Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rizvanolli mohon importin e energjisë nga Serbia: S’ka tregti me ta që nga viti 2020

21 June 2025 at 20:36

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, duke i quajtur këto lajme të pavërteta dhe të bazuara në keqinterpretim të të dhënave.

“STOP DEZINFORMIMIT! Ajo që po quhet ‘import’ i energjisë nga Serbia, duke u mbështetur në rrjedhat fizike të energjisë, ose është dezinformatë e qëllimshme, ose thjesht mungesë dijeje – por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë”, deklaroi Rizvanolli.

Ajo kujtoi se që nga viti 2020, kur Kosova u bë operatore e pavarur energjetike, Serbia ka bllokuar tregtimin përmes linjave ndërkufitare Kosovë-Serbi.

Sipas saj, kjo është një nga arsyet kryesore që shpesh shkakton ngarkesa të tepërta në linjat me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja i bëri thirrje zyrtarëve të partive politike që të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë informacionin përpara se të publikojnë informata për sektorin e energjisë.

The post Rizvanolli mohon importin e energjisë nga Serbia: S’ka tregti me ta që nga viti 2020 appeared first on Telegrafi.

Përurohen fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës

19 June 2025 at 17:31

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Hidrodrini”, Dri Cena dhe Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përuruan sot ndërtimin e fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës, që kishte nisur punimet më 7 nëntor 2023.

Me një vlerë totale mbi një milionë euro, projekti për ndërtimin e fundërruesit është në kuadër të Programit të Performancës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai është bashkëfinancimi ndërmjet këtë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Klinës dhe KRU “Hidrodrinit”, i siguron ujë të pijshëm 10 mijë banorëve të kësaj komune.  

 “Ky është një lajm shumë i mirë për banorët e kësaj komune, që i ka gjashtë lumenj, por i ka munguar uji i pijes në masë të konsiderueshme”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se në këtë mënyrë, bashkërisht ne të gjithë e shpaguajmë një pjesë të borxhit që kemi për qytetarët, banorët e komunës, në mënyrë që ata të kenë jetë të shëndetshme e të dinjitetshme. 

Gjatë këtij përurimi, ai theksoi se projektet e këtilla do të vazhdojnë edhe më tutje, meqenëse infrastruktura nuk përfshinë vetëm investimet rrugore, por edhe ato në ujësjellës, kanalizim dhe energji.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me rastin e këtij përurimi falënderoi ministren Rizvanolli dhe ministrin Krasniqi për mbështetjen ndaj Kompanisë Rajonale “Hidrodrini”.

Ai tha se pret që brenda pak ditësh, në bazë të monitorimit që do të bëhet nga laboratori i Hidrodrinit dhe nga Instituti i Shëndetit Publik, do të mund t’i informojnë qytetarët se mund të pinë ujin nga krojet që rrjedhin prej fundërruesit dhe fabrikës së trajtimit të ujit.  

The post Përurohen fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës appeared first on Telegrafi.

Tregu i lirë i energjisë elektrike, Rizvanolli fton bizneset të marrin pjesë në seminarin informues

5 June 2025 at 10:50

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ftuar bizneset të marrin pjesë në seminarin që do të mbahet mbi aspektet teknike të furnizimit me energji elektrike në tregun e hapur.

Rizvanolli thotë se në takim do të adresohen çështjet kryesore që janë ngritur së fundi në takim me bizneset dhe furnizuesit.

“Të dashur përfaqësues të bizneseve. Bazuar në nevojën dhe kërkesën tuaj, po organizojmë një seminar për të adresuar çështjet kryesore që janë ngritur në gjatë takimit të fundit me ju dhe furnizuesit. Ky seminar është vazhdimësi e diskutimeve paraprake dhe i paraprin një takimi B2B me biznese e furnizues, me qëllim që në takimin B2B të jeni sa më të përgatitur për të vlerësuar e negociuar kontratat më të favorshme për ju”, ka shkruar ajo në Facebook.

Seminari informues është planifikuar të mbahet me 10 dhe 11 qershor.

Bizneset mund të regjistrohen duke klikuar këtu./Telegrafi/

The post Tregu i lirë i energjisë elektrike, Rizvanolli fton bizneset të marrin pjesë në seminarin informues appeared first on Telegrafi.

Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po ushtron presion ndaj bizneseve

29 May 2025 at 12:46

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka folur për protestën e sotme të bizneseve dhe vendimin e ZRRE-së për dalje në treg të hapur që prek rreth 1200 biznese.

“Ky proces është i përcaktuar me Ligj të Energjisë i miratuar në vitin 2016. Kosova është vendi i fundit në rajon që po kalon në këtë tranzicion”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo shtoi se kanë ftuar një takim për sot në orën 13:00 me bizneset dhe kompanitë furnizuese, derisa tha “shpresoj që Oda Ekonomike e Kosovës ua ka përcjell ftesën bizneseve”.

Ministrja në detyrë ngjashëm si kryeministri në detyrë, kritikoi Odën Ekonomike të Kosovës se ka nisur luftë politike.

“Kemi dërguar ftesë që të kemi takim sot në orën 13:00. Bizneset kanë presion nga Oda Ekonomike e Kosovës për të mos marrë pjesë në takime,  për të mos nënshkruar oferta me furnizues dhe për të dalë në protesta Disa furnizues kanë thënë se hezitojnë të vijnë në takimin e sotëm për shkak se nuk ndjehen mirë në një pozitë të tillë se nga disa biznese dhe oda i bëjënë të ndjehen sikurse po e marrin njërën anë e jo atë të luftës politike që ka zgjedh Oda Ekonomike e disa të tjerë”, tha Rivanolli.

Ajo shtoi se e kanë parasysh se këta që janë destruktiv e bllokues janë pak por janë të zëshëm.

Tutje ministrja në detyrë tha se raportimet se KESCO do të blejë energji për 30 euro nuk janë të sakta.

“Nuk është e saktë që KESCO ka të drejtë ta blejë me 30 euro energjinë dhe ta shes në treg të rregulluar”, tha Rizvanolli. /Telegrafi/

The post Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po ushtron presion ndaj bizneseve appeared first on Telegrafi.

Tregu i lirë energjetik, Rizvanolli: ZRRE ka njoftuar se gjashtë furnizues janë aktiv, pesë prej tyre kanë dhënë ofertat për biznese

29 May 2025 at 08:59

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë sot se sa i përket tregut të lirë energjetik Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka njoftuar se gjashtë furnizues janë aktiv dhe pesë tashmë kanë dhënë oferta për biznese.

Rizvanolli në një postim në Facebook, në ditën kur bizneset do të mbajnë një protestë, përmes së cilës kërkojnë kohë për të dalë në tregun e lirë energjetik shkruan se të mërkurën kanë takuar prodhuesit vendorë dhe odat ekonomike, për t’iu ofruar bizneseve informatat dhe mjetet që u duhen për t’u përballur me tregun e liberalizuar.

Lexoni të plotë postimin e Rizvanollit:

Diskutimet për tregun e hapur të energjisë vazhdojnë, bashkë me prodhuesit, për prodhuesit!

Dje i mblodhëm në takimin e radhës prodhuesit vendorë dhe odat ekonomike, për t’iu ofruar  bizneseve informatat dhe mjetet që u duhen për t’u përballur me  tregun e liberalizuar. Në këtë takim:

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) raportoi se 6 furnizues janë aktiv dhe 5 tashmë kanë dhënë oferta për biznese. Ndërsa, interesimi i kompanive rajonale është rritur dhe numri i licencave për furnizim ka shkuar në 21.

SharrCem, të cilët operojnë në treg të hapur që nga viti 2017, ndanë përvojën e tyre të vyeshme.

Korporata Energjetike e Kosovës sqaroi mundësinë ligjore të “furnizuesit të mundësisë së fundit” për ata që ende nuk kanë kontratë.

Ne si Qeveri do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër bizneseve dhe t’i përkrahim në mënyrë praktike, me qëllim që bizneset të marrin vendime të informuara dhe të mos mbesin të pambrojtura.

Takimi i radhës do të jetë me vetë furnizuesit, për të nxitur transparencë dhe kushte të favorshme për të gjithë. /Telegrafi/

The post Tregu i lirë energjetik, Rizvanolli: ZRRE ka njoftuar se gjashtë furnizues janë aktiv, pesë prej tyre kanë dhënë ofertat për biznese appeared first on Telegrafi.

Qeveria vazhdon diskutimin me prodhuesit vendorë dhe odat ekonomike për tregun e hapur të energjisë elektrike

28 May 2025 at 23:56

Me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime sot mbajti takimin e radhës me odat ekonomike dhe bizneset prodhuese në lidhje me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Sipas komunikatës, në këtë takim morën pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Drejtori i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramoz Hashani, si dhe përfaqësues të prodhuesve vendorë dhe odave ekonomike.

Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë pranë prodhuesve në çdo sfidë që rrjedhë nga ky proces, ndërsa Ministrja Rizvanolli theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin intensiv me bizneset, dhe veçanërisht prodhuesit, për t’i ndihmuar në përballjen me këto sfida.

Si hap konkret i radhës, u dakordua një takim i përbashkët mes furnizuesve të energjisë elektrike në Kosovë dhe kompanive që pritet të dalin në treg të hapur, ku palët do të këmbejnë informata praktike, në funksion të rritjes së konkurrencës dhe mirë-informimit, në mënyrë që bizneset të bëjnë zgjedhjet më të favorshme.

Në fjalën e tij, Drejtori i Bordit të ZRrE-së, Fejzullahu, njoftoi se që nga takimi i datës 19 maj 2025, ZRrE ka pasur komunikime me furnizuesit e licensuar ku gjashtë prej tyre kanë raportuar se janë aktivë dhe pesë tashmë kanë dhënë oferta furnizimi për ndërmarrje të ndryshme. ZRrE gjithashtu njoftoi se ka pasur rritje të interesimit të kompanive rajonale për të ofruar energji elektrike në Kosovë, dhe si rezultat, numri i kompanive të licensuara për furnizim me energji elektrike është rritur në 21.

Përfaqësuesi i kompanisë SharrCem ndau përvojën e kompanisë së tyre në tregun e hapur të energjisë, në të cilin operon që nga viti 2017, përvojë e cila ishte shumë e dobishme për kompanitë që tani po hyjnë në treg.

U.D. Kryeshefi i KEK-ut, Gramoz Hashani, sqaroi opsionin e furnizuesit të mundësisë së fundit për kompanitë të cilat nuk arrijnë të nënshkruajnë kontrata furnizimi para daljes në treg të hapur. Ai njoftoi pjesëmarrësit se kompanitë të cilat nuk kanë mundur të sigurojnë kontrata të rregullta për furnizim duhet të nënshkruajnë kontratë me KEK-un për të përfituar nga kjo mundësi që ua ofron legjislacioni.

 

The post Qeveria vazhdon diskutimin me prodhuesit vendorë dhe odat ekonomike për tregun e hapur të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Rizvanolli kritikon OEK-un për përhapje paniku dhe mbrojtje të interesave të një përqindëshit të bizneseve

28 May 2025 at 23:46

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Qeverisë për prodhuesit vendorë në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, duke kritikuar ashpër Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) për, siç tha ajo, përhapje të panikut dhe mbrojtje të interesave të një grupi të vogël të bizneseve.

Rizvanolli, në një postim në Facebook, pas takimit me prodhues dhe përfaqësues të odave ekonomike, Rizvanolli theksoi se së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti kanë riafirmuar zotimin për të përkrahur bizneset vendore në sfidat që sjell ky tranzicion.

“Ne do të qëndrojmë bashkë me prodhuesit vendorë, si gjithmonë, në çdo sfidë që sjell liberalizimi i tregut”, u shpreh Rizvanolli.

Ajo akuzoi OEK-un për sjellje të papërgjegjshme dhe përpjekje për të bllokuar procesin me metoda jo konstruktive, përfshirë thirrjen për bllokim rrugësh.

“Nga ky takim, Oda Ekonomike e Kosovës, që për 8 vite e vetmja ‘zgjidhje’ që e ofron është shtyrja e përballjes me problemin, paska shkuar për të bërë fotografinë me të cilën paralajmërojnë bllokim të rrugëve”, tha Rizvanolli.

Ajo i akuzoi për përhapje të frikës me “parashikime apokaliptike” për inflacion dhe humbje të vendeve të punës, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të mbrojtur interesat e 1%-shit më të fuqishëm të bizneseve në dëm të pjesës tjetër të ekonomisë.

“Kjo nuk është zgjidhje – kjo është zhvendosje e kostove të energjisë nga kompanitë e mëdha tek familjet dhe ndërmarrjet më të vogla”, shtoi ajo.

Ministrja u bëri thirrje përfaqësuesve të OEK-ut që të ndalojnë së barturi barrën tek qytetarët dhe të bashkëpunojnë me institucionet në ndihmë të sektorit prodhues. Ajo përfundoi me një apel të qartë: “Nëse insistojnë të lobojnë për interesat e një grupi të vogël në kurriz të shumicës, le ta shpjegojnë këtë hapur tek 99%-shi i bizneseve të tjera të vogla”.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ditën e enjte do të organizojë protestë në kryeqytet për shkak të pakënaqësive të tyre lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. /Telegrafi/

The post Rizvanolli kritikon OEK-un për përhapje paniku dhe mbrojtje të interesave të një përqindëshit të bizneseve appeared first on Telegrafi.

Strukturat paralele largohen nga fabrika e ujit në Zubin Potok – shteti rikthen kontrollin e saj për sigurinë e qytetarëve

15 May 2025 at 10:39

Sot është ndërprerë veprimtaria ilegale e strukturave paralele në Fabrikën e ujit në Zubin Potok, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

Këtë e bëri të ditur ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Rizvanolli tha se kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore.

“Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional. Tash e tutje, KRU Mitrovica do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Tutje Rizvanolli theksoi se furnizimi me ujë nuk mund të jetë mjet presioni politik apo kontrolli nga jashtë.

“Është një e drejtë bazike e qytetarëve tanë, dhe përgjegjësi e institucioneve tona publike që ajo të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë. Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe falënderoj KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim”, ka shkruar Rizvanolli. /Telegrafi/

The post Strukturat paralele largohen nga fabrika e ujit në Zubin Potok – shteti rikthen kontrollin e saj për sigurinë e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Posta e Kosovës merr një funksion të ri publik për zgjerimin e shërbimeve postare dhe shpërndarjen e gjobave digjitale të trafikut

14 May 2025 at 11:36

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Posta e Kosovës ka marrë përsipër një funksion të ri publik.

Ajo ka njoftuar se tashmë marrëveshja është e nënshkruar, transmeton Telegrafi.

“Posta e Kosovës ka marrë përsipër një funksion të ri publik, për zgjerimin e shërbimeve postare dhe shpërndarjen e gjobave digjitale të trafikut, në bashkëpunim me Policinë dhe me 14 komuna që tashmë kanë nënshkruar marrëveshje, dhe do të vazhdojnë në gjithë Kosovën, e që është një hap konkret që e bën më të lehtë dhe më të shpejtë shërbimin për qytetarët, njëkohësisht kontribuon në përmirësimin e sigurisë në komunikacion”, ka theksuar Rizvanolli.

Ajo ka shtuar tutje se “e kjo po ndodh në një vit të veçantë për Postën, pasi që për herë të parë pas më shumë se një dekade që operonte me humbje kumulative 10 milionë euro, tash e ka mbyllur vitin me fitim mbi 250 mijë euro”.

“Posta është një shembull se si një ndërmarrje publike mund të jetë efikase, moderne dhe në shërbim të qytetarëve, çdo ditë, në çdo pjesë të vendit. Ftoj kryetarët e komunave që ende nuk janë bërë pjesë e këtij bashkëpunimi me Policinë dhe Postën e Kosovës, ta ndërmarrin këtë hap të nevojshëm për të forcuar shërbimet publike, rritur sigurinë në trafik dhe ofruar zgjidhje më të shpejta për qytetarët”, ka pohuar Rizvanolli. /Telegrafi/

The post Posta e Kosovës merr një funksion të ri publik për zgjerimin e shërbimeve postare dhe shpërndarjen e gjobave digjitale të trafikut appeared first on Telegrafi.

Rritet prania e Postës së Kosovës në veri – hapet pika e katërt e saj në Leposaviq

28 April 2025 at 11:38

Sot në komunën e Leposaviqit është hapur pika e katërt e Postës së Kosovës në këtë komunë, në një objekt të rikthyer nën menaxhim të Postës.

Ky hap i rëndësishëm u bë me praninë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, Kryesuesit të Bordit të Postës së Kosovës, Gëzim Paci, dhe Kryeshefes së Postës së Kosovës, Nora Rraci.

Sipas njoftimit për media Kurti gjatë fjalës së tij e vlerësoi këtë hap si një pasqyrë të bashkëdyzimit të ligjshmërisë dhe cilësisë.

Ai theksoi se, me mbylljen e operatorëve të pa licencuar që kanë funksionuar më herët, tani Posta e Kosovës ofron shërbime moderne dhe të ligjshme për qytetarët e Leposaviqit.

“Hapja e kësaj zyre është një lajm i mirë jo vetëm për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës,” u shpreh ai.

Ai shtoi se, falë menaxhimit të suksesshëm të Kryeshefes Nora Rraci, Posta e Kosovës tani operon me fitim dhe ka një shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e Kosovës.

“Posta e Kosovës nuk e shikon se ku ka fitim që të ketë zyre, por ka ku qytetarët të kenë shërbim,” theksoi Kurti.

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, shprehu falënderimet për Qeverinë dhe Postën e Kosovës, duke e cilësuar hapjen e kësaj pike si një zhvillim të rëndësishëm për qytetarët. Ai kërkoi që ky proces të vazhdojë dhe të hapen edhe pika të tjera në komunën e tij.

Nga ana e saj, Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci, nënvizoi sukseset e arritura gjatë periudhës së fundit. Ajo theksoi se, krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur një rritje prej 11% të numrit të zyrave postare në gjithë Kosovën.

“Në katër komunat veriore të Kosovës, para dy vjetëve kishim vetëm dy zyra, ndërsa tani po festojmë pikën e 13-të, një rezultat shumë i madh,” tha Rraci.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjithashtu shprehu kënaqësinë për hapjen e kësaj pike dhe siguroi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë Postën e Kosovës në zgjerimin e rrjetit të saj dhe në avancimin e shërbimeve.

Posta e Kosovës ka arritur të rrisë numrin e zyrave postare në të gjithë Kosovën, duke arritur një total prej 157 zyrash, një rritje prej 11%.

Përveç kësaj, është investuar në mjete të reja transporti, infrastrukturë IT dhe shërbime të reja postare dhe financiare, duke përfshirë transfere ndërkombëtare të parave dhe mbështetje për zhvillimin e e-commerce. /Telegrafi/

The post Rritet prania e Postës së Kosovës në veri – hapet pika e katërt e saj në Leposaviq appeared first on Telegrafi.

Kurti dhe Rizvanolli vizituan banesat sociale në Hajvali: Po investohet për efiçiencë të energjisë

22 April 2025 at 15:32

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe me drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, vizituan dy ndërtesa shumë-banesore sociale në Hajvali, në të cilat po investohet për efiçiencë të energjisë.

Sipas një njoftimi për media këto ndërtesa, që janë ndërtuar në vitin 2017, janë vendbanim për mbi 500 banorë apo 100 familje.

Tutje në njoftim thuhet se në njërin bllok banojnë 50 familje të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse në bllokun tjetër banojnë 50 familje të skemës së asistencës sociale.

“Për vite me radhë, ato kanë pasur mure të pa izoluara, dritare të dobëta dhe mungesë të ngrohjes adekuate. Me investimet që po bëhen tani, përmes masave të efiçiencës së energjisë, krahas kushteve më të shëndetshme për të gjithë banorët, ato familje do të kenë fatura më të ulëta dhe ngrohje/ftohje më efikase. Në kuadër të kësaj mase, krahas termoizolimit në objekte, secila njësi banesore po ashtu do të pajisjet me nga një klimë efiçiente”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë njoftimit thuhet se gjatë vizitës Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve, hapësirat e përbashkëta të banorëve që jetojnë aty dhe me rezultatet e punës së deritanishme, ku sipas auditimit të fundit të energjisë kursimet në konsum të energjisë në këto dy ndërtesa janë rreth 40%.

“Gjatë vizitës u theksua se në disa prej ndërtesave publike, spitale e shkolla, të cilat janë izoluar në kuadër të investimeve për efiçiencë të energjisë, kursimi i energjisë ka arritur deri në 90%. Këto rinovime po bëhen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrje të Komunës së Prishtinës (me 10%). Në gjithë vendin, janë gjithsej 25 ndërtesa të tilla që janë duke u rinovuar, në të cilat banojnë mbi 750 familje”.

Siç thuhet në njoftim me masat për efiçiencë të energjisë, deri më tani kemi mbështetur mbi 3,000 familje për izolimin e shtëpive të tyre, mbi 40,000 familje kanë përfituar pajisje për ngrohje dhe panele solare për prodhim të energjisë për vetëkonsum, dhe kemi rinovuar 125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale. /Telegrafi/

The post Kurti dhe Rizvanolli vizituan banesat sociale në Hajvali: Po investohet për efiçiencë të energjisë appeared first on Telegrafi.

Rizvanolli: Punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, po zhvillohen sipas planit

10 April 2025 at 11:33

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë vizitës që ka zhvilluar të mërkurën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) është njoftuar se punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, po zhvillohen sipas planit të paraparë.

Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebbok bëhet e ditur se ministrja tha se me investimet që do të bëhen brenda vitit 2025, do ta rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 WW.

“Në KEK vizitova punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, i cili po zhvillohet sipas planit dhe i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në Bllokun B2 që do të fillojë në fund të prillit. Investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, TC Kosova B do t’i rritet kapaciteti për 80 MW, prodhimi vjetor për 600 GWh, si dhe jetëgjatësia për 20 vite”, tha ajo.

Tutje në postim thuhet se Rizvanolli u informua edhe për rrjedhjet që ndodhën në Bllokun B2, me ç’rast i njëjti ishte dashur të nxirret jashtë funksionit të martën pas mesnate.

Ajo falënderoi punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2. /Telegrafi/

The post Rizvanolli: Punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, po zhvillohen sipas planit appeared first on Telegrafi.

Rizvanolli propozim për tarifat e rrymës: Pa rritje për ata që shpenzojnë më pak, ndarje më të drejtë për të tjerët

7 April 2025 at 23:41

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat orë (kWh) në muaj.

Përtej kësaj shifre, ajo propozoi që konsumatorët të ndahen në më shumë kategori, duke u shmangur trajtimi i njëjtë për ata që kanë konsum të ndryshëm.

“Ne kemi kërkuar nga ZRRE që mos të ketë fare rritje për ata që konsumojnë deri në 800 kWh. Ndërsa për të tjerët, rritja të jetë sa më e vogël dhe konsumatorët të klasifikohen në blloqe të veçanta – të mos barazohet ai që harxhon 1000 kWh me dikë që harxhon 3000 kWh,” u shpreh Rizvanolli në një video-mesazh në Facebook.

Ajo shtoi se qëllimi kryesor është mbrojtja e familjeve dhe veçanërisht e atyre që kanë nevojë më të madhe, pa rrezikuar sigurinë e furnizimit me energji.

Megjithatë, Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se një rritje e çmimit është e paevitueshme.

Petrit Pepaj nga kjo zyrë deklaroi më 14 mars se pritet një ngritje rreth 15 për qind, për shkak të kostove në rritje.

“Dy faktorë kryesorë kanë ndikuar në këtë: mungesa e prodhimit vendor, përfshirë edhe burimet e ripërtëritshme, si dhe çmimet e larta të importit,” theksoi ai.

Kundërshtime ndaj rritjes së tarifave kanë ardhur nga disa fronte. Nisma qytetare “Asnjë cent më shumë”, partitë opozitare LDK, AAK dhe PDK, si dhe Presidenca e Kosovës, janë shprehur kundër propozimit.

Presidenca, përmes një deklarate më 28 mars, theksoi se rritja bie ndesh me obligimet ligjore të ZRRE-së për mbrojtjen e konsumatorit dhe neglizhon realitetin ekonomik të qytetarëve.

Pak ditë më parë, më 5 prill, qytetarët protestuan në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë, në një tubim të organizuar nga iniciativa “Asnjë cent më shumë”, i cili mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish.

The post Rizvanolli propozim për tarifat e rrymës: Pa rritje për ata që shpenzojnë më pak, ndarje më të drejtë për të tjerët appeared first on Telegrafi.

Shtrenjtimi i rrymës, flet ministrja në detyrë e Ekonomisë

1 April 2025 at 21:42

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur të martën rreth çështjes së tarifave të reja të energjisë elektrike.

Rizvanolli për rritjen e çmimit të energjisë, tha se Zyra e Rregullatorit për Energji si institucion i pavarur ka publikuar raportet konsultative me 14 mars dhe ka propozuar një rritje mesatare të çmimit rreth 15 për qind.

Ajo tha se duhet të shtohet edhe numri i blloqeve të konsumit, shkruan transmetuesi publik.

“Në këtë rast dua të sqaroj dy gjëra: E para, vendimi nuk është marrë për strukturën tarifore dhe e dyta: kjo rritje e propozuar nuk është ndarë, nuk është marrë ndonjë vendim apo ndonjë propozim se si do të shpërndahet kjo rritje te kategoritë e caktuara të konsumatorëve, do të thotë te bizneset ose amvisnit ose te amvisnit brenda blloqeve të ndryshme të konsumit”, tha ajo në RTK Prime.

Për çështjen se nuk do të jetë një bllok tarifë për të gjithë njëjtë, dhe nuk do të jetë 15% për të gjithë njëjtë, Rizvanolli, tha se ky është vendim i zyrës së rregullatorit për energji të cilin ata kanë thënë që do ta marrin brenda (përafërsisht) dy jave në vijim.

Rizvanolli tha se prej analizave që janë bërë, që i kanë marrë prej të gjithë akterëve të sektorit, kanë parë se e është një fenomen se ku një pjesë e vogël prej amvisërive bëjnë konsum te jashtëzakonshëm.

Sot është paralajmëruar se do të ndodh shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind, megjithatë, në ZRrE kanë thënë se vendimi pritet të merret më 11 prill.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka mohuar se është marrë vendim lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke thënë se në fuqi mbesin tarifat ekzistuese.

Rritja e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset dhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar dhe as reaguar lidhur për rritjen e paralajmëruar. Për shkak të pakënaqësive, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.

Përndryshe, ndërrimi i orës që ndodhi më 30 mars 2025, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës. KESCO ka bërë të ditur se ky orar do të vlejë nga sot e deri me 30 shtator.

Tarifa e ulët gjatë kësaj periudhe, do të jetë nga ora 23:00 deri në ora 08:00. Ky ndryshim vjen si pjesë e aplikimit të tarifës verore, duke u mundësuar konsumatorëve kursime më të mëdha gjatë orëve të caktuara të natës.

“Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu duke shtuar se aktualisht janë duke shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët.

“Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjas deri në dy javë, por mund të zgjas edhe më shumë”, deklaroi ai.

The post Shtrenjtimi i rrymës, flet ministrja në detyrë e Ekonomisë appeared first on Telegrafi.

Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli

22 January 2025 at 15:56

Ministri i Financave i Ugandës, Matia Kasaija, ka vizituar Shtëpinë e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Kështu u bë e ditur se nga zyra e informimit të Ministrisë së Ekonomisë, ku ndër të tjera thuhet se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kasaija dhe ia ka prezantuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe artin e Kosovës, që janë të ekspozuara në Shtëpinë e Kosovës në Davos.

“Ky angazhim nxjerr në pah potencialin për ndërtimin e urave dhe eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shtëpia e Kosovës në Davos është një moment unik për Kosovën dhe një platformë për lidhjen e Kosovës me botën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli appeared first on Telegrafi.

Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë

21 January 2025 at 20:26

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë.

Në takim kryeministri shoqërohej nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.

“Shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtërishme”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit. /Telegrafi/

The post Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme

21 January 2025 at 18:42

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku Kosova përfaqësohet me hapësirën e saj dhe një vizion për zhvillimin ekonomik dhe energjinë e qëndrueshme.

Në fjalën e saj, ministrja Rizvanolli theksoi arritjet gjatë mandatit aktual dhe planet ambicioze për transformimin e sektorit energjetik në Kosovë.

“Gjatë mandatit tonë kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e tyre. Kemi gjeneruar 33 për qind më shumë të ardhura tatimore, pa rritur tatimet, por duke harmonizuar administratën dhe duke digjitalizuar mbi 100 shërbime administrative”, tha Rizvanolli, transmeton RTK.

Ajo foli edhe për sfidat në sektorin e energjisë, duke theksuar varësinë aktuale nga linjiti dhe nevojën për të kaluar drejt burimeve të ripërtërishme të energjisë.

“Tema e këtij paneli, shfrytëzimi i energjisë së pastër për një të ardhme të qëndrueshme, është një prej fushave ku Kosova ka vizion dhe demonstron ambicie të madhe. Aktualisht, mbi 90 për qind e energjisë elektrike përdoret nga linjiti. Këto resurse, që kanë shtyrë përpara rritjen ekonomike, nuk përputhen më me aspiratat tona për një ambient më të shëndetshëm dhe një planet më të pastër”, deklaroi ajo.

Ministrja Rizvanolli njoftoi për objektivat konkrete të Kosovës në këtë drejtim.

“Synojmë të ulim emetimin e gazrave serë për 30 për qind dhe të rrisim energjinë e ripërtërishme për 25 për qind. Planifikojmë të ndërtojmë 1300 megavatë kapacitete të reja për energji të ripërtërishme, duke përfshirë energjinë diellore,” tha ajo.

Ajo shtoi se tranzicioni energjetik i Kosovës do të vendosë qytetarët në qendër të procesit.

“Kjo nënkupton ruajtjen e përballueshmërisë, mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm dhe ofrimin e qasjes në investime dhe efikasitet energjetik për të gjithë. Asnjë qytetar nuk do të mbetet prapa në këtë proces”, përfundoi Rizvanolli.

Kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet me “Shtëpinë e Kosovës” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

The post Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme appeared first on Telegrafi.

Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

14 January 2025 at 23:38

Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i cili paraqet edhe projektin më të madh të energjisë së ripërtërishme në vend.

27 turbina prodhojnë rreth 105 megavat energji elektrike, një sasi e vogël krahasuar me nevojat e vendit që prodhon më shumë se 90 për qind të energjisë nga qymyri ndërsa përpiqet të arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës në kalimin në më shumë burime të ripërtërishme. Autoritetet thonë se nga projekte që janë në faza të ndryshme të zhvillimit, në tërësi pritet të prodhohen rreth 520 megavat energji e ripërtërishme.

“Për krahasim në 40 vitet e fundit në Kosovë janë ndërtuar rreth 300, rreth 220 në këto dy dekadat e pasluftës. Do të thotë po flasim për një kapërcim edhe cilësor në kuptim të burimeve që do të përdoren, teknologjive inovative por edhe sasior në kuptim të sasisë së kapaciteteve të reja që po shtohen”, thotë për Zërin e Amerikës ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në vitin 2020, Kosova krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ka nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotohet se deri në vitin 2050, do t’i jap fund prodhimit të energjisë nga qymyri dhe të kalojë në burime të ripërtërishme.

Një raport i Bankës Botërore vlerëson se Kosovës i duhen të paktën 10 gigavat kapacitete të reja në mënyrë që të përmbush këtë synim, ndërsa thuhet se kjo mund t’i kushtojë vendit deri në 4.5 miliardë euro.

Zonja Rizvanolli, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se kalimi në burime të energjisë së ripërtërishme shpejt dhe plotësisht është i pamundur teknikisht dhe financiarisht, por se përpjekjet janë të vazhdueshme për një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe më të pastër.

“Po punojmë me intensitet të shtuar, natyrisht jemi realistë që kalimi në burime të pastra, të ripërtërishme nuk bëhet brenda natës andaj kapacitetet tona të thëngjillit duhet të jenë më efiçiente dhe më pak ndotëse për ambientin, ndërkohë jemi duke punuar edhe në këto dhe ky është miksi i energjisë që kemi zgjedhur në bazë edhe të përballueshmërisë së çmimit, edhe sigurisë së furnizimit por edhe sigurisht ndotjes minimale”, tha ajo.

Njohësi i kësaj fushe njëherësh ish ministër i Energjisë, Ethem Çeku, i tha Zërit të Amerikës se Kosova ka humbur pavarësinë energjetike për shkak të keqmenaxhimit ndërsa zhvillimi i këtij sektori ka ngecur.

“Tani jemi krejtësisht të varur nga zhvillimet që ndodhin në rajon. Si do të përballemi me këtë fazë, e vetmja rrugë apo një rrugë që na ka mbetur është energjia alternative, të diellit apo solare, një pjesë të erës sepse te hidro ne kemi problem meqë Kosova nuk është e pasur me ujëra”, thotë ai.

Në variantin më të mirë me shfrytëzimin e të gjitha burimeve ekzistuese, thotë zoti Çeku, Kosova mund t’i instalojë 7 mijë e 700 megavat që nuk përkthehen patjetër në prodhim.

“Kosova prapë do të jetë e varur nga blerja e energjisë me çmime të shtrenjta nga vende të ndryshme të rajoni. Prandaj ne nuk kemi alternativë tjetër, duhet ta mbështesim energjinë solare dhe të erës, duhet të mbështesim idenë e investimeve të përbashkëta me Shqipërinë në tregun e energjisë. Duhet të shohim mundësinë e zhvillimit të dy mini hidrocentealeve reverzibile nga prodhimi i energjisë solare dhe energjisë alternative qoftë atë të Ujmanit qoftë të Vermicës do të thotë që të kemi dy hidrocentrale reverzibile”, thotë ai.

Ai thotë se Kosova duhet të ndjek me vëmendje zhvillimet që ndodhin në vendet e rajonit si Bullgaria e cila aktualisht është duke ndërtuar dy reaktorë me energji nukleare.

“Janë dy rrugë, Shqipëria dhe Bullgaria për ne, për një treg të përbashkët të investimeve sepse në Bullgari kemi investime amerikane. Në qoftë se jemi në vija politike të amerikanëve atëherë ne e kemi shumë të lehtë të hyjmë në negociata me kompani amerikane dhe Bullgarinë që të kemi një degëz të furnizimit të saj”, thotë zoti Çeku.

“Ne kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, bashkëdyzimin e tregut energjetik me Shqipërinë duke lansuar Bursën Shqiptare Kosovë – Shqipëri ALPEX që nga shkurti i vitit të kaluar dhe që është funksionale tashmë. Në plan është që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me Greqinë. Sa i përket investimeve të përbashkëta ne kemi pasur disa ide dhe iniciativa mirëpo ende nuk janë në fazë të zhvillimit”, thotë zonja Rizvanolli.

Çeku vlerëson se pa konsensus politik vendor e ndërkombëtar nuk mund të zhvillohet sektori i energjisë, ndërsa thekson se mungesa e zhvillimit të tij cenon edhe sigurinë shtetërore.

“Duhet të kthejmë rolin e USAID-it, Bankës Botërore, GIZ-it, zyrës së Bashkimit Evropian drejt energjisë për të ndërtuar një konsorcium të mirë që do të hartonte politika zhvillimore për sektorin e energjisë sepse Kosova do të mbetet e varur nga importet e shtrenjta deri në vitin 2050. Pra ne do të humbim mjete të konsiderueshme nga buxheti i Kosovës për blerje të energjisë elektrike”, thotë zonja Rizvanolli.

Kosova aktualisht përmbush shumicën e nevojave të saj me energji elektrike nga dy termocentrale të vjetra që punojnë me qymyr linjit dhe vlerësohen të dëmshme për mjedisin. Megjithatë nevojat e Kosovës për energji elektrike tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit, duke bërë që vendi të përballet me probleme të shumta si importet e shtrenjta, reduktimet dhe ndotja e lartë e mjedisit./VOA

The post Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Kosova është përsëri në pishinën e vendeve kandidate të MCC-së”

13 January 2025 at 14:42

Kosova po zbaton një kompakt të Millennium Challenge Corporation MCC prej 236 milionë dollarësh për të krijuar një sektor më të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe më të besueshëm të energjisë.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Drejtori i vendit Millennium Challenge Corporation – MCC Rinor Gjonbalaj u takua me ministren e Ekonomisë Rizvanolli për të njoftuar se me një rregullim të fundit të pragut të të ardhurave, Kosova është përsëri në pishinën e vendeve kandidate të MCC.

“Aktualisht, Kosova po zbaton një kompakt të MCC prej 236 milionë dollarësh për të krijuar një sektor më të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe më të besueshëm të energjisë. Një hap para për të ardhmen e ndritur të Kosovës”, thuhet një njoftimin e Ambasadës Gjermane. /Kp/Telegrafi/

The post “Kosova është përsëri në pishinën e vendeve kandidate të MCC-së” appeared first on Telegrafi.

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

9 January 2025 at 20:55

Kosova ka kaluar me sukses Scorecard-in e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për vitin fiskal 2025, duke u renditur ndër 26 shtetet nga 76 gjithsej që përmbushën këtë vlerësim të rëndësishëm.

Lajmi i është konfirmura këtë javë ministres Artane Rizvanolli nga Drejtori i MCC për Kosovën, Rinor Gjonbalaj.

Scorecard-i mat performancën e politikave të vendeve në tre fusha kryesore: liritë ekonomike, sundimi i ligjit dhe investimi në njerëz, duke ofruar mundësinë për qasje në asistencën financiare të MCC-së.

Rezultatet kryesore të Kosovës sipas Scorecard-it 2025:

Liritë ekonomike

69% në politikat fiskale
96% në politikat tregtare
97% në mundësitë e punësimit

Sundimi i ligjit

28 pikë në të drejtat politike
32 pikë në liritë civile
75% në kontrollin e korrupsionit

Investimi në njerëz

52% në shpenzimet shëndetësore
81% në normat e përfundimit të arsimit të mesëm për vajzat

“Në vitin 2019, Kosova krahasohej me shtete me të ardhura të mesme të ulëta si Gana, Nepali dhe Hondurasi. Në vitin 2025, ajo tashmë krahasohet me shtete me të ardhura të mesme të larta si Armenia dhe Gjeorgjia, duke reflektuar përparimin e jashtëzakonshëm në shumë fusha”, ka shkruar Rizvanolli.

Progresi në rajon

Po sipas njoftimit të Rizvanollit, Kosova ka bërë përparimin më të madh në rajon, veçanërisht në politikat fiskale dhe luftën kundër korrupsionit, duke arritur një avancim prej 75%, më shumë se Shqipëria (56%) dhe Maqedonia e Veriut (53%).

“Ky raport konfirmon përparimin e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së drejtë e demokratike”, ka shkruar tutje Rizvanolli./Telegrafi/

The post Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025 appeared first on Telegrafi.

❌
❌