Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

By: Ela
1 August 2025 at 15:28

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Prokuroria ka identifikuar të dyshuarit me iniciale, F.K dhe N.S. Sipas saj, ata dyshohet se më 2023 kishin publikuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime […]

The post Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit appeared first on BoldNews.al.

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

By: Elva
18 July 2025 at 12:20

Policia ka arrestuar  një 30-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, për përfshirje në dy ngjarje të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi A. M., 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E. H., po 30 vjeç. Të dy dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me sende të […]

The post Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

6 July 2025 at 09:56

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Podujevë, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, kur i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “kanosje”, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj një zyrtari policor, gjithashtu mashkull kosovar.

Pas intervistimit në prani të organeve hetuese dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim. /Telegrafi/

The post Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva appeared first on Telegrafi.

Roja e pyllit dhe dy zyrtarë policorë kanosen nga një person që transportonte dru, i dyshuari arrestohet në fshatin Vatë

2 July 2025 at 08:27

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se të martën rreth orës 18:00, stacioni policor në Kaçanik është njoftuar nga dy zyrtarë policorë se, gjatë realizimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, në bashkëpunim me një roje pylli në fshatin Vatë, Parku Nacional “Sharri”, rreth orës 17:30 janë kanosur nga një person i dyshuar, i cili po transportonte dru me një automjet të tipit “xhip”.

Në njoftim thuhet se dy patrulla policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku i dyshuari, R. D.,38 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

 

The post Roja e pyllit dhe dy zyrtarë policorë kanosen nga një person që transportonte dru, i dyshuari arrestohet në fshatin Vatë appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

18 June 2025 at 11:07

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të martën në mëngjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që, pas shqiptimit të tiketës (gjobës) të trafikut, kishte kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/

The post Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik appeared first on Telegrafi.

Kanosje në Pejë, një person i lënduar merr trajtim mjekësor

6 June 2025 at 13:13

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kanosjes në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 17:40.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur, si dhe i dyshuari ka poseduar me armë zjarri. Viktima kishte provuar që ta ndaloj duke ia dëmtuar një xham të veturës mirëpo i dyshuari kishte arritur të largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Në këtë rast, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ku kanë konfiskuar armën e zjarrit AK/47.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/

The post Kanosje në Pejë, një person i lënduar merr trajtim mjekësor appeared first on Telegrafi.

Kanosi dhe tentoi të përplaste me makinë punonjësit e UKT-së, arrestohet 33-vjeçari

By: Besnik
27 May 2025 at 15:20

Një incident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve dyshohet se janë kanosur në krye të detyrës.

Më të rëndë faktin e bën që një nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve ka denoncuar se një prej autorëve të kanosjes ka tentuar gjithashtu ta përplasë me makinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 33-vjeçar si dhe ka proceduar një 53-vjeçar, të cilët janë denoncuar nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve se i kanë kanosur në momentin kur po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. L., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur për shkak të detyrës dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Kamëz, të cilët po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas. Njëri nga punonjësit ka kallëzuar gjithashtu se 33-vjeçari ka tentuar ta përplasë me automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kanosi dhe tentoi të përplaste me makinë punonjësit e UKT-së, arrestohet 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Finalizohet operacioni policor “Three”/Arrestohet 49-vjeçari, dhunoi ish të dashurën dhe e kanosi me thikë që të…

20 May 2025 at 11:27

Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Admir Plaku, 49 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.

The post Finalizohet operacioni policor “Three”/Arrestohet 49-vjeçari, dhunoi ish të dashurën dhe e kanosi me thikë që të… appeared first on Sot News | Lajme.

Kanosi me thikë ish të dashurën për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet 49-vjeçari/ EMRI

By: Ela
20 May 2025 at 11:32

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjecar i cili ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të ish-së dashurës së tij, se më datë 16 maj ai e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale. 49-vjecari Admir Plaku u kap nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 […]

The post Kanosi me thikë ish të dashurën për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet 49-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Pagoi 18 mijë euro kamatë për shkak të një borxhi prej 7 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde e kanosje

12 May 2025 at 13:30

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, ku i pari dyshohet për veprat penale të fajdes, kanosjes dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve, derisa i dyti i dyshohet për veprën penale të kanosjes.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par.2 lidhur me par.1, “Kanosja” nga neni 181 par.2 si dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par.2 lidhur me par.1  dhe A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 par.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Tutje theksohet se sipas aktakuzës, “i pandehuri D.Sh., nga data 01.09.2022 e në vazhdimësi deri me datë 07.11.2024 në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit F.K., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për biznesin e tij që ishte në falimentim, duke njohur të pandehurin të cilin e kishte bashkëfshatar, i dëmtuari shkon tek i pandehuri me të cilin takohen në Prizren, nga i cili merr 3.000 € (tremijë euro), ku me rastin e dhënies së të hollave, i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguajë nga 300 (treqind) euro kamata mujore”.

“I dëmtuari për 6 (gjashtë) muaj rresht vazhdon të paguaj nga 300 (treqind) euro kamata mujore, pastaj në muajin Mars të vitit 2023 i dëmtuari me qëllim të mbylljes së fajdesë sërish nga i pandehuri merr të holla në shumë prej 4.000 € (katër mijë euro), ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri e paralajmëron se duhet të paguaj 700 € (shtatëqind) euro kamatë mujore, pastaj i pandehuri për shumën e të hollave në vlerë prej 7.000 € (shtatëmijë euro), kërkon kamatë mujore në shumë prej 1.500 € (njëmijë e pesëqind) euro, të cilën shumë i dëmtuari i jep me datë 07.11.2024, me ç’rast i pandehuri me paratë e marra arrestohet në flagrancë, me ç’rast i dëmtuari përveç borxhit bazë tek i pandehuri ka paguar kamatë në vlerë prej 18.000 (tetëmbëdhjetë mijë) euro, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerën e lartcekur. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Po ashtu, nënvizohet se “i pandehuri D.Sh., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos të dëmtuarin F.K., me fjalë se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që përmes rrjetit social “Facebook”, i shkruan mesazhe me përmbajtje kërcënuese, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe familjen”. “Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së”.

Prokuroria ka bërë të ditur se “i pandehuri D.Sh., pasi arrestohet nga ana e policisë për veprën penale “Fajdeja”, pas kontrollit trupor, të njëjtit i është gjetur një mbështjellje me foli alumini të materies së bimës së tharë të llojit marihuanë dhe 1 (një) filtër i cigares e cila dyshohej të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë, dhe pas testimit të kësaj substance, ka rezultuar të jetë pozitiv me përmbajtje të marihuanës, në peshë prej 1.2 gram”. “Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së”.

Në aktin e akuzës së Prokurorisë së Themelore të Prizrenit thuhet se “i pandehuri A.Sh., me datë 06.12.2024, në Prizren, me qëllim të frikësimit, shkaktimit të ankthit, seriozisht i kanos me fjalë se do t’i privojë nga jeta ose do t’i rrëmbejë të dëmtuarit F.K., dhe F.K., – i cili ishte viktimë e ndjeshme për shkak të moshës së mitur, në atë mënyrë që i pandehuri duke qenë në dijeni se i dëmtuari F.K., është viktimë e veprës penale të fajdesë, në të cilën rast i pandehur është djali i axhës së tij – D.Sh., ashtu që i pandehuri A.Sh., në mënyrë që të ndikojë tek i dëmtuari F.K., që i njëjti të tërheq deklaratën e tij në prokurori, përmes aplikacionit “ËhatsApp”, mes tjerash i shkruan të dëmtuarit F.K.,(të miturit) mesazhe me përmbajtje kërcënuese, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe familjen”. “Me këto veprime, i pandehuri A.Sh., ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së”.

Në të njëjtën kohë konform dispozitave të nenit 235 të Kodit të Procedurës Penale, Prokurori i rastit ka propozuar që si mjete të kryerjes dhe dobi pasurore, të pandehurit D.Sh., t’i konfiskohen sendet të cilat i kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, për të cilat është lëshuar Urdhër Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, duke përfshirë një  automjet, telefona dhe të holla, raporton Telegrafi.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Themelore të Prizrenit. /Telegrafi/

 

The post Pagoi 18 mijë euro kamatë për shkak të një borxhi prej 7 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde e kanosje appeared first on Telegrafi.

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari

By: Ela
12 May 2025 at 11:43

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 26-vjeçari pasi ditën e djeshme ka kërcënuar një gazetar për shkak të detyrës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin […]

The post Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kanosje për dhënie vote nga rrjetet sociale, referohet në SPAK 27-vjeçari në Lushnjë

By: user 11
12 May 2025 at 09:55

Një 27-vjeçar me postin e nënkryetarit të një subjekti politik në Lushnjë, është proceduar penalisht pasi është kallëzuar për kanosje në dhënien e votës. Policia bën me dije se materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”, njofton policia.

The post Kanosje për dhënie vote nga rrjetet sociale, referohet në SPAK 27-vjeçari në Lushnjë appeared first on Lapsi.al.

Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, 3 të arrestuar në Fier

By: Ela
9 May 2025 at 11:12

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për dhunë. Një 35 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërkohë në fshatin Visokë është arrestuar një 53 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij. Në Lushnje, një 66 vjeçar është vënë në pranga pasi ka kanosur […]

The post Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, 3 të arrestuar në Fier appeared first on BoldNews.al.

Dramë familjare në Tiranë/ I riu kanos burrin e motrës, i dërgon njerëz për ta rrahur

7 May 2025 at 15:07

Efektivët e policisë të komisariatit numër 2 në Tiranë kanë nisur procedim në gjendje të lirë për një 29-vjeçar, pasi kunati i tij e ka kallëzuar për kanosje. Po ashtu policia sqaron se personi i proceduar ka nxitur dy shtetas për ta dhunuar burrin e motrës.

“M. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, bashkëshortin e motrës së tij. I dëmtuari kallëzon gjithashtu se 29-vjeçari ka nxitur 2 shtetas, për ta dhunuar fizikisht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e rrethanave të rastit”, informon policia.

The post Dramë familjare në Tiranë/ I riu kanos burrin e motrës, i dërgon njerëz për ta rrahur appeared first on Sot News | Lajme.

Tiranë/ 29-vjeçari kanos kunatin, i dërgon njerëz për ta rrahur

By: Ela
7 May 2025 at 14:36

Efektivët e policisë të komisariatit numër 2 në Tiranë kanë nisur procedim në gjendje të lirë për një 29-vjeçar, pasi kunati i tij e ka kallëzuar për kanosje. Po ashtu policia sqaron se personi i proceduar ka nxitur dy shtetas për ta dhunuar burrin e motrës. “M. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur […]

The post Tiranë/ 29-vjeçari kanos kunatin, i dërgon njerëz për ta rrahur appeared first on BoldNews.al.

Kanosën me armë familjarët e kandidates për deputete në Dajç, policia shpall në kërkim dy persona

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy persona, si autorë të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe kanosje apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje.

Mediet raportojnë se kanë qenë vëllezërit e një kandidateje për deputete që kanë njoftuar policinë duke thënë se mjeti i tyre është ndjekur nga dy makina të tjera për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre në qarkun e Lezhës. Ata pretendojnë se janë kanosur edhe me armë në fshatin Dajç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

“Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases K. N”, njoftoi policia.

Sipas policisë “nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti”./j.p/

The post Kanosën me armë familjarët e kandidates për deputete në Dajç, policia shpall në kërkim dy persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë – 64 vjeçari kanos me thikë bashkëshorten, arrestohet/ EMRI

By: Ela
25 April 2025 at 09:44

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje në Korçë. Policia ka arrestuar 64-vjeçarin Arjan Lako pasi kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste […]

The post Korçë – 64 vjeçari kanos me thikë bashkëshorten, arrestohet/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në flagrancë 64-vjeçari në Korçë/ Kanosi bashkëshorten me thikë

25 April 2025 at 09:52

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur, për kanosjen.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi 64 vjeçar, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.

The post Arrestohet në flagrancë 64-vjeçari në Korçë/ Kanosi bashkëshorten me thikë appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje dhe kundërshtim të policisë në Kurbin

By: Ela
24 April 2025 at 11:19

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale të dhunshme dhe kundërshtim të forcave të rendit. Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. D. alias F. […]

The post Arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje dhe kundërshtim të policisë në Kurbin appeared first on BoldNews.al.

Kanoset me jetë një grua në Prishtinë nga ish i dashuri i saj

27 March 2025 at 08:55

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe kanosje në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se një grua është kanosur me jetë nga ish i dashuri i saj.

Rasti kishte ndodhur më 13 mars rreth orës 21:30, mirëpo është raportuar së fundmi në polici.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

The post Kanoset me jetë një grua në Prishtinë nga ish i dashuri i saj appeared first on Telegrafi.

❌
❌