Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

ATHINË, 4 qershor /ATSH/ – Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe me homologun e tij Gerapetritis.

Duke folur për “Kathimerini”, ai nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy Ministrive të Jashtme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e përcaktimit të zonave detare si dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri dhe çështjen e pronës.

– Edi Rama fitoi zgjedhjet në Shqipëri për herë të katërt. Çfarë të ardhme pret për Shqipërinë dhe marrëdhëniet greko-shqiptare?

Hasani – Mbështetja e fortë e treguar nga shqiptarët që jetojnë në Greqi ndaj Ramës pasqyron si besimin e tyre në udhëheqjen e tij ashtu edhe besimin e tyre në reformat e ndërmarra nga qeveria jonë. Kjo pasqyron lidhjen e thellë që diaspora jonë mban me proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit. Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare, ne jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin bazuar në respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike.

– A ka përparim në çështjen e përcaktimit të zonave detare?

Hasani: Çështja e delimitimit detar është një nga çështjet që ne jemi të përkushtuar ta zgjidhim me homologët tanë grekë. Siç është rënë dakord më parë, ne vazhdojmë të shqyrtojmë kornizat që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, ligjërisht të shëndoshë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo çështje, ashtu si çështjet e tjera të pazgjidhura, është pjesë e një dialogu më të gjerë të formësuar nga besimi dhe bashkëpunimi konstruktiv.

– Çfarë masash po merren për të siguruar të drejtat e pakicës kombëtare greke?

Hasani: Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjitha pakicave kombëtare, përfshirë pakicën greke, e cila është një pjesë integrale dhe e respektuar e shoqërisë sonë. Ne e kemi përafruar kornizën tonë ligjore me standardet evropiane dhe do të vazhdojmë të sigurojmë që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga kombësia e tyre, të gëzojnë të drejta të plota dhe trajtim të barabartë sipas ligjit. Ne gjithashtu besojmë se komunitetet minoritare janë një urë miqësie midis dy vendeve tona. Pakica greke në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë shembuj të gjallë të kësaj lidhjeje të qëndrueshme.

– Përafërsisht 8 000 ankesa janë paraqitur në gjykatat e Vlorës në lidhje me çështjen e pronës…

Hasani: Të drejtat e pronës janë një çështje e ndjeshme dhe e kahershme jo vetëm për komunitetet minoritare, por edhe për shumë qytetarë, për shkak të periudhës komplekse të tranzicionit pas komunizmit. Qeveria shqiptare është e vendosur të adresojë kërkesat e pronës në një mënyrë të drejtë, transparente dhe ligjërisht të shëndoshë. Për shembull, ne kemi zbatuar reforma në procedurat e regjistrimit, digjitalizimit dhe kthimit të pronës. Ne e kuptojmë peshën historike dhe ndikimin njerëzor të secilit rast dhe jemi të përkushtuar për zgjidhjen e tyre në përputhje me standardet ligjore evropiane.

– A po shqyrton qeveria juaj stimuj për të tërhequr investime greke?

Hasani: Investitorët grekë janë partnerë të mirëpritur dhe ne presim me padurim zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit ndërkufitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

– Si e shihni rolin e Greqisë në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE?

Hasani: Si dy fqinjë me lidhje të thella historike dhe gjeografike, ne besojmë se pranimi i Shqipërisë në BE i shërben interesit strategjik të Greqisë në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me katër grupet e punës të ngritura tashmë, ne jemi të përqendruar në arritjen e rezultateve dhe mbështetemi te Greqia që të mbetet një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së./  a.jor.

The post Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani flet për “Kathimerini”: Çfarë po ndodh për çështjen e kufirit detar

By: user 6
4 June 2025 at 22:47

“Tre javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, vizitoi Athinën ku u takua me homologun e tij G. Gerapetritis”. Kështu nis një shkrim i gazetës greke “Kathimerini” që ka intervistuar ministrin e jashtëm shqiptar. Hasani nënvizon bashkëpunimin e ngushtë midis dy ministrive të Jashtme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e delimitimit të zonave detare, si dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri dhe çështjen e pronave.

– Edi Rama fitoi zgjedhjet në Shqipëri për herë të katërt. Çfarë e pret të ardhmen për Shqipërinë dhe marrëdhëniet greko-shqiptare?

– Mbështetja e fortë e treguar nga shqiptarët që jetojnë në Greqi ndaj Ramës pasqyron si besimin e tyre në lidershipin e tij ashtu edhe besimin e tyre në reformat e ndërmarra nga qeveria jonë. Ajo pasqyron lidhjen e thellë që diaspora jonë mban me rrugën demokratike dhe zhvillimore të vendit. Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare, ne jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin bazuar në respekt të ndërsjellë, vlera të përbashkëta dhe interesa strategjike.

– A ka përparim në çështjen e përcaktimit të zonave detare?

– Çështja e delimitimit detar është një nga çështjet që ne jemi të përkushtuar ta zgjidhim me homologët tanë grekë. Siç është rënë dakord më parë, ne vazhdojmë të shqyrtojmë kornizat që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, ligjërisht të shëndoshë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo çështje, si dhe çështje të tjera të pazgjidhura, është pjesë e një dialogu më të gjerë të formësuar nga besimi dhe bashkëpunimi konstruktiv.

– Çfarë masash po merren për të siguruar të drejtat e pakicës kombëtare greke?

– Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjitha pakicave kombëtare, përfshirë pakicën greke, e cila është një pjesë integrale dhe e respektuar e shoqërisë sonë. Ne e kemi përafruar kuadrin tonë ligjor me standardet evropiane dhe do të vazhdojmë të sigurojmë që të gjithë qytetarët, pavarësisht kombësisë së tyre, të gëzojnë të drejta të plota dhe trajtim të barabartë sipas ligjit. Ne gjithashtu besojmë se komunitetet minoritare janë një urë miqësie midis dy vendeve tona. Pakica greke në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë shembuj të gjallë të kësaj lidhjeje të qëndrueshme.

– Në gjykatat e Vlorës janë paraqitur afërsisht 8,000 ankesa në lidhje me çështjen e pronës…

– Të drejtat e pronës janë një çështje e ndjeshme dhe e kahershme jo vetëm për komunitetet minoritare, por edhe për shumë qytetarë, për shkak të periudhës komplekse të tranzicionit pas komunizmit. Qeveria shqiptare është e vendosur të adresojë kërkesat e pronës në një mënyrë të drejtë, transparente dhe ligjërisht të shëndoshë. Për shembull, ne kemi zbatuar reforma në procedurat e regjistrimit, dixhitalizimit dhe kthimit të pronës. Ne e kuptojmë peshën historike dhe ndikimin njerëzor të secilit rast dhe jemi të përkushtuar t’i zgjidhim ato në përputhje me standardet ligjore evropiane.

– A po shqyrton qeveria juaj stimuj për të tërhequr investime greke?

– Investitorët grekë janë partnerë të mirëpritur dhe ne presim me padurim zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit ndërkufitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

– Si e shihni rolin e Greqisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

– Si dy fqinjë me lidhje të thella historike dhe gjeografike, ne besojmë se pranimi i Shqipërisë në BE i shërben interesit strategjik të Greqisë në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me katër grupet e punës të ngritura tashmë, ne jemi të përqendruar në arritjen e rezultateve dhe mbështetemi te Greqia që të mbetet një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së. ©LAPSI.al

The post Hasani flet për “Kathimerini”: Çfarë po ndodh për çështjen e kufirit detar appeared first on Lapsi.al.

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në “kryeqytetin e Ballkanit” kanë ndryshuar

13 April 2025 at 17:25

E ndërsa Shqipëria sa vjen dhe zgjerohet në vëmendjen e ndërkombëtarëve, një artikull për kryeqytetin tonë është shkruar nga media greke Kathimerini.

Gazeta ka shkruar për ndryshimin që Tirana ka pësuar në vite, teksa shprehet se “fasadat gri janë kthyer tashmë në ngjyra”, duke nënkuptuar kështu “gjallërimin” që kryeqyteti po përjeton dita-ditës.

Një vizitë e fqinjëve për 48 orë, është shpalosur e gjitha në “letër”, por nuk mungojnë as fotot nga Piramida, skulptura të ndryshme të vendosura në qytet, disa punime artizanale siç janë tasat qeramike që shiten tek Pazari i Ri, Kisha Orthodokse, Xhamia e Et’hem Beut, muzeu i Ismail Kadares, Galeria e Arteve por dhe Shtëpia e Gjetheve.

Media gjithashtu ka shkruar dhe për ushqimin tonë, duke veçuar byrekun e ngrohtë të mëngjesit, në formë trekendore, që shoqërohet me dhallën.

Nuk ka lënë pa përmendur as dashurinë tonë për kafen, teksa shkruan se kafenetë janë “zingjirë”, e se ndodhen cep më cep të qytetit.

Një gjë e tillë mund të themi se vendos në dukje jo vetëm faktin që shqiptarët “vdesin për kafe”, por se gjithashtu biznesi i bareve është fitimprurëse.

Kathimerini vë në theks se lokalet tona nuk janë vetëm tradicionale, por gjenden gjithashtu dhe me estetikë Berlini.

Lidhur me transportin, në artikull shkruhet se nuk përbën problem, pasi iteneraret e autobuseve janë të shumta, e pagesat bëhen brenda mjetit, e jo në pika të caktuara siç ndodh në shumë shtete të botës.

Një “kritikë” që vizitorët fqinjë kishin për kryeqytetin tonë ishte trafiku./Tv Klan

The post Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në “kryeqytetin e Ballkanit” kanë ndryshuar appeared first on Telegrafi.

Mediat greke: Rama i quajti turp dhe fosile protestuesit për Vorio Epirin

By: user 6
3 November 2024 at 13:25

Mediat greke i kanë kushtuar mjaft vëmendje takimit që kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të diele në Selanik. Në fokus të tyre ka qenë edhe një protestë e pak njerëzve, mbështetës të ultranacionalistëve të së djathtës që kanë shpalosur një pankartë duke e quajtur Ramën “të padëshiruar”.

“Organizatorët e këtij tubimi kundërshtojnë praninë e Ramës, duke argumentuar se “shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek në Epirin e Veriut”. Përveç kësaj, ata i referohen burgosjes dhe largimit të Fredis Belerit si dhe vrasjes së Konstantinos Katsifas në tetor të 2018-ës në Bularat të Gjirokastrës, shkruajnë mediat greke.

Televizioni grek SKAI shkruan se njerëzit u mblodhën më herët në sallë, ku kishte masa të rrepta sigurie. Nuk lejohej hyrja në sallë nga brenda hotelit, por vetëm nga dera e jashtme, ku ishin vendosur aparate rentgen. “Shqiptarët që jetojnë në Selanik, si dhe të tjerë që mbërritën në qytet me autobusë ose me makinë nga Shqipëria, pritën në radhë të hynin në sallë” – shkruan SKAI.

LEXO EDHE: Dalin PAMJET/ Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në Selanik

Televizioni grek citon më pas Ramën që tha se “u organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorio-epirotas” dhe ato më shkaktojnë vetëm keqardhje. “Vorio Epiri” është një term i vdekur, ka vdekur me kalimin e kohës. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin. Kushdo që përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon se nuk dëshiron të jetojë në shekullin e 21-të. Ato janë fosile dhe turp” – citohet Rama.

“Ifimerida” shkruan se masat e sigurisë në Selanik për takimin e Ramës ishin drakoniane. Shërbime të policisë shtesë janë parë si në qytet ashtu edhe në pikat kufitare në kufirin greko-shqiptar dhe greko-maqedonas.

Ndërsa “CNN Greece” tha se duket se Rama po i shtrin dorën e miqësisë Greqisë. Duke përmendur protestën e zhvilluar ndaj tij, Rama citohet t’i ketë quajtur “fantazma të së shkuarës” dhe duke shprehur keqardhjen për këto reagime që sipas tij “nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”. “Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme” – citohet Rama nga CNN Greece.

Portali “Enikos” shkruan se Rama kërkoi votën e komunitetit shqiptar në Selanik në takimin që mblodhi rreth 1500 persona: “Ju morët rrugën larg atdheut, sot jeni votues me të drejta të plota” dhe bëri thirrje “Ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së deri në vitin 2030″.

Protothema” ka raportuar gjatë gjithë kohës me gazetarët e saj brenda dhe jashtë hotelit ku u mbajt aktiviteti. Ajo shkruan se në këtë event ka kënduar edhe Angela Peristeri, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2021. ©LAPSI.al

The post Mediat greke: Rama i quajti turp dhe fosile protestuesit për Vorio Epirin appeared first on Lapsi.al.

‘Kathimerini’: Rama anulon takimin, nuk takon Fredi Belerin

By: user 8
29 October 2024 at 12:58

KATHIMERINI 

Një takim i shumëpritur mes Fredi Belerit, eurodeputet nga partia Demokracia e Re e Greqisë, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në Tiranë, nuk do të zhvillohet, mëson Kathimerini.

Takimi, i planifikuar për të martën, ishte pjesë e një vizite të delegacionit nga Parlamenti Evropian për të vlerësuar progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Rama e anuloi pjesëmarrjen e tij, që do të thotë se ky takim i parë i pritshëm ballë për ballë mes dy liderëve – pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur nga minoriteti etnik grek dhe tensioneve diplomatike që rezultojnë midis Tiranës dhe Athinës – nuk do të ndodhë.

Beleri është anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC), i cili synon të nxisë bashkëpunimin midis Asamblesë Evropiane dhe Parlamentit Shqiptar.

Misioni i komisionit përfshin kryerjen e vizitave në Tiranë për të garantuar bashkëpunimin dhe për të nxjerrë së bashku rekomandime në lidhje me çdo devijim nga rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

The post ‘Kathimerini’: Rama anulon takimin, nuk takon Fredi Belerin appeared first on Lapsi.al.

Rikthehet turi i Diasporës, prestigjozja greke ‘thumbon’ Ramën: Është nën zjarr nga opozita në Shqipëri

By: sara fuga
24 October 2024 at 10:25

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pritet të vizitojë Selanikun për të zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë.
Por gazeta e madhe greke, Kathimerini shkruan se ndërkohë ai është nën zjarr në Shqipëri nga opozita shqiptare.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama po planifikon të zhvillojë një tubim për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi më 3 nëntor në hotelin ‘Porto Palace’ në qytetin port verior të Selanikut.
Ky do të jetë tubimi i dytë i madh që Rama zhvillon në Greqi këtë vit, pas një eventi të ngjashëm në Athinë në maj. Të dyja janë pjesë e një përpjekjeje për të angazhuar diasporën përpara zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në 2025.

Kryeministri grek Mitsotakis e kishte hedhur poshtë tubimin e Ramës në Athinë si “të tepruar”, duke vënë në dukje tensionet e vazhdueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë, veçanërisht për burgosjen e Fredi Belerit, politikanit etnik grek që ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës dhe tani është një eurodeputet i Greqisë.

Pavarësisht këtij tensioni dhe shqetësimeve për sundimin e ligjit në vendin ballkanik, Greqia kohët e fundit votoi në favor të fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, Rama është nën zjarr nga opozita brenda vendit, e cila e akuzon se ka përdorur SPAK, një prokurori e posaçme e
ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të goditur rivalët e tij politikë, veçanërisht pas arrestimit të fundit të liderit të opozitës Ilir Meta,” shkruan gazeta.

The post Rikthehet turi i Diasporës, prestigjozja greke ‘thumbon’ Ramën: Është nën zjarr nga opozita në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

Dronë kamikazë dhe xhami/ Mediat greke: Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë

By: user 6
10 October 2024 at 21:02

Mediat greke i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë. Nga një vëzhgim i bërë nga lapsi.al shihet se në titujt kryesore të tyre dallojnë dronët kamikazë që Ankaraja do të dhurojë për Tiranën dhe hapja e xhamisë më të madhe në Ballkan. Kështu e përditshmja “Ta Nea” shkruan se “Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë.

Gazeta greke citon kryeministrin shqiptar Edi Rama që lavdëroi miqësinë me Erdogan duke u shprehur se “kjo është një dhuratë që vjen si një mesazh i fortë nga Republika e Turqisë se Shqipëria është e paprekshme”, pa specifikuar numrin apo llojin e dronëve që Ankaraja do të dhurojë. “Megjithatë, ai sqaroi se marrja e dronëve kamikaze turq nuk do të thotë se “Shqipëria do të sulmojë ndokënd”.

“Ta Nea” ndalet edhe tek inaugurimi i xhamisë së re të kryeqytetit shqiptar Namazgjaja duke theksuar se edhe ky ishte një financim turk. “Është xhamia më e madhe në Ballkan, ka 4 minare secila 35 metra të larta dhe struktura e saj të kujton arkitekturën osmane. Përreth xhamisë ka objekte që do të funksionojnë si qendër kulturore, bibliotekë, hapësirë ekspozite, sallë konferencash, “muze bashkëjetese” dhe seminaresh. Ajo do të menaxhohet bashkërisht nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Turqisë” – thuhet në shkrim.

Edhe e përditshmja “Kathimerini” i ka kushtuar mjaft vëmendje inaugurimit të xhamisë së re në Tiranë. “Xhamia, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015, karakterizohet si më e madhja në Ballkan” – thuhet në shkrim.

CNN Greece e nis shkrimin e saj me një citim të Erdoganit, sipas të cilit, Ankaraja është “ndër 5 investitorët e huaj më të mëdhenj” në Shqipëri, me investime që arrijnë në 3.5 miliardë dollarë. “Më shumë se 600 kompani turke ofrojnë punësim për më shumë se 15 mijë shqiptarë. Bashkëpunimi është edhe ushtarak mes këtyre dy vendeve anëtare të NATO-s: Tirana këtë vit mori dronët e parë Bayraktar TB2 të blerë nga Turqia” – citon CNN.gr.

Ndërsa “Huffington Post” në gjuhën greke nënvizon se Erdogan do të udhëtojë në Shqipëri dhe Serbi, në një turne ballkanik ku “ai kërkon të forcojë lidhjet në një rajon të sunduar dikur nga Perandoria Osmane”. Në shkrim nxirren në pah edhe diferencat që Rama dhe Erdogan patën për Hamasin.

“Erdogan sulmoi Izraelin për luftën në Gaza dhe Liban, duke e akuzuar atë për kryerjen të “gjenocidit”, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare. Edhe Edi Rama ra dakord për nevojën e armëpushimit, por retorika e tij në lidhje me Hamasin ishte e ndryshme nga ajo e presidentit turk, duke e quajtur atë një organizatë terroriste” – citon Huffington Post në gjuhën greke.

“Euronews” në gjuhën greke, gjithashtu ka theksuar marrjen e dromëve kamikazë nga Tirana dhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë. “Presidenti turk i kujtoi palës shqiptare çështjen e një lufte të përbashkët kundër terrorizmit, për praninë në Shqipëri të ndjekësve kryesorë të predikuesit Fethullah Gylen (FETO), të cilin Turqia e akuzon si organizatorin e grushtit të shtetit të vitit 2016” – citon Euronews në greqisht duke shtuar se të dy vendet nënshkruan 4 marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në fushën e zhvillimit rural, arsimit si dhe komunikimit dhe medias.

Një panoramë të plotë të vizitës së Erdogan në Tiranë ka bërë edhe televizioni SKAI sipas të cilit turi i tij në Shqipëri dhe Serbi ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike me këtë rajon. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Si i përdor Erdogani xhamitë si armë të diplomacisë fetare turke

Video ku Bajram Begaj e thërret Erdoganin e Turqisë thjesht si “Erdi”

The post Dronë kamikazë dhe xhami/ Mediat greke: Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌