Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

By: V K
25 June 2025 at 14:42

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë shpërndarjen zyrtare të mandateve të deputetëve për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit.

Sipas ndarjes, Partia Socialiste në Kukës, ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Më poshtë, është ndarja përfundimtare e mandateve dhe emrat e deputetëve të zgjedhur:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi

Romina Kuko

Genti Lakollari

Ilirian Pendavinji

Bledi Çomo

Besa Spaho

PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso

Ledina Alolli

Bledjon Nallbati

Fidel Kreka

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Gjin Gjoni

Kastriot Piroli

PS – 3 mandate

Ulsi Manja

Ermal Pacaj

Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi

Termet Peci

Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

Aulon Kalaja paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: user7
27 May 2025 at 10:58

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Kalaja ka paralajmëruar më herët se do t’i drejtohej SPAK me një kallëzim, nëse KQZ do t’i refuzonte kërkesën për hapjen e kutive të votimit.

Sipas tij, SPAK duhet të marrë në dorë procesin e sekuestrimit të kutive të votimit. Kalaja nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit.

The post Aulon Kalaja paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Lapsi.al.

Një cirk tragjik: Në median shqiptare, një ‘analiste e fabrikuar’ bëhet virale

By: user7
26 May 2025 at 14:23

Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në redaksinë e vogël të portalit “” në Tiranë mbërriti një email nga një person i identifikuar si Helen Bratt, bashkë me kërkesën për të publikuar një artikull të saj të atashuar si shtojcë.

Emailin e hapi botuesja e “Argumentum”, Marjana Doda, e cila vendosi që ta publikojë artikullin pasi e lexoi atë.

Doda nuk e njihte autoren, por i tha BIRN se pas një verifikimi të shpejtë në internet, gjeti gjurmë të një artikulli të publikuar më herët prej saj. Ajo i qëndroi vendimit për të publikuar edhe pasi kërkesa për të pasur një fotografi dhe një biografi të shkurtër nga autorja për të shoqëruar artikullin mbeti pa përgjigje.

“Për mua primare në atë moment ishte cilësia e shkrimit, i cili kishte një përmbajtje korrekte pa marrë parasysh asnjë interes politik,” tha Doda.

Megjithatë, diçka doli jashtë rutinës së punës së Dodës.

Botuesja e “Argumentum” nuk e fsheh habinë se si artikulli i publikuar fillimisht në faqen e saj të vogël u shpërnda si “kërpudhat pas shiut” në një dyzinë platformash të tjera mediatike me audiencë shumë herë më të lartë se e saja – përfshirë gazetën “Tema”, Top Channel apo . Në gjashtë vitet e karrierës së saj si botuese, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Artikulli me titull ‘Një cirk tragjik: Figurat e PD-së reagojnë ashpër pas dështimit të fushatës së mbështetur nga LaCivita” aludon për një revoltë brenda radhëve të Partisë Demokratike pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të 11 Majit përballë kryeministrit Edi Rama.

Shkrimi targeton kryetarin e PD, dhe konsulentin e kontraktuar prej tij në SHBA, , përmes citimeve të deputetëve anonimë demokratë apo informacione të tjera të marra nga burime të hapura. Artikulli u lexua me qindra herë në faqet ku u ripublikua dhe gjeneroi dhjetra komente. Por në një moment, njëri prej komentuesve u kujtua të pyeste: Kush është autorja se nuk po e gjej në Google”?

Në fakt, Helen Bratt rezulton të jetë po aq anonime sa burimet që ka cituar dhe vetëshpallja e saj si analiste e politikës në Ballkan është e mbuluar me hije. Emri i saj është i atashuar me tre artikuj në gjashtë vitet e fundit – të tre për politikën e brendshme në Shqipëri dhe me përmbajtje kontroverse.

Duke u bazuar në tekstin e publikuar, teknikën e shpërndarjes dhe mungesën e kredencialeve të autores, ekspertët e medias ngrejnë dyshime se pas emrit të Bratt fshihet një operacion .

“Është një operacion tipik i manipulimit të opinionit publik për tema politike. Është e zakonshme që artikuj të tillë publikohen fillimisht në faqe shumë pak të njohura, ose tërësisht anonime,” thotë , profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

E kontaktuar nga BIRN përmes emailit nga nisi shkrimin, e ashtuquajtura Helen Bratt refuzoi të hidhte më shumë shumë dritë mbi biografinë e saj dhe nuk iu përgjigj një kërkese për intervistë në video-call deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në emaile pretendohet se ajo ishte lektore dhe analiste e çështjeve të Ballkanit, pa dhënë informacion mbi universitetin ku punonte apo punë të saj të mëparshme, me përjashtimin e një linku të një opinioni të publikuar në vitin 2019  nga gazeta greke “”.

“Të gjithë artikujt e mi bazohen në deklarata publike dhe citime nga mediat, të mbështetura nga njohuritë dhe komentet e burimeve parësore të besueshme,” pretendohet në përgjigje, ku paralajmërohet gjithashtu se “një artikull tjetër po shkruhet për Shqipërinë”.

Origjina e tekstit

 

 

Emri i Helen Bratt qarkulloi fillimisht në Shqipëri në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 përmes dy artikujve kontroversë të publikuar në maj dhe qershor  në faqen e gazetës greke, Protothema.  Shkrimet ishin të ngjashme me njëra-tjetrën dhe aludonin se Shqipëria gjendej asokohe në prag të një lufte civile për shkak të sjelljes së kryeministrit Edi Rama.

Artikujt u ripublikuan gjërësisht në mediat pranë opozitës, përfshirë edhe në një raport për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 të presidencës që atëherë drejtohej nga Ilir Meta.

Ndryshe nga gjashtë vite më parë, shkrimi i fundit nën emrin e Bratt targetonte liderin e opozitës, Sali Berisha dhe u ripublikua nga të afërta me qeverinë. Megjithatë, përmbajtja e artikullit dhe autorësia u vunë në dyshim menjëherë pas publikimit.

Faqja web, Politiko.al, e botuar nga shefi i komunikimit në PD, Alfred Lela, publikoi një shkrim ku pretendonte se artikulli me autorësinë e Bratt ishte prodhuar me Inteligjencë Artificiale dhe se autorja nuk ekzistonte. Politiko.al akuzoi gjithashtu gazetën Tema të gazetarit se e kishte shpikur shkrimin “për reagimin e figurave të PD” kundër Berishës dhe LaCivita.

“Dyshova sepse nuk kishte burimin. Nuk kishte një referencë,” i tha Lela BIRN, ndërsa shtoi se teksti nuk kishte gjithashtu asnjë të dhënë për Helen Bratt.

Gjatë vite më parë, media e drejtuar nga Lela ishte njëra prej atyre që ripublikoi shkrimin e marrë nga Protothema, por Lela u justifikua se në atë kohë “burimi ka qenë i qartë”.

“Ne nuk vëmë në dyshim median greke, në këtë rast Protothema,” tha ai.

Në epokën e mediave dixhitale, praktika e “copy-paste” mbizotëron mjedisin mediatik në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për rrezikun e vazhdueshëm të përhapjes së propagandës dhe dezinformimit.

Botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze, i hodhi poshtë akuzat e Politiko.al dhe tha se artikulli nuk ishte një prodhim i redaksisë së tij, por ishte marrë nga “Argumentum”. Ai këmbënguli gjithashtu se teksti ishte publikuar për shkak të interesit dhe jo nisur nga burimi.

“Redaksia nuk ka preferenca për blogje, por për tema të veçanta dhe shkrimi i është dukur interesant,” tha Baze. “Shpresoj me këtë rast të sqaroj dhe zëdhënësin e PD që është interesuar për këtë çështje,” ironizoi ai.

Marjana Doda e portalit “Argumentum” thotë se pavarësisht dyshimeve të ngritura mbi autorësinë, i qëndron publikimit të tekstit, të cilin e konsideron “korrekt”.

“Duke qenë e bindur se kemi të bëjmë me një shkrim cilësor, nuk tërhiqem nga ky publikim,” tha ajo.

Gazeta greke, Protothema nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN.

Kush është Helen Bratt?!

Termi dizinformim hyri në anglisht shumë vonë në vitet 1980, dhe u huazua nga rusishtja, dezinformatsiya. Sovjetikët e përdorën këtë taktikë për të keqorientuar opinionin publik të popullit të vet.

Dizinformimi njihet sot si një teknikë për menaxhimin e opinionit publik përmes publikimit apo shpërndarjes së informacionit çorientues apo çoroditës dhe verifikimi i autorit apo i kredencialeve të tij është një nga mënyrat se si publiku mund të mbrohet nga informacione të tilla.

Ndryshe nga sa ndodh me publicistë, gazetarë apo shkrimtarë, për Helen Bratt nuk ka thuajse asgjë në internet. Rreth saj mungon një biografi apo të dhëna të tjera që të bëjnë të besosh se është një person real apo është realisht një analiste e politikës në Shqipëri dhe në Ballkan.

E-maili i përdorur me këtë emër u testua nga BIRN në aplikacione që gjurmojnë lidhjen mes një adrese elektronike dhe profileve në rrjete sociale apo njerëzve realë, por aplikacionet nuk gjetën asnjë rezultat.

Të vetmet referenca që lidhen me emrin e saj janë tre artikujt për Shqipërinë, çka sipas ekspertëve të medias, i përforcon dyshimet mbi këtë rast.

, gazetare dhe eksperte te verifikimit të fakteve, i tha BIRN se artikulli i publikuar së fundmi është një përzierje e fakteve me trillime, që kombinuar me mungesën e provave për ekzistencën e autores, e bën atë edhe më të dyshimtë.

Keta thekson edhe elementë të tjerë që ngrenë pikëpyetje për fabrikim, të tillë si përzierja e citimeve anonime me citime reale të marra nga mediat e tjera dhe të shkëputura nga koha ose konteksti, çka sipas saj lë qartësisht të kuptohet se është shkruar nga dikush që e njeh aktualitetin politik dhe atë brenda Partisë Demokratike në Shqipëri.

“Artikulli në fjalë duket sikur sjell një narrativë konflikti brenda PD, por fakti që e njëjta autore ka publikuar në 2019 një artikull ku paralajmërohet për gjakderdhje dhe luftë civile dhe fajëson një tjetër parti të madhe, PS-në, të bën të mendosh për një fushatë të qëllimtë dezinformuese,” analizon Keta.

“Ngjallja e dyshimeve, ngritja e disa hipotezave njëkohësisht dhe çoroditja e publikut përmes fakteve dhe trillimeve, të servirura si të vërteta janë ndër taktikat më të njohura dezinformuese në periudha zgjedhore,” shtoi ajo.

Ndërkohë, pedagogu Erlis Çela thekson se ky është një rast tipik i “Fake Persona Journalism” (gazetarisë me persona të rremë). E përbashkëta e këtyre rasteve, sipas tij, është fabrikimi i një identiteti të rremë, kryesisht me ngjashmëri me emrat perëndimorë për t’i dhënë “më shumë legjitimitet dhe besueshmëri përmbajtjes së prodhuar”.

“Skema kërkon përdorimin e një faqeje pothuajse anonime dhe më pas artikulli i rremë amplikfikohet nga media lokale, të cilat nuk e verifikojnë qëllimisht identitetin e autorit,” përfundoi ai.

The post Një cirk tragjik: Në median shqiptare, një ‘analiste e fabrikuar’ bëhet virale appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit ‘shkundin’ PS/Të besuarit e Veliajt pa mandat, ‘veteranët’ në pritje të ‘shpërblimit’ në ekzekutiv

20 May 2025 at 20:52

Pas zgjedhjeve të 11 majit, një numër figurash të njohura të Partisë Socialiste dhe politikës shqiptare nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit. Ripërtëritja e PS-së dhe strategjia e re e Edi Ramës për të hedhur në betejë emra të rinj ka lënë jashtë një sërë veteranësh të politikës.

Figura më e spikatur që nuk arriti të sigurojë mandat është Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet për plot 8 legjislatura. Majko, i renditur i 20-ti në listë, siguroi 6736 vota – të pamjaftueshme për një ulëse parlamentare.

Po ashtu, Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj, emra të lidhur prej vitesh me jetën parlamentare dhe qeverisëse të PS-së, nuk morën mbështetjen e nevojshme për të vijuar mandatin.

Një goditje për linjën e Erion Veliajt në parti u dha edhe përmes përjashtimit të gjithë ish-funksionarëve të Bashkisë së Tiranës, si Toni Gogu, Andi Seferi, Etjen Xhafaj, Julinda Dhame, Florian Pullazi, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.

Jashtë mbeti edhe ish-sekretari i grupit parlamentar, Arben Pëllumbi, si dhe Blerina Gjylameti, e cila humbi me një diferencë të ngushtë ndaj Olta Xhaçkës – që fitoi mandatin me rreth 100 vota më shumë.

Ndërkohë, votuesit socialistë refuzuan edhe disa figura që ishin afruar kohët e fundit nga partitë e tjera, si Halit Valteri, Blendi Sulaj dhe Endrit Brahimllari, të cilët nuk arritën të kalojnë kuotën prej 2500 votash.

Tashmë, për shumë prej këtyre figurave që nuk siguruan mandat, mbetet të shihet nëse do të përfshihen në ekzekutiv. Vendimet për qeverinë e re pritet të merren në korrik, ku në lojë janë pozicionet e niveleve të treta si një formë shpërblimi për “besnikërinë e vonuar” ndaj lidershipit aktual të PS-së.

The post Zgjedhjet e 11 majit ‘shkundin’ PS/Të besuarit e Veliajt pa mandat, ‘veteranët’ në pritje të ‘shpërblimit’ në ekzekutiv appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet/ Veliaj reagon nga burgu: Jam pa fjalë përpara kësaj vale mbështetjeje

By: user7
15 May 2025 at 12:35

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Veliaj thotë se shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën dhe zhvillimin, teksa ironizoi opozitën duke thënë se qytetarët “nuk i besojnë më Saliut & co” dhe sipas tij “11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”

Ai shton se nga shqiptarët ka mësuar se “nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen.” Gjithashtu Veliaj komentoi edhe votën e diasporës, duke thënë se ndihet i përunjur përpara kësaj mbështetje masive.

“Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë – ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre”, thotë ai.

POSTIMI:

Miqtë e mi,
Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite. Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.

Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.

Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë – ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.

Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste. Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme. Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!

The post Zgjedhjet/ Veliaj reagon nga burgu: Jam pa fjalë përpara kësaj vale mbështetjeje appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton kandidatët në Librazhd dhe Prrenjas: Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme

By: V K
1 May 2025 at 11:31

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Librazhd ku po prezanton kandidatët e Aleancën për Shqipërinë Madhështore, për zgjedhjet e 11 majit.

“Shkojmë më 11 maj në zgjedhje të sigurt për një fitore të thellë ku qytetarët votojnë për veten e tyre, familjen e tyre dhe të ardhmen e të gjithë Shqipërisë.

Zotohem para jush se me programin tonë do të rikthejmë paratë qytetarëve shqiptarë dhe çdo pensionist në këtë rreth, në këtë qark dhe në Shqipëri në 100 ditët e para nuk do të ketë kurrë një pension nën 200 euro, do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve. Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme Nuk ka shqiptarë që nuk do të ketë nën 6.3 euro në ditë”, shprehet Berisha.

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton kandidatët në Librazhd dhe Prrenjas: Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi: Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen, Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

By: V K
28 April 2025 at 09:59

Pak orë nga mbajtja e mitingut të koalicionit opozitar në Kuçovë, kandidati i ASHM-së për deputet, Lefter Maliqi, ka publikuar në rrjetet sociale foto-albumin e këtij aktiviteti.

Bashkëngjitur, Maliqi thotë se mitingu i djeshëm ishte një tërmet për mazhorancën, ndërsa thotë se uragani i fitores nuk ndalet.

Reagimi i Lefter Maliqit:

Plasi në Kuçovë! Tërmet për Rilindjen, miting super madhështor, festiv, me Liderin doktor Sali Berisha.

Fitorja në Kuçovë dhe Qarkun Berat, do jetë surprizë, 4:3 për PD dhe “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”!

S’keni parë gjë akoma! Uragani i fitores nuk ndalet! Së shpejti mitingu përmbyllës surprizues në Berat! Mirënjohje!

Kryedemokrati Sali Berisha, është shprehur dje gjatë mitingut në Kuçovë se kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka dy ditë që është tmerruar pasi PD ka nënshkruar një kontratë lobimi me një avokat të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

The post Lefter Maliqi: Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen, Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet/ Berisha thirrje shqiptarëve në Selanik: Vërshoni në Atdhe dhe shpëtoni Shqipërinë

By: V K
27 April 2025 at 11:59

Ditën e sotme, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi.

Ai u ka bërë thirrje atyre emigrantëve të cilët nuk janë regjistruar për votën e diasporës, që më 11 maj të vijnë në Shqipëri e të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë.

“Më 11 maj jepni kontributin tuaj për shpëtimin e Shqipërisë.

Zoti bekoftë votën tuaj, por Shqipëria ka nevojë për qindra mijë nga ju që të vërshoni drejt saj e më 11 maj të firmosni që t’i riktheni rininë Shqipërisë.

Firmosni për të rikthyer demokracinë, që askush të mos mendojë me të marrë mandatin e deputetëve apo të arrestojë krerët e opozitës që të fitojë”, shprehet Berisha.

The post Zgjedhjet/ Berisha thirrje shqiptarëve në Selanik: Vërshoni në Atdhe dhe shpëtoni Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Jozefina Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Vota juaj ka peshë, ju jeni shpresa që do të bëni ndryshimin e madh

By: V K
25 April 2025 at 09:45

Me anë të një postimi në rrjete sociale, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ajo falenderoi ata për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e votës së tyre për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të zhvilluar.

Topalli bëri një sqarim të qartë për mënyrën e votimit, duke kujtuar se shqiptarët e diasporës mund të votojnë vetëm për një parti, vetëm për një kandidat nga e njëjta parti, ose për një parti dhe një kandidat të saj.

Gjithashtu, ajo theksoi se çdo përpjekje për të votuar për një parti dhe një kandidat nga një parti tjetër,  do të bëjë që vota të shpallet e pavlefshme.

Në mesazhin e saj, Topalli nënvizoi fuqinë e zërit të diasporës dhe ndikimin e madh që ka ky grup i shqiptarëve në ndryshimin e Shqipërisë.

Ajo tha se shqiptarët jashtë vendit janë shpresa dhe forca që do të sjellin ndryshimin e madh që Shqipëria ka nevojë. “Vota juaj ka peshë!”, – përfundoi ajo mesazhin e saj, duke i ftuar shqiptarët të angazhohen dhe të bëjnë historinë me votën e tyre.

“Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!”, deklaroi Topalli.

Postimi i drejtueses politike të PD për diasporën:

“Mirëmëngjes të dashur shqiptarë që jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë. Faleminderit që votuat për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, më të zhvilluar. Sqarim për mënyrën e votimit:

Në fletën e votimit:

Mund të votoni vetëm partinë.

Mund të votoni vetëm një kandidat nga e njëjta parti.

Mund të votoni partinë dhe një kandidat nga e njëjta parti.

Kujdes:

Nëse votoni për një parti dhe për një kandidat të një partie tjetër, vota shpallet e pavlefshme.

Zgjidh me kujdes. Vota jote ka peshë!

Shqiptarë të mrekullueshëm që jetoni jashtë vendit,

Zëri juaj ka fuqi!

Votoni! Sepse vota juaj po bën historinë!

Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!”, shkruan Topalli.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)

The post Jozefina Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Vota juaj ka peshë, ju jeni shpresa që do të bëni ndryshimin e madh appeared first on Albeu.com.

Berisha – fermerëve: Do të merrni mbi 200 milionë euro subvencione

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot në Fier, kandidatët e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa gjatë fjalës së tij u premtoi fermerëve se do të marrim mbi 200 milionë euro subvencione për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.

“Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë. Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi. Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 për qind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju. Kredi të buta me 80 për qind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë. 70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës. Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale. Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë. Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se do t’u kthejë paratë fermerëve dhe do t’i vendosë njerëzit e punës dhe të drejtës, në një nivel me fermerët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë.

“Nafta do të ketë subvencionim identik me atë të këtyre vendeve. Dhe naftë nuk do shitet më me çmim plus/minus 10 për qind nga dallimi në çmimi në Maqedoni dhe Kosovë. Edi Rama merr për çdo litër naftë nga xhepat tuaj 1.1 euro. Ngarkesa fiskale mbi naftën do jetë e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë. Pra, ne do jemi të drejtë me ju dhe do bëjmë gjithçka për suksesin e fermave tuaja, për komplekset agrobujqësore”, pohoi Berisha.

/a.f//r.e/

The post Berisha – fermerëve: Do të merrni mbi 200 milionë euro subvencione appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Jam pritur në mënyrë madhështore në mbarë Shqipërinë, Edi Rama po rrokulliset

By: V K
22 April 2025 at 13:19

Në një konferencë për mediat, kryetari i PD Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai është në rënie të lirë politike.

“Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama është i gatshëm të shkelë çdo ligj për të marrë vota, por është tashmë pa shpresë përballë verdiktit të qytetarëve.

Berisha tha se është pritur në mënyrë madhështore në çdo cep të Shqipërisë ku ka shkuar, ndërsa kundërshtarët e tij politikë i cilësoi si; “rrogtarë të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqe të tjera, si figurina pa shpirt”.

Sali Berisha: Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre. Edi Rama po rrokulliset, kjo është e vërteta. Shikoni ekuilibrat e Ramës, është i aftë të shkel çdo ligj për votë, por pa shpresë, nga verdikti i shqiptarëve. Kudo ku kam shkuar kam pasur pritje fantastike, kurse ana tjetër ka pasur rrogtarë të marrë me detyrim, nga Tirana dhe qarqe të tjera si figurina.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Jam pritur në mënyrë madhështore në mbarë Shqipërinë, Edi Rama po rrokulliset appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane, duhet të jemi shumicë përtej shumicës së PS më 11 Maj

By: V K
17 April 2025 at 09:23

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”. Kreu i shtetit e nisi fjalën me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj, teksa tha se Tirana do të jetë epiqendra e Evropës, ku do të mikpresë liderë nga i gjithë kontinenti, mes të cilëve edhe kancelarin e ri gjerman.

“Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 Maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën.

Ku Evropa duhet të japë disa pyetje me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë.

Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Nga ana tjetër do të jetë tjetër promovim i Shqipërisë si destinacion, i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare“, tha kryeministri.

Vota e diasporës

Kryeministri Edi Rama foli edhe për zarfet e para që kanë marrë votuesit në diasporë. Kreu i qeverisë tha se jemi në fazën e jetësimit të një premtimi që kanë dhënë.

“Tanimë jemi në fazën e jetësimit të një zotërimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, të shqiptarëve të Evropës dhe mbarë botës, dhe jetësimi po ndodh. Zarfet e KQZ po shpërndahen.

Mesa kam parë procedura është thjeshtë dhe standarte. Duhet parë me vëmendje udhëzimi i KQZ, kini parasysh se vendoset. Në ditën e sotme në këtë moment historik duhet të jeni shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar më tej negociatat. Më pas sipas dëshirës edhe një preferencë të vetme në të gjithë listën e emrave siopas qarqeve.

Ne kemi ndërtuar një sistem ku secili voton në qarkun e vet. Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes…

Nuk dua t’i shqetësoj shumë miqtë e instagramit se janë më kullera dhe e kanë pak më ndryshe kodin e komunikimit, megjithëse te të sharat janë më të hidhur. Pra, me shumë kujdes udhëzimin e KQZ”, u shpreh Rama.

The post Edi Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane, duhet të jemi shumicë përtej shumicës së PS më 11 Maj appeared first on Albeu.com.

LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA, ajo që ka bërë Rama ndaj Berishës i ngjan asaj që Biden bëri ndaj Trump

By: V K
16 April 2025 at 15:23

Këshilltari amerikan elektoral i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka krahasuar zhvillimet politike në Shqipëri me ato në Shtetet e Bashkuara, duke vënë theksin te ngjashmëritë mes mënyrës si administrata Biden, ka vepruar ndaj Donald Trump dhe asaj që, sipas tij, Edi Rama po ka bërë kundër Sali Berishës.

LaCivita: “Shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë për të futur Donald Trump në burg, përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë ngjarje që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe ngjashmëritë me mënyrën si po trajtohen konservatorët këtu janë të mëdha”, tha LaCivita.

Po ashtu ai tregoi se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, ai shtoi se kjo ndodh për shkak të mungesës së rezultateve në ekonomi nga qeverisjet aktuale, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në ndryshimin politik.

LaCivita: “Jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë, anglishtja juaj është e mrekullueshme, dhe e ardhmja duket premtuese”, theksoi ai.

“Pra, edhe një herë, unë nuk flas në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Sigurisht që kam shumë miq atje, sepse punoj shumë ngushtë me fushatën. Por mendoj se mjafton të themi që ekziston një kuptim i qartë i situatës politike dhe korrupsionit që ekziston këtu.

Siç e përmenda edhe mbrëmë, shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë gjatë katër viteve të fundit për të futur Donald Trump në burg, duke përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë.

Dhe ngjashmëritë mes asaj që po përpiqen t’u bëjnë konservatorëve këtu, dhe asaj që ata bënë në Shtetet e Bashkuara, janë jashtëzakonisht të ngjashme. Dhe kjo ndodh sepse ata nuk janë në gjendje të mbrojnë bilancin e tyre. Nuk janë në gjendje të mbrojnë gjendjen e ekonomisë.

Dhe gjithmonë duhet të kthehemi tek kjo. Do ta mbyll duke thënë se jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë. Mendoj se keni shumë për të ofruar dhe e ardhmja duket shumë premtuese. Dhe anglishtja juaj është thjesht e mrekullueshme. Pra, përgëzime të gjithëve”, u shpreh LaCivita.

The post LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA, ajo që ka bërë Rama ndaj Berishës i ngjan asaj që Biden bëri ndaj Trump appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha fton shqiptarët në çeljen e fushatës: Të mbidhemi për Shqipërinë Madhështore, për të nesërmen e sigurt të atdheut (VIDEO)

By: V K
10 April 2025 at 12:41

Ditën e sotme, Kryedemokrati Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, më 11 Prill në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Me moton: “Mblidhemi në shehsin Nënë Tereza për një Shqipëri Madhështore”, lideri demokrat fton të gjithë shqiptarët të mbushin sheshin, për të nisur një rrugëtim të ri, nën qeverisjen e demokratëve.

“Për të nesërmen e sigurt të atdheut”, Berisha fton bashkëkombasit, që të premten e 11 prillit, ora 19:00, të mblidhemi të gjithë bashkë në sheshin “Nënë Tereza” për Shqipërinë Madhështore!”.

 

The post Sali Berisha fton shqiptarët në çeljen e fushatës: Të mbidhemi për Shqipërinë Madhështore, për të nesërmen e sigurt të atdheut (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

By: V K
9 April 2025 at 10:30

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues.

Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht.

Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve në regjistrin civil ishte 3.59 milionë vetë, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, afërisht 12 mijë votues nxorrën një deputet.

Duke marrë parasysh se një pjesë e votave ishin të pavlefshme, dhe një pjesë shkuan te partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, të cilët nuk prodhuan mandate, të katër partitë që morën mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për mandat.

Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe. Rrjedhimisht, në rang kombëtar, Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj për çdo 10,400 vota.

Partia Demokratike mori secilin nga të 59 mandatet për afërsisht 10.600 vota ndërsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, mori vetëm katër mandate edhe pse grumbulloi në rang kombëtar 108 mijë vota, me një mesatare prej 27 mijë votash për mandat.

Numri i votave të nevojshme për mandat në secilin qark në zgjedhjet e 11 majit do të varet nga pjesëmarrja, e cila është diçka e paparashikueshme.

Shqipëria pëson ndryshime të forta demografike çdo vit dhe Censi i vitit 2023 gjeti në Shqipëri afërsisht gjysmë milioni njerëz më pak se sa Censusi i vitit 2011, gjë që sugjeron rënie vjetore të popullsisë banuese me rreth 40 mijë vetë dhe rënie vjetore të popullsisë votuese me rreth 30 mijë vetë.

Kjo do të thotë se mes zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025, rreth 120 mijë votues mund të jenë larguar.

Por kjo është e pamundur të dihet me saktësi sepse, ndonëse është e sigurt se mes Censit dhe Censusit, ka pasur rënie popullsie, ne nuk mund ta dimë nëse kjo rënie popullsie ka ndodhur në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë periudhës apo ka pasur vite kur rënia ka qenë më e fortë e vite të tjera kur ka qenë më e paktë.

Në këto zgjedhje, pjesëmarrja pritet të ndikohet edhe nga rreth 246 mijë shqiptarë, të cilët janë regjistruar për të votuar me postë.

Në rast se këta të gjithë do të votojnë, pjesëmarrja ka gjasa do të jetë më e lartë se sa më 2021 dhe rrjedhimisht, numri i votave të nevojshme për të kapur mandatin e fundit do të jetë më i lartë.

 

 

Formula D-Hond pjesëton numrin e votave që ka marrë secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radhë, deri sa të mbarojnë mandatet për t’u ndarë.

Partisë që i del herësi më i lartë nga pjesëtimi, merr mandatin. Rrjedhimisht, ajo që diskutohet, dhe që është përcaktuese për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, është i ashtuquajturi mandat i fundit.

Ky është edhe mandati që praktikisht synohet nga të gjitha partitë e vogla, veçanërisht në Tiranë.

Mandati i fundit është ndarë në secilin qark në varësi të pjesëmarrjes. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në Tiranë ishte veçanërisht e lartë, 53% në krahasim me mesataren kombëtare që ishte 46%.

Kjo do të thotë që mandati i fundit në Tiranë u fitua me 12 mijë vota ndërsa, në Dibër, mandati i fundit u fitua me 7255 vota. Qarqet e tjera janë mes këtyre dy shifrave si në grafik.

Në Shkodër, Partia Socialdemokrate arriti të rrëmbejë dy mandate me pak më shumë se sa 16 mijë vota.

Votat e djegura ndihmojnë të mëdhenjtë

Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2021 sugjerojnë se shumë mandate kyçe për maxhorancën u fituan falë “votave të djegura”, pra votave të fituara nga partitë e vogla, kryesisht LSI.

Në qarqet Durrës e Berat, LSI humbi mandat për vetëm disa dhjetëra vota. Rrjedhimisht, ndarja e opozitës kryesore në katër koalicione konkurrente, Berisha-Meta, Shehi-Alibeaj, Partia Mundësia e Shehajt dhe Euroatlantikët e Bashës, sugjeron se në shumë qarqe do të ketë shumë vota të cilat nuk do të arrijnë të prodhojnë mandat.

Mandatet e humbura nga këto parti do të bien në prehërin e forcës politike që merr shumicën e thjeshtë në secilin qark./ BIRN

The post Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Albeu.com.

Kreu i PD Vau i Dejës Benard Ndreca: Më 11 maj votoni Partinë Demokratike, t`i japim fund përbuzjes që Edi Rama u bën qytetarëve (VIDEO)

By: V K
6 April 2025 at 12:01

Ditën e djeshme, kreu i PD i Vaut të Dejës Benard Ndreca, në takimin që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi me banorët e zonës, u shpreh se Partia Demokratike, është alternativa e duhur, që qytetarët duhet të votojnë më 11 maj.

Gjithashtu, në fjalën e tij Ndreca theksoi se; “Sali Berisha, banorëve të Bashkisë së Vaut të Dejes, që gjithmonë u është gjendur pranë, dhe sot i ke bashkuar demokratët për t`i çuar drejt fitores historike më 11 maj”.

Fjala e plotë e Ndrecës:

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, i nderuar lideri historik i Partisë Demokratike Prof. Dr Sali Berisha, i nderuar Nënkryetar i Partisë Demokratike Z. Luçiano Boçi, i nderuar kandidat për deputet z. Gentian Ndoj, të dashur themelues, anëtarë, simpatizantë, të rinj dhe të reja të Partisë Demokratike.

Dua të falenderoj secilin prej jush, për gjithë mbështetjen dhe kontributin në Partinë Demokratike ndër vite.

Gjej rastin t`ju falenderoj dhe një herë që në këto 12 vite opozitë, kurrë nuk u dorëzuat, por i bëtë ballë të keqës që ka kapluar vendin, duke qëndruar stoikë dhe me dinjitet, duke bërë një opozitë reale dhe gjithmonë të gatshëm, aktivë dhe besnikë, ashtu siç e ka traditë zona jonë.

Një falenderim të veçantë kam për ju Doktor në emër të të gjithë demokratëve, banorëve të Bashkisë së Vaut të Dejes, që gjithmonë u je gjendur pranë, dhe sot i ke bashkuar demokratët për t`i çuar drejt fitores historike më 11 maj.

Nuk mund të lë pa përmendur faktin që ju keni sjellë një program të besushëm, ku çdo pikë e tij është i realizueshëm, pasi kjo ka ndodhur në qeverinë e mëparshme të Partisë Demokratike të udhëhequr nga vetë ju.

Ritheksoj edhe një herë që pika për bujqësinë, ku zonën e Vaut të Dejes e prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ku subvencionet do të jenë pa burokraci, do të ketë mbështetje njesi prodhimi, për krerë, sipërfaqe dhe pagesa direkte për fermerët.

Gjithashtu, ju keni premtuar mbështetje për çdo pemë të ullinjve të mbjellë dhe 3-fishin e sipërfaqeve me shegë lajthi dhe arra.

Fermerët e Bashkisë së Vaut të Dejes, janë të një rrealiteti të realizuar nga qeveria e Partisë Demokratike, nga viti 2005-2013 të cilët kanë përfituar subvencione në ullishte dhe pemtore të tjera, sot në qarkun e Shkodrës kemi sipërfaqët më të mëdha të ullishteve dhe jemi ndër prodhuesit kryesor.

Për t`u dhënë fund vështirësive të tregtimit të produkteve të prodhuar me aq mund e sakrificë, të cilët për mungesë të tregut kthehet në humnerë për ekonominë familjare.

Dua të përmend edhe projektin për prodhimet “Made in Albania”, që i keni dhënë përparësi absolute, do të rrisë ekonominë e familjeve të Vaut të Dejes.

Doktor, Vau i Dejes të beson ty, Shqipëria të beson që do të realizohen dhe me datën 11 maj, qytetarët do të votojnë numrin 1 Partinë Demokratike dhe Kryministrin e ardhshëm të Shqipërisë Sali Berisha.

Të dashur pensionistë të Bashkisë së Vaut të Dejes, ju jeni dëshmitarë që deri në vitet 2005 kemi pasur pensionet më të ulëta, dhe ka qenë Partia demokratike në vitet e qeverisjes 2005-2013 që i ka rritur.

Prandaj jam i bindur që me zgjuarsinë tuaj, ju do t`i jepni fund talljes që bën Edi Rama me ju në dhënie të bonuesit elektoral dhe jo rritjen e pensioneve.

Edi Rama, nuk për qëllim hallet e popullit apo mirëqënien tuaj, por synimi i tij është vetëm të vjedhë edhe më shumë ashtu siç ka bërë këto 12 vite. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se duke votuar Partinë Demokratike, tallja dhe përbuzja do marrë fund, pasi pensioni minimal do të jetë mbi 200 euro.

Miqtë e mi, unë në emrin tuaj dua të falenderoj nje mik të veçantë, i cili është mik i të gjithë juve dhe familjeve të Vaut të Dejes Z. Zef Hila. Zef Hila në postin e Kryebashkiakut që nga Njesia Administrative Shllak, Temal, Vig Mnele, Hajmel, Bushat dhe në Qytetin e Vaut të Dejes, i bëri menaxhimin më të mirë duke mundësuar nivestime në Shkolla, qendra Shëndetësore, rrugë ujësjellëse bujqësi etj. Zef Hila edhe si deputet, ishte zëri më i mirë i gjithë zonës, ku hallet dhe problemet tona i ngriti me forcë të madhe për t`u dhënë zgjidhje.

Une jam i bindur që dhe kandidati i Zonës së Vaut të Dejes Z. Gentian Ndoj, me mbështetjen tuaj më 11 maj, do të sjellë një vizion të ri për të adhmen e Vaut të Dejes dhe do të jetë një zë i fuqishëm në Parlamentin Shqiptar.

Së fundi, dua t`u drejtohem ju prindër që me sakrifica të mëdha po i arsimoni dhe edukoni fëmijët tuaj, por vendi nuk po u jep mundësi që ata meritojnë dhe po largohen çdo ditë e më shumë, për fëmijët tanë, për të ardhmen e vendit tonë, duhet të votoni Partinë demokratike numrin 1 me Kryeminstrin e Ardhshëm Sali Berisha,.

Faleminderit!“, u shpreh Benard Ndreca.

 

The post Kreu i PD Vau i Dejës Benard Ndreca: Më 11 maj votoni Partinë Demokratike, t`i japim fund përbuzjes që Edi Rama u bën qytetarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama: Me anëtarësimin në BE, 300 milionë euro për bujqësinë çdo vit

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë theksoi sot në fjalën e tij përpara kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, por edhe qindra mbështetësve të kësaj force politike që ishin të pranishëm në aktivitet, se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi historike për vendin.

Sipas Kryeministrit, pavarësisht se ka zëra që thonë se Bashkimi Evropian ka problemet e brendshme të vetat, problemet e tyre janë ato të shteteve më të mëdha sot.

“BE-ja është e organizuar si një familje, ku ka më të rritur, ka dhe me të vegjël dhe mënyra si funksion ajo familje është se ata që janë më të mëdhenj dhe më të fortë, japin lekë, euro për ata që janë më të dobët dhe më të vegjël që të rriten.

Prandaj, ajo familje është e ndarë, kontribuuesit dhe përfituesit. Kontribuuesit, Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka japin në BE para më shumë se marrin nga BE-ja. Por, sigurisht atyre BE-ja ju duhet për të gjitha gjërat e tjera, tregun e përbashkët, që duke ikut nga BE-ja, Britania e Madhe e humbi dhe tani nuk po di të gjejë rrugën”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit pohoi se me futjen në BE, Shqipëria, do të jetë një nga vendet që do të përfitojë. “Sot, në 10 vjet në kemi marrë nga BE total mbështetje pak më shumë se 1 miliard euro, si mbështetje zhvillimore. Futemi në BE, çdo vit kemi më shumë se 1 miliard euro mbështetje”, tha ai.

“Për bujqësinë, ne kemi marrë nga BE në gjithë këto vite më pak se 200 milionë euro në 12 vjet, futemi në BE marrim çdo vit, 300 milionë euro. Tani, ti je fermer, e ç’po të duhet ty këneta, bufi kënetës apo Edi Rama. Të gjithë në 11 maj duhet të mendojnë atë fjalinë, që bëri Kinën atë që është sot: “Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka macja, rëndësi ka që macja kap minjtë”, vijoi Rama.

“Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka kjo forcë politike, apo se si jam veshur unë, rëndësi ka që unë bashkë me këtë forcë politike fusim Shqipërinë në BE”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal në fjalën e tij, edhe në punën e jashtëzakonshme që është bërë për të ndryshuar opinionin e liderëve politikë në BE dhe për t’u ulur në një tryezë me ta.

“Mos na e prishmi se i kemi rrethuar! Unë e di se çfarë kemi hequr për t’i ndryshuar atë opinionin e tmerrshëm për të na parë në sy dhe pastaj të mos i ulin sytë kur ne i shohim drejt e në sy. Hidheni atë votë, se nuk po hidhni shpirtin aty edhe kapni miun se ndryshe mbetët me bufin. Ky është 11 maji dhe të gjitha të tjerat pastaj ne do t’i themi se çfarë kemi bërë, ku ishim, ku do të jemi në 2030. Sa ishin pagat, sa do jenë, pensionet…Doni ju që ne pensionet t’i shtojmë më shumë seç kemi mundësi? Na duhen para! Jepeni votën dhe pastaj do të kemi më shumë para, ato që marrin nga BE për bujqësinë t’i çojmë te bujqësia, këto që ne ja japim për bujqësinë se s’kemi BE t’i çojmë te pensionet”, nënvizoi Rama. /j.p/

 

The post Rama: Me anëtarësimin në BE, 300 milionë euro për bujqësinë çdo vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me Berishën apo Ramën? Julia Ilirjani kandidon në zgjedhjet e 11 majit

By: gaze tare
13 March 2025 at 14:00

Aktorja e njohur shqiptare Julia Ilirjani do të kandidojë në zgjedhjet e 11 Majit krah Sali Berishës.

Ajo do të jetë pjesë e listës së kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, listë e cila udhëhiqet nga kryedemokrati Sali Berisha.

Kujtojmë se PD publikoi listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet pasditen e sotme në mbledhjen e Kryesisë.

The post Me Berishën apo Ramën? Julia Ilirjani kandidon në zgjedhjet e 11 majit appeared first on iconstyle.al.

Efekti më i madh në Tiranë, Fier dhe Durrës/ Ekspertët: Votat e diasporës ndikojnë afro 20 mandate në zgjedhjet për Kuvendin

By: V K
6 March 2025 at 08:16

Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emigrantët, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Nga fillimi i janarit deri sot u regjistruan 234 mijë zgjedhës nga jashtë vendit, (një proces ky që kryhet për herë të parë), ndërsa 43 mijë të tjerë iu refuzua kërkesa për pasaktësi në dokumenta.

Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës, se votat nga jashtë Shqipërisë do të ndikojnë mbi së paku 19 deri 20 mandate të Kuvendit të ri.

Ekspertë të pavarur dhe me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore, pohuan për Zërin e Amerikës se votimi i shqiptarëve nga jashtë shënon arritjen më në fund, e një standarti dhe një të drejte qytetare, për mosplotësimin e të cilës Shqipëria dallohej deri dje nga vendet e tjera.

Shifrat i kanë edhe ato të dy anët e medaljes: nga një anë 234 mijë votuesit nga jashtë të regjistruar janë më shumë se dyfishi i parashikimeve fillestare, por nga ana tjetër ata përbëjnë vetëm 15 -20 për qind të zgjedhësve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë për Zërin e Amerikës se që zgjedhësi nga jashtë ka një sjellje tjetër ndaj votës dhe një mënyrë tjetër se si e përdor atë.

“Votat e shtetasve nga jashtë territorit të vendit do të kenë efekt më të ndjeshëm në shpërndarjen e mandateve midis subjekteve veçanërisht në ato njësi zgjedhore ku numri i mandateve është tek. Në të tilla njësi zgjedhore, sipas formulës që bëhet ndarja e mandateve lëvizet ngandonjëherë edhe me shumë pak vota, edhe me 100 vota, edhe me 50 vota ka kaluar mandati nga një subjekt në tjetrin”, thotë zoti Kume.

Në Koalicionin për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, ekspertët besojnë se votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë do të ndikojnë në afro 19- 20 mandate të Kuvendit të ri, në të 12 Qarqet e vendit.

Sipas studimit të kësaj organizate, që e bën me dije për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, qarku që do të ndikohet më shumë nga votat e jashtme është Tirana me 4 mandate, Fieri me 3 mandate, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra me nga 2 mandate, Berati, Korça, Gjirokastra, Lezha me nga 1 mandat, ndërsa ndikimi pritet të jetë i papërfillshëm në Dibër e Kukës.

“Besoj se me këto ritme shifra përfundimtare do të shkojë rreth 250 mijë. Duke vlerësuar se ky proces u bë për herë të parë, gjykoj që është arritje që një numër kaq i lartë shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të votuar, për të thënë fjalën e tyre dhe për të përcaktuar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, tha zoti Taulla.

Llogaritjet mbi votat e shqiptarëve nga jashtë vendit, mbështeten në besimin që fletët e tyre të votimit do të kthehen të gjitha, por ekspertët besojnë se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të rritet ndjeshëm nëse partitë politike, do të futin në listat emërore të kandidatëve për deputetë figura të njohura nga diaspora, në mënyrë që ata të sjellin drejtpërdrejt në sallën e Kuvendit zërin dhe problemet e emigrantëve shqiptarë.

Mbetet për t’u parë se çfarë emrash do të dorëzojnë partitë politike, sidomos në pjesën e sipërme të listave të sigurta, thotë zoti Kume, por nëse do të bëheshin të ditur emrat e kandidatëve nga diaspora më herët se sa regjistrimi i votuesve nga jashtë, atëherë edhe numri i tyre do të ishte shumë më i lartë.

Të gjitha partitë e kanë bërë këtë premtim, edhe dy partitë e mëdha edhe partitë e reja, theksoi ai.

“Faktori i dytë për mua do të jetë edhe fakti se sa partitë politike do të përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, veçanërisht në një të tretën e sipërme të listës, kandidatë nga diaspora. Unë do të votoja shumë më tepër një kandidat bashkëqytetari im në emigrim, se sa dikë që jeton në Shqipëri. Varet se si do ta përdorin partitë politike këtë faktor”, tha zoti Kume.

Edhe zoti Taulla thotë për Zërin e Amerikës se edhe tek veprimtarët e Koalicionit KRIIK gjithmonë ka mbizotëruar ideja që ashtu si shtresat shoqërore, ashtu votat e emigrantëve tani të mos shpërndahen në rezultatet e përgjithshme të partive të mëdha, por ato të përqëndrohen tek përfaqësues të tyre, në mënyrë që edhe pikëpamjet e tyre në Kuvend të shfaqen qartë dhe fort.

“Mbetet për t’u parë emrat e kandidatëve, që do të sjellin partitë politike deri në 12 mars, që është afati i fundit. Idealja do të kishte qenë sipas KRIIK-ut, që shqiptarët jashtë vendit të kishin një përfaqësim të dedikuar; pra që të kenë deputetë të vetët, që të sjellin zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”, tha zoti Taulla.

Ekspertët besojnë se më të favorizuarat për të marrë më shumë vota nga jashtë do të jenë në zgjedhje ato parti, që do të kenë më shumë emra kandidatësh nga diaspora.

Madje më pas deputetët nga jashtë vendit, mund të krijojnë edhe një grup parlamentar të diasporës, pohuan ata, por këto vëzhgime dhe zhvillime pritet edhe së paku një javë afat tjetër kur të publikohen listat e kandidatëve për deputetë.

The post Efekti më i madh në Tiranë, Fier dhe Durrës/ Ekspertët: Votat e diasporës ndikojnë afro 20 mandate në zgjedhjet për Kuvendin appeared first on Albeu.com.

Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit

By: Oldi
28 January 2025 at 16:42

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021 që merren për referencë për ndarjen e fondeve, pohoi se në atë kohë partitë kanë pasur në dispozicion 130 milionë lekë të rinj. “Sot, nga ana juaj, ne duam të merrni vendimin se sa do jetë fondi i fushatës […]

The post Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌