Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga 7 tetori, bankat do të ofrojnë pagesa në euro në zonën SEPA

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Nga 7 tetor 2025, bankat shqiptare do të ofrojnë pagesa ndërkufitare në euro brenda zonës SEPA për klientët e tyre.

Kështu deklaroi, Valentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit të Financës në Bankën e Shqipërisë, në një intervistë televizive, ndërsa vuri në dukje përfitimet nga anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA.

Sipas saj, ky anëtarësim shënon një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin financiar evropian, por edhe për ekonominë shqiptare, pa qenë ende anëtare e BE.

“Përfitimet nga SEPA janë të shumta. Ulja e kostove për transfertat në euro do të jenë minimalisht 5 herë më të lira për qytetarët dhe bizneset. Pagesa janë më të shpejta dhe produktet e shërbimet moderne janë më të sigurta”, tha ajo.

Semi vuri në dukje se, ky hap do të rrisë konkurrencën në tregun financiar.

Duke u ndalur në përfitimet në nivel kombëtar, ajo tha se, pagesat në SEPA, reduktojnë përdorimin e parasë fizike; nxisin përfshirjen financiare dhe zhvillimin e teknologjisë financiare (FinTech) dhe zgjerojnë ofertën e shërbimeve të pagesave.

Semi deklaroi se, “në nivel ndërkufitar SEPA, nxit ndërveprimin tregtar dhe flukset monetare me BE dhe bizneset shqiptare fitojnë qasje në një treg prej 450 milionë banorësh, me më shumë mundësi për zgjerim; rritje të konkurrencës dhe përfitim nga risitë inovative”. /j.p/

The post Nga 7 tetori, bankat do të ofrojnë pagesa në euro në zonën SEPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transfertat në SEPA do të fillojnë nga tetori, Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht

11 April 2025 at 16:27

Janë dorëzuar zyrtarisht paketat e aplikimeve për anëtarësimin e bankave shqiptare në skemën e transfertave të kreditit SEPA, të cilat eliminojnë tarifat shtesë për çdo transfertë bankare brenda këtij sistemi.

Aplikimi është bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, të cilat e kanë dërguar kërkesën pranë Këshillit Evropian të Pagesave (ECP).

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se përgjatë vitit të parë të anëtarësimit aktorët ekonomikë në vend do të kursejnë rreth 20 milionë euro si rezultat i komisioneve, të cilat do të jenë ndjeshëm më të ulëta sesa ato aktuale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transfertat në SEPA do të fillojnë nga tetori, Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht appeared first on Euronews Albania.

Bankat aplikojnë në SEPA, BSH: Synojmë të nisin realizimin e transaksioneve në tetor

By: user 5
10 April 2025 at 19:26

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit.

Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA. Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë./ Monitor

The post Bankat aplikojnë në SEPA, BSH: Synojmë të nisin realizimin e transaksioneve në tetor appeared first on Lapsi.al.

Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht për në SEPA, transfertat fillojnë në tetor

By: M C
10 April 2025 at 18:48

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit.

Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA. Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë./ Monitor

The post Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht për në SEPA, transfertat fillojnë në tetor appeared first on Albeu.com.

SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA.

Të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në euro përmes SEPA-s.

Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit.

Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit.

Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA.

Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë.

/r.e//a.f/

The post SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zëvendësguvernatorja e BSH: Bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në prill

31 January 2025 at 22:07

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj në një intervistë televizive u shpreh mbrëmjen e sotme se bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në muajin prill.

“SEPA është një nga sukseset që Banka e Shqipërisë numëron në aktivitetin e vet. Në këtë sukses ka rol i gjithë konteksti ekonomik dhe politik shqiptar, sepse rregullat nuk lidhen vetëm me kontekstin e bankës qendrore, por janë përtej kësaj. Gjatë procesit të aplikimit duhet të dëshmosh që aspiratat politike të vendit përputhen me vende të BE. Me të gjitha këto kritere merresh në shqyrtim. Bankat e kanë përqafuar këtë ide. Ne e kemi bërë me dije ambicien tonë për të qenë pjesë e SEPA-s. Po ushtrojmë presion pozitiv që bankat të ndërgjegjësohen. Interesat e vendit e kërkojnë që bankat, të paktën ato më të mëdhatë, të jenë pjesë e SEPA-s në afatin minimal që procesi lejon dhe brenda muajit prill  të kryejnë aplikimin. Pra, ky presion pozitiv lidhet me ambicien që anëtarësimi në SEPA të bëhet në kohë,” tha Ahmetaj.

Zëvendësguvernatorja e BSH-së u shpreh se Banka e Italisë ka qenë një partner i Shqipërisë, edhe me programe binjakëzimi. Sipas Ahmetaj, anëtarësimi në SEPA do të sjellë shpejtësi në transaksione, madje pagesa që mund të kryhen brenda 2-3 sekondash.

“Banka e Italisë ka qenë partneri ynë, kemi pasur dhe programe binjakëzimi që na kanë hapur horizontin në çfarë mund të investojmë. Ky bashkëpunim ka vazhduar në mënyrë natyrale. Ne kuptuam që mund të përfitojmë nga roli dominant i Bankës së Italisë në sistemin e pagesave,” tha ajo.

“Banka e Italisë ka qenë një ndër pioneret në eurozonë. Ne kuptuam që mund të përfitonim paraprakisht nga ky posedim i informacionit. Të jesh pjesë e SEPA-s është që bankat shqiptare do kenë detyrimin që transaksionet, për shembull, unë të kem të drejtë të transferoj fonde në euro dhe të urdhëroj marrjen e fondeve nga një vend i SEPA tek unë, të dy komponentët do të bëhen shpejt si brenda vendit. Të dy kanë aspekte pozitive,” shtoi Ahmetaj.

Sipas saj, “këto janë pagesa më të shpejta brenda ditës dhe të lira si pagesat kombëtare. Zona SEPA-s ka dhe pagesa të shpejta që bëhen brenda 2-3 sekonda me një infrastrukturë që mundëson këtë shpejtësi. Është një platformë tjetër e integruar në zonën SEPA dhe quhet me akronimin TIPS. Italia na mundëson që një klon të TIPS ta implementojmë në tregun tonë. Ne të krijojmë një bankë ku të marrin pjesë Shqipëria dhe vendet e Ballkanit, sidomos në ndihmë të biznesit. Kjo na ndihmon kur të jemi pjesë e BE”.

/a.f/r.e/

The post Zëvendësguvernatorja e BSH: Bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në prill appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Me gjuhën e… Bankës së Shqipërisë”/ Ahmetaj: Përfshirja në SEPA, të bën pjesë të revolucionit teknologjik

31 January 2025 at 20:26

Zëvendës Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj foli në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, për anëtarësimin në sistemin europian të pagesave, forcimin e lekut dhe ndikimin në fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

Ahmetaj shpjegoi disa përfitimet që vijnë nga përfshirja në SEPA. Gjithashtu theksoi se përfshirja në SEPA i adresohet më së shumti zgjidhjeve teknologjike, pasi je përfshirë në një revolucion teknologjik.

“Arsyeja e krijimit të zonës SEPA. Kjo lidhet që me krijimin e euros që në 1999. Aty u kuptua që euro ishte një krijimi i mirë për një zonë të përbashkët siç ishte BE. Një transfertë e elektronike ne euro nuk ishte aq e barabartë sa një transfertë në kesh në euro. Dhe për këtë u punua për krijimin e kësaj zonës SEPA, që ishte e përbashkët jo vetëm për transfertat në kesh edhe për ato elektronike. Por duke qenë më e zhvilluar edhe në aspektin teknologjik dhe duke pasur edhe aspiratën në BE dhe si të thuash të kesh ambicie që të jetë konkurruese në nivele ndërkombëtare, në aspektin e infrastrukturës. Pra të gjitha këto aspirata mëshirohen te SEPA. Pasi më shumti i adresohet zgjidhjeve teknologjike. Pra të përfshihesh në SPEA ti je përfshirë edhe në këtë revolucion teknologjik ku të gjitha përfitimet ekonomike janë të kuptuara”, tha ndër të tjera Ahmetaj.

/abcnews.al/

Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA

24 January 2025 at 17:20

Guvernatori i BQK-së Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin Fusha morën pjesë ne takimin themelues (virtual) të Grupit Drejtues për Implementimin e SEPA, nën udhëheqjen e Drejtorëve Gjeneral të Drejtorisë së Zgjerimit (DG NEAR, z. Koopman dhe Drejtorisë për stabilitet dhe shërbime financiare (DG FISMA), z. Berrigan, me pjesëmarrjen e Guvernatorëve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, si dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), Bankës Qendrore Evropiane (ECB) dhe Bankës Botërore (WB).

Qëllimi i themelimit të këtij grupi është të ndjek zbatimin e projektit të zgjerimit të zonës gjeografike të SEPA, si një forum për shkëmbimin e përvojave, informacioneve dhe koordinimin për të adresuar çështjet relevante të zbatimit të këtij projekti.

Në vijim të zhvillimeve që dalin nga plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, nisma për themelimin e Grupit Drejtues nga Drejtoria e Zgjerimit (DG NEAR) e Komisionit Evropian, vjen pas një serie të takimeve të nivelit të lartë dhe grupeve teknike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të projektit të Modernizimit të Sistemeve të Pagesave të Ballkanit Perëndimor, ku edhe Republika e Kosovës u përfaqësua nga Banka Qendrore, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Banka Botërore në koordinim me Këshillit të Bashkimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e qeverive të shteteve në kuadër të Procesit të Berlinit.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dorëzoi para-aplikimin e plotësuar për anëtarësim në SEPA me datën 20 dhjetor 2024, ndërsa pret që të pranojë vlerësimet paraprake për shqyrtim dhe hapje të rrugës për aplikim përfundimtar për anëtarësim në SEPA, në pajtim me Planin Strategjik të BQK-së.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është e zotuar për bashkëpunim në kuadër të nismave të tilla të Bashkimit Evropian të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin tonë drejt integrimit të sistemit tonë financiar me tregun unik të Bashkimit Evropian, përderisa punon me intensitet të lartë në avancimin e infrastrukturës përkatëse rregullative dhe teknike për shfrytëzimin e të gjitha përfitimeve që sjellin për qytetarët dhe ekonominë e vendit, krahas sektorit financiar.

The post Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA appeared first on Telegrafi.

Anëtarësimi në SEPA, ulen komisionet për transfertat e parave

By: Besnik
2 January 2025 at 14:53

Dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjellas, do të kenë kosto të ulëta financiare.

Me pranimin e vendit tonë në sistemin SEPA, tashmë po ngrihet sistemi që komisionet të ulen brenda këtij viti.

Komisionet për transfertat e parave nga Europa do të ulen këtë vit, duke iu kursyer emigrantëve shqiptarë dhe bizneseve miliona Euro.

Më 13 qershor 2024, Shqipëria aplikoi në Bashkimin Europian për t’u pranuar në sistemin SEPA, dhe u pranua në 21 nëntor, ndërsa tashmë bankat po punojnë për të ngritur sistemin që mundëson transfertat e parave me kosto të ulët.

Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet në kosto, kohë dhe siguri janë të mëdha. Në vlerë ato pritet të kursejnë mbi 20 mln euro cdo vit, që shqiptarët i kanë paguar si komisione.

SEPA e njohur ndryshe, si Zona Unike e Pagesave në Euro, është iniciativë e Bashkimit Evropian, e cila u mundëson individëve dhe bizneseve të bëjnë pagesa elektronike në Euro, duke ndjekur rregulla të njëjta ndërmjet vendeve anëtare. Megjithatë, sot zona gjeografike e pagesave  shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së.

SEPA është gjithashtu edhe një parakusht për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Anëtarësimi në SEPA, ulen komisionet për transfertat e parave appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria konkretizon këtë vit pagesat në SEPA

By: redi
2 January 2025 at 14:19

Shqipëria pritet të konkretizojë gjatë këtij viti kryerjen e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA. Kjo pritet të sjellë uljen të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkombëtare për qytetarët shqiptarët, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove…

Source

Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve brenda sistemit SEPA

2 January 2025 at 11:04

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Shqipëria pritet që këtë vit të konkretizojë kryerjen e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, hap ky që do të sjellë uljen të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkombëtare për qytetarët shqiptarët, brenda dhe jashtë territorit të vendit.

Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha dhe mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim.

Më konkretisht, duke u bazuar në eksperiencën e sistemit AIPS Euro, nëpërmjet të cilit Banka e Shqipërisë që nga fillim i operimit në janar të vitit 2022, i ka kursyer tregut shqiptar rreth 50 milionë euro, vlerësohet se impakti i anëtarësimit në SEPA do jetë dhe më i gjerë.

SEPA (Single Euro Payments Area – Zona Unike e Pagesave në Euro), është iniciativë e Bashkimit Evropian, e cila u mundëson individëve dhe bizneseve të bëjnë pagesa elektronike në Euro, në mënyrë të sigurt, të lehtë, dhe efikase, duke ndjekur rregulla të njëjta ndërmjet vendeve anëtare. Megjithatë, sot zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së.

Në mbledhjen e datës 21 nëntor 2024, Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave mori vendimin të miratojë kërkesën e Shqipërisë dhe të Malit të Zi për anëtarësim e tyre në zonën gjeografike SEPA.

Kështu, Shqipëria u bë pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i bashkohet SEPA-s, si një parakusht për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.

Ky vendim shënon një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin e tregut tonë financiar me atë evropian, por edhe të ekonomisë sonë, pa qenë ende anëtar i Bashkimit Evropian.

Në nivel kombëtar, ky anëtarësim nxit përfshirjen financiare, redukton përdorimin e parasë fizike, zgjeron produktet dhe shërbimet e pagesave, si dhe nxit zhvillimin e teknologjisë financiare.

Ndërsa në nivel ndërkufitar, ai nxit ndërveprimin tregtar dhe lëvizjen e flukseve monetare me Bashkimin Evropian. BE-ja është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë, ku rreth 60% e tregtisë kryhet me vendet anëtare të saj dhe krijimi i lehtësirave financiare është domethënës për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.

Gjithashtu, pjesëmarrja në SEPA iu ofron bizneseve shqiptare qasje në tregun evropian prej 450 milionë banorësh, duke iu ofruar mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre, rritjen e konkurrencës dhe përfitimin e risive. j.p/

The post Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve brenda sistemit SEPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2025 vjen me risi për tregun financiar

1 January 2025 at 23:00

Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025.

 

Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme për tregun financiar. Risitë prekin sektorin bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregun e sigurimeve.

Gjatë vitit 2025, pritet që të konkretizohet kryerja e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, që do të ulë në mënyrë drastike koston e transfertave ndërkombëtare për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu, në vitin 2025, pritet që më në fund të jenë aktive shërbimet e open banking, që do t’u mundësojnë shqiptarëve të kryejnë pagesa nëpërmjet institucioneve fintech, duke përdorur llogarinë e tyre bankare.

Ndryshimet do të prekin edhe tregun e mikrofinancës. Me hyrjen në fuqi të rregulloreve të reja, dhënia e kredive të shpejta pa analizë financiare të huamarrësit pritet të vështirësohet.

Në sigurime, pritet që më në fund të realizohet aplikimi i parimit të bonus-malus dhe elementeve të tjera të rrezikut, që do të mundësojnë çmime të diferencuara për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve.

 

Hyrja në SEPA pritet të kursejë 20 milionë euro në vit

Anëtarësimi në SEPA në nëntor të vitit 2024 ishte padyshim një nga hapat më të rëndësishëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të paktën për pjesën që lidhet me sektorin financiar.

Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë. Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transfertat ndërkombëtare nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.

Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA sot kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA. Transferta kërkon disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.

Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare. Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.

Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me Investimet e Huaja Direkte. Ulja e kostove të transfertave në euro pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në vitin e parë të pjesëmarrjes në SEPA, ekonomia shqiptare pritet të kursejë rreth 20 milionë euro. Nga pikëpamja e stabilitetit financiar, pjesëmarrja në SEPA ofron një mënyrë për të adoptuar sisteme më moderne, më të sigurta dhe më eficiente të pagesave elektronike.

Me miratimin e përfshirjes së Shqipërisë në zonën SEPA, institucionet e pagesave duhet të anëtarësohen individualisht për të marrë pjesë në skemat e saj. Koha e saktë që do të duhet për të mund të kryer transferta nëpërmjet SEPA-s nuk mund të thuhet me saktësi. Megjithatë, në dhjetor 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kërkoi nga institucionet e pagesave angazhim për ta arritur një objektiv të tillë brenda vitit 2025.

“Ndërsa kemi realizuar hapin e parë të anëtarësimit në juridiksionin e zonës SEPA, përfitimet konkrete ekonomike prej kësaj vendimmarrjeje do të jenë të shumëfishta.

Në radhë të parë, ky anëtarësim do t’u kursejë aktorëve ekonomikë rreth 20 milionë euro vetëm gjatë vitit të parë, si rezultat i uljes së komisioneve.

Së dyti, krijimi i një ambienti mbështetës për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si tregtia do të lehtësojë transaksionet me partnerët tanë kryesorë europianë dhe do t’u japë akses bizneseve shqiptare në një treg prej 500 milionë banorësh.

Së treti, ndikim të rëndësishëm pritet të ketë edhe në sektorin e turizmit, si dhe në dërgesat e emigrantëve dhe investimet direkte, të cilat kanë një kontribut domethënës për ekonominë shqiptare. Megjithatë, këto përfitime do të mund t’i prekim, pasi secili institucion financiar të aplikojë dhe të pranohet individualisht në skemat SEPA, çka kërkon që ato të jenë teknikisht të afta të lidhen me këto skema.

Për këtë nevojiten investime, të cilat në gjykimin tonë dhe tuajin, justifikohen plotësisht nga përfitimet që ekonomia shqiptare do të ketë nga pjesëmarrja direkte në SEPA. Edhe në këtë rast, Banka e Shqipërisë do të drejtojë procesin dhe do të mbështesë institucionet financiare të plotësojnë kriteret teknike të SEPA-s”, – tha Guvernatori.

SEPA është një nismë e hershme e Bashkimit Europian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA u sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve europiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në Euro.

 

Më në fund “troket” open banking

Open banking (banking i hapur) ishte një nga risitë më të rëndësishme të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”, që hyri në fuqi në fillim të vitit 2021.

Në ndryshim nga bankingu tradicional, ku vetëm klienti dhe banka kanë akses në të dhënat financiare, bankingu i hapur iu jep mundësinë klientëve t’i ndajnë këto të dhëna në mënyrë të sigurt me një ofrues tjetër shërbimi, për të shtuar përfitimet e klientëve nga përvojat inovative financiare.

Kjo do të thotë se klientët mund të realizojnë shërbime pagesash nga llogaria e tyre bankare edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare dhe jo domosdoshmërisht vetëm nëpërmjet bankës, ku kanë llogarinë.

Ky koncept është i lidhur kryesisht me dy shërbime të reja, atë të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të informimit mbi llogaritë.

Open banking është një nga parimet kryesore të Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat (PSD 2) dhe synon të sjellë më shumë konkurrencë në treg, duke krijuar më shumë hapësira për institucionet financiare të pagesave.

Shërbimet e mbështetura në open banking duhet të testoheshin duke filluar që në 1 janar 2024, si pjesë e rregullores ”Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit”. Ndërsa që nga mesi i vitit 2024, shërbimet e open banking duhet të ishin aktive. Në fakt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pas presioneve të mëdha nga Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, u arrit që në mesin e vitit 2024 bankat të ishin gati për testimet e shërbimeve të open banking me institucionet financiare jobanka, kryesisht ato të parasë elektronike (e-money).

Por, përtej testimeve, fillimi i ofrimit të shërbimit pati pengesa të reja, për shkak të vonesës së licencimit të subjekteve të e-money nga Banka e Shqipërisë për ofrimin e shërbimeve të lidhur me open banking.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vonesat erdhën për shkak të vakumeve të lidhura me rregulloret e brendshme të subjekteve dhe kontratat tip që duhet të lidhen mes tyre për këto shërbime.

Vetëm në nëntor të vitit 2024 u arrit të bëhej licencimi i operatorit të parë shërbimet që lidhen me open banking. Këto shërbime priten të ofrohen gjatë vitit 2025 dhe do të përbëjnë një nga risitë kryesore të lidhura me produktet dhe shërbimet financiare për këtë vit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, operacionalizimi i open-banking është hapi i parë dhe thelbësor për funksionimin e financave të hapura (open-finance), e cila do të mundësojë dixhitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare për klientët.

Përveç përfitimeve personale të konsumatorit, Banka e Shqipërisë vlerëson se në një plan më të gjerë, kjo risi sjell dobi të shumta në rrugën drejt formalizimit të ekonomisë dhe përfshirjes financiare. Banka e Shqipërisë do të mbetet gjithmonë promotore e iniciativave pararojë dhe nxitjes së inovacionit që kërkon koha për rritjen e mirëqenies së shoqërisë shqiptare.

 

BSH tenton të shtrëngojë kreditë e shpejta dhe të lehta

Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë miratoi një paketë rregulloresh që synojnë të forcojnë mbrojtjen e konsumatorëve në raport me produktet e shërbimet financiare. Paketa e ndryshimeve hyn në fuqi më datë 1 janar 2025.

Më e rëndësishme prej tyre, rregullorja “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” synon të përcaktojë disa kritere të detajuara në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.

Në teori, aplikimi i kritereve të menaxhimit të rrezikut duhet ta shtrëngojë huadhënien, veçanërisht për sa u takon institucioneve të mikrofinancës konsumatore. Nëse praktika e këtyre institucioneve prej vitesh ka qenë dhënia e kredisë vetëm me një dokument identifikimi, tashmë rregullorja kërkon mbledhjen e informacionit rreth aftësisë paguese të huamarrësit dhe kryerjen e një analize kreditore.

Rregullorja e re parashikon se një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60% (nga 40% që kishte qenë në projektrregulloren fillestare). Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Kjo vlerë mund të jetë më e lartë në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme, të parashikuara në rregulloret e brendshme të subjektit, se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cenon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë.

Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve.

Subjektet e mikrofinancës duhet të hartojnë procedura të brendshme mbi llogaritjen e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), si dhe përcaktojnë kërkesa më të kufizuara për sa lidhet me nivelin e treguesit për kredimarrësit me të ardhura të parregullta ose të luhatshme, apo për kredimarrësit, monedha e të ardhurave të të cilëve është e ndryshme nga monedha e kredisë.

Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

Në veçanti, subjektet duhet të kryejnë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrin hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale, ose të ardhura të tjera të parregullta.

Subjektet duhet të sigurohet që aftësia paguese e kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë nuk bazohet në një rritje të konsiderueshme të pritshme të të ardhurave të kredimarrësit, përveç rasteve kur dokumentacioni ofron prova të mjaftueshme. Huadhënësi duhet të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit.

Institucionet financiare duhet të vlerësojnë aftësinë aktuale dhe të ardhshme të kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë, duke konsideruar edhe efektin potencial në skenarët e rritjes së normave të interesit në rastin e kontratave me norma të ndryshueshme dhe luhatjet e pafavorshme të kursit të këmbimit.

Gjithashtu, ato duhet të përcaktojnë në procedurat e brendshme, informacionin që do të përdoret për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit, në varësi të shumës, llojit të kredisë dhe burimit të të ardhurave.

Informacioni përfshin të dhëna ose dokumente të nevojshme dhe të përshtatshme lidhur me të paktën punësimin, kushtet financiare dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave; burimet e ripagimit të kredisë; angazhimet financiare dhe shpenzimet për përmbushjen e tyre; kolateralin (për kredidhënien e kolateralizuar).

Subjekti në vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit duhet të konsiderojë faktorët që ndikojnë në kapacitetin ripagues aktual dhe të ardhshëm të kredimarrësit, duke përfshirë edhe shpenzimet e jetesës së tij.

Subjekti duhet të kryejë vlerësimin e aftësisë paguese, në bazë të aftësisë së përbashkët paguese të bashkëkredimarrësve, në rastet kur kërkesa për kredi paraqitet bashkërisht nga më shumë se një kredimarrës.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie./ E.Shehu

 

The post 2025 vjen me risi për tregun financiar appeared first on Revista Monitor.

Ulen kostot e pagesave elektronike, Bankat shqiptare nisin me sistemin SEPA në tetor

20 December 2024 at 16:40

Shqipëria pritet të kursejë rreth 20 milionë euro në vit nga anëtarësimi në Zonën Evropiane të Pagesave (SEPA). Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se bankat dhe institucionet shqiptare të pagesave do të nisin operacionet në këtë sistem më 5 tetor 2025.

Në një mbledhje të zhvilluar këtë muaj mes Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit të Sistemit të Pagesave, u prezantuan hapat dhe afatet për zbatimin e SEPA-s në vend. Ndër kriteret kryesore për përfshirjen në këtë skemë janë: posedimi i një licence për ofrimin e shërbimeve të pagesave, aftësia për të përmbushur standardet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe kapacitetet për të zbatuar rregullat teknike të SEPA-s.

Shqipëria u pranua zyrtarisht në këtë zonë më 21 nëntor, duke u bërë një nga vendet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Malin e Zi, që i bashkohet kësaj skeme.

Aktualisht, një pagesë nga Shqipëria drejt vendeve të SEPA-s kushton deri në dhjetë herë më shumë se një pagesë brenda zonës, ndërsa përfundimi i një transferimi merr deri në tre ditë pune. Me SEPA-n, paratë do të transferohen brenda 24 orëve, me kosto shumë më të ulët.

Nga ana tjetër, anëtarësimi në SEPA sjell përfitime të shumta për ekonominë shqiptare. Përveç modernizimit dhe sigurisë më të lartë të pagesave elektronike, ky sistem pritet të ketë një ndikim pozitiv në turizëm dhe investimet e huaja direkte, duke i bërë transaksionet financiare më të shpejta dhe më të besueshme.

Një avantazh tjetër është ulja e kostove për transferimin e remitancave, të cilat zënë një pjesë të konsiderueshme në Produktin e Brendshëm Bruto të vendit tonë.

Ekspertët vlerësojnë se hyrja e Shqipërisë në SEPA do të përmirësojë ndjeshëm stabilitetin financiar dhe konkurrueshmërinë e saj në rajon.

SEPA (Zona e Vetme Evropiane e Pagesave) është një iniciativë e Bashkimit Evropian që krijon një zonë të integruar për pagesat elektronike në euro. Në këtë zonë, qytetarët, bizneset dhe institucionet mund të kryejnë transferta bankare ndërkufitare me të njëjtën lehtësi dhe kosto si brenda një vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulen kostot e pagesave elektronike, Bankat shqiptare nisin me sistemin SEPA në tetor appeared first on Euronews Albania.

Transfertat e parave në SEPA, Sejko: Kursehen miliona euro nga komisionet

16 December 2024 at 18:25

Transfertat e parave që bëjnë emigrantët shqiptarë do të jenë më të lira. Përfitimet do të ndihen, duke nisur nga viti i ardhshëm, nëse bankat ngrenë sistemin SEPA.

Komisionet për transfertat e parave nga Europa në Shqipëri ose anasjellas do të jenë minimale, duke nisur nga viti i ardhshëm. Me anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, tashmë u mbetet bankave për të ndërtuar sistemin që mundëson këto pagesa, dhe për guvernatorin e Bankës Qendrorë, të gjitha mundësitë janë që ky proces të zhvillohet brenda vitit 2025.

Sejko tha se ky zhvillim do të kursejë miliona euro për emigrantët shqiptarë, pasi vetë bankat e kanë testuar paraprakisht.

Në takimin e fundvitit, u ndanë edhe çmimet e guverantorit për diplomën më të mirë të vitit 2024, të cilat shkuan për Eneda Gjokën, Endri Dedën dhe Markelian Blacërin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transfertat e parave në SEPA, Sejko: Kursehen miliona euro nga komisionet appeared first on Euronews Albania.

Anëtarësimi në SEPA, pagesat ndërkufitare në euro të njëjta me kostot e pagesave brenda vendit

9 December 2024 at 07:45

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ 20 milionë euro do të kursejnë bizneset dhe konsumatorët vetëm në vitin e parë nga përdorimi i skemave SEPA, ndërsa mundësohen pagesa ndërkufitare në euro, me të njëjtat kosto me pagesat brenda vendit.

Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “nga  anëtarësimi i Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), pritet të krijohen lehtësi për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë duke i bërë transaksionet ndërkufitare brenda tregut evropian më të thjeshta, më të shpejta dhe me kosto më të ulëta”.

Sipas saj, me pjesëmarrjen në SEPA mundësohet zbatimi i parimit të tarifave të barabarta si për pagesat kombëtare, ashtu edhe ato ndërkufitare të përpunuara në mënyrë elektronike në euro.

Gjithashtu theksoi ajo, anëtarësimi në SEPA ka një ndikim të rëndësishëm në dërgimin e   remitancave të familjarëve.

“Duke marrë parasysh flukset e emigrantëve vitet e fundit, si dhe diasporën e hershme në vendet e Bashkimit Evropian, krijimi i një faciliteti të tillë do të nxisë dërgimin më të lehtë të këtyre flukseve dhe mirëqenien e familjeve pritëse”, u shpreh Bregu.

Ajo vuri në dukje se, lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me Bashkimin Evropian nxit zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, duke ndikuar në rritjen e aktivitetit të bizneseve shqiptare, rritjen e punësimit dhe të të ardhurave.

“Pjesëmarrja në SEPA nxit ngritjen e një sistemi pagesash eficient dhe të besueshëm për vende të vogla si Shqipëria. Përdorimi i pagesave SEPA pritet të sjellë ndryshime pozitive edhe në sjelljen e bizneseve dhe të  individëve sa i përket mënyrave  për kryerjen e pagesave elektronike (cashless)”.

Nga ana tjetër, bëri të ditur Bregu për ATSH-në, thjeshtësia dhe komoditeti i kryerjes së   pagesave elektronike nëpërmjet skemave SEPA do të shërbejë si një  instrument edukues për dixhitalizimin e pagesave.

“Anëtarësimi në SEPA mbështet zgjerimin e përfshirjes financiare të popullatës dhe garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëjtë me ata Evropian, në terma   të transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit për transfertat ndërkufitare”, deklaroi Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë. /j.p/

The post Anëtarësimi në SEPA, pagesat ndërkufitare në euro të njëjta me kostot e pagesave brenda vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anëtarësimi në SEPA, Bregu për ATSH-në: Zgjeron tregun e bizneseve, kontribut edhe në turizëm

4 December 2024 at 08:10

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Shqipëria anëtare në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), është një ngjarje e shënuar për vendin, që shënon një hap përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe ka një sërë përfitimesh të konsiderueshme për ekonominë shqiptare, bizneset dhe konsumatorin.

Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “pjesëmarrja në SEPA ka një rëndësi politike, pasi përmbush një nga objektivat e Planit të Rritjes dhe përbën një hap të parë dhe thelbësor përpara drejt integrimit”.

Në një intervistën dhënë për ATSH-në, Bregu bëri të ditur se, përfitimet e vendit nga pjesëmarrja në SEPA e kanë burimin tek premisa se transaksionet nëpërmjet skemave SEPA janë më të lira dhe më të shpejta sesa me proceset aktuale.

“Aktualisht transfertat dhe pagesat me vendet e BE dhe anasjelltas kryen nëpërmjet bankave korrespondente, një kanal i kushtueshëm dhe joefikas në terma të kohës së ekzekutimit të transaksionit, monitorimin e finalizimit të tij, transparencës së kushteve të  punës dhe mbrojtjes së konsumatorit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, me kryerjen e transfertave nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në euro me vendet anëtare SEPA është minimalisht 5 herë më e ulët.

“Duke pasur parasysh se BE është partner tregtar kryesor i Shqipërisë, ku rreth 2/3 e tregtisë kryhen me vendet e BE-së, dhe ku njëkohësisht këto vende sigurojnë mbi gjysmën e stokut të Investimeve të Huaja Direkte në vend, përfitimet nga krijimi i lehtësirave financiare janë domethënëse për bizneset”, nënvizon Bregu.

Gjithashtu, vijoi ajo, përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë për sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë pritet të materializohen në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me vendet anëtare SEPA.

Bregu deklaroi se, “duke lehtësuar kryerjen e transaksioneve, bizneset shqiptare kanë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës. Së bashku me Shqipërinë, zona gjeografike SEPA përfshin 38 shtete me një popullsi mbi 500 milionë banorë. Hyrja në SEPA i hap tregun bizneseve shqiptare për të konkurruar me produkte dhe shërbime, pasi i siguron partnerët evropianë se po marrin të njëjtin trajtim financiar si brenda Unionit. Ndërsa vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës edhe në sektorin strategjik të turizmit duke i dhënë mundësi turistëve evropianë të kryejnë pagesat në Shqipëri më shpejt dhe me kosto më të ulëta”.

Paralelisht informon ajo, pritet që anëtarësimi të ndikojë në formalizimin dhe digjitalizimin e flukseve të remitancave, për shkak të uljes së kostove të dërgimit të tyre.

Studimet e Bankës Botërore tregojnë se përdorimi i parasë fizike (cash) për transaksione kushton 1,7% të PBB-së.

Bregu thekson se, nga pikëpamja e stabilitetit financiar dhe atij ekonomik, pjesëmarrja në SEPA ofron një mënyrë për të adoptuar sisteme më moderne dhe më të sigurta të pagesave elektronike.

“Si rregullator i tregut të pagesave, ky është një objektiv i dëshiruar për Bankën e Shqipërisë. Nëpërmjet standardizimit të pagesave ndërkufitare dhe përdorimit të një teknologjie të përparuar, bëhet i mundur zhvillimi i një tregu më bashkëkohor të pagesave, në përputhje me politikat evropiane. Ai ndihmon konkurrencën në tregun e pagesave me vlerë të vogël, si dhe transparencën dhe besueshmërinë e produkteve që i ofrohen publikut për pagesat ndërkufitare”, bën të ditur Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë për ATSH-në.

/r.e/a.f/

The post Anëtarësimi në SEPA, Bregu për ATSH-në: Zgjeron tregun e bizneseve, kontribut edhe në turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

29 November 2024 at 16:00

Shqipëria u pranua në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) këtë nëntor. Vendimi i Këshillit Europian të Pagesave pritet të sjellë lehtësi në pagesat ndërkufitare në euro – me kosto të ulta dhe kohë më të shpejtë. Kryeministri Edi Rama tha se përfitimet nisin nga 1 janari 2025, por verifikimet tregojnë se vënia në zbatim e SEPA-s kërkon më shumë kohë.

Esmeralda Topi

Më 21 nëntor, Shqipëria u pranua në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA). Sistemi i pagesave të Bashkimit Evropian siguron pagesa në Euro me të njëjtën kosto dhe lehtësi si brenda një vendi, ashtu edhe midis vendeve të BE-së.

Puna për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA ka nisur që prej vitit 2021. Por vendimi i Këshillit Europian të Pagesave u zyrtarizua pesë muaj pasi Shqipëria dërgoi aplikimin formal.

“Shqipëria, nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë, është angazhuar në përpjekje të konsiderueshme për përfarimin e rregulloreve dhe sistemeve kombëtare të pagesave me standardet e Bashkimit Evropian, duke u bërë pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i bashkohen zonës gjeografike SEPA, si parakusht për hyrjen në BE.”, shkruhet në njoftimin e Këshillit Evropian të Pagesave, më 21 nëntor.

Fakt

‘Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025.’- shkruante kryeministri Edi Rama, ditën kur Shqipëria zyrtarizoi anëtarësimin në SEPA.

Për ironi, reagimin e tij në rrjete sociale Rama e shoqëronte me njoftimin e Këshillit Evropian të Pagesave që ndante tjetër afat. Përfitimet nga SEPA do të nisin nga prilli i vitit të ardhshëm- bënte të ditur Këshilli Evropian i Pagesave.

“Aderimi i institucioneve financiare shqiptare në skemat e pagesave SEPA, sipas kalendarit të KEP-it, do të mundësohet duke nisur nga muaji prill 2025, ndërsa KEP-i do të komunikojë në një moment të dytë datën e gatishmërisë operacionale (ORD) për ofruesit e shërbimeve të pagesave (OShP) që operojnë në Shqipëri.”, sqaron Këshilli Evropian i Pagesave.

Profesor Elvin Meka, shton se përfitimet konkrete mund të kërkojnë edhe më shumë kohë.

“Kjo sepse varet nga gatishmëria teknike e çdo operatori. Duhen bërë investime dhe duhet ndërfaqe. Pra çështje teknike. Kush është gati në prill thjesht pret të hapet drita jeshile” – argumenton Meka.

Ofruesit e shërbimeve të pagesave në Shqipëri do të kenë mundësi të aderojnë në skemat e ndryshme të SEPA-s, pasi institucionet tregtare individuale të aderojnë në skemë si pjesë e një procesi të veçantë të menaxhuar nga Këshilli Evropian i Pagesave.

Ky hap çel udhën për lehtësimin e transfertave financiare në euro dhe uljen e kostos së këtyre transaksioneve midis Shqipërisë dhe anëtarëve të tjerë të SEPA-s.

Çfarë përfitojmë?

Këshilli Evropian i Pagesave (EPC) është një shoqatë ndërkombëtare e pavarur, e përbërë nga 81 anëtarë që janë ofrues të shërbimeve të pagesave. Këshilli u krijua në vitin 2002 nga industria bankare evropiane për zhvillimin e instrumente evropiane për pagesat elektronike në euro. Sot në SEPA marrin pjesë rreth 4.000 banka dhe ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave.

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA pritet të sjellë lehtësi në pagesat ndërkufitate në euro, me kosto më të ulta dhe kohë më të shpejtë.

“Ulja e kostove është përfitimi i parë, më i prekshëm dhe i matshëm për të gjithë qytetarët dhe bizneset shqiptare. E thënë më thjesht, përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta ndërkufitare sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.”- deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë vlerëson se nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare të skemës do të jetë minimalisht 5 herë më e ulët. 

“Sipas vlerësimeve tona paraprake, kursimi për ekonominë shqiptare mund të jetë të paktën 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim. Njëkohësisht, ulet koha e kryerjes së pagesave dhe rritet konkurrenca nëpërmjet prezantimit të produkteve dhe shërbimeve moderne dhe të sigurta.” – argumentoi më tej Sejko.

Në të njëjtën linjë janë edhe ekspertë të njohur të tregjeve financiare.

“Përfitimet janë dy: transaksione të shpejta nga disa sekonda në brenda ditës dhe kosto shumë të ulta nga zero në pak euro”, shpjegon profesor Elvin Meka.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit Rama se ‘‘se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025’ e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA appeared first on Faktoje.al.

Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike

23 November 2024 at 12:13

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Banka Botërore e cilëson një lajm të gëzuar futjen e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).

“Na bën krenarë për kontributin e Bankës Botërore në këtë arritje”, shkruan BB në rrjete sociale, teksa evidenton se, “sistemet moderne të pagesave, janë thelbësore për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi”.

Sipas BB-së, në nivel vendas, ato mund të nxisin përfshirjen financiare, të reduktojnë përdorimin e parave të gatshme, të zgjerojnë produktet dhe shërbimet e pagesave dhe të nxisin zhvillimin e teknologjisë financiare. Për më tepër, në një nivel ndërkufitar, këto sisteme mund të nxisin ndërveprimin dhe të zvogëlojnë koston dhe kohën e transaksionit të tregtisë dhe remitancave brenda Ballkanit Perëndimor, si dhe me Bashkimin Evropian (BE).

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po bëjnë përparim të rëndësishëm në përafrimin e sistemeve të tyre kombëtare të pagesave me standardet e BE-së, si pjesë e synimeve të tyre të anëtarësimit, me mbështetjen e Bankës Botërore.

Banka Botërore, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Sekretariatin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), po zbaton Projektin e Modernizimit të Pagesave në Ballkanin Perëndimor, të sponsorizuar nga Komisioni Evropian (KE). Ky projekt synon të mbështesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të bërë përparim të prekshëm në përputhje me objektivat kryesore të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Investimeve Ekonomike dhe Planit të Ri të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Një shtyllë e projektit përqendrohet në miratimin e rregulloreve të BE-së për pagesat dhe kërkesave të tjera për t’u mundësuar ekonomive të Ballkanit Perëndimor të bashkohen me zonën e vetme evropiane të pagesave (SEPA), e cila do të ndihmojë në rritjen e aksesit në treg dhe promovimin e integrimit ekonomik brenda rajonit dhe me BE-në.

Një shtyllë tjetër fokusohet në krijimin e Sistemeve të Pagesave të Shpejtë që mundësojnë transferta të menjëhershme të fondeve 24 orë në ditë, edhe falë funksionaliteteve novatore si kodet QR. Përveç kësaj, ndërveprueshmëria ndërmjet ofruesve të ndryshëm të shërbimeve të pagesave mund të lehtësojë tregtinë ndërkufitare, të rrisë konkurrencën, të zvogëlojë kostot për tregtimin e biznesit dhe të zvogëlojë koston e remitancave, ndër përfitime të tjera.

Duke u ndalur në përfitimet e pritshme nga anëtarësimi në SEPA dhe modernizimi i sistemeve të pagesave, BB veçon se kjo ka potencialin për të ulur koston e remitancave në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, të cilat aktualisht arrijnë në 6.71 për qind të totalit të transaksionit, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin global të Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm prej 3 për qind. Duke përmbushur këtë objektiv, ekonomitë mund të kursejnë afërsisht gjysmë miliardë euro sipas llogaritjeve të Bankës Botërore.

Gjithashtu thekson BB, pagesat digjitale janë të gjurmueshme dhe transparente, gjë që jo vetëm lehtëson mbledhjen e taksave, por ndihmon edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit. Hulumtimet tregojnë se vetëm një rritje prej 10 për qind në pjesën e pagesave digjitale çon në një reduktim prej rreth dy për qind të madhësisë së ekonomisë të një vendi.

“Në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm 76 për qind e të rriturve kanë një llogari transaksionesh sipas Global Findex, në ndryshim nga 99 për qind në zonën e euros, pagesat digjitale mund të ndihmojnë në uljen e kostove dhe zgjerimin e aksesit financiar për rreth 1.9 milionë njerëz. Llogaritë e transaksioneve, të cilat mund të përdoren për të kryer ose për të marrë pagesa, shërbejnë si një portë për individët dhe bizneset për të hyrë në shërbime të tjera financiare, edhe pa një marrëdhënie me një bankë. Pagesat digjitale mund të lehtësojnë aksesin në financa dhe të kontribuojnë në mbylljen e boshllëqeve të tilla si pabarazitë gjinore dhe urbane-rurale, duke kontribuar kështu në uljen e pabarazisë”, citohet BB në njoftimin e saj të publikuar në rrjetet sociale.

/r.e/

The post Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, ambasadori i BE: Përmbush një nga objektivat kryesore të BSH për integrimin

22 November 2024 at 11:52
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti dje në një takim kortezie në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Gonzato për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), që shënon një moment historik

Shqipëria, anëtare e SEPA/ Bëhet pjesë e zonës së pagesave euro, transaksione 5 herë më të lira

21 November 2024 at 18:04

Shqipëria bëhet pjesë e sistemit europian të pagesave në euro.

Përfitimet e Shqipërisë nga pjesëmarrja në SEPA për qytetarët dhe ekonominë janë të shumëfishta.  përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta 5 herë më te ulëta  ndërkufitare sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se: “Pjesëmarrja e Shqipërisë në zonën gjeografike të SEPA-s shënon një moment historik për Shqipërinë,  për t’u përafruar me standardet dhe parimet evropiane.

Më datë 12 qershor 2024 Banka e Shqipërisë firmosi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në zonën gjeografike të skemave SEPA, duke u bërë, kështu, vendi i parë në rajon, i cili dërgoi aplikimin formal për t’u pranuar në këtë zonë.

Në lidhje me këtë vendim të rëndësishëm reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili e quajti një vendim historik.

/abcnews.al/

❌
❌