Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University

15 July 2025 at 15:45

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Në qytetin e Korçës u çel sot edicioni i ri i Korça ICT Academy & Code for Albania 2025.

100 nxënës nga e gjithë Shqipëria u përzgjodhën për pasionin dhe kuriozitetin e tyre në teknologji dhe inovacion dhe nisën kështu një udhëtim dyjavor. Përkrah tyre janë instruktorë nga Stanford University dhe nga qendra të njohura teknologjike në SHBA e Kanada, që sjellin eksperiencë, dije dhe një frymë ndërkombëtare.

Të rinjtë do të kryejnë më shumë se 80 orë trajnimi praktik, projekte reale, mentorim të dedikuar dhe punë në grup, në një program që nuk mëson vetëm kodim, por ndërton mënyrën si të rinjtë mendojnë, krijojnë dhe bashkëpunojnë.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo e cilësoi këtë aktivitet shumë më tepër sesa një shkollë verore. “Është një investim për të ardhmen, për një brez të ri të aftë, krijues dhe të përgatitur, që do të udhëheqë ndryshimin teknologjik të vendit”, u shpreh Filo. /j.p/

The post 100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shkolla Verore 2025”, kryeministri Rama: Mbi 1000 fëmijë përfshihen në një eksperiencë edukative dhe argëtuese

By: Rovena
13 July 2025 at 13:02

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale detaje mbi programin “Shkolla Verore 2025”, një iniciativë që ka përfshirë mbi 1000 fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën në një eksperiencë edukative dhe argëtuese.

Në aktivitet janë përfshirë 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, ndërsa në zbatimin e programit janë angazhuar 150 profesionistë, mësues, psikologë, oficerë sigurie dhe punonjës socialë si dhe 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet.

Sipas Kryeministrit, programi ka sjellë një gamë të gjerë aktivitetesh si art, zeje, kodim, gjuhë të huaj, sport dhe projekte krijuese, me fokus të veçantë tek pasioni për librin dhe leximi.

“Një eksperiencë edukative dhe argëtuese për më shumë se 1000 fëmijë nga klasa I-V. 10 shkolla pjesëmarrëse në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, 150 profesionistë, mësues, psikologë, oficerë sigurie dhe punonjës socialë dhe 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet të angazhuar në këtë projekt. Programi solli art, zeje, kodim, gjuhë të huaj, sport, projekte dhe mbi të gjitha pasion për librin”, ka shkruar kryeministri.

/abcnews.al

 

Shkolla verore, Rama: Mbi 1 mijë fëmijë nga klasa e I-V eksperiencë edukative dhe argëtuese

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Mbi 1 mijë fëmijë nga klasa e I-V morën pjesë në programin “Shkolla Verore 2025”, ku kaluan një eksperiencë edukative dhe argëtuese.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara nga fëmijët e shkollave pjesëmarrëse në këtë program.

“10 shkolla pjesëmarrëse në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, 150 profesionistë, mësues, psikologë, oficerë sigurie dhe punonjës socialë dhe 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet u angazhuan në këtë projekt. Programi solli art, zeje, kodim, gjuhë të huaj, sport, projekte dhe mbi të gjitha pasion për librin”, tha Rama.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Shkolla verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve, si edhe një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera.

/k.s//a.f/

The post Shkolla verore, Rama: Mbi 1 mijë fëmijë nga klasa e I-V eksperiencë edukative dhe argëtuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, siguri dhe kujdes shëndetësor për çdo vizitor

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Gjirokastra po mirëpret çdo ditë e më shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, që zgjedhin ta zbulojnë bukurinë e qytetit historik gjatë verës.

Me rritjen e turizmit, shtohet edhe përgjegjësia për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.

Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “ekipet tona mjekësore janë aty 24/7 për çdo nevojë. Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër është në funksion të plotë, ditë e natë, për të garantuar sigurinë dhe kujdesin shëndetësor për çdo vizitor”.

Almeda Kaluri, infermiere në këtë qendër shëndetësore verore tha se “është hera e parë që punoj në këtë qendër sikurse është hera e parë që kjo qendër është hapur në qytetin e Gjirokastrës kryesisht në zonën turistike dhe kalaja”.

“Këto ditë jemi hasur me raste të tilla si hipertension, pickime nga insektet dhe dehidratimi. Kemi dhënë ndihmën tonë të parë dhe patjetër këshillat që janë kryesorja. Këshillat tona për turistët sidomos për moshat e treta dhe gratë shtatzëna është të shmangin daljen në pikun e vapës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje”, tha Kaluri.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

1 nga 2

/k.s//a.f/

 

The post Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, siguri dhe kujdes shëndetësor për çdo vizitor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Qendrat shëndetësore verore, pika kyçe ndihme për mijëra qytetarë vendas dhe të huaj

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Gjatë sezonit turistik veror nga veriu në jug janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore për të garantuar shërbim mjekësor për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Qendra shëndetësore verore në Shëngjin ndodhet në një nga plazhet më të frekuentuara të sezonit, e dedikuar për të ofruar kujdes dhe ndihmë të menjëhershme në çdo rast urgjence shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna e përditshme e mjekëve dhe infermierëve të kësaj qendre, ndaj pushuesve, por jo vetëm, që kanë nevojë për përkujdes mjekësor.

“Çdo ditë pranë pushuesve, në çdo cep të bregdetit, në këto ditë të nxehta vere. Qendrat Shëndetësore Verore, të hapura 24/7, po shërbejnë si pika kyçe ndihme për mijëra qytetarë vendas dhe të huaj që kanë nevojë për kujdes shëndetësor gjatë pushimeve”, tha Rama.

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në datën 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/k.s/j.p/

 

The post Rama: Qendrat shëndetësore verore, pika kyçe ndihme për mijëra qytetarë vendas dhe të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Mbi 1 mijë nxënës përfunduan shkollën verore

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Mbi 1 mijë nxënës nga 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës përfunduan me sukses programin pilot të shkollës verore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale momente nga  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij programi pilot.

“Falë përkushtimit të 150 mësuesve, punonjësve psiko-socialë, koordinatorëve dhe oficerëve të sigurisë, si dhe 100 të rinjve vullnetarë, fëmijët për dy javë u angazhuan në aktivitete edukative dhe argëtuese në art, sport, lexim, projekte të ndryshme, si dhe krijuan miqësi të reja e kujtime të bukura”, tha Manastirliu.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Shkolla verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve, si edhe një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera.

/k.s/j.p/

The post Manastirliu: Mbi 1 mijë nxënës përfunduan shkollën verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, në gatishmëri për pushuesit

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Qendra Shëndetësore Verore në Palasë është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna e përditshme e mjekëve dhe infermierëve të kësaj qendre, ndaj pushuesve por jo vetëm që kanë nevojë për përkujdes mjekësor.

“Në bregdetin e bukur të Palasës, ku vera sjell mijëra pushues, Qendra Shëndetësore Verore është në gatishmëri çdo ditë për të ofruar ndihmë të parë dhe këshilla mjekësore”, shkruan Rama.

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kujdesen për veten duke zbatuar disa këshilla si: të pijnë shumë ujë, të qëndrojnë në hije kur dielli është i fortë, të përdorin krem mbrojtës dhe të zgjedhin ushqime të lehta.

Doktoresha Denada Mulaj, e cila punon në këtë qendër për të tretin vit radhazi, tregon se gjatë verës janë të zakonshme rastet me djegie nga dielli, reaksione alergjike, pickime nga insektet dhe plagë të ndryshme që ndodhin gjatë aktiviteteve fizike.

Mulaj thekson rëndësinë e mosekspozimit në pikun e ditës ku temperaturat janë të larta, ndërsa u bën thirrje pushuesve të konsumojnë sa më shumë ujë, të qëndrojnë në hije gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të mbrojnë lëkurën me krem mbrojtës.

Sipas saj, shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell sidomos në pikun e vapës është thelbësore për të ruajtur shëndetin.

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në garantimin e një vere të sigurt për të gjithë ata që zgjedhin rivierën shqiptare për pushimet e tyre, duke ofruar jo vetëm trajtim mjekësor por edhe ndërgjegjësim për kujdesin ndaj rreziqeve të stinës.

/k.s/j.p/

The post Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, në gatishmëri për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në kalanë e Gjirokastrës

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në zonat turistike me fluks të lartë vizitorësh dhe pushuesish, siç është edhe kalaja e Gjirokastrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se “ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë jo vetëm përgjatë vijës bregdetare, por edhe në zona të tjera turistike, si kalaja e Gjirokastrës, ku fluksi i vizitorëve është i lartë”.

“Tendat Shëndetësore Verore janë aty për të ofruar ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm, që pushimet tuaja të jenë të sigurta, pa shqetësime shëndetësore”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

Në vetëm një muaj pas hapjes, 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit dhe zonave turistike.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Nga tenda shëndetësore verore në kalanë e Gjirokastrës
1 nga 11

/e.i//r.e/

The post Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në kalanë e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Shkolla verore “Lasgush Poradeci”, kujtime të paharrueshme për fëmijët

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Shkolla verore është projekti pilot që po zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Në ditët e fundit të këtij projekti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka përcjellë mesazhet e nxënësve të shkollës “Lasgush Poradeci” që po shijojnë ditët e fundit të shkollës verore, duke krijuar kujtime të paharrueshme për ta.

Nxënësit shprehin falënderimet e tyre për dy javët e angazhimit në shkollën verore të “Lasgush Poradecit”, ku janë përfshirë në aktivitete të ndryshme zbavitëse dhe edukuese, si art, zeje, pikturë, muzikë etj.

Gjithashtu, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu falënderoi ditën e djeshme edhe mësuesit, punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë që u angazhuan për një periudhë dyjavore në projektin pilot të shkollave verore në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Manastirliu tha se “mbi 150 mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë e kthyen shkollën verore në një hapësirë argëtimi e kujdesi përmbi një mijë fëmijë në të gjithë vendin që me shumë dëshirë u bënë pjesë e këtij programi të ri”.

Ministrja Manastirliu i falënderoi të gjithë ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

/e.i/j.p/

 

The post Manastirliu: Shkolla verore “Lasgush Poradeci”, kujtime të paharrueshme për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka falënderuar mësuesit, punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë që u angazhuan për një periudhë dyjavore në projektin pilot të shkollave verore në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Manastirliu tha se “mbi 150 mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë e kthyen shkollën verore në një hapësirë argëtimi e kujdesi për mbi 1 mijë fëmijë në të gjithë vendin që me shumë dëshirë u bënë pjesë e këtij programi të ri”.

Ministrja Manastirliu i falënderoi të gjithë ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Shkolla verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve, si edhe një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera.

Nga projekti pilot i shkollave verorë në Tiranë, Kamzë dhe Durrës
1 nga 16

/e.i//r.e/

The post Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Mbi 12 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Në vetëm një muaj pas hapjes 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit dhe zonave turistike.

Shifra u bë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

“Prej tyre 12 410 qytetarëve, 9,067 janë shtetas shqiptarë dhe 3,343 turistë të huaj. Ekipet tona mjekësore janë në gatishmëri 24/7, gati për çdo urgjencë apo shqetësim shëndetësor, që pushimet të jenë të sigurta dhe të qeta për të gjithë”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se kujdesi shëndetësor është më pranë qytetarëve kudo ku ata kalojnë verën.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë  36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

/k.s/j.p/

The post Koçiu: Mbi 12 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Qendra shëndetësore verore në Theth, në gatishmëri për pushuesit vendas dhe të huaj

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Turistët vendas e të huaj që vizitojnë Thethin kanë në gatishmëri qendrën shëndetësore verore ku mund të marrin shërbim në rast nevoje.

Kryeministri Edi Rama tha sot në një postim në rrjetet sociale se qendra shëndetësore verore në Theth ofron shërbim 24/7 për çdo rast urgjence shëndetësore.

“Në zemër të Thethit, aty ku natyra është magjike dhe ajri i pastër, ndodhet qendra shëndetësore verore, në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se qendra është e pajisur për të përballuar urgjencat dhe ofron shërbim falas 24/7 gjatë gjithë sezonit veror.

Infermierja e qendrës shëndetësore verore në Theth shprehet se “shërbimi është non stop 24 orë. Shërbimet që kryhen më së shumti janë, nga pickimet e gjarprit, pickimet nga insektet, matjet e tensionit”.

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/k.s/j.p/

The post Rama: Qendra shëndetësore verore në Theth, në gatishmëri për pushuesit vendas dhe të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Theth në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se qendra shëndetësore verore në Theth ofron shërbim 24/7 për çdo rast urgjence shëndetësore.

“Në zemër të Thethit, aty ku natyra është magjike dhe ajri i pastër, ndodhet Qendra Shëndetësore Verore, në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj. Qendra është e pajisur për të përballuar urgjencat dhe ofron shërbim falas 24/7 gjatë gjithë sezonit veror”, shkruan Koçiu, në rrjetin social Facebook.

Koçiu nënvizon më tej se “në Theth, kujdesemi që pushimet tuaja të jenë të sigurta, të qeta dhe pa shqetësime”.

Infermierja e qendrës shëndetësore verore në Theth shprehet se “shërbimi është non stop 24 orë. Shërbimet që kryhen më së shumti janë, nga pickimet e gjarprit, pickimet nga insektet, matjet e tensionit”.

Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/m.q//r.e/

The post Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Theth në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi për 23-vjeçarin nga Ferizaj

28 June 2025 at 17:32

Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale./Top Channel

The post Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi për 23-vjeçarin nga Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Manastirliu: Nxënësit e shkollës “Kosova” po e shijojnë verën në mënyrën më të bukur

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën në 10 shkolla të vendit po ndjekin programin “Shkolla verore”, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot nxënësit e shkollës “Kosova” në Tiranë, ku bisedoi me ta lidhur me aktivitetet që zhvillojnë.

“Sot me fëmijët e shkollës “Kosova”, të cilët po e shijojnë verën në mënyrën më të bukur në shkollën verore, duke mësuar, krijuar dhe luajtur, nga punët me dorë që nxisin kreativitetin, te loja e shahut që zhvillon logjikën, e deri tek aktivitetet zbavitëse që ndërtojnë miqësi të reja”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se “qëllimi i Shkollës Verore është që fëmijët të bëhen bashkë me njëri-tjetrin, të socializohen, të mësojnë përmes lojës, të përfshihen në klube dhe në aktivitete që zhvillojnë klubet. I bëjnë fëmijët të ndihen edhe shumë pranë njëri-tjetrit, por edhe të mësojnë në mënyrë praktike ato që mësojnë në teori gjatë shkollës”.

Shkolla Verore zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale.

Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Nga ky program përfitojnë 1000 fëmijë, ndërsa janë angazhuar 100 të rinj nga gjimnazet e Tiranës, 50 mësues, si dhe oficerë sigurie, punonjës socialë, psikologë dhe infermierë.

/k.s//r.e//a.f/

The post Manastirliu: Nxënësit e shkollës “Kosova” po e shijojnë verën në mënyrën më të bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra Shëndetësore Verore në Pogradec, garanci më shumë për pushime të qeta

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Prej vitesh në Pogradec për të përballur fluksin e shtuar të turistëve gjatë verës funksionon Qendra Shëndetësore Verore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna e mjekëve dhe infermierëve që ofrojnë kujdes shëndetësor për qytetarët dhe pushuesit.

“Edhe këtë sezon, në Qendrën Shëndetësore Verore mjekët dhe infermierët janë çdo ditë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm për çdo rast urgjence apo shqetësimi shëndetësor që mund të kenë pushuesit”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ky shërbim është një garanci më shumë për pushime të qeta dhe të sigurta për të gjithë ata që zgjedhin Pogradecin si destinacionin e tyre veror”.

Elona Katiraj, drejtoreshë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Pogradec, tha se “kjo qendër është e hapur 24 orë në 7 ditë të javës”.

Mjekja Luiza Zotaj tha se “problemet janë nga më të ndryshmet , si helmime, viroza, pickime nga insektet, probleme e tensionet etj”.

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/k.s/j.p/

The post Qendra Shëndetësore Verore në Pogradec, garanci më shumë për pushime të qeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkolla Verore në Horizon School po afron, regjistro tani fëmijën tënd!

24 June 2025 at 09:36

Në verë fëmijët kanë nevojë për më shumë se vetëm pushim. Ata kanë nevojë për liri, për përjetime të reja, për mundësi që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe për një mjedis që i mbështet në mënyrë të natyrshme dhe frymëzuese.

Kjo është pikërisht ajo që ofron Shkolla Verore e Horizon School, një përvojë që nuk është vetëm argëtim, por edhe një formë e zgjuar e edukimit.

Programi zhvillohet nga data 30 qershor deri më 11 korrik dhe është i dedikuar për fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç. Në këtë periudhë dyjavore fëmijët angazhohen çdo ditë në aktivitete të menduara me kujdes, që kombinojnë lojën, kreativitetin, dijen dhe bashkëpunimin.

Shkolla Verore e Horizon School organizohet në një ambient të sigurt dhe të ngrohtë, ku çdo fëmijë ndihet i mirëpritur dhe i motivuar të eksplorojë botën që e rrethon.

Si shkollë e akredituar ndërkombëtarisht nga Cambridge International Education, Horizon School ka standarde të larta të cilat i reflekton edhe në programin veror.

Çfarë i pret fëmijët këtë verë?

Gjatë programit tonë veror, fëmijët do të kenë mundësi të përfshihen në një gamë të gjerë aktivitetesh edukative, krijuese dhe sportive, të dizajnuara për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të krijuar përvoja të paharrueshme:

🐎 Kalërim: përjetimi i lidhjes me natyrën dhe kafshët në mënyrë të sigurt dhe të strukturuar;

🎾 Tenis:  zhvillimi i koordinimit, refleksit dhe ndjenjës sportive;

🏹 Shigjetari: fokus, përqendrim dhe kontroll i lëvizjes;

🛶 Kajak: aventurë dhe argëtim në ujë, me masa të plota sigurie;

🧗 Ngjitje (Climbing): ndërtimi i vetëbesimit dhe forcës fizike përmes sfidave në natyrë;

🏊 Not: mësim bazik dhe përmirësim teknik në bashkëpunim me profesionistë;

🏺 Poçari: krijimtari dhe punë me dorë përmes artit tradicional me dhe;

🎨 Pikturë: shprehje artistike dhe zhvillim i imagjinatës;

💦 Water Games: lojëra uji për freski, argëtim dhe bashkëpunim;

🧪 Eksperimente shkencore: zbulim i botës përmes shkencës në mënyrë praktike dhe tërheqëse;

⚙ STEAM aktivitete: integrim i shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, artit dhe matematikës në projekte praktike;

💻 Kodim & Programim: hapat e parë në teknologji dhe mendim logjik përmes lojërave educative;

Por mbi të gjitha, çdo aktivitet është menduar që fëmijët të ndihen të lirë të jenë vetvetja, të provojnë, të gabojnë, të mësojnë dhe të rriten në mënyrë të natyrshme dhe pa presion.

Afati i regjistrimit është më 27 qershor dhe vendet janë të kufizuara

Kjo është thirrja e fundit për të gjithë prindërit që duan më shumë për fëmijët e tyre gjatë pushimeve verore. Shkolla Verore e Horizon School nuk është thjesht një program kalimtar, është një përvojë e qëndrueshme që i jep fëmijës tuaj më shumë vetëbesim, më shumë aftësi sociale dhe një fillim të fuqishëm për vitin e ri shkollor.

Në një kohë kur gjithçka zhvillohet me shpejtësi, dhuroni fëmijës tuaj diçka që mbetet, kujtime të bukura, përvojë të pasur dhe një verë që i mëson e argëton dhe i rrit.

Afati i fundit për regjistrim është 27 qershor 2025.

Për më shumë informata, kontaktoni në: 

Numrin e telefonit: +383 48 153 153

Email: info@horizonschool-ks.com

Regjistrohu KËTU

Horizon School- Verë me horizonte të reja të dijes!

The post Shkolla Verore në Horizon School po afron, regjistro tani fëmijën tënd! appeared first on Telegrafi.

Manastirliu: 100 të rinj vullnetarë pjesë e shkollës verore

By: Kult Plus
22 June 2025 at 18:55

100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës, Durrësit dhe Kamzës janë bërë pjesë e shkollave verore, të cilat po pilotohen në 10 shkolla në këto bashki.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale dëshmitë e disa prej vullnetareve të angazhuara në këtë program të cilat tregojnë se sa u shërben kjo eksperiencë e re.

“Duke u kujdesur për më të vegjlit dhe duke i udhëhequr në aktivitete artistike, sportive e kulturore, ndërsa vetë marrin një përvojë që do t’u vlejë gjithë jetën”, u shpreh Manastirliu.

Shkolla verore nisi më 16 qershor për nxënësit e klasave I-V për një periudhë dyjavore.

Këtë vit shkolla verore pilotohet për herë të parë për 1 mijë nxënës, të cilët do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla.

Shkollat ku po pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës./ KultPlus.com

Hapen shkollat verore/ Projekt pilot për herë të parë në arsimin publik

22 June 2025 at 13:36

SHQIPËRI– Shkolla ka mbaruar, por rreth 100 nxënës të arsimit fillor në 10 institucione publike, 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës janë kthyer në klasa.

Ata po ndjekin shkollën verore.

Projekti pilot që zhvillohet për herë të parë në vend ka nisur me 16 qershor dhe do të zgjasë dy javë.

Mësuesit tregojnë se çfarë do të bëjnë fëmijët pa libra dhe pa detyra.

Fëmijëve iu është kërkuar të mos marrin ushqim nga shtëpia pasi do tu sigurohet nga shkolla verore. Shumë prindër presin që ky shërbim të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit  për t’u ofruar  fëmijëve argëtim në ditët e  verës.

Por si janë përzgjedhur fëmijët  pjesëmarrës?

Këtë vit nga ky program përfitojnë rreth 1 mijë fëmijë. Në shkollat verore janë angazhuar 150 mësues, oficerë sigurie e punonjës social. Ndërkohë që 100 gjimnazistë ndihmojnë si vullnetar./abcnews.al

Manastirliu: 100 të rinj vullnetarë pjesë e shkollës verore

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës, Durrësit dhe Kamzës janë bërë pjesë e shkollave verore, të cilat po pilotohen në 10 shkolla në këto bashki.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale dëshmitë e disa prej vullnetareve të angazhuara në këtë program të cilat tregojnë se sa u shërben kjo eksperiencë e re.

“Duke u kujdesur për më të vegjlit dhe duke i udhëhequr në aktivitete artistike, sportive e kulturore, ndërsa vetë marrin një përvojë që do t’u vlejë gjithë jetën”, u shpreh Manastirliu.

Shkolla verore nisi më 16 qershor për nxënësit e klasave I-V për një periudhë dyjavore.

Këtë vit shkolla verore pilotohet për herë të parë për 1 mijë nxënës, të cilët do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla.

Shkollat ku po pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.

/m.m//r.e/

The post Manastirliu: 100 të rinj vullnetarë pjesë e shkollës verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌