Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse! Ja sa paguhet për një natë

By: V K
5 July 2025 at 14:10

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, po e shijon jetën pas këtij rrugëtimi.

Ai po zhvillon koncerte të njëpasnjëshme, dhe jo vetëm në Kosovë, derisa puna e tij po lulëzon dita-ditës më shumë.

Gazetari Redjon Shtylla, gjatë emisionit “Weekend” , zbuloi se sa paguhet artisti në këto koncerte.

“Me sa e di unë shifra që paguhet kap shifrën pesëshifrore”, tha Shtylla.

The post Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse! Ja sa paguhet për një natë appeared first on Albeu.com.

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

By: Oldi
1 July 2025 at 10:35

Zbulohet shuma që SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni ish-çiftin Meta-Kryemadhi. Me kartën e dytë bankare që ishte vënë në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, Meta dhe Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri me tani pasi dyshohet se vlera mund të jetë më […]

The post Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat appeared first on BoldNews.al.

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

By: Ardit
29 June 2025 at 09:40

Nga 10 zyrtarët e thirur tek 8 bashkitë e qarkun të Elbasanit, ditën e Premte janë paraqitur vetëm 3 në prokurorinë e qytetit, duke dhënë shpjegime para oficerit të policisë gjyqësore që po ndjek dinamikën e hetimit të dosjes me Nr. 1417. Kjo është një çështje voluminoze, e cila u hap në vitin 2024 për […]

The post Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB” appeared first on BoldNews.al.

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

By: Oldi
20 June 2025 at 08:13

Qytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me rreth 41% të mesatares europiane, sipas fuqisë blerëse, shumë grup mallra i blejnë deri në 50% shtrenjtë se në Europë në vitin 2024, sipas indeksit krahasues të Çmimeve të Konsumit të publikuar nga Eurostat. Grupi i parë i produkteve parë janë pijet alkoolike, që kushtojnë gati […]

The post Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 24-vjeçari në Sarandë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës

16 June 2025 at 15:30

Në kuadër të masave për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, Policia Kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, banues në Shkodër, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”.

Automjeti me të cilin po kryhej transporti u sekuestrua, ndërsa hetimet përfshijnë edhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Njoftimi i policisë:

Lukovë, Sarandë

Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një 24-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, konstatuan në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”, një automjet tip “Volksvagen”, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira, me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

The post Arrestohet 24-vjeçari në Sarandë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës appeared first on Sot News | Lajme.

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert

31 May 2025 at 15:02

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon, për të shtuar edhe fitimet e tyre. Në klubet më në zë të vendit, çdo natë ka të ftuar këngëtarë, çfarë e bën atmosferën për turistët edhe më elektrizuese. E për […]

The post Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert appeared first on BoldNews.al.

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

19 May 2025 at 21:19

Gjithçka filloi nga një njoftim i zakonshëm për punësim në internet, që premtonte 90 euro në ditë për punë nga shtëpia. Aplikimi për punë çoi në zbulimin e një rrjeti prostitucioni online. Bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare nisën investigimin pasi panë këtë njoftim, ku shkruhej se kërkoheshin punëtore për turnin e tretë, me pagesë të […]

The post 250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Gjermanët mbështesin planin e qeverisë për të ulur financimet për refugjatët ukrainas

BERLIN, 1 maj /ATSH-DPA/ – Një shumicë e madhe gjermanësh mbështesin planin e qeverisë së re të koalicionit për të ulur përfitimet për refugjatët ukrainas të sapoardhur, sipas një sondazhi të YouGov.

Sondazhi zbuloi se 77 për qind mbështetën ndërprerjen e përfitimit standard të sigurimeve shoqërore, i cili normalisht u paguhet qytetarëve gjermanë që kanë nevojë për ndihmë, përfshirë refugjatët ukrainas.

Ukrainasit duhet të marrin në vend të kësaj përfitimet më të ulëta në dispozicion të azilkërkuesve.

Nga 2 275 votues të anketuar me të drejtë vote, 11 për qind e kundërshtuan këtë vendim nga koalicioni i ri i aleancës CDU/CSU të qendrës së djathtë dhe SPD të qendrës së majtë, ndërsa 12 për qind refuzuan të përgjigjen.

Qeveria e koalicionit, e cila do të betohet në një mbledhje parlamentare të martën, ka rënë dakord që refugjatët ukrainas që hyjnë në Gjermani pas 1 prillit do të marrin vetëm ndihmën standarde për azilkërkuesit, në masën që u nevojitet.

Një direktivë e posaçme e Bashkimit Evropian e miratuar në vitin 2022 parashikon që refugjatët ukrainas mund të fitojnë të drejtën e qëndrimit pa pasur nevojë të aplikojnë për azil./  /os/

 

The post FOKUS – Gjermanët mbështesin planin e qeverisë për të ulur financimet për refugjatët ukrainas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet përdorimi i kartave të kreditit, mbi 25.8 milionë pagesa me vlerë prej 3.400 miliardë lekësh

By: D Marku
26 April 2025 at 15:59

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024, shqiptarët përdorën kartat e tyre të kreditit për mbi 25.8 milionë pagesa, me një vlerë totale prej 3.400 miliardë lekësh.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me fillimin e vitit, numri i transaksioneve është rritur me 14%, ndërsa vlera e tyre me 10%.

Kartat përbënin tashmë 65% të të gjitha pagesave në vend, duke u konfirmuar si mënyra kryesore e kryerjes së transaksioneve.

Një rritje e ndjeshme është shënuar edhe në transfertat elektronike, përmes shërbimeve të internet banking dhe mobile banking, ku numri i transaksioneve u rrit me 23% dhe vlera me 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

në sistemin AIPS-EURO, janë shlyer 175 mijë pagesa me një vlerë prej 2.9 miliardë eurosh duke regjistruar rritje prej 17% në numër dhe 22% në vlerë.

Ky sistem luan  rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në formalizimin e ekonomisë

Një tjetër hap drejt modernizimit të plotë financiar është  edhe pranimi i 11 bankave shqiptare në sistemin evropian të pagesave SEPA, shërbim i cili nga tetori pritet të ulë kostot e transfertave ndërkombëtare në euro

The post Rritet përdorimi i kartave të kreditit, mbi 25.8 milionë pagesa me vlerë prej 3.400 miliardë lekësh appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët kryen 14.8 milionë pagesa me para elektronike

By: user7
23 April 2025 at 09:13

Pagesat e shqiptarëve nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike u rritën përsëri vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për vitin 2024 numri i pagesave me para elektronike arriti në 14.8 milionë, në rritje me 5% krahasuar me vitin 2023.

Megjithatë, volumi total i transaksioneve pësoi rënie në 86.8 miliardë lekë, 5.2% më pak krahasuar me një vit më parë.

Numri i përdoruesve të pagesave nëpërmjet parasë elektronike vazhdon të shënojë rritje të shpejtë, bazuar në numrin e llogarive aktive.

Numri i llogarive të parasë elektronike në fund të vitit të kaluar arriti në pothuajse 270 mijë, shifër kjo 76% herë më e lartë krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2019, kur Banka e Shqipërisë ka nisur raportimin e këtij treguesi, numri i llogarive të parasë elektronike është rritur me 30 herë.

Rritja e numrit të pagesave dhe të përdoruesve të tregut të parasë elektronike ka ndjekur një interes të lartë të investitorëve për këtë treg dhe shtimin e numrit të subjekteve të licencuara.

Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”, miratuar në vitin 2020, i dha një shtysë të fortë interesit të investitorëve për tregun e shërbimeve të parasë elektronike. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i institucioneve të licencuara të parasë elektronike ka arritur tashmë në 10.

Megjithatë, ligji i ri nuk ka qenë ende plotësisht i zbatueshëm në të gjitha dispozitat e tij, veçanërisht në konceptin kyç të bankingut të hapur (open banking), që duhet të mundësojë përdorimin e llogarisë bankare për të kryer shërbime pagesash edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare.

Mes fundit të vitit 2024 dhe fillimit të vitit 2025, u licencuan operatorët e parë të shërbimeve të bazuara në bankingun e hapur. Operatorët e licencuar kanë njoftuar ndërkohë edhe kryerjen e transaksioneve të para.

Rritja e numrit të llogarive dhe të pagesave me para elektronike, megjithatë, duhet lexuar me kujdes. Një pjesë e veprimeve me para elektronike ngelen të lidhura me veprime në para fizike, siç mund të jenë format e ndryshme të pagesave që qytetarët kryejnë nëpërmjet sporteleve fizike të parasë elektronike në formë cash, por që më tej ekzekutohen nëpërmjet terminaleve të parasë elektronike të këtyre operatorëve.

Gjithashtu, disa prej institucioneve të reja të parasë elektronike, e lidhin hapjen e llogarive të parasë elektronike me disbursimin e kredive të kompanive të grupit. Për këtë arsye, një pjesë e rritjes që tregojnë është e lidhur me faktorë anësorë dhe që nuk përfaqësojnë në vetvete një depërtim direkt të formave fintech të pagesave.

Deri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja fintech ka qenë kryesisht krijimi i portofoleve elektronike nëpërmjet të cilave klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre.

Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj. Në përgjithësi, synimi është krijimi i të ashtuquajturave Super Apps, ku klientët mund të kryejnë blerje apo pagesa për shumicën e nevojave të zakonshme konsumatore.

Megjithatë, disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard./MONITOR

The post Shqiptarët kryen 14.8 milionë pagesa me para elektronike appeared first on Lapsi.al.

Mes tyre edhe Kosova, WSJ: SHBA po kërkon shtete për të dërguar të dëbuarit nga SHBA

By: Ardit
2 April 2025 at 14:55

Administrata amerikane e Presidentit Donald Trump është angazhuar në përpjekje për marrëveshje me disa vende të tjera, për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje, ka raportuar The Wall Street Journal. Zyrtarët e imigracionit po kërkojnë më shumë destinacione ku mund të dërgojnë emigrantë që SHBA dëshiron t’i […]

The post Mes tyre edhe Kosova, WSJ: SHBA po kërkon shtete për të dërguar të dëbuarit nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

Kërkohet rikthimi i parasë fizike, dy vendet europiane tërhiqen nga pagesat digjitale

By: Ardit
21 March 2025 at 11:27

Në një kohë kur shumica e vendeve po shkojnë drejt pagesave digjitale, Suedia dhe Norvegjia po ndryshojnë kurs. Këto dy shtete nordike, të cilat historikisht kanë qenë liderë në përdorimin e pagesave elektronike, tani po rikthejnë paratë e gatshme si një masë sigurie kundër krizave dhe sulmeve kibernetike. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore, […]

The post Kërkohet rikthimi i parasë fizike, dy vendet europiane tërhiqen nga pagesat digjitale appeared first on BoldNews.al.

Spiralja e largimit të mjekëve nga Shqipëria, 40% duan të emigrojnë

By: Oldi
22 February 2025 at 08:27

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet të rrisë financimet, të përmirësojë ambientet e punës dhe mundësitë për karrierë të mjekëve të rinj. Një studim i fundit nga ekspertët Ilir Gëdeshi dhe Russell King, në një anketë që […]

The post Spiralja e largimit të mjekëve nga Shqipëria, 40% duan të emigrojnë appeared first on BoldNews.al.

Autobusi i unazës bllokon trafikun, policia rrugore asnjë masë (VIDEO)

By: Oldi
18 February 2025 at 17:48

Tirana nga mëngjesi në darkë zhytet në trafik të rënduar ku qytetarët shpenzojnë orë të tëra për të mbërritur në destinacion. Jo pak herë urbanët e kryeqytetit bëhen burim aksidentesh por edhe shkaktarë të trafikut të rënduar. Në redaksinë e “Bolnews.al” ka mbërritur një video ku autobusi i linjës së unazës ka ngecur në rrugë […]

The post Autobusi i unazës bllokon trafikun, policia rrugore asnjë masë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

“Loja” e Wizz Air me pagesat cash/ 60 € për një çantë krahu, dy fatura të ndryshme për të njëjtin bagazh

7 February 2025 at 13:12

“Wizz Air” njihet si një nga kompanitë me çmime ekonomike, por nuk janë të pakta rastet kur pasagjerët “suprizohen” në momentet e fundit para fluturimit. Në televizionin Ora News ka mbërritur një denoncim në lidhje me këtë  kompani. Një qytetar ka paguar biletën në Wizz Air e cila përfshinte një çante krahu. Pak para fluturimit […]

The post “Loja” e Wizz Air me pagesat cash/ 60 € për një çantë krahu, dy fatura të ndryshme për të njëjtin bagazh appeared first on BoldNews.al.

Burgu harroi t’u paguante kontributet e ushtarakut, gardianët duhet të shkojnë në gjyq!

By: Oldi
4 February 2025 at 20:48

Emisioni Fiks Fare denoncoi një parregullsi në Burgun e Lezhës, ku qindra gardianë dhe ish gardianë po vuajnë pasojat e abuzimit me detyrën. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Pjetër Pjetri dhe Agustin Buna, ish-gardianë, të cilët thanë se atyre dhe 270 punonjësve të tjerë, s’u janë paguar kontributet e suplementit ushtarak të […]

The post Burgu harroi t’u paguante kontributet e ushtarakut, gardianët duhet të shkojnë në gjyq! appeared first on BoldNews.al.

Zëvendësguvernatorja e BSH: Bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në prill

31 January 2025 at 22:07

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj në një intervistë televizive u shpreh mbrëmjen e sotme se bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në muajin prill.

“SEPA është një nga sukseset që Banka e Shqipërisë numëron në aktivitetin e vet. Në këtë sukses ka rol i gjithë konteksti ekonomik dhe politik shqiptar, sepse rregullat nuk lidhen vetëm me kontekstin e bankës qendrore, por janë përtej kësaj. Gjatë procesit të aplikimit duhet të dëshmosh që aspiratat politike të vendit përputhen me vende të BE. Me të gjitha këto kritere merresh në shqyrtim. Bankat e kanë përqafuar këtë ide. Ne e kemi bërë me dije ambicien tonë për të qenë pjesë e SEPA-s. Po ushtrojmë presion pozitiv që bankat të ndërgjegjësohen. Interesat e vendit e kërkojnë që bankat, të paktën ato më të mëdhatë, të jenë pjesë e SEPA-s në afatin minimal që procesi lejon dhe brenda muajit prill  të kryejnë aplikimin. Pra, ky presion pozitiv lidhet me ambicien që anëtarësimi në SEPA të bëhet në kohë,” tha Ahmetaj.

Zëvendësguvernatorja e BSH-së u shpreh se Banka e Italisë ka qenë një partner i Shqipërisë, edhe me programe binjakëzimi. Sipas Ahmetaj, anëtarësimi në SEPA do të sjellë shpejtësi në transaksione, madje pagesa që mund të kryhen brenda 2-3 sekondash.

“Banka e Italisë ka qenë partneri ynë, kemi pasur dhe programe binjakëzimi që na kanë hapur horizontin në çfarë mund të investojmë. Ky bashkëpunim ka vazhduar në mënyrë natyrale. Ne kuptuam që mund të përfitojmë nga roli dominant i Bankës së Italisë në sistemin e pagesave,” tha ajo.

“Banka e Italisë ka qenë një ndër pioneret në eurozonë. Ne kuptuam që mund të përfitonim paraprakisht nga ky posedim i informacionit. Të jesh pjesë e SEPA-s është që bankat shqiptare do kenë detyrimin që transaksionet, për shembull, unë të kem të drejtë të transferoj fonde në euro dhe të urdhëroj marrjen e fondeve nga një vend i SEPA tek unë, të dy komponentët do të bëhen shpejt si brenda vendit. Të dy kanë aspekte pozitive,” shtoi Ahmetaj.

Sipas saj, “këto janë pagesa më të shpejta brenda ditës dhe të lira si pagesat kombëtare. Zona SEPA-s ka dhe pagesa të shpejta që bëhen brenda 2-3 sekonda me një infrastrukturë që mundëson këtë shpejtësi. Është një platformë tjetër e integruar në zonën SEPA dhe quhet me akronimin TIPS. Italia na mundëson që një klon të TIPS ta implementojmë në tregun tonë. Ne të krijojmë një bankë ku të marrin pjesë Shqipëria dhe vendet e Ballkanit, sidomos në ndihmë të biznesit. Kjo na ndihmon kur të jemi pjesë e BE”.

/a.f/r.e/

The post Zëvendësguvernatorja e BSH: Bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në prill appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anëtarësimi në SEPA, Bregu: Transaksionet me BE-në, reduktim me 5 herë të kostove

30 January 2025 at 14:49

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë ka nisur punën për ngritjen e sistemit të pagesave të shpejta, që do të mundësojë kryerjen e pagesave dhe transfertave brenda pak sekondave.

Ledia Bregu, drejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, shpjegoi në një prononcim për median, se shërbimet e pagesave në vend po kalojnë në një fazë ndryshimesh të rëndësishme.

“Me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) kostot e transfertave ndërkombëtare në euro do të pësojnë një ulje drastike”, theksoi ajo.

Bregu vuri në dukje se, “vendi ynë kryen mbi 50% të shkëmbimeve tregtare (import- eksporteve) me vendet e BE-së, që ka një kosto të konsiderueshme të transaksioneve dhe ndikimet pozitive nga pagesat e shpejta do të jenë të materializuar për biznesin dhe qytetarët shqiptarë”.

Gjithashtu vijoi Bregu, pagesat do të jenë më të shpejta dhe më të lira edhe remitancat dhe pagesat në sektorin e turizmit.

“Pra çdo transaksion midis Shqipërisë dhe BE-së dhe anasjelltas do të ketë një reduktim me 5 herë të kostove” , tha ajo.

Bregu bëri të ditur se, “nga muaji prill bankat tregtare kanë derën e hapur për të aplikuar në secilën nga skemat SEPA, që ato gjykojnë se është më e përshtatshmja në rastin më tipik është “credins transfer” më e thjeshta për t’u aplikuar. Ndërkohë që BSH ka bërë të mundur që bankat të jenë gati teknikisht për të aplikuar ndërsa në tetor parashikohet të nisin transaksionet në SEPA”. /j.p/

The post Anëtarësimi në SEPA, Bregu: Transaksionet me BE-në, reduktim me 5 herë të kostove appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A pagove para për të marrë pjesë në ceremoninë e Trump? Përgjigjet Lulzim Basha

By: Oldi
23 January 2025 at 22:43

Moderatori i emisionit “360 gradëˮ, Artur Zheji pyeti kreun e Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha nëse ishte i ftuar në inagurimin e Presidentit Donald Trump apo kishte paguar për të marrë pjesë. Basha pohoi se ka qenë i ftuar për shkak të marrëdhënieve ndër vite që ka me SHBA-në. Artur Zheji: A ishte një ftesë protakollare apo […]

The post A pagove para për të marrë pjesë në ceremoninë e Trump? Përgjigjet Lulzim Basha appeared first on BoldNews.al.

“Identitek”: Anëtarët e bordit vjedhin, kurse punonjësve u mohohen të drejtat

By: Oldi
16 January 2025 at 12:33

Në kompaninë “Identitek”, një situatë e padrejtë dhe diskriminuese po përbën një shqetësim të madh për punonjësit. Pavarësisht premtimeve për investime dhe angazhime publike, siç është deklaruar për diasporën, realiteti për ata që punojnë çdo ditë është ndryshe. Rroga e 13-të, një bonus i zakonshëm dhe i pritur për çdo punonjës, nuk është dhënë për […]

The post “Identitek”: Anëtarët e bordit vjedhin, kurse punonjësve u mohohen të drejtat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌