Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

14 July 2025 at 15:45

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim ish-shefin e anti-drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi. Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Preçit i është ulur dënimi në 2 vjet e 4 muaj burgim. […]

The post 20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rrezikoi jetën e pushuesve në Borsh, bllokohet skafi dhe gjobitet pronari me 100 mijë lekë

By: M C
5 July 2025 at 18:59

Policia e Sarandës ka bllokuar një skaf si dhe ka gjobitur drejtuesin e saj me 100 mijë lekë pasi shkeli perimetrin e sigurisë gjatë lundrimit duke u kthyer në rrezik për pushuesit në plazhin e Borshit.

Sipas raportimeve, aksioni i policisë ndodhi pas denoncimeve në rrjete sociale me anë të pamjeve filmike se një mjet lundrues ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët duke rrezikuar jetën e tyre.

“Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, A. Ll., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020”, njoftoi policia vendore.

Policia Kufitare apeloi për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

The post Rrezikoi jetën e pushuesve në Borsh, bllokohet skafi dhe gjobitet pronari me 100 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese”

By: Ela
4 July 2025 at 12:44

Franca njoftoi të enjten një gjobë rekord prej 40 milionë eurosh kundër Shein për praktika mashtruese tregtare pas një hetimi mbi konkurrencën, duke thënë se ai i kishte mashtruar klientët në lidhje me marrëveshjet e çmimeve dhe ndikimin e tij në mjedis. Agjencia franceze e konkurrencës tha se hetimi zbuloi se Shein përdori praktika tregtare mashtruese ndaj konsumatorëve […]

The post Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese” appeared first on BoldNews.al.

Lëvizte me automjet në bregdet, Policia e Vlorës gjobë shoferit

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vendosi gjobë ndaj një shtetasi, i cili lëvizte me automjet në bregdet.

Pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë lokalizuar automjetin që shfaqet në pamjet e publikuara dhe kanë identifikuar drejtuesin e tij.

Pas shoqërimit të automjetit në ambientet e komisariatit, shtetasit Gj. I.  iu vendos masa administrative 53 000 lekë, për shkeljen e 3 neneve të Kodit Rrugor, “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara “Shpejtësia” dhe “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Policia sqaroi se ky shtetas nuk është punonjës i Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë sezonit turistik, me qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj. Çdo shkelje që cenon këtë objektiv do të trajtohet me zero tolerancë.

DVP Vlorë fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke telefonuar në numrin 112.

/k.s/j.p/

 

The post Lëvizte me automjet në bregdet, Policia e Vlorës gjobë shoferit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës, e pëson shoferi

By: Oldi
24 June 2025 at 19:21

Policia ka vendosur gjobë prej 53 mijë lekësh te reja për drejtuesin e një automjeti që shfaqej në një video në rrjetet sociale duke lëvizur në bregdetin e Vlorës, në zonën e plazhit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se ai ka shkelur 3 nene të Kodit Rrugor, […]

The post Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës, e pëson shoferi appeared first on BoldNews.al.

Sezoni turistik/ Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit

23 June 2025 at 09:44

Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës. Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se kanë bërë gjithashtu edhe bllokimin e mjetit lundrues.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, në zonën e Velipojës, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. M., 32 vjeç, dhe kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues.

Drejtuesit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare i vendosën masën administrative prej 100 000 lekësh të rinj, në bazë të ligjit nr. 43/2020, neni 24, germa “c”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me përpikëri rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë së përcaktuar për pushuesit në plazhe.

 

The post Sezoni turistik/ Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit appeared first on Sot News | Lajme.

Komisioni Evropian gjobit Greqinë me 400 milionë euro për keqmenaxhim të fondeve bujqësore të BE-së

By: M C
17 June 2025 at 19:03

Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej gati 400 milionë euro për Greqinë, për shkak të keqmenaxhimit të fondeve bujqësore të BE-së dhe kontrolleve të pamjaftueshme.

Brukseli ka urdhëruar Athinën të kthejë 392.2 milionë euro nga fondet evropiane, për shkak të dështimeve sistematike në menaxhimin e subvencioneve bujqësore nga viti 2016 deri në 2023.

Agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e pagesave bujqësore të BE-së akuzohet gjithashtu për kryerjen e pagesave pa verifikime të mjaftueshme dhe pa inspektime në terren.

Gjobat vijnë pas një skandali të madh mashtrimi në sektorin bujqësor grek, që po hetohet nga Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) dhe që ishte objekt i një hetimi të POLITICO-së më herët gjatë këtij viti.

EPPO po ndjek dhjetëra raste ku shtetas grekë kanë marrë fonde evropiane për toka barishtore që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, apo për punë bujqësore që nuk i kanë kryer kurrë, duke privuar bujqit e vërtetë nga paratë që u takonin.

Muajin e kaluar, qeveria greke njoftoi mbylljen e OPEKEPE, agjencisë shtetërore që është në hetim. Prokurorja kryesore evropiane, Laura Kövesi, në një intervistë për POLITICO, garantoi se hetimi për skemën e mashtrimit do të vazhdojë pavarësisht “sulmeve” dhe “frikësimeve” ndaj stafit të saj.

“Kundërvënia ndaj vendit tonë vazhdon dhe besueshmëria e tij ndaj institucioneve evropiane po bie në mënyrë drastike,” deklaroi në një komunikatë kreu i opozitës kryesore greke, Nikos Androulakis.

Sipas vendimit të datës 11 qershor, Komisioni Evropian ka vendosur një korrigjim të përgjithshëm prej 5 për qind mbi të gjitha subvencionet direkte greke për shkak të mungesës së mbikëqyrjes efektive.

Për kategori specifike, si programet për fermerët e rinj gjatë viteve 2018-2020, ky korrigjim shkon deri në 10 për qind. Dënimet më të mëdha vjetore, prej 79 milionë dhe 76 milionë eurosh, lidhen me pagesat sipas zonave, të kryera përkatësisht në vitet 2021 dhe 2022.

Gjobat ndikojnë në disa lloje subvencionesh, përfshirë pagesat direkte, programet për fermerët e vegjël, skemat ekologjike dhe masat vullnetare të mbështetjes së lidhur. Të gjitha u konsideruan me përputhje të pamjaftueshme me kriteret e BE-së.

Greqia pritej të merrte rreth 1.9 miliardë euro në pagesa direkte nga BE-ja vitin e ardhshëm, por tani rreth një e katërta e kësaj shume do të reduktohet për shkak të gjobës.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian refuzoi një ankesë të Greqisë kundër një seti të ngjashëm sanksionesh, duke mbështetur gjetjet e Komisionit Evropian dhe duke urdhëruar Greqinë të paguajë shpenzimet gjyqësore.

Vendimi aktual nuk lidhet drejtpërdrejt me hetimet për pretendimet mashtruese për tokat barishtore. Sipas zyrtarëve grekë të bujqësisë, priten gjoba të tjera./politico

The post Komisioni Evropian gjobit Greqinë me 400 milionë euro për keqmenaxhim të fondeve bujqësore të BE-së appeared first on Albeu.com.

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

By: Ela
13 June 2025 at 20:48

Një banor i Gramshit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me një shofer të autobusit Tiranë – Athinë, i cili i ka marrë 800 euro për t’i vulosur pasaportën pa qenë ai i pranishëm. Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se […]

The post Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro appeared first on BoldNews.al.

39-vjeçari në Vlorë bën “të fortin” për një gjobë, arrestohet nga policia

By: user 5
2 June 2025 at 19:38

Një 39-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ku 39-vjeçari me iniciale N.A kishte ndaluar dhe parkuar automjetin e tij në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe kalimtarëve.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas komunikimit të masës administrative për shkeljen, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

The post 39-vjeçari në Vlorë bën “të fortin” për një gjobë, arrestohet nga policia appeared first on Lapsi.al.

Masa e re: 70 euro gjobë kush ngrihet në këmbë para se të ulet avioni

By: gaze tare
28 May 2025 at 22:11

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të gjobiten. Autoriteti Turk i Aviacionit Civil (CAA) ka miratuar rregulloren e re për të përmirësuar sigurinë dhe për të zvogëluar ndërprerjet gjatë procesit të zbarkimit të avionëve.

Kur pasagjerët nxitojnë të ngrihen, ndërsa avioni është ende në lëvizje, ata shpesh shtyjnë pasagjerët e tjerë ose rrezikojnë të shkaktojnë lëndime duke u përpjekur të hapin ndarjet sipër kokës. Vendimi synon të zvogëlojë nevojën që ekuipazhi i kabinës të lëshojë në mënyrë të përsëritur udhëzime sigurie që shpesh injorohen.

Sipas rregullit të ri, pasagjerët duhet të qëndrojnë të ulur me rripat e sigurimit të lidhur derisa avioni të arrijë vendin e caktuar të parkimit dhe shenja “lidh rripin e sigurimit” të çaktivizohet. Ata gjithashtu duhet të presin që të thirret rreshti i tyre për të zbritur nga avioni.

Rregullorja, e bazuar në nenin 143 të Ligjit të Aviacionit Civil Turk nr. 2920, prek të gjithë transportuesit që operojnë fluturime në Turqi.

Pasagjerët që shkelin rregullat e reja do të përballen me gjobë prej 70 dollarësh ose 62 euro.

“Sipas rregullores, linjat ajrore janë të detyruara t’u kujtojnë pasagjerëve të vendosin rripat e sigurimit gjatë dhe pas uljes derisa të arrijnë në pozicionin e parkimit dhe të theksojnë shprehimisht se çdo shkelje do t’i raportohet autoritetit të aviacionit dhe do të vendoset një gjobë”, deklaron CAA.

Turkish Airlines e ka përditësuar tashmë njoftimin e uljes, i cili paralajmëron në mënyrë të qartë pasagjerët për penalitete të mundshme për mosrespektimin e vendimit.

The post Masa e re: 70 euro gjobë kush ngrihet në këmbë para se të ulet avioni appeared first on iconstyle.al.

Gjermani/ Mori fëmijët për pushime në Shqipëri, gjobitet nëna shqiptare

By: Ela
28 May 2025 at 20:36

Një nënë shqiptare e ka pësuar së fundmi pasi mori fëmijët e saj dhe udhëtori nga Gjermania në Shqipëri. Raportohet se ajo është gjobitur nga autoritetet gjermane pasi mori fëmijët e saj në udhëtim duke i shkëputur nga shkolla. Mashtrimi u zbulua gjatë kontrollit të hyrjes në aeroportin e Memmingen-it. Nëna 35-vjeçare tani duhet të […]

The post Gjermani/ Mori fëmijët për pushime në Shqipëri, gjobitet nëna shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Justin në siklet: Harroi rripin e pantallonave, gjobitet në mes të Hollywood-it

By: D Marku
22 May 2025 at 11:32

Justin Bieber është bërë sërish pjesë e lajmeve rozë, këtë herë për një incident të sikletshëm në publik. Këngëtari 31-vjeçar u fotografua duke mbajtur me zor pantallonat e gjera xhins, ndërsa ndodhej në një vizitë në “First Credit Bank” në West Hollywood. Duket se kishte harruar të vendoste një rrip, dhe kjo e detyroi të mbante pantallonat me dorë ndërsa ecte, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Për më tepër, ndërsa ishte në bankë, një oficer trafiku i vendosi një gjobë për parkim të gabuar, pasi Bieber kishte lënë SUV-në e tij të bardhë në një vend me afat njëorësh pa paguar.

Por përtej vëmendjes së pamjes, Justin u përball edhe me kritika për mënyrën si iu drejtua bashkëshortes Hailey Bieber. Ai pranoi publikisht se më herët i kishte thënë Hailey-t se “nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue” – një koment që tani e ka quajtur të papjekur dhe të nxitur nga ndjenja hakmarrjeje. Hailey u shfaq së fundmi në kopertinën e parë solo të Vogue US, një arritje që Justin tani e feston, por edhe e përdor për të kërkuar falje për fjalët e së kaluarës.

Me sa duket, Justin po përpiqet të balancojë jetën e tij mes gafave publike, pasioneve kreative dhe reflektimeve personale.

The post Justin në siklet: Harroi rripin e pantallonave, gjobitet në mes të Hollywood-it appeared first on Albeu.com.

Wizz Air gjobitet për kostot e bagazheve të dorës

By: Ardit
21 May 2025 at 18:54

Ministri spanjoll i të Drejtave Sociale, Çështjeve të Konsumatorit dhe Axhendës 2023, Paolo Bustinduy, njoftoi sot në Bruksel se qeveria iberike po përgatitet të sanksionojë linjat ajrore me kosto të ulët Wizzair dhe Transavia për tarifimin e kostove të bagazheve të dorës së pasagjerëve, siç ka bërë tashmë ndaj Ryanair, Vueling, Easyjet, Norwegian dhe Volotea […]

The post Wizz Air gjobitet për kostot e bagazheve të dorës appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – TikTok gjobitet 530 milionë euro për shkelje të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale

LONDËR, 2 maj /ATSH-DPA/ – TikTok është gjobitur me 530 milionë euro (601 milionë dollarë) për shkelje të rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale, tha sot rregullatori irlandez për mbrojtjen e të dhënave personale.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) tha se TikTok shkeli Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të Bashkimit Evropian duke ndarë të dhënat e përdoruesve evropianë me Kinën dhe shkeli kërkesat e transparencës së bllokut.

TikTok ende mund të apelojë dënimin, i cili përveç gjobës kërkon që ajo të përshtasë përpunimin e të dhënave në përputhje me rregullat e BE-së brenda gjashtë muajve.

”Gjatë hetimit, aplikacioni i ndarjes së videove tha se nuk ruante të dhëna përdoruesish nga Evropa në servera në Kinë, por në prill pranoi se kjo kishte ndodhur në një masë të kufizuar”, tha DPC.

Zëvendëskryetari i DPC, Graham Doyle, tha se TikTok nuk ishte në gjendje të garantonte që të dhënat nga përdoruesit evropianë të aksesuara nga punonjësit në Kinë mbroheshin në të njëjtën mënyrë siç mbroheshin në BE, siç kërkohej nga GDPR.

Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, është e vendosur në Kinë./ /os/

The post FOKUS – TikTok gjobitet 530 milionë euro për shkelje të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Napoli fiton në gjykatë, Hysaj gjobitet për “kryengritjen”

29 April 2025 at 15:02

Ish mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është gjobitur me 40 mijë euro. U deshën pesë vjet e gjysmë dhe tre shkallë gjykimi për të deklaruar përfundimisht se lojtarët nuk mund ta braktisnin tërheqjen e urdhëruar nga klubi pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Salzburgut në 2019.

Gjykata e ka vlerësuar vendimin e klubit si legjitim. Napoli kishte marrë masa disiplinore pas refuzimit të lojtarëve për të shkuar në Castel Volturno pas ndeshjes. Bashkë me Hysajn vendimin rebelues e kishin marrë edhe Insigne e Mertens. Aktualisht Hysaj aktivizohet te Lazio, prej disa sezonesh.

The post Napoli fiton në gjykatë, Hysaj gjobitet për “kryengritjen” appeared first on Sot News | Lajme.

Tensioni politik/ BE gjobit 700 milionë euro gjigantët amerikanë Apple dhe Facebook

By: user 8
23 April 2025 at 14:31

Komisioni Europian ka vendosur gjobat e para sipas Aktit për Tregjet Dixhitale (Digital Markets Act), duke ndëshkuar dy gjigantët teknologjikë amerikanë, Apple dhe Meta, për shkelje të rregullave të reja të konkurrencës në tregun dixhital europian.

Apple është gjobitur me 500 milionë euro për praktika të padrejta në lidhje me dyqanin e aplikacioneve (App Store), ndërsa Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka marrë një gjobë prej 200 milionë euro për modelin e saj “paguaj ose prano reklama”, që i detyron përdoruesit në BE të paguajnë për versionet pa reklama të këtyre platformave.

Sipas Komisionit, këto masa janë rezultat i hetimeve të thelluara njëvjeçare dhe synojnë të vendosin rregulla të qarta për mënyrën se si gjigantët dixhitalë veprojnë në tregun europian.

Apple nën presion për ndryshime të reja

Përveç gjobës, Apple ka marrë edhe një urdhër për t’i dhënë fund praktikave të saj të paligjshme deri në fund të qershorit. Nëse dështon, mund të përballet me gjoba të përditshme shtesë.

Nga ana tjetër, Komisioni ka mbyllur një hetim ndaj Apple lidhur me shfletuesit dhe aplikacionet e paracaktuara, pas ndryshimeve që favorizuan konkurrencën nga kompani si Mozilla.

Meta shpëton pjesërisht

Meta ka përfituar gjithashtu nga një vendim i Komisionit për të hequr klasifikimin e Facebook Marketplace si një shërbim i rregulluar nga DMA, duke e nxjerrë këtë pjesë të biznesit jashtë fushës së zbatimit të ligjit.

Megjithatë, të dyja kompanitë mbeten nën hetim për praktika të tjera. Komisioni ka paralajmëruar Apple për sjelljen e saj ndaj tregjeve alternative të aplikacioneve – një hetim që mund të çojë në gjoba të tjera në të ardhmen.

Reagime të ashpra nga kompanitë amerikane

Të dyja kompanitë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të BE-së. Zëdhënësja e Apple, Emma Wilson, tha se kompania do të apelojë vendimin dhe akuzoi Komisionin për “ndryshim të rregullave në çdo hap të rrugës”. Ndërsa përfaqësuesi i Meta-s, Joel Kaplan, e quajti vendimin një “tarifë prej miliarda eurosh” që, sipas tij, dëmton jo vetëm Meta-n, por edhe bizneset europiane.

Këto vendime vijnë në një klimë tensioni mes BE-së dhe SHBA-së për rregullat dixhitale. Ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar me masa hakmarrëse për shkak të penalizimeve ndaj kompanive amerikane, por presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se zbatimi i ligjeve europiane nuk do të ndalet për shkak të presioneve tregtare. ©LAPSI.AL 

The post Tensioni politik/ BE gjobit 700 milionë euro gjigantët amerikanë Apple dhe Facebook appeared first on Lapsi.al.

Shkelën rregullat e reja të konkurrencës në tregun dixhital/ BE gjobit Apple dhe Meta me 700 milionë euro

23 April 2025 at 12:31

Bashkimi Evropian ka vendosur gjoba të mëdha ndaj dy gjigantëve të teknologjisë, Apple dhe Meta, për shkelje të rregullave të reja të konkurrencës në tregun dixhital. Vendimi historik është i pari i marrë në bazë të Aktit për Tregjet Dixhitale (DMA), një ligj i ri që synon të rrisë transparencën dhe zgjedhjet për konsumatorët brenda BE-së.

Apple është gjobitur me 500 milionë euro për kufizimin e zhvilluesve të aplikacioneve që të informojnë përdoruesit për mundësitë më të lira të blerjes jashtë App Store-it. Komisioni Evropian e cilësoi këtë praktikë si “bllokuese të konkurrencës dhe të dëmshme për konsumatorët”.

Ndërkohë, Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, u ndëshkua me 200 milionë euro për politikat e saj të reja që u imponojnë përdoruesve të zgjedhin midis shikimit të reklamave ose pagesës për t’i shmangur ato – një qasje që BE-ja e konsideron të padrejtë dhe kufizuese.

Zyrtarët evropianë pranuan se shpallja e vendimeve ishte shtyrë për shkak të tensioneve në rritje tregtare me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kritikuar ashpër politikat e BE-së që prekin kompanitë amerikane.

Reagimet nga kompanitë nuk kanë munguar ku  Apple akuzoi Komisionin për “trajtim të padrejtë”, duke theksuar se ka investuar shumë në përputhje me ligjin e ri dhe ka bërë ndryshime të rëndësishme në sistemin e saj operativ dhe App Store.

Meta, përmes shefit të çështjeve globale Joel Kaplan, tha: “Komisioni po përpiqet të dëmtojë kompanitë amerikane të suksesshme, ndërkohë që aplikon standarde të ndryshme për kompanitë evropiane dhe kineze.”

Ky vendim pritet të ketë ndikim të gjerë në mënyrën se si gjigantët e teknologjisë operojnë në tregun evropian, ndërsa BE-ja përgatitet të zbatojë me rigorozitet ligjet e reja për një ekonomi dixhitale më të drejtë dhe më të hapur.

The post Shkelën rregullat e reja të konkurrencës në tregun dixhital/ BE gjobit Apple dhe Meta me 700 milionë euro appeared first on Sot News | Lajme.

Hetim për 19-vjeçarin/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që të mos merrte gjobën

19 April 2025 at 13:55

Një 19-vjeçar automjeti që tentoi të të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur gjobën do të hetohet në gjendje të lirë. Sipas njoftimit, Rrugorja e ndaluan të riun për kontroll të dokumentacionit, ndërsa ai i ofroi 2000 lekë të rinj.

Policia, Kukës:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVK Kukës, proceduan penalisht shtetasin A.N, 19 vjec , banues në Kukës për veprën penale “Korrupsioni pasiv i peronave që ushtrojnë funksione publike”, pasi: 19 vjeçari duke drejtuar automjetin është ndaluar nga punonjësit e policisë rrugore për kontroll të dokumentacionit. Për të shmangur masën administrative pasi kishte mungesa në dokumentacion 19 vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu afruar 2000 lekë të rinj.

The post Hetim për 19-vjeçarin/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që të mos merrte gjobën appeared first on Sot News | Lajme.

Mbi 5 mijë gjoba brenda 72 orëve, Policia Rrugore Tiranë arreston 8 shoferë

16 April 2025 at 16:10

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës. Si rezultat, janë ndëshkuar administrativisht 5300 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, si parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe mosvendosje të kaskës mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve.

Përveç gjobave, janë tërhequr me mjet ngritës 10 automjete që kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësira publike. Kontrollet çuan edhe në arrestimin e katër drejtuesve të automjeteve që udhëtonin në gjendje të dehur, si dhe tre të tjerë që drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Po ashtu, dy shtetas të shpallur në kërkim për shkelje rrugore u ndaluan, ndërsa një tjetër u arrestua për drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike. Në një rast tjetër, një shtetas u procedua penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë gjatë kontrollit, pasi u kap duke përdorur celularin në timon.

Policia njofton se do të vijojë kontrollet në mënyrë të pandërprerë për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në rrugë.

The post Mbi 5 mijë gjoba brenda 72 orëve, Policia Rrugore Tiranë arreston 8 shoferë appeared first on Sot News | Lajme.

SOFT NEWS – 4 500 euro gjobë pasi… përqafoi kancelarin Scholz!

FRANKFURT, 15 prill /ATSH-DPA/ – Një 50-vjeçar është dënuar me një gjobë të madhe nga një gjykatë gjermane, dy vjet pasi ai anashkaloi sigurinë në aeroportin e Frankfurtit dhe përqafoi kancelarin Olaf Scholz në pistë.

Gjykata e Qarkut të Frankfurtit e shpalli sot burrin fajtor për shkelje të trafikut dhe shkelje të ligjit duke e gjobitur atë me 4 500 euro (5 100 dollarë) dhe duke e ndaluar të drejtojë makinën për dy vjet e gjysmë.

Incidenti në maj 2023 e pa burrin t’i bashkohej autokolonës së kancelarit, pa autorizim në automjetin e tij privat, ndërsa ishte nën ndikimin e drogës.

Pasi doli nga makina, ai iu afrua Scholzit, i dha dorën dhe e përqafoi përpara se të ndalohej nga policia në aeroport.

Në gjykatë, i akuzuari u pendua për veprimet e tij.

“Kërkoj falje për gjithçka”, tha ai.

Burri ishte kapur edhe më parë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e drogës.

Prokurori Christian Lang tha se gjykimi ishte i fokusuar në shkeljet e trafikut dhe kryesisht i palidhur me përqafimin e mëvonshëm të Scholzit nga ana e burrit.

Incidenti kurioz çoi në një debat në Gjermani mbi sigurinë e kancelarit./ /os/

The post SOFT NEWS – 4 500 euro gjobë pasi… përqafoi kancelarin Scholz! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌