Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

9 vite krenarie, triumfi historik i Majlinda Kelmendit

By: Kult Plus
7 August 2025 at 11:15

Sot bëhen plot 9 vite nga dita kur Majlinda Kelmendi shkroi historinë dhe e ngriti Kosovën në majat e botës. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, ajo u bë sportistja e parë që fitoi një medalje të artë për Kosovën, duke hyrë përgjithmonë në zemrat e një kombi të tërë.

Në një arenë ndërkombëtare ku konkurrenca është e pamëshirshme, Majlinda doli mbi të gjithë, e pathyeshme, e vendosur dhe krenare. Kur ajo u ngjit në podiumin më të lartë dhe flamuri i Kosovës u ngrit për herë të parë në Olimpiadë, e gjithë bota dëgjoi për Kosovën, për një shtet të ri, por me shpirt të madh, transmeton KultPlus.

Ajo medalje nuk ishte vetëm e artë, ishte simbol i sakrificës, i përkushtimit dhe i guximit, jo vetëm për Majlindën, por për të gjithë shqiptarët, kudo që janë.

Majlinda Kelmendi nuk ishte vetëm kampione, ajo u bë ikonë. Heroina që me duart e saj solli lot gëzimi, shpresë dhe krenari për një popull që e kishte ëndërruar këtë moment për dekada me radhë./KultPlus.com

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport, akuzohet se rrahu të dashurin e saj

By: armand
2 August 2025 at 15:00

Atletja e famshme amerikane, Sha’Carri Richardson, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle Tacoma pas një incidenti me të dashurin e saj, atletin Christian Coleman. Kampionia olimpike në stafetën 4×100 metra me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Parisi iu desh të kalonte 19 orë në qendrën korrektuese Score South, pasi u filmua […]

The post Kampionia olimpike arrestohet në aeroport, akuzohet se rrahu të dashurin e saj appeared first on BoldNews.al.

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm

2 August 2025 at 13:55

Atletja e famshme amerikane, Sha’Carri Richardson u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle Tacoma pas një incidenti me të dashurin e saj, atletin Christian Coleman.

Kampionia olimpike në stafetën 4×100 metra me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Parisi iu desh të kalonte 19 orë në qendrën korrektuese Score South, pasi u filmua duke goditur të dashurin e saj.

Sipas një raporti policor të marrë nga mediumit The Athletic nga Departamenti i Policisë së Seattle, Richardson dhe Coleman ishin të përfshirë në një grindje në një pikë kontrolli të sigurisë në aeroport.

Në atë rast, atletja amerikane e shtyu dhe e goditi vazhdimisht të dashurin e saj, me të cilin është në një lidhje prej dy vitesh, megjithëse çifti nuk foli për lidhjen deri në shkurt.

 

Sha’Carri Richardson arrested in alleged domestic violence incident, police say https://t.co/NvQn7q2WQo

— USA TODAY (@USATODAY) August 1, 2025

Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë dhe u konsideruan mjaftueshëm të besueshme për të justifikuar arrestimin. Vepra penale u listua si dhunë në familje e shkallës së katërt.

I dashuri i saj, një kampion i shumëfishtë bote, refuzoi të ngrinte padi dhe e shpëtoi të zgjedhurën e tij nga një dënim më i rëndë.

Pasi kaloi 19 orë në Qendrën Korrektuese Score South, Sha’Carri Richardson u lirua dhe çështja u mbyll.

 

OLYMPIC SPRINTER SHA’CARRI RICHARDSON WAS REPORTEDLY ARRESTED IN CONNECTION WITH AN ALLEGED DOMESTIC INCIDENT INVOLVING FELLOW SPRINTER CHRISTIAN COLEMAN. pic.twitter.com/xV5GrdihIz

— Poetik Flakko (@FlakkoPoetik) August 2, 2025

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Sha’Carri fitoi medaljen e artë në stafetë me Ekipin e SHBA-së dhe fitoi medaljen e argjendtë individualisht. Ajo është fituese e shumëfishtë e medaljeve nga kampionatet botërore.

Nga ana tjetër, i dashuri i saj Christian Coleman është pesë herë kampion bote. /Telegrafi/

 

Sha’Carri Richardson arrested at Seattle airport over domestic violence incident https://t.co/1JeZjQhhla pic.twitter.com/AApImjjAxy

— New York Post (@nypost) August 2, 2025

 

The post Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm appeared first on Telegrafi.

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro

19 June 2025 at 11:33

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja në detyrë, Daulina Osmani, dhe bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gurthemelin e pishinës gjysmë-olimpike, në këtë komunë.

Pishina gjysmë-olimpike ka një vlerë investimi afër katër milionë euro, prej të cilave afër tre milionë e gjysmë euro janë investim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kurse pjesa tjetër investim i Komunës së Podujevës.

“Sipërfaqja e gjithmbarshme e ndërtimit do të jetë 4556 metra katrorë. Hapësirat përfshijnë përdhesen, katin e parë dhe podrumin. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i një pishine për not profesional dhe garues, një tjetër për fëmijë dhe hapësira tjera përcjellëse për rekreacion dhe gastronomi”, thuhet në njoftim.

Kryeministri u shpreh se me këtë projekt qytetarët e Podujevës do të kenë mjedis të këndshëm, në të cilin ata do të mund të kujdesen për shëndetin e tyre përmes sportit të notit, por edhe të shoqërohen së bashku në një ambient publik i cili kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.

Ai falënderoi Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çekun, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Kjo do të jetë pishina e dytë publike gjysmë olimpike në nivel vendi, pas asaj në Komunën e Deçanit. /Telegrafi/

The post Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro appeared first on Telegrafi.

EMRAT/ Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë, kush janë katër efektivët e arrestuar

8 June 2025 at 13:25

KAPSHTICË– Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine.

Për këtë rast janë arrestuar drejtuesi i mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.

Të arrestuarit:

1- Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)

2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshticë

3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshticë

4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshticë

5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshticë

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë/abcnews.al

 

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

16 May 2025 at 09:47

Këto zgjedhje kanë patur një numër të lartë votash të pavlefshme, teksa disa prej zgjedhësve edhe kanë shprehur fantazinë në fletëmn e votimit me shënja apo shkrime të çuditshme. Ka patur fletë votimi me shenjën e organit gjenital, të shkruar “Forca Real Madrid”, “Free Gaza”, teksa vota më epike nga të pavlefshmet duket se vjen […]

The post “Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë appeared first on BoldNews.al.

Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi edhe sezonin e ardhshëm

By: V K
30 April 2025 at 13:36

Skiatorja me origjinë italiane, Lara Colturi, do të jetë pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë historike për të garuar me 4 skiatore në këtë ngjarje madhore.

Ky vendim u arrit pas këmbënguljes së ASF dhe mirëkuptimit të familjes Colturi, dhe tashmë të dyja palët po punojnë intensivisht për finalizimin e detajeve financiare dhe teknike të kontratës.

I urojmë një sezon 2025-2026 të jashtëzakonshëm!

The post Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi edhe sezonin e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Tentohet të grabitet një pikë këmbimi valutor në Gjirokastër, autori i maskuar largohet “duar bosh”

20 March 2025 at 12:38

Një pikë këmbimi valutor është tentuar të grabitet paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “18 Shtatori”. Nga informacionet paraprake mësohet se një person i maskuar ka hyrë tek pika e këmbimit valutor dhe ka tentuar që të grabisë një shumë të hollash të konsiderueshme tek kjo njësi. […]

The post Tentohet të grabitet një pikë këmbimi valutor në Gjirokastër, autori i maskuar largohet “duar bosh” appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

By: xhir jeta
14 March 2025 at 14:37

Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore! Lajmin e ka njoftuar ministra e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Në debutimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve tanë me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari 🥇 Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe🥇 Stela Salla në Cross Country Skiing, një medalje Argjendi🥈 Elizon Kacanja në Giant Slalom dhe dy medalje bronzi🥉 Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe🥉 Joel Gërmenji në Snoëshoeing (50m).

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e sportistëve tanë specialë♥
Urime kampionë! 🇦🇱”- shkruan Manastirliu.

Ish-olimpisti në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar të FBI, vrasje të porositura dhe kokainë të trafikuar

7 March 2025 at 11:52

Ryan James Wedding, një ish-snowboardist kanadez olimpik, i cili konkurroi në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lake City, u shtua kohët e fundit në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar të FBI-së.

Pas përfundimit të karrierës së tij sportive, Wedding u akuzua për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës që përfshinte transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia, përmes Meksikës, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ai akuzohet gjithashtu për urdhërimin e vrasjeve të shumta për të mbrojtur aktivitetet e tij kriminale.

FBI dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë ofruar shpërblime që variojnë nga 50,000 deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.

Autoritetet besojnë se Wedding fshihet në Meksikë, por është e mundur që ai të jetë gjithashtu me banim në Shtetet e Bashkuara ose Kanada.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm për drejtimin e një organizate kriminale, me dënime minimale të detyrueshme shtesë për vrasje dhe trafik droge. /Telegrafi/

 

🚨 The #FBI has named Ryan James Wedding to its Ten Most Wanted Fugitives List. Wedding is wanted for his alleged involvement in a large-scale transnational drug trafficking operation and orchestrating multiple murders linked to his criminal enterprise: https://t.co/VD2Z9BLu5F pic.twitter.com/jV1796iMGu

— FBI (@FBI) March 6, 2025

 

The post Ish-olimpisti në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar të FBI, vrasje të porositura dhe kokainë të trafikuar appeared first on Telegrafi.

Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

10 February 2025 at 11:07
Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Ish-zv.ministri Bejtja mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe nuk dihet ende arsyeja. Kujtojmë që Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie. Ish-zv.ministri Bejtja ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste. VENDIM PËR LIRIM NGA TË

Zgjedhjet në Kosovë/ Sërish probleme me faqen online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kreu i KQZ: Të dhënat do të mblidhen manualisht

9 February 2025 at 23:13
Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka hasur sërish probleme, duke u bërë e paaksesueshme për përdoruesit.   Sipas një mesazhi të shfaqur në ekran, aksesi ne faqjen kqz-ks.org është bllokuar. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radonici, ka thënë se të dhënat preliminare për zgjedhjet parlamentare do të mblidhen

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë! Ja partia që kryeson

9 February 2025 at 20:44
Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë, ja partia që kryeson! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 5.29% të votave në Kosovë. Sipas rezultateve paraprake të raportuara nga mediat në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.18% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.10% dhe Lidhja Demokratike

Përfundon orari zyrtar i procesit të zgjedhjeve, mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

9 February 2025 at 19:03
Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë. Ashtu sikur se ishte paralajmëruar, qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00. Qytetarët patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa tani komisionet zgjedhore do të nisin procesin e numërimit të votave. Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të

Përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie! Dërgohen te Trauma

9 February 2025 at 15:25
Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie. Punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës, bën me dije gazetari Igli Çelmeta, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është dëmtuar rëndë. Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet

U godit me thikë në qafë, 26-vjeçari bie në gjendje kome! Kostandin Ziu doli nga burgu i Peqinit 2 javë më parë, ja për çfarë ishte dënuar

7 February 2025 at 09:27
Detaje të reja dalin nga plagosja e 26 vjeçarit Kostandin Ziu, i cili kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu i Peqinit, ku kryente dënimin për dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Kostandin Ziu, i cili u dërgua fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas u transferua tek Trauma në Tiranë,

Tirana do të presë Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë Reformës në Drejtësi

6 February 2025 at 14:54
Kryeministri Edi Rama, gjatë rrugën për Spanjë, është shprehur se përzgjedhja e Tiranës për të pritur Kongresin Botëror i Ligjit në 2027, është një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë Reformës në Drejtësi. Rama tha se procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues, ndërsa lexoi

Lajmi i fundit/ Plagosi me armë zjarri në 24-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar! U kap me pistoletë me vete (Emri)

6 February 2025 at 09:26
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta me municionin e saj. Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me

“Jam besimplotë”- A iu është drejtuar administratës së Trump për heqjen e “non grata”? Ja si përgjigjet Sali Berisha

5 February 2025 at 12:29
“Nuk e kam filluar lobimin sepse janë 13 ditë që ka filluar administrate e re. Nuk besoj që në ditët më të para të saj të jetë përparësi ky problem, jam i vetëdijshëm, duhet të plotësohet administrata. Unë prej që të plotësohet administrate e re dhe padiskutim që do t’i drejtohem. I vetmi shkak që
❌
❌