Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026
Real Madridi ka vendosur të presë deri në verën e vitit 2026 për të finalizuar transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, sipas raportimeve nga “El Chiringuito”.
Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shpenzojë për ta nënshkruar atë në vitin 2025, por do të presë skadimin e kontratës së tij me Liverpoolin.
Plani i ‘Los Blancos’ është që ta marrin Konaten si lojtar të lirë, pa pagesë transferimi, në momentin kur ai të jetë i lirë nga çdo angazhim kontraktual.
Mbrojtësi francez thuhet se është dakord me këtë qasje dhe është i kënaqur me idenë për t’u bashkuar me Real Madridin në verën e 2026-ës.
Sipas burimeve të El Chiringuito, të afërta me lojtarin, Konate ka marrë tashmë vendimin për t’u bashkuar me madrilenët dhe është i gatshëm të presë fundin e kontratës së tij aktuale me Liverpoolin.
Ndërkohë, Real Madridi ka nisur të përforcojë mbrojtjen që këtë verë me transferimin e talentit Dean Huijsen, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube.
Me afrimin e Konatés në horizont dhe prurje të reja në qendër të mbrojtjes, Real Madridi synon të ndërtojë një repart defensivë afatgjatë dhe të qëndrueshëm. /Telegrafi/
The post Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026 appeared first on Telegrafi.