Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

DAVOS – Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në ditën e fundit të tij

24 January 2025 at 11:27

DAVOS, 24 janar /ATSH-AA/ – Takimi i 55-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror përfundon sot me 15 seancat e fundit në Davos të Zvicrës.

Samiti i Davosit në ditën e fundit do të përfshijë seanca mbi çështje të tilla si zhvillimi global, perspektiva ekonomike globale, infrastruktura digjitale dhe demokracia.

Dje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga distanca mbajti fjalimin e tij të parë të rëndësishëm para liderëve politik dhe të biznesit botëror. Ai përmendi shumë çështje si katër ditët e para në zyrë, inflacionin global, tarifat e mundshme dhe sloganin “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.

Dje, samiti i Davosit përfshiu seanca mbi çështje të tilla si ekonomitë evropiane dhe indiane, inflacionin global, ndryshimet klimatike në Lindjen e Mesme, rreziqet globale, tregtinë dhe tarifat.

Takimi vjetor përfshiu rreth 220 seanca në katër ditë.

Në këto seanca, folësit ndajnë vlerësimet e tyre për politikat e reja të SHBA-së, fragmentimin që vjen nga dobësimi gradual i bashkëpunimit global, politikat tregtare, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi, transformimi i energjisë së pastër, lufta kundër ndryshimeve klimatike, politikat monetare të bankave qendrore, normat e interesit, si dhe inflacioni.

Takimi vjetor do të përfundojë me fjalët përmbyllëse të presidenti dhe shefit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende.   /os/

The post DAVOS – Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në ditën e fundit të tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Soros takohet me Ramën në Davos, pak ditë pas inagurimit të Trump

24 January 2025 at 08:48

Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve duket se nuk do ta ndalojë miqësinë e Edi Ramës me Alex Soros, djalin e multimiliarderit George Soros. Ata janë takuar sërish në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror, teksa ky takim mes tyre vjen vetëm pak ditë pas ceremonisë së inagurimit të Trump, […]

The post Soros takohet me Ramën në Davos, pak ditë pas inagurimit të Trump appeared first on BoldNews.al.

DAVOS – Trump akuzon BE-në se SHBA-ja po trajtohet në mënyrë të padrejtë në tregti

23 January 2025 at 22:08

DAVOS, 23 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi Bashkimin Evropian gjatë fjalimit të tij të parë përpara një audiencë globale që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një fjalim gati njëorësh drejtuar liderëve të biznesit dhe politikës të mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Trump tha se SHBA-ja po trajtohej në mënyrë shumë të padrejtë dhe shumë keq nga blloku 27-vendesh për shkak të tregtisë dhe rregullat e biznesit.

Trump tha se nuk do të toleronte deficitin tregtar të SHBA-së me BE-në. Ai akuzoi gjithashtu BE-në për refuzimin e blerjes së produkteve bujqësore dhe automjeteve nga SHBA-ja.

“Po përpiqem të jem konstruktiv, sepse e dua Evropën”, tha ai përmes një lidhjeje me video nga Uashingtoni.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump përmendi planet për të përfshirë tarifa të reja prej 10% deri në 20% për importet nga BE-ja, duke thënë se ato do të nxisnin industritë vendase dhe do të adresonin deficitin tregtar.

Ka patur një mosmarrëveshje të ashpër tregtare midis SHBA-së dhe BE-së gjatë mandatit të parë të Trump. //a.i/

 

The post DAVOS – Trump akuzon BE-në se SHBA-ja po trajtohet në mënyrë të padrejtë në tregti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump mban fjalim në forumin e Davos/ Presidenti amerikan thirrje Arabisë Saudite: Ulni çmimin e naftës, për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

23 January 2025 at 17:30
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti sot fjalimin e tij të parë para liderëve botërorë në Forumin Botëror të Ekonomisë që po zhvillohet në Davos. Trump tha se Arabia Saudite duhet të ulë çmimet globale të naftës në mënyrë që t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai tha se sauditët dhe OPEC (Organizata e

DAVOS – Rutte: Putin nuk ka të drejtë të vërë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO

23 January 2025 at 13:59

DAVOS, 23 janar /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte nuk dëshiron që pranimi përfundimtar i Ukrainës në aleancën e mbrojtjes të varet nga pozicioni i Rusisë.

‘’NATO duhet ta bëjë të qartë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka veto apo votë se kush i bashkohet aleancës në të ardhmen’’, theksoi Rutte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

‘’Ukraina do t’i bashkohet NATO-s sapo të arrihet paqja e qëndrueshme’’, theksoi Rutte.

‘’Për ta arritur këtë, NATO duhet të sigurojë që Putini të mos përpiqet më kurrë të pushtojë pjesë të Ukrainës dhe duhet ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm përpara se të fillojnë bisedimet e paqes’’, shtoi ai.

Rutte përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për rritjen e kontributeve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s.

Rutte tha se ‘’shpenzimi i 2 për qind të prodhimit kombëtar bruto (PBB) për mbrojtjen nuk ishte aspak i mjaftueshëm, por nuk dha një shifër’’.

‘’Nëse aleatët nuk rrisin shpenzimet e sigurisë, NATO nuk do të jetë më në gjendje të mbrohet në katër ose pesë vjet’’, theksoi ai.    /os/

 

The post DAVOS – Rutte: Putin nuk ka të drejtë të vërë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dritat e kuqe” pas samitit të Davosit, eskorta nxjerr “sekretet” nga mbledhja me dyer të mbyllura

23 January 2025 at 09:50

Një eskortë e klasit të lartë ka zbuluar së fundmi për mediat mbi atë që ndodh pas dyerve të mbyllura në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror, duke përfshirë atë që të pasurit mendojnë se do t’i ndodhë me të vërtetë botës në të ardhmen e afërt. 40 vjeçarja Salome Balthus është një eskortë e nivelit […]

The post “Dritat e kuqe” pas samitit të Davosit, eskorta nxjerr “sekretet” nga mbledhja me dyer të mbyllura appeared first on BoldNews.al.

Rama në Davos: Pritëm 12 milion vizitorë të huaj në 2024-ën

By: user 4
22 January 2025 at 16:12

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që po zhvillohet në Davos, në panelin “Mënyra se si ne udhëtojmë”, tha se Shqipëria ka hedhur hapa të mëdhenj sa i takon turizmit, teksa shtoi se ky sektor është prioritet për vendin tonë.

Ai tha se Shqipëria ishte një nga një vend ku aeroporti ishte një shkretëtirë, sot është një portë nga ku udhëtojnë rreth 10 milionë pasagjerë në vit.

“Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy-tre vitet e fundit. Kemi lënë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon”, u shpreh Rama.

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës njëherë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe marksist-leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë turistë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një aeroport të dytë, që do të jetë në Vlorë, i cili do t’i vijë në ndihmë infrastrukturës në vend për të përballuar fluksin në rritje të turistëve.

“Sigurisht aeroportet janë shumë të rëndësishëm. Tani do hapim një aeroport të ri në Vlorë që është në jug të Shqipërisë. Nuk e di nëse njerëzit duan të qëndrojnë dhe të presin në aeroport, por kur qytetarët kanë tranzit, iu duhet të presin dhe sipërmarrjet që kanë investuar dhe janë angazhuar në aeroporte janë një mundësi për eksperiencë më të mirë gjatë qëndrimit”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se turizmi është “kali i betejës” për Shqipërinë, teksa theksoi dhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investuar në Shqipëri.

“Turizmi për ne është një industri ku po investojmë dhe e kemi prioritet. Në Shqipëri po investohet nga veriu në jug, në mal, në det, kudo. Ju sjell dhe disa shembuj: Jared Kushner do të investojë në ishullin e Sazanit, ndërsa një investim i madh është duke u kryer nga një kompani arabe e njohur, e cila po ndërton portin turistik të Durrësit”, tha Rama.

Duke folur për turizmin e qëndrueshëm, Rama theksoi se së bashku me investimet jemi përpjekur të ruajmë ekuilibrin mes ruajtjes së natyrës dhe investimeve.

“Para se të ndodhte kjo, sfida jonë ishte si ta bënim një gjë të tillë realitet. Tani që po ndodh, ne kemi sfidë ruajtjen e ekuilibrit duke u përpjekur të mos humbim ato pasuri që duhet të ruajmë dhe po ndërtojmë ato që duhen. Është sfidë, sepse Shqipëria ka bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe larmi mbresëlënëse. Ndërkohë, ne kemi nevojë për investime, kështu që sfida për ne mbetet gjetja e një ekuilibri mes këtyre të dyjave.

Po bëjmë më të mirën duke rritur nga njëra anë sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe duke krijuar më shumë instrumente për t’i transformuar këto zona të mbrojtura në burime zhvillimi dhe nga ana tjetër duke angazhuar arkitektë të njohur ndërkombëtarisht në projekte të një cilësie tjetër që i kemi parë tashmë rreth e rrotull nesh në rajon”, tha Rama.

The post Rama në Davos: Pritëm 12 milion vizitorë të huaj në 2024-ën appeared first on Lapsi.al.

Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli

22 January 2025 at 15:56

Ministri i Financave i Ugandës, Matia Kasaija, ka vizituar Shtëpinë e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Kështu u bë e ditur se nga zyra e informimit të Ministrisë së Ekonomisë, ku ndër të tjera thuhet se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kasaija dhe ia ka prezantuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe artin e Kosovës, që janë të ekspozuara në Shtëpinë e Kosovës në Davos.

“Ky angazhim nxjerr në pah potencialin për ndërtimin e urave dhe eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shtëpia e Kosovës në Davos është një moment unik për Kosovën dhe një platformë për lidhjen e Kosovës me botën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli appeared first on Telegrafi.

​Kurti në Davos: Kosova vend i vogël, por është shembull i zhvillimit ekonomik

22 January 2025 at 15:56

Kosova mund të mos jetë një vend i madh, me 1.6 milion banorë, por është një shembull i shkëlqyer që rritja dhe zhvillimi ekonomik shkojnë paralelisht me demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi në Shtëpinë e Kosovës në Davos me ekonomistin Ricardo Hausmann nga universiteti i Harvardit.

Kryeministri Kurti theksoi po ashtu se nën qeverisjen e tij kanë dyfishuar investimet e huaja direkte, si dhe ka luftuar krimin dhe korrupsionin, e cila sipas tij, solli zhvillim të gjerë, liri për qytetarët dhe për bizneset.

“Kemi rritur jashtëzakonisht subvencionet dhe grantet për fermerët në vendin tonë. Gjithashtu ne dyfishuam IHD-të dhe në të njëjtën kohë dyfishuam pagën minimale. Pra, në këtë dilemën, rregullore apo investim, ne thamë se do t’i bëjmë të dyja. Kemi bërë më shumë rregullime duke luftuar krimin dhe korrupsionin, por në të njëjtën kohë kemi rritur investimet. Pra, Kosova mund të mos jetë një vend i madh, me 1.6 milionë banorë, por është një shembull i shkëlqyer që rritja dhe zhvillimi ekonomik shkojnë paralelisht me demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Kurti.

Shefi ekzekutiv, Kurti në ditën e dytë në Davos foli edhe për luftën në Ukrainë dhe ndikimet e saj. Sipas tij, ka disa superfuqi që duan të tregojnë se zhvillimi nuk ka nevojë për demokraci.

“Përveç kësaj lufte, në Ukrainë, që është një, luftë e tmerrshme materiale e fizike, ekziston edhe një luftë idesh. Ka disa superfuqi që duan të tregojnë se zhvillimi nuk ka nevojë për demokraci. Dhe ne duam të kontribuojmë në kampin që thotë se rritja ekonomike duhet të kombinohet me progresin demokratik, sepse të drejtat e njeriut, dinjiteti i qytetarëve dhe sundimi i ligjit janë diçka për të cilën nuk mund të negociojmë. Këto nuk mund të paraqesin një mjet pazaresh në rrugëtimin tonë drejt së ardhmes. Kështu që unë do të përfundoja duke thënë se lufta kundër korrupsionit solli zhvillim të gjerë dhe liri. Liri si për qytetarët ashtu edhe për bizneset”, theksoi ai.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Kurti ka përmendur mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për kursimin e energjisë elektrike, siç tha ai “duke shpërndarë rritjen ekonomike që kemi arritur, kemi zbutur varfërinë.

Ai në Davos përmendi të arriturat ekonomike dhe çështjen e mallrave të eksportuara.

“Gjithashtu me paketën tonë të rimëkëmbjes ekonomike, duke shpërblyer njerëzit që kursejnë energji dhe duke shpërndarë rritjen ekonomike që kemi arritur, kemi zbutur varfërinë dhe kemi mbajtur nivele të larta të kërkesës agregate në vendin tonë. Pra, tani në vitin 2025, buxheti vjetor i shtetit të Kosovës është 50 përqind më i madh se në vitin 2021. Dhe kjo vjen nga rritja mbresëlënëse ekonomike, e cila ishte mesatarisht gjashtë për qind e PBB-së, duke mos rënë asnjëherë nën katër për qind të PBB-së. Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë e ka kaluar vlerën 10 miliardë euro, eksportet i kaluan një miliard euro dhe të hyrat nga taksat kaluan 3 miliardë euro. Është interesante të përmendet se të ardhurat nga taksat në vitin 2024 ishin 40 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe kjo tregon se besimi i publikut tek institucionet shtetërore shndërrohet në pagimin e më shumë taksave dhe kontributin më të madh për shtetin”, theksoi ai.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot Kosova pritet ta nënshkruajë marrëveshjen për EFTA.

Në samitin e sivjetshëm po marrin pjesë rreth tre mijë persona si biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 130 vende, përfshirë dhe nga Ballkani, ndërsa 60 krerë të shteteve dhe qeverive do të mbajnë fjalime.

Në këtë periudhë kur ekonomia globale po përjeton një ndryshim paradigme, në samit po diskutohet se si të rivendoset rritja, si të përfitohet nga teknologjitë e reja dhe mënyrat për të forcuar qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike në 220 sesione të ndryshme.

Në sesione, folësit ndaë vlerësimet e tyre mbi politikat e reja të SHBA-së, fragmentimin që është shfaqur si rezultat i dobësimit gradual të bashkëpunimit global, politikat tregtare, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi, transformimi i energjisë së pastër, lufta kundër ndryshimeve klimatike, politikat monetare të bankave qendrore, normat e interesit dhe inflacioni./kp/

The post ​Kurti në Davos: Kosova vend i vogël, por është shembull i zhvillimit ekonomik appeared first on Telegrafi.

Turizmi është “kali ynë i betejës”, Rama: Kemi angazhuar arkitektë nga e gjithë bota për projekte që nuk i gjen në rajonin tonë

22 January 2025 at 20:05

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot industrinë e turizmit si “kalin e betejës” për Shqipërinë, ndërsa u ndal te sfidat me të cilat përballet vendi përballë fluksit të shtuar turistik.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos, kryeministri Rama mori pjesë sot në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.

“Turizmi për ne është diçka e re, është një industri që po e ndërtojmë dhe nga e cila po shohim më së fundi zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet, nga çelja e maleve tona për turistët që duan të ngjiten e po kështu deri tek propozimi i Jared Kushner dhe familjes për të ndërtuar dhe zhvilluar deri tek një nga kompanitë më të mëdha të Lindjes së Mesme që po zhvillon një Port turistik, e kështu me radhë. Kështu që nuk ka asnjë shans që ne ta minojmë turizmin”, u shpreh Rama, ndërsa tha se “turizmi është kali ynë i betejës”.

Rama theksoi se përpara se sa të ndodhte e gjitha kjo, Shqipëria kishte sfidën që të realizohej kjo që është realizuar.

“Ndërsa tani përballemi me sfidën që të ruajmë ekuilibrin dhe të përpiqemi të mos humbim atë çfarë na duhet të ruajmë, duke ndërtuar atë për të cilën kemi nevojë. Është një sfidë shumë e madhe, sepse Shqipëria ka bukuri të mrekullueshme, një larmi të pabesueshme dhe ndërkohë na duhet që të kemi më shumë investime”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se për të realizuar këtë “Shqipëria ka angazhuar shumë arkitektë të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë që të na ndihmojnë për të pasur projekte me cilësi të ndryshme nga ato që kemi parë në rajon përreth nesh”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, i cili përgjatë këtyre ditëve bëri bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror u mblodh nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

/m.m/r.e/a.f/

The post Turizmi është “kali ynë i betejës”, Rama: Kemi angazhuar arkitektë nga e gjithë bota për projekte që nuk i gjen në rajonin tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pritëm 12 mln vizitorë të huaj në 2024-ën, sfidë ruajtja e qëndrueshmërisë

22 January 2025 at 19:10

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që po zhvillohet në Davos, tha se Shqipëria ka hedhur hapa të mëdhenj sa i takon turizmit, teksa shtoi se ky sektor është prioritet për vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”, një diskutim i gjerë e shkëmbim përvojash mes vendesh për zhvillimin e turizmit, – nën drejtimin Richard Quest nga CNN International, SHBA, me panelistë: Ministrin e Turizmit, të Arabisë Saudite Ahmed Al-Khateeb; Komisionerin për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizëm në Komisionin Europian, Apostolos Tzitzikostas; CEO, Trip.com Group, Singapor Jane Sun dhe Xavier Rossinyol, Global Chief Executive Officer, Avolta AG.

Ai tha se Shqipëria ishte një nga një vend ku aeroporti ishte një shkretëtirë, sot është një portë nga ku udhëtojnë rreth 10 milionë pasagjerë në vit.

“Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy-tre vitet e fundit. Kemi lënë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon”, u shpreh Rama.

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës njëherë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe marksist-leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë turistë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një aeroport të dytë, që do të jetë në Vlorë, i cili do t’i vijë në ndihmë infrastrukturës në vend për të përballuar fluksin në rritje të turistëve.

“Sigurisht aeroportet janë shumë të rëndësishëm. Tani do hapim një aeroport të ri në Vlorë që është në jug të Shqipërisë. Nuk e di nëse njerëzit duan të qëndrojnë dhe të presin në aeroport, por kur qytetarët kanë tranzit, iu duhet të presin dhe sipërmarrjet që kanë investuar dhe janë angazhuar në aeroporte janë një mundësi për eksperiencë më të mirë gjatë qëndrimit”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se turizmi është “kali i betejës” për Shqipërinë, teksa theksoi dhe interesin e sipërmarrësve të huaj për të investuar në Shqipëri.

“Turizmi për ne është një industri ku po investojmë dhe e kemi prioritet. Në Shqipëri po investohet nga veriu në jug, në mal, në det, kudo. Ju sjell dhe disa shembuj: Jared Kushner do të investojë në ishullin e Sazanit, ndërsa një investim i madh është duke u kryer nga një kompani arabe e njohur, e cila po ndërton portin turistik të Durrësit”, tha Rama.

Duke folur për turizmin e qëndrueshëm, Rama theksoi se së bashku me investimet jemi përpjekur të ruajmë ekuilibrin mes ruajtjes së natyrës dhe investimeve.

“Para se të ndodhte kjo, sfida jonë ishte si ta bënim një gjë të tillë realitet. Tani që po ndodh, ne kemi sfidë ruajtjen e ekuilibrit duke u përpjekur të mos humbim ato pasuri që duhet të ruajmë dhe po ndërtojmë ato që duhen. Është sfidë, sepse Shqipëria ka bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe larmi mbresëlënëse. Ndërkohë, ne kemi nevojë për investime, kështu që sfida për ne mbetet gjetja e një ekuilibri mes këtyre të dyjave. Po bëjmë më të mirën duke rritur nga njëra anë sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe duke krijuar më shumë instrumente për t’i transformuar këto zona të mbrojtura në burime zhvillimi dhe nga ana tjetër duke angazhuar arkitektë të njohur ndërkombëtarisht në projekte të një cilësie tjetër, ndryshe nga ajo që kemi parë tashmë rreth e rrotull nesh në rajon”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, i cili përgjatë këtyre ditëve bëri bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror u mblodh nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

/a.f/r.e/

The post Rama: Pritëm 12 mln vizitorë të huaj në 2024-ën, sfidë ruajtja e qëndrueshmërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forumi Ekonomik në Davos/ Rama: Turizmi mbetet ‘kali ynë’ i betejës, po shohim zhvillim të jashtëzakonshëm

22 January 2025 at 14:46

ZVICËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos u shpreh se industria e turizmit është “kali i betejës” për zhvillimin e vendit.

Ai theksoi se turizmi ka prodhuar një zhvillim në të gjitha aspektet e shoqërisë.

“Turizmi për ne është një industri që po e ndërtojmë dhe nga e cila po shohim një zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet. Turizmi është kali ynë i betejës”, pohoi ai./abcnews.al

 

 

 

 

Forumi ekonomik në Davos/ Rama: Evropa duhet të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël

22 January 2025 at 14:31

ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek sektori i turizmit, duke thënë se vitin e kaluar pati një rritje me rreth 12 milion turistë të huaj.

“”Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy – tre vitet e fundit. Kemi lënë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon. Ne kemi qenë Korea e Veriut e Europës një herë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe Marksist Leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë tursitë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar”, tha Rama.

Më tej nënvizoi: “Një gjë që mendoj se është e rëndësishme është se kemi disa disavantazhe, që jemi pak pas për t’u rritur apo zhvilluar për të mësuar nga ato që kanë bërë të tjerët. Arabia Saudite është një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh dhe zbulon se përtej miteve, ato investojnë në dije dhe po investojnë në arsimim me nivelin më të lartë, kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota që janë të kënaqur të punojmë me ne dhe po u japim jetë. Evropa është e bekuar , shih Greqinë, Italinë, Francën , kudo është bekuar nga një e kaluar e lavdishme. Problemi i Evropës sot është që të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al

DAVOS – Scholz: Mbështetja e Musk për të djathtën ekstreme është e papranueshme

21 January 2025 at 22:30

DAVOS, 21 janar /ATSH-AFP/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz kritikoi sot mbështetjen e Elon Musk për pozicionet e së djathtës ekstreme – pasi manjati i teknologjisë mbështeti partinë e ekstremit të djathtë AfD të Gjermanisë dhe ndezi kritika me një gjest që disa e krahasuan me një përshëndetje naziste.

“Ne kemi lirinë e fjalës në Evropë dhe në Gjermani”, tha Scholz në Forumin Ekonomik Botëror kur u pyet për Musk, i cili bëri gjestin gjatë ceremonisë së betimit të Donald Trump si president i SHBA-së.

“Çdokush mund të thotë çfarë të dojë edhe nëse është miliarder. Ajo që ne nuk pranojmë është nëse kjo është në mbështetje të pozicioneve të ekstremit të djathtë”, tha Scholz.

Musk u përgjigj shpejt në platformën e tij të mediave sociale X, duke shkruar sipër një postimi në lidhje me fjalët e kancelares: “Turp për Oaf Schitz!”

Njeriu më i pasur në botë ka ndezur zemërim të gjerë në Gjermani me mbështetjen e tij për Alternativën për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt.

Më herët, Scholz akuzoi Musk se po rrezikonte zhvillimin demokratik të Evropës me mbështetjen e tij për të djathtën ekstreme. //a.i/

The post DAVOS – Scholz: Mbështetja e Musk për të djathtën ekstreme është e papranueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Presidenti izraelit Herzog bën thirrje për përpjekje globale për të luftuar terrorizmin

21 January 2025 at 21:26

DAVOS, 21 janar /ATSH-DPA/- Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka bërë thirrje për përpjekje globale për të luftuar terrorizmin në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.

“Duhet të ketë një përpjekje të madhe botërore kundër terrorit. Terrori po bën kërdinë në Afrikë, në të gjitha llojet e rajoneve anembanë botës. Ne duhet të luftojmë terrorin”, tha ai.

Ai vazhdimisht theksoi rreziqet e paraqitura nga Irani dhe grupet që ky i fundit mbështet. “Burimi i së keqes fillon me terrorin, veçanërisht terrorin e nxitur nga Irani”, tha Herzog.

“Ne po shohim ndryshime historike. Ne po shohim ndryshim në Liban, ne po shohim ndryshime historike në Siri. Ne po shohim ndryshime historike, shpresojmë në Rripin e Gazës”, tha ai duke folur për Lindjen e Mesme.

Herzog tha se pas marrëveshjes për një armëpushim gjashtëjavor në Gazë dhe lirimin e 33 pengjeve izraelitë e mbajtur nga Hamasi, ai sheh mundësinë për sukses në fazën tjetër të negociatave.

Duke marrë parasysh të ardhmen e Rripit të Gazës, Herzog theksoi interesat e sigurisë së Izraelit, duke deklaruar se kombi ende vuan nga trauma e 7 tetorit 2023, kur Hamasi dhe ekstremistët e tjerë palestinezë sulmuan kufirin e Gazës dhe vranë 1200 njerëz në jug të Izraelit, duke marrë peng 250 të tjerë në brezin bregdetar.

“Si të sigurohemi që kjo të mos përsëritet? Si të sigurohemi që të mos jetë Hamasi ai që dikton dhe udhëheq atë vend? Ne duhet të mësojmë nga mësimet historike dhe nga të gjitha përvojat tona”, tha ai.

The post DAVOS – Presidenti izraelit Herzog bën thirrje për përpjekje globale për të luftuar terrorizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

21 January 2025 at 19:39

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.

Kryeministri Rama ndodhet në Davos, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.

Rama zhvilloi sot në Davos një takim edhe me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një seri takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili mbahet në Davos – Klosters, në Zvicër.

Së bashku me liderë nga vende të tjera të botës, kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelist në sesione të ndryshme ndërsa takohet përgjatë tre ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse në Forum.

Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës” – këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale. /j.p/

The post Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti takon kryeministrin lituanez, flasin për situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë

21 January 2025 at 20:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka takuar kryeministrin e Lituanisë, Gintautas Paluckas.

Kryeministri shprehu më edhe falënderimin ndaj shtetit mik të Lituanisë për mbështetjen ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, përmes kontributit në misionin e KFOR-it dhe EULEX-it, bashkë edhe me përkrahjen ndaj vendit tonë në aspiratat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Gjersa e falënderoi për mbështetjen në procesin e integrimit evropian dhe për përpjekjet tona për përparim në këtë rrugëtim, Kryeministri ceku edhe se, Kosova tashmë ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe nevojiten hapa të rëndësishëm tutje, thuhet në njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, transmeton Telegrafi.

Më tej, ai e njoftoi kryeministrin Paluckas me rritjen ekonomike e avancimin demokratik, që ka njohur Kosova në katër vitet e fundit, dëshmuar edhe nga rankimet e larta e pozitive të vendit tonë në indekse ndërkombëtare.

Në takim u diskutua dhe mbi gjeopolitikën dhe situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.

Me këtë rast, kryeministri Kurti shprehu dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe theksoi që Republika e Kosovës është rreshtuar me partnerët ndërkombëtarë në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Kryeministrin Paluckas për takimin dhe bisedën në shërbim të thellimit e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve e bashkëpunimit dypalësh, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Kurti takon kryeministrin lituanez, flasin për situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë appeared first on Telegrafi.

Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë

21 January 2025 at 20:26

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë.

Në takim kryeministri shoqërohej nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.

“Shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtërishme”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit. /Telegrafi/

The post Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

DAVOS – Zelensky: Do të mbështetemi në përpjekjet e Trump për paqe

21 January 2025 at 17:58

DAVOS, 21 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shpreson që presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, do të ndihmojë në arritjen e një fundi parimor të luftës së Rusisë kundër vendit të tij.

“Trump, më tha, dhe më vonë e deklaroi publikisht, se do të bënte gjithçka për t’i dhënë fund luftës këtë vit”, tha sot Zelensky në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Por ai tha se arritja e një paqeje të qëndrueshme ishte më e rëndësishme sesa një ndalesë e shpejtë e luftimeve”, shtoi ai.

“Ne e kemi këtë luftë në territorin tonë. Ne i dimë të gjitha pikat e dhimbshme. Ne e kuptojmë se sa e dhimbshme është për ne. Ne kemi humbur njerëzit tanë”, tha Zelensky në mbledhjen vjetore të liderëve politikë, të biznesit dhe financiar.

“Ne duam t’i japim fund luftës këtë vit – por jo vetëm me fjalën shpejt, por edhe në mënyrë të drejtë,” shtoi Zelensky.

Ai tha se ukrainasit meritonin të ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe të jetonin të sigurt.

“Më duket se kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Zelensky.

Trump, i cili filloi dje mandatin e tij të dytë, u zotua gjatë fushatës t’i japë fund luftës gati 3-vjeçare nëse ai do të kthehej në detyrë, por plani i tij mbetet i paqartë.

Në fjalimin e tij, Zelensky i kërkoi BE-së ndihmë për të komunikuar me Trump, për të cilin ai tha se ndonjëherë merrte “dezinformata ose mesazhe pro-ruse” nga njerëzit në orbitën e tij.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Evropa të jetë e zhurmshme, në mënyrë që të ketë më shumë zëra rreth Trump, në mënyrë që ai të kuptojë qartë detajet dhe rreziqet”, tha Zelensky. //a.i/

The post DAVOS – Zelensky: Do të mbështetemi në përpjekjet e Trump për paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme

21 January 2025 at 18:42

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku Kosova përfaqësohet me hapësirën e saj dhe një vizion për zhvillimin ekonomik dhe energjinë e qëndrueshme.

Në fjalën e saj, ministrja Rizvanolli theksoi arritjet gjatë mandatit aktual dhe planet ambicioze për transformimin e sektorit energjetik në Kosovë.

“Gjatë mandatit tonë kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e tyre. Kemi gjeneruar 33 për qind më shumë të ardhura tatimore, pa rritur tatimet, por duke harmonizuar administratën dhe duke digjitalizuar mbi 100 shërbime administrative”, tha Rizvanolli, transmeton RTK.

Ajo foli edhe për sfidat në sektorin e energjisë, duke theksuar varësinë aktuale nga linjiti dhe nevojën për të kaluar drejt burimeve të ripërtërishme të energjisë.

“Tema e këtij paneli, shfrytëzimi i energjisë së pastër për një të ardhme të qëndrueshme, është një prej fushave ku Kosova ka vizion dhe demonstron ambicie të madhe. Aktualisht, mbi 90 për qind e energjisë elektrike përdoret nga linjiti. Këto resurse, që kanë shtyrë përpara rritjen ekonomike, nuk përputhen më me aspiratat tona për një ambient më të shëndetshëm dhe një planet më të pastër”, deklaroi ajo.

Ministrja Rizvanolli njoftoi për objektivat konkrete të Kosovës në këtë drejtim.

“Synojmë të ulim emetimin e gazrave serë për 30 për qind dhe të rrisim energjinë e ripërtërishme për 25 për qind. Planifikojmë të ndërtojmë 1300 megavatë kapacitete të reja për energji të ripërtërishme, duke përfshirë energjinë diellore,” tha ajo.

Ajo shtoi se tranzicioni energjetik i Kosovës do të vendosë qytetarët në qendër të procesit.

“Kjo nënkupton ruajtjen e përballueshmërisë, mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm dhe ofrimin e qasjes në investime dhe efikasitet energjetik për të gjithë. Asnjë qytetar nuk do të mbetet prapa në këtë proces”, përfundoi Rizvanolli.

Kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet me “Shtëpinë e Kosovës” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

The post Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme appeared first on Telegrafi.

❌
❌