Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama vuri theksin edhe tek domosdoshmëria për t’u marrë seriozisht me mbetjet e fshatit edhe për të ndryshuar seriozisht menaxhimin edhe të mbetjeve të fshatit duke marrë shembullin e Cërrikut.

“Kemi edhe shembullin e Roskovecit, që nuk është tamam si ai i Cërrikut, se nuk është plotësisht i suksesshëm, por që prapë është një shembull që duhet marrë, në mënyrë që të ndryshojë situata me mbetjet. Se do jetë një problem shumë i madh. Shumë shumë i madh. E dëgjuat në paraqitjen që bëri Majlinda. Do të jetë një problem që do vazhdojë edhe pas anëtarësimit”, theksoi Rama.

Kështu që, shtoi kryeministri, “na duhet patjetër që paralelisht me krijimin e operatorit të trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar për sa i përket gjithë atyre 200 depozitimeve, landfilleve, inceneratorëve, për të pasur një gjë të koordinuar, të qendërzuar, të filloni të punoni nëpër bashki për ndarjen në burim, për riciklimin, për ripërdorimin. Se nuk mund të jetë kjo histori hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe pastaj merr gjysmën e plehrave ҫoi në vend-depozitim edhe gjysmën tjetër lëri që të presin gjysmën që vjen të nesërmen që mbulon prapë kazanët e plehrave”.

Kjo, tha Rama, “është një pjesë jashtëzakonisht sfiduese e kalimit nga fshati në qytet. Në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në aspektin e përkatësisë europiane”.

“Nuk mund të jemi një vend i BE-së me plehrat që gjysma mblidhen edhe hidhen të pandara dhe pa asnjë riciklim diku dhe gjysma tjetër lihen të kalben nëpër rrugë”, nënvizoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë evidentoi Beratin, i cili tha ai, “ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi. Edhe ajo duhet parë se nuk është ndonjë shkencë shumë e madhe”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

By: user 6
10 July 2025 at 21:31

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend. Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.

Dhoma tha në një deklaratë për shtyp se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit.

“Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj. Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut. 

Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.

Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje” – thuhet në deklaratë. /LAPSI.al 

The post Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen appeared first on Lapsi.al.

“Eco-Elb” e Leli Kajës nën hetim, u vihet sërish zjarri mbetjeve te inceneratori i Elbasanit

1 July 2025 at 17:55

Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e kësaj të marte në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, i cili është jofunksional dhe mbetjet janë bërë mal. Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi në malet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale, teksa flakët e mëdha shoqërohen me shtëllunga të dendura tymi […]

The post “Eco-Elb” e Leli Kajës nën hetim, u vihet sërish zjarri mbetjeve te inceneratori i Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen

By: Oldi
19 June 2025 at 11:46

Fusha e mbetjeve në periferi të Vlorës u përfshi sërish nga flakëtmesditën e sotme duke krijuar një re të dendur tymi, në kulmin e sezonit turistik. Gjatë këtij muaji kjo është hera e tretë që zjarri ka rënë në këtë zonë. Si pasojë tymi i zi, është përhapur në të gjithë qytetin “turistik” që propagandohet […]

The post Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen appeared first on BoldNews.al.

Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

By: fra nc
7 June 2025 at 13:13

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.

I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.

Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.

Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.

Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.

The post Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve appeared first on Euronews Albania.

Mali me mbetje në Sharrë/ Rama: Duhet të konfiskohet inceneratori që të vijojmë me investimet

5 May 2025 at 22:49

Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” është përgjigjur edhe në lidhje me akuzat për aferën e inceratorëve. Rama tha se milionat e eurove janë paguar vetëm për shërbimin dhe sipas tij, nuk janë as 400 milion euro apo 150 milion. Në lidhje me situatën kritike tek landfilli i Sharrës ku nuk ka fare […]

The post Mali me mbetje në Sharrë/ Rama: Duhet të konfiskohet inceneratori që të vijojmë me investimet appeared first on BoldNews.al.

Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet

By: user 11
23 April 2025 at 09:13

Integrated Energy BV SPV shpk, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore si rezultat i zgjerimit të kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane pasi është ezauruar kapaciteti i qelizës aktuale.

Në një dokument të paraqitur pranë autoriteteve kompania pranon se “për shkak të volumit të mbetjeve të depozituara në landfillin e mbetjeve urbane (pas procesit te selektimit dhe presimit të tyre), ky landfill është drejt përfundimit të fazës së operimit dhe do të nisë faza e kapsulimit të kësaj qelize”.

Kompania sqaron se në mënyrë që të vijohet me menaxhimin e mbetjeve urbane të qarkut Tiranë dhe qarkut Durrës, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k. propozon që depozitimi i mbetjeve urbane të vijojë në qelizën shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane të pajisur me Leje Mjedisi te tipit A, pra për zgjerimin e kapacitetit të landfillit ekzistues të mbetjeve urbane.

“Sipërfaqja e landfillit ekzistues të mbetjeve urbane: 17913 m2. Sipërfaqja e qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 35415.1 m2. Siperfaqja totale (qeliza ekzistuese + qeliza shtese) që do të përfshihet tek leja e mjedisit e rishikuar: 53328.1 m2. Kapaciteti i qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 28.728 ton mbetje/ ditë” thuhet në dokument.

Aktualisht kompania që ka nën administrim kontratën e koncesionit për Inceneratorin e Tiranës është nën sekuestro dhe prej kohësh tashmë administrohet nga një administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Ky vendim erdhi pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kontratën 128 milionë euro ku për disa vite u zhvilluan hetime që rezultuan në dhjetor 2023 me lëshimin e 15 masave të sigurisë për persona të ndryshëm të përfshirë në aferën e Inceneratorit.

Pjesë e hetimit ishte dhënia e bonusit për kompaninë që fitoi të drejtën koncesionare dhe paqartësia e kostove, përfshirja e ryshfetit si dhe të dhëna fiktive lidhur me studimin e fizibilitetit për këtë projekt. SPAK kërkoi për ish-ministrin Lefter Koka 4 vite burg dhe po kaq edhe për katër anëtarë të tjerë të komisionit. Ndërkohë që për tre persona të tjerë kërkoi dënimin me 2 vjet./ Monitor

The post Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet appeared first on Lapsi.al.

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

30 March 2025 at 09:10

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve. Atë vit Kombet e Bashkuara u përqëndruan tek ndotja prej plastikës. Ndërsa për 2025-ën, tema e kësaj dite është “Drejt zero mbetjeve në fushën e modës dhe tekstilit”.

Çdo vit, sektori i tekstilit prodhon 2-8 % të emetimeve globale të gazeve serrë dhe përdor 215 trilion litra ujë, ekuivalenti i 86 milionë pishinave të përmasave olimpike.

Ekspertët bëjnë thirrje që të dyfishohet numrit i herëve që veshim një veshje të caktuar, dhe kjo do të sillte një reduktim të gazeve serrë me 44%.

Është llogaritur se mbetjet e ngurta bashkiake të krijuara në një vit do të mbështillnin globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake do të arrijë në 3.8 miliardë tonë në vit, deri në 2050-ën.

Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

The post Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trashëgimia e helmuar e qytetit të çeliktë të Shqipërisë

26 March 2025 at 18:17

Dikur krenaria e regjimit komunist të Shqipërisë, kompleksi gjigant i metaleve të Elbasanit është tani një nga vendet më të ndotura në Ballkan, i ngarkuar me qindra mijëra tonë mbetje, shumica e tyre të rrezikshme. Nga Briseida Mema – AFP E ndërtuar në vitet 1970 me ndihmën kineze, kantieri i madh “Çeliku i Partisë” dikur […]

The post Trashëgimia e helmuar e qytetit të çeliktë të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Skandali me mbetjet e spitalit të Vlorës/ Denoncimi i Lapajt: Hidhen te fusha “Europiane” (VIDEO)

25 March 2025 at 18:30

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale situatën me menaxhimin e mbetjeve spitalore në qytetin e Vlorës. Në pamjet e publikuara nga Lapaj, shfaqen doreza, maska dhe sende të tjera mjekësore të përdorura, të cilat nuk janë asgjësuar sipas rregullave, duke përbërë një rrezik serioz për shëndetin e […]

The post Skandali me mbetjet e spitalit të Vlorës/ Denoncimi i Lapajt: Hidhen te fusha “Europiane” (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Nga mbeturinat te djegia: Durrësi përballë krizës së mbetjeve

12 March 2025 at 14:38

Problemi i menaxhimit të mbetjeve është një nga shqetësimet e banorëve të Durrësit, sidomos në zonat rurale. Një pyetësor i kryer nga Faktoje.al tregon se banorë të qytetit bregdetar janë të shqetësuar për mungesën e infrastrukturës dhe djegien e mbetjeve. Bashkia e Durrësit e mohon këtë fenomen. Ekspertët e mjedisit thonë se fondet e destinuara për pastrimin e qyteteve nuk përdoren siç duhet.

Çështja e menaxhimit të mbetjeve është një nga problemet kryesore për banorët e Durrësit. Përmes një pyetësori të publikuar përmes platformës ECR, Faktoje.al komunikoi me dhjetëra qytetarë, ku 31% e tyre që shfaqnin shqetësime në lidhje me mbetjet jetonin në Durrës.

Banorët e Durrësit, kryesisht zonës së Sukthit theksojnë se situata është shqetësuese në disa aspekte, që nga djegia e mbetjeve, mungesa e koshave e deri te mbeturinat përreth koshave.

“Mbeturinat nuk hiqen rregullisht, nuk ka kosha mjaftueshëm, vijnë erë të keqe, ndotin ambientin, ka kafshë përreth tyre”, tregon Moza.

Sipas qytetarëve mbetjet digjen kryesisht gjatë pasdites ose në darkë vonë.

“Këtu në Sukth digjen pas orës 7 pasdite”, shton ajo.

Drita, një tjetër banore e Sukthit shkruan në pyetësorin e Faktoje.al se rrugët në fshatin e saj janë të mbuluara nga mbetjet. Më tej, ajo thotë se në zonën ku jeton digjen mbetjet dhe kjo ndodh rreth mesnatës.

“Nëpër rrugët e lagjeve dhe pranë koshave të mbeturinave gjenden mbeturina në të dy anët e rrugëve. Nuk e kuptoj pse kjo ndodh në fshatin tonë e më tej? Ka patur raste që i ndiznin pas darke, nga ora 11 e natës”, tregon Drita.

E njëjta situatë edhe në Hamallaj ku banorët thonë se plehrat digjen pasi errësohet rreth orës 18.30.

Mirëpo, ndryshe nga çfarë deklarojnë banorët, Bashkia e Durrësit e mohon që mbetjet digjen në territorin e kësaj Bashkie.

“Nuk ekziston djegie e mbetjeve urbane në territorin që mbulon Bashkia e Durrësit”, thuhet në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni.

I pyetur nga Faktoje.al, eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka thotë se problemet më të theksuara me mbetjet shfaqen në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri dhe Elbasani.

“Mirëpo, të mos harrojmë se abuzimet më të mëdha në këtë sektor kryhen nga bashki të vogla si Koplik, Laç, Pukë, Dimal etj”, thekson Gjoka.

Ai shton se situata e mbetjeve në Shqipëri është tepër problematike, pavarësisht reformave të shpallura dhe strategjive të prezantuara në 3 dekadat e fundit nga institucionet shtetërore apo ato lokale.

“Në shumë raste, mbetjet hidhen në mënyrë të pakontrolluar në lumenj, natyrë apo zona të hapura, duke krijuar jo vetëm ndotje të mjedisit, por edhe rreziqe serioze për shëndetin publik”, nënvizon Gjoka.

Eksperti rendit edhe shkaqet kryesore që ndikojnë në një situatë të dobët me menaxhimin e mbetjeve.

“Mungesa e investimeve dhe infrastrukturës, shumë bashki nuk kanë impiante të duhura për trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve; Keqmenaxhimi dhe korrupsioni; Mungesa e një sistemi të riciklimit; Turizmi masiv: Në qytetet bregdetare, sidomos gjatë sezonit veror, fluksi i lartë i vizitorëve rrit ndjeshëm sasinë e mbetjeve; Mungesa e kontrollit; Mungesa e pastrimit të rregullt; Vend-depozitimet e paligjshme dhe ndotja; Infrastruktura e dobët për grumbullimin e mbetjeve; Korrupsioni dhe keqmenaxhimi – Fondet e destinuara për pastrimin e qyteteve nuk përdoren siç duhet, dhe mungesa e transparencës bën që problematika të mos adresohet seriozisht”, argumenton eksperti i mjedisit.

Bashkia e Durrësit bën të ditur zyrtarisht për Faktoje.al se mbetjet e qytetit bregdetar depozitohen në Landfillin e Sharrës.

“Çmimi për njësi është 3,518.86 Lek /ton pa TVSH. Sasitë e evadimit të mbetjeve përgjatë cdo muaji, për të cilët kryen pagesat janë të ndryshueshme në varësi të evadimit të mbetjeve urbane çdo muaj. Sasia e mbetjeve urbane te gjeneruara gjatë vitit 2024 si Bashki, të depozituara në Landfillin e Sharrës Tiranë është 67 564.60 ton/vit”, thekson Bashkia e Durrësit.

Situata në Landfillin e Sharrës

Në një artikull të publikuar në fund të muajit janarit të këtij viti, Faktoje.al raportoi se Landfilli i Sharrës është ezauruar tërësisht në kapacitetin e tij përpunues të mbetjeve, duke ngritur shqetësimin zyrtarisht tek institucionet lokale dhe qendrore, specifikisht në Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.

Mirëpo, e pyetur në lidhje me këtë situatë, Bashkia e Tiranës nuk i është përgjigjur ende kërkesës sonë për informacion.

Ndërkohë, Bashkia e Durrës sqaron se: “Nuk kemi pasur shqetësime për depozitimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës, as nuk kemi dijeni se Landfilli është duke u mbushur për mungesë kapaciteti mbajtës. Nuk kemi pasur raste të refuzimit të mbetjeve nga koncesionari, mbasi kemi qenë korrekt me likujdimin e situacioneve, sipas Akt-Marrveshjes së lidhur midis palëve”.

Faktoje.al nga burime brenda impiantit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë mësoi se sasia e mbetjeve që vijnë nga bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kavajë është e madhe, rreth 700 ton në ditë, dhe u është dashur t’i mbajnë disa ditë mbetjet në terren të hapur, deri në momentin që kanë krijuar zona të tjera.

Të njëjtat burime konfirmojnë se prej tre muajsh po operohet me mbivendosje të mbetjeve. Sipas tyre, kjo nënkupton se zonat e konsideruara “tampon” (të mbyllura), rihapen sërish dhe groposen mbetjet organike, pasi është bërë më parë trajtimi i mbetjeve bruto, duke ndarë materialet e riciklueshme, kryesisht plastikë. 

Kompania është në emergjencë të plotë për shkak se vaskat e trajtimit të mbetjeve janë ezauruar duke ulur kapacitetin përpunues për shkak të mungesës së ambienteve. Vetë impianti është ndërtuar në atë mënyrë që trajtimi në këtë formë (ndarje e mbetjeve të riciklueshme dhe më pas groposje në vaska) të vijojë për një periudhë gjashtë vjeçare, sepse më pas presupozohej se do të vihej në funksion “inceneratori i ri”, i cili nuk ekziston. 

Raporti i KLSH-së: 30% e buxhetit të Bashkisë Durrës shkon për menaxhimin e mbetjeve

Ndërkohë, një raport i KLSH për periudhën 2020-2023, publikuar në gusht të 2024 thekson se: “Bashkia Durrës gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e faktit se, Bashkia Durrës nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit”

Më tej, në këtë raport thuhet se 30% e buxhetit të Bashkisë Durrës shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane. 

“Megjithatë edhe nëse do të arrihej mbledhja e tyre në nivelin 100 %, përsëri nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet totale për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë bashki. Arsyeja kryesore e mos mbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i venddepozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën që zë menaxhimi i mbetjeve në buxhetin total të bashkisë. Rreth 1/3 ose rreth 30 % e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërkohë që referuar Kombeve të Bashkuara ky tregues duhet të jetë në nivelet 3-15 %”, nënvizon raporti.

The post Nga mbeturinat te djegia: Durrësi përballë krizës së mbetjeve appeared first on Faktoje.al.

Brenda “mbretërisë së plehrave”, pamje ekskluzive të “katastrofës” mjedisore në landfillin Elbasan

6 March 2025 at 15:20

Nga Boldnews Të hysh në një landfill mbeturinash, natyrisht, nuk mund të shpresosh që të ndihesh aromë trëndafilash. Megjithatë, kutërbimi që ndihet që në portat hyrëse të landfillit të Elbasanit, të pozicionuara disa qindra metra larg fushës së mbetjeve, është një parathënie se brendësia mund të përshkruhet vetëm si situatë katastrofike mjedisore. Landfilli dhe inceneratori […]

The post Brenda “mbretërisë së plehrave”, pamje ekskluzive të “katastrofës” mjedisore në landfillin Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

6 March 2025 at 07:38

Nga Boldnews.al Në 9 nëntor të vitit 2024, fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga flakë të mëdha, ndërkohë që tymi toksik u shpërnda në të gjithë qytetin. Banorët e zonës, tashmë të dorëzuar përballë kësaj situate të rëndë, deklaruan për mediat se zjarret në landfillin e menaxhuar nga “Eco-Elb” tashmë janë bërë perodike, […]

The post Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

By: V K
26 February 2025 at 11:52

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së një sistemi efikas riciklimi.

Në lagjet e reja të Durrësit, në periferi të Tiranës dhe në rrugicat e Sukthit, pirgjet me mbeturina grumbullohen si dëshmi të një problemi që askush nuk duket i gatshëm ta zgjidhë.

Kosha të tejmbushur, qese plastike që fluturojnë nga era dhe një re tymi që shpërndahet në ajër pasditeve – kjo është panorama e përditshme për shumë banorë.

“Mbeturinat nuk hiqen rregullisht, nuk ka kosha të mjaftueshëm, vijnë erë të keqe, ndotin ambientin dhe ka kafshë përreth tyre”, thotë Moza, një grua në të pesëdhjetat, e cila jeton në një lagje të Durrësit.

Në Sukth, Drita, një grua e moshuar, ka vënë re një ritual të përsëritur: pas orës pesë të pasdites, dikush ndez një zjarr. Mbetjet digjen, duke krijuar një tym të zi që mbush qiellin mbi shtëpitë njëkatëshe.

Më në veri, në periferi të Tiranës, Shpëtimi, i cili prej vitesh ka parë lumin që rrjedh pranë shtëpisë së tij të mbushet me shishe plastike dhe mbeturina të tjera, ka një shpjegim të thjeshtë: “Duke qenë se jetojmë në zonë rurale, jo e gjithë zona është e mbuluar me kosha mbeturinash”, thotë ai, ndërsa shton se “kjo bën që një pjesë e banorëve t’i hedhin mbetjet në lumë, përrenj dhe venddepozitime të tjera të paligjshme”.

Problemi i mbetjeve në Shqipëri nuk është vetëm estetik. Ai është një përzierje e mungesës së infrastrukturës, indiferencës institucionale dhe praktikave të papërshtatshme të menaxhimit të mbetjeve.

“Menaxhimi i mbetjeve karakterizohet nga mungesa e një sistemi efikas të ndarjes në burim, riciklimit, venddepozitimeve të mbingarkuara – shumica prej tyre jashtë çdo kriteri apo standardi operimi, si edhe një situatë higjeno-sanitare tepër shqetësuese,” shprehet eksperti i mjedisit Redion Gjoka. “Pa harruar edhe mungesën e transparencës në mënyrën se si trajtohen mbetjet urbane dhe industriale”, shton ai.

Pavarësisht ankesave të qytetarëve të ardhura në Faktoje.al për çështjen e djegies së mbetjeve, Bashkia e Durrësit tha në një përgjigje me shkrim se depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës vazhdonte normalisht.

“Bashkia e Durrësit, pas grumbullimit, i transporton mbetjet drejt Landfillit të Sharrës në Tiranë. Nuk kemi pasur shqetësime për depozitimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës, as nuk kemi dijeni nëse landfilli është duke u mbushur për mungesë kapaciteti mbajtës. Nuk kemi pasur raste të refuzimit të mbetjeve nga koncesionari, pasi kemi qenë korrektë me likuidimin e situacioneve, sipas Akt-Marrëveshjes së lidhur midis palëve”, argumentoi Bashkia e Durrësit.

Një kërkesë për koment drejtuar Bashkisë së Tiranës, nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Sipas INSTAT, në Shqipëri çdo vit gjenerohen më shumë se 800 mijë tonë mbetje urbane. Përmes një pyetësori të publikuar përmes platformës ECR, Faktoje.al komunikoi me dhjetëra qytetarë, ku 87% e tyre e vlerësojnë negativisht situatën me mbetjet në zonën ku jetojnë. Të dhënat e anketës tregojnë se 57% e qytetarëve listojnë si problem kryesor mbeturinat rreth kontenierëve të mbetjeve.

“Mungesa e koshave të mbeturinave që të përballojnë fluksin e të gjithë lagjes sjell tejmbushjen e koshave që ndodhen pranë pallatit tonë dhe hedhjen e mbeturinave përreth koshit”, shprehet Arjeta nga Tirana, ndërsa shton se hedhja e mbetjeve ushqimore nga restorantet që ndodhen afër pallatit e bën situatën edhe më të papranueshme.

“Kur makina e plehrave vjen të marrë mbeturinat, pjesa më e madhe e tyre bie në tokë dhe mbetjet e lëngshme mbeten në rrugë, duke krijuar një erë të padurueshme”, thekson ajo.

Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni, shprehet se kriza e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri vjen si pasojë e politikave të gabuara.

“Situata e rënduar e mbetjeve është rezultat i politikës së trajtimit të tyre nëpërmjet incenerimit në Shqipëri, gjë që bëri të braktisej praktika e nisur e riciklimit të mbetjeve,” tha ai. “Kjo automatikisht shton vëllimin e mbetjeve në landfillet e pakta që ka vendi me standarde të pranueshme, duke çuar në një krizë të mprehtë të menaxhimit të mbetjeve në pak vite”, shtoi Ferruni.

Edhe pse problemet më të theksuara me menaxhimin e mbetjeve shfaqen në qytete të mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri dhe Elbasani, eksperti Redion Gjoka thekson se abuzimet më të mëdha në këtë sektor ndodhin në qytete të vogla.

Gjoka nënvizon një listë të gjatë problemesh, si mungesa e investimeve dhe infrastrukturës, keqmenaxhimi dhe korrupsioni, mungesa e një sistemi riciklimi, turizmi masiv, mungesa e kontrollit, mungesa e pastrimit të rregullt, venddepozitimet e paligjshme dhe ndotja.

“Rastet e inceneratorëve janë vetëm maja e ajsbergut”, tha ai, ndërsa shtoi se “në të gjitha bashkitë, pa përjashtim, menaxhimi i mbetjeve është një nga proceset ku mbi-faturohet, ndërkohë që nuk ka asnjë kontroll dhe përmirësim të cilësisë”.

“Politikat e viteve të fundit janë bazuar në fushata, të cilat kanë efekte të përkohshme dhe nuk ndikojnë në një ndryshim cilësor të situatës”, shtoi Gjoka.

Sipas 65% të të anketuarve që plotësuan pyetësorin e Faktoje.al, bashkitë nuk po bëjnë mjaftueshëm për heqjen e mbeturinave.

“Duhet ndërhyrje e menjëhershme për të investuar në menaxhimin e mbetjeve dhe për të inkurajuar përsëri riciklimin dhe elementët e tjerë parësorë të hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve, si parandalimi dhe ripërdorimi”, shprehet Lavdosh Ferruni.

Ndërsa eksperti Redion Gjoka, propozon një sërë masash, duke nisur nga ndarja në burim e mbetjeve dhe më pas riciklimi, përfshirë politika për reduktimin e mbetjeve nga produktet që importojmë, monitorimin dhe transparencën në shërbimet e pastrimit, mbylljen e venddepozitimeve dhe përshtatjen e tyre në stacione transferimi, ku mbetjet e refuzuara përpunohen për të prodhuar lëndë djegëse alternative./Oranews

The post Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet? appeared first on Albeu.com.

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

By: Oldi
26 February 2025 at 11:33

Problemi i menaxhimit të mbetjeve vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së një sistemi efikas riciklimi. Në lagjet e reja të Durrësit, në periferi të Tiranës dhe në rrugicat e Sukthit, pirgjet me mbeturina grumbullohen si dëshmi të një problemi që askush nuk […]

The post Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet? appeared first on BoldNews.al.

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

26 February 2025 at 10:58

Problemi i menaxhimit të mbetjeve vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së një sistemi efikas riciklimi. 

Në lagjet e reja të Durrësit, në periferi të Tiranës dhe në rrugicat e Sukthit, pirgjet me mbeturina grumbullohen si dëshmi të një problemi që askush nuk duket i gatshëm ta zgjidhë. 

Kosha të tejmbushur, qese plastike që fluturojnë nga era dhe një re tymi që shpërndahet në ajër pasditeve – kjo është panorama e përditshme për shumë banorë. 

“Mbeturinat nuk hiqen rregullisht, nuk ka kosha të mjaftueshëm, vijnë erë të keqe, ndotin ambientin dhe ka kafshë përreth tyre,” thotë Moza, një grua në të pesëdhjetat, e cila jeton në një lagje të Durrësit. 

Në Sukth, Drita, një grua e moshuar, ka vënë re një ritual të përsëritur: pas orës pesë të pasdites, dikush ndez një zjarr. Mbetjet digjen, duke krijuar një tym të zi që mbush qiellin mbi shtëpitë njëkatëshe. 

Më në veri, në periferi të Tiranës, Shpëtimi, i cili prej vitesh ka parë lumin që rrjedh pranë shtëpisë së tij të mbushet me shishe plastike dhe mbeturina të tjera, ka një shpjegim të thjeshtë: “Duke qenë se jetojmë në zonë rurale, jo e gjithë zona është e mbuluar me kosha mbeturinash,” thotë ai, ndërsa shton se “kjo bën që një pjesë e banorëve t’i hedhin mbetjet në lumë, përrenj dhe venddepozitime të tjera të paligjshme.” 

Problemi i mbetjeve në Shqipëri nuk është vetëm estetik. Ai është një përzierje e mungesës së infrastrukturës, indiferencës institucionale dhe praktikave të papërshtatshme të menaxhimit të mbetjeve. 

“Menaxhimi i mbetjeve karakterizohet nga mungesa e një sistemi efikas të ndarjes në burim, riciklimit, venddepozitimeve të mbingarkuara – shumica prej tyre jashtë çdo kriteri apo standardi operimi, si edhe një situatë higjeno-sanitare tepër shqetësuese,” shprehet eksperti i mjedisit Redion Gjoka. “Pa harruar edhe mungesën e transparencës në mënyrën se si trajtohen mbetjet urbane dhe industriale,” shton ai.

Pavarësisht ankesave të qytetarëve të ardhura në Faktoje.al për çështjen e djegies së mbetjeve, Bashkia e Durrësit tha në një përgjigje me shkrim se depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës vazhdonte normalisht. 

“Bashkia e Durrësit, pas grumbullimit, i transporton mbetjet drejt Landfillit të Sharrës në Tiranë. Nuk kemi pasur shqetësime për depozitimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës, as nuk kemi dijeni nëse landfilli është duke u mbushur për mungesë kapaciteti mbajtës. Nuk kemi pasur raste të refuzimit të mbetjeve nga koncesionari, pasi kemi qenë korrektë me likuidimin e situacioneve, sipas Akt-Marrëveshjes së lidhur midis palëve,” argumentoi Bashkia e Durrësit. 

Një kërkesë për koment drejtuar Bashkisë së Tiranës nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. 

Sipas INSTAT, në Shqipëri çdo vit gjenerohen më shumë se 800 mijë tonë mbetje urbane. Përmes një pyetësori të publikuar përmes platformës ECR, Faktoje.al komunikoi me dhjetëra qytetarë, ku 87% e tyre e vlerësojnë negativisht situatën me mbetjet në zonën ku jetojnë. Të dhënat e anketës tregojnë se 57% e qytetarëve listojnë si problem kryesor mbeturinat rreth kontenierëve të mbetjeve. 

“Mungesa e koshave të mbeturinave që të përballojnë fluksin e të gjithë lagjes sjell tejmbushjen e koshave që ndodhen pranë pallatit tonë dhe hedhjen e mbeturinave përreth koshit,” shprehet Arjeta nga Tirana, ndërsa shton se hedhja e mbetjeve ushqimore nga restorantet që ndodhen afër pallatit e bën situatën edhe më të papranueshme. 

“Kur makina e plehrave vjen të marrë mbeturinat, pjesa më e madhe e tyre bie në tokë dhe mbetjet e lëngshme mbeten në rrugë, duke krijuar një erë të padurueshme,” thekson ajo. 

Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni, shprehet se kriza e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri vjen si pasojë e politikave të gabuara. 

“Situata e rënduar e mbetjeve është rezultat i politikës së trajtimit të tyre nëpërmjet incenerimit në Shqipëri, gjë që bëri të braktisej praktika e nisur e riciklimit të mbetjeve,” tha ai. “Kjo automatikisht shton vëllimin e mbetjeve në landfillet e pakta që ka vendi me standarde të pranueshme, duke çuar në një krizë të mprehtë të menaxhimit të mbetjeve në pak vite,” shtoi Ferruni. 

Edhe pse problemet më të theksuara me menaxhimin e mbetjeve shfaqen në qytete të mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri dhe Elbasani, eksperti Redion Gjoka thekson se abuzimet më të mëdha në këtë sektor ndodhin në qytete të vogla. 

Gjoka nënvizon një listë të gjatë problemesh, si mungesa e investimeve dhe infrastrukturës, keqmenaxhimi dhe korrupsioni, mungesa e një sistemi riciklimi, turizmi masiv, mungesa e kontrollit, mungesa e pastrimit të rregullt, venddepozitimet e paligjshme dhe ndotja. 

“Rastet e inceneratorëve janë vetëm maja e ajsbergut,” tha ai, ndërsa shtoi se “në të gjitha bashkitë, pa përjashtim, menaxhimi i mbetjeve është një nga proceset ku mbi-faturohet, ndërkohë që nuk ka asnjë kontroll dhe përmirësim të cilësisë”. 

“Politikat e viteve të fundit janë bazuar në fushata, të cilat kanë efekte të përkohshme dhe nuk ndikojnë në një ndryshim cilësor të situatës,” shtoi Gjoka. 

Sipas 65% të të anketuarve që plotësuan pyetësorin e Faktoje.al, bashkitë nuk po bëjnë mjaftueshëm për heqjen e mbeturinave. 

“Duhet ndërhyrje e menjëhershme për të investuar në menaxhimin e mbetjeve dhe për të inkurajuar përsëri riciklimin dhe elementët e tjerë parësorë të hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve, si parandalimi dhe ripërdorimi,” shprehet Lavdosh Ferruni. 

Ndërsa eksperti Redion Gjoka propozon një sërë masash, duke nisur nga ndarja në burim e mbetjeve dhe më pas riciklimi, përfshirë politika për reduktimin e mbetjeve nga produktet që importojmë, monitorimin dhe transparencën në shërbimet e pastrimit, mbylljen e venddepozitimeve dhe përshtatjen e tyre në stacione transferimi, ku mbetjet e refuzuara përpunohen për të prodhuar lëndë djegëse alternative.

The post Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet? appeared first on Faktoje.al.

ARKEOLOGJI – Kur u zbuluan mbetjet e Pompeit?

21 February 2025 at 15:51

NAPOLI, 20 shkurt /ATSH/ – Qyteti i lashtë romak i Pompeit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1997, u ”varros” nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit dhe në fillim të shekullit III perandori Alexander Severus (i cili mbretëroi midis viteve 222 dhe 235) u përpoq ta kthente atë në dritë, por projekti u braktis për shkak të shtresës së trashë të hirit dhe lapilit, shkruan focus.it.

Shumë shekuj më vonë, midis viteve 1594 dhe 1600, gjatë ndërtimit të një kanali uji, disa punëtorë gjetën mbetje ndërtesash, mbishkrime dhe monedha të epokës romake. \

Megjithatë, askush nuk i lidhi këto gjetje me ngjarjet e Pompeit.

Gërmimet aktuale filluan në 1748 me urdhër të Charles of Bourbon (mbret i Napolit nga 1734 deri në 1759).

Megjithatë, këto hetime fillestare ishin joshkencore.

Metoda e hetimit e përdorur vazhdoi me gërmimin e tuneleve të gjata nëntokësore (të ashtuquajturat “tunelet e Burbonit”). Një mënyrë e veprimit e diktuar nga vullneti i sovranit: të rikuperohen gjetjet dhe veprat e artit për t’u grumbulluar në Muzeun e Vilës Mbretërore të Portici.

Më pas, në shekullin XIX, Carolina Bonaparte, motra e Napoleonit dhe gruaja e Gioacchino Muratit (të cilit iu besua udhëheqja e Mbretërisë së Napolit në 1808) dhe një dashamirëse e madhe e arkeologjisë, përshpejtoi punën e gërmimit dhe u bënë të mundura zbulime të rëndësishme.

Carolina Bonaparte ishte e pasionuar pas arkeologjisë dhe i mori me shumë seriozitet gërmimet.

Ajo shtoi numrin e punëtorëve dhe gërmuesve dhe i nxiti me shpërblime të vazhdueshme financiare, ndërkohë që menaxheri i ri, antikuaristi Michele Arditi, zëvendësoi teknikën e vrimave të rastësishme në kërkim të gjërave të rralla, me një plan gërmimi racional që ndiqte rrugët, shtëpi më shtëpi./   /os/

 

The post ARKEOLOGJI – Kur u zbuluan mbetjet e Pompeit? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa

By: V K
8 February 2025 at 12:09

Fshatrat Pojan dhe Orman, në Bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane në lumin Devoll.

Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët theksojnë ndikimin negativ që ka kjo ndotje për mjedisin dhe shëndetin e tyre.

Banorët thonë se mbetjet hidhen pa kriter në shtatin e lumit, si pasojë e papërgjegjshmërisë së vetë banorëve të zonës, por edhe nga neglizhenca institucionale.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të marrin masa më drastike, për të ndaluar hedhjen e plehrave në lumin Devoll.

Lumi Devoll, e ka patur tepër të theksuar problematiken e ndotjes në zona të caktuara. Ne e kemi ngritur edhe më herët këtë shqetësim, duke vëzhguar në terren jo vetëm në bashkinë e Maliqit, por edhe atë të Devollit.

Në rastin e fundit, Bashkia Maliq ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga banorët dhe ka deklaruar se zona është pastruar dy javë më parë.

Sipas autoriteteve lokale, pastrimi është bërë në mënyrë të rregullt dhe është një proces i vazhdueshëm, që synon pastrimin e shtatit të lumit dhe heqjen e mbetjeve të tjera në ujë.

The post Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa appeared first on Albeu.com.

VOA: Trajtimi i mbetjeve, ende pa zgjidhje në Shqipëri

By: user 6
2 February 2025 at 20:25

Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbetet një problem shqetësues, që ndikon në ndotjen e mjedisit, shëndetin e popullatës, por edhe ecurinë e turizmit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, rreth 850 mijë tonë mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë, sasi kjo që rritet nga viti në vit. Ndërkohë, për shkak të vështirësive në menaxhimin dhe trajtimin e tyre, shumë biznese dhe banorë i hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin.

Në Shqipëri, ndërkohë që ekonomia dhe turizmi po njohin rritje, trajtimi i mbeturinave urbane vazhdon të jetë një nga problemet shqetësuese për bashkitë dhe një numër të madh të njësive të tyre vendore. Vështirësitë në grumbullimin dhe trajtimin e tyre kanë bërë që, jo pak biznese dhe familje të hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.

Drejtuesi i shoqatës “Eko Mendje”, Mirsad Basha, thotë se, në përpjekje për të ndërgjegjësuar bizneset dhe komunitetet lokale që jetojnë pranë brigjeve të lumenjve, të rinjtë vullnetarë të shoqatës u bashkuan në Velipojë, në një aksion për pastrimin e vijës bregdetare.

“Për fatin e keq po shikojmë se lumenjtë janë kthyer në kosha mbeturinash ku, çdo lum mbledh mbeturina dhe pastaj i hedh në det. Nuk mundet që vetëm të rinjtë të pastrojnë bregdetin e ndotur. Edhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen. Menaxhimi i mbetjeve duhet të jetë më efektiv si dhe ndërgjegjësimi i bizneseve dhe qytetarëve që jetojnë afër lumenjve”, tregon ai.

Rreth 850 mijë ton mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë në Shqipëri, sasi kjo që vjen në rritje, nga viti në vit, edhe për shkak të fluksit të turistëve. Plastika, qelqi, letra dhe kartoni përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane. Në pjesën më të madhe mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen në landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë.

Vullnetari Ardit Zhuku thotë se, një pjesë e madhe e mbeturinave nuk arrijnë deri aty, pasi shkarkohen në rrugë të jashtëligjshme buzë përrenjve dhe lumenjve, të cilët i transportojnë pastaj në det, duke ndotur edhe vijën bregdetare.

“Jemi të pafuqishëm përballë kësaj ndotje që po i bëhet natyrës. Po pastrojmë një zonë të ndotur, të cilën e kemi verifikuar këto ditë. Dhe, si gjithmonë bëjmë thirrje që të mbahet pastër dhe gjërat që konsumohen të lihen në vendet e caktuara ose të merren me vete në shtëpi”, thotë ai.

Velipoja edhe në këtë periudhë dimri vizitohet, kryesisht gjatë fundjavave, nga grupe të rinjsh dhe familje. Por ndotja e vijës bregdetare me mbeturina, sipas vullnetares Sugerta Hysenaj, po e dëmton turizmin.

Aksionet e herëpashershme të të rinjve vullnetarë për pastrimin e vijës bregdetare të Adriatikut janë vetëm një sinjal për nevojën e ndërgjegjësimit të institucioneve, komuniteteve lokale dhe bizneseve.

Sipas Mirsad Bashës, nevojitet ngritja e strukturave të reja për kontrollin e menaxhimit në territor të mbeturinave urbane.

“Gjithmonë kemi thënë se duhet të krijohet një polici mjedisore që të shkojë në terren, të monitorojë situatën mjedisore dhe të vendosë gjoba, jo vetëm për bizneset, por edhe banorët. Sepse, nuk mund të bëhen me dhjetëra aksione pastrimi për gabimet që bëjnë disa njerëz. Pra, duhet të krijohen disa struktura të veçanta me synimin që ky problem të mos vazhdojë”, thotë ai.

Vitet e fundit, përmbytjet e përsëritura në zonën fushore të Nënshkodrës janë shoqëruar me ndotje masive të vijës bregdetare nga Velipoja në Mal të Zi e deri në Kroaci, gjë që ka nxitur edhe reagimin e këtyre vendeve për pasojat e ndotjes. /VOA

The post VOA: Trajtimi i mbetjeve, ende pa zgjidhje në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

VOA: Menaxhimi i mbetjeve mbetet shqetësim në Shqipëri, ndikon në ndotjen e ajrit

2 February 2025 at 19:56

Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbetet një problem shqetësues, që ndikon në ndotjen e mjedisit, shëndetin e popullatës, por edhe ecurinë e turizmit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, rreth 850 mijë tonë mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë, sasi kjo që rritet […]

The post VOA: Menaxhimi i mbetjeve mbetet shqetësim në Shqipëri, ndikon në ndotjen e ajrit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌