Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro

19 June 2025 at 11:33

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja në detyrë, Daulina Osmani, dhe bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gurthemelin e pishinës gjysmë-olimpike, në këtë komunë.

Pishina gjysmë-olimpike ka një vlerë investimi afër katër milionë euro, prej të cilave afër tre milionë e gjysmë euro janë investim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kurse pjesa tjetër investim i Komunës së Podujevës.

“Sipërfaqja e gjithmbarshme e ndërtimit do të jetë 4556 metra katrorë. Hapësirat përfshijnë përdhesen, katin e parë dhe podrumin. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i një pishine për not profesional dhe garues, një tjetër për fëmijë dhe hapësira tjera përcjellëse për rekreacion dhe gastronomi”, thuhet në njoftim.

Kryeministri u shpreh se me këtë projekt qytetarët e Podujevës do të kenë mjedis të këndshëm, në të cilin ata do të mund të kujdesen për shëndetin e tyre përmes sportit të notit, por edhe të shoqërohen së bashku në një ambient publik i cili kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.

Ai falënderoi Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çekun, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Kjo do të jetë pishina e dytë publike gjysmë olimpike në nivel vendi, pas asaj në Komunën e Deçanit. /Telegrafi/

The post Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Podujevës i shtohen edhe 19 mijë lule të reja dhe drunj dekorativë

4 June 2025 at 08:27

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se qytetit i janë shtuar 19 mijë lule të reja dhe 1,850 drunj dekorativë.

Bulliqi ka publikuar disa fotografi nga këto hapësira.

“Qytetit tonë i janë shtuar 19,000 lule të reja dhe 1,850 drunj dekorativë, duke e bërë më të bukur dhe më të gjelbër hapësirën publike. Këto investime kontribuojnë në një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai./Telegrafi/

 

 

 

The post Podujevës i shtohen edhe 19 mijë lule të reja dhe drunj dekorativë appeared first on Telegrafi.

Kurti takon Bulliqin para vendosjes së gurthemelit të ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social

20 May 2025 at 11:52

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në ndërtesën e Komunës së Podujevës.

Takimi u zhvillua në prag të vendosjes së gurthemelit të ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social në këtë komunë.

“Këtë projekt, kryetari Bulliqi e cilësoi si një nga projektet më të mëdha kapitale në komunën që ai drejton dhe i cili i jep zgjidhje çështjes së banimit dy kategorive të rëndësishme shoqërore, të rinjve dhe rasteve sociale. Ai shprehu falënderimin e tij për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe nivelit qendror në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Podujevës”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeminsitrit.

Kryetari Bulliqi e njoftoi kryeministrin Kurti për punën e komunës si dhe planet për këtë vit. Ai së bashku me disa nga drejtorët komunalë gjithashtu bënë një prezantim të projekteve të realizuara deri më tani dhe të atyre që janë në realizim e sipër.

Kryeministri Kurti e falënderoi për mikpritjen dhe e përgëzoi kryetarin Bulliqi dhe ekipin e tij për punët e mira dhe projektet e shumta në shërbim të qytetarëve./Telegrafi/

 

The post Kurti takon Bulliqin para vendosjes së gurthemelit të ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës nxjerr urdhëresë me kufizime të reja për përdorimin e ujit të pijshëm

15 May 2025 at 08:53

Komuna e Podujevës ka nxjerrë një urdhëresë për mënyrën e përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit në sezonin veror.

Në njoftim thuhet se në territorin e Komunës së Podujevës në sezonin veror caktohet mënyra dhe kufizimi i përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit.

Po ashtu theksohet se të gjithë konsumatorët duhet ta respektojnë urdhëresën./Telegrafi/

The post Komuna e Podujevës nxjerr urdhëresë me kufizime të reja për përdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Telegrafi.

Prezantohet raporti fillestar i projektit 58 milionësh për ndërtimin e digës së Pollatës

29 April 2025 at 15:47

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka marrë pjesë në një takim që është mbajtur në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ku është prezantuar raporti fillestar i projektit për ndërtimin e Digës së Pollatës. Në këtë takim prezent ishin Ministri në detyrë, Liburn Aliu, Zëvendësministri Jeton Raka dhe zyrtarë tjerë.

Kryetari Bulliqi tha se sipas raportit fillestar të hartuar nga kompania e kontraktuar nga MMPHI-ja, kjo digë do të ketë kapacitet të përgjithshëm prej mbi 11 milionë m³ ujë, nga të cilat mbi 9.8 milionë m³ do të jenë ujë i dobishëm për furnizim.

“Projekti parasheh tre skenarë furnizimi me ujë, që në varësi të ndarjes nga sistemi i Batllavës, mund të furnizojë deri në 117,497 banorë me 314 l/s. Ky është një investim jetik që garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë për mijëra qytetarë dhe zhvillim të qëndrueshëm për rajonin e Llapit”, theksoi Kryetari Bulliqi.

Ndërkohë, Ministri në detyrë, Liburn Aliu, tha se me një vlerë rreth 58 milionë euro, kjo digë pritet të lehtësojë ndjeshëm mungesën e ujit, sidomos tani kur thatësirat po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike globale. /Telegrafi/

 

The post Prezantohet raporti fillestar i projektit 58 milionësh për ndërtimin e digës së Pollatës appeared first on Telegrafi.

Bulliqi: Kemi furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1 mijë e 834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro

23 April 2025 at 15:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Librit kanë furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1,834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro.

Bulliqi thotë se këta libra janë nga fusha e letërsisë dhe fushave të tjera, të cilët do t’iu shërbejnë lexuesve.

“Gjatë vizitës në Bibliotekën e Qytetit u takova edhe me lexuesit me të cilët diskutuam për kushtet që i ofron salla e leximit. U zotova se kërkesat e tyre do të merren parasysh, gjithnjë në suaza të mundësive, duke e ditur që objekti është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje, ai ka shtuar “Urime Dita Ndërkombëtare e Librit”./Telegrafi/

 

 

 

 

The post Bulliqi: Kemi furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1 mijë e 834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Podujevë, asfaltohet me shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”

22 April 2025 at 07:26

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është asfaltuar ne shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”.

Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se në rrugën “Xhemajl Mustafa” është duke u shtruar shtresa e dytë e asfaltit në një gjatësi prej 750 metrash, duke shënuar një fazë të rëndësishme drejt përfundimit të këtij projekti infrastrukturor.

“Si një ndër rrugët kryesore në qytet, ky projekt ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

The post Podujevë, asfaltohet me shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa” appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës njofton qytetarët që të shtunën do të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa”

18 April 2025 at 13:19
Komuna e Podujevës ka njoftuat se të shtunën, më 19 prill nga ora 08:00 – 19:00 është planifikuar që të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa” (nga fabrika e armaturës deri tek lagjja “Shqiptarët për shqiptarët”).
Komuna e Podujevës ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Andaj gjatë kësaj kohe kjo rrugë do të jetë e bllokuar për qarkullim. Kërkojmë nga ana e qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Komuna e Podujevës njofton qytetarët që të shtunën do të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa” appeared first on Telegrafi.

Përmirësimi i shërbimeve, 80 për qind e qytetarëve të Podujevës të kënaqur me shpejtësinë e shërbimeve digjitale

11 February 2025 at 09:53

Sipas një ankete të realizuar nga organizata Demokraci për Zhvillim (D4D), përdorimi i shërbimeve digjitale në Komunën e Podujevës ka arritur një nivel të lartë, me 73% të qytetarëve që kanë përdorur këto shërbime.

Sipas kësaj ankete 63% e qytetarëve kanë arritur të përfundojnë një pjesë të procesit online, duke treguar një pranim të mirë të platformave digjitale për ofrimin e shërbimeve publike.

Sa i përket kohës së ofrimit të shërbimeve, 80% e qytetarëve janë të kënaqur me shpejtësinë e procesit, duke përfshirë shërbimet online.

Megjithatë, 22% e të anketuarve kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë aspekt.

Gjithashtu, 58% e qytetarëve mendojnë se koha për të marrë shërbimin është shkurtuar, ndërsa 22% e të anketuarve pajtohen plotësisht me këtë pohim. /Telegrafi/

The post Përmirësimi i shërbimeve, 80 për qind e qytetarëve të Podujevës të kënaqur me shpejtësinë e shërbimeve digjitale appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës organizon koncert/homazh për dëshmoren Ylfete Humolli

30 January 2025 at 08:26

Me rastin e 35-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmores së kombit Ylfete Humolli, Komuna e Podujevës organizon koncert/homazh.

Ky organizim mbahet të shtunën më 01.02.2025 në Teatrin “Avdush Hasani” dhe fillon në orën 12:00.

“Në këtë koncert/homazh marrin pjesë mezosopranoja Besiana Mehmedi, sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli. Kurse mysafirë specialë janë maestro Zhani Ciko dhe prof.Rudina Ciko”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

 

The post Komuna e Podujevës organizon koncert/homazh për dëshmoren Ylfete Humolli appeared first on Telegrafi.

Bulliqi takon nxënësit e klasave të katërta, flasin për funksionimin e institucioneve publike

24 January 2025 at 15:24

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore “Naim Frashëri”.

Bulliqi ka theksuar se bashkë me nxënës kanë diskutuar rreth funksionimit të institucioneve publike.

“Sot, së bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, me kënaqësi i pritëm në takim nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore “Frashëri” të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Vjollca Breznica. Takimin e zhvilluam në kuadër të një aktiviteti edukativ, pjesë e njësisë mësimore për institucionet, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth funksionimit të institucioneve publike”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “gjatë takimit, nxënësit parashtruan pyetje lidhur me punën e Komunës, rolin e kryetarit dhe për procese të ndryshme, ku me kënaqësi u përgjigja dhe i falënderova për interesimin e treguar dhe i inkurajova që të vazhdojnë të mësojnë dhe të jenë qytetarë aktivë në të ardhmen”./Telegrafi/

 

The post Bulliqi takon nxënësit e klasave të katërta, flasin për funksionimin e institucioneve publike appeared first on Telegrafi.

Podujevë, pensionohet zyrtarja komunale Sakibe Zhushi

7 January 2025 at 08:17

Në Komunën e Podujevës është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Sakibe Zhushi.

Pensionimi i saj është përcjellë me një ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla dhe zyrtarë tjerë komunalë.

“Kryetari Bulliqi e falënderoi zyrtaren Zhushi për kontributin e dhënë ndër vite për qytetarët dhe institucionin e Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin ndaj institucionit, kryetari i ndau një mirënjohje Zhushi dhe i uroi shëndet./Telegrafi/

The post Podujevë, pensionohet zyrtarja komunale Sakibe Zhushi appeared first on Telegrafi.

Katër komuna përfitojnë me projektet për efiçencën e energjisë në objekte publike

30 December 2024 at 11:54

Komuna e Podujevës, Lipjanit, Vitisë dhe Shtimes janë përfituese për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë për 13 objekte publike, në vlerë rreth 3.8 milionë euro.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se familjet përfituese të subvencionit të pajisjeve efiçiente për ngrohje sipas të dhënave të marra nga KESCO, kanë ulur mesatarisht konsumin e energjisë për 19 për qind me vitin pasues. Derisa shtoi se në të njëjtën periudhë familjet tjera të vendit, amvisëritë në total e kanë rritur mesetarisht 3.8 për qind konsumin.

Në ceremoninë e mbajtur nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Rizvanolli ka theksuar se familjet e subvencionuara kanë kursyer në total 27 milionë kilovat në orë.

“Është një vazhdimësi i projekteve që kemi pasur. Deri më tani kemi realizuar Ministria e Ekonomisë dhe Fondi 125 projekte të efiçiences së energjisë ku kursimi i energjisë është arritur në 80 për përqind më disa raste…Për dallim prej raundeve të kaluara të ndërtesave këtë radhë kontratat e ndërtesave kontratat janë të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës komplet dhe do të zbatohen përmes fondit qarkullues për komuna…

Familjet përfituese të subvencionit të pajisjeve efiçente për ngrohje sipas të dhënave të marra nga KESCO kanë ulur mesatarisht konsumin e energjisë për 19 për qind me vitin pasues. Përderisa në të njëjtën periudhë familjet tjera të vendit, amvisëritë në total e kanë rritur mesatarisht 3.8 për qind konsumin. Masat e efiçiences kanë ulur konsumin e energjisë. Familjet e subvencionuara kanë kursyer në total 27 milionë kilovat në orë.

eKy investim i cili po fillon sot është në vlerë 3.8 milionë euro i financuar nga Qeveria e Kosovës, dhe përmes kësaj marrëveshje po i shtojmë edhe projekte të reja në disa komuna”, tha Rizvanolli.

Në anën tjetër, drejtori menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi ka thënë se përsa i përket projekteve në sektorin publik gjatë vitit 2023 dhe 2024, ata kanë përfunduar 86 projekte të ngjashme, kryesisht shkolla, salla sportive, qendra te kulturës dhe objekte të tjera administrative.

“Përfituese nga këto projekte janë gjashtë komuna, nga të cilat Suhareka dhe Istogu kanë nënshkruar gjatë javës se kaluar për katër projekte, kurse Podujeva, Lipjani, Vitia dhe Shtimja do të nënshkruajnë sot së bashku me ne në këtë ceremoni, për 13 projekte të reja.

Rikujtojmë se përsa i përket projekteve në sektorin publik gjatë vitit 2023 dhe 2024 FKEE ka përfunduar 86 projekte të ngjashme, kryesisht shkolla, salla sportive, qendra te kulturës dhe objekte të tjera administrative, te financuara nga Qeveria e RKS, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian. Në anën tjetër, në sektorin rezidencial FKEE përmes grantit nga Bashkimi Evropian ka subvencionuar mbi 3 mijë familje për implementimin e masave te efiçiences së energjisë në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Derisa kjo marrëveshje u prit mirë edhe nga kryetarët e komunave të lartpërmendura. Ata u shprehen se me këto projekte përfiton komuna dhe qytetarët e saj. /KP/Telegrafi/

The post Katër komuna përfitojnë me projektet për efiçencën e energjisë në objekte publike appeared first on Telegrafi.

Podujevë, ndahen çmimet për sportistin e vitit

27 December 2024 at 14:52

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë  pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistin e vitit, ku u ndanë çmimet për më të dalluarit për vitin 2024.

Bulliqi thotë se “ky aktivitet, tashmë tradicional në Komunën e Podujevës vlerëson punën, përkushtimin dhe sukseset e sportistëve tanë”.

“Dua të përgëzoj të gjithë sportistët e nominuar, trajnerët dhe ekipet e tyre për rezultatet gjatë këtij viti. Përkushtimi dhe energjia e tyre janë frymëzuese dhe një shembull i shkëlqyer i unitetit, disiplinës dhe suksesit”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje, ai shton se “si institucion, ne do të vazhdojmë të mbështesim sportin dhe të krijojmë hapësira që talentet e reja të zhvillohen e të arrijnë potencialin e tyre të plotë”.

“Urime të gjithë fituesve dhe suksese të gjithë sportistëve në vitin 2025”./Telegrafi/

The post Podujevë, ndahen çmimet për sportistin e vitit appeared first on Telegrafi.

Podujevë, sot ndahen çmimet e konkursit letrar

20 December 2024 at 08:57

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Podujevës organizon takimet e përvjetshme të Kulturës ‘Kadri Kadriu’.

Manifestimi do të mbahet sot duke filluar prej orës 17:00 në Galerinë e Arteve në Podujevë.

Në manifestimin letrar do të ndahen çmimet e konkursit letrar, çmimi “Afrim Maliqi” si dhe çmimet tjera debutuese.

“Të gjithë aplikuesit janë të obliguar të marrin pjesë në këtë manifestim letrar”, thuhet në njoftim.

Ftohen qytetarët dhe dashamirët e artit të marrin pjesë. /Telegrafi/

The post Podujevë, sot ndahen çmimet e konkursit letrar appeared first on Telegrafi.

“Ditët e Fundvitit 2024”, Komuna e Podujevës hap thirrjen për vendosjen e shtëpizave të drurit

16 December 2024 at 09:41

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, ka hapur thirrjen për bizneset lokale që të aplikojnë për vendosjen e shtëpizave të drurit në kuadër të projektit/festivalit “Ditët e Fundvitit 2024”.

Afati për aplikim fillon nga sot, 16 dhjetor dhe zgjat deri më 18 dhjetor 2024.

Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e turizmit të brendshëm, pasurimin e jetës kulturore, si dhe rritjen e aktiviteteve argëtuese në qytetin e Podujevës.

Njëkohësisht, synohet edhe mbështetja e bizneseve lokale përmes ofrimit të shërbimeve të gastronomisë në “Sheshin e Dëshmorëve”.

Për kriteret dhe procedurat e aplikimit, bizneset mund të marrin më shumë informacione përmes kanaleve zyrtare të komunës. /Telegrafi/

The post “Ditët e Fundvitit 2024”, Komuna e Podujevës hap thirrjen për vendosjen e shtëpizave të drurit appeared first on Telegrafi.

Bulliqi nënshkruan memorandum mirëkuptimi lidhur me aktivitetin për integritetin e Komunës së Podujevës

13 December 2024 at 14:43

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe përfaqësuesit e DAI GLOBAL LLC, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi lidhur me Aktivitetin për Integritetin e Komunës së Podujevës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të zyrtarizojë bashkëpunimin ndërmjet DAI-t (kontraktuesit që zbaton Aktivitetin për Integritet Komunal në Kosovë të financuar nga USAID-i) dhe Komunës.

“Bazuar në këtë Memorandum, Komuna dhe DAI do të përkushtohen ndaj parimeve të qeverisjes së mirë: sundimit të ligjit, transparencës, llogaridhënies, efikasitetit, efektivitetit, përgjegjshmërisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, theksohet se nëpërmjet këtij dokumenti Komuna synon të lehtësojë qasjen e DAI në organet komunale, të merr pjesë në programet e trajnimit, zhvillimin e kapaciteteve dhe aktivitetet e asistencës teknike, etj.

Kurse, DAI synon të ofrojë asistencë teknike të personalizuar përmes këshillimeve dhe trajnimeve, të krijohen mekanizma për të rritur llogaridhënien në menaxhimin e financave publike dhe procesin e prokurimit, etj./Telegrafi/

The post Bulliqi nënshkruan memorandum mirëkuptimi lidhur me aktivitetin për integritetin e Komunës së Podujevës appeared first on Telegrafi.

Liridon Gashi emërohet drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Podujevë

13 December 2024 at 08:33

Liridon Gashi është emëruar Drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës.

Komuna e Podujevës njofton se Liridoni Gashi  ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, drejtimi arkitekturë. Po ashtu ka përfunduar studimet postdiplomike dhe ka marrë titullin “Master i shkencave të arkitekturës”.

“Ai ka punuar punë profesionale në kompani private dhe në pozita menaxheriale në kompani, si dhe ka përvojë në shërbimin civil, në sektorin e urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Liridoni ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si pjesëtar i shoqërisë civile, aktivist i mjedisit, ka mbikëqyrur punën e Kuvendit të Kosovës dhe ka marrë pjesë në disa nisma legjislative”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka uruar për detyrën Liridon Gashin dhe i ka dëshiruar punë të mbarë e suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij./Telegrafi/

The post Liridon Gashi emërohet drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Podujevë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës njofton qytetarët se nga dita e hënë të gjitha shërbimet urgjente kalojnë në objektin e ri të Urgjencës

30 November 2024 at 10:48

Komuna e Podujevës ka njoftuar  qytetarët se nga dita e hënë më datë 02.12.2024 të gjitha shërbimet urgjente dhe emergjente ofrohen (kalojnë) në objektin e ri të Urgjencës.

Në njoftim po ashtu është bërë i ditur edhe numri kontaktues.

“038 200 41 059 është numri kontaktues deri në bartje të numrit 194 nga operatori Vala. Në objektin aktual të emergjencës mbetet Shërbimi i infuzioneve dhe Kujdestaria e natës”, vijon njoftimi./Telegrafi/

The post Komuna e Podujevës njofton qytetarët se nga dita e hënë të gjitha shërbimet urgjente kalojnë në objektin e ri të Urgjencës appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës rregullon problemin me gropa që ishte në një rrugë

29 November 2024 at 10:27

Komuna e Podujevës ka rregulluar disa probleme që kanë qenë në një rrugë.

Intervenimi nga komuna ka ndodhur pas ankesave që qytetarët i kishin raportuar te platforma Ndreqe.com

Në raportimin e tyre thuhej se veturat po dëmtoheshin shumë pasi kjo gropë nuk vërehej nga largësia.

Vazhdoni të raportoni për problemet që keni në qytetin tuaj në platformën Ndreqe.com./Telegrafi/

 

The post Komuna e Podujevës rregullon problemin me gropa që ishte në një rrugë appeared first on Telegrafi.

❌
❌