Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje

13 July 2025 at 23:53

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Podujevë, ka organizuar një aktivitet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit, duke përfshirë grilla dhe lundrim me varka por me vete nuk e kishin lejen me të cilën do të duhej ti pajiste Ministria e Mjedisit. I pranishëm ishte edhe kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili nënkupton se s’kishte nevojë për leje ngase ligji është shfuqizuar. Por ekspertët ligjorë thonë të kundërtën.

ndalon ose së paku kërkon leje për mbajtjen e aktiviteteve në zonat që gëzojnë mbrojtje të veçantë.

Por për dikë, këto nuk duket se kanë peshë.

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Podujevë ka mbajtur një aktivitet me mbështetësitë e saj në Orllat, buzë Liqenit të Badovcit.

Kjo e fundit është zonë e mbrojtur ujore dhe menaxhohet nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore.

Skarë, muzikë e lundrim. Këto i përfshin aktiviteti e po këto, i ndalon edhe ligji për mbrojtjen e ujërave.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës që vjen nga kjo parti e që konsideron se nuk pati nevojë për leje.

“Kjo hapsirë është hapsirë e frekuentuar shumë, veçanërisht në numër të madh në ditët e vikendit dhe ajo çka po bëjmë ne në nivel lokal po bëjmë çka është e mundshme që ti rrimë gati të kujdesemi për mjedisin të cilin ndoshta jo edhe rrallë, është në nivelin që duam ta kemi. Përndryshe, masat që janë nxjerrë para pak kohe janë tërheq nga Ministria e Mjedisit prandaj zhvillimi i këtyre aktiviteve nuk është diçka që bie në kundërshtim”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

I pyetur nëse do marrë përgjegjësi në rast se aktiviteti përbën shkelje, Bulliqi shprehet i sigurt se s’do ketë nevojë.

“Sigurisht që ne jemi ata që kujdesemi mos me pas shkelje, punojmë që mos të ketë shkelje dhe kjo çështje është më se normale”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

Por njohës të ligjit kanë qëndrim tjetër duke thënë se aktivitete të tilla, përbëjnë shkelje të ligjit.

“Aktivitetet, përfshirë ato lundruese, ushqimin, ,mbeturinat dhe të tjerat që mund të rezultojnë me ndotjen e ujërave janë të ndaluara dhe është përgjegjësi e secilit të mos marrë veprime të tilla. Për më tepër, çdo aktivitet i tillë duhet të denoncohet, të lajmërohet paraprakisht tek inspektorati i Mjedisit e natyrisht, janë të detyruar të inspektojnë nëse kemi të bëjmë me ndotje të mjedisit. Mund të shqiptojnë gjoba, po qe e arsyeshme. Aktivitetet e tilla duhet lajmëruar paraprakisht dhe  është e domsodshme prezenca e inspektorëve në mënyrë që të konsttaohet nëse kemi tendencë për ndotje të ujërave”, ka theksuar Ardian Bajraktari, avokat.

Interesimit të Dukagjinit lidhur me këtë çështje, nuk i është përgjigjur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës./RTV Dukagjini/

The post Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje appeared first on Telegrafi.

Organizim i bixhozit në Podujevë – policia sekuestron para, pajisje dhe një thikë

13 July 2025 at 09:59

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë, ku ka identifikuar një rast të organizimit të lojërave të fatit dhe dyshimeve për përfshirje në skema piramidale.

I dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë sekuestruar para të gatshme, pajisje elektrike të përdorura për aktivitetet e lojërave të fatit si dhe një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Autoritetet janë të vendosura për të luftuar aktivitetet ilegale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /Telegrafi/

The post Organizim i bixhozit në Podujevë – policia sekuestron para, pajisje dhe një thikë appeared first on Telegrafi.

Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

6 July 2025 at 09:56

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Podujevë, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, kur i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “kanosje”, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj një zyrtari policor, gjithashtu mashkull kosovar.

Pas intervistimit në prani të organeve hetuese dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim. /Telegrafi/

The post Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva appeared first on Telegrafi.

Organizoi bixhoz në lokalin e tij, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

1 July 2025 at 09:40

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.

Arrestimi i tij u bë të hënën rreth orës 15:17.  Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz.

Si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /Telegrafi/

The post Organizoi bixhoz në lokalin e tij, arrestohet i dyshuari nga Podujeva appeared first on Telegrafi.

Aksion i policisë kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Prishtinë, kontrollohen 40 lokale

12 June 2025 at 15:36

Policia e rajonit të  Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të ndalimit të Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se që nga fundi i muajit Prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.

“Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast. Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë, në dy lokale të ndryshëm, në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar: 5 aparate të lojërave të fatit, para të gatshme si dhe është arrestuar një person. Ndërsa në lokacionin e dytë është gjetur  sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë thikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Aksion i policisë kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Prishtinë, kontrollohen 40 lokale appeared first on Telegrafi.

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar

1 June 2025 at 11:52

Dy automjete janë aksidentuar paraditen e sotme në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Shakovicë.

Sipas informatave të Telegrafit nga vendi ngjarjes, lëndime të lehta kanë pësuar dy pasagjerë në njërin automjet, një grua e moshuar dhe një fëmijë.

Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e shoferit të njërës veturë, i cili ka tejkaluar një traktor.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, në aksin rrugor ku ka ndodhur aksidenti komunikacioni po zhvillohej në dy drejtimet në korsinë njëkahëshe, meqë në korsinë tjetër është duke u shtruar pjesa finale e asfaltit.

Në magjistralen Prishtinë-Podujevë janë duke u finalizuar punimet në zgjerimin e kësaj rruge. /Telegrafi/

The post Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar appeared first on Telegrafi.

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

15 May 2025 at 18:58

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor në Podujevë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Kjo kërkesë vjen pas autorizimit të dhënë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e vjedhjes së rëndë të ndodhur më 6 nëntor 2024, në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc të Podujevës.

Policia ka apeluar te qytetarët që, nëse posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit të dyshuar përmes tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij, të kontaktojnë autoritetet.

“Vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim. Informacionet tuaja mund të jenë vendimtare për arrestimin sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë ata që kanë informacione, mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në këto mënyra:

E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: Kosovo Police

Aplikacioni: Lajmëro Policinë

Telefon: 192

Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë qytetarët që ofrojnë informacione./Telegrafi/

The post Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës nxjerr urdhëresë me kufizime të reja për përdorimin e ujit të pijshëm

15 May 2025 at 08:53

Komuna e Podujevës ka nxjerrë një urdhëresë për mënyrën e përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit në sezonin veror.

Në njoftim thuhet se në territorin e Komunës së Podujevës në sezonin veror caktohet mënyra dhe kufizimi i përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit.

Po ashtu theksohet se të gjithë konsumatorët duhet ta respektojnë urdhëresën./Telegrafi/

The post Komuna e Podujevës nxjerr urdhëresë me kufizime të reja për përdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Telegrafi.

Theren me thikë tre persona gjatë një përleshje në Podujevë – arrestohet një i dyshuar

12 May 2025 at 09:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Podujevë ka ndodhur një përleshje, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 00:38.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Mjeti i mprehtë –thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Telegrafi/

The post Theren me thikë tre persona gjatë një përleshje në Podujevë – arrestohet një i dyshuar appeared first on Telegrafi.

Podujevë, asfaltohet me shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”

22 April 2025 at 07:26

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është asfaltuar ne shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”.

Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se në rrugën “Xhemajl Mustafa” është duke u shtruar shtresa e dytë e asfaltit në një gjatësi prej 750 metrash, duke shënuar një fazë të rëndësishme drejt përfundimit të këtij projekti infrastrukturor.

“Si një ndër rrugët kryesore në qytet, ky projekt ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

The post Podujevë, asfaltohet me shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa” appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës njofton qytetarët që të shtunën do të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa”

18 April 2025 at 13:19
Komuna e Podujevës ka njoftuat se të shtunën, më 19 prill nga ora 08:00 – 19:00 është planifikuar që të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa” (nga fabrika e armaturës deri tek lagjja “Shqiptarët për shqiptarët”).
Komuna e Podujevës ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Andaj gjatë kësaj kohe kjo rrugë do të jetë e bllokuar për qarkullim. Kërkojmë nga ana e qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Komuna e Podujevës njofton qytetarët që të shtunën do të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa” appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar

7 April 2025 at 23:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një bastisje në një shtëpi në Podujevë, ku ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike dhe ka ndaluar një person të dyshuar për veprimtari kriminale.

Bastisja është kryer pas pranimit të informatave operative dhe veprimeve hetimore të ndërmarra nga Stacioni Policor në Podujevë, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit janë sekuestruar: 1 kilogram e 759.32 gram marihuanë, 1 cigare me substancë narkotike të dyshuar, 2 matës-peshore, 4 paketime rizllash (OCB), 1 bluerës-mulli, 1 mjet i prehtë (thikë), 1 paketë me qese plastike të vogla, 1 jelek antiplumb ngjyrë e zezë dhe 1 telefon celular.

Njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka asistuar në vendin e ngjarjes për hetimet shtesë, ndërsa prokurori kujdestar i krimeve të rënda ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit./Telegrafi/

The post Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar appeared first on Telegrafi.

Me kamion tentoi të godasë veturën e policisë në Podujevë, i dyshuari arratiset

3 April 2025 at 10:56

Një person me kamion ka tentuar të godasë veturën e Policisë në të cilën gjendeshin tre zyrtarë policorë, e më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:54, në Podujevë.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 19 radiolidhje dhe karikator i armës AK-47 me një fishekë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, me kamion, ka tentuar të godasë veturën e Policisë, në të cilën gjendeshin tre zyrtarë policorë, e më pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 19 radiolidhje, një karikator i armës AK-47 me një fishek”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Me kamion tentoi të godasë veturën e policisë në Podujevë, i dyshuari arratiset appeared first on Telegrafi.

Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona – mes tyre një shtetase e Hungarisë

30 March 2025 at 09:50

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Balloc të Podujevës mbrëmë rreth orës 23:30.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke drejtuar veturën e tij në rrugë, nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjer –një femër shtetase e Hungarisë dhe dy meshkuj kosovarë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK. /Telegrafi/

The post Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona – mes tyre një shtetase e Hungarisë appeared first on Telegrafi.

Vrasje në tentativë në Podujevë! Gjashtë persona rrahin një shtetas dhe e sulmojnë me thikë

By: nilda
22 March 2025 at 11:05

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur të premten në Podujevë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi dhe 19-Qershori” në ora 19:45. “ Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman…

Source

Përfundon protesta e transportuesve nga Podujeva, arrijnë marrëveshje me Komunën e Prishtinës

19 March 2025 at 14:27

Transportuesit nga Podujeva i kanë dhënë fund protestës pasi kanë arritur marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, nënkryetari i Shoqatës së Transportit të Llapit, Mentor Mustafa.

“Po është arritur marrëveshja me Komunën e Prishtinës, kanë pranuar propozimin tonë”, tha shkurtimisht ai.

Sipas marrëveshjes, autobusët nga Podujeva do të vijnë deri te “Xhamia e Llapit” dhe do të kalojnë nga rruga “Zagrebi” për në Stacion të Autobusëve. Gjithashtu, do t’i paguajnë gjobat e marra nga Policia për parkimin e autobusëve para Komunës.

Ndryshe, për shtatë ditë radhazi, banorët e Podujevës dhe rrethinës janë përballur me mungesën e transportit publik, pasi transportuesit e Llapit kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, kundër vendimit që ndalon hyrjen e autobusëve në zonën ku zakonisht stacionohen ata që shkojnë nga Podujeva./Telegrafi/

 

 

The post Përfundon protesta e transportuesve nga Podujeva, arrijnë marrëveshje me Komunën e Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Theret me thikë një person në Podujevë

14 March 2025 at 08:53

Një person është therur me thikë ditën e enjte në Podujevë.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me mjetë të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar, thika është sekuestruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

 

 

 

The post Theret me thikë një person në Podujevë appeared first on Telegrafi.

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” proteston para Komunës së Prishtinës

12 March 2025 at 14:36

Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë-Prishtinë janë mbledhur para Komunës së Prishtinës, ku janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth mosplotësimit të kërkesave që ata kanë.

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë”  edhe më herët kanë qenë në grevë, për shkak të mos plotësimit të kërkesës së tyre nga Komuna e Prishtinës karshi vendimit për lëshimin e linjave të reja transporti.

Sipas kësaj shoqate ky veprim nga ana e Komunës së Prishtinës është bërë duke anashkaluar procedurat ligjore dhe të drejtat që i takojnë operatorëve ekzistues.

Shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban.

Edhe një muaj më parë, kjo shoqata ka protestuar me të njëjtat kërkesa./Telegrafi/

The post Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” proteston para Komunës së Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

2 March 2025 at 17:21

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti të votimit që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.

Sipas të dhënave të deritanishme, rezultatet për partitë politike janë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 14,432 vota (51.34%)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 8,360 vota (29.74%)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 2,283 vota (8.12%)

AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët – 1,167 vota (4.15%)

Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime që i takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.

KQZ ka njoftuar se procesi është transparent dhe po zhvillohet në prani të vëzhguesve të akredituar.

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndara sipas komunave, po publikohen shpejt në platformën rezultatet2025.net.

Sipas KQZ-së, pas procesit të vlerësimit, janë miratuar më shumë se 63 mijë pako me fletëvotime nga diaspora./Telegrafi/

The post Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34% appeared first on Telegrafi.

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

26 February 2025 at 17:27

Një grua nga fshati Obranqë i Podujevës ka ndërruar jetë pasi ka pësuar sulm në zemër nga frika, pasi ishte ndjekur nga qentë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

Ai bëri të ditur se gruaja nuk ishte kafshuar nga qentë, por kishte përjetuar një tronditje të fortë që i shkaktoi sulmin në zemër.

“Rasti ka ardhur në emergjencë dhe, përkundër përpjekjeve tona për reanimim, pas rreth 30 minutash ajo ka ndërruar jetë”, tha Beqiri.

Ai shtoi se nuk ka të dhëna të sakta për moshën e viktimës./Telegrafi/

The post Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë appeared first on Telegrafi.

❌
❌