Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Erion Veliaj shfaq shqetësime shëndetësore, dërgohet në spital

By: lindita
17 July 2025 at 14:11

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme shëndetësore. Bëhet me dije se Veliajt i janë bërë disa analiza dhe rreth orës 13.30 ka lënë ambientet e këtij spitali. Në spitalin rajonal kryebashkiaku u shoqërua nga forcat qendrore të policisë së burgjeve dhe jo ato të këtij burgu.

Source

Reagon Ilir Meta pas vendimit të Apelit që e la në burg: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me regji”

By: lindita
17 July 2025 at 13:49

Reagimi i plotë i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”. Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

Source

Shembjet në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

17 July 2025 at 13:16

Gazeta Si – Kryetari i PD, Sali Berisha, bëri akuza të reja lidhur me ngjarjet e fundit në Theth të Shkodrës, ku u shembën dhjetëra objekte të ndërtuara pa leje në zonën turistike. Ai e cilësoi “Paketën e Maleve” të qeverisë një farsë, ku sipas tij, Edi Rama hiqet si pronar i maleve.

“Thethi përbën në historinë e Shqipërisë një nga krimet shtetërore më të rënda, më të shëmtuara. Dëshmi e shpërthimit të urrejtjes së një njeriu që ka urrejtjen njerëzore si shtyllë kryesore të moralit të tij të kalbur.”

Sipas tij, ndërhyrja e ushtrisë dhe shembja e ndërtimeve janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, ndërsa fajësoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama se dha urdhrin për aksionin.

“Sot që flasim, në Theth janë hordhitë e ushtrisë, të cilat në kundërshtim me çdo ligj, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, janë shpalosur me urdhër të armikut të egër të Thethit dhe kryejnë detyrat që i ka ngarkuar Rama.”

Berisha mohoi që objektet e shembura të jenë në zonë të mbrojtur, duke sqaruar se ato ndodhen në zonën urbane të Thethit, ku lejohet ndërtimi sipas rregullave të parashikuara për parkun kombëtar.

“Asnjë ndërtesë nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane. Po, Thethi është park kombëtar, por ka një zonë urbane ku ndërtohet. Ndërtime druri, siç përcakton rregullorja për Thethin, druri ose guri”. Sipas Berishës, në të gjitha rastet është ndërtuar mbi tokë private, jo në tokë publike apo të zaptuar.

Berisha e mbylli deklaratën me akuza politike dhe morale ndaj kryeministrit, duke e cilësuar “të pabesë e të pamoral”.

The post Shembjet në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur appeared first on Gazeta Si.

Kuvendi konstaton pensionimin e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi

17 July 2025 at 14:24

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, njoftoi në fillim të seancës së sotme se më 12 korrik 2025, zyra e Avokatit të Popullit të Naser Ziberit do të pushojë për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie.

“Ju njoftoj se më 12 korrik 2025, Avokati i Popullit, Naser Ziberi i plotësoi kushtet për pension pleqërie.

Vërej se bazuar në nenin 9, paragrafi 1, pika 3 e Ligjit për Avokatin e Popullit, zyra e Avokatit të Popullit të Naser Ziberit do të pushojë më 12 korrik 2025 për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie”, theksoi Gashi./Telegrafi/

The post Kuvendi konstaton pensionimin e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi appeared first on Telegrafi.

Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, arrestohen dy të rinj, procedohen dhe 2 të mitur

By: A R
17 July 2025 at 14:51

Dy vjedhje të ndodhura brenda pak ditëve në të njëjtën tabakino në kryeqytet janë zbardhur nga policia.

Blutë e Tiranës kanë arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, të mitur.

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.  Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë”, njofton policia.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80.000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.

The post Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, arrestohen dy të rinj, procedohen dhe 2 të mitur first appeared on JavaNews.al.

Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

By: A R
17 July 2025 at 14:37

Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vendimit të Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.

Në një reagim nga qelia në Facebook, Meta shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”. Kreu i Partisë së Lirisë shton se nuk ka asnjë arsye që ai mos të lirohet, pasi nuk përbën rrezik për prishje të provave.

Reagimi i Ilir Metës:

Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.

Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.

Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.

Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.

Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.

Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.

Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

The post Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem first appeared on JavaNews.al.

Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit, mediat: Shfaq probleme shëndetësore…

By: A R
17 July 2025 at 14:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua me forca të shumta policie nga burgu i Durrësit në spitalin rajonal, pas shqetësimeve shëndetësore.

Burimet bëjnë me dije se Veliajt i janë bërë disa analiza dhe rreth orës 13.30 ka lënë ambientet e këtij spitali.

Siç përshkruan burime të Anila Hoxhës të pranishme në spitalin rajonal kryebashkiaku u shoqërua nga forcat qendrore të policisë së burgjeve dhe jo ato të këtij burgu. Veliaj ka shfaqur temperaturë të lartë mbrëmë.

Një javë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Veliaj pretendonte se nuk kishte rrezikshmëri, se nuk kishte premisa të arratisej, ishte i zgjedhur lokal dhe duhet të përfaqësonte interesat e qytetarëve në detyrën e tij.

The post Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit, mediat: Shfaq probleme shëndetësore… first appeared on JavaNews.al.

TABELA / Blofi i Berishës, si qëndron e vërteta e votave të Thethit?

By: A R
17 July 2025 at 14:27

Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh ditën e sotme se Edi Rama u hakmorr ndaj banorëve të Thethit, sepse në zgjedhjet e 11 Majit ata votuan PD.

Që Berisha gënjen nuk është as e re, as çudi, por si qëndron e vërteta e votave në kutinë e Thethit?

Sipas të dhënave të KQZ, në Theth PD ka dalë e dyta, e ndjekur nga PSD e Tom Doshit, ndërsa PS ka marrë 388 vota.

Ndërkohë që PD ka marrë 259.

Nëse shifra e Berishës, është më e lartë se ajo e PS në Theth, kjo pastaj ngelet për të ndryshuar konceptet matematikore, që PD e drejtuar prej tij edhe mund t’i bëj në të ardhmen.

Berisha është mjeshtër i manipulimit, edhe kur faktet janë të qarta. Madje, nëse faktet ekzistojnë, sipas filozofisë së tij, aq më keq për faktet.

/temA

Berisha tha që Rama mori hak se votuan PD - Si qëndron e vërteta

The post TABELA / Blofi i Berishës, si qëndron e vërteta e votave të Thethit? first appeared on JavaNews.al.

Hodhën mbeturinat e lokaleve në trotuar, procedohet penalisht 4 shtetas

By: A R
17 July 2025 at 14:10

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 4 persona të cilët hodhën në trotuar mbeturinat e lokaleve të tyre, duke shkaktuar ndotje të mjedisit. Sipas Policisë këta shtetas dyshohet se kanë hedhur vazhdimisht në rrugë, jashtë koshave, mbeturina të ndryshme të lokaleve të tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në ankesat e qytetarëve, kanë konstatuar se në lagjen nr. 1, Durrës, ishin hedhur mbeturina të ndryshme në rrugë, që kishin shkaktuar ndotje të mjedisit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 42 vjeç, M. Ç., 50 vjeç, P. M., 45 vjeç dhe R. U., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës, pasi dyshohet se kanë hedhur vazhdimisht në rrugë, jashtë koshave, mbeturina të ndryshme të lokaleve të tyre”, njofton policia.

Hodhën mbeturinat e lokaleve në trotuar, procedohet penalisht 4

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post Hodhën mbeturinat e lokaleve në trotuar, procedohet penalisht 4 shtetas first appeared on JavaNews.al.

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

By: A R
17 July 2025 at 13:44

Ka përfunduar pas dy orësh seanca në Apelin e Posaçëm në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuza në atë formë.

Por, organi i akuzës i kërkoi Shkallës së Dytë të gjyqësorit ka vendosur që të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO-së, sepse Alqi Bllako është funksionar i lartë ndërsa në postin si Sekretar i Përgjithshëm vetëm ka përcjellë shkresa.

Pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e prokurorëve dhe kërkesën e avokatëve të Bllakos, caktuan datën 23 korrik për të shpallur vendimin për ish-deputetin socialist.

Bllako u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij viti me 4 vite burg, dënim i cili u zbrit në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Ish-deputeti është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në shkallë të parë.

The post “Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik first appeared on JavaNews.al.

‘Paketa e Maleve’/ Tabaku: Qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:51

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një tjetër reagim për hapjen e thirrjeve për  “Paketë e Maleve”, duke e cilësuar atë si një tjetër formë të vjedhjes së pasurive natyrore dhe të pronave të ligjshme në zonat turistike si Thethi.

“Nuk ka më dyshime. Paketa e Maleve është projekt i vjedhjes me ligj i pronave në zonat malore të Shqipërisë. Në emër të investimeve strategjike, qeveria po shpronëson bizneset e ndershme dhe pronarët që kanë sakrifikuar për ta kthyer Thethin në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit shqiptar,” deklaroi Tabaku.

Sipas saj, në vend që t’u ofrojë lehtësira fiskale për 10 vite, apo të ndihmojë me legalizimin e banesave dhe pronave, qeveria shqiptare ka vendosur t’ua marrë këto të drejtë të ligjshme për t’ua dhënë klientëve të saj politikë, nën petkun e investitorëve strategjikë.

“Ky është një sistem i deformuar, ku përfitojnë vetëm dy kategori: ata që janë të mëdhenj dhe ata që janë afër qeverisë. Të tjerët, njerëzit e zakonshëm, bizneset familjare dhe pronarët legjitimë, janë të përjashtuar nga çdo mundësi zhvillimi,” theksoi Tabaku.

Deputetja demokrate i bëri thirrje qeverisë që të ndalë këtë projekt të abuzueshëm dhe të mbrojë pronarët e ligjshëm dhe trashëgiminë natyrore të vendit.

“Kjo paketë nuk është zhvillim. Është kapje. Është padrejtësi. Dhe duhet të ndalet! Ne kemi detyrimin ta ndryshojmë këtë sistem që shpërblen pakicën dhe shkel shumicën,” përfundoi ajo./e.t

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:25

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri.

Bin Zayed u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama në Facebook krahas fotos të publikuar në facebook. /e.t

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:10

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.

Në një reagim nga qelia në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”.

Sipas Metës, sistemi gjyqësor është në përgjimin e vazhdueshëm të SPAK-ut.

Ish-Presidenti shprehet se mezi pret që të nisë gjyqi ndaj dosjes së tij dhe të përballet me drejtësinë.

Ilir Meta akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumanin se kanë intimiduar dëshmitarë dhe kanë fshehur prova në hetimin ndaj tij.

Reagimi i Ilir Metës:

Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.

Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.

Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.

Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.

Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.

Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.

Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë./E.T

Plotësohen vakancat në këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Patos e Dibër

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve plotësoi vakancat e krijuara në këshillat bashkiakë të katër bashkive.

Në mbledhjen e sotme u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Majlinda Poçi.

Po ashtu u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Patos me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Adile Alushaj.

Në Këshillin e Bashkisë Durrës u plotësua vakanca me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Mirela Shala.

Ndërsa në Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sara Shameti.

Për sa i përket vakancës së krijuar në Këshillin e Bashkisë Sarandë, KSHZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit dhe dhënien kohë subjektit “Partia Demokratike” për të paraqitur dokumentacionin që mbështet kërkesën e tyre për të mos e plotësuar këtë vakancë.

Gjithashtu, u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ali Hekuran Gjeta, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, i propozuar nga subjekti zgjedhor Aleanca Progresiste (LZHK), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Komisioneri konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit të  kandidimit/moszgjedhshmërisë.

/m.m/j.p/

The post Plotësohen vakancat në këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Patos e Dibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i EBA-s përfundon vizitën në Tiranë, Rama: Mirëardhsh mik i shtrenjtë

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u dekorua nga  Kryeministri Rama me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga përcjellja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në Rinas.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama, ndërsa ndan momente nga përcjellja në aeroport.

Kjo është vizita e dytë e Presidentit të EBA-s në vendin tonë.

Ai mbërriti mbrëmjen e djeshme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vetë Lartësia e Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan konfirmoi më herët në një postim në rrjetet sociale se në fokus të takimit me Kryeministrin Rama ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.

/m.m/j.p/

The post Presidenti i EBA-s përfundon vizitën në Tiranë, Rama: Mirëardhsh mik i shtrenjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

By: Oldi
17 July 2025 at 14:08

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizit, përdoren për të hyrë në burgje. Në një intervistë në Euronews Albania, Hoxha bëri disa deklarata të forta, ku tregoi për rastet konkrete dhe mënyrën si funksionon. “Para disa vitesh ka qenë një mënyrë tjetër, […]

The post Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën appeared first on BoldNews.al.

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

By: Elva
17 July 2025 at 13:58

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas vendimit, Meta ka reaguar në Facebook, duke e konsideruar procesin si një “telenovelë politike” dhe sistemin e drejtësisë si të kapur nga mazhoranca. Meta përmend […]

The post U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin appeared first on BoldNews.al.

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

By: Oldi
17 July 2025 at 13:55

Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast që VoxNews ka hulumtuar, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do […]

The post Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌