Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çako për ATSH: Dënime më të forta për zjarrvëniet me dëme të mëdha, sfidë mbetet ndërgjegjësimi

TIRANË, 5 korrik /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria po përballet gjithnjë e më shpesh me rrezikun në rritje të zjarreve gjatë sezonit të verës.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaroi se shumica e zjarreve janë të qëllimshme ose nga pakujdesia dhe apelon për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe ndëshkime më të rrepta.

Ai theksoi se, aktualisht janë aktive katër vatra zjarri në vend, ndërkohë që situata më problematike është në Elbasan, Has, Tiranë dhe Finiq.

Çako theksoi se menaxhimi i zjarreve bazohet në një plan kombëtar të përditësuar dhe një sistem të koordinuar ndërinstitucional që përfshin edhe Forcat e Armatosura.

Drejtori i AKMC bëri të ditur se janë kryer stërvitje në të gjithë vendin, është rritur bashkëpunimi ndërkombëtar, dhe paralajmëron nisjen së shpejti të një fushate sensibilizuese kombëtare: “AKMC on tour”.

Nëse situata përkeqësohet, Çako siguron se do të aktivizohet menjëherë plani kombëtar i emergjencave, përfshirë evakuimin e popullsisë dhe kërkesën për ndihmë ndërkombëtare në rast nevoje.

Intervistë ekskluzive e ATSH me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. 

ATSH: Si paraqitet aktualisht situata e zjarreve në vendin tonë? A kemi ndonjë zonë të veçantë që konsiderohet më problematike?

Çako: Aktualisht, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 3 korrik deri në orën 08:30 të datës 4 korrik 2025.

Prej tyre, 17 janë shuar plotësisht, ndërsa katër vatra mbeten aktive, për të cilat po punohet intensivisht nga forcat operacionale dhe strukturat e mbrojtjes civile.

Zonat më problematike për momentin janë në qarqet Elbasan, Tiranë, Finiq dhe Has. Konkretisht, situata më sfiduese është në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Elbasan, ku vijon puna me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e zjarrit, ndërsa një grup ekspertësh është në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Në fshatin Bulticë në Tiranë, zjarri në një sipërfaqe me shkurre e ferra po ndërhyhet nga toka dhe ajri me ndihmën e helikopterit Cougar. Ndërkohë, mes fshatrave Grazhdan dhe Malçan në bashkinë Finiq, situata është e qetë por nën vëzhgim të vazhdueshëm. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj në Has, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, mbetet ende aktiv. Po punohet intensivisht për izolimin dhe shuarjen e tij.

ATSH: Cilat janë masat konkrete që janë marrë deri tani nga AKMC për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit të verës?

Çako: Në përputhje me mandatin e saj ligjor, AKMC ushtron autoritet koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe punon për parandalimin, një përgjigje efektive si dhe rimëkëmbjen, nëpërmjet një sistemi të integruar dhe efikas të mbrojtjes civile. Në thelb, qasja e Agjencisë është proaktive dhe e koordinuar, duke përfshirë të gjitha hallkat e sistemit të mbrojtjes civile për të minimizuar rrezikun dhe për të reaguar me efikasitet ndaj çdo situate emergjente gjatë sezonit të verës.

Në këtë kontekst, menaxhimi i zjarreve gjatë sezonit të verës është një ndër prioritetet kryesore të agjencisë, duke u bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të fatkeqësive: Parandalimi, lehtësimi, gatishmëria, përgjigjja dhe rimëkëmbja.

AKMC ka ndërmarrë një sërë masash të strukturuara sipas katër fazave kryesore të menaxhimit të riskut të fatkeqësive: Parandalim, lehtësim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje. Konkretisht:

Parandalimi dhe lehtësimi: Është përditësuar Plani Kombëtar i Emergjencave Civile, i cili përcakton përgjegjësitë e institucioneve përkatëse. Janë kryer inspektime të herëpashershme në bashki dhe qarqe për të identifikuar zonat me risk të lartë dhe për të koordinuar masat parandaluese. Është rritur ndërgjegjësimi i komunitetit përmes fushatave informuese dhe edukative në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe shoqërinë civile.

Gatishmëria: Është ngritur dhe po funksionon Taskforca Ndërinstitucionale për menaxhimin e situatave të zjarrit gjatë verës. Është përforcuar kapaciteti operativ i strukturave vendore të mbrojtjes civile. Është vendosur një sistem i koordinuar informacioni dhe paralajmërimi të hershëm për zjarret me Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në bashkëpunim me Institutin e Gjeoshkencave dhe Agjencinë e Meteorologjisë. Është përforcuar bashkëpunimi me Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset lokale për ndërhyrje të shpejtë. Janë vënë në gatishmëri forcat zjarrfikëse dhe shërbimet pyjore në të gjitha qarqet. Kryhet monitorimi ditor i situatës, nëpërmjet sinjalizimeve të bashkive, si dhe përdorimi i mjeteve teknologjike për vëzhgim ajror dhe tokësor.

Përgjigjja: Është krijuar një strukturë e përhershme operacionale në nivel qendror për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar ndërhyrjet në kohë reale. Janë vënë në gatishmëri mjetet ajrore dhe tokësore për shuarjen e zjarreve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në rast nevoje.

Rimëkëmbja: AKMC bashkëpunon me pushtetin vendor për evidentimin e dëmeve dhe rivlerësimin e nevojave pas çdo incidenti. Në ligjin 45/2019 Për Mbrojtjen Civile është parashikuar fondi i dedikuar për emergjencat Civile, 4% e buxhetit të vitit të kaluar të bashkisë, i cili mund të përdoret për të parandaluar, reaguar dhe rehabilituar territorin e bashkisë.

ATSH: Sa të përgatitura janë strukturat lokale të mbrojtjes civile për të reaguar në raste emergjente si zjarret në pyje apo në zona të banuara?

Çako: Strukturat lokale të mbrojtjes civile në Shqipëri kanë bërë përparime të konsiderueshme në organizimin dhe reagimin ndaj emergjencave, përfshirë zjarret në pyje dhe në zona të banuara. Megjithatë, niveli i përgatitjes mbetet i pabarabartë nga një bashki në tjetrën, për shkak të diferencave në burime njerëzore, teknike dhe logjistike.

AKMC vijon të punojë edhe në këtë drejtim në projekte të ndryshme me partnerët e vet, për të forcuar kapacitetet lokale, me stërvitje dhe trajnime të ndryshme, siç ishte stërvitja në Shkodër, Pishë Poro, në Dibër dhe Gjirokastër me të gjitha bashkitë e qarkut dhe strukturat operacionale lidhur me menaxhimin e zjarreve; apo dhurimi për bashkinë e Tiranës e 25 seteve për krijimin e moduleve GFFF në kuadër të projektit IPA FF, mjeteve zjarrëfikesë nga TAP, varkave, e shumë pajisje të tjera.

Në disa bashki ndërhyrjet janë relativisht të shpejta dhe efektive, duke shmangur përhapjen e zjarreve në zona më të gjera apo më të ndjeshme. Kjo dëshmon se aty ku ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe mjete teknike, reagimi është funksional dhe i koordinuar.

Megjithatë aksesi në zonat rurale dhe të thella gjeografikisht, menaxhimi i mbetjeve urbane, forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike në nivel vendor, investimet në logjistikë dhe mjete moderne për ndërhyrje, mbeten disa nga problematikat qe duhen adresuar më mirë në të ardhmen.

Në përfundim, mund të themi se strukturat lokale të mbrojtjes civile janë në një proces përmirësimi të qëndrueshëm, por kanë ende vonesa, mangësi dhe sfida serioze përballë rreziqeve gjithnjë e më të shpeshta, siç janë zjarret në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të pakontrolluar.

ATSH: A ka pasur bashkëpunim me institucione ndërkombëtare apo vende fqinje për përballimin e situatës?

Çako: Aktualisht, për situatat e fundit të zjarreve, menaxhimi është bërë nga kapacitetet lokale dhe kombëtare. Megjithatë, AKMC është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) ku është vend pjesëmarrës që prej nëntorit të vitit 2022, si dhe me vende fqinje për shkëmbim informacioni dhe asistencë të mundshme në raste ekstreme. Jemi gjithashtu pjesë e rrjeteve rajonale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Duhet thënë që AKMC ka një rekord bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për ndihmë dhe asistencë të ndërsjellë, në raste të ndryshme fatkeqësish ndër vite, ku pas kërkesës për ndihmë drejtuar UCPM ka përfituar nga ndihma me helikopterë nga Greqia, Rumania, Italia, Holanda dhe vende të tjera për përballimin e emergjencave. Nga ana tjetër edhe vetë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj në shumë raste, siç ishte tërmeti në shkurt 2023 në Turqi me mbi 36 000 viktima, zjarret në Greqi po në verën e 2023, apo ndihmat e dërguara në Bosnjë-Hercegovinë pas përmbytjeve në vitin 2024.

ATSH: A janë kryer trajnime apo simulime për stafet e emergjencave në përballjen me zjarret?

Çako: Po, trajnimi i strukturave të emergjencës dhe përgatitja e tyre për përballimin e zjarreve është një komponent thelbësor i punës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Brenda AKMC funksionon Drejtoria e Edukimit, Trajnimit dhe Teknologjisë së Informacionit, e cila ka për qëllim të rrisë kapacitetet operacionale të institucioneve përgjegjëse dhe ndërgjegjësimin e popullatës. Gjatë këtij viti janë organizuar stërvitje dhe simulime në shumë zona të vendit, përfshirë shkolla në Tiranë dhe në qarqe të tjera, ku janë testuar procedurat e evakuimit dhe reagimit në rast zjarri. Gjithashtu, janë zhvilluar stërvitje të posaçme në terren, në zona të riskuara si Pishë Poro, Gjirokastër dhe Dibër, ku është vlerësuar koha e reagimit dhe bashkëveprimi ndërinstitucional. AKMC ka marrë pjesë edhe në stërvitje ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerë evropianë për të përmirësuar standardet dhe për të shkëmbyer përvoja mbi menaxhimin e situatave të emergjencës nga zjarret. Këto aktivitete janë pjesë e një plani të vazhdueshëm për përgatitjen dhe rritjen e gatishmërisë së të gjitha strukturave përballë rrezikut të shtuar nga zjarret gjatë sezonit të verës.

Dy më të fundit të realizuara këtë vit stërvitja në shkallë të gjerë, e realizuar në prill në Shkodër për përmbytjet, apo rastin me të fundit që ishte stërvitja me elemente fushorë, vetëm para një muaji ne Gjirokastër, me pjesëmarrjen e forcave operacionale të qarkut të Gjirokastrës dhe të gjitha bashkive te jugut te vendit, pikërisht lidhur me menaxhimin e zjarreve në pyje dhe në afërsi të zonave të banuara.

ATSH: Si është ndërgjegjësimi i qytetarëve për rrezikun e zjarreve dhe si mund të përmirësohet pjesëmarrja e tyre në parandalim?

Çako: Për fat të keq, ndërgjegjësimi i qytetarëve mbetet ende një sfidë serioze. Shumë prej zjarreve janë të qëllimshme ose shkaktohen nga pakujdesia gjatë djegies së mbetjeve apo pastrimeve sezonale. Ne kemi intensifikuar fushatat e sensibilizimit në media dhe rrjete sociale, por nevojitet më shumë bashkëpunim me shkollat, pushtetin vendor dhe organizatat lokale.

Siç e thamë më lart, Agjencia ka një drejtori që përgjigjet pikërisht për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullatës, dhe kryen vazhdimisht trajnime, simulime zjarresh nëpër shkolla, siç ishte rasti më i fundit në një shkollë në Gjirokastër, por përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve kërkon ndëshkueshmëri më të lartë për shkelësit dhe angazhim komunitar në raportimin e hershëm të zjarreve. Në disa komunitete rurale është vënë re një angazhim më aktiv i banorëve në raportimin e hershëm të vatrave të zjarrit, gjë që ka ndihmuar strukturat e emergjencave të ndërhyjnë më shpejt.

Nga njëra anë, është për t’u vlerësuar rritja e fushatave sensibilizuese nga institucionet publike, së shpejti AKMC do të fillojmë një fushate te gjere sensibilizimi në të gjitha qarqet, të quajtur “AKMC on tour”, pikërisht në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve.

Por, nga ana tjetër, sfidat mbeten të shumta. Në shumë zona rurale, mungon edukimi bazë mbi rreziqet që lidhen me zjarret, ndërsa qytetarët shpesh nuk i njohin mekanizmat ligjorë apo kanalet për të raportuar rreziqe në mënyrë efektive. Për më tepër, në mungesë të ndëshkimeve të qarta dhe zbatimit të ligjit, praktika të rrezikshme si djegia e hapur e tokave vijojnë të tolerohen në mënyrë të heshtur.

ATSH: Nëse situata përkeqësohet, cilat janë hapat e menjëhershëm që do të ndërmerren nga AKMC për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve?

Çako: Sipas Planit Kombëtar të Emergjencave Civile, të përditësuar në 2023, një ndër tre dokumentet themelorë së bashku me Strategjinë Kombëtare të Zvogëlimit të Riskut dhe Vlerësimin e Riskut, të gjitha strukturat operacionale qendrore dhe lokale kanë detyrat e tyre të përcaktuara në raste fatkeqësish dhe reagojnë në bazë të tij, por ndër këto hapa mund të përmendim: aktivizimi i planit kombëtar të emergjencave civile për fatkeqësi natyrore; Vendosja në gatishmëri e Forcave të Armatosura dhe institucioneve shtetërore mbështetëse; Koordinohet evakuimi i popullatës në rrezik, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe bashkitë; Aktivizohet ndihma ndërkombëtare, nëse kapacitetet vendore nuk mjaftojnë.

ATSH: Si është bashkëpunimi me Policinë e Shtetit? A ka pasur të proceduar dhe të dënuar për vendosje të zjarreve? Ju keni deklaruar se 99% e zjarreve janë të qëllimshme – cilat janë shkaqet dhe si po punohet në këtë drejtim?

Çako: Policia e Shtetit, si një nga strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, bashkëpunon ngushtësisht me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në përballimin e fatkeqësive natyrore, përfshirë dhe situatat e zjarreve. Ky bashkëpunim është i përditshëm dhe i koordinuar.

Sipas raportimeve nga strukturat vendore, shumica e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, si rezultat i veprimeve të qëllimshme apo pakujdesisë. Ka pasur raste kur persona janë proceduar për zjarrvënie, dhe kjo linjë duhet forcuar më tej për të dhënë mesazhe të qarta dhe parandaluese ndaj çdo veprimi që rrezikon mjedisin dhe sigurinë publike.

ATSH: A jeni duke punuar për një kuadër të ri ligjor në këtë drejtim, për ashpërsim të masave?

Çako: Në fakt baza ligjore në këtë drejtim ekziston, ku përcaktohen edhe masat që duhen marrë, si gjobat dhe masat e tjera ndëshkuese për zjarrvënësit. Synimi ynë si agjenci mbetet gjithmonë sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e këtyre zjarreve. Por nga ana tjetër, përgjegjësitë penale më të forta për zjarrvënie me pasojë dëme të mëdha; forcimi i kompetencave të strukturave të mbrojtjes civile dhe pyjore në terren do ta forconin punën në këtë drejtim, duke mbetur gjithmonë brenda qëllimit tonë kryesor parandalimin përmes ndëshkimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve përmes ligjit.

/r.e//a.f/

The post Çako për ATSH: Dënime më të forta për zjarrvëniet me dëme të mëdha, sfidë mbetet ndërgjegjësimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Costa: Rusia nuk ka ndërmend të negociojë paqen me Ukrainën

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-LUSA/ – BE-ja duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Kremlinin me më shumë sanksione, pasi nuk ka asnjë tregues se Rusia është e gatshme të negociojë një armëpushim që synon paqen në Ukrainë, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një intervistë me agjencinë portugeze të lajmeve, LUSA, në kontekstin e gjashtë muajve të tij të parë në detyrë.

”Rusia ka refuzuar një armëpushim, Rusia ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet në nivel të lartë në përpjekjet për negociata dhe në fakt, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës, prandaj, nuk duket se Rusia ka ndonjë prirje për të negociuar paqen”, thotë Costa.

Duke shënuar gjashtë muajt e parë në detyrë si kreu i institucionit që bashkon krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, ish-kryeministri portugez thekson se ”idealisht, lufta nuk do të kishte filluar kurrë. Skenari i dytë më i mirë do të ishte që ajo të mbaronte në një moment, [por] realiteti është se, pavarësisht gjithë mbështetjes që i kemi dhënë përpjekjeve të presidentit [Donald] Trump për të ndërmjetësuar paqen, këto përpjekje nuk kanë pasur asnjë përgjigje nga pala ruse”.

Në një kohë kur BE është gati të miratojë paketën e saj të 18-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, Costa thotë se blloku duhet ”jo vetëm të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, por […] të rrisë presionin mbi Rusinë”.

Kjo paketë e re masash kufizuese – e cila do të përfshijë lista të reja të subjekteve dhe individëve që i nënshtrohen sanksioneve, përpjekje të shtuara kundër flotës në hije ruse, që transporton naftë dhe kufizime të zgjeruara në sistemin bankar rus, është, sipas Costas, në fazat e saj të fundit dhe do të koordinohet “me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

”Kjo duhet të jetë një përpjekje globale presioni për të qenë efektive”, argumenton ai.

Pavarësisht luftës së vazhdueshme, Costa këmbëngul se sanksionet e BE-së po funksionojnë, duke treguar gjendjen “shumë të dobësuar” të ekonomisë ruse.

Më 1 dhjetor 2024, Antonio Costa filloi mandatin e tij dyvjeçar e gjysmë si president i Këshillit Evropian, duke u bërë socialisti i parë dhe portugezi i parë që mbante këtë rol.

Ai e kaloi ditën e tij të parë në detyrë në Kiev, duke riafirmuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, BE-ja ka ofruar 138,2 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës dhe është gati të kontribuojë me 30,6 miliardë euro në ndihmë financiare në vitin 2025./  a.jor.

The post BRUKSEL – Costa: Rusia nuk ka ndërmend të negociojë paqen me Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Meta në autointervistë: Nga burgu rikthehem më i fortë, si Lula i Ballkanit

By: user 4
30 June 2025 at 18:26

Në burg prej tetë muajsh, në bazë të një procesi thellësisht politik, që nisi me arrestimin e dhunshëm nga forcat speciale për të vazhduar me izolimin e rreptë në qeli, Ilir Meta ka zgjedhur të shprehet përmes një autointerviste me plot detaje nga procesi por edhe me akuza për kundërshtarët politikë. Aty ku konferenca për shtyp me gazetarët është e ndaluar, Meta shpik një intervistë me vetveten.

Por ku e gjen forcën Ilir Meta t’i rezistojë presionit policor dhe politik, të shoqëruar me largimin e disa prej bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë ndër vite?  Përgjigjen Meta e jep përmes shembullit që gjen kur krahason fatin e tij me atë të Luiz Inácio Lula da Silvës – ish-presidentit brazilian që e nisi mandatin e tretë pasi doli nga burgu dhe fitoi betejën me një drejtësi të korruptuar. Meta thotë se e sheh veten në të njëjtin narrativë: nga burgu drejt tribunës së udhëheqjes përmes votës së popullit, megjithëse 11 Maji ishte zhgënjyes për sinjalet që i dha ish-presidentit.

Ndërsa Lula kishte sindikatat dhe popullin e thjeshtë pas vetes, Metës duket se ka mbetur veç Tedi Blushi dhe një linjë telefoni e kontrolluar nga administrata e burgut dhe akoma “ma nalt” nga ministrat e Ramës.

Në mesazhet që shpërndan, ai shënjestron SPAK-un si “instrument politik të një regjimi të korruptuar”, ndërsa e përshkruan veten si një politikan që ka përfunduar në qeli, jo për korrupsion, por se u bë pengesë për kapjen totale të shtetit.

𝐀𝐮𝐭𝐨𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐙. 𝐌𝐞𝐭𝐚, 𝐩𝐚𝐬 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎, 𝐣𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐩𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐨𝐫𝐞̈𝐧 𝟏𝟏:𝟎𝟎. 𝐏𝐬𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtetë).

Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesërmes, do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë.

Të nesërmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, për të shmangur këtë komunikim të hapur e transparent “defekti” i la pa folur me të afërmit e tyre edhe gjithë të paraburgosurit.

Ndaj po u jap përgjigje disa prej pyetjeve më “provokuese”.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐧𝐢𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Prej janarit 2017, si Kryetar Parlamenti, kam denoncuar nisjen e “Ramaformës”, që polli “Ramaduron”. Pra të shkeljes së ndryshimeve kushtetuese, që u miratuan me 140 vota, kur u hodh shorti i parë tepër transparent në Kuvend me gogla për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Pasi Ramës emrat nuk i pëlqyen, keqpërdori Ambasadorin e SHBA për të kontestuar procesin ku ishin edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT-it, prezent gjithë kohën.
Kjo solli edhe reagimin tim të parë publik ndaj kësaj deklarate minuese ndaj procesit, pasi bazohej mbi një: gënjeshtër se gjoja Prokuroria kishte bërë manipulime në përzgjedhjen e kandidaturës të saj.
Për këtë unë mbajta edhe një qëndrim zyrtar si Kryetar Parlamenti, drejtuar jo vetëm atij si Ambasador, por edhe Departamentit të Shtetit, Sekretarit të kohës, Z. Tillerson.
Pas ndërhyrjes pajtuese të Znj. Arta Dade, unë pranova ta takoj atë dhe ai kërkoi falje, por e kishin “gënjyer” socialistët.

Kjo histori, siç e dini, vazhdoi pafund deri në mbetjen e vendit pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithmonë ambasadorët “gënjeheshin” nga socialistët e pak më vonë dhe Charles McGonigal.
Pra historia e kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë dhe gjykatave është shumë e vjetër dhe unë kam denoncuar të gjitha shkeljet e rënda të Kushtetutës (si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta) e deri te betimi i një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana.

Kjo ishte edhe 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚 𝐩𝐬𝐞 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐚 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐭𝐢𝐧𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝟐 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐨𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐞 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐛𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐋𝐚𝐧𝐚”.

Kjo betejë vetëm e shtyu në kohë kapjen edhe të Gjykatës Kushtetuese pas ndërhyrjes positive të Komisionit të Venecias.

Ndaj ne jemi të detyruar të ezaurojmë të gjitha shkallët e gjykatave të brendshme, përfshi atë Kushtetuese, për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut.

𝟑. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐥𝐮𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐨𝐬𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐚𝐬 𝟖 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐬𝐡?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Konkluzioni është i qartë, që 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎 𝐬’𝐤𝐚 𝐝𝐡𝐨𝐦𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐨𝐦𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 nga “Ma nalt fare”, sidomos në proces vetëm politik si ky. Por janë hallka të domosdoshme që duhen ezauruar me durim strategjik.

𝟒. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳𝐞 𝐚𝐫𝐠𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐠𝐢𝐦?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Lexojeni të plotë materialin prej 32 faqesh që SPAK i ka dërguar GJKKO, ku asnjë të re nuk ka gjatë këtyre 8 muajve të arrestimit tim në paraburgim, përveç rrëzimit përfundimtar që i bën vet SPAK-u shpifjes të botuar në “Mother Jones” të Soros në 2017, se LSI gjoja kishte paguar nga Qipro gati 1 milionë $ për “Dorelita Group” të “McKeon Group”, që unë të bëja gjoja një fotografi që as u kërkua ndonjëherë me Presidentin Tramp.

SPAK e dinte shumë mirë të vërtetën, se unë këtë ua kam provuar me fakte dhe akte prej 2 vjetësh, se për “McKeon Group” është bërë vetëm një pagesë prej 15 mijë $ me vendim të Kryesisë së LSI dhe e deklaruar në KQZ dhe në FARA (SHBA).

Çdo gjë tjetër trillim i sponsorizuar shumë shtrenjtë nga Narkoregjimi dhe i pranuar me hare nga vetë SPAK-u për të justifikuar edhe urdhrin për rrëmbimin tim.

𝟓. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐨 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐬’𝐤𝐚 𝐫𝐞̈𝐧𝐞̈. 𝐒𝐢 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐣𝐞𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐣𝐮?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shumë mirë nëse ato diferenca janë të vërteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kanë asnjë lidhje me veprimtarinë time gjatë periudhës si Kryetar i LSI deri në Prill 2017, ku çdo marrëveshje apo pagesë, si te rasti “McKeon Group”, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush të paguante.

Po kështu, SPAK-u e di shumë mirë që unë as kam autorizuar njeri e as kam qenë në dijeni të pagesave të tilla që mund të kenë ndodhur.

SPAK-u thotë, në faqen 103 të akuzës për mua, se kompania GSIS ka lidhur marrëveshje me LSI të nënshkruar nga një titullar i saj ( jo Ilir Meta).

Po kështu, më poshtë thotë se GSIS LLC, në raportin e transaksioneve financiare të periudhës 1 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2017, i ka dërguar faturat LSI në vlerën 589.024.57 USD, faturat që LSI ka paguar kapin vlerën 463.546 $.

𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐢 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐚𝐦 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐬𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈 𝐢𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐣𝐨 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐲 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞𝐥𝐞̈𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞.

Pasi është e padiskutueshme, që unë as kam qenë ndonjëherë në dijeni të një shume të tillë dhe as mund të autorizoja veprime të paligjshme, për më tepër që kjo është një shumë tejet e ekzagjeruar për ato shërbime të kërkuara apo të raportuara.

𝟔. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐨 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢 𝐬𝐢 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐨𝐢?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Në mënyrën më absurde. Ai tha se para se të firmosej marrëveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte një letër e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej për qëllimet e diskutuara të marrëveshjes që ishte biseduar më parë për t’u arritur.

Kjo përgjigje është shumë qesharake, sepse përpara se të miratohej një marrëveshje më parë, natyrisht qëllimet dhe termat e saj do të diskutoheshin paraprakisht nga palët (si për çdo marrëveshje).
Dhe natyrisht që një marrëveshje e tillë është miratuar nga Kryesia e LSI, siç përmend edhe vetë akuza në faqen 103 të marrjes si i pandehur.

Dhe kjo marrëveshje ka qenë zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga një titullar i LSI. 𝐙. 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢, 𝐩𝐫𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐫𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧, 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐩𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈 𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐆𝐒𝐈𝐒? Sepse është ky person që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.

𝐏𝐫𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐦𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐣𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐧, 𝐬𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 “𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐮𝐫𝐨”. 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈, 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐞 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝟐𝟏 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟑. 𝐉𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐊𝐨𝐧𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝟐𝟕 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐢 𝐪𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐟𝐫𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 “𝐃𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧𝐢𝐭”.

Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur. Por edhe 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈.

Si mund të bëja ose toleroja unë veprime të tilla me SHBA dhe në SHBA, kur jo vetëm e dija se ç’i kishte ndodhur “gruas së Bilalit”, por edhe ditën e parë të punës si Kryeministër në moshën 30 vjeç, e nisa me një konflikt me një ambasador të SHBA, i cili më bëri presion në emër të SHBA që të firmosja një marrëveshje me “Neë Ëorld Telekom”, një kompani off-shore që e donte falas Telekomin tonë, gjë për të cilën kishte një letërmirëkuptimi të firmosur më parë, por të kundërshtuar nga Ministrat e asaj kohe, Bufi dhe Angjeli, me shumë të drejtë.

𝟕. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐢?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Fillimisht patëm shumë përplasje, por kur unë ia kërkova të ma sillte kërkesën zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit, u tërhoq.

Pasojat e tjera ishin pozitive, si vizita e Sekretares Ollbrajt në Shkurt 2000, e mbi të gjitha shteti shqiptar fitoi nga privatizimi i Albtelekom gati 200 milionë $, të cilat do ishin falur për “qoka”.
SPAK-u e di shumë mirë si është historia e lobimeve dhe roli i personave të caktuar dikur në LSI, e tani të konvertuar në rilindas.
𝐏𝐞𝐧𝐠𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐛𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐍𝐚𝐫𝐤𝐨𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐮𝐫𝐨𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐢 𝐭𝐢𝐣.
Penalizohen politikisht kundërshtarët e “Ramaduros”, pa fakte dhe merren në “bashkëpunim” dhe “mbrojtje” përgjegjësit e shkeljeve dhe bashkëpunëtorët e tyre.

𝟖. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐩𝐨 𝐣𝐮 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣, 𝐬𝐢𝐜 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐭 𝐣𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐞 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Së pari dua të shpreh mirënjohen e thellë për shumë miq besnikë dhe me karakter me mbiemër Braimllari, që nga themeluesit e LSI në 2004 e deri te Elisedi që s’kishte lindur atëherë e është ndër të rinjtë më aktivë sot.

Endriti është rasti kur ai tallet me SPAK-un publikisht pasi është “graduar” nga Ramaduro Nënkryetar i Këshillit që nuk ekziston, si vetë inceneratori i Tiranës.

Reagimi im erdhi kur e dëgjova live te Ola Bruko, pa ju skuqur faqja, se as ishte thirrur në SPAK dhe as kishte firmosur për lobimet e LSI.

Nuk po u besoja veshëve, sepse për herë të parë, emrin e Z. Sotir Kllapi e mësova nga Endrit Braimllari në Jalë, në fund të gushtit 2022, kur unë isha rikthyer në krye të Partisë së Lirisë.

Atë ditë zyra e Fugës shpërndau një lajm që SPAK-u kishte hapur një hetim për mua për të verifikuar se mos unë kisha gënjyer për mbiemrin tim, me apo pa “J”, ngaqë ishte shpikur dosja e Sigurimit të Shtetit për mua.

Ç’është ky Sotir Kllapi e pyeta unë, ngaqë lajmi ishte se ky po merrej me këtë çështje “madhore”. E njoh unë tha Endriti, se ky ka dy mbiemra për vete, se jemi një moshë e kemi patur shoqëri, por është transformuar krejt.

Pse e pyes unë? Po ky, tha, ishte kur më thirrën mua në SPAK për të më pyetur për lobimet dhe më qëndronte shumë rëndë. Po cfarë problemesh ngrenë ata për lobimet, i them unë?

“Asgjë mo shef, ato shpifjet e njerëzve të Ramës. Ne çdo gjë e kemi bërë sipas ligjeve dhe me KQZ”, – u përgjigj ai.

Edhe pse kujtesën e kam të hekurt, thashë me vete pa t’i hedh një sy dosjes ku unë jam marrë i pandehur. Jo një firmë, por tre firma ishin të Endrit Braimllarit në atë dosje.

Më e bukura, në faqën 117, ku janë edhe firmat e tre prokurorëve, i pyetur për një faturë 20 mijë $ që ai kishte autorizuar në 2018-2019 për t’ju paguar një kompanie, ai nuk e mbante mend as arsyen e transferimit të shumave, as nuk kishte dijeni nëse mes LSI dhe kompanisë kishte kontratë dhe se ai as kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI kishte me kompaninë që ky autorizonte me firmën e tij pagesa.

Unë edhe sot e kësaj dite e mbaj mend se si janë paguar 15 mijë $ për “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë dhe personin e autorizuar nga Kryesia për të bërë pagesën në bankë, sipas ligjit e raportuar në KQZ.
Çfarë pune më të rëndësishme paska patur ky në atë kohë, 2018-2019, kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i LSI, që s’paska mbajtur mend se pse ka hedhur firmën dhe për një faturë 20 mijë $?

Ndërsa tani, pasi është konvertuar në rilindas, gënjen publikisht në TV e thotë as jam thirrur në SPAK e as kam firmosur për lobimet.

Ndërsa me Eriol Braimllarin, kushuririn e tij, kemi rastin kur SPAK-u tallet me veten, pra me SPAK-un.
Në relacionin absurd prej 32 faqesh, dërguar Gjykatës për të justifikuar mbajtjen time në masë ekstreme paraburgimi, SPAK përdor dëshmitarin Eriol Braimllari, i cili gjoja rrëzon pretendimet e mia se s’kam lidhje me Adrian Shatkun, pasi ky dëshmitar paska deklaruar se për herë të parë e ka njohur Adrian Shatkun në Janar 2017, ku ka qenë në SHBA me mua si Kryetar Kuvendi.

Po kështu, ai deklaron se është takuar të paktën njëherë me Adrian Shatkun.
Së pari, kjo deklaratë është pa kuptim se unë i kam sqaruar prej dy vitesh rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun.

Por problem është se ky Erioli, në faqen 112 të dosjes të marrjes time si i pandehur, del qartë nga vetë SPAK-u disa herë, direkt dhe indirekt, se Eriol Braimllari jo vetëm shoqëron që nga viti 2013 John Moreirin vazhdimisht në Shqipëri, e provuar dhe vërtetuar nga SPAK-u, që është i dërguar nga Adrian Shatku, por e shoqëron edhe në Hotel Rogner, ku sipas SPAK, përsëri rezulton se ka paguar A. Shatku.
I përmenda këto inkoherenca të SPAK-ut, vetëm për të treguar se si luan politikisht duke përdorur gënjeshtarë, të cilët i dekonspiron vetë, ndërkohë që dihet nga të gjithë në LSI, që Eriol Braimllari është takuar me dhjetra herë me Adrian Shatkun edhe në Tiranë edhe në SHBA që përpara Janarit 2017.
Po kështu, dihet që ai mbante të gjitha komunikimet me kompanitë lobuese që kishte sjellë A. Shatku.
Po kështu dihet edhe që ishte bashkë me Endritin te numërimi i votave për Partinë Socialiste pas 11 Majit tani. Për të ardhur keq që 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐯𝐞𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ “𝐫𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚𝐬” 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐧.

𝟗. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐣𝐮 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐞𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣.

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐪 𝐢 𝐨𝐛𝐬𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐧, 𝐚𝐪 𝐬𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐞̈𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟐𝟔 𝐌𝐚𝐣𝐢𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐭𝐮𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐯𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë.

Tani nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të më ngrenë akuzë edhe si përfitues te inceneratorët me “provat” se Z.Lefter Koka ka qenë Ministër i caktuar nga LSI dhe është e pamundur që ai të ketë firmosur pa dijeninë time.
Dhe duke e përmendur Z. Lefter Koka, dua të kujtoj takimin tim pas zgjedhjeve të vitit 2013 me të te klubi i Osmanëve në Maminas, kur i kam thënë se duhet të jetë shumë i kujdesshëm si Ministër me ligjin, sidomos me një Kryeministër si Rama, për të cilin ligji s’ka rëndësi.

Këtë porosi ua kam dhënë të gjithë njerëzve të cilëve u kemi besuar detyra me përgjegjësi apo që kanë punuar pranë meje.
Këtë porosi ua kam thënë pa u lodhur edhe fëmijëve të mi që kur kanë qenë të vegjël. 𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐚𝐧𝐢.

𝟏𝟎. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐄 𝐦𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐮𝐫𝐠 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧.

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Lexova te libri i Ilir Ikonomit për Fan Nolin, se kur një prej kundërshtarëve të tij i ishte ankuar pse e kishte futur në burg kur ai ishte Kryeministër, Fan Noli i kishte thënë se në Shqipëri një shqiptar i ndershëm duhet të jetë njëherë në burg.

Por kur në burg nuk të fut Fan Noli, por një kryehajdut me cizme je shumë më i nderuar.
Janë shumë figura politike që e kanë bërë “universitetin” e burgut dhe janë rikthyer më të fortë edhe në një moshë shumë më të madhe, siç është edhe rasti i Presidentit Lula në Brazil.

E rëndësishme është që çdo ditë ta kthesh në një investim për të ardhmen dhe të mos përsëritësh gabimet e së kaluarës.

𝟏𝟏. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐫𝐚 𝐛𝐞𝐭𝐞𝐣𝐚 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐬𝐛𝐮𝐫𝐠?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Kam qenë i qartë që në fillim për këtë, pasi s’mund të pritet drejtësi e pavarur nga “Ramaforma” e “Ramaduros”.

Edhe shumë institucione ndërkombëtare e kanë theksuar përdorimin e gjyqësorit si armë politike.

Por këtu problem është më i madh.

𝐀 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐤𝐨𝐭 𝐞 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐝𝐲 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡, 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐬𝐛𝐮𝐫𝐠𝐮𝐭?

Ndaj kjo betejë duhet bërë edhe për ta, për t’i treguar Strasburgut dhe Europës se Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk njihet nga “Ramaforma” e “Ramaduros” dhe se gjykatat shqiptare që janë nën përgjimin e SPAK, veç presionit politik.

𝟏𝟐. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐫𝐞𝐩𝐫𝐞𝐬𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐡, 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣?

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Të gjitha masat absurde represive vijnë se këta dallkaukë kujtojnë se unë do të hesht e nuk do të vazhdoj betejën time për t’iu rikthyer lirinë dhe të drejtat të gjithë shqiptarëve që intimidohen në format nga më të ndryshmet nga Ramaduro.

Mjafton të shikosh situatën në burgje për të kuptuar falimentimin e drejtësisë. Mbi 2/3 e popullsisë në burgje janë të paraburgosur për statistika.

Shumë prej tyre nuk merren në pyetje edhe pse mund të kenë një apo dy vite këtu.

Shiko rastin e Z. Arben Ahmetaj, që i shtynë për herë të katërt hetimet se s’kanë prova për ta çuar në gjykim.
Atëherë pse donin ta arrestonin me patjetër që para 2 vitesh? Apo për “vibratorin”?

Pse me “vibratorin” do mbulojnë inceneratorin?

Mbi 150 mijë dosje janë stok në gjykata. Një çështje e thjeshtë shkon edhe 15 vite. Ndaj çmontimi i Ramaformës është domosdoshmëri për shporrjen e Ramaduros. Duhet protestë dhe reagim kudo.
Të huajt pranojnë çdo regjim që pranojnë shqiptarët. Ndërkohë që fuqinë korruptuese të “Ramaduros” e kemi parë si te McGonigali e plot ambasadorë e diplomatë. Masat represive të këtyre më bindin më shumë për të forcuar përpjekjet e mia për çrrënjosjen e kësaj junte mizore që s’njeh as ligjin e as Kanunin, por vetëm pabesinë dhe pengmarrjen.

Partia e Lirisë ka prej 27 Prillit të 2024, Konventës historike, një program shumë të qartë për dy dekadat e ardhshme.

Çlirimi nga nepotizmi, pavarësisht nga pasojat afatshkurtra, i ka garantuar një frymëmarrje afatgjatë që duhet shoqëruar me një riorganizim më efikas në kushtet e Narkoregjimit.

The post Ilir Meta në autointervistë: Nga burgu rikthehem më i fortë, si Lula i Ballkanit appeared first on Lapsi.al.

‘Nuk e konceptoja jetën pa ty’! Letra që i dridhi zemrën Aurelës

By: gaze tare
29 June 2025 at 19:09

Në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në Top Channel, Aurela Gaçe u përball me një nga surprizat më të ndjera: një mesazh nga motra e saj, Blerta, e cila prej vitesh jeton në SHBA.

Duket se nuk ka as sukses, as skenë, që ta zëvendësojë lidhjen mes motrave. Blerta e nisi mesazhin si një fanse që e njeh mirë Aurelën si artiste: “Më ka habitur gjithmonë thjeshtësia jote. Edhe kur suksesi të prekte qiellin, ti mbeteshe me këmbë në tokë.”

Por pastaj, fjalët morën tjetër peshë. Me një rrëfim të sinqertë, Blerta kujtoi se si Aurela i kishte vendosur emrin para se të lindte dhe si e kishte mbajtur gjithmonë pranë: nga fustanet, tek kërcimet, e deri në koncertet me publik.

Kulmi emocional? Një histori që Aurela s’e kishte dëgjuar kurrë më parë.

“Kur ika në Amerikë, 15 vjeçe, stopi im i parë ishte Budapest. Kur të dëgjova në telefon, kuptova që kishe qarë… Unë atë natë fjeta me rrobat që u nisa nga Tirana, sepse nuk e dija kur do ju shihja më. Nuk e konceptoja dot jetën pa ty.”

Fjalë që nuk i thotë dot kushdo. Fjalë që tregojnë se pas një zëri të fuqishëm e një skene të ndezur, jeton një zemër që preket thellë nga dashuria familjare.

The post ‘Nuk e konceptoja jetën pa ty’! Letra që i dridhi zemrën Aurelës appeared first on iconstyle.al.

Skema britanike për qendrat e kthimit të emigrantëve, Rama për “The Guardian”: E paimagjinueshme para 10 vitesh

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Plani britanik i azilit për vendet e treta tregon se Londra është në një situatë shumë të vështirë, sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, shkruan Helena Smith për ”The Guardian”.

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendrat e kthimit në vendet e treta tregon se BM pas Brexit është në një situatë shumë të vështirë, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Në intervistën e tij të parë me median ndërkombëtare që kur udhëhoqi Partinë e tij Socialiste në një mandat të katërt historik në detyrë, Edi Rama tha se ideja që Mbretëria e Bashkuar dëshiron të kërkojë vende për të hequr qafe emigrantët do të kishte qenë e pakonceptueshme një dekadë më parë.

Por, kjo ishte në përputhje me ndryshimin në diskursin publik në BM që nga Brexit, ku “krejtësisht e papranueshmja, krejtësisht qesharakja, krejtësisht e turpshmja” ishin bërë normale, sipas tij.

E njoftuar muajin e kaluar nga Keir Starmer gjatë një vizite në shtetin ballkanik, skema e qendrave të kthimit do të përfshinte qendra në një vend të tretë që përpunojnë kërkesat e njerëzve, të cilëve u është refuzuar azili dhe të cilët kanë shteruar rrugët ligjore në BM.
“Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk do të kishte qenë e imagjinueshme… që BM të kërkonte vende për të larguar emigrantët”, tha Rama nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.

“Fakti që sot nuk është thjesht e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është për shkak të Keir Starmer ose Rishi Sunak që bëjnë diçka skandaloze; është për shkak se vendi është në një situatë shumë të errët.”

Rama, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij të hapura dhe kontradiktore, shprehu zhgënjim për nivelin e diskursit publik në BM. Si një anglofil i përkushtuar, tha ai, ishte e vështirë ta pranonte.

“Tetëdhjetë për qind e gjërave që thuhen ose shkruhen, ose pranohen si një pjesë normale e diskursit në BM e sotme janë gjëra që para Brexit do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”, tha ai.

Nën qeveritë e mëparshme konservatore, marrëdhëniet midis BM dhe Shqipërisë u bënë gjithnjë e më të tendosura, të lëna në hije nga kalimet me anije dhe akuzat për emigrantë të paligjshëm shqiptarë që “pushtonin” brigjet britanike.

Vizita e Starmer në maj – e para ndonjëherë nga një kryeministër britanik – kishte për qëllim vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në një bazë të re. Ndërsa ishte në Tiranë, udhëheqësi i Partisë Laburiste tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar “me një numër vendesh” për të ngritur qendrat. Por, në një veprim të parë si një qortim i butë ndaj mysafirit të tij, Rama tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se Shqipëria nuk do të merrte pjesë në këtë skemë.

Duke kërkuar të sqaronte situatën në intervistë, Rama tha se Starmer, një “person shumë i mirë dhe i këndshëm”, as nuk e kishte bërë kërkesën publikisht dhe as nuk ishte udhëheqësi i parë britanik që e kishte hapur privatisht këtë temë.

Rama tha se përgjigjja e tij kishte qenë gjithmonë e njëjtë: “Kam qenë i qartë për këtë që kur Boris Johnson ma kërkoi dhe Rishi ma kërkoi… Gjithmonë kam thënë jo”.
Fakti që Shqipëria kishte rënë dakord më parë për një skemë të ngjashme me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte i ndryshëm për shkak të “marrëdhënies shumë të veçantë” që kishin të dy vendet. Kjo marrëveshje, e cila parashikonte kapjen e njerëzve në det dhe dërgimin e shumicës së tyre jo në Itali, por në një qendër pritjeje në Shqipëri për përpunimin e kërkesave të tyre për azil, deri më tani është penguar nga kundërshtime ligjore.

Që nga dita kur regjimi brutal stalinist i Shqipërisë u shemb në vitin 1991, Italia i kishte qëndruar pranë vendit të tij, tha Rama. Si rezultat, bashkatdhetarët e tij kishin “një pikë të dobët” për Romën.

“Praktikisht ne jemi një vend i përbërë nga dy vende të pavarura… Italia ka qenë aty për ne në çdo moment të errët dhe situatë të vështirë që nga dita kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës”, shtoi ai. “Ne e kemi pikë të dobët Italinë, kështu që kur Italia na kërkon diçka, ne themi po dhe pikë”.

Qëndrimi i Ramës përkon me një besim të rigjetur, ndërsa vendi i vogël, ndër shtetet më të varfra të Evropës, bën hapa dikur të paimagjinueshëm drejt anëtarësimit në BE. Me një ndryshim dramatik të ritmit dhe tonit që ai ia atribuon “frymës së re të shtyrë nga gjeopolitika” e politikëbërësve evropianë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, negociatat e pranimit janë përshpejtuar, ndërsa Brukseli më në fund kërkon të përqafojë Ballkanin Perëndimor. Rajoni është parë prej kohësh nga Moska si një vend në sferën e ndikimit të Rusisë.

Rama, i cili mbush 61 vjeç në korrik, e drejtoi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se do të nxiste përpara me ndjekjen e anëtarësimit në BE. Ai tani beson se negociatat do të përfundojnë deri në vitin 2027 dhe “brenda vitit 2030 do të jemi anëtare e BE-së”. Shqipëria, e cila iu bashkua NATO-s në vitin 2009, ka qenë një kandidate për anëtarësim për më shumë se një dekadë.

“E gjithë qasja ndaj procesit ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, tha ai. “Tani ata [BE] janë shumë të etur të ecin përpara… Me agresionin rus gjithçka ndryshoi, kështu që disi edhe Vladimir Putin e bëri këtë, ai e bëri Evropën shumë më të interesuar për bashkimin”.
Ai sheh një efekt të ngjashëm në BE nga banori i ri i Shtëpisë së Bardhë dhe është “100% i bindur se zgjedhja e Donald Trump është një gjë e mirë për Evropën”. Rama tha se fitorja e Trump e nxori Evropën nga plogështia e saj dhe kishte sjellë “një frymë të trazuar” që i nevojitej botës.

“Mendoj se kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi sepse kishte një plan për Amerikën, mendoj se ai thotë vetëm gjysmën e së vërtetës. Zoti e shpëtoi sepse kishte një plan edhe për Evropën, për ta zgjuar Evropën”, tha ai.

Më vonë këtë vit, piktori shqiptar i shndërruar në kryeministër do të nisë një tur falënderimi për komunitetet e diasporës të cilat, për herë të parë, arritën të votonin në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke e ndihmuar të siguronte një fitore dërrmuese.
Mendohet se vetëm në Greqi jetojnë më shumë se 500 000 shqiptarë etnikë. Shpresa e Ramës është që ai t’i tërheqë ata përsëri “sepse tani pagat tona janë shumë afër atyre në Greqi dhe janë në shtëpinë e tyre”.

Por, udhëheqësi i Partisë Socialiste, 2,01 metra i gjatë, një lojtar basketbolli në rininë e tij, ka edhe kritikët e tij. Akuzat për korrupsion në shoqërinë shqiptare janë të përhapura. Po ashtu, janë edhe akuzat për autoritarizëm në rritje – Rama do të jetë udhëheqësi më jetëgjatë që nga Enver Hoxha, ish-diktatori brutal i vendit – megjithëse akuzat etiketohen si farsë nga admiruesit dhe zyrtarët më të rëndësishëm në Bruksel.

Një ish-ministër i BE-së tha se “Edi është më i madh se vendi që përfaqëson. Problemi i tij është se është shumë i madh për vendin e tij dhe unë nuk po flas për gjatësinë e tij”.

Nëse Shqipëria do t’ia arrinte përpjekjes së saj për anëtarësim, Rama tha se do të ishte “momenti i duhur dhe më i mrekullueshëm për të lënë stafetën”.

Do të ishte një arritje personale, por gjithashtu “do ta ndihmonte Evropën të ishte më pak e mërzitshme dhe më me diell”./ /a.jor.//gj.m//a.f//r.e/

The post Skema britanike për qendrat e kthimit të emigrantëve, Rama për “The Guardian”: E paimagjinueshme para 10 vitesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Poetja shqiptare në garë për çmimin më të madh italian/ Jonida Prifti: Kur mendoj për veten në Romë, ndihem e lumtur që kam mbijetuar

14 June 2025 at 12:49

Nga Gazeta “SI”– Jonida Prifti ka lindur në Berat dhe jeton në Romë prej vitit 2001. Poete dhe vokaliste  ajo e ndërthur poezinë me tingullin në një zhanër avantgard, i njohur si “sound poetry”.  Njohja e saj në publik të gjërë erdhi kur juria e çmimit më të rëndësishëm italian “Strega” e përzgjodhi librin e saj të fundit “Sorelle di confine” në pesëshën finaliste.

Në këtë intervistë për GazetaSi.al Jonida Prifti rrëfen rrugëtimin e saj, që nga fëmijëria në Berat, ikja në Itali, rikthimet e herë pas hershme e deri tek “Strega”, si një hap i rëndësishëm në karrierën e saj letrare.

Jeni pak e njohur për publikun shqiptar. Si gjithmonë njohja vjen me një ngjarje, një përmendje diku ose në rastin tuaj, nominimi për një nga çmimet më të rëndësishme të letërsisë , “Strega”. Duke e spostuar pyetjen mbi nomiminin për pak më vonë, fillimisht kush është Jonida, për një lexues tashmë kurioz ?

Unë kam lindur nga Hareti Prifti me 6 qershor të vitit 1982, në Berat. Jam e shenjës së Binjakëve dhe me hënë dhe ashendente në Shigjetar dhe më pëlqen të kujtoj se kam lindur me hënë të plotë. Unë jam kryesisht një poeteshë dhe vokaliste, që e lidh poezinë me arte të tjera ndërdisiplinore. E di që kam pasur një zë të veçantë që e vogël, le të themi që shkëputet nga kënga klasike, për të ndërmarrë më shumë shtigje eksperimentale. E marr fjalën poetike dhe e shpreh tingullin e saj nëpërmjet zërit, këndimit edhe muzikes. Tingulli eshte i lidhur me fjalen, por i njejti tingull mund te ndryshoje ne momentin qe e them gjate shfaqjeve live, sepse eshte i hapur per cdo transformim te mundshem. Përvoja ime poetike, gjate viteve, është pasuruar nga njohja e rrymave të ndryshme poetike avangarde, ne të cilat krijimtaria ime perputhet shume mire.

Jonida Prifti ( Foto: Ingrid Bruant)

Një nga këto është rryma e “sound poetry” e cila lind në fund të viteve 1950, nga takimi midis eksperimenteve fonetike dhe teknologjive të magnetofonit. Eshtë një formë e shprehjes artistike ndërdisiplinore, ku vokaliteti, herë i aplikuar në shkrim, herë i ndarë prej tij, luan një rol kryesor, duke u lidhur edhe me format e të shprehurit pamor, gjestikale dhe muzikore. Gjithmonë ka qenë paksa obsesioni im për t’u hedhur në forma të reja shprehjeje, për të përzier disiplina dhe për t’u zhytur në të panjohurën. Unë jetoj në Romë që nga viti 2001 dhe kur mendoj për veten time në gjithë këto vite ndihem e lumtur që kam mbijetuar.

Foto nga Gabriele di Pillo

Çmimi “Strega” është një vitrinë e madhe e letërsisë italiane por edhe asaj europiane pasi jepet në dy versione. Si erdhi ky nonimin? A pati një rrugëtim dhe çfarë ndietë kur e morët vesh?

Nuk më pëlqejnë shumë çmimet në përgjithësi dhe në fakt zakonisht nuk marr pjesë, ishte botuesi Marco Saya që më zgjodhi ndër autorët e tij dhe e dërgoi librin në çmime të ndryshme, ndër të cilat edhe “Strega”. Ai nuk më tha se në cilat çmime e dërgoi librin edhe sepse unë nuk e pyeta. Kur më tha më pas lajmin u habita dhe m’u desh pak kohë për të  metabolizuar lajmin.

Ndërkohë libri juaj i nominuar ka një titull sa të çuditshëm, po aq dhe nostalgjik. Duke i qëndruar strikt përkthimit tuaj të titullit në shqip “Motra kufiri”, a është poezia juaj në vetvete një udhëtim, nga Shqipëria në Itali, pra jeta e një njeriu i ndarë kulturalisht por dhe shpirtërisht mes dy vendeve?

Foto nga Gabriele di Pillo

Është pak si thua ti, në përgjithësi në poetikën time pasqyrohet udhëtimi dhe gjithçka që ka të bëjë me të, duke përfshirë pikërisht ndarjen dhe bashkimin në të njëjtën kohë, një eksplorim i një gjendjeje të shqetësuar që të çon në eksplorimin e kufijve të tjerë ose në eksplorimin e territoreve të pashkelura si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht. Motrat kufitare janë zërat që jetojnë tek unë dhe që shprehen përmes poezisë. Poezitë në libër, edhe pse titullohen, janë të lidhura me njëra-tjetrën sikur të ishin të gjitha një poezi e vetme, si një rrjedhë, si një udhëtim pikërisht drejt horizonteve të humbura.

Sa e njohur jeni me letërsinë shqipe? Ka ndonjë emër që ju e lexoni, apo e ndiqni vazhdimisht edhe pas ikjes suaj ?

Të them të drejtën nuk e ndjek aq sa duhet por po kam preferencat e mia. Lexoj shumë Mimoza Ahmetin që e konsideroj artiste 360 ​​gradë.

A është historia juaj, një histori tipike emigrimi? Jam kurioz, si ka ndryshuar emigranti në këto vite? Edhe pse qëllimi është i njëjtë, besoj se rrugëtimi mbetet tashmë i ndryshëm.

Duke qenë emigrant mund të them që hyj në atë rrjedhë dhe po, me kalimin e viteve ka ndryshuar edhe rrugetimi i emigrantëve shqiptarë. Kjo vihet re menjëherë sapo thua se je shqiptar, nuk ka më fytyra të shtrembëruara por përkundrazi njerëzit thonë sa bukur, do të doja shumë të shkoja në Shqipëri. Në fakt, shumë nga të njohurit e mi shkojnë për pushime në Shqipëri . Nëse mendoj për veten edhe vetëm 10 vjet më parë, më vjen të qaj nga mënyra se si më kane trajtuar ketu ne Rome. Kur je emigrant shqiptar duhet të luftosh për dy persona, shqiptarin dhe italianin, lodhesh dyfish por ne shqiptarët kemi një vullnet të madh në dëshirën për të ecur përpara dhe për të luftuar gjithmonë.

A ktheheni shpesh në Shqipëri dhe nëse po, çfarë gjeni ndryshe  sa herë ktheheni, e po ashtu çfarë ju bën të ndiheni po njësoj pas kaq vitesh?

Përpiqem të kthehem të paktën një herë në vit, qoftë për projekte ose thjesht për të përshëndetur miqtë e mi si per shembull muzikantin Ilir Lluka me të cilin kemi publkuar edhe nje album poetik/muzikor me titull “Res”. Sa herë që kthehem e shoh ndryshe, si për ecurinë e infrastrukturës ashtu edhe për gjendjen e shqiptarëve. Nuk e di pse por i shoh pak më të përgjumur, ndoshta për shkak të rrjeteve sociale dhe celularëve. Flas nga këndvështrimi i një emigranti për atë pak kohë që qëndroj. Emocionalisht ndihem pak konfuze kur jam atje, por në të njëjtën kohë del ajo pjesë e vjetër e imja që banon në ato lugina, ajo pjesë paksa e egër që zgjohet vetëm atje.

Foto nga Gabriele di Pillo

Ndërkohë në Itali janë disa emra shkrimtaresh shqiptare të cilat po lënë gjurmët e tyre në një letërsi të madhe siç është ajo italiane. A ka ndryshuar tashmë qasja e lexuesit italian ndaj temava deri dje ekzotike, siç ishte komunizmi shqiptar dhe po ashtu emigracioni si proces? Kujtoj që këto dy tema për shumë vite janë lëvruar nga shkrimtarët shqiptarë atje.

Të them të drejtën, nuk di si t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse nuk lexoj shumë autorë shqiptarë bashkëkohore.

Pritet një botim në shqip? Ka një aspiratë që Jonida tashmë të jetë një shkrimtare edhe e jona, në gjuhën e saj amë?

Do të doja, sigurisht! Në fakt, libri para “Sorelle di confine” përmbante poezi në shqip me përkthimin krahas në italisht, me titull “Stacioni i syve. Ose trup qe mblidhet” (Kurumuny, 2021).

The post Poetja shqiptare në garë për çmimin më të madh italian/ Jonida Prifti: Kur mendoj për veten në Romë, ndihem e lumtur që kam mbijetuar appeared first on Gazeta Si.

“Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

By: gaze tare
11 June 2025 at 20:51

Pas shumë aludimeve në rrjet dhe batutave që e kthyen në një nga temat më të përfolura të pas-Big Brother VIP, Arjola Demiri ka vendosur të japë një përgjigje të qartë lidhur me shtëpinë që iu dhurua gjatë spektaklit.

Në një deklaratë të fundit, aktorja tha me humor dhe sinqeritet:

“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda.”

Ajo shtoi se historia është bërë tashmë një “legjendë urbane” për publikun shqiptar:
“Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”

Arjola konfirmoi se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë, por që ende po punohet për ta bërë gati për banim.
“Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” tha ajo, duke kujtuar se kur iu premtua, shtëpia ishte ende në fazë ndërtimi:

“Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.”

Me këtë sqarim, duket se Arjola e ka vendosur të mbyllë kapitullin e “misterit të shtëpisë” me transparencë dhe qetësi, ndërsa pret të hyjë në shtëpinë që i ndryshoi jetën.

The post “Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania appeared first on iconstyle.al.

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

ATHINË, 4 qershor /ATSH/ – Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe me homologun e tij Gerapetritis.

Duke folur për “Kathimerini”, ai nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy Ministrive të Jashtme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e përcaktimit të zonave detare si dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri dhe çështjen e pronës.

– Edi Rama fitoi zgjedhjet në Shqipëri për herë të katërt. Çfarë të ardhme pret për Shqipërinë dhe marrëdhëniet greko-shqiptare?

Hasani – Mbështetja e fortë e treguar nga shqiptarët që jetojnë në Greqi ndaj Ramës pasqyron si besimin e tyre në udhëheqjen e tij ashtu edhe besimin e tyre në reformat e ndërmarra nga qeveria jonë. Kjo pasqyron lidhjen e thellë që diaspora jonë mban me proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit. Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare, ne jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin bazuar në respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike.

– A ka përparim në çështjen e përcaktimit të zonave detare?

Hasani: Çështja e delimitimit detar është një nga çështjet që ne jemi të përkushtuar ta zgjidhim me homologët tanë grekë. Siç është rënë dakord më parë, ne vazhdojmë të shqyrtojmë kornizat që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, ligjërisht të shëndoshë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo çështje, ashtu si çështjet e tjera të pazgjidhura, është pjesë e një dialogu më të gjerë të formësuar nga besimi dhe bashkëpunimi konstruktiv.

– Çfarë masash po merren për të siguruar të drejtat e pakicës kombëtare greke?

Hasani: Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjitha pakicave kombëtare, përfshirë pakicën greke, e cila është një pjesë integrale dhe e respektuar e shoqërisë sonë. Ne e kemi përafruar kornizën tonë ligjore me standardet evropiane dhe do të vazhdojmë të sigurojmë që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga kombësia e tyre, të gëzojnë të drejta të plota dhe trajtim të barabartë sipas ligjit. Ne gjithashtu besojmë se komunitetet minoritare janë një urë miqësie midis dy vendeve tona. Pakica greke në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë shembuj të gjallë të kësaj lidhjeje të qëndrueshme.

– Përafërsisht 8 000 ankesa janë paraqitur në gjykatat e Vlorës në lidhje me çështjen e pronës…

Hasani: Të drejtat e pronës janë një çështje e ndjeshme dhe e kahershme jo vetëm për komunitetet minoritare, por edhe për shumë qytetarë, për shkak të periudhës komplekse të tranzicionit pas komunizmit. Qeveria shqiptare është e vendosur të adresojë kërkesat e pronës në një mënyrë të drejtë, transparente dhe ligjërisht të shëndoshë. Për shembull, ne kemi zbatuar reforma në procedurat e regjistrimit, digjitalizimit dhe kthimit të pronës. Ne e kuptojmë peshën historike dhe ndikimin njerëzor të secilit rast dhe jemi të përkushtuar për zgjidhjen e tyre në përputhje me standardet ligjore evropiane.

– A po shqyrton qeveria juaj stimuj për të tërhequr investime greke?

Hasani: Investitorët grekë janë partnerë të mirëpritur dhe ne presim me padurim zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit ndërkufitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

– Si e shihni rolin e Greqisë në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE?

Hasani: Si dy fqinjë me lidhje të thella historike dhe gjeografike, ne besojmë se pranimi i Shqipërisë në BE i shërben interesit strategjik të Greqisë në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me katër grupet e punës të ngritura tashmë, ne jemi të përqendruar në arritjen e rezultateve dhe mbështetemi te Greqia që të mbetet një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së./  a.jor.

The post Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani për median greke: Të hapur të punojmë për zgjidhje të drejta e të qëndrueshme në interesin e përbashkët

TIRANË, 2 qershor/ATSH/- “Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mund të përballohen dhe të zgjidhen”, ka theksuar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një intervistë për gazetën TA NEA, disa orë para vizitës së tij në Athinë dhe takimit me homologun grek, Giorgos Gerapetritis.

I pyetur nëse çështja e delimitimit të zonave detare (përcaktimit të kufijve mes dy territoreve) është në krye të agjendës së këtij takimi dhe nëse hapi i mëtejshëm është siç është rënë dakord në vitin 2020 paraqitja e kësaj mosmarrëveshjeje në Hagë, Hasani ka garantuar se qeveria shqiptare në këtë mandat të katërt mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për të nxitur dialogun mbi të gjitha, çështjet e pazgjidhura dypalëshe duke mos e përjashtuar si mundësi.

“Ne marrim pjesë në këto diskutime me frymën e respektit të ndërsjellë, me qëllimin për të arritur zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme që pasqyrojnë interesin tonë të përbashkët për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet rajonal. Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në mënyrë që përputhen me rregullat ndërkombëtare – duke u bazuar në lidhjet e thella historike dhe afërsinë gjeografike që lidhin dy popujt tanë prej brezash”, theksoi ai.

Hasani ka thënë gjithashtu se marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të vazhdojnë të zhvillohen në një frymë pozitive dhe progresive, të rrënjosura në partneritetin strategjik të bashkëpunimit të ngushtë në NATO dhe ambiciet evropiane.

“Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Dy popujt tanë kanë jetuar krah për krah për shekuj, duke ndarë kufij, përvoja dhe shkëmbime të panumërta shoqërore dhe kulturore. Kjo afërsi ka ndezur një lidhje të thellë njerëzore që tejkalon politikën dhe nënvizon rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut”, shprehet më tej ministri Hasani.

Sipas kryediplomatit shqiptar, kjo vizitë në Athinë është një mundësi për të ndërtuar mbi këto themele dhe për të riafirmuar angazhimin e ndërsjellë për një dialog të hapur konstruktiv dhe të vazhdueshëm.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se Tirana vlerëson veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë, bashkëpunimin në energji, tregti, iniciativa rajonale dhe platforma shumëpalëshe ,ndërsa ekziston një potencial i madh për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Sa i përket pranimit të Shqipërisë në BE deri në 2030, ministri i Hasani ka thënë se Shqipëria është plotësisht në rrugën e duhur drejt anëtarësimit, pas reformave të gjera, ndërsa ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit me katër grupe negociuese që tashmë kanë hapur progresin në fusha kyçe si sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe administrata publike, të cilat kanë hedhur një themel të fortë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për përshpejtimin e reformave, veçanërisht në integritetin e gjyqësorit, periudhën ekonomike gjashtëvjeçare dhe forcimin e institucioneve, qëllimi ynë është të fillojmë së shpejti mbylljen e kapitujve për negociata të plota deri në vitin 2027, duke e përgatitur Shqipërinë për anëtarësim deri në vitin 2030”, ka thënë ai.

I pyetur se ku bazohet përqindja e lartë e votave që siguroi Rama nga emigrantët shqiptarë në Greqi në zgjedhjet e 11 Majit, Hasani tha se ky fakt pasqyron besimin e tyre të vazhdueshëm në udhëheqjen e kryeministrit shqiptar, angazhimin e qeverisë për reforma thelbësore dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Intervista e plotë e kryediplomatit shqiptar, Igli Hasani dhënë për Maria Mourelatou për gazetën greke, TA NEA 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, përpara vizitës së tij në Athinë të martën e ardhshme, thekson se qeveria e Edi Ramës është “e hapur dhe plotësisht e angazhuar për nxitjen e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe pezull.”

Përpara vizitës së tij të ardhshme në Athinë të martën (3/6) për një takim me homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani “hap letrat e tij” për “TA NEA-Fundjavë” në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare. Duke siguruar se qeveria shqiptare në këtë mandat të katërt të Ramës “mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe pezull”, ai nuk përjashton perspektivën e Hagës për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) midis Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa shprehet i sigurtë se të gjitha çështjet dypalëshe të pazgjidhura mund të adresohen.

 Pyetje: Si e shpjegoni përqindjen dërrmuese që mori Edi Rama nga vota me postë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi?

Ministri Hasani: Mbështetja e fortë nga shqiptarët që jetojnë në Greqi pasqyron besimin e vazhdueshëm të tyre në udhëheqjen e kryeministrit Rama, përkushtimin e qeverisë për reforma thelbësore dhe vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Gjithashtu, kjo thekson lidhjen e vazhdueshme midis diasporës sonë dhe përparimit demokratik dhe zhvillimor të vendit. 

Pyetje: Është çështja e përcaktimit të zonave detare në krye të agjendës së takimit tuaj me Giorgos Gerapetritis në Athinë më 3 qershor? A duhet të presim që hapi i ardhshëm të jetë, siç ishte rënë dakord në 2020, dërgimi i kësaj mosmarrëveshjeje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Ministri Hasani: Qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e angazhuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe që janë pezull. Ne marrim pjesë në këto diskutime me frymën e respektit të ndërsjellë, me qëllimin për të arritur zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme që pasqyrojnë interesin tonë të përbashkët për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet rajonal. Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në mënyrë që përputhen me rregullat ndërkombëtare – duke u bazuar në lidhjet e thella historike dhe afërsinë gjeografike që lidhin dy popujt tanë prej brezash. Këto lidhje të përhershme kanë ndihmuar në formimin e një marrëdhënieje që duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.

Pyetje: Cilat çështje të tjera i vlerësoni si të pazgjidhura në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi? A planifikoni t’i paraqisni ato ministrit të jashtëm grek për zgjidhje gjatë vizitës suaj zyrtare në vendin tonë?

Ministri Hasani: Marrëdhënia shqiptaro-greke duhet të vazhdojë të zhvillohet me një frymë pozitive dhe progresive, e rrënjosur në partneritetin tonë strategjik, bashkëpunimin e ngushtë në NATO dhe aspiratat tona të përbashkëta evropiane. Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ne vlerësojmë përparimin e arritur deri tani. Dy popujt tanë kanë jetuar pranë e pranë për shekuj me radhë, duke ndarë kufij, përvoja dhe shkëmbime të panumërta shoqërore e kulturore. Kjo afërsi ka krijuar një lidhje të thellë njerëzore që tejkalon politikën dhe thekson rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura nëpërmjet dialogut. Vizita ime e ardhshme në Athinë më 3 qershor është një mundësi për të ndërtuar mbi këtë themel dhe për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për dialog të hapur dhe konstruktiv. Duke vazhduar të angazhohemi me vullnet të mirë, besojmë se çështjet e pazgjidhura mund të trajtohen në një mënyrë që pasqyron vlerat tona të përbashkëta dhe kontribuon në stabilitetin dhe integrimin rajonal.

Pyetje: Në cilat çështje keni marrë mbështetjen më të madhe nga Greqia vitet e fundit dhe cilat fusha të reja të bashkëpunimit dypalësh do të dëshironit të zhvilloni në këtë mandat të katërt të Edi Ramës?

Ministri Hasani: Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një bashkëpunim të fortë në fusha të ndryshme. Ne vlerësojmë veçanërisht mbështetjen afatgjatë të Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë, së bashku me bashkëpunimin tonë në energji, tregti, nisma rajonale dhe platforma shumëpalëshe. Duke parë përpara, shohim potencial të madh për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Me Shqipërinë në një fazë kyçe për anëtarësimin në BE – tashmë janë hapur katër grup-kapituj negociatash – ky është momenti i duhur për forcimin e lidhjeve jo vetëm në kontekstin evropian, por edhe në fusha si infrastruktura, burimet e rinovueshme të energjisë dhe shkëmbimet ndërnjerëzore. Mbështetja e vazhdueshme e Greqisë do të mbetet thelbësore ndërsa punojmë për të sjellë më afër vendet dhe shoqëritë tona.

Pyetje: A besoni se është e arritshme për Shqipërinë të anëtarësohet në BE edhe përpara vitit 2030-të? Në cilat fusha duhet të shënohet përparimi më i madh në të ardhmen e afërt?

Ministri Hasani: Shqipëria gjendet në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pas reformave të gjera, tani ndodhemi në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit, me katër grup-kapituj negociatash që tashmë janë hapur. Përparimi në fusha kyçe – si sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe administrata publike – ka vendosur një bazë të qëndrueshme. Mbetemi të përkushtuar për të përshpejtuar reformat, veçanërisht për integritetin e pushtetit gjyqësor, modernizimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve. Objektivi ynë është të fillojmë së shpejti mbylljen e kapitujve dhe të përfundojmë negociatat deri në vitin 2027-të, duke përgatitur Shqipërinë për anëtarësim deri në vitin 2030-të. Teksa procesi është kërkues, ai ofron një kornizë transformuese për modernizimin e institucioneve dhe ekonomisë sonë dhe për forcimin e një shoqërie demokratike të qëndrueshme. Më shumë se dy dekada pas deklaratës të Selanikut, ka ardhur koha t’i jepet një shtysë e re procesit të zgjerimit – jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo është një recetë strategjike si për BE-në, ashtu edhe për rajonin.

https://www.tanea.gr/print/2025/05/31/greece/dikaies-kai-viosimes-lyseis-gia-to-koino-mas-symferon/

 

The post Hasani për median greke: Të hapur të punojmë për zgjidhje të drejta e të qëndrueshme në interesin e përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Jehle: Mbështetje në hartimin e politikave bujqësore në kontekstin e anëtarësimit në BE

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Raimund Jehle, drejtor i Programit të FAO-s për Europën dhe Azinë Qendrore, njëherazi përfaqësues i FAO-s në Shqipëri, e cilësoi, “bujqësinë në Shqipëri, një sektor të rëndësishëm në zhvillim, që angazhon 36% të popullsisë në punë dhe siguron të ardhura të konsiderueshme në ekonominë e vendit”.

Në një intervistë televizive sot, Jehle tha se, “në Shqipëri bujqësia nuk duhet të shihet thjesht si një proces prodhimi, por si një sektor me ndikim të gjerë në krijimin e të ardhurave”.

Po ashtu, vijoi ai, bujqësia duhet të lidhet ngushtë edhe me çështjet mjedisore e sociale, duke ndikuar në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe bashkëjetojnë në zonat rurale.

Jehle foli për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori dhe mbështetjen që adreson FAO për fermerët shqiptarë.

“Synimi ynë është të prodhojmë ushqim duke përdorur burimet ujore në mënyrë sa më efikase. Shqipëria ka burime të shumta ujore, por duhet të kemi parasysh se, për shkak të ndryshimeve klimatike, situata po ndryshon gradualisht. Prandaj, kemi nevojë për një metodologji prodhimi që i përgjigjet të gjitha këtyre sfidave. Kjo është pikërisht ajo që nënkuptojmë kur flasim për prodhim bujqësor të qëndrueshëm”, theksoi ai.

Jehle shpjegoi se, një shembull i mirë në këtë drejtim, është puna që po bën FAO me një inkubator për gratë rurale në Elbasan dhe mbrojtja biologjike e pyjeve të gështenjës.

“Ne po u ofrojmë atyre teknologji dhe njohuri, në mënyrë që këto gra fermere të jenë në gjendje të përpunojnë dhe të shesin perime, duke i çuar ato në treg. Kjo u siguron atyre të ardhura dhe, në këtë këndvështrim, ne po zhvillojmë të gjithë zinxhirin e vlerës. Gjithashtu një tjetër shembull është edhe një projekt nëpërmjet të cilit po punohet për mbrojtjen biologjike të pyjeve të gështenjës, me synimin për të mbështetur sigurimin e të ardhurave, për të ndihmuar komunitetet e zonave rurale dhe nxitur zhvillimin rural”, tha Jehle.

Ai vlerësoi biodiversitetin e pasur, klimën e përshtatshme për kultivimin e një game të gjerë ushqimesh dhe pozicionin gjeografik, me potencial të madh turistik, si tri fushat që e bëjnë unike Shqipërinë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Sipas tij, zhvillimi i sistemeve agroushqimore do të thotë qëndrueshmëri ekonomike, mjedisore dhe sociale.

Duke folur për digjitalizimin e bujqësisë, Jehle u shpreh se, kjo ka të bëjë me përdorimin e teknologjive moderne, satelitore, për të prodhuar ushqim dhe për të shfrytëzuar burimet në mënyrë më efikase.

“Bujqësia Digjitale dhe Transformimi Rural në Shqipëri, i cili aktualisht po zbatohet nga Zyra e FAO-s në Shqipëri, ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Nga njëra anë, ai ndihmon përmes Portalit të Fermerëve, duke u ofruar fermerëve qasje ndaj informacioneve mbi tregun dhe të dhëna të tjera rëndësishme. Nga ana tjetër, projekti kontribuon edhe në rritjen e përdorimit të të dhënave, siç janë imazhet satelitore, informacionet për kontrollin fitosanitar dhe shërbimet këshillimore të gjitha këto mjete ndihmojnë në transferimin e dijeve dhe njohurive në mënyrë të drejtpërdrejtë te fermerët”, theksoi Jehle.

Ai u shpreh se, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është faktori kryesor nxitës i zhvillimit në Shqipëri.

Jehle nënvizoi se, bujqësia luan një rol të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, sigurinë ushqimore dhe përpunimin.

“Përtej përkthimit të legjislacionit, FAO po mbështet institucionet e linjës në ngritjen e sistemeve të duhura që nevojiten për të hartuar politikat përkatëse në kontekstin e anëtarësimit në BE”, theksoi Jehle.

Ai shprehu besim për progresin e bujqësisë në Shqipëri.

“Ekziston një potencial real për investime në bujqësi, por edhe në agroturizëm, përmes lidhjes së prodhimit bujqësor me turizmin. Një fushë që nuk është diskutuar sa duhet, por që meriton më shumë vëmendje, është akuakultura dhe sektori i peshkimit. Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare, dhe akuakultura dhe peshkimi janë pjesë e sistemit agroushqimor. Kjo ofron një mundësi unike për të kombinuar prodhimin ushqimor me turizmin dhe për të tërhequr investime në një peizazh dhe mjedis të mrekullueshëm”, deklaroi Jehle.

/r.e/

The post Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Jehle: Mbështetje në hartimin e politikave bujqësore në kontekstin e anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

TIRANË, 20 maj /ATSH/ – Anëtarësimi në BE një mundësi historike, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

ORF: Disa vite më parë pata mundësinë t’ju intervistoja në Tiranë. Në atë kohë, kur u pyetët se kur BE do të negocionte anëtarësimin me Shqipërinë, thatë se më shumë gjasa do të kishte që Austria të shpallej kampione bote në futboll. Austria ende nuk është kampione bote në futboll, por që nga vjeshta ka pasur negociata konkrete midis Brukselit dhe Tiranës. Çfarë ka ndryshuar?

Rama: Diçka shumë e rëndësishme ka ndryshuar, konteksti gjeopolitik në Evropë. Dhe për fat të keq, ”ndihma” e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit që ishin lënë pas dore.

ORF: A do t’i lehtësojë Bashkimi Evropian kriteret e tij për anëtarësim?

Rama: Nga një perspektivë gjeopolitike, është e nevojshme që BE-ja të forcojë radhët e saj dhe të pranojë anëtarë të rinj në mënyrë që të jetë e plotë. Por kjo, sigurisht, lidhet me aftësinë dhe gatishmërinë e vendeve kandidate për të qenë në nivelin e kërkuar. BE-ja mund të ushtrojë presion politik për të përshpejtuar procesin e afrimit, por nuk do të pranojë askënd që nuk i plotëson të gjitha kriteret.

ORF: Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030 dhe negociatat do të përfundojnë deri në fund të vitit 2027. Megjithatë, katër nga gjashtë grupet janë ende të hapura. A do të jetë në gjendje administrata shqiptare të zbatojë të gjitha këto rregullime – dy vjet e gjysmë nuk është një kohë e gjatë apo jo?

Rama: Është e vërtetë që dy vjet e gjysmë është një kohë shumë e shkurtër dhe se kjo nuk është tipike për procesin. Por, nga ana tjetër, ne punuam shumë dhe u përgatitëm mirë. Dhe tani kemi në përdorim edhe inteligjencën artificiale, e cila përshpejton transferimin e ligjeve të BE-së dhe të të ashtuquajturës ”acquis communautaire” në sistemin tonë ligjor. Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike, por nuk është një mundësi që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesat.

ORF: Pranimi në BE varet nga miratimi i të 27 anëtarëve. Në Francë, një referendum është i detyrueshëm; Referendumet janë të mundshme edhe në vende të tjera. A ka Shqipëria tashmë një strategji për të kapërcyer skepticizmin ndaj zgjerimit që ekziston në shumë vende?

Rama: Unë besoj se sot duhet të përqendrohemi në përmbushjen e angazhimeve tona. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, por për atë që po luajmë aktualisht. Dhe kjo lojë ka të bëjë me përmbushjen e të gjitha angazhimeve tona për të përfunduar negociatat. Pas negociatave, marrëveshja u dërgohet të gjitha shteteve anëtare, ku parlamentet normalisht kryejnë ratifikimin. Në rastin e Francës, do ta shohim kur të vijë momenti i vendimit.

ORF: Shqipëria dhe Mali i Zi aktualisht kanë shanset më të mira për t’u bërë anëtarë të BE-së. Si e vlerësoni në përgjithësi situatën në të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor?

Rama: Ballkani Perëndimor ka problemet e veta, por mendoj se situata nuk ka qenë kurrë më e mirë se sot. Procesi i afrimit me BE-në po ndihmon shumë në zgjidhjen e problemeve të caktuara.

ORF: Ju e zgjeruat më tej shumicën tuaj absolute në zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Ju jeni në mandatin tuaj të katërt dhe vetë folët për një rezultat historik. Cilat janë tre planet tuaja më të rëndësishme për katër vitet e ardhshme?

Rama: Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian”./  a.jor.

The post Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë

By: M C
15 May 2025 at 19:07

INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FORUMIN BOTËROR TË IDU-së NË BRUKSEL

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

Berisha u takua me drejtues të IDU-së dhe përfaqësues të partive të djathta nga e gjithë bota, duke siguruar mbështetje për përpjekjet e opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë.

Lideri opozitar, Sali Berisha tha se PD ka dokumentuar në kohë reale parregullsitë dhe manipulimet, dhe sapo të përfundojë procesi i ankesave, do dorëzojë raportin përfundimtar në kancelaritë kryesore perëndimore.

Sipas Berishës, ndryshe nga viti 2001, këtë herë është përfshirë i gjithë shteti në blerje votash përmes shpërndarjes së parave publike, punësimeve dhe lidhjeve me krimin.

Berisha shtoi se PD po kërkon gjithashtu një dëgjesë në Kongresin Amerikan për të paraqitur provat e instalimit të narkoshtetit.

Lidhur me parlamentin, opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë. Ndaj ndalimit të protestës së nesërme nga Policia e Shtetit, Berisha u shpreh se vendimi është antikushtetues dhe protesta do të mbahet.

Syri Tv: Z.Berisha, IDU më herët ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, të propozuar nga PD, sot ju jeni pjesë në këtë samit. Si kanë qenë takimet dhe ku e keni fokusuar ju bisedën me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e IDU?

Berisha: Sot është forumi botëror i IDU-së që mbahet në Bruksel. Njëherë mbahet në Uashington, herën tjetër mbahet në Bruksel.

Unë erdha këtu me urgjencë për të mgrojtur votën e shqiptarëve. Për të paraqitur para audiencës dhe personaliteteve të pranishme në këtë forum, farsën e turpshme zgjedhore të 11 majit.

Dhe, këtu ka një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm, pasi që të gjitha këto që ndodhën në 11 maj janë të parashikuara në mënyrë të plotë në rezolutën e dhjetorit të forumit të Uashingtonit të IDU-së.

Në këto orë qendrimi pata rastin ta takoj dhe ta informoj për zhvillimet e fundit, presidentin e IDU-së, z.Stefan Harper dhe shumë personalitete të tjera nga Europa, por edhe nga vende tjera nga mbarë bota.

Pra, qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës e kam denoncuar, dhe e kanë denocuar me profesionalizëm të madh, edhe vëzhguesit e institucioneve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 11 majit.

Syri Tv: Me përfaqësuesit, drejtuesit e partive politike morët një lloj garancie, çfarë garancie i dhanë ata Sali Berishës sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: ata mbështesin plotësisht 100% përpjekjet që po bën PD dhe opozita shqiptare për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë, dhe dënojnë farsën elektorale të Edi Ramës.

Ne u jemi pafundësit mirënjohës IDU-së, PPE-së dhe CDI-së, të cilat kanë folur në rezoluta të tyre në një gjuh të njëjtë ndaj narkoshtetit shqiptar dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në një farsë elektorale nga Edi Rama, narkodiktatori që ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet.

Syri Tv: Ekipit të PD, edhe sa kohë i duhen për të dorëzuar këto prova tek përfaqësuesit e PPE-së, PE, KE, përfaqësuesit e IDU-së, për t’i dorëzuar provat e farsës elektorale, siç e quani ju, dhe atyre që ju keni denoncuar nga selia blu gjatë këtyre ditëve, pas 11 majit?

Berisha: Ne, çdo gjë e kemi gati në kohë reale, e kemi të pregatitur, por natyrisht, finalizohet me finalizimin e procesit zgjedhor dhe shqyrtimit të ankesave. Pas kësaj, ne raportin e kemi gati. Ne kemi punuar në mënyrën më serioze. Ne kemi parashikuar ëto zhvillime.

Dhe pikërisht, në këtë trend, ne kemi dokumentuar shumësinë e pafundme të parregullsive, të dhunimeve, të manipulimeve, të këtyre zgjedhjeve.

Kështu që, fundi i procesit ka pothuaj në të njëjtën kohë, është dhe përfundimi i raportit të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha organizatat e mëdha, ku bëjnë pjesë të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe botës, në Uashington, në kancelarinë gjermane, britanike, në Francë. Kudo, do paraqesim dokumentacionin e farsës elektorale të Edi Ramës.

Syri Tv: Z.Berisha, jeni pyetur edhe më herët, ku është ndryshimi midis 2001 dhe 2025, dhe këto prova, duke parë edhe zhvillimin e teknologjisë tashmë, ju keni më shumë besim tek provat që keni mbledhur tani, apo tek ato duke bërë krahasimin me 2001?

Berisha: Kanë qenë të një karakteri të ndryshëm. Pse kanë qenë të një karakteri të ndryshëm?

Në 2001, qeveria angazhoi kryesisht policinë. Kurse, kësaj here, angazhimi ishte shteti i tërë.

Kësaj here, Edi Rama publikisht bleu vota, shpërndau 70 milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota, duke i dhënë 100 euro 48% të votuesve shqiptarë që janë pensionistët sot.

Bleu vota duke fal 200 milionë euro kamata dh gjoba të dhjetëvjeçarit. Bleu euro duke autorizuar mbjelljen e miliona-miliona rrënjve kanabis, në një kohë kur një rrënjë kanabis sjell të ardhura 1000 euro.

Bleu vota, duke punësuar me dhjetëra mijëra qytetarë. Po këto ishin publike.

Bota e krimit, si asnjë herë më parë, u angazhua me të gjitha qindra, miliona mos miliarda euro në blerje votash në urdhra dhe sjell në parlament rreth 28 kandidatë të financuar, të mbështetur, të garantuar prej organizatave kriminale.

Syri Tv: Ju keni mbajtur dy dëgjesa të rëndësishme, dy dëgjesa i keni mbajtur më herët. Mendoni se një dëgjesë në Kongresin Amerikan ka rëndësi të madhe, duke parë dhe këtë situatë? Çfarë po bëhet në këtë drejtim nga ana e PD, por edhe përfaqësuesve të saj, po edhe nga vet ju, për të mundësuar një zhvillim në Amerikë për sa i takon çështjes së zgjedhjeve?

Berisha: Ne vijmë për t’ja paraqitur gjithçka ligjvënësve, administrtatës së SHBA-ve të gjitha faktet flagrante që kemi, të cilat rrëzojnë këtë farsë elektorale dhe dëshmojnë në Shqipëri është i instaluar narkoshteti.

Ne, po përpiqemi dhe jam optimist. Natyrisht, agjenda e Kongresit Amerikan dhe e senateve është një agjendë shumë e ngjeshur. Por, unë kam shumë besim që do arrijmë që, në një mënyrë ose një tjetër të paraqesim kauzën tonë të drejtë.

Syri Tv: Z.Berisha, parlamenti i vjetër, po e quaj kështu, pasi parlamenti i ri ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të rikthehet sërish në seancë plenare. Si do të shkojë opozita tashmë në parlamentin e Shqipërisë? do të vijojë edhe betejën e saj për votën e lirë, siç e keni quajtur ju në parlament? Ka një agjendë për sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: Opozita do të hartojë agjendën e saj, por Opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë në të gjitha format.

Syri Tv: Ka një vendim nga ana e Policisë së Shtetit që mos të lejohet protesta e njoftuar nga ana e Opozitës ditën e nesërme në ora 17:00, keni një përgjigje për Policinë e Shtetit dhe keni një skenar të dytë?

Berisha: Opozita nuk njeh asnjë vendim antikushtetues. Gjykata Kushtetuese e republikës së Shqipërisë i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së tubimeve. Po, ne e deklarojmë publikisht se tubimi i opozitës nuk kërcënon dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e mysafirëve në Tiranë.

The post Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë appeared first on Albeu.com.

”Politico”: Rama mposht kundërshtarët dhe siguron mandatin e katërt historik në Shqipëri

BRUKSEL, 13 maj /ATSH/ – Kryeministri socialist, Edi Rama ka siguruar një shumicë komode në zgjedhjet e Shqipërisë duke u mbështetur në një frymë të gjerë pro Bashkimit Evropian për t’u bërë udhëheqësi demokratik me shërbimin më jetëgjatë në vend, shkruan politico.com.

”Kjo është përvoja më përulëse e jetës sime dhe vjen në një moment historik për Shqipërinë… si një shtet anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian”, tha Rama i cili ka dhënë premtimin për të arritur anëtarësimin në BE deri në vitin 2030 një nga pikat kryesore të fushatës së tij.

Partia Socialiste duket se ka siguruar një shumicë dërrmuese me rreth 82 vende në parlament, shumë më tepër se 71 të nevojshme për të qeverisur e vetëm në parlamentin me 140 vende të Shqipërisë.

Edhe pse Shqipëria ka një sistem shumëpartiak, pushteti në fakt është alternuar midis dy forcave kryesore – socialistëve dhe Partisë Demokratike të qendrës së djathtë – që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990.

Fakti që demokratët kishin punësuar Chris LaCivitën, që orkestroi rikthimin e Donald Trump në zgjedhjet amerikane të vitit 2024, nuk dukej se e shqetësoi Ramën.

“Të punësosh LaCivitën dhe të mendosh se ai mund të bëhet Trump është si të punësosh një parukier në Hollywood dhe të mendosh se ai mund të bëhet Brad Pitt”, thekson Rama.

Ai kritikoi demokratët për besimin duke thënë se ‘’nuk mund të mendosh se nëse dikush punoi për Trumpin, ai mbart një lloj fuqie magjike të Trumpit… sidoqoftë, ishte një komedi që ia vlente ta shihje”.

Numërimi i votave është ende duke vazhduar dhe rezultatet e plota paraprake priten të martën, por me më shumë se 85% të votave të numëruara, rezultati nuk ka gjasa të ndryshojë ndjeshëm.

Kryeministri shumë i suksesshëm në median sociale, e kaloi pjesën më të madhe të së hënës duke postuar në mënyrë joformale nga Shtëpia e Evropës në Tiranë, ku përgatitjet janë në kulmin e tyre për samitin e Komunitetit Politik Evropian që fillon më vonë këtë javë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të udhëtojnë në Shqipëri për edicionin e gjashtë të samitit, një iniciativë e nisur nga presidenti francez, Emmanuel Macron për të bashkuar vendet e BE-së dhe ato jashtë BE-së për bisedime mbi sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.

Në këtë event do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të vendeve të tjera që aspirojnë të anëtarësohen në BE, si Ukraina dhe Gjeorgjia.

“Është një nder i madh të mirëpres në Tiranë të gjithë kontinentin tonë demokratik, përfshirë Ukrainën dhe mikun tim të dashur, Volodymyr Zelensky”, theksoi  Rama.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përvojë në procesin e gjatë dhe kompleks të përgatitjes për anëtarësim në BE, me disa që kanë kaluar dekada duke ndryshuar ligjet dhe institucionet publike për të minimizuar ndërprerjet nga blloku pas anëtarësimit.

I pyetur nëse Shqipëria kishte ndonjë këshillë për Ukrainën, një vend tjetër që aspiron anëtarësimin në BE, Rama theksoi ‘’statusin unik të Ukrainës në procesin e pranimit’’.

“Shqipëria nuk pretendon t’i japë mësime Ukrainës. Përkundrazi, ne mund të mësojmë vetëm nga Ukraina, nga çmimi që populli i saj është i gatshëm të paguajë për rrugën e tij drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Rama, një mikpritës i sjellshëm për udhëheqësit perëndimorë dhe kërkon të zbatojë premtimit e tij kryesor të fushatës: të jetë i vetmi person i aftë ta çojë Shqipërinë në prag të anëtarësimit në BE brenda pesë vjetësh.

Ndërkohë, partia kryesore e opozitës, demokratët – të cilët duket se kanë siguruar rreth 52 vende në parlament – ​​fajësuan rezultatin e zgjedhjeve për atë që ata e quajtën kontroll të rrënjosur të Partisë Socialiste mbi institucionet dhe përpjekje të dyshuara për të ndikuar te votuesit.

Duke shpresuar një rikthim politik të ngjashëm me atë të Trump në vitin 2024, Partia Demokratike Shqiptare e qendrës së djathtë angazhoi strategun e fushatës së Trump, LaCivita, për të ndihmuar në hartimin e mesazhit dhe për të udhëhequr fushatën.

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha të hënën se zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë të plotë dhe transparente, por vuri në dukje se qëndrimi i gjatë i Partisë Socialiste në qeveri “krijoi një avantazh të padrejtë në pushtet”.

Por, për Ramën, i cili po shijon fitoren e tij, vetëm një gjë ishte e rëndësishme: ndjenja e votuesve.

“Ata dërguan një mesazh të fuqishëm dhe të thjeshtë, se më në fund duam të arrijmë majën e Bashkimit Evropian dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me ju dhe Partinë Socialiste!’’, thekson Rama./   /os/

The post ”Politico”: Rama mposht kundërshtarët dhe siguron mandatin e katërt historik në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rama: Ne i tregojmë botës një vend fantastik falë ”Giro d’Italia”-s

TIRANË, 11 maj /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama shfaqet në fillim të etapës së dytë, i veshur me bluzë dhe tuta sporti, me numrin 5 në kofshën e majtë, shkruan sot nga Tirana Luca Bianchin për median italiane gazzetta.it, me rastin e ”Giro d’Italia”, që po zhvillohet në Shqipëri.

Duket si uniforma e një portieri që luan hendboll, derisa ai shpjegon se “pesa është numri i listës sonë në fletën e votimit”.

  • “Është e mrekullueshme që në një ditë zgjedhjesh, ku zakonisht ka tension, të ketë një festë”, thotë Rama.

”Giro” shërben për të sjellë turizëm, por është gjithashtu një sport i zemrës. Çfarë do të thotë për ty?

  • “Kur isha i ri, dëgjoja ‘Giro d’Italia’ në radio dhe bëja tifo për Merckxin. Çiklizmi është një metaforë për jetën dhe me ‘Giron’ mund t’i tregojmë Italisë dhe botës se çfarë vendi fantastik jemi. Duhet të përgëzoj Cairon për organizimin sepse në 24 orët e fundit kam marrë mesazhe nga jashtë që thonë se ”jeni një vend i jashtëzakonshëm”, thotë Rama.

Çfarë është sporti italian për ju?

  • “Sporti italian, kur u bëra tifoz i Juventusit, ishte dritarja e vetme drejt një bote tjetër. Me komunizmin ishim plotësisht të izoluar, televizioni italian ishte i kriptuar, nuk mund të udhëtonim, sinjali televiziv ndizej vetëm me emisionin ’90° minuta’ dhe mund ta ndiqje futbollin minutë pas minute në radio. Ishte shumë më tepër sesa sport. Këtu dikur kishte dy blloqe të mëdha tifozësh, Italia dhe Gjermania. Kur luheshin Kupat e Evropës dhe të Botës, ishte një gjë e pabesueshme. Në vitin 1982 ishte çmenduri të dëgjoje festimet dhe britmat në shtëpi, sepse në rrugë nuk mund të festoje si çdo komb tjetër. Disa të rinj që atë mbrëmje, pas finales, dolën në rrugë për të festuar, u arrestuan”.

Cilët janë tre profesionistët tuaj të preferuar të të gjitha kohërave?

  • “I pari është Dino Zoff. Kur isha fëmijë kisha një foto të tij në dhomën time, ma solli babai kur shkoi në Itali për disa ditë, shumë vite më parë. I dyti që më vjen ndërmend është Arrigo Sacchi. I treti, për nga lidershipi, është José Mourinho”.

Çfarë roli duhet të ketë sporti në vitin 2025?

  • “Mendoj se duhet të reflektojmë se sa investojmë ne dhe Evropa në sport? Sporti mund t’i japë shumë më tepër Evropës, për një shoqëri më të shëndetshme, pak më të ekuilibruar midis TikTok-Facebook dhe trupit dhe mendjes. Ne nuk jemi robotë, inteligjenca artificiale mund të bëjë gjithçka, por jo të ndiejë dashurinë që na nevojitet. Nuk e kuptoj se si Italia është një nga fuqitë e mëdha të futbollit, e cila është  trashëgimi kulturore, ka stadiume të turpshme”.

Si socialist, si e shpjegoni afërsinë tuaj me kryeministren Meloni? Çfarë efekti pati tek ju vizita në qendrën e migrantëve në Gjadër?

  • “Në një miqësi midis Shqipërisë dhe Italisë nuk mund të zgjedhësh vetëm atë që është e bukur, argëtuese dhe politikisht e pastër. Duhet të jesh aty edhe kur është e nevojshme të bësh gjëra të vështira. Giorgia Meloni është një politikane e krahut të djathtë, por e krahut të djathtë evropian: për kontributin e saj në mbajtjen e Evropës së bashkuar, ajo ishte një surprizë për të gjithë”.

Kjo ”Giro” përsërit një koncept: për fat të mirë, mënyra se si italianët e shohin popullin shqiptar ka ndryshuar pafundësisht, në 35 vitet e fundit.

  • “Po, ndryshimi është i madh. Njerëzit e thjeshtë në Itali kanë qenë shumë të hapur dhe mikpritës ndaj nesh. Po të mos ishin ata, ku do të kishim gjetur ushqim, mikpritje dhe ndihmë?”, përfundon Rama./  a.jor.

The post FOKUS – Rama: Ne i tregojmë botës një vend fantastik falë ”Giro d’Italia”-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Intervistë- Agnes Varda, mbledhësja e pasioneve

By: Kult Plus
11 May 2025 at 12:04

Agnès Varda (1928 – 2019), regjisore, skenariste dhe fotografe franceze.

Botuar së pari në: Indiewire, www.indiewire.com, 5 dhjetor 2009.

Filmat e Agnès Vardës janë të dendur me Agnès Vardën – realitetin e saj, mendimet e saj, zërin dhe pasionin e saj. Filmat e saj fiksion – ‘La Pointe Courte’ (1954), Cléo de 5 à 7’ (1961), ‘Le Bonheur’ (1964), ‘Vagabond’ (1985) – janë vepra të mëdha feministe që eksperimentojnë me temën dhe formën si filmat më të mirë të New Wave franceze. Ajo konsiderohej pararendëse e lëvizjes së nderuar kinematografike të Truffaut dhe Godardit dhe s’do mend ajo ishte ndikuese në ton dhe në stil. Varda, sidoqoftë, me gjasë është më e njohur për talentin e saj si dokumentuese, çka e ka shtuar numrin e saj të filmave fiksional dhe jo-fiksion. Edhe veprat dramatike si L’une chante, l’autre pas, (1977) shërbejnë si dokument i kohëve të tyre – në këtë rast specifik, telashet feministe të të gjashtëdhjetave dhe të të shtatëdhjetave. Shkëlqimi i Vardës është më i dukshëm sidoqoftë në vepra si Jacquot, një portret i burrit të saj të ndjerë, filmbërësit Jacques Demy (Umbrellas of Cherbourg), ‘Vagabond’ dhe filmat e shkurtër i mahnitshëm si ‘Opéra Mouffe’ dhe ‘Salut les Cubains’, që përdor shkathtësitë që ajo i ka mprehur gjatë viteve të hershme si fotogazetare.

Për dokumentarët e saj më të vonë, Les Glaneurs et la Glaneuse (Kallëzambledhësit dhe unë), Varda e ktheu minikamerën e saj DV në një praktikë të vjetër – të mbledhë atë që ka mbetur pas korrjes – të krijojë një portret të ditëve moderne të “kallëzambledhësve”, atyre njerëzve të uritur që jetojnë me mbeturinat që ne të tjerët i kemi hedhur dhe atyre, si ajo vetë, që krijojnë art nga imazhet e dhe materialet që i mbledhin.

Andrea Meyer ka folur me regjisoren legjendare rreth lidhjes me audiencën e saj, intuitën, prodhimin e filmit dhe shkrimin mbi kinemanë.

Andrea Meyer: Mbledhja e kallinjve është një temë fort e pazakontë. Vras mendjen çka ju çoi te kjo si temë për një dokumentar.

Agnès Varda: Mbledhja e kallinjve në vete nuk është e njohur – është harruar. Fjala në frëngjisht është passé. Kësodore isha e intriguar nga njerëzit në rrugë që mblidhnin ushqime. Mandej mendova, çka po ndodh në arat me grurë? Asgjë nuk ka mbetur në fushat me grurë. Kështu që shkova tek arat me patate dhe gjeta këto patate në formë të zemrës dhe më bëri të ndihesha mirë. Më bëri të ndihesha se isha në rrugën e duhur.

AM: Ju fusni shumë gj nga vetja juaj dhe emocionet tuaja në filmat tuaj, kjo e bën edhe audiencën të vërë veten e vet aty po ashtu.

AV: Saktësisht. Ju e dini, kjo është ajo që përnjëmend dua – të involvoj njerëzit. Secilin person. Audienca nuk është tufë njerëzish. Ju e dini, nuk është “Audience”. Për mua janë një qind, tre qind, pesë qind njerëz. Është një mënyrë për të takuar gruan, burrin. Është e ekzagjeruar, por, përnjëmend, unë jap mjaftueshëm nga vetja ime, kështu që ata duhet të vijnë tek unë. dhe duhet të vijnë te njerëzit që unë i bëj t’i takojnë (në film). Unë nuk mendoj se ne i harrojmë ata. Ngase njerëzit (që i intervistoj) janë shumë unikë, shumë bujarë – dinë shumë për shoqërinë. Nuk janë të pakëndshëm, të këqij. Janë bujarë. Janë të thinjur, anonimë – po pra, njerëz të poshtëruar, në njëfarë mënyre. Në njëfarë mënyre, ata na bëjnë të ndihemi se jemi ne ata që duhet të turpërohen, jo ata. Dhe, s’do mend, unë përdor bukur shumë energji t’i bëj të duken mirë, të shprehin gjërat qartë, përfshirë dhimbjen, tërbimin, vështirësinë e të jetuarit, e të ngrënit. Pra, ne të tjerët hamë më tepër se sa që duhet gjithë kohës. Çdonjëri nga ne. Ndërsa gjysma e botës vuan urie.

AM: Duket se e shijoni përvojën e realizimit të një filmi?

AV: Nganjëherë më dalin lotët, ëh. Ai burri në karvan ishte shumë i dhimbshëm. E kishte humbur punën, e kishte humbur gruan, i kishte humbur fëmijët. Atëherë ti e ndien se duhet të rrish i heshtur, të dëgjosh dhe të përpiqesh të jesh sa më i padukshëm në karvan. Me një kamerë të vogël, përpiqem të mos e trazoj rrjedhën e fjalëve të tij. Pastaj vjen editimi dhe ti e sheh se çfarë do të bësh me të. Në sheshet e hapura, lëvizja pareshtur. Kisha shumë dhimbje të shihja gratë e moshuara, që kishin vështirësi të përkuleshin – dhe dilnin jashtë me një copë bukë. Pastaj prapë kërruseshin të merrnin ndonjë gjë tjetër. Kështu pra, aty është një grua e moshuar? Ajo shkon tek ato vezët. Shumica prej tyre janë të thyera. E gjen një kuti dhe ia del t’i gjejë ca vezë të pathyera. Kur ti e di çmimin e një veze, ti e kupton se ajo ka nevojë për para. S’do ta bënte këtë gjë gjysmë ore për të gjetur gjashtë vezë. Kështu që zemra ime e pësoi shumë rëndë për shkak të atij mjerimi.

AM: Sa nga ajo që keni xhiruar ishte e planifikuar?

AV: Shumë pak gjë ishte planifikuar. Ajo që planifikohet është të takosh këtë a atë person. Pastaj shkon t’i kërkosh, çka të merr një kohë të mirë. Nuk kisha ndonjë listë të kallëzambledhësve. Më duhej t’i gjeja.

AM: Mbledhja e kallinjve u bë një metaforë për shumë gjëra, edhe filmbërjen.

AV: Paj po. Është e vërtetë se filmimi, posaçërisht dokumentari, është mbledhje e diçkaje. Ngase ti zë atë që e gjen; përkulesh; shkon përqark; je kureshtar; përpiqesh të kuptosh ku janë gjërat. Por, s’mund ta çosh analogjinë më tutje, sepse ne nuk filmojmë vetëm mbeturinat. Edhe pse ka një analogji rreth njerëzve që shoqëria i hedh anash. Por është analogji shumë e rëndë.

AM: Një prej gjërave të tjera që e bëjnë filmin kaq tërheqës, si edhe veprat e tjera tuaja, është se ka të bëjë me ju po aq sa edhe me njerëzit jetën e të cilëve ju e dokumentoni. Vetë filmoni veten tuaj – duart tuaja, fytyrën tuaj, bile edhe blanat në tavanin tuaj.

AV: Kam dy duar. Njëra mban kamerën – tjetra në njëfarë mënyre aktron. Ma ka ëndja idenë se këto kamera dore – ato gjërat e reja numerike – janë të lehta, por nga ana tjetër shumë “makrofotografike”. A e dini çka është makro? Mund t’iu qasesh gjërave nga shumë afër. Mundem, me njërën dorë, ta filmojë tjetrën. Ma ka ëndja idenë se njëra dorë do të jetë prore duke mbledhur, tjetra prore duke filmuar. Më ka shumë ëndja idenë e duarve. Duart janë vegël e mbledhësve, e dini. Duart janë veglat e piktorit, artistit.

AM: Kam vënë re se keni pasur pothuajse të njëjtat kuadratura si te Jacquot, vetëm se janë flokët dhe duart e Jacquesit. Ato kuadratura janë shumë të bukura, aq të mbushura me emocione.

AV: Kur e kam bërë filmin timin, kam menduar se thjesht po bëja autoportretin tim, në njëfarë mënyre. Tash, shumë shikues – më vjen mirë që e hodhe fjalën këtu, se askush s’e ka bërë – kanë ardhur dhe më kanë thënë, “Kjo ishte shumë prekëse, përgjatë viteve ju keni arritur të njëjtat kuadratura siç keni bërë me Jacquesin: flokët e tij, sytë e tij dhe krahët e tij. Dhe dora e tij, me atë unazën e vogël”. Dhe thonë, “Në njëfarë mënyre, ishte si të prekje dorën e tij të filmit, përgjatë viteve”. Kur një burrë ma tha këtë, unë qava. S’e kisha vënë re këtë. Ju e dini, falë Zotit unë përpiqem të jem shumë e zgjuar në dhomën e editimit. Por ku filmoj, përpiqem të jem shumë instinktive. Duke ndjekur intuitën time – a është kjo fjala e duhur? Duke ndjekur lidhjen time, asociacionet e mia të ideve dhe imazheve. Dhe se si një gjë shkon tek një tjetër. Po pastaj, kur e bëj editimin, jam strikte dhe mundohem të jem strukturale. Po kur ai ma tha këtë, unë s’e kisha menduar kurrë. Por ai tha, “I keni bërë të njëjtat kuadratura”. Isha e impresionuar, qava. Dhe ai tha, “S’doja t’ju lëndoja”. Unë i thashë, “Nuk më keni lënduar – më keni bërë të ndihem mirë”. Po qaja, por ai më bëri të ndihesha, oh, se po bashkohesha me Jacquesin, në njëfarë mënyre. Dhe mendova: Mirë pra, më vjen mirë që punoj sipas intuitës. Ngase po ta kisha organizuar këtë, s’do ta kisha pëlqyer kaq shumë. E kuptova se kjo është të jesh artist, ëh – ngase punon me intuitë. I bën gjërat e duhura, në vendin e duhur, me imazhin e duhur, me ndjenjat e tua.

AM: intuita juaj është po ashtu përgjegjëse edhe për atë digresionet tuaja të mrekullueshme te Kallëzambledhësit.

AV: Është si një koncert xhazi. Ata marrin një temë, një temë me nam. Luajnë bashkërisht si në kor. Pastaj trumbeta fillon me një temë dhe bën një numër. Pastaj në fund të solos së tij, tema rikthehet dhe ata kthehen te kori. Pastaj atë temë e merr përsëri pianoja. Ai hallakatet duke luajtur, apo jo, pastaj kthehet prapë te tema dhe prapë te kori. Kam ndjesinë se digresionet e mia ishin të kësollojta – një çikëz fantazi; një çikëz liri e luajtjes së muzikës së gjërave që unë i ndiej, gjërave që i dua. dhe kthehem te tema: njerëzit jetojnë me mbetjet tona. Njerëzit ushqehen me atë që ne e hedhim (tutje). Dhe unë them “ne” ngase je ti, jam unë, është secili.

AM: Çka do të thotë për ju kjo retrospektivë e veprës suaj?

AV: Epo, do t’jua them. Kam pasur një retrospektivë në MoMA; kam pasur një në American Cinematheque; kam pasur një Walker Art Center of Minneapolis; në Francë kam pasur një në The Cinematheque. Epo, po plakem dhe njerëzit kanë nisur t’i mbledhin filmat e mi.

AM: çka mendoni se u ofrojnë njerëzve filmat e tu sot?

AV: Eh, duhet të ma thoni ju këtë.

AM: Ky do të ishte mashtrim. Çka mendoni?

AV: Do të thosha energjinë. Do të thosha dashurinë për filmimin, intuitën. Mendoj, një grua që punon me intuitën e saj dhe përpiqet të jetë inteligjente. Është si një rrymë ndjenjash, intuite dhe gëzimi i zbulimit të gjërave. Të gjej të bukurën ku ndoshta nuk është. Të shoh. Dhe, nga ana tjetër, të mundohem të jem strukturale, e organizuar; të mundohem të jem e zgjuar. Të bëj atë që besoj se është cinécriture, çka unë vazhdimisht e quaj kino-shkrim. Çka nuk është skenar. Çka nuk është thjesht fjalë të rrëfyera. Është të zgjedhësh temën, të zgjedhësh vendin, sezonin, ekipin, të zgjedhësh kuadraturat, thjerrëzat, dritat. Të zgjedhësh qëndrimin tënd ndaj njerëzve, aktorëve. Pastaj të zgjedhësh editimin, muzikën. Të zgjedhësh muzikantët bashkëkohorë. Të zgjedhësh tonin e miksimit. Të zgjedhësh materialin publicistik, katalogun, posterin. E dini, është një punëdore e filmbërjes – në çka besoj përnjëmend. Unë e quaj këtë kino-shkrim. Mendoj, nëse një film është bërë mirë, është një film  shkruar mirë, për mua. Kino-shkruar. Pra, luftoj për këtë. Sado që unë e di se disa skenarë mund të jenë bëhen tok me ndonjë regjisor tjetër dhe me një editor tjetër. Kam parë filma të bërë për mrekulli në këtë mënyrë. Por mënyra si filmoj unë është, unë dua të jem e përgjegjshme për të tërën. Kurrë nuk punoj me projektet e njerëzve të tjerë, me skenarët e njerëzve të tjerë. Është modeste, por unë e bëj punën time, duke u munduar ta bëj të besueshme, prekëse. Mundohem të jem e zgjuar, duke e bërë audiencën te jetë inteligjente. Dhe po ju them – ata sillen si një audiencë inteligjente me mua. Parashtrojnë pyetje të mira; flasin me mua pas ekranizimeve; më tregojnë gjëra personale – duan të jenë të involvuar. Më thonë se janë të prekur. Kjo është një ndjesi e mirë. S’ka asgjë fare të bëjë me fitimet nga filmi. Shpresoj të dalë mirë, por është krejt gjë tjetër. Jam e lumtur kur ka sukses. Ju e keni parë se si 1001 net ishte një dështim i vërtetë. Por kur njerëzit flasin për të dhe e pëlqejnë – atëherë është në rregull. Nuk m’i shter energjitë; nuk më bën të ndihem se jam dështake, a gjëra të tilla. Kam dështime, kam edhe suksese.

AM: Ky i fundit është i bukur, të gjithë do ta duan.

AV: Jam në rrugë përsëri. Do të jem në rrugë, po. E lirë – duke u munduar të jem e lirë. Nga ajo që njerëzit bëjnë; nga suksesi. E dini, duke u munduar të jem e lirë nga gjërat e vogla. Ndihem bukur fort në rrugë. Megjithëse jetoj në qytet dhe e kam një çati.

AM: Një çati të bukur, do të tthosha.

AV: Një çati të çarë, mund të shtoj – por do ta ndreq. A s’ju duket qesharake mënyra se si them (tavani) se mund të jetë pikturë – se mund ta adhurojmë në ndonjë muze? Po, gjithçka mund të jetë art. Gjithçka mund të jetë e bukur. Le të mos jetë, “Ky është tavani i prishur. Dhe ky është muzeu”. Tavani është i prishur – më trazon, pikën. Po rrjedh uji – taktaktak. Por shiko, pse duhet të shkoj në muze dhe të them: “Tapies është e bukur kur e kam një (tavan)?”. (Në film) unë them, “tavani im është vepër arti”. Kjo është të kthesh në jetë – apo jo, jo vetëm të të duket e bukur – habi, gëzim, argëtim. Të gjesh argëtim diku ku nganjëherë ka veç mërzi; të gjesh argëtim kur është barrë. Gjithmonë mund ta bësh një gjë të duket ndryshe. Çka është një mënyrë të them se jam, në njëfarë mënyre, e mbrojtur nga të qenët e palumtur. Ka shumë palumturi në jetën time, ka dhimbje të madhe. Dhe jam e mbrojtur, në njëfarë mënyre. Ju e dini, ndihem sikur edhe njerëzit e vdekur përreth meje po më mbrojnë. Pra nuk kam edhe aq të drejtë të qahem.

/Marrë nga: ‘Agnès Varda, Interviews’, Edited by T. Jefferson Kline, University Press of Mississippi/ Jackson, 2014/Gazeta Express/ KultPlus.com

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet përballë ndoshta njërës prej javëve më intensive të jetës së tij. Të dielën, më 11 maj, mbahen zgjedhjet për rinovimin e parlamentit dhe të qeverisë që ai drejton prej pothuajse dymbëdhjetë vitesh. Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të shihni Shqipërinë e re”, thotë Rama në një intervistë për Corriere della Sera.

Çfarë përfaqëson për Shqipërinë Giro d’Italia?

“Dikur dukej e pamendueshme, sot është realitet. Është një ngjarje që flet vetë – për miqësinë tonë me Italinë, për hapjen e vendit, për rritjen e imazhit tonë në botë. Nga një komb që dikur askush nuk e njihte, sot jemi në ekranet e miliona njerëzve – jo me lajme të këqija, por me diellin, peizazhet dhe mikpritjen tonë. Shqipëria që ecën përpara”.

Pse kishit kaq shumë dëshirë të përfshiheshit në itinerarin e Giro d’Italia?

“Sepse besoj se ka ardhur momenti që Shqipëria të mos jetë më vetëm një vend që shikon botën nga jashtë, por të bëhet pjesë e skenës globale me dinjitet dhe hijeshi. Giro d’Italia është një ngjarje me traditë shekullore dhe përfshirja në itinerarin e saj është një deklaratë e qartë: jemi këtu, jo për të parë, por për të qenë pjesë. Jemi të vegjël për nga sipërfaqja, por nuk na mungon as guximi e as bukuria për t’u paraqitur siç jemi – një shtet evropian në çdo kuptim.”

Ju, përveçse politikan dhe artist, keni qenë edhe sportist. A po shfaqet Shqipëria gjithashtu si vend që “prodhon” atletë fitues medaljesh?

“Po, dhe kjo nuk është më vetëm dëshirë, por një proces i nisur që tashmë po jep fryte. Kemi djem dhe vajza që garojnë me dinjitet në disiplina që dikur as nuk përmendeshin. Po i afrohemi pikës ku suksesi sportiv nuk do të jetë më përjashtim, por pjesë e normales. Dhe kjo ndodh kur puna dhe politika për sportin nuk bëhen vetëm për të ndërtuar stadiume, por për njerëzit.”

Etapat do kalojnë nga Tirana, Durrësi dhe Vlora, por rrugët do prekin edhe zona të tjera: çfarë Shqipërie do të shohin shikuesit?

“Do të shohin një Shqipëri që shumë ende nuk e njohin: moderne dhe tradicionale, gjallëruese dhe mikpritëse, një vend që nuk është më ai cepi i harruar i Evropës. Do të shohin një territor që ka investuar në infrastrukturë, por që ruan shpirtin e vet. Shqipërinë e re që jeton çdo ditë me kujtesën e së shkuarës.”

A është Giro d’Italia një vitrinë për të treguar një Shqipëri ndryshe?

“Absolutisht po. Shqipëria është shumë më tepër se plazhe të bukura – janë lugina, male, histori, gurë të lashtë dhe një jetë që pulson edhe larg bregdetit. Giro është një dritare nga e cila bota do të mund të shohë thellësinë e këtij vendi që shpesh është gjykuar vetëm sipërfaqësisht. Dhe mendoj se do të mbeten të befasuar.”

Të dielën ka zgjedhje. Sondazhet ju japin përsëri fitues. Ju habit kjo pas 12 vitesh në qeveri?

“Jo. Në fund të ditës, ajo që mbetet është ajo që ke bërë. Dhe kur njerëzit krahasojnë të tashmen me të kaluarën dhe shohin se, pavarësisht vështirësive, vendi ka ecur përpara, atëherë vendimi nuk është thjesht një votë për një parti, por për vazhdimësinë e një rruge që jep rezultate.”

Çfarë duhet të presin shqiptarët në katër vitet e ardhshme me ju sërish në pushtet?

“Një intensifikim të transformimit. Do të përfundojmë reformat e mëdha, do të rrisim investimet në arsim, shëndetësi, energji të gjelbër. Dhe mbi të gjitha, do ta përgatisim Shqipërinë të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Evropian – jo vetëm në letër, por edhe në praktikën e përditshme.”

Për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit. Çfarë kërkon diaspora?

“Kërkon që Shqipëria të mos jetë vetëm atdheu që mbetet në kujtime, por një vend ku mund të kthehen, të investojnë, të ndërtojnë diçka. Janë njerëz që nuk e kanë harruar mëmëdheun, dhe kërkojnë që edhe Shqipëria të mos i harrojë ata. Dhe ky votim, për herë të parë, është një hap i rëndësishëm drejt një marrëdhënieje më të drejtë dhe më të ndershme me diasporën.”

A ka ndonjë element në këtë fushatë që ju ka habitur?

“Shpesh është më e lehtë të kritikosh sesa të ndërtosh, por një fushatë e vërtetë ka nevojë për një ide thelbësore, jo vetëm për zhurmë. Dhe ndoshta më ka befasuar pozitivisht qetësia me të cilën qytetarët po i afrohen votës – një shenjë e sigurisë së vendit në drejtimin e tij dhe e pjekurisë së zgjedhësve në rolin e tyre.”

Do ta ndiqni procesin e numërimit të votave apo do të bëni diçka tjetër?

“Kam mësuar që rezultati është kulmi i një rruge të gjatë, jo një surprizë e një nate. Jam shumë optimist, por ndeshja fitohet kur mbaron, dhe do ta ndjek si gjithmonë në terren, në selinë e Partisë Socialiste, ku kemi edhe një sallë operative që përpunon të dhënat nga qendrat e votimit dhe projekton rezultatet në çdo qark.”

/Intervista dhënë për Corriere della Sera/

/k.s/j.p/

The post Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

3 minuta “Ye” & kaos total: Morgan tregon si e “zhduku” Kanye intervistën e tij live

By: gaze tare
8 May 2025 at 09:48

Jo çdo intervistë zgjat. Sidomos kur në karrigen përballë është Kanye West. Ose më saktë: Ye. Piers Morgan sapo ndau me ndjekësit një rrëfim të çmendur pas kuintave për takimin (e stërvonuar dhe të papërfunduar) me reperin më të përfolur të momentit.

Në një video të publikuar në Substack, gazetari britanik rrëfen se si Kanye i la ata të prisnin dy orë, për ta anuluar intervistën në sekondën e fundit. Por drama nuk ndalet këtu: pas shumë tentativash dhe një “ok” për ta zhvilluar ditën tjetër, Kanye u shfaq sërish… me shumë vonesë. Dhe nisi gjithçka me një ofendim: pse nuk më thatë Ye?

Me ego më të madhe se shfaqjet e tij të fundit në rrjete, Kanye e mbylli bisedën pasi Piers e përballi me komentet e tij të ashpra në internet — që shumë i kanë cilësuar si antisemite. Nuk pati përballje. Vetëm një largim epik në stilin “I’m out”.

Gjithsesi, Piers nuk ia mbylli derën. E ftoi sërish. Ndoshta herën tjetër do zgjasë më shumë se 180 sekonda?

The post 3 minuta “Ye” & kaos total: Morgan tregon si e “zhduku” Kanye intervistën e tij live appeared first on iconstyle.al.

Berisha: Rikthimi nuk është për karrierë, është një mision

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Përgjatë këtij muaji të fushatës zgjedhore, Sali Berisha ka udhëtuar në 40 qytete shqiptare dhe 4 shtete të huaja, për atë që e konsideron si fushatën më të rëndësishme të tijën, që prej vitit 1991.

“Është fushata e rikthimit të shpresës së shqiptarëve, rikthimit të besimit të Shqipëria dhe në këtë kontekst është fushata më e rëndësishme që kam zhvilluar pas asaj të vitit 1991. Qytetarët shqiptarë e ndjejnë që ky rikthim i Sali Berishës nuk është për karrierë. Se ky njeri, në këtë stad të moshës së tij, nuk kthehet as për ambicien e pushtetit, as për ambicie parash. Ky kthehet për një mision. E ndjejnë dhe e kuptojnë që është betejë kundër një të keqeje që kërkonte ta linte Shqipërinë pa pluralizëm, që po i varfëron dhe po i largon nga Shqipëria”, tha Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Rikthimi nuk është për karrierë, është një mision appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Këneta” e ka fatin të shkruar, pas “Bufit” shkon në një proces shkërmoqjeje

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se “këneta” e ka fatin të shkruar, pas “Bufit” shkon në një proces shkërmoqjeje.

I pyetur në një intervistë televizive nëse i pëlqen që në parlamentin e ardhshëm të ketë parti të reja, Rama tha se “e vendos populli, edhe është i respektuar kushdo që vjen atje, përveç “kënetës”, për të cilën mund të mos kem asnjë respekt”.

“Mendoj që “këneta” e ka fatin të shkruar rikthimi i Bufit në krye u duk gabimisht për shumëkënd si ringjallja e madhe, por në fakt është kënga e fundit e Bufit, që përkon edhe me fundin e “kënetës”. Pas Bufit, “këneta” do të shkojë në një proces shkërmoqjeje se s’ka asnjë mundësi që t’i mbijetojë gjithë degradimit që i ka hyrë dhe kalbëzimit që ka si organizëm”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “të mendosh në një moment “kënetën” pa Bufin, ke një mozaik të jashtëzakonshëm”.

“Futja e figurave të reja në mozaikun parlamentar është pikërisht boshllëku që ka lënë “këneta”. Ne nga ana jonë, pjesën tonë dhe territorin tonë e kemi kultivuar dhe besoj që do ta zgjerojmë në këto zgjedhje. Ndërkohë që territori tjetër është i fragmentuar dhe i copëtuar. Nuk kemi çfarë të zgjedhim partner politik, ne partner politik kemi popullin shqiptar dhe shumicën e shqiptarëve, partner politik kemi BE-në, nuk kemi çfarë zgjedhim  partnerë këtu secili do të bëjë punën e vet. Do shohim rrugës nëse do na bashkohen ndonjëherë rrugët deri në një moment të caktuar për një punë të caktuar”, nënvizoi Rama.

I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim në momente të caktuara, Rama tha se në ”çdo moment kur është e mundur të bashkëpunohet, të dialogohet ne jemi të gjithmonë të gatshëm, por kjo ka qenë e pamundur në pjesën më të madhe të kohës me një kundërshtar ka qenë i prirur të tregojë muskujt sesa të tregojë sa mend ka”.

Rama për partitë e reja: Janë të rinj në moshë, por të vjetër në mendësi

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, i  konsideroi aktorët e rinj politikë në fushatën elektorale të 11 majit, të rinj në moshë, por me mendësi të vjetër,

I ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive, Rama tha se “partitë e reja, janë të rinj në moshë, por të vjetër në mendësi”, teksa ironizoi opozitën duke theksuar se, “”këneta” është tjetër histori, të presësh Shqipërinë europiane nga “këneta” nuk është e shëndetshme nga pikëpamja e logjikës politike”.

I pyetur mbi bashkëpunimin me nongratën në parlament për kalimin e ligjeve, Rama nuk e konsideroi bashkëpunim por për rregulla loje.

“Nuk është e vërtetë, amnistitë gjithmonë janë bërë me votat e të gjithëve. Nuk ka patur asnjëherë kundërshtime, po ky nuk është bashkëpunim përveç se për rregullat e lojës”, tha ai.

Pyetjes se a do të vazhdohet me këto rregulla loje, Rama u përgjigj se, “patjetër, gjithmonë”.

“Le të shpresojmë që më 11 maj të thahet pjesërisht pastaj të shohim më tutje. Mendoj se Bufi nuk e bën dot vezën e Lulit. Nuk ishte vezë e madhe, por ishte vezë. Kjo e Bufit nuk di ç’do jetë”, u shpreh kryeministri.

/k.s/e.xh/a.f/r.e/

The post Rama: “Këneta” e ka fatin të shkruar, pas “Bufit” shkon në një proces shkërmoqjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Zgjedhjet e 11 majit, lista e PS-së e harmonizuar

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se lista e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 11 majit është e harmonizuar.

Në një intervistë televizive, Rama tha se “është çështje parimore ata që kanë marrë mandate nga PS-ja në të shkuarën ose qoftë edhe një mandat të shkuar janë ata të cilët duhet ta konfirmojnë mandatin e tyre në fushën e betejës dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar, e kanë mirëkuptuar këtë gjë, nuk kemi hasur asnjë lloj rezistence në këtë aspekt, në kuptimin më të mirë të fjalës”.

“Kemi bërë shumë diskutime dhe nuk kemi hasur asnjë lloj rezistence, në sensin se cila është më e mira. Kemi pasur diskutime dhe kemi vënë opsionet në tryezë dhe nuk bënte sens që ata që kanë më shumë eksperiencë, që kanë më shumë lidhje me territorin, ata që janë më të njohur për njerëzit të qëndronin në territorin e listës së mbyllur”, nënvizoi Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, që më të rinjtë hynin në fushën e betejës dhe të sprovoheshin në një ndeshje kaq të fortë dhe kaq të rëndësishme pa pasur luajtur asnjë ndeshje më parë.

“U bë një harmonizim dhe besoj është bërë gjëja e duhur. Nuk është ky qëllimi, qëllimi ka qenë që partia të ketë një sasi të konsiderueshme gjaku të ri në të gjithë skuadrën jo në listën e mbyllur, gjak i ri dhe në listën e hapur, por gjak i ri në gjithë skuadrën”, tha Rama.

Më tej Rama theksoi se “kemi partinë më të re në fushë, përfshirë edhe partitë e ashtuquajtura “të reja”. Qëllimi ka qenë që të ketë një raport gjinor edhe më progresiv dhe faktikisht në listën e mbyllur kemi 52% gra dhe vajza, ndërkohë që në total, mos gabohem, gratë e vajzat janë 71 në gjithë skuadrën. Qëllimi ka qenë të kemi përfaqësim shumë të lidhur me territorin”.

“Ne kemi një skuadër që i përfaqëson të gjitha territoret dhe komunitetet dhe e njëjta logjikë është ndjekur në gjithë Shqipërinë. Po të shikosh “kënetën” ka edhe në këtë aspekt balancime deri edhe absurde”, tha Rama.

/k.s/a.f/r.e/

The post Rama: Zgjedhjet e 11 majit, lista e PS-së e harmonizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌