëshmive të banorëve, tërmeti është ndjerë deri në Selanik.

The post Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, stacion informimi për vizitorët

4 November 2024 at 21:33

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi sot në Përmet projektin e Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se Stacioni i Informimit është menduar si porta hyrëse, oda e pritjes për mysafirët që vijnë në Parkun Kombëtar, për të qëndruar sa më gjatë, dhe eksploruar dhe përjetuar gjithë përvojat e jashtëzakonshme që ai ofron.

“Bashkëbiseduam me qytetarë, biznese, guida turistike, organizata dhe aktivistë me të cilët ndamë informacione mbi projektin e ri të rëndësishëm që pritet të nisë së shpejti pranë”, u shpreh ajo.

Projekti i kësaj qendre, produkt i një konkursi ndërkombëtar, është më shumë sesa një strehë, është arteria kryesore prej nga do të burojë gjithë informacioni për vlerat e rralla natyrore e kulturore të Parkut Kombëtar të Vjosës, si dhe e të gjithë itinerareve, që mund të përshkohen për t’i njohur nga afër këto vlera unike, siç është unike vetë Vjosa, i fundit lumë i egër në Europë.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, stacion informimi për vizitorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌