Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë

By: Oldi
30 June 2025 at 08:56

Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesin e rinumërimit të fletëve të votimit për qarkun e Fierit. Nga ora 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet do të nisë hapja e 587 kutive të votimit për të kontrolluar saktësinë e rezultateve fillestare në këtë qark që prodhon […]

The post Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë appeared first on BoldNews.al.

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 June 2025 at 22:20

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai.

I pyetur për interpretimet e bëra nga partitë sa i përket votimit të fshehtë, Hasani tha se partitë nëse duan të shkaktojnë pengesa, kanë çdo herë mundësi ta bëjnë këtë.

“Por, Gjykata e ka bërë të qartë që Kushtetuta, Rregullorja dhe praktikat parlamentare janë ato që përcaktojnë se si konstituohet Kuvendi. Asnjëherë nuk ka pasur votim të fshehtë për konstituimin e Kuvendit. Gjykata këtë e ka thënë”, theksoi ai.

Sipas tij, aktgjykimi e bën të qartë që partia fituese në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje duhet të arrijë konsensus, pra të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Kjo është përgjegjësi dhe detyrë e saj. Nuk mund të barazohet me rastin e nënkryetarëve. Për këtë çështje ka dispozita më specifike edhe në Rregullore, sepse nënkryetarët përfaqësojnë forcat politike dhe grupet etnike dhe ata nuk mund të barazohen [me kryetarin]”, tha ai.

Në aktgjykim, Kushtetuesja tha se partia e parë duhet që të bashkëpunojë në mirëbesim me partitë e tjera për të arritur një konsensus për zgjedhjen e kryetarit. Ajo tha po ashtu se partitë e tjera duhet ta bëjnë të njëjtë gjë edhe për nënkryetarët. Në aktgjykim, sipas Hasanit, u përsërit qëndrimi se deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituim.

Sa i përket afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, Hasani tha se është “pak i çuditshëm”, meqë sipas, përveç rastit të Sllovenisë, askund tjetër nuk përcaktohet një afat për konstituimin e Kuvendit.

“Përcaktimi në këtë mënyrë në të ardhmen mund të jetë problematik, për shkak se në rast të moskonstituimit brenda 30-ditësh në zgjedhje të tjera nuk mund të shkohet, meqë do të ishte absurde në praktikën parlamentare në vendet demokratike sepse për herë të parë do të shkohej në zgjedhje pa pasur një organ përfaqësues të konstituuar. Ky është problemi kryesor”, tha Hasani.

Profesor Hasani tha se Gjykata në pjesën dërmuese të aktgjykimi i 26 qershorit ka përsëritur gjetjet e vendimit të vitit 2014, kur atëbotë kishte pasur një ngërç politik pikërisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kujt i takonte që ta propozonte atë.

Hasani po ashtu nuk pajtohet me vlerësimin e Kushtetueses se seanca konstituive është akt kushtetues. Sipas tij, është veprim i Kuvendit.

Për shkak të këtij interpretimi për seancën konstituive dhe vendosjen e afatit për konstituim, Hasani tha se “kam frikë se ka komplikuar më shumë punën dhe ka krijuar hapësirë të pafundme për obstruksion të formimit të Kuvendit të Kosovës”.

Teksa Gjykata Kushtetuese ka kërkuar kompromis për konstituimin e Kuvendit, profesor Hasani tha se “gjykuar sipas sjelljeve deri sot, nuk pres që ky aktgjykim mund të shërbejë si bazë për arritjen e një kompromisi” mes partive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues appeared first on Euronews Albania.

PS kërkesë në KAS: Fletët ku “X” është jashtë kuadratit të shpallen të vlefshme

By: Besnik
20 June 2025 at 14:19

Partia Socialiste ka paraqitur një kërkesë në KAS, ku kërkon që gjatë procesit të rinumerimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur shenja “X” ose “+” është vendosur jashtë kuadratit, por pranë tij.

Në shkresën drejtuar KAS, PS argumenton se janë vënë në dijeni se nga rivlerësimi i votave në qarkun e Tiranës është vërejtur një praktikë që bie ndesh me praktikat zgjedhore ndër vite, pasi në fletët e votimit ku shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit ka qenë jashtë kutisë, ato janë cilësuar si të pavlefshme.

Prandaj, PS kërkon që edhe kur shenja e votuesit nuk ndodhet brenda kutisë, por është bërë qartë në mënyrë që të tregojë vullnetin e zgjedhësit, kjo fletë votimi duhet të cilësohet e vlefshme.

PS thotë se vlerësimi i këtyre fletëve si të pavlefshme ndikon në numrin e votave për kandidatët preferencialë të PS dhe sjell si pasojë ndryshimin në tabelën përmbledhëse, siç ka rezultuar deri në këtë fazë.

Partia Socialiste kërkon të respektojë kuadrin normativ dhe rregullat e praktikës së zbatuar deri më tani gjatë proceseve të numërimit dhe vlerësimit të votave ndër vite ndërsa KAS pritet të marrë një vendim për këtë çështje brenda ditës së sotme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS kërkesë në KAS: Fletët ku “X” është jashtë kuadratit të shpallen të vlefshme appeared first on Euronews Albania.

Rinumërimi i votave në 4 qarqe/ Në total do të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën

By: Oldi
16 June 2025 at 08:33

Procesi i rinumërimit të votave do të nisë ditën e martë nga Elbasani, më pas vijon me Tiranën, Fierin dhe Durrësin. 96 kutitë e para që do të hapen janë të Elbasanit, jo për t’u rinumëruar, por për të verifikuar nëse “treni bullgar” është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj, sipas […]

The post Rinumërimi i votave në 4 qarqe/ Në total do të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën appeared first on BoldNews.al.

“Treni bullgar? Qesharake”/ Meçe: Më të “besuarit”, Berisha i shpalli “të blerë”. Zgjedhjet duhet të ishin certifikuar

11 June 2025 at 13:29

Analisti Arben Meçe ka komentuar procesin rinumërimit të votave, kërkuar nga kandidatë të PD. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Meçe tha se zgjedhjet e 11 majit ishin tërësisht normale dhe se vëzhgimi ishte gjithëpërfshirës.

“Këto zgjedhje kanë qenë nën një vëzhgim të rreptë. Komisionet tona të zgjedhjes përbëhen nga 7 veta ku gjysma janë të opozitës dhe gjysma të pozitës. Gjithë kjo armatë do të jetë e shëmtuar”, ka thënë ai.

Po ashtu nënvizoi se janë 25 mijë persona, njerëz të besuar të PD që janë marrë nga këtë proces dhe tani kërkohet rinumërim, të cilën analisti e cilësoi si një turp dhe një iniciativë që ofendon po njerëzit e vet.

“E zëmë se ke dyshime të arsyeshme në një vend dhe është normale. Por nëse këtë pretendim e shtrin në gjithë Shqipërinë bën akuzën më të rëndë morale, njeriun më të besuar e vë në dyshim absolut. Tani më të besuarit e tu i shpall të blerë. Tani me çfarë trupe do bëhet rinumërim, kur njerëzit e tu i vë në dyshim. Kjo është shumë e shëmtuar. Tani jemi në kushtet e shpërdorim të një të drejte ligjore. Pasi përdoren si një mekanizëm i një pengimi.

Më tej Meçe nënvizoi se Partia Demokratike prej kohësh është marrë peng nga Berisha.  Ish-kryeministri Berisha me sjelljen e tij tha Meçe nuk po tregon seriozitet dhe se treni bullgar që pretendon Berisha, është sipas tij thjesht qesharake.

“Kemi KZAZ ku dy anëtarë të PD thonë dua të numërohet gjithë Tirana, pastaj thonë dua të rinumërohet gjithë Vlora, Korça, pra po abuzohet me liri. Gjithë kjo lëvizje që po bëhet, është fryma më e shëmtuar. Këto zgjedhje ka qenë më të mirat, por po biem viktimë e interesave të ngushta të Berishës. Janë të gjitha improvizime. Shqiptarët janë njerëz që iu punon inteligjenca dhe nuk duhen ofenduar kaq shumë. Ne të gjithë së bashku kemi rënë në këtë kaos, “në dorë të Berishës”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Kosovë – KQZ ndryshon rregulloren për regjistrimin dhe votimin nga diaspora

PRISHTINË, 5 qershor /ATSH/ – Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka miratuar plotësim-ndryshimin e Rregullores Zgjedhore sa i përket regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës.

Ndryshimi i parë ka të bëjnë mbi regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, ku të njëjtit tani e tutje duhet që regjistrimin ta bëjnë me fotografi në kohë reale përmes platformës së KQZ-së.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me dërgimin e fletëvotimit përmes postës te secili mërgimtar që regjistrohen për të votuar dhe jo shkarkimi i tyre përmes platformës elektronike.

Megjithëse këto ndryshime u thanë se përmbajnë kosto më të lartë buxhetore, u theksua se e njëjta do të rrisë integritetin e procesit zgjedhor.

Kjo rregullore do të vlejë edhe për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që ato do të mbahen, raporton KosovaPress.

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, tha se nevoja e plotësim-ndryshimit të kësaj rregulloreje është ngritur si pasojë e dilemave në lidhje me integritetin e procesit zgjedhor jashtë vendit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Këtë rregullore e mirëpriti edhe anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, pavarësisht se kjo do të ketë një kosto më të lartë buxhetore.

Pavarësisht kostos së kësaj rregullore, nevojën e miratimit të saj e theksoi anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Edhe anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Samiti Hamiti, tha se kjo rregullore do të rritë integritetin e procesit zgjedhor.

Dilema për zbatimin e kësaj rregullore nga ana e sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, ngriti kryetari i këtij institucioni Kreshnik Radoniqi, i cili edhe abstenoi në votimin e saj.

Besnik Buzhala nga Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor, tha se atyre iu mbetet implementimi i kësaj rregulloreje.

/Kosovapress/

The post Kosovë – KQZ ndryshon rregulloren për regjistrimin dhe votimin nga diaspora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KAS vendos për Dibrën, do të hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD

By: user 8
5 June 2025 at 15:29

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës.

Në total do të rinumërohen votat në 44 qendra votimi, me qëllim shqyrtimin e votave preferenciale të kandidatëve të PD-AShM.

Njoftimi i KAS:

Gjithashtu, u vijua me shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 41, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1314, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Dibër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Dibër”.

Me unanimitet, KAS pranoi kërkesën e subjektit PD-ASHM, për rinumërimin dhe vlerësimin e votave të kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 44 qendrat e votimit të qarkut Dibër. Ky proces do të fillojë ditën e mërkurë, datë 11 qershor 2025, ora 09:30.

The post KAS vendos për Dibrën, do të hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD appeared first on Lapsi.al.

Mungojnë 130 mijë fletë votimi/ KQZ i përgjigjet PD: Llogaritë bëhen ndryshe

By: user 6
2 June 2025 at 21:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur Partisë Demokratike pas kërkesës së selisë blu që kërkonte sqarime për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit të papërdorura dhe madje kërkoi nisjen e një hetimi administrativ. PD thotë se sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit, rezulton se janë: 3.534.792 fletë votimi të prodhuara, 1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit, 1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe 5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

PD thotë se diferenca tregon qartë se mungojnë 130 754 fletë votimi të papërdorura! PD-ASHM i kërkoi KQZ të sqarojë në mënyrë të detajuar se çfarë ka ndodhur me fletët që nuk përputhen me asnjë kategori zyrtare: as të votuara, as të papërdorura dhe as të dëmtuara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur duke sqaruar se “Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:
a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;

b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;

c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).”

Në përgjigje, KQZ thotë se “numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je”.

KQZ shton se këtij numri i duhen shtuar edhe 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). KQZ shton se sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur.

Sipas KQZ, janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura dhe 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test logjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime). ©LAPSI.al

The post Mungojnë 130 mijë fletë votimi/ KQZ i përgjigjet PD: Llogaritë bëhen ndryshe appeared first on Lapsi.al.

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre?

2 June 2025 at 19:10

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë të re Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku pretendon se sipas të dhënave të KQZ, mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi në regjistrimin sasisë së fletëve dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Në shkresën e depozituar në KQZ, PD bën bilancin mbi bazën e të […]

The post Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre? appeared first on BoldNews.al.

Albulena Haxhiu: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë

By: user 5
31 May 2025 at 17:35

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë, të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.

“Ka deputetë që vijnë në Kuvend, por nuk e dinë pse vijnë. Secili deputet i LVV-së në secilën seancë konstituive, kanë qenë të pranishëm për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit.

Sot ishte seanca e 16 prej momentit kur është propozuar votimi për të kaluar në votim të fshehtë, dhe në asnjërën nga to nuk ka pasur as përpjekje minimale të deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në votim”, ka deklaruar ajo.

“Nuk po themi të votojnë pro domosdo, por të votojnë kundër ose abstenim”, ka shtuar Haxhiu. Ajo tha se kjo situatë është shqetësuese.

“Janë 24 seanca me të sotmen. Kjo situatë natyrisht se është brengosëse, por sa i takon LVV-së, secilin obligim që e kemi pasur me Kushtetutë, me rregulloren e punës së Kuvendit, e kemi adresuar. Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për të konstiuuar Kuvendin”, ka deklaruar deptuetja Haxhiu.

“Edhe në letrën e Osmanit thuhet se u takon të gjithëve të gjejnë mënyrë për të konstituuar kuvendin, e jo për ta bllokuar atë”. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita të braktis qëndrimet bllokuese, që të jemi në shërbim të qytetarëve dhe të jemi në përputhje me Kushtetutën.

Ne po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin e fshehtë, çështje e cila është dërguar nga AAK-ja”, deklaroi Haxhiu.

The post Albulena Haxhiu: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë appeared first on Lapsi.al.

Policia tha se fletët e votimit në Pekisht ishin false/ Reagon PD: E pavërtetë! Po fshehin krimin

24 May 2025 at 12:09

Partia Demokratike e ka konsideruar si një tentativë të turpshme të Policisë së Shtetit, për të fshehur një krim elektoral, faktin që deklaroi se fletët e votimit që u gjetën në lokalin e kryeplakut të fshatit Pekisht të Peqinit, Dervish Beqiri. Në një deklaratë nga selia blu, deputeti i ardhshëm i PD, Blendi Himçi tha […]

The post Policia tha se fletët e votimit në Pekisht ishin false/ Reagon PD: E pavërtetë! Po fshehin krimin appeared first on BoldNews.al.

“11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi

24 May 2025 at 11:45

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme shkeljet që janë kryer në kontratën me kompaninë postare DHL, e cila fitoi tenderin prej 11 milionë eurosh, për shpërndarjen dhe marrjen e zarfave me votat e diasporës Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli publikoi postimet e Taulant Ballës, degës së PS në Greqi, të cilët bëjnë […]

The post “11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi appeared first on BoldNews.al.

Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin

23 May 2025 at 18:10

Policia Elbasanit ka proceduar penalisht pronarin e lokalit në Pekisht të Peqinit, pas publikimit nga drejtuesi i opozitës Sali Berisha një ditë më parë të një videoje nga lokali i tij si provë për manipulimin e zgjedhjeve. “Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., […]

The post Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin appeared first on Reporter.al.

10 fletë votimi të falsifikuara në lokal/ Policia e Elbasanit sekuestron materialet zgjedhore, një nën hetim

By: Re Nato
23 May 2025 at 11:01

Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Fletë votimi të falsifikuara dhe listë emërore, nën hetim pronari i lokalit në Peqin

By: user 11
23 May 2025 at 11:01

Policia ka nisur hetimin për pronarin e një lokali në Peqin pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në lokalin e shtetasit me iniciale D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Fletë votimi të falsifikuara dhe listë emërore, nën hetim pronari i lokalit në Peqin appeared first on Lapsi.al.

Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara, listë emërore dhe…, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha

23 May 2025 at 11:00

Policia ka proceduar penalisht pronarin e lokalit ku u gjetën fletë votimi të falsifikuara, listë emërore e zgjedhësve dhe shuma parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit. Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive). Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara, listë emërore dhe…, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Konstatoi fletët e votimit në një lokal/ Himçi: Është bërë masakër

22 May 2025 at 19:53

Kandidati i PD-së për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit, Blendi Himçi, tha sot se krimi elektoral i kryer në këtë qark pëmbante lekë, euro, karta identiteti, patenta dhe dokumente.

Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka folur në një emision televiziv, ku tha se ky rast dëshmon manipulimin e thellë të procesit zgjedhor. Kjo tha Himçi, mund të ketë qenë pjesë e skemës së “trenit bullgar”.

“Ngjarja është verifikuar sot në mëngjes. Kemi shkuar dhe kemi gjetur tavolinën e njërës prej barit të lokalit, fletë votimi gjithsej 10 fletë votimi. Kanë qenë edhe lista me vulat e Gjendjes Civile dhe të Bashkisë. Kanë qenë me dy vula edhe dokumente totalisht të rregullta. Kanë qenë votues të dy qendrave 22/92 dhe 22/93.

Ato ishin të vendosura në tavolinë, të mbuluara me diçka. Na e kapi syri dhe e konstatuam. Pastaj komunikuam me policinë dhe me drejtuesin e prokurorisë. Në gjykimin tim ishin origjinale, pasi në përmasën, ngjyrën ishin të karakterit origjinal. Për këtë i mbetet ekspertizës për ta përcaktuar, sepse për ta ndarë fotokopjen nga origjinali është shumë e vështirë për ta dalluar.

Unë dua të merrem me fenomenin në këtë rast, jo me kandidatin. Për mua ky është shkatërrim i themelit të procesit në themel i të gjithë zgjedhjeve. Është masakër elektorale që i është bërë qytetarëve shqiptarë. Këtu vetëm zgjedhje nuk ka patur.

Në këndvështrimin tim mbeten dy opsione pastaj i mbetet prokurorisë për ta gjykuar: Ose kemi kuti të zëvendësuar pasi me keqardhje konstatoj mbi 85% në qarkun e Elbasanit nuk kanë arritur të identifikoheshin kodet, pra skanimi dhe janë bërë të gjitha manualisht. Kësaj duhet ti japë përgjigje KQZ.

Këtu jemi para një masakre. Nuk identifikoheshin kodet. Kur kanë ardhur për t’u numëruar, nuk arrinin të skanonin kodin. Dhe është bërë me dorë. Kjo më rrit dyshimin e arsyeshëm përsa i përket pjesës së zëvendësimit. Në rastin tjetër, mund të jetë koncepti i trenit bullgar që këto fletë kanë ardhur, kanë dalë nga komision dhe më pas ka vazhduar vota e kontrolluar e cila ka kaluar. Dhe kjo bën efektin “karuzel””, tha Himçi.

The post Konstatoi fletët e votimit në një lokal/ Himçi: Është bërë masakër appeared first on Sot News | Lajme.

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO)

By: V K
22 May 2025 at 13:21

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bledar Himçi, në një konferencë për mediat, ka denoncuar një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit, kryeplakut të një fshati.

Sipas Himçit, gjatë qëndrimit në këtë lokal, ai ka gjetur fletë votimi të vulosura. Ai shtoi se Beqiri, i cili ishte vëzhgues i Partisë Socialiste në Peqin, i shpjegoi se këto fletë votimi ishin thjesht “për të mësuar dorën”.

 

 

Ngjarja ka ngritur dyshime në lidhje me mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor. Ky denoncim erdhi gjatë një konference për media të organizuar nga Himçi dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Bledar Himçi, përfaqësues i PD: Në bar kafe gjeta fletë votimi të vulosura. Isha në lokalin e kryeplakut Dervish Beqiri. Paralel me qendrat e votimit ishin zyrat e patronazhistëve. Dervish Beqiri më tha se fletët janë sa për të mësuar dorën. Beqiri ishte vëzhgues i PS-së në Peqin.

The post Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ndërpritet procesi i numërimit të votave të diasporës tek “Parku Olimpik”, fiken monitorët

By: M C
17 May 2025 at 23:30

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku shfaqet vota. KQZ u ka bërë thirrje numëruesve që të mos karikojnë telefonat në prizat e monitorëve, pasi ka bëre masë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbrëmjen e sotme po numëroheshin votat e diasporës për kandidatët në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës. Numri i votave të diasporës për qarkun e Lezhës ka përfunduar ku PD në Lezhë ka katër mandate ndërsa PS ka 3 mandate. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin. Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit, ndonëse rezultati final u nda vetëm për disa dhjetëra zarfe, 70 vota.

Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës për qarkun e Fierit ka ruajtur mandatin e 12-të. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.

Nga lista e hapur futen 7 deputetë. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin.

Në qarkun e Kukësit janë numëruar 80% të votave të diasporës. Nga numërimi i deritanishëm kandidati demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit. Çelaj ka rimarrë mandatin me një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut. Sipas KQZ janë numëruar 2852 nga 2917 zarfa total. Qarku i Kukësit u fitua nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. ASHM ka nxjerrë nga ky qark deri tani 2 deputetë, ndërsa PS 1 deputet. Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament deri në këto momente janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj.

The post Ndërpritet procesi i numërimit të votave të diasporës tek “Parku Olimpik”, fiken monitorët appeared first on Albeu.com.

Festivali i Këngës në Eurovision 2025, publikohet procedura e votimit, ja si do të veprohet në rast se dy këngë kanë të njëjtin numër pikësh

By: M C
17 May 2025 at 21:18

Edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 kulmon sonte me Finalen e Madhe. Në këtë mbrëmje do të interpretohen 26 këngë dhe pas 4 orësh muzikë, performancash, argëtimi dhe emocionesh, do të mësohet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025.

Shfaqja fillon në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt nga St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës.

Prezantueset janë Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer. Renditja e këngëve është vendosur nga Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SRG SSR) bazuar në short. Kënga ‘Zjerm’ e Shkodra Elektronik do të jetë e 26-ta.

Procedura e votimit, sipas faqes zyrtare të Festivalit të Këngës në Eurovision 2025, do të ndjek të njëjtën procedurë si dy vitet e fundit.

Çdo vend pjesëmarrës do të ketë dy grupe pikësh me nga 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë për të dhënë. Një grup për jurinë e secilit vend dhe një grup për televotimin e secilit vend. Votat online të vendeve që nuk marrin pjesë në Festival, do të kenë të njëjtën peshë si vendet pjesëmarrëse.

Secili prej 37 vendeve pjesëmarrëse në Eurovisionin e këtij viti do të mund të votojë.

Çdo vend ka një juri kombëtare e cila jep një grup pikësh me 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë.

Çdo vend do të ketë televotim, i cili gjithashtu rezulton në një grup prej 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikësh.

Votimi online nga vendet që nuk marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2025 ka të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë.

Së pari, pikët e jurisë do të prezantohen individualisht nga një zëdhënës për secilin vend.

Së dyti, pikët nga televotimi do të grumbullohen dhe do të jepen të kombinuara.

Juritë kombëtare votuan dje në mbrëmje (e premte, 16 maj) gjatë provës së dytë gjenerale.

Nëse dy vende kanë të njëjtat pikë, një rezultat i kombinuar kombëtar i televotimit dhe jurisë do të llogaritet vetëm për qëllimin e zgjidhjes së situatave të barazimit. Më e mira nga të dyja është kënga që ka marrë pikë nga numri më i madh i vendeve nga llogaritja e kombinuar kombëtare e televotimit dhe jurisë.

The post Festivali i Këngës në Eurovision 2025, publikohet procedura e votimit, ja si do të veprohet në rast se dy këngë kanë të njëjtin numër pikësh appeared first on Albeu.com.

❌
❌