Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PAMJE TË RËNDA/ 3 vajza në Fier godasin dhe denigrojnë bashkëmoshataren: Thuaj…

By: user 6
6 July 2025 at 19:35

Një rast i rëndë bullizmi nga qyteti i Fierit është publikuar nga portali JOQ, ku një adoleshente ka rënë viktimë e tre bashkëmoshatareve të saj. Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara, tre nga vajzat të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, bullizojnë një bashkëmoshataren e tyre.

Ato e keqtrajtojnë vajzën adoleshente, duke u kapur për flokësh dhe qelluar me pëllëmbë.

Vajzat e detyrojnë të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë: “Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”

Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në… pic.twitter.com/v72vMMW8WI

— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 6, 2025


Më pas vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

The post PAMJE TË RËNDA/ 3 vajza në Fier godasin dhe denigrojnë bashkëmoshataren: Thuaj… appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

By: armand
5 July 2025 at 14:49

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit. Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, […]

The post Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi (dhe farsa e doktorit) mbaroi/ PD përfitoi vota padrejtësisht, asnjë ndryshim në mandate

4 July 2025 at 23:07

Rinumërimi mbaroi, bashkë me të dhe koha e doktorit për të justifikuar humbjen me farsë.

Ashtu si Tirana e Fieri, edhe Durrësi provoi se Partia Demokratike kishte përfituar më shumë vota të padrejta si subjekt se çdo tjetër.

Por edhe rinumërimi i pjesshëm në Durrës nuk solli asnjë ndryshim në rezultat.

DURRËS

DIFERENCA PS-PD

PARA RINUMËRIMI                            PAS RINUMËRIMIT

25 050 VOTA                                         25 059 VOTA

I vetmi i pakënaqur nga ky proces mbeti kandidati Aulon Kalaja. Ai nuk ia doli ti marrë dot mandatin ish-prokurorit Arian Ndoja, por akuzat i drejtoi diku tjetër.

DURRËS

DIFERENCA ARIAN NDOJA- AULON KALAJA

PARA RINUMËRIMIT    PAS RINUMËRIMIT

1047 VOTA                      971 VOTA

“Thanë në fillim se do të rinumëronin 360 vota. Nga të cilat 290 brenda vendit. Tani del se kanë rinumëruar vetëm 154 brenda vendit. Unë do bëj kallëzim penal për KAS, dhe do kërkoj rinumërim të plotë për Durrësin. Ky s’ishte rinumërim”

KQZ sqaroi se nga 360 kutitë e rihapura, 185 ishin me materiale zgjedhore, kurse të tjerat me vota për tu rinumëruar.

Kurse fitorja e vetme e PD në Durrës ishte diaspora. Mes syve të komisionerëve demokratë, dhjetëra kamerave e vëzhguesve në Parkun Olimpik, i kishin hequr padrejtësisht 15 vota, kurse PS 4 me pak.

3 javë rinumërim, ia vlejtën për të prodhuar vetëm një lajm. Humbja e mandatit të Zegjine Caushit nga Gazment Bardhi. Një lajm që zgjati vetëm 5 orë, sepse Zegjineja jo për fajin e saj kësaj radhe ua prishi festën. Ajo do të jetë në parlament, sepse Maldrita Bardho i nxori blof duke dorëzuar mandatin.

Rinumërimi ishte risia e këtij procesi zgjedhor. Për herë të parë çdo kërkesë politike, me ose pa arsye, u plotësua. Cdo kuti u hap, cdo votë u vlerësua. Transparenca e proceseve zgjedhore ka qene e manget por 11 maji hapi nje praktike te re politike pozitive. por politikisht rinumërimi nuk prodhoi asgjë. Rezultati nuk ndryshoi. Përkundrazi rinumërimi thelloi dhe zyrtarizoi humbjen e thelle te Partisë Demokratike dhe personalisht te doktorit. Dikur ne 2009 socialistet nga opozita i thonin: hap kutitë ose largohu. Berisha as i hapi kutitë dhe as u largua. Rinumërimi i solli atij Karmen. Kutitë u hapen se i i kërkoi ai. Por çfarë doli prej tyre, i hoqën atij mundësinë e vetme për të mos u larguar. Për ABC News nga seli blu, Andon Kello

BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

By: user 6
2 July 2025 at 22:24

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, jep një shpjegim alternativ të tjetërsimit të votave gjatë procesit të numërimit, duke mohuar deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe duke e shpjeguar diferencën e madhe në rastin e zëvendësit të saj me numrin e lartë të votave.

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho.

Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt të gabimit njerëzor dhe të lodhjes”.

“Është e kuptueshme lodhja dhe si rrjedhojë, gabimi njerëzor”, i tha Balluku BIRN përmes një zëdhënësi, duke shtuar se numëruesit kishin punuar për 7 ditë me radhë. Ajo këmbënguli gjithashtu se nuk kishte pasur deformim të votës duke e vënë theksin te mosndryshimi i rezultatit të partive politike.

“Deformim i vullnetit të votuesve, në kuptimin tim do të thotë, ndikim në ndryshim të rezultatit… Fakti që subjektet politike edhe pas rinumërimit, ruajtën plotësisht renditjen e tyre dhe votat plus apo minus ishin minimale, tregon se nga numëruesit e të gjitha forcave, është bërë një punë e përgjegjshme dhe më e rëndësishmja”, tha Balluku.

Përfituesi kryesor i votave të tjetërsuara rezultoi të ishte zv.ministri i Ballukut, Ceno Klosi, i cili në fund të procesit të rinumërimit kishte 813 vota më tepër sesa në kuti.

Duke iu referuar këtij rasti, Balluku këmbënguli se diferenca e madhe e votave lidhej me numrin e madh të votave që Klosi kishte marrë.

“Ndryshimet në rinumërim nuk kanë afektuar renditjen e kandidatëve dhe marzhi i gabimit padyshim është relativ me numrin e votave,” tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Balluku minimizoi edhe ndryshimin e rezultatit mes dy kandidateve Çaushi e Bardho, duke thënë se vendimmarrja se si do të procedohej ishte në dorën e këtyre të fundit.

“Rasti i 10 votave diferencë mes Maldrita Bardhos dhe Zegjine Caushit, sigurisht do të jetë një çështje që do të mbetet në diskrecionin e plotë të kandidateve për të proceduar më tej,” tha ajo, ndërsa shtoi se rinumërimi provoi fitoren e Partisë Socialiste.

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier, që u mbyll të mërkurën zbuloi tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Pothuajse gjysma e votave të tepërta të Klosit ishin devijuar nga kandidati tjetër socialist, Klevis Jahjaj. Nga krahur tjetër, kandidatja demokrate Silvana Hasaj ka rezultuar se ka marrë afro 700 vota plus në mënyrë të padrejtë, ndërsa kandidatët e tjerë në listën e përbashkët të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” rikuperuan dhjetra vota që nuk u janë njohur gjatë procesit të numërimit.

Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë procesin zgjedhor i konsiderojnë rezultatet e rinumërimit në Fier si shtrembërim të vullnetit të votuesve me urdhër politik të partive dhe kërkojnë hetim penal.

“Rinumërimi i Fierit duhet të shoqërohet me një hetim penal për KZAZ-të problematike, për të vendosur përpara ligjit trafikuesit partiakë të votave, të cilët në thelb kanë shtrembëruar vullnetin e qytetarëve, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një gabim njerëzor, por me një urdhër politik,” tha Rigels Xhemollari, drejtues i “Qendresa Qytetare”. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Lapsi.al.

Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve

By: user 6
1 July 2025 at 23:32

Nëse në qarkun e Tiranës lëvizjet e votave nga rinumërimi ishin “të pranueshme” ajo që ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur të forcave politike në qarkun e Fierit është e pabesueshme. Nga hapja e 456 kutive nga 587 që janë gjithsej ose 77% shihet se nuk ka ndonjë lëvizje të fortë votash mes partive.

PS ka shtuar edhe 15 vota të tjera ndërsa PD ka humbur 103. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që pretendonte një mandat, deri tani është larg pasi edhe vetë ka humbur 7 vota. Por le të shohim se çfarë ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur. Partia Socialiste futi plot 7 deputetë nga lista e hapur.

Më i votuari ishte Ceno Klosi, ish-kreu i tatimeve me 19 290 vota preferenciale, por rinumërimi i ka hequr plot 914 vota. Socialisti që “e ka pësuar më shumë është Klevis Jahaj të cilit në 11 maj i janë hequr padrejtësisht 462 vota deri tani. 78 vota i janë hequr deputetes aktuale Antoneta Dhima, 60 vota i janë hequr edhe “yllit të fushatës” Zegjine Çaushi.

Jo më pak vota janë transferuar edhe brenda demokratëve që nuk mundën dot të plotësonin as listën e mbyllur. Bie në sy Silva Hasaj që ka 690 vota më shumë nga sa meritonte apo dhe Gentian Çala me 209 më shumë dhe Ajet Gurguri me 152. Haku i është ngrënë Ledion Çalës që i kanë marrë 125 vota. ©LAPSI.al

The post Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve appeared first on Lapsi.al.

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

By: user 6
30 June 2025 at 21:06

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai që i shkoi afër zgjedhjes si deputet është Azmer Duleviç që udhëheq koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe që shpreson të rikuperojë 519 vota për të marrë një mandat në Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive këtë të hënë ose gati 40% e 587 kutive që janë për t’u hapur është vënë re se PS-së në 11 maj i “është ngrënë haku” me 22 vota ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

Përveç “luftës” mes partive ka edhe një tjetër “beteje” brenda socialistëve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolën nga numërimi i 11 majit me një diferencë prej 64 votash për të parën që shkoi në Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota. Në anën e PD diferenca mes kandidatëve në listë të hapur nuk do të ketë efekt në mandate pasi ata nuk arritën të plotësonin as listën e mbyllur. ©LAPSI.al

The post Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të? appeared first on Lapsi.al.

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

19 June 2025 at 10:49

Policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për sulm ndaj një punonjësi të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, ngjarje e ndodhur më 11 mars 2025.

I ndaluari është shtetasi M. P., 32 vjeç, banues në Patos, i cili më parë është dënuar për veprat penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Ai akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë ka goditur me grushte një punonjës të IEVP-së, për shkak të detyrës së këtij të fundit.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tre bashkëpunëtorëve të dyshuar në këtë ngjarje: shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje appeared first on Euronews Albania.

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

3 June 2025 at 22:14

Gazetari Artan Hoxha tha në Euronews Albania se në festivalet verore të të rinjve që organizohen kryesisht në zonat bregdetare, shpërndahet një sasi e madhe lëndësh narkotike sintetike që vjen kryesisht nga Kosova. Gjithashtu, ai tregoi edhe rastin e një shqiptari të kapur në portin e Odesës duke çuar kokainë në Ukrainë, pasi siç tha […]

The post Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi

By: user 6
13 May 2025 at 22:43

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, drejtues politik i PD për qarkun e Fierit ka reaguar pas humbjes së thellë të kësaj force në këtë qark.

“Një falenderim zemre. Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!

Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur! Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!” – shkroi Bardhi. /LAPSI.al

The post Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi appeared first on Lapsi.al.

Fieri drejt përfundimit: PS thyen rekord, opozita 3 mandate më pak nga 2021

By: fra nc
13 May 2025 at 15:48

Në qarkun e Fierit, ku janë numëruar 94% e votave, Partia Socialiste e Shqipërisë ka shënuar një fitore të thellë me 90,080 vota, duke siguruar 62.73% të mbështetjes elektorale dhe duke kaluar nga 9 në 12 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 36,878 vota ose 25.68%, duke pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, dhe ka humbur 3 mandate, ku bashkë me Partinë e Lirisë kalojnë nga 7 në 4 mandate.

Forca e tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 6,540 vota (4.55%), e ndjekur nga Partia Mundësia me 3,493 vota (2.43%).

Forca e tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 6,540 vota (4.55%), i ndjekur nga Partia Mundësia me 3,493 vota (2.43%), ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 2,152 vota (1.5%). Lëvizja Bashkë renditet më pas me 1,488 vota (1.04%). Të gjitha subjektet e tjera kanë marrë më pak se 1% të votave.

The post Fieri drejt përfundimit: PS thyen rekord, opozita 3 mandate më pak nga 2021 appeared first on Euronews Albania.

Numërohen 254 nga 587 kuti në Fier/ PS forcon mandatin e 12-të, ja si renditen të gjitha partitë politike

12 May 2025 at 17:55

Janë numëruar 254 kuti në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total, ku PS kryeson me  43,929  vota, ose 63.8%

fieri

Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 24.5% , 16,894 vota.

Koalicioni NISMA-SHB ka siguruar vendin e tretë me 3,084 vota ose 4.5%

VOTAT PËR ÇDO PARTI POLITIKE

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 43,929 vota – 63.8%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 16,894 vota – 24.5%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 3,084 vota – 4.5%

Partia Mundësia ka marrë 1,667 vota – 2.4%

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 961 vota – 1.4%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 745 vota – 1.1%

Lëvizja Bashkë ka marrë 708 vota – 1.0%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 574 vota – 0.8%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 197 vota – 0.3%

Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 100 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 26 vota – 0.0%

 NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

The post Numërohen 254 nga 587 kuti në Fier/ PS forcon mandatin e 12-të, ja si renditen të gjitha partitë politike appeared first on Sot News | Lajme.

Socialistët, fitorja erdhi nga Fieri/ PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12

By: Rovena
12 May 2025 at 19:12

Qarku i Fierit i cili prodhon 18 mandate dhe që është një ndër qarqet më të mëdhenj në vend, duket se ka dalë jashtë parashikimeve, pasi PS po shkon drejt mandatit të 12-të.

Deri më tani sipas të dhënave të KQZ dhe asaj që raporton gazetarja i ABC News Genta Dobra që ndodhet atje, janë numëruar 288 qendra votimi nga 588 në total.

PS ka marrë 47,108 vota ose 63.66 %. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 18,347 vota ose 24.80 %.

1,724 vota ose 2.33 % kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 3,298 vota ose 4.46 %.  Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Fierit ka marrë 702 vota ose 0.05 %.

/abcnews.al

Aksident i rëndë në Levan të Fierit/ Ambulanca përplaset nga kamioni, 4 persona të plagosur

By: M C
7 May 2025 at 16:06

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se ambulanca e Skraparit është përplasur nga një kamion, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve ndodheshin në ambulancë. Ata janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Raportohet se për shkak të aksidentit, është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Levan të Fierit/ Ambulanca përplaset nga kamioni, 4 persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

BIRN: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese në 11 maj

By: user 6
6 May 2025 at 20:12

Qarku i Fierit numëron mbi 400 mijë votues dhe zgjedh 16 deputetë, pra është qarku i dytë më i madh në vend pas Tiranës. Dhe për shkak të përmasave, në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark duket se janë aktive dhe shpresojnë për të marrë mandate edhe partitë e vogla, të tilla si Partia Socialdemokrate, Nisma Shqipëria Bëhet apo Lëvizja Bashkë.

Qarku i Fierit ka votuar tradicionalisht majtas ku Partia Socialiste ka qenë gjithmonë forcë e parë. Por fakti që ky është një nga qarqet me numër mandatesh çift, e bën të vështirë maksimizimin në mandate të diferencave të ngushta.

Rezultati më i mirë për socialistët daton në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur fitoi 104 mijë vota ose 57% të totalit. Kjo u shpërblye me 10 mandate, por mandati i dhjetë ishte rrjedhojë e rreth 6 mijë votave që një kandidat humbës i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, mori nga thesi tradicional i demokratëve. Kandidati në fjalë garon sot për socialistët.

Rezultati më i mirë për demokratët ishte ai i vitit 2021, kur fitoi gati 65 mijë vota ose 37%. Kjo e ndau numrin e përgjithshëm të mandateve në 9 për PS, 6 për PD dhe 1 për LSI.

Socialistët kanë deklaruar se në këto zgjedhje, mandati i dhjetë në Fier është objektivi i tyre, por që kjo të ndodhë, do të duhet të marrin edhe më shumë vota se në vitin 2017. E kundërta, një ngritje e opozitës dhe ndarja e mandateve barazim 8 me 8 ngjan gjithashtu i vështirë. PD dhe LSI sëbashku në zgjedhjet e kaluara morën 77 mijë vota, kundrejt 91 mijëve të marra nga socialistët.

Në zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i PS mori 52% të votave dhe 9 mandate. Koalicioni i djathtë mori 40% të votave dhe 6 mandate ndërsa LSI mori një mandat me 6%. Në 2013, socialistët morën sërish 9 mandate por LSI u rrit në dy mandate dhe PD ndau të pesë mandatet e koalicionit të saj me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila mori një mandat.

Faktorët lokalë dhe partitë e vogla pritet gjithsesi të luajnë rol në këto zgjedhje, qoftë si kandidate për të marrë mandate, ashtu edhe si forca, votat e të cilave mund të gërryejnë mandatet e të mëdhenjve.

Faktori Çam duket se është faktor i rëndësishëm në lojë, kësaj here, deputeti aktual i PD-së Nustret Avdulla, i cili u zgjodh nga listat e mbyllura të koalicionit të PD-së nga radhët e PDIU-së në vitin 2021, provon fatin për socialistët duke garuar nga listat e hapura. Avdulla pati marrë në vitin 2021 rreth 2,500 vota pëlqyese dhe nëse këto vota i kalojnë socialistëve, janë gjithsesi jo shumë domethënëse në rezultat.

Popullata me origjinë çame zakonisht voton kundër PS-së, por në zgjedhjet e vitit 2021, aleanca në nivel vendor mes PS-së dhe disa politikanëve që pretendojnë përfaqësimin e këtij grupimi shoqëror ka qenë veçanërisht produktive për socialistët në drejtim të mandateve, sidomos në qarqet Tiranë dhe Elbasan. Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë edhe rasti në Fier.

Më shumë rol në rezultat se sa elementi çam, për socialistët ka gjasa do të ketë Lëvizja Bashkë. Partia që garon për herë të parë sfidon socialistët me një program të majtë në një zonë të majtë dhe për të demonstruar rëndësinë që i jep këtij qarku, kjo parti zhvilloi takimin e saj hapës të fushatës pikërisht në Fier. Kandidatja e saj e parë, Mirela Ruko, është sekretare organizative e Lëvizjes Bashkë dhe është aktualisht anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, pasi partia e saj mori mbi 7 mijë vota në zgjedhjet për këshill të pushtetit vendor 2023. Në rast se fiton, ka shumë gjasa që mandati i Bashkë i rrëmbehet Partisë Socialiste.

Nuk është e sigurt që Lëvizja Bashkë do të arrijë apo jo të mobilizojë mbi 10 mijë vota që nevojiten për të fituar mandat por në çdo rast, sado pak vota që ajo të marrë, gjasat janë që do t’i marrë nga votuesit tradicionalë të së majtës, gjë që do të thotë se socialistëve do t’i duhet një përpjekje shtesë për mandatin e dhjetë, e ndoshta, nëse Bashkë rrëmben 7 apo 8 mijë vota prej tyre në këtë qark, duhet të ruajnë edhe mandatin e nëntë, i cili eventualisht mund të bjerë në prehërin e opozitës. Kjo natyrisht që balancohet në një farë mase nga prania e disa partive të tjera të vogla, të cilat shënjestrojnë elektoratin tradicional të djathtë. Partia Mundësia e Agron Shehaj, Koalicioni Euroatlantik i Bashës dhe Djathtas për Zhvillim janë që të gjitha grupe të dala nga PD ose pjesërisht nga PD. Forca e tyre në nivel vendor është e vështirë që të kuptohet.

Në fund, Nisma Shqipëria Bëhet, duket se gërryen nga të dyja anët e politikës por është e paqartë se nga mbështetësit tradicionalë të kujt ane gërryen më shumë. Nisma Thurrje ka marrë 921 vota ose 0.5% kur garoi në qark në zgjedhjet e vitit 2021.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit u profilizua në bashkitë e qarkut Fier si pretendente për mandat në zgjedhjet e vitit 2023. Kjo parti mori 8300 vota në garat për këshille në gjashtë bashkitë e Fierit dhe aktualisht një numër drejtorësh të administratës publike mbushin listën e saj të kandidatëve. Efekti i saj në zgjedhjet e 11 majit mbetet gjithsesi i pasigurt për shkak se drejtorët kandidatë të saj janë duke u shkarkuar në Fier, gjë që sugjeron se vëllai socialist i sheh si gërryes nga votat e saj.


Profili demografik e social

Qarku i Fierit shtrihet në një zonë përgjithësisht fushore dhe kodrinore, nga bregdeti i Adriatikut deri pranë Malit të Shpiragut në perëndim. Lumi Vjosë përbën kufirin jugor me qarqet Vlorë e Gjirokastër. Ultësira e Myzeqesë përbën zonën më të rëndësishme bujqësore të Shqipërisë ndërsa në territorin e qarkut gjenden pjesa më e madhe e fushave naftëmbajtëse të Shqipërisë, Marinza, Visoka dhe Cakran-Mollaj, kjo e fundit pothuajse e shterruar tërësisht.

Qyteti i Fierit u zhvillua fillimisht si qendër tregtare e më pas si qendër industriale, rol të cilin e ruan edhe sot, me industrinë e përpunimit të naftës. Qyteti i Lushnjës pati histori të ngjashme, një qendër rajonale tregtie e zgjeruar me industrinë agroushqimore si dhe të plastikës.

Qyteza e Ballshit u ndërtua me punë të të burgosurve në kohën e komunizmit në funksion të një rafinerie nafte, e cila përpunoi naftën e vendburimit Cakran – Mollaj dhe që aktualisht nuk ekziston më. QytezEduara e Patosit u zhvillua gjithashtu në kuadër të industrisë së naftës ndërsa ajo e Roskovecit ka ekzistuar si treg për zonën.

Krahas bujqësisë, peshkimi ka një rol në ekonominë vendëse, veçanërisht në Lagunën e Karavastasë.

Turizmi është i zhvilluar në mënyrë të kufizuar në zonën e Divjakës dhe Karavastasë ndërsa plazhi i Semanit, mbetet i virgjër.

Censi i popullsisë i vitit 2023 gjeti 240 mijë banorë në territorin e këtij qarku, nga të cilët, 55% jetojnë në zonat rurale. Popullsia ka rënë me 22% nga viti 2011 dhe me 37% nga viti 2001. Rënia dramatike e popullsisë ka sjellë edhe plakjen e saj. Në nivel qarku, katër në çdo dhjetë votues janë mbi 65 vjeç dhe tema e pensioneve të ulëta është kyçe. Qyteti i Fierit, dikur një nga qytetet më të populluara të vendit, ka rënë në 53 mijë banorë aktualisht ndërsa qyteti i Lushnjës ka rënë në 26 mijë.

Rreth 56% e popullsisë së qarkut banon në zonat rurale.

Kandidatët

Një numër drejtorësh, përgjithësisht të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, mbush listat e kandidatëve të Partisë Socialiste. Në listën e mbyllur dhe të sigurt gjenden ministrat Belinda Balluku e Petrit Malaj ndërsa më poshtë në listë garojnë Kiduina Zaka, drejtoreshë në sektorin e shëndetësisë në Lushnjë, Erjo Mile, drejtues në kryeministri dhe Ana Nako, drejtoreshë gjimnazi.

Ceno Klosi, ish-drejtor në tatime, OSHEE dhe së fundmi, zëvendësministër i Ballukut, garon për një mandat nga listat e hapura krahas deputetit ish-demokrat nga rradhët e PDIU-së, Nustret Avdulla apo deputetes aktuale Antoneta Dhima. Zegjine Çaushi, juriste në kompaninë shtetërore Illyrian Guard në Tiranë dhe ish-kryeinspektore në IKMT Roskovec garon krahas Zaira Gjikës, drejtoreshë e DRAP Fier.

Deputetët aktualë Gazmend Bardhi, Luan Baçi udhëheqin listën e mbyllur të opozitës ku gjendet edhe Brunilda Haxhiu nga Partia e Lirisë dhe Eduart Sharka nga PD e Lushnjes.

Lëvizja Bashkë drejtohet nga Mirela Ruko dhe Elis Baba. Lista e Partisë Mundësia udhëhiqet nga Frida Mavriqi, një gazetare ndërsa ajo e Partisë Socialdemokrate nga Stela Skënderaj. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese në 11 maj appeared first on Lapsi.al.

U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-bashkëshortin, në pranga 29-vjeçarja

By: user 11
15 April 2025 at 10:30

Policinë e Fierit ka arrestuar Melisa Hoxhallari, e cila ishte arratisur së bashku me të dashurin i cili plagosi me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj.

Ky i fundit u plagos nga partneri i Melisës mbrëmjen e 5 janarit në një lokal pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” në Fier dhe mbet në gjendje të rëndë. Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç“, njofton policia.

The post U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-bashkëshortin, në pranga 29-vjeçarja appeared first on Lapsi.al.

Bardhi: Mësuesit dhe nxënësit e Fierit braktisin mësimin për aktivitet e Ballukut

By: user 11
21 March 2025 at 11:05

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar nëpërmjet një postimi në Facebook përdorimin e mësuesve dhe nxënësve për aktivitete politike të organizuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në qytetin e Fierit.

Bardhi e ka quajtur këtë veprim një krim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e SPAK për të ndëshkuar veprimet e tilla që shkelin ligjin dhe etikën profesionale.

Postimi i Bardhit:

Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për aktivitete të stisura politike është krim!

Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?

Denoncimi i mësuesve që janë detyruar të veprojnë në kundërshtim me ligjin, me urdhër politik të drejtuesve të shkollave:

Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit!

The post Bardhi: Mësuesit dhe nxënësit e Fierit braktisin mësimin për aktivitet e Ballukut appeared first on Lapsi.al.

Berisha shkon në burgun e Fierit për t’u takuar me Ervin Salianjin, i dënuar 1 vit për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’

By: E.K
9 January 2025 at 13:29

Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e burgut të Fierit për t’u takuar me Ervin Salianji, ish deputetin demokrat, i cili po vuan dënimin për kallëzimin e rremë lidhur me dosjen Babale. Kjo është vizita e parë që Berisha i bën Ervin Salianjit, që kur ky i fundit u burgos në Fier, në fund […]

The post Berisha shkon në burgun e Fierit për t’u takuar me Ervin Salianjin, i dënuar 1 vit për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’ appeared first on FaxWeb.

Shqipëria në “terr”, ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të vendit

5 January 2025 at 18:09

Lushnja, Fieri dhe Durrësi janë zhytur në errësirë totale. Nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Mësohet se ndërprerja ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur.

The post Shqipëria në “terr”, ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të vendit appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërpritet energjia elektrike/ Durrësi, Fieri dhe Lushnja në errësirë totale

By: V K
5 January 2025 at 18:10

Lushnja, Fieri dhe Durrësi, janë zhytur në errësirë totale. Nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Mësohet se ndërprerja ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur.

The post Ndërpritet energjia elektrike/ Durrësi, Fieri dhe Lushnja në errësirë totale appeared first on Albeu.com.

Shpopullim alarmues në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

3 January 2025 at 14:16

Tirana është i vetmi qark në vend që njohu një rritje të lehtë të popullsisë me 1.2%, ndërmjet 2011 dhe 2023, por nga ana tjetër ka pësuar rënie të mprehtë të popullsisë së re në moshë 15-19 vjeç.

Sipas të dhënave nga Cens 2023 qarku i Tiranës kishte 158,288 persona të moshës 15-29 vjeç, nga 202 mijë që ishin në vitin 2011 me rënie gati 22 %.

Rritja e popullsisë së përgjithshme dhe rënia e mprehtë e të rinjve tregon për një ndryshim të strukturës së popullsisë në favor të plakjes së popullsisë. Ky tregues është një sinjal i fortë për trendët e konsumit të qarkut më të rëndësishëm në vend.

Për dekada me radhë Tirana është qarku që ka shërbyer si qendër graviteti për të rinjtë e të gjithë vendit, për shkak se ka korpusin universitar publik më të madhin në vend.

Të rinjtë që vijnë për studime në Tiranë zakonisht zgjedhin të mos kthehen më në vendet e origjinës dhe të bëhen banorë të Tiranës dhe të jenë konsumatorët më të mëdhenj të banesave të reja.

Po gjatë dekadës së fundit kostot e jetës në Tiranë janë rritur më shpejt se pagat për të rinjtë, kështu që të rinjtë nga rrethet janë duke e përdorur kryeqytetin si një trampolinë për të emigruar në vendet e tjera.

Studentët po qëndrojnë në Tiranë sa për të përgatitur infrastrukturën, kurset gjuhet e huaja dhe kualifikimet teksa tentojnë të ikin me kontrata pune jashtë vendit.

Largimi i të rinjve ka qenë si një pandemi për Shqipërinë e tranzicionit dhe ky është dëmi më i madh që i shkaktuar sidomos perspektivës së zhvillimit.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Elbasani kishin rënien me të madhe të rinjve që nga viti 2011.

Gjirokastra që është edhe qarku më i plakur i vendit u përball me rënien më të fortë të numrit të rinjve ndërmjet dy censeve me 55%.

Në vitin 2023 në këtë qark u numëruan rreth 7 mijë persona në grup-moshën 15-29 vjeç nga rreth 17 mijë që ishin në vitin 2011.

Në qarkun e Fierit rënia ishte 53.5%, duke e çuar numrin e tyre në 38 mijë më 2023 nga 71 mijë që ishin në 2011. Lezha gjithashtu kishte rënie me 49 për qind i ndjekur nga Elbasani po në këtë masë.

Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18-vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë, pas Sirisë./ Monitor.

The post Shpopullim alarmues në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌