Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje, por pjesë e thelbit strategjik të Evropës

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit, ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.

Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën, ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje, janë domosdoshmëri.

“Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë, është kontribuese. Nuk presim, po ecim përpara”, theksoi Hasani.

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria ka hapur katër grup-kapituj negociues, përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm dhe se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.

Ai paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen nga aktorë autoritarë, duke mirëpritur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.

“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane”, tha ministri Hasani.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në Forumin e Dubrovnikut 20...
1 nga 4

/e.i//r.e/

The post Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje, por pjesë e thelbit strategjik të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni.

Gjatë vizitës së tij, Hasani ka vizituar edhe kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Një ditë më parë Hasani u mirëprit nga ministrja e Jashtme, Baiba Braze, ku u diskutua për mundësitë konkrete për bashkëpunim më të ngushtë në fusha si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

Hasani, vizitë në kontingjentin e FA në Kampin Adazi
1 nga 26

/m.q//a.f//r.e/

The post Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani në Letoni: Bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ndodhet sot për vizitë zyrtare në Riga, Letoni.

Ministri Hasani u mirëprit nga homologia e tij Baiba Braze.

“Vizitë zyrtare në Riga, Letoni – falënderues për mikpritjen e ngrohtë të Ministres së Jashtme, znj. Baiba Braže, dhe për përkushtimin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

Hasani nënvizoi se gjatë takimit diskutuan “për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë – nga tregtia dhe inovacioni, te tranzicioni energjetik, siguria kibernetike dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve tanë”.

“Shqipëria dhe Letonia ndajnë të njëjtat vlera, qëndrojnë krah për krah në NATO dhe mbështetja e Letonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian është e çmuar”, u shpreh Hasani.

/m.q/j.p/

The post Hasani në Letoni: Bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqia mbështet integrimin në BE/ Hasani: Partner i rëndësishëm, vijojmë dialogun

7 July 2025 at 14:43

Greqia mbetet një partner I rëndësishëm I Shqipërisë dhe mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Konstatimi vjen nga  ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani  në ceremoninë  e përurimit  të ndërtesës së Konsullatës Greke në Korçë.

Hasani foli gjithashtu për vijimin e dialogut me shtetin fqinj për shumë çështje.

“Vizita ime në Athinë konfirmoi vullnetin për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve.  Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm si fqinj, por për të ndërtuar të ardhmen.   Kjo frymë do materializohet në vullnet politik për bashkëpunime.  Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për anëtarësim në BE ka qenë thelbësore, ne presim mbështetje dhe qasje pozitive  për avancimin që kemi bërë me reformat.  Seferi mishëron atë që duam të ndërtojmë: një marrëdhënie të bazuar në dialog, mirëkuptim dhe kujtesë.  Rinovimi i kësaj konsullate është një pikë referimi për dialog dhe një urë për qytetarët.   Sot kemi mundësinë të ndërtojmë një partneritet të ri mbështetur në vizionin e së ardhmes.  Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë”, tha ai.

Për forcim marrëdhëniesh mes dy vendeve foli dhe ministri I jashtëm grek  Gerapetritis.

“Është  provë për të forcuar lidhjet e minoritareve me shtetin amë. Nga ana jone kujdeseni të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët. Si vende fqinje ne u japim prioritet stabilitetit, jo vetëm në marrëdhëniet dy palëshe, por edhe shumëpalëshe të rajonit. Politikat e ndryshimit ter kufijve tani I përkasin të kaluarës.  Dhe të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk I interesojnë askujt, si shkruante Seferis. Ne nuk kemi për të bërë asnjë hap prapa në të drejtat për minoritetit grek. Prezenca juaj me Ministrinë e Jashtme ka forcuar marrëdhëniet. Minoriteti grek na bashkon dhe është një urë mirëkuptimi mes dy vendeve.”, tha ai.

Kjo ndërtesë e konsullatës  ka shërbyer si e tille  rreth 90 vjet më parë kur  konsull i përgjithshëm i Greqisë në vitet 1936 ka qene poeti nobelist grek Jorgo Seferis. E njëjta ndërtesë u ble nga shteti fqinj dhe u restaurua për të kryer të njëjtin funksion.  Konsullata greke në Korçë u mbyll gjate viteve të Luftës së dytë Botërore dhe është rihapur në shkurt të vitit 2000.

Hasani: Konsolidojmë mekanizmat për bashkëpunim të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në Shqipëri

Tiranë, 4 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar sot në mjediset e MEPJ një bashkëbisedim pune me Konsujt e Nderit të akredituar në vendin tonë.

Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e angazhimit konsullor në diplomacinë ekonomike, si dhe forcimi i mekanizmave mes MEPJ dhe Konsujve të Nderit për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar partneritete praktike që sjellin ndikim afatgjatë në forcimin e urave mes Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësojnë.

Ministri Hasani i ka cilësuar Konsujt e Nderit si partnerë të besueshëm në krijimin e lidhjeve më të forta mes Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësojnë.

“Puna e MEPJ në diplomacinë ekonomike nuk do të ishte e plotë pa angazhimin tuaj. Në këtë drejtim, jemi të vendosur të ndërtojmë qasje më proaktive dhe të angazhohemi ngushtësisht për të punuar në fusha me ndikim të prekshëm ekonomik dhe kulturor. Në këtë drejtim, do të konsolidojmë mekanizmat për një bashkëpunim afatgjatë, të strukturuar dhe të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në vendin tonë”, u shpreh Hasani.

Bashkëbisedimi i sotëm u fokusua tek rëndësia e thellimit të bashkëpunimit për të gjeneruar ide që nxisin investimet dhe ekonominë; roli gjithëpërfshirës në forcimin e imazhit turistik të Shqipërisë; si dhe mbështetja për eksportimin e produkteve shqiptare jashtë vendit. /j.p/

The post Hasani: Konsolidojmë mekanizmat për bashkëpunim të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria nxjerr nga Irani 5 shqiptarë, Hasani: U arrit me ndihmën e vendeve partnere

By: redi
1 July 2025 at 16:32

Qeveria shqiptare është përfshirë në një tjetër operacion për evakuimin e shqiptarëve nga Irani. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani jep detaje mbi evakuimin nga Irani të një familjeje shqiptare. “Kemi ruajtur vëmendje maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që ndodhen në vende me të cilat nuk kemi marrëdhënie diplomatike, siç është Irani. Pesë ditë më parë kemi bërë të mundur…

Source

Hasani: Shqipëria evakuon nga Irani pesë shqiptarë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Pas evakuimit të disa shqiptarëve nga Izraeli 10 ditë më parë qeveria shqiptare është përfshirë në një operacion evakuimi të shtetasve tanë nga Irani.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani tha se pesë ditë më parë është bërë tërheqja e një familje shqiptare nga Irani përmes vendeve fqinje që janë vende mike dhe partnere.

“Kemi ruajtur vëmendjen maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që gjenden në vende me të cilat ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike siç është Irani. Pesë ditë më parë kemi bërë të mundur tërheqjen e një familjeje nga Irani përmes vendeve fqinje që janë vende mike dhe partnere. Kemi bërë të mundur që një familje me dy prindër dhe tre fëmijë të mbërrijnë e të hynë në territorin e Republikës të Shqipërisë duke angazhuar fort gjithë networkun tonë diplomatik”, deklaroi shefi i diplomacisë shqiptare.

Hasani tregoi gjithashtu edhe përpjekjet diplomatike që shpëtuan nga dënimi me vdekje në Kinë shqiptarin Klaudio Kananin.

“Është detyra e shtetit shqiptar që të garantojë jetën e çdo shtetasi të vendit tonë. Unë jam njohur ekzaktësisht sot një vit më parë me situatën. Ka qenë deputetja e zonës Mirela Kumbaro e cila më ka njoftuar për situatën e krijuar, më pas ishit ju që na vutë në dijeni dhe kemi filluar menjëherë punën duke përdorur të gjitha mundësitë tona, kanalet diplomatike. I kam shkruar një letër ministrit të jashtëm. Kemi patur një korrespondencë të frytshme e cila pati një rezultat shumë pozitiv, por gjithashtu është shumë e rëndësishme që kudo ku shkojmë kudo ku jemi të respektojmë ligjet”, u shpreh ministri Hasani.

Ministri Hasani thotë se Kina nuk ka kërkuar asnjë favor për t’i hequr dënimin me vdekje të riut nga Tepelena. Tregon hapat që do të ndiqen për t’i mundësuar Kladio Kananit transferimin dhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri.

“Vazhduam punën me kolegun Manja dhe arritëm në një nivel tjetër, që të kemi një marrëveshje me Republikën Popullore të Kinës, për mundësinë e shkëmbimit të atyre të burgosurve që vuajnë kohë burgimi në vendet respektive në mënyrë që si me shumë vende të tjera që ne kemi marrëdhënie, që kjo koha e burgimit të vuhet në vendin e origjinës”, tha Hasani për Top Channel. /j.p/

The post Hasani: Shqipëria evakuon nga Irani pesë shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

30 June 2025 at 22:40

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) është tronditur nga themelet pas largimit të dy drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim. Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Dorëheqja […]

The post Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze, appeared first on BoldNews.al.

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Hasani e cilësoi këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, u shpreh Hasani.

1 nga 5

/gj.m//a.f//r.e/

The post Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi i Shqipërisë në BE, ministri Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile

By: redi
27 June 2025 at 15:02

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të MEPJ për të thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile grupeve të interesit duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës të politikave. ”Transparencë…

Source

Samiti i NATO-s, Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e NATO-s në Hagë.

Pas përfundimit të samitit, ministri Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale tha sot se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s, duke kontribuar vazhdimisht si në aspektin politik, ashtu edhe në atë operacional për sigurinë kolektive të Aleancës.

“Deri në vitin 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë — një hap i rëndësishëm në përmbushjen e përgjegjësive tona kombëtare dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”, shkruan Hasani teksa iu referuar deklaratës së përbashkët të të lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në samit.

Hasani nënvizoi se “vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s për herë të parë në Tiranë në vitin 2027 është një nder i madh për Shqipërinë, dhe një dëshmi e angazhimit dhe e rolit tonë strategjik në Aleancë”.

/m.q/j.p/

The post Samiti i NATO-s, Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e Këshillit NATO – Ukrainë në Hagë.

Hasani u shpreh se gjatë këtij takimi riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.

Gjithashtu, Hasani vlerësoi rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksoi rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.

Hasani zhvilloi edhe takime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas si dhe me homologë nga vende anëtare të NATO-s.

1 nga 4

/gj.m//a.f//r.e/

The post Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë të tjerë

By: user7
23 June 2025 at 09:38

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuat sot se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli. Ministri thotë se u evakuuan dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit, të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.

Ai ka falenderuar autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Gjithashtu Hasani thotë se vijojnë të ndjekin me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet.

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, njofton ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

The post Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Ministeriali i Taorminës në Itali, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të këtij përvjetori, ku bashkë me homologë nga vende anëtare dhe kandidate për BE diskutoi rreth trajektores së BE-së, si dhe sfidave dhe perspektivave në një kontekst të ri gjeopolitik.

Në fjalën e tij, ministri Igli Hasani nënvizoi se kjo datë nuk duhet vetëm rikujtuar, por duhet rigjallëruar me ambicien e saj.

“Uroj që kjo përvjetor i 70-të të jetë më shumë sesa një përkujtim. Duhet të jetë një thirrje për guxim. Duhet të na kujtojë se BE nuk ka përfunduar, është ende duke u formuar. Dhe se zgjerimi nuk është një barrë, është një premtim. Një premtim për paqe, për dinjitet, për një kontinent që refuzon të ndahet midis qendrave dhe periferive, midis anëtarëve të kaluar dhe atyre të ardhshëm. Se zgjerimi nuk është një proces administrativ, por një zgjedhje strategjike për paqen. Dhe se Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek rrugëtimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, ministri Hasani vlerësoi se “për ne, rruga drejt Evropës nuk është një çështje komoditeti”.

“Është një thirrje kombëtare, e rrënjosur në besimin se vendi ynë nga historia, gjeografia dhe vlerat është brenda familjes evropiane. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, duke hapur 4 grup-kapituj për negociata, ndërsa presim brenda vitit të hapim edhe dy të tjerat. Objektivi është i qartë: mbyllja e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në fund të dekadës”, tha Hasani.

Ai deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë është i lidhur me atë të rajonit tonë, teksa vendi ynë vazhdon të luajë një rol konstruktiv duke promovuar dialogun, duke mbështetur iniciativa rajonale dhe qëndruar fuqishëm pas vlerave evropiane.  “Angazhimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur. Por edhe angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë gjithashtu i besueshëm”, shtoi ministri Hasani.

Konferenca e Mesinës dhe Taorminës në vitin 1955 u bë gur themeli për krijimin e Traktateve të Romës dhe më pas të vetë Bashkimit Evropian. Në këtë 70-vjetor, kjo konferencë përfaqëson një moment kyç për të vlerësuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

/e.i/j.p/

The post Ministeriali i Taorminës në Itali, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministeriali i Taorminës, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

By: Besnik
19 June 2025 at 13:09

Në 70-vjetorin e Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një moment kyç në rrugëtimin drejt krijimit të Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate u mblodhën për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane në një kontekst të ri gjeopolitik.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, mori pjesë në këtë ministerial, ku theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së si një projekt i pambaruar dhe me rëndësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në kontinent.

“Uroj që ky përvjetor i 70-të të jetë më shumë se një përkujtim – duhet të jetë një thirrje për guxim. Zgjerimi nuk është një barrë – është një premtim për paqe, për dinjitet, për një kontinent që refuzon të ndahet midis qendrave dhe periferive. Zgjerimi nuk është një proces administrativ, por një zgjedhje strategjike për paqen. Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor,” – deklaroi ministri Hasani.

Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ministri theksoi:

“Për ne, rruga drejt Evropës nuk është çështje komoditeti, por një thirrje kombëtare. Shqipëria ka hapur 4 grup-kapituj në negociata dhe synon të hapë edhe dy të tjerë brenda këtij viti. Objektivi ynë është mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në fund të dekadës.”

Ministri Hasani theksoi se angazhimi i Shqipërisë ndaj integrimit evropian është i palëkundur dhe se vendi vazhdon të luajë një rol aktiv në nismat rajonale dhe në mbështetje të vlerave evropiane.

“Rruga jonë drejt BE-së është e pandarë nga rrugëtimi i rajonit. Shqipëria vazhdon të jetë një aktor konstruktiv në promovimin e dialogut dhe stabilitetit. Por edhe angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i besueshëm,” – shtoi ai.

Konferenca e Mesinës dhe Taorminës e vitit 1955 u bë gur themeli për Traktatet e Romës dhe më pas krijimin e BE-së. Kjo ngjarje përkujtimore në Taorminë shërben si një moment reflektimi dhe orientimi për të ardhmen e përbashkët evropiane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministeriali i Taorminës, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen appeared first on Euronews Albania.

Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: Tre mbërrijnë në Tiranë

18 June 2025 at 13:47

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka dhënë një përditësim mbi rastin e 5 shqiptarëve të cilët janë nisur nga Izraeli drejt Shqipërisë.

Hasani nënvizon se është ndjekur me kujdes dhe vëmendje çdo hap për kthimin e sigurt të tyre.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Hasani ka thënë se tre prej shqiptarëve janë kthyer në Tiranë, një tjetër pritet të mbërrijë sot, ndërsa shqiptari i pestë do të qëndrojë në Greqi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë. Njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri, ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj“, shkruan Igli Hasani. /Telegrafi/

The post Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: Tre mbërrijnë në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Lufta në Lindjen e Mesme/ Hasani: Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli

By: user7
17 June 2025 at 14:14

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar në rrjetet sociale se pesë shqiptarët që ndodhenin në Izrael janë larguar nga atje në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.”, shkruan Hasani.

The post Lufta në Lindjen e Mesme/ Hasani: Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli appeared first on Lapsi.al.

Trondit Igli Hasani, i bën thirrje Iranit të ndalë aktivitetet bërthamore

By: Ela
17 June 2025 at 12:19

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani “ëndërron” se fjala e tij ka peshë dhe thirrjet e tij do dëgjohen. Ai i del në mbështetje Izraelit dhe i bën thirrje që Irani të ndalë aktivitetet bërthamore dhe raketat balistike. Igli hasani i kërkon Iranit të veprojë në përputhje të plotë me detyrimet e […]

The post Trondit Igli Hasani, i bën thirrje Iranit të ndalë aktivitetet bërthamore appeared first on BoldNews.al.

Ministri Hasani: Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur

By: user 4
16 June 2025 at 16:14

Në Tiranë kanë nisur të hënën punimet e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, SEECP.

Punimet e Samitit u hapën me fjalën e ministrit të Jashtëm Igli Hasani i cili ritheksoi ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027, ndërsa vlerësoi si shumë të rëndësishme marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të procesit të Berinit.

Teksa iu referua tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit, Hasani rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet e mirëfillta.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga tensionet e përshkallëzuara në Lindjen e Mesme, sidomos përballjet e fundit mes Izraelit dhe Iranit që paraqesin një rrezik serioz për stabilitetin më të gjerë rajonal me pasoja globale. Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet e mirëfillta. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje Iranit të ndalë aktivitetet e veta bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje të plotë me detyrimet e veta në kuader të të drejtës ndërkombëtare përfshi dhe traktatin për mos përhapjen e armëve bërthamore. Përdorimi apo zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rjaon dhe përtej. Në këtë kontekst të brishtë Shqipëria u bën thirrje të gjitha palëve në angazhohen për uljen e tensioneve dhe të anagzhohen për një zgjidhje të qëndrueshme politike”, tha Hasani.

Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën korrik 2024-qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.

The post Ministri Hasani: Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur appeared first on Lapsi.al.

Të hënën Ministeriali i SEECP, Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare


TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare ndërsa të hënën e 16 qershorit zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, SEECP.

Kryeministri Edi Rama ndërsa njoftoi takimin e rëndësishëm rajonal theksoi se “vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”.

SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.

Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024 – Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997. /gj.m/ /j.p/

The post Të hënën Ministeriali i SEECP, Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌