Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Treni bullgar” pa prova, por me pasoja/ PD: Të ndëshkohen ata që guxuan të hetojnë denoncimin tonë, hakmarrje politike

28 June 2025 at 17:31

Partia Demokratike ka dalë sot me një pretendim të ri sa i takon denoncimit të tyre për manipulim të procesit të votimit më 11 maj përmes fenomenit të trenit bullgar. Edhe përse këto pretendime u rrëzuan, PD thotë përmes zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli se Policia e Shtetit ka nisur një fushatë hakmarrëse ndaj policëve që kanë referuar materialet ne Prokurorinë e Elbasanit, e cila në një përgjigje kthyer PD-së më 30 maj, deklaroi se kjo çështje është në fazë verifikimi.

Përmes një deklarate nga selia blu, PD pretendon se “është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari; Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi; Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani”.

“Pasi Policia e Elbasanit referoi çështjen në Prokurori dhe kjo e fundit vijoi procedurat për ndjekjen penale të rastit, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate hakmarrjeje politike. Nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe me drejtimin e Ilir Prodës në Policinë e Shtetit, është ndërmarrë një seri masash disiplinore dhe ndëshkuese ndaj efektivëve që guxuan të veprojnë në përputhje me ligjin.

Konkretisht sipas informacionit të sjellë nga deputeti i zgjedhur, z.Blendi Himçi: Është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari; Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi; Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani.

Këto masa përbëjnë një akt të pastër hakmarrjeje politike ndaj efektivëve që refuzuan të heshtin përballë manipulimit të zgjedhjeve dhe që ushtruan detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm.

E nga ana tjetër emra si Krenar Guçe, promovohen me poste si shpërblim për shërbimin në funksion të farsës zgjedhore zhvilluar në 11 Maj. Partia Demokratike dënon me forcë këtë sjellje arbitrare dhe paralajmëron se të gjitha rastet e abuzimit me pushtetin do të dokumentohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit”, tha Vangjeli.

Pretendimet e Berishës për trenin bullgar në Peqin u rrëzuan edhe nga Policia, por edhe nga KQZ. Kjo e fundit vetëm më 30 maj konfirmoi se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit.

PD pretendoi më 22 maj se fletët e votimit të gjetura në lokalin në fshatin Pekisht të Peqinit, në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, ishin përdorur për manipulimin e votave përmes Trenit Bullgar. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Shqiptarja.com përmes një investigimi zbuloi se fletët e votimit në Peqin ishin thjesht “faksimile” të KQZ për trajnime dhe pa vula. Nga këqyrja rezultoi se këto fletë nuk kishin as vulën e KQZ-së dhe as firma. Por PD pretendoi që të bënte edhe një ekspertim privat, duke dërguar shkresa shtesë. KQZ dhe Policia kanë rrëzuar tashmë të dyja pretendimet e opozitës për “trenin bullgar” me procesin dhe fletët e votimit.

Vetë kryeplaku i fshatit Pekisht konfirmoi fletët e votimit ishin thjesht faksimile për të edukuar qytetarët.

The post “Treni bullgar” pa prova, por me pasoja/ PD: Të ndëshkohen ata që guxuan të hetojnë denoncimin tonë, hakmarrje politike appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Raporti për farsën elektorale gati, shkeljet tek institucionet vëzhguese të 11 majit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot gjatë një konference me gazetarët, se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale, duke paralajmëruar, sipas tij, fakte të reja.

Berisha tha se, Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, të cilat i konsideroi si një farsë të mbështetur në krim dhe drogë.

“Deklaroj edhe njëherë se rezultati i këtyre zgjedhjeve të bazuara në krimin, drogën dhe farsën nuk do njihet kurrë. Denoncoj përsëri njoftimin që bëri paraprakisht klani Troplini për t’u larguar, njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë, urdhër-arrestin ndërkombëtar të tyre, të firmosur nga gjykatësi dhe që pranoi të ndryshojë edhe mbiemrin dhe të quhet jo më Duman, por Troplin”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se raporti për farsën elektorale është në tërësi gati, shkeljet i janë dërguar institucioneve që vëzhguan zgjedhjet

“95 për qind e tij është dërguar pranë institucioneve që vëzhguan zgjedhjet. Pastaj kjo do kompletohet dhe do dërgohet si libër”, deklaroi Berisha.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me procesin e rinumërimit të votave, kreu i PD, theksoi se, kjo nuk është një kërkesë primare e PD-së, por një kërkesë e bërë nga kandidatët dhe e mbështetur nga partia.

Sipas Berishës, kjo është një nevojë e ngritur nga qytetarët dhe kandidatët për transparencë. Sipas tij, Partia Demokratike është e përqendruar në kontrollin e legjitimitetit të zgjedhjeve, të cilat i cilësoi si një farsë të shëmtuar dhe të parapërgatitur. Ai përmendi tre linja hetimi që, sipas tij, po ndjek PD: pamjet filmike që zbulojnë manipulime, mënyra e administrimit të qendrave të votimit dhe materialeve zgjedhore, si dhe shqyrtimi i kërkesave të kandidatëve opozitarë.

Gjatë konferencës, Berisha paralajmëroi publikimin e të tjera fakteve lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

“Treni bullgar është mekanizëm universal. Dy janë mekanizmat me fletën e votimit, treni bullgar dhe ai që përdor Putini që shpërndan fletën e votimit para votimeve dhe ata vijnë me fletë në xhep dhe votojnë. Pastaj, mos harroni se nuk ka filluar akoma të flas laptopi”, tha Berisha.

/e.i/j.p/

The post Berisha: Raporti për farsën elektorale gati, shkeljet tek institucionet vëzhguese të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Berisha po tenton t’i shpëtojë dorëheqjes”, avokati: S’ka tren bullgar, PD kërkon të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve

By: Rovena
18 June 2025 at 18:25

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, avokati Edmond Pretaj ka hedhur poshtë pretendimet për ekzistencën e të ashtuquajturit “treni bullgar” në zgjedhjet e fundit të 11 majit, duke i cilësuar veprimet e Sali Berishës si një përpjekje për të justifikuar humbjen.

Sipas Pretajt, Berisha synon të mbledhë dokumentacion për të ndërtuar një dosje që do t’u paraqitet ndërkombëtarëve, me qëllim të vërë në pikëpyetje procesin zgjedhor. Megjithatë, ai e cilësoi këtë si një strategji të pabesueshme dhe qesharake, duke theksuar se qëllimi i vërtetë është shmangia e përgjegjësisë politike pas humbjes në zgjedhje.

“Treni “Bullgar” nuk ekziston. Berisha nuk kërkon asgjë më tepër, përveçse të mbledhë prova juridike, për probleme të vogla që mund të kenë dalë gjatë procesit. Ai kërkon të paraqesë një dosje, për të paraqitur në ndërkombëtarët që ka probleme.

Ky është një justifikim dhe mua më duket qesharake, sepse kanë shumë kohë që vazhdojnë me teza që nuk prodhojnë besueshmëri. PD kërkon që të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve.

Berisha nuk i njeh zgjedhjet, do të vazhdojë me këtë debat me kohë, do hyjë në Parlament, do i pranojë zgjedhjet dhe Komisioni Zgjedhor do i certifikojë. Berisha kërkon të shmangë rregullin, që nëse partia humbet zgjedhjet kryetari duhet të japë dorëheqjen”, tha avokati./abcnews.al

Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit

17 June 2025 at 17:25

Ka përfunduar procesi i verifikimit të votave për 94 kutitë e Peqinit dhe Gramshit në Qarkun e Elbasanit, të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Hapje e kutive për këto dy bashki u bë vetëm për materialet zgjedhore dhe jo për efekt rezultati, për të vërtetuar fletët e votimit, pasi Partia Demokratike për manipulim të procesit […]

The post Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit appeared first on BoldNews.al.

“Treni bullgar? Qesharake”/ Meçe: Më të “besuarit”, Berisha i shpalli “të blerë”. Zgjedhjet duhet të ishin certifikuar

11 June 2025 at 13:29

Analisti Arben Meçe ka komentuar procesin rinumërimit të votave, kërkuar nga kandidatë të PD. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Meçe tha se zgjedhjet e 11 majit ishin tërësisht normale dhe se vëzhgimi ishte gjithëpërfshirës.

“Këto zgjedhje kanë qenë nën një vëzhgim të rreptë. Komisionet tona të zgjedhjes përbëhen nga 7 veta ku gjysma janë të opozitës dhe gjysma të pozitës. Gjithë kjo armatë do të jetë e shëmtuar”, ka thënë ai.

Po ashtu nënvizoi se janë 25 mijë persona, njerëz të besuar të PD që janë marrë nga këtë proces dhe tani kërkohet rinumërim, të cilën analisti e cilësoi si një turp dhe një iniciativë që ofendon po njerëzit e vet.

“E zëmë se ke dyshime të arsyeshme në një vend dhe është normale. Por nëse këtë pretendim e shtrin në gjithë Shqipërinë bën akuzën më të rëndë morale, njeriun më të besuar e vë në dyshim absolut. Tani më të besuarit e tu i shpall të blerë. Tani me çfarë trupe do bëhet rinumërim, kur njerëzit e tu i vë në dyshim. Kjo është shumë e shëmtuar. Tani jemi në kushtet e shpërdorim të një të drejte ligjore. Pasi përdoren si një mekanizëm i një pengimi.

Më tej Meçe nënvizoi se Partia Demokratike prej kohësh është marrë peng nga Berisha.  Ish-kryeministri Berisha me sjelljen e tij tha Meçe nuk po tregon seriozitet dhe se treni bullgar që pretendon Berisha, është sipas tij thjesht qesharake.

“Kemi KZAZ ku dy anëtarë të PD thonë dua të numërohet gjithë Tirana, pastaj thonë dua të rinumërohet gjithë Vlora, Korça, pra po abuzohet me liri. Gjithë kjo lëvizje që po bëhet, është fryma më e shëmtuar. Këto zgjedhje ka qenë më të mirat, por po biem viktimë e interesave të ngushta të Berishës. Janë të gjitha improvizime. Shqiptarët janë njerëz që iu punon inteligjenca dhe nuk duhen ofenduar kaq shumë. Ne të gjithë së bashku kemi rënë në këtë kaos, “në dorë të Berishës”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Fleta e votimit vuloset në fshehtësi/ Berisha: Prova e “trenit bullgar”

By: user 4
10 June 2025 at 13:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një video që sipas tij tregon manipulimin e votës në zgjedhjet e 11 majit përmes metodës së ashtuquajtur “Treni Bullgar”. Ai deklaroi se kjo metodë, e përdorur edhe nga regjimet autoritare si ai i Putinit dhe Lukashenkos, u aplikua në disa qendra votimi në Shqipëri.

Berisha u shpreh komisionerë të lidhur me partinë në pushtet organizuan një skemë të paligjshme votimi brenda një kafeneje. Berisha publikoi pamje që dëshmojnë manipulimin, ku fletët e votimit vulosen dhe dorëzohen jashtë qendrës së votimit. Ai e cilësoi këtë veprim si krim elektoral që e bën procesin zgjedhor të pavlefshëm.

“Siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit. Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni… Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai” u shpreh Berisha.

The post Fleta e votimit vuloset në fshehtësi/ Berisha: Prova e “trenit bullgar” appeared first on Lapsi.al.

Berisha nxjerr vetëm kokën… e trenit/ Skema bullgare? Kreu i PD publikon një video të paqartë

By: xhir jeta
10 June 2025 at 15:12

“Sot paraqes para jush, trenin bullgar”

Doktori e mbajti premtimin. Por përgjysmë. Nga treni bullgar, tregoi vetëm lokomotivën.

“Që të faktosh këtë duhet të kesh kamera jashtë lokalit, të shohi atë që e merr”.

Berisha nxori një video, në një qendër votimi brenda një ushqimoreje. Një djalë pasi vulos fletën e votimit e nxjerr jashtë të paplotësuar, dhe doktori pretendon se ka zbuluar lokomotivën. Por vagonët  ku janë?

“Por çfarë kemi ne? Qendrat elektorale ilegale të PS rreth qendrave të votimit. Ku njerëzit bënin shkëmbime”

Pra Doktori e pranon. Vagonët e trenit bullgar nuk i gjen dot. Por meqënëse s’kishte kamera, a duhet të kishte komisionerët demokratë syçelë?

“Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi.”

Dhe sigurisht, trenin bullgar nuk ka të drejtë ta hetojë askush, perveç doktorit. Përndryshe SPAK-u të fut në burg.

“Ku ta çojë, për turshi? Skapi është autori kryesor”

Por një fitore doktori e arriti. KQZ që ai thotë është e Ramës, do dënohet e do të mbesë pa pushime. Thuajse gjithë verën, do të ketë rinumërim me vendim tëdy anëtarëve të tij në KAS, dhe shumë komisionerë, numërues e vëzhgues do të jenë në punë për të parë me endje votat e demokratëve e jo vetëm. Karma e Celibashit bëhet edhe më e rëndë. Doktori për vete do marrë pushime këtë verë.

“Nuk pres asgjë, nuk merrem fare me çfare do paraqitet, jo”/abcnews.al

Berisha publikon VIDEON e zbatimit të ‘trenit bullgar’ në Elbasan: Qendra e votimit, një kafene

By: Ardit
10 June 2025 at 13:23

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar me video zbatimin e “trenit bullgar” në një qendër votimi,  në qytetin e Elbasanit. Në videon e publikuar në konferencën me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur “një provë pa asnjë hije dyshimi”, tregon qartë skemën e manipulimit: një person futet në qendër votimi me […]

The post Berisha publikon VIDEON e zbatimit të ‘trenit bullgar’ në Elbasan: Qendra e votimit, një kafene appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në farsën elekorale të 11 majit u përdor Treni Bullgar

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediet u ndal sërish tek manipulimi i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Berisha tha se “në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar”.

Berisha publikoi një video ku pretendon se është përdorur “mekanizmi i manipulimit nëpërmjet Trenit Bullgar”.

Sipas Berishës “nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar”.

“Tani, besoj se kjo gjë, një fletë e plotësuar, një fletë e vulosur, nxirret nga qendra e votimit pa u futur në kuti, është dëshmi absolute e Trenit Bullgar. Që të faktosh tjetrën, duhet të kesh kamera jashtë lokalit të shohësh atë që e merr. Po çfarë kemi të faktuar ne? Qendrat ilegale të PS rreth qendrave të votimit ku njerëzit shkonin dhe bënin shkëmbimet. Por nxjerrja e një flete të plotësuar, të vulosur, nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar. Asnjë arsye tjetër. Ka ligje për administrimin e asaj flete. Ka shkelur çdo ligj ai komisioner që ka kryer krim të shëmtuar. Pra, ai e di që është dokument ligjor fleta e votimit dhe ai nuk pyet, ai e merr, e fsheh, pastaj i vë dy vula, voton mbi të dhe gjen rastin ta nxjerrë nga dera, siç e shihni. Kjo është gjëja më evidente”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim”.

Sipas Berishës rasti duhet hetuar, ndërsa shtoi se kreu i SPAK “është bashkëautor në krimin elektoral”.

“Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha”, tha Berisha.

/m.q/a.f/

The post Berisha: Në farsën elekorale të 11 majit u përdor Treni Bullgar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Treni i Europës që premtoi kryeministri, rezultoi tren bullgar”/ Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me analfabetë

5 June 2025 at 15:28

Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi denoncimin për zgjedhjet e 11 majit. Zhupa u shpreh se treni i Evropës që përmendte kryeministri, Edi Rama gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”. Ajo hodhi akuza gjithashtu se PS i mbushi listat e kandidatëve për deputetë me emra që s’dinin se si të ‘fillonin e mbaronin një fjali dëftore’.

Zhupa ngriti pyetjen sesi ka mundësi që qeverisë iu rritën votat ndërkohë që shau shqiptarët. Sipas saj sa më shumë i shau qytetarët aq më shumë mori vota qeveria. Ajo foli edhe në lidhje me rastin e ankimit të Blerina Gjylametit. Sipas saj i hoqën të drejtës Gjylametit për të ankuar pasi kishin hallin se u prishej procesi i vjedhjes.

“Sa më shumë i shau shqiptarët dhe i vodhi, sa më shumë i masakroi, aq më shuimë u rrit në votë te shqiptarët. A e shpjegon dot njeri këtë? Po, sepse treni i Evropës që fliste Spiropali para pak, e Rama gjithë fushatës, kishte qenë tren bullgar. E shpjegon qartë se ata oligarkë që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike e kishin me target, sa vota dhe para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë, e kishin target çfarë duhet të bënin.

Nuk ka ndodhur besoj në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të kenë përqindje të njëjta të ndara sipas subjekteve. Çdo kuti e diasporës e Vlorës kishte të njëjtën përqindje Taulant, si nuk e prishe njëherë dorën. Por një kuti Ulsi do të kishte dalë 25 PD, ndodh ndonjëherë por ishte matematike. Ai stilolapsi magjik se di se si prodhoi aq shumë, si duket keni blerë me shumicë. Ai stilolapsi blu e kryqi njëlloj. E na tregonte pastaj Balla se si kryqi njëlloj bëhet. Talluni me paratë që iu vidhni shqiptarëve, me ato para blini vullnete dhe tjetërsoni votën.

Edhe pse e bllokuat TikTok, dilnin video dhe vota nga diaspora. Ju i vodhët edhe njëri tjetrit aq sa nxorrët Xhackën deputete të diaporës dhe i hoqët të drejtën Gjylametit për t’u ankuar se kishit hallin se ankesë prishte procesin e vjedhjeve. Pse duhet votuar Olta përveçse si investitorë strategjike. Flisni për lista? Nuk mund të flisni se listat tuaja janë më qesharake që ka pas historia, më të turpshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe mbaronin një fjali dëftore. Dhe në mitingje nxirrnin celularin për të bërë au au au..”, tha mes të tjerash Zhupa.

The post “Treni i Europës që premtoi kryeministri, rezultoi tren bullgar”/ Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me analfabetë appeared first on Sot News | Lajme.

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

By: Ela
2 June 2025 at 11:51

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht. Në përgjigjen e organit të akuzës ndaj Partisë Demokratike thuhet se “është regjistruar procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”. Sipas Prokurorisë së […]

The post “Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

”Treni bullgar” në Peqin? KQZ rrëzon PD: “Asnjë fletë zyrtare nuk doli jashtë qendrës së votimit”

By: Re Nato
30 May 2025 at 23:04

Asnje flete votimi ne Peqin nuk ka dale jashte qendrave te votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka rrezuar pretendimet e partise demokratike se disa flete votimi, te dyshuara te falsifikuara dhe te gjetura ne nje lokal ne fshatin Pekisht te jene perdorur per manipulimin e votave permes te ashtuquajturit fenomeni i trenit bullgar.

Qe kjo teknike te funksionoje mjafton qe vetem nje flete votimi origjinale me vulen e kqz, e paplotesuar te dale ne menyre te paligjshme, jashte qendres se votimit. Por kqz ka mohuar kategorikisht qe kjo te kete ndodhur.

“Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je.:

Fenomenin e trenit bullgar ne zgjedhje e denoncoi per here te pare deputeti i pd, blendi himçi, i cili vete pranoi se ishin flete votimi pa vula. Me vone policia  konstatoi se ishin flete votimi false, imitime, kurse tani kqz konstaton se jane flete votimi qe nuk kane lidhje me ato te administruara ne qendrat e votimit./abcnews.al

‘Treni bullgar’ në Peqin? Celibashi rrëzon PD: Nuk është evidentuar asnjë rast

By: Ela
30 May 2025 at 16:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur zyrtarisht Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, duke rrëzuar pretendimin për fenomenin e “trenit bullgar” në Peqin. Në përgjigjen drejtuar përfaqësuesit ligjor të PD-ASHM, Franc Nuri, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bën me dije se: “Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të […]

The post ‘Treni bullgar’ në Peqin? Celibashi rrëzon PD: Nuk është evidentuar asnjë rast appeared first on BoldNews.al.

Berisha denoncon me pamje: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’

30 May 2025 at 12:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se zgjedhjet nuk ishin të lirë por janë blerë. Berisha denoncoi si në disa qendra paralele të vendosura pranë qendrave të votimit, zyrtarë të lartë të PS-së organizuan dhe drejtuan procesin e blerjes së votave në zgjedhjet e 11 majit.

“Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor.
Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt.
Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.
Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë.
Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit.
Ikën me çantën me dokumente.
Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet.
Një kriminele me detyra të larta.
Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin…
Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona.”, tha Berisha.

The post Berisha denoncon me pamje: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’ appeared first on Sot News | Lajme.

“Enkelejda Ymeraj kriminele me detyra të larta”, Berisha: Ja pamjet si drejtohej operacioni i “trenit bullgar’

By: gjergji
30 May 2025 at 12:33

Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka bërë publike një video ku sipas tij shihet zyra që maxhoranca ka përdorur për të drejtuar skenën e “trenit bullgar”, për të manipuluar zgjedhjet e 11 Majit. “Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si […]

The post “Enkelejda Ymeraj kriminele me detyra të larta”, Berisha: Ja pamjet si drejtohej operacioni i “trenit bullgar’ appeared first on BoldNews.al.

Çfarë është “treni bullgar” që opozita thotë se u përdor nga PS në zgjedhje

By: user 6
22 May 2025 at 23:58

“Treni bullgar” është termi që po përmendet shpesh ditët e hedhur nga kreu i PD-së Sali Berisha dhe përfaqësuesit e opozitës se u përdor si pjesë e manipulimeve në zgjedhjet e 11 majit. Fillimisht ishte një numëruese e Partisë Demokratike në njësinë 9 në Tiranë. Ajo ngriti dyshimin se përse një tufë fletësh votimi ishin palosur në të njëjtën mënyrë dhe kishin votuar të gjitha për Partinë Socialiste.

Më pas përfaqësuesit e opozitës e përdorën këtë term edhe pasi në qendrën e numërimit te “Sami Frashëri” u gjetën disa fletë të cilat kishin ngjyrë pak më të zbehtë se e verdha e fletëve të tjera.

“Treni bullgar” është një skemë e përdorur për herë të parë në Bullgari në vitin 2009, ku qytetarët që shisnin votën, merrnin në hyrje të qendrave të votimit një fletë të plotësuar dhe pasi hynin brenda votonin me fletën e plotësuar dhe dilnin nga qendra me fletë boshe. Fleta boshe plotësohej dhe i jepej një tjetër zgjedhësi.

Me këtë skemë rezultoi në atë kohë se ishin blerë rreth 300 mijë vota, kryesisht nga komuniteti i varfër i romëve të Bullgarisë. “Treni bullgar”, deri tani, nga opozita është pretenduar se është aplikuar në Tiranë dhe në Elbasan. ©LAPSI.al

The post Çfarë është “treni bullgar” që opozita thotë se u përdor nga PS në zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

Alimehmeti: Votat për personazhet anonime, indikator i ‘trenit bullgar’

By: Ardit
22 May 2025 at 21:50

Kandidati i PD për qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka komentuar zgjedhjet dhe çfarë pritet të bëjë opozita. Alimehmeti duke debatuar me socialistin Ardit Bidon në studio, u shpreh se fenomeni në këtë zgjedhje ndër të tjera ishte dhe treni bullgar dhe manipulimi i votimeve edhe një herë tjetër nga mazhoranca. […]

The post Alimehmeti: Votat për personazhet anonime, indikator i ‘trenit bullgar’ appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Materiale zgjedhore dhe para u gjetën në një kafe në Pekisht, u blenë vota

By: fra nc
22 May 2025 at 13:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të enjte në një konferencë me gazetarët, ku pasqyroi ato që ai i cilëson si provat për manipulimin e zgjedhjeve.

Sipas Berishës në një bar-kafe në fshatin Pekisht të Elbasanit janë gjetur materiale zgjedhore, lista votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash, për të cilat ai pretendon se janë përdorur për blerje votash.

Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e së mërkurës deputetit të zgjedhur të Elbasanit, Blendi Himçi, i cili mëngjesin e sotëm ka shkuar në ambientet e lokalit në pronësi të kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, dhe ka dokumentuar praninë e fletëve të votimit dhe elementëve të tjerë që, sipas tij, tregojnë për një tentativë manipulimi të votës.

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty,” tha Berisha, duke përdorur një shprehje tashmë të njohur për të përshkruar praktikat e dyshuara të manipulimit të zgjedhjeve përmes skemave të organizuara.

Ai shtoi se ngjarja e Pekishtit është e ngjashme me episode të mëparshme të denoncuara nga opozita në zona si Kashari dhe Astiri, ku janë raportuar të ashtuquajturat “qendra alternative votimi”, pranë KZAZ-ve.

Sipas Berishës, materiali i gjetur përfshin fletë votimi me vula, lista votuesish dhe një sasi të konsiderueshme eurosh dhe kartash identiteti.

Fotot e shpërndara nga PD:

1 of 3

Si funksionon “treni bullgar” që përmedni kreu i opozitës:

  • Fleta e votimit del jashtë qendrës së votimit – Dikujt i jepet një fletë votimi e plotësuar më parë nga persona që organizojnë manipulimin.
  • Personi voton me fletën e plotësuar – Ai e fut fletën e plotësuar në kuti dhe e merr fletën e tij të bardhë nga komisioni pa e përdorur.
  • Fleta e bardhë kthehet jashtë – Kjo fletë kthehet te organizatorët, të cilët e plotësojnë për kandidatin që duan dhe ia japin personit tjetër për të votuar.
  • Procesi vazhdon si një “zinxhir” – Duke vazhduar me radhë, çdo votues fut në kuti një fletë të plotësuar më parë dhe nxjerr një të bardhë për t’ia dhënë tjetrit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: Materiale zgjedhore dhe para u gjetën në një kafe në Pekisht, u blenë vota appeared first on Euronews Albania.

Fenomeni i ‘trenit bullgar’ në Elbasan/ Celibashi reagon pas denoncimit të Berishës: Rasti duhet të hetohet

22 May 2025 at 13:30

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”.

I pyetur nga gazetarët, Celibashi u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dijeni për këtë rast, por theksoi se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht,” tha Celibashi.

The post Fenomeni i ‘trenit bullgar’ në Elbasan/ Celibashi reagon pas denoncimit të Berishës: Rasti duhet të hetohet appeared first on Sot News | Lajme.

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

By: Oldi
14 May 2025 at 22:23

Ditën e djeshme në Tiranë gjatë numërimit të votave në KZAZ 40 është denoncuar nga përfaqësuesit e opozitë një fenomen i manipulimit të votave i njohur me termin “treni bullgar”. Kjo metodë, raportohet se daton prej dekadash dhe është përdorur në vende të ndryshme të Europës Lindore. Ekspertët e zgjedhjeve thonë se përmes kësaj skeme […]

The post U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌