Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”/ Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë

29 June 2025 at 15:21

Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin ju nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u s’kualifikuan. Përmes e-mailit, SPAK i ka njoftuar 7 pretendentët që ngelën në garën për postin e shefit të BKH, se muaji korrik do të jetë jo vetëm i nxehtë, por edhe i ngarkuar për ta mbasi brenda këtij afati ata do ti nënshtrohen të gjitha fazave të tjera të konkurrimit.

Ata që ngecën në filtrin e parë të komisionit të përbërë nga kryeprokurori Altin Dumani, dhe Arben Kraja e Behar Dibra ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni. Ndërkohë garuesit që synojnë drejtimin e BKH pritet të bëjnë vrap 2400 metra, 300 metra sprint, muskuj barku dhe pompa e më tej analizat mjekësore. Kush kualifikohet për fazën e radhës e pret eseja e zgjeruar, poligrafi, verifikimi i figurës dhe deklarimi I pasurisë

Drejtori I BKH duhet të zgjidhet brenda 31 gushtit kur edhe i mbaron mandate Aida Hajnajt drejtoreshës aktuale të kësaj byroje.
Në garë kanë mbetur sipas njoftimit zyrtar të SPAK Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, shumica zyrtarë policie, dhe hetues aktualë në SPAK. Megjithatë zërat jo zyrtarë përmendin se komisioni I vlerësimit për momentin ka me sy të mirë Elton Kërlukun dhe Jon Ketën, që të dy hetues pranë asaj që paralelizohet si FBI shqiptare.

The post Korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”/ Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse

20 June 2025 at 08:45

200 kuti janë hapur dhe rinumëruar në qarkun e Tiranës nga 1282 që janë gjithsej. Bëher e ditur se nga rinumërimi i kutive kanë dalë disa parregullsi, ku rezulton se PS ka marrë padrejtësisht 96 vota. Ndërkohë Partisë Demokratike i janë hequr nga rinuëmrimi 66 vota që i ka marrë më shumë në numërimin e parë pas zgjedhjeve. Ndërsa “Lëvizja Bashkë” ka marrë 11 vota më shumë, koalicioni “Shqipëria Bëhet” 10 vota dhe PSD ka 4 vota më shumë nga sa i takojnë.

Po ashtu bëhet e ditur se “Koalicionit Euroatlantik” i janë hequr 8 vota dhe koalicionit “Djathtas për zhvillim” të Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt me 3 vota. Sa i takon garës mes kandidatëve brenda partive Ilir Alimehmeti rezulton se i janë dhënë padrejtësisht 19 vota më shumë ndërsa Jorida Tabaku i janë dhënë 2 vota më tepër. Ndërsa nga PS Olta Xhaçka ka marrë 12 vota më shumë ndërsa Blerina Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 4 vota.

The post Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Gledis Nano te Haki Çako e Joni Keta, SPAK publikon emrat e 13 kandidatëve për kreun e BKH-së

By: lindita
10 June 2025 at 12:17

SPAK ka publikuar listën me kandidatët për kreun e BKH-së. NJOFTIM PËR SHTYP Mbi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton…

Source

“Pas perdes së fushatës!” BIRN: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

7 June 2025 at 09:47

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj.

Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i drejtohet Majkos: “Të tëra të mirat i ke të keqen nëna, që të gjesh një burrë”.

Pas një fushate derë më derë në qarkun e Vlorës, Majko i tha BIRN se ajo që aktori tha me humor ishte në fakt një prej klisheve më të shpeshta paragjykuese me të cilën u përball vazhdimisht në terren.

“Nuk besoj që ndonjë burrë kandidat e pyesin nëse është i martuar apo ka fëmijë, por kjo mua më ndodhte shpesh,” tha Majko. “M’u krijua përshtypja se nëse do isha e martuar dhe me fëmijë, do merrja ndonjë votë më shumë,” shtoi ajo.

Ballafaqimi me stereotipet gjinore ishte vetëm ana e dukshme. Në rrjetet sociale, Majko thotë se u sulmua me komente të dhunshme dhe gjuhë urrejtjeje fillimisht se ishte pjesë e komunitetit rom dhe më pas si grua.

“Dua të them që këta janë të njëjtët persona, një racist është seksist dhe homofob njëkohësisht. Nuk mund të presësh që dikush që është seksist, të mos jetë edhe racist apo të respektojë kategori të tjera,” i tha ajo BIRN, ndërsa shtoi se “gjuha e urrejtjes ishte ende aty”

Përvoja e Majkos nuk është e izoluar. Mes 787 grave që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej tyre u targetuan në rrjetet sociale me gjuhë fyese, denigruese dhe urrejtjeje mbi bazë të gjinisë.

BIRN analizoi mbi 150 mijë komente të mbledhura nga faqet në Facebook të kandidateve gra nga i gjithë spektri politik në rrjetet sociale, me ndihmën e mjeteve teknologjike si Google Colab, SentiOne dhe Apify, dhe identifikoi gjerësisht përmbajtje seksiste, e cila varion deri në nëntë për qind të totalit të komenteve pa dallim force politike.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se ndaj grave në politikë pati sulme të organizuara nga profile false, të cilat synonin që t’i paraqisnin kandidatet si “kukulla”, “të përdala” apo zgjatime të burrave në garë.

Kandidatet u targetuan pothuajse njësoj nga komentet fyese, denigruese apo gjuha e urrejtjes, pavarësisht partisë politike të cilën ato përfaqësojnë. Një diferencë e vogël në përqindje u vu re ndaj disa kandidateve të mazhorancës, të cilat u sulmuan disi më fort se të tjerat.

Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se një klimë e tillë online, e shoqëruar edhe me qëndrimet seksiste të liderëve të partive politike, ndikon negativisht në përfaqësimin e grave në politikë, duke ulur vetëbesimin dhe gatishmërinë e tyre për të kandiduar në të ardhmen.

“Ndikon patjetër për disa arsye: krijon klimë frike apo dhune psikologjike, forcon stereotipet gjinore duke i cilësuar gratë apo vajzat si të paafta për të përballuar emocionalisht çështjet e politikës,” thotë Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN.

“Shumë gra vendosin mos të kandidojnë apo përballen publikisht për shkak të sulmeve të mundshme apo përdorimit të figurës së tyre,” shtoi Leskaj.

Sulme seksiste të organizuara

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat i dhanë një mandat të katërt pothuajse të cilësuar kryeministrit Edi Rama, numri i grave në garë si në listat e mbyllura ashtu edhe në ato preferenciale ishte i konsiderueshëm, 787 në total.

Mes tyre u zgjodhën deputete 50 gra nga katër forca politike; 34 prej të cilave nga Partia Socialiste në mazhorancë, 13 nga Partia Demokratike, 2 nga Partia Socialdemokrate dhe një mandat i diskutueshëm nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Numerikisht, gratë përbëjnë sot rreth 35 për qind të parlamentit të ardhshëm në Shqipëri ose 5 pikë më lart se kuotat e detyrueshme gjinore për promovimin e barazisë gjinore në politikë. Megjithatë, nën koracën e numrave fshihen sulme individuale apo të orkestruara vetëm për shkak të gjinisë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se një pjesë e komenteve me gjuhë seksiste dhe denigruese për kandidatet e të dyja forcave kryesore vinin nga profile false. Një grup profilesh, që kishin në URL një pseudonim apo emër e mbiemër të supozuar, të ndarë me pikë dhe përfundonin me “.2025”, u përdorën për të sulmuar me gjuhë seksiste kandidate të të dyja forcave kryesore politike. Profile të ngjashme po ashtu bënin komente pozitive, të cilat në mjaft raste ishin të njëjta.

Një pjesë e këtyre profileve ishin lehtësisht të identifikueshme si të rreme, pasi ishin krijuar pothuajse në të njëjtën kohë, kishin numër të kufizuar ndjekësish, nuk kishin postime reale dhe fotografitë e profilit i kishin të marra nga interneti. Një pjesë e profileve që përfundonin me “.2025” ndanin të njëjtët miq dhe rezultuan të fshira pas përfundimit të fushatës elektorale.

Anita Doçi punoi gjatë fushatës si menaxhere e rrjeteve sociale për kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dhe një ndër punët e saj ditore ishte fshirja e dhjetra mesazheve fyese dhe denigruese. Doçi thotë se kishte hasur shumë raste ku në postimet nga terreni, Tabakut i shkruanin mesazhe të llojit “rri gjithë ditën rrugëve” apo “s’mendon fare për familjen, fëmijët”.

“Komente që nuk i gjen te kandidatët meshkuj,” tha ajo.

Vetë Tabaku i tha BIRN se gjatë fushatës ishin aktivizuar grupe të organizuara me qëllimin e vetëm për të sulmuar. Sulmet, sipas saj, ishin masive në ato video që u përzgjodhën prej fushatës për të prezantuar një kandidate më normale – si për shembull një video ku ajo kishte ndaluar të vishte atletet.

“Ajo video u bë nga më të ndjekurat, nuk e di me 1 milion shikime, dhe duke u futur njerëzit atje, nuk e ke idenë lloj-lloj komentesh për një atlete që vesh,” tha Tabaku.

Ajo tha se gratë shiheshin si target më i lehtë për komentuesit edhe kur nuk ishin të organizuar nga forca politike rivale.

“Ndoshta e kanë më të lehtë ta bëjnë këtë ndaj grave. U duket më e thjeshtë për të sulmuar një grua se mendojnë që ndoshta nuk ka përgjigje,” shtoi ajo.

BIRN vuri re se numri më i lartë i komenteve seksiste ishte në ato postime në rrjetet sociale që i vendosnin kandidatet në mjedise të cilat përkojnë me paragjykimet gjinore. Videot në fshat, vizitat në fasoneri si dhe takimet me fëmijë dhe të moshuar përmbanin shpesh komente seksiste dhe gjuhë të tillë. Po ashtu, postimet e grave kandidate lidhur me drejtuesit e forcave politike apo prania në të njëjtin mjedis tërhoqi më shumë gjuhë seksiste.

Në kampin e mazhorancës, kandidatet Klodiana Spahiu dhe Blerina Gjylameti thonë se u përballën me gjuhë fyese në rrjetet sociale.

“Kuptohet që nuk kanë qenë komente që të merrnin shkak nga diçka konkrete apo në lidhje me takimin, thjesht gjuhë fyese kundrejt personit tim dhe përkatësisë time partiake,” tha Spahiu.

Gjylameti, e cila nuk arriti të futej në Kuvend për një grusht votash, tha se kishte vënë re një rritje të komenteve fyese apo seksiste në javët e fundit të fushatës. Ajo theksoi gjithashtu se komente të tilla përpiqeshin që t’i fshinin për të mos nxitur më tej gjuhën e urrejtjes.

“Nga eksperienca ime personale, postimet e fushatës elektorale, sidomos në javët e fundit, u shoqëruan me vrull komentesh urrejtje politike dhe kryesisht të bazuara në të qenit grua,” tha Gjylameti.

“Çfarë përmban një gjuhë jo etike, me terminologji seksiste apo denigruese, vullnetarët që janë pjesë e stafit tim i fshijnë dhe kjo si një mënyrë që të mos nxitet më shumë gjuha e urrejtjes,” theksoi ajo.

Tolerancë institucionale dhe shoqërore

Gjuha denigruese dhe seksiste në hapësirën online konsiderohet si zgjatim i së njëjtës gjuhë të përdorur rëndom nga drejtuesit e partive politike dhe media tradicionale në Shqipëri. Për ekspertët dhe studiueset e këtij fenomeni, fushata e fundit zgjedhore vazhdoi në të njëjtin trend, duke krijuar një klimë jo të mirë për gratë që përfshihen në politikë.

Izela Tahsini, psikoterapiste dhe Profesore e Asociuar në punë sociale i tha BIRN se gjuha seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale përforconte stereotipet e dëmshshme dhe minonte besueshmërinë e kandidateve në garë.

“Sensacionalizmi dhe gjuha seksiste, për fat të keq, nuk u eliminuan, veçanërisht në seksionet e komenteve online, duke krijuar një mjedis armiqësor për gratë në politikë,” tha Tahsini.

“Rrjedhimisht, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, jam e bindur se vazhdon të mbajë jashtë politikës një sërë grash”, shtoi ajo.

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit politik, mendon se komentet e personave anonimë në rrjetet sociale frymëzohen nga liderët e tyre politikë.

“Komentet tallëse të nisura nga politikanët apo mediat shtjelloheshin më tej në komente pa fre online, edhe në faqet e disa prej mediave të mëdha”, tha Gjoni. “Çdo person anonim ndjen se ka të drejtë të reduktojë kandidatet gra në stereotipe gjinore, duke minimizuar kështu zyrtarisht rolin e tyre si kontribuuese politike,” shtoi ajo.

Edhe Marsela Dauti, autore e studimeve mbi përfaqësimin e grave në politikë, i tha BIRN se seksizmi dhe gjuha denigruese ndaj grave ishin të ngulitura thellë në politikën shqiptare.

“Kjo është shumë e vështirë, pasi gjuha denigruese shpesh konsiderohet si pjesë normale e politikës — madje edhe nga vetë gratë politikane,” tha ajo duke theksuar se këtë e kishte vënë re gjatë një studimi për dhunën ndaj grave në politikë.

“Gjuha ofenduese apo dhuna në përgjithësi perceptohen si një kosto që duhet paguar për të qenë pjesë e jetës politike,” shtoi Dauti.

Gjatë fushatës së fundit elektorale, kryeministri Edi Rama u apeloi grave dhe i lavdëroi ato, shpeshherë përmes shprehjeve të tipit “Partia Socialiste është grua” apo “Ngjyra rozë është ngjyra e grave dhe vajzave si dhe ngjyra e Partisë Socialiste”.

Por kjo narrativë konsiderohet si “seksizëm i sheqerosur” nga Dauti, e cila theksoi se shprehje të tilla ishin përdorur për të pastruar imazhin e PS gjatë fushatës elektorale për mëkatet e veta të korrupsionit.

Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, kujton një tjetër episod seksist të fushatës së Ramës, ku ai këshilloi gratë që “të përdorin aftësitë e tyre joshëse”. Në anën tjetër të spektrit politik, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u denoncua po ashtu për përdorim të gjesteve fyese dhe vulgare.

Leskaj tha se kjo gjuhë e drejtuesve politikë tolerohet. “Toleranca institucionale dhe shoqërore është e pranishme, për shkak të mendësisë se gratë në politikë nuk janë të “fuqishme”,” tha Leskaj.

Edhe UN Women vuri re tolerancë ndaj gjuhës denigruese gjatë monitorimit të fushatës së fundit.

“Në Shqipëri ka një tolerancë institucionale dhe shoqërore ndaj gjuhës denigruese, si ndaj grave ashtu edhe burrave në politikë. Kjo ndodh për disa arsye, përfshirë mungesën e mekanizmave efektivë për të adresuar dhe ndëshkuar sjellje të tilla, si dhe normat kulturore dhe stereotipet gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri,” tha organizata në përgjigje me shkrim.

Pabarazia në garë

Dhurata Çupi (Tyli), deputete e Partisë Demokratike prej vitit 2017, e humbi garën në Tiranë në zgjedhjet e fundit. Ajo thotë se fakti që ishte grua u përdor taktikisht për t’ia “trembur” votuesit.

“Ka shumë raste që takoja votues dhe pas meje takonin burra kandidatë të listës së hapur dhe influenconin votën kundër meje me argumentin që është grua”, tha Çupi. Sipas saj, diskriminimi pozitiv në ligj u përdor në krah të kundërt, për t’i bindur votuesit se gratë kishin vetëm një në tre vende dhe se një grua nuk do të dilte dot deputete.

Çupi thotë se ajo u diskriminua edhe nga forca e vet politike dhe u braktis gjatë fushatës në favor të burrave që ishin pjesë e garës. “Nga partia kam marrë zero mbështetje. Asnjë mbështetje. Përkundrazi ka patur raste kur lidershipi ka influencuar votën për kandidatët preferencialë,” tha ajo.

Kandidate të tjera ndërkohë vunë në dukje se gara ishte e pabarabartë. Sidomos në zonat rurale dhe qyteza ku gratë përfshihen pak në politikë dhe të takon të shohësh shpesh takime kandidatesh në prani vetëm të burrave.

“Në përgjithësi, shoqëria shqiptare është maskiliste dhe vëmendjen më të madhe e zënë burrat”, tha kandidatja Lindita Metaliaj, e cila garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike në Lezhë.

Kandidatet e intervistuara vunë në dukje gjithashtu disbalancën financiare dhe vështirësitë për të ngritur fonde.

“[Kishte] Burra biznesmenë në garë, që shpenzimet i kishin të pakrahasueshme me buxhetin tim”, tha Çupi.

“Ngritja e fondeve për fushata elektorale është një nga vështirësitë më të mëdha që gratë kanë në krahasim me burrat, aq më tepër në kontekstin kulturor shqiptar,” tha Gjylameti nga Partia Socialiste, e cila kërkoi të kishte ndryshime ligjore në këtë pikë.

Sulmet seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale apo gjuha e përdorur në media janë pengesa shtesë mbi këto pabarazi, të cilat në thelb duan t’i trembin dhe largojnë gratë nga politika. Për kandidate si Ina Majko, vështirësi të tilla të bëjnë të humbësh edhe besimin.

“Vajzat e gratë kur përfshihen në politikë nuk i besojnë dot më asnjë burri,” tha Majko, ndërsa shtoi se edhe një foto e pafajshme mund të kthehet në një mundësi për të të targetuar. “Kjo është e frikshme!”./ BIRN

The post “Pas perdes së fushatës!” BIRN: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Sot News | Lajme.

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

6 June 2025 at 21:48

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi disa veprime dhe vendime të Këshillit Bashkiak të Sarandës, i cili ka “injoruar” Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e një këshilltareje. Pavarësisht se KQZ-ja i dërgoi shkresa se puna e këshilltares Edlira Gjidede, edukatore në një kopësht shtetëror në Sarandë, nuk kishte papajtueshmëri në kandidim dhe zgjedhje, sërish ky Këshill, […]

The post Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare appeared first on BoldNews.al.

“Treni i Europës që premtoi kryeministri, rezultoi tren bullgar”/ Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me analfabetë

5 June 2025 at 15:28

Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi denoncimin për zgjedhjet e 11 majit. Zhupa u shpreh se treni i Evropës që përmendte kryeministri, Edi Rama gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”. Ajo hodhi akuza gjithashtu se PS i mbushi listat e kandidatëve për deputetë me emra që s’dinin se si të ‘fillonin e mbaronin një fjali dëftore’.

Zhupa ngriti pyetjen sesi ka mundësi që qeverisë iu rritën votat ndërkohë që shau shqiptarët. Sipas saj sa më shumë i shau qytetarët aq më shumë mori vota qeveria. Ajo foli edhe në lidhje me rastin e ankimit të Blerina Gjylametit. Sipas saj i hoqën të drejtës Gjylametit për të ankuar pasi kishin hallin se u prishej procesi i vjedhjes.

“Sa më shumë i shau shqiptarët dhe i vodhi, sa më shumë i masakroi, aq më shuimë u rrit në votë te shqiptarët. A e shpjegon dot njeri këtë? Po, sepse treni i Evropës që fliste Spiropali para pak, e Rama gjithë fushatës, kishte qenë tren bullgar. E shpjegon qartë se ata oligarkë që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike e kishin me target, sa vota dhe para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë, e kishin target çfarë duhet të bënin.

Nuk ka ndodhur besoj në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të kenë përqindje të njëjta të ndara sipas subjekteve. Çdo kuti e diasporës e Vlorës kishte të njëjtën përqindje Taulant, si nuk e prishe njëherë dorën. Por një kuti Ulsi do të kishte dalë 25 PD, ndodh ndonjëherë por ishte matematike. Ai stilolapsi magjik se di se si prodhoi aq shumë, si duket keni blerë me shumicë. Ai stilolapsi blu e kryqi njëlloj. E na tregonte pastaj Balla se si kryqi njëlloj bëhet. Talluni me paratë që iu vidhni shqiptarëve, me ato para blini vullnete dhe tjetërsoni votën.

Edhe pse e bllokuat TikTok, dilnin video dhe vota nga diaspora. Ju i vodhët edhe njëri tjetrit aq sa nxorrët Xhackën deputete të diaporës dhe i hoqët të drejtën Gjylametit për t’u ankuar se kishit hallin se ankesë prishte procesin e vjedhjeve. Pse duhet votuar Olta përveçse si investitorë strategjike. Flisni për lista? Nuk mund të flisni se listat tuaja janë më qesharake që ka pas historia, më të turpshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe mbaronin një fjali dëftore. Dhe në mitingje nxirrnin celularin për të bërë au au au..”, tha mes të tjerash Zhupa.

The post “Treni i Europës që premtoi kryeministri, rezultoi tren bullgar”/ Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me analfabetë appeared first on Sot News | Lajme.

Vjedhje votash brenda PD/ Katër kandidatë të Berishës ankohen në KQZ, Doktori: I mbështesim

By: xhir jeta
30 May 2025 at 15:20

Farsën që kërkon në derën e tjetrit, doktorit po i troket në shtëpinë e tij. Katër kandidatë humbës të PD, të cilët s’kanë çfarë humbasin më, pa pyetur Berishën, kanë kërkuar rinumërim të votave në Tiranë e Durrës.

Ata nuk kanë pretendime për votat e partisë, por akuzojnë se u janë vjedhur votat brenda llojit. Berisha pati dyshime edhe tek përgjigja e vet.

“Kjo që thoni ju, 2-3-4-5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi, përkundrazi. Në qoftë se ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Këtu ne nuk kemi dy standard.

E qartë përgjigja?

Nuk e di sa janë, se ne edhe para dy ditësh, kam përsëritur udhëzimin që çdo kandidat që kërkon transparencë, t’i jepet mbështetje nga partia.”

Por, doktori po e sheh se kazani brenda të vetëve po zien. Ai u kërkoi të durojnë edhe pak.

“Ne po operojmë, për shembull ne sot ne shpërndajmë raportin e përditësuar paraprak, i cili në fakt me terma të tjerë është një lloj raporti i ndërmjetëm. Por për të mbajtur nonstop të informuar, ne kemi operuar me raportin paraprak, tani kemi përgatitur raportin e ndërmjetëm dhe raportin përfundimtar do përpiqemi ta përgatisim midis datës 10 dhe 15 qershor me çdo kusht.”

Por karrigia e doktorit nuk po lëkundet. Sepse, sipas tij, problemet njerëzore janë asgjë para misioneve hyjnore.

“A e kupton se në çfarë pozicioni jam unë sot? Ky është një mision për mua. Unë e kam theksuar se ky është një mision po aq i rëndësishëm në mos më i rëndësishëm se ai i vitit 1991.

Po mbroj votën e humbur. Ç’po përdor unë këtu? Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi. Nga një shtet i shkrirë në një me kartelet e drogës

Unë që në vitin 2021 kam shkruar për tjetrin (Bashen), se fillimisht kjo dhe pastaj analiza, unë nuk kam dy standarde. Unë jam koherent në qëndrimet që mbaj. Jam vërtet shumë koherent, nuk lëviz unë.”

Por, Berisha në gjithë këtë furtunë, e ka një vetëngushëllim.

“Edi Rama, plasi që të marrë një urim. Kudo u çon deputetëve të huaj, bëjeni një urim, nisni një urim. Po, mos më bëni të them emra këtu. Unë nuk hyj në korrespondencën private, nuk prish privacinë. Por nuk po i vjen askush.”

Por kujdes, doktorit nuk i ec fjala për veten, por për të tjerët.

“Janë tjetërsuar mbi 1 mijë vota”/ Tre kandidatë të PD-së kërkojnë rinumërim në Tiranë

30 May 2025 at 08:43

Tre kandidatë të Partisë Demokratike kanë depozituar ankesa në Komisionion e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), pasi pretendojnë për parregullsi gjatë numërimit të votave në Qarkun e Tiranës dhe tjetërsim të tyre. Bëhet fjalë për Ilir Alimehmetin, Mimoza Hajdarmatajn dhe Lisandër Hoxhën. Alimehmeti, në shkresën e depozituar në KAS, pretendon se ka pasur parregullsi në masën […]

The post “Janë tjetërsuar mbi 1 mijë vota”/ Tre kandidatë të PD-së kërkojnë rinumërim në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

’11 maji’/ Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore e jo me votë, U ‘dogjën’ Qefalia, Majko, Gogu dhe…

28 May 2025 at 13:43

8 kandidatë burra të 11 majit, të 8-të të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur. Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.

Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë, informon ‘shqiptarja.com’ permes gazetares Esiona Konomi. Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate. Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.

Olta Xhaçka 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë. Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë. Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur. Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.

Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho. Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.

TIRANË

Xhemal Qefalia 9950 (Humbës)
Anila Denaj 9257 (Fituese)
Pandeli Majko 46736 (Humbës)
Toni Gogu 6680 (Humbës)
Olta Xhaçka 6288 (Fituese)

BERAT

Julian Zyla 6002 (Humbës)
Erdis Hyka 5058 (Humbës)
Hatixhe Konomi 4467 (Fituese)

DURRËS

Ilir Ndraxhi 8244 (Humbës)
Gentian Hilla 5881 (Humbës)
Etleva Budini 4910 (Fituese)

KORÇË

Arian Jaupllari 8461 (Humbës)
Besa Spaho 7957 (Fituese)

The post ’11 maji’/ Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore e jo me votë, U ‘dogjën’ Qefalia, Majko, Gogu dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Pas kandidatëve të 11 Majit, Rama mbledh ministrat në Gjirokastër

By: user 8
27 May 2025 at 16:14

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledh në një takim këtë fundjave ministrat e kabinetit qeveritar.  Mediat bëjnë me dije se mbledhja është parashikuar të mbahet ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës.

Ky takim mes kryeministrit dhe ministrave të tij vjen dy javë pas zgjedhjeve të 11 Majit, ku PS fitoi 83 mandate.

Ndërkohë një ditë më parë, Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, kandidatët fitues dhe humbës të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi lëvizje nga radhët e Partisë Socialiste dhe në organin e qeverisë.

“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt’, theksoi Rama.

The post Pas kandidatëve të 11 Majit, Rama mbledh ministrat në Gjirokastër appeared first on Lapsi.al.

Berisha flet me emra: Këta janë deputetët e krimit dhe bandave në Fier

By: user 8
26 May 2025 at 22:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur me emra për deputetët e futur në lista nga krimi dhe banditët, por këtë herë për qarkun e Fierit. 

“Sot është farsë komplet sepse ka konkurrencë, por kjo konkurrencë është qesharake, ka përballë shtetin elektoral me të gjithë shëmtinë dhe fuqinë e tij, që i kthen zgjedhjet në farsë.

Ka kartelet e drogës dhe krimit, të cilët përdhunojnë votën e një qyteti, e një qarku, që diktojnë jo vetëm listat, por edhe votat. Janë me firmë.

Shytët kanë kandidatin e tyre, një Kiduina Zaka një vajzë. E kanë në listë të mbyllur dhe përveç se kanë futur atë në listë të mbyllur, ata kanë mbështetur fuqishëm kandidatët të tjerë në Lushnje dhe Fier. Kanë mbështetur Korreshin dhe Ceno Klosin.

Po kështu Juli i Pashakos, është i kudogjendshëm edhe pse është në kërkim ndërkombëtar.

Ben Qimen e futi Belinda Balluku në kërkim dhe nga kërkimi ose do të mbështesës Zeqinenë ose do të kapim.

Renato Salihi, o do kapesh ose do mbështesësh Cenon. Ose një tjetër, Jahja, ca është. Mora këtë se nuk është përfolur për qarkun e Fierit dhe Lushnjes.

Në këtë rast ka qenë porosia për përqendrim. Duke qenë se ata (organizatat kriminale) janë një faktor kombëtar në rezultatin e zgjedhjeve është parë e arsyeshme që me ta të merret qendra dhe jo qarqet. Ata janë denoncuar në mënyrë më të fuqishme.

Qoftë ky Elvis Doçi apo Poja, se ata ashtu quhen të gjithë, është absolutisht karteli numër 1 në Ballkan dhe më gjerë. Është karteli me port dhe kontrollon çdo metër të portit, kontrollojnë çdo gjë. Nëse përgjegjësi guxon të shkarkojë një vinçier, brenda gjysëm ore ai rikthehet dhe shkon në vinç.

Se këta nuk ngopen.

Këta marrin 3 mijë euro për çdo njeri, për të kaluar aty. Çdo njeri paguan 3 mijë te karteli dhe ikën” – u shpreh Berisha në emisionin “Çim Peka Live”. 

The post Berisha flet me emra: Këta janë deputetët e krimit dhe bandave në Fier appeared first on Lapsi.al.

Kandidatët e PS-së “u ndaluan” të marrin pamjet filmike në KQZ/ Blushi: Refuzimi për t’i bërë publike, provë manipulimi

22 May 2025 at 13:15

Kandidati i PD-ASHM për deputet Tedi Blushi ka reaguar lidhur me refuzimin që kryeministri Edi Rama i bëri disa prej deputetëve socialistë të marrin pamje filmike nga KQZ sa i përket numërimit të votave preferenciale të cilat u mbyllën mbrëmjen e djeshme.

Tedi Blushi thotë se refuzimi i Ramës, është refuzimi i një të drejte për transparencë nga kushdo që merr pjesë në këtë proces. Rama sipas tij i ka kërcënuar deputetët që bën kërkesën në KQZ, Gjylameti dhe Qefalia, të cilët mbetën jashtë parlamentit.

Më tej Blushi, thekson se këto zgjedhje dëshmuan deformimin e vullnetit të qytetarëve, e cila përbën një akt kriminal.

Siç u bë me dije në media, ishin kandidatët Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia të cilët mbeten jashtë parlamentit për 4 vitet e ardhshme, të cilët kishin bërë në KQZ kërkesë ku kërkonin pamje filmike të procesit të numërimit të votave preferenciale për qarkun Tiranë.

Rama me anë të një mesazhi në uatsapp i bënte thirrje atyre të mos e bënin kërkesën, ta tërhiqnin, për të mos ushqyer sipas tij qenërinë mediatike.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi:

Partia e Lirisë shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës kërcënuese të Kryeministrit Edi Rama, drejtuar kandidatëve për deputetë të “Rilindjes” që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën legjitime për të verifikuar pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në Qarkun e Tiranës.

Ky veprim përbën jo vetëm një shkelje flagrante të parimeve themelore të transparencës dhe llogaridhënies në një sistem demokratik, por është edhe dëshmi e qartë e frikës dhe panikut të Edi Ramës përballë zbulimit të manipulimeve të rënda dhe skandaleve që e kanë shoqëruar procesin zgjedhor të 11 Majit.

Ky kërcënim nuk është një akt i izoluar, por një dëshmi e autoritarizimit të një Narkokryeministri që prej kohësh ka braktisur dhe që shkelmon çdo ditë normat e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ai që dikur ngrihej në greva urie për hapjen e kutive të votimit, sot kërcënon për t’u mbyllur sytë shqiptarëve përballë të vërtetës së rëndë të tjetersimit të vullnetit qytetar.

Pamjet filmike të numërimit të votave janë dëshmi autentike, të pakontestueshme, të një procesi që duhet të jetë i hapur, i monitorueshëm dhe i garantuar për të gjithë.

Refuzimi për t’i bërë ato publike është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar provat e manipulimit, të vjedhjes së votës dhe të përdorimit të çdo mjeti presioni ndaj qytetarëve për të deformuar rezultatin zgjedhor.

Partia e Lirisë thekson me forcë se transparenca është shtylla kryesore e legjitimitetit në çdo proces zgjedhor.

Mungesa e transparencës nuk është thjesht një çështje teknike, por një sulm direkt ndaj demokracisë. Kur kutitë mbyllen me forcë, kur pamjet filmike fshihen apo mohohen, kur vota blihet, vidhet apo deformohet, nuk kemi të bëjmë me zgjedhje, por me një farsë të dirigjuar nga pushteti për të ruajtur sundimin me çdo kusht.

Deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes presionit, shantazhit, frikës, varfërisë së qëllimshme dhe kontrollit të çdo aspekti të jetës së përditshme është një akt kriminal që nuk mund të amnistohet. Vota është arma më e fortë e qytetarit në një sistem demokratik – dhe kur ajo vidhet, i vidhet popullit dinjiteti, liria dhe e ardhmja.

Partia e Lirisë rithekson vendosmërinë për të vijuar betejën politike, institucionale dhe qytetare për mbrojtjen e votës së lirë. Ne jemi dhe do të mbetemi në krah të çdo qytetari që kërkon drejtësi, barazi dhe mundësinë për të vendosur vetë për të ardhmen e tij, përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm.

Ne nuk do të ndalemi përballë asnjë shantazhi, presioni apo manipulimi. Do të evidentojmë dhe denoncojmë çdo shkelje, çdo abuzim, çdo tentativë për të kthyer zgjedhjet në formalitet dhe në falsitet.

Mbrojtja e votës së lirë nuk është thjesht një qëllim politik, por një mision kombëtar për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë së vërtetë funksionale, të shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit për të gjithë.

The post Kandidatët e PS-së “u ndaluan” të marrin pamjet filmike në KQZ/ Blushi: Refuzimi për t’i bërë publike, provë manipulimi appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit ‘shkundin’ PS/Të besuarit e Veliajt pa mandat, ‘veteranët’ në pritje të ‘shpërblimit’ në ekzekutiv

20 May 2025 at 20:52

Pas zgjedhjeve të 11 majit, një numër figurash të njohura të Partisë Socialiste dhe politikës shqiptare nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit. Ripërtëritja e PS-së dhe strategjia e re e Edi Ramës për të hedhur në betejë emra të rinj ka lënë jashtë një sërë veteranësh të politikës.

Figura më e spikatur që nuk arriti të sigurojë mandat është Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet për plot 8 legjislatura. Majko, i renditur i 20-ti në listë, siguroi 6736 vota – të pamjaftueshme për një ulëse parlamentare.

Po ashtu, Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj, emra të lidhur prej vitesh me jetën parlamentare dhe qeverisëse të PS-së, nuk morën mbështetjen e nevojshme për të vijuar mandatin.

Një goditje për linjën e Erion Veliajt në parti u dha edhe përmes përjashtimit të gjithë ish-funksionarëve të Bashkisë së Tiranës, si Toni Gogu, Andi Seferi, Etjen Xhafaj, Julinda Dhame, Florian Pullazi, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.

Jashtë mbeti edhe ish-sekretari i grupit parlamentar, Arben Pëllumbi, si dhe Blerina Gjylameti, e cila humbi me një diferencë të ngushtë ndaj Olta Xhaçkës – që fitoi mandatin me rreth 100 vota më shumë.

Ndërkohë, votuesit socialistë refuzuan edhe disa figura që ishin afruar kohët e fundit nga partitë e tjera, si Halit Valteri, Blendi Sulaj dhe Endrit Brahimllari, të cilët nuk arritën të kalojnë kuotën prej 2500 votash.

Tashmë, për shumë prej këtyre figurave që nuk siguruan mandat, mbetet të shihet nëse do të përfshihen në ekzekutiv. Vendimet për qeverinë e re pritet të merren në korrik, ku në lojë janë pozicionet e niveleve të treta si një formë shpërblimi për “besnikërinë e vonuar” ndaj lidershipit aktual të PS-së.

The post Zgjedhjet e 11 majit ‘shkundin’ PS/Të besuarit e Veliajt pa mandat, ‘veteranët’ në pritje të ‘shpërblimit’ në ekzekutiv appeared first on Sot News | Lajme.

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

19 May 2025 at 22:31

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 votave, nuk po kontestohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca, ku një numër i madh kandidatësh pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit. Kanë qenë Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini, etj, të cilët kanë depozituar shkresat në KQZ ku kërkojnë pamjet filmike […]

The post Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike! appeared first on BoldNews.al.

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

By: Ardit
19 May 2025 at 21:30

Pasi siguroi mandatin në Parlament, kandidatja demokrate për deputete Jorida Tabaku ka falënderuar të gjithë votuesit e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Tabaku, e cila fitoi si kandidate e listës së hapur për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, pas një beteje të fortë me kolegun Ilir Alimehmeti, thekson mirënjohjen e saj të […]

The post Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik appeared first on BoldNews.al.

Julia Ilirjani dështoi me votat për deputete, ironizon vajza e aktores: Na mori fytyrën!

By: Oldi
19 May 2025 at 12:51

Vajza e aktores Julia Ilirjani ka reaguar pasi nëna e saj siguroi vetëm 384 vota si kandidate për deputete nën siglën e PD-ASHM në qarkun e Tiranës. Në një video të publikuar në TikTik, Renee shprehet se “mami im dhe votat e kandidaturës të saj na morën fytyrën”. Ndërsa ironion duke thënë që “thashë se […]

The post Julia Ilirjani dështoi me votat për deputete, ironizon vajza e aktores: Na mori fytyrën! appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kush janë kandidatët më të votuar dhe ata që mbeten jashtë Parlamentit (Emrat)

17 May 2025 at 14:56

Gjashtë ditë nga zgjedhjet e 11 majit fituesi tanimë është përcaktuar. Po ashtu edhe kandidatët më të votuar nga lista preferenciale në rang vendi. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja rezulton kandidati më i votuar për deputet nga lista e hapur.

Ndërsa mbeten për t’u numëruar votat preferenciale të diasporës, Blendi Gonxhe ka marrë mbi 21 mijë vota, duke kryesuar listën e kandidatëve të të gjitha partive që konkuruan në zgjedhjet e 11 majit. I dyti në listë renditet deputeti Erion Braçe me mbi 20 mijë vota. Ndërsa e treta kandidatja e PD, Jorida Tabaku me mbi 18 mijë të tilla. Tabaku po ashtu është edhe kandidatja grua më e votuar në rang vendi në listën e votës preferenciale nga të gjitha gratë dhe vajzat që morën pjesë në zgjedhje.

Dy nga emrat e listave të panjohur më parë por që janë votuar më shumë, janë kandidati i PS në Durrës Arkend Balla me më shumë se 18 mijë vota dhe kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila gjithashtu me mbi 18 të tilla. Ndërkaq, 65 kandidatë nga parti të ndryshme nuk kanë marrë asnjë votë. Kjo ka rezultuar më së shumti me kandidatët e listave të hapura të partive të vogla në qarqe të ndryshme të vendit. PS arriti të siguronte mandatin e katërt me mbi 800 mijë vota, të përkthyera në 83 mandate.

Disa veteranë të PS nuk arritën të futen në Parlament. Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Plarent Ndreca, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafaj, Xhemal Qefalia dhe Olta Xhaçka nuk arritën të siguronin mjaftueshëm vota për të kaluar kolegët socialistë. Ndërkohë, Shkodra nuk rezultoi të ishte e të majtëve. Si rrjedhojë, ish-ministrja Edona Bilali e cila ishte vendosur në listën e hapur, nuk mundi të kapërcente pragun për të qenë sërish pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe në radhët e demokratëve emra të njohur si Dhurata Çupi, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Kreshnik Çollaku nuk do të jenë në Parlament në 4 vitet e ardhshme. Jashtë Parlamentit mbetën edhe dy kryetarët e partive opozitare, Ilir Meta i Partisë së Lirisë dhe Shpëtim Idrizi i PDIU.

PS

Blendi Gonxhja – 21 mijë vota
Erion Braçe – 20 mijë vota

PD

Jorida Tabaku – 18 mijë vota

PS

Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Arben Pëllumbi
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Plarent Ndreca
Toni Gogu
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
Xhemal Qefalia
Olta Xhaçka

PD

Dhurata Çupi
Asllan Dogjani
Myslim Murrizi
Kreshnik Çollaku
Ilir Meta
Shpëtim Idrizi.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Kush janë kandidatët më të votuar dhe ata që mbeten jashtë Parlamentit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

11 Maji/ Cilët janë 45 kandidatët për deputetë që marrin mandatin nga listat e hapura (Emrat)

17 May 2025 at 13:38

Pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit, 45 kandidatë nga lista e hapur do të jenë pjesë e Parlamentit në shtator. Nga këta 37 janë kandidatë nga listat e Partisë Socialiste, 7 nga listat e Partisë Demokratike dhe 1 nga lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Lista e PS

BERAT

Hysen Buzali 8209 vota

Fadil Nasufi 6327 vota

Hatixhe Konomi 3372 vota

DIBËR

Agron Malaj 12616 vota

DURRËS

Arkend Balla 18715 vota

Ani Dyrmishi 11588 vota

Etleva Budini 4047 vota

ELBASAN

Sara Mila 18626 vota

Saimir Hasalla 9361 vota

Olsi Komici 9020 vota

Aulona Bylykbashi 8315 vota

Agron Gaxho 5969 vota

FIER

Ceno Klosi 16638 vota

Klevis Jahaj 12696 vota

Asfloral Haxhiu 11622 vota

Antoneta Dhima 6860 vota

Elton Korreshi 5966 vota

Zegjine Çaushi 4074 vota

Dhimitër Kruti 3629 vota

GJIROKASTËR

Tërmet Peçi 9468 vota

Piro Dhima 6902 vota

KORÇË

Ilirian Pendavinji 10133 vota

Bledi Çomo 9478 vota

Besa Spaho 6691 vota

LEZHË

Marjeta Neli 6745 vota

TIRANË

Blendi Gonxhja 22016 vota

Erion Braçe 20846 vota

Ervin Hoxha 18940 vota

Fatmir Xhafaj 12530 vota

Ornaldo Rakipi 9552 vota

Anila Denaj 8731 vota

Blerina Gjylameti 5751 vota

VLORË

Damian Gjiknuri 10031 vota

Vullnet Sinaj 8757 vota

Ardit Bido 7360 vota

Vasil Llajo 4894 vota

Brunilda Mersini 4892 vota

LISTA E PD

DURRËS

Arian Ndoja 8232 vota

KORÇË

Fidel Kreka 6523 vota

KUKËS

Shkelqim Shehu 7493 vota

LEZHË

Gjin Gjoni 8873 vota

Kastriot Piroli 5632 vota

SHKODËR

Bardh Spahia 9466 vota

TIRANË

Jorida Tabaku 19025 vota

Lista e Nisma Shqipëria Bëhet

TIRANË

Adriatik Lapaj 4554 vota

The post 11 Maji/ Cilët janë 45 kandidatët për deputetë që marrin mandatin nga listat e hapura (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

10 kandidatët më të votuar në zgjedhje, vetëm 2 nga PD. Shumica nga PS emra të panjohur

By: redi
15 May 2025 at 15:28

Çdo votë për kandidatët po shkon drejt fundit dhe më poshtë do të lexoni se kush janë 10 kandidatët më të votuar nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit. Sara Mile, kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është më e votuara me 18626 vota. Pas saj renditet Arkend Balla, kandidati i PS-së në Qarkun e Durrësit. Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti që vetëm 2 nga 10 kandidatët…

Source

“Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla”/ Reagon kandidatja e PSD-së, Bozha pas arrestimit të të atit: Koha do ta provojë

14 May 2025 at 11:06

I akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit në Fier, vendimi i GJKKO-së vendos arrest në shtëpi ndaj Pandeli Bozhës. Pas këtij vendimi të GJKKO-s, ka ardhur reagimi i vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidonte në zgjedhje nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Deklarata e saj vjen në një kohë kur babai i saj, Pandeli Bozha, është nën hetim për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi dyshohet se ka përdorur mjete financiare dhe lidhje personale për të ndikuar tek votuesit në favor të saj. Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni të zgjeruar për parregullsi zgjedhore në disa qarqe të vendit.

“Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Koha do ta provojë edhe faktin”, tha ajo për mediat nga ambjentet e jashtme.

Ndërkohë, SPAK dhe autoritetet hetimore po vijojnë punën për të verifikuar të gjitha pistat e mundshme dhe për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë.

The post “Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla”/ Reagon kandidatja e PSD-së, Bozha pas arrestimit të të atit: Koha do ta provojë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌