Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

By: Elva
18 July 2025 at 10:07

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, me anë të një postimi në facebook është shprehur se deputetët e opozitës, kanë përfituar mandate nga listat e mbyllura pa ndonjë kontribut real në terren apo në kauzën opozitare. “Po të ishin listat 100% të hapura, sa prej këtyre deputetëve do të kishin fituar mandat?”, pyet Maliqi me […]

The post Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota! appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin

By: Elva
12 July 2025 at 15:42

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale lidhur me përplasjet mes banorëve të Thethit dhe forcave të Policisë gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Maliqi e konsideron situatën si të rëndë dhe paralajmëron pasoja politike për qeverinë. “Kush luan me popullin, luan me zjarrin. […]

The post Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin appeared first on BoldNews.al.

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

9 June 2025 at 13:42

Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar 6 kandidatët e tjerë të koalicionit të opozitës në Qarkun e Beratit që ndodheshin në listën e hapur bashkë me të, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas Maliqit, pavarsisht farsës dhe masakrës elektorale, ata bënë maksimumin së bashku me demokratët, drejtuesit e seksioneve, grupseksioneve […]

The post Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim

By: Oldi
26 May 2025 at 10:49

Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, reagoi me një postim online duke bërë thirrje për riorganizimin e PD-së. Ai tha se është kundër dorëheqjes së liderit Sali Berisha, duke shtuar se ai është në mision për votën e lirë. “Jam kundra zërave për dorëheqjes së liderit Berisha, i cili është në mision […]

The post Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim appeared first on BoldNews.al.

“Rama nuk i kalonte 68 mandate, e ndihmuan trafikantët”/ Kandidati i PD, Maliqi: Në PD jo të gjithë e ndjekin Berishën

25 May 2025 at 21:04

Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore” Lefter Maliqi i ftuar në një intervistë televizive tha se 11 maji ishte një masakër elektorale.

Maliqi: Unë nuk i heq asnjë presje deklaratave të Berishës për masakrën elektorale e faktuar edhe me prova filmike të grumbulluara nga opozita. Edhe operacioni i fundit i firmosur 3 muaj më parë nga Italia, tregoi shumë mirë që trafikantë të drogës ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve.

Rama nuk mendohej kurrë se do të kalonte 68 mandate dhe vetë është i habitur, por unë dua të ndalem tek vetja dhe PD-ja. Berisha futi një frymë të palodhur në parti, por dua të them se një pjesë e drejtuesve politikë në PD me mandat të sigurt dhe nuk e ndoqën ritmin e Berishës dot.

The post “Rama nuk i kalonte 68 mandate, e ndihmuan trafikantët”/ Kandidati i PD, Maliqi: Në PD jo të gjithë e ndjekin Berishën appeared first on Sot News | Lajme.

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

By: Ela
25 May 2025 at 15:27

Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për tu shprehur mirënjohje atyre që e votuan dhe për t’u kërkuar ndjesë për rezultatin. Më tej, Maliqi ka shprehur pakënaqësitë me Partinë Demokratike, pasi nuk u përfshi i dyti në listë, megjithëse ishin dakordësuar më parë për këtë gjë. […]

The post Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine! appeared first on BoldNews.al.

“Drejtuesit politik nuk punuan”/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar

By: Ardit
23 May 2025 at 16:29

Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka kritikuar mungesën e përkushtimit nga drejtuesit politikë të PD-së, përveç kryedemokratit Sali Berisha. Maliqi theksoi se xhelozia dhe mungesa e bashkëpunimit mes tyre e dëmtuan, duke thumbuar kështu drejtuesin e koalicionit PD-ASHM për qarkun e Beratit Eno Bozdo. Ndërsa po ashtu ish-deputeti e cilëson […]

The post “Drejtuesit politik nuk punuan”/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë

By: V K
23 May 2025 at 09:44

Kandidati për deputet i PL në zgjedhjet e 11 majit qarku Berat, Lefter Maliqi,  kadeklaruar se do të faktojë manipulimin e votave nga ana e numëruesve dhe operatorëve të KZAZ-ve në Berat, Polican dhe Dimal.

Gjithashtu, Maliqi ka ngritur akuza edhe ndaj PD, pasi sipas tij, edhe pse i ka informuar për të gjitha parregullsitë që po ndodhin dhe ka ofruar ndihmën e tij, nuk kanë vepruar dhe ia lanë PS-së terrenin e lirë për manipulim.

Ai shprehet se kjo betejë nuk do të bëhet vetëm për moral, por edhe për të denoncuar e zbuluar krimin elektoral edhe gjatë procesit të numërimit!

Maliqi shprehet më tej se SPAK-u, i kapur peng nga Rilindja duhet të marrë pamjet filmike dhe celularët e numëruesve, operatorëve e antarëve të KZAZ-ve dhe të zbulojë dhe nga i merrnin urdhrat.

Postimi i plotë:

Të dashur miq megjithëse mora 5222 vota në Qarkun Berat dhe ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush, duke qënë tek 22 me të votuarit, në shkallë vendi nga opozita. Ju garantoj dhe besoj që perveç masakrës elektorale dhe sulmit që pata i vetëm nga të gjitha krahët ju garantoj dhe pres të hapen kutitë në Berat, Dimal e Polican ku ka të dhëna të sigurta për manipulim votash nga numërues dhe operatorë në KZAZ Pasi kam pasur vetëm gjysmat e numëruesve dhe të vezhguesve dhe kishim tavolina numërimi pa asnjë numurues dhe vezhgues si kandidat dhe si koalicion, pasi PD në mungesë ka mundësuar të viheshin më mirë PS sesa numëruesit dhe vëzhguesit e mi, problem për të cilin kam debatuar disa herë edhe me Z. Flamur Noka dhe kam vënë në dijeni Tedi Blushin dhe Liderin Berisha. Pra isha i pabarabartë edhe mes Kandidatatëve dhe ishim zbuluar në këto KZAZ edhe ndaj Rilindjes. Kjo betejë nuk do të bëhet vetëm për moral, por edhe për të denoncuar e zbuluar krimin elektoral edhe gjatë procesit të numërimit!

SPAK i kapur peng nga Rilindja duhet të veprojë të marrë pamjet filmike dhe celularët e numëruesve dhe operatorëve dhe antarëve të KZAZ-ve dhe të zbulojnë dhe nga i merrnin urdhrat nga Deputë dhe Drejtues Vendor. Çdo gjë do zbardhet! Drejtësia do vihet në vend, me ndëshkim çdo manipulatori të blerë e të shitur! Mbetem njëri prej jush 5222 votuesit me zemër që jeni dhe do jeni mbi 2 fish dhe mbi ju nuk vlerësoj asnjë, pasi pa ju nuk ka asnjë shanc të fitohet Bashkia Kuçovë, e grabitur me pak vota në 2023, por as Bashkia Berat pasi ish-komuna Otllak (Lapardha-Moravë-Otllak-Orizaj-Dyshnik-Virjon-Qereshnik) perben 1/4 e qytetit Berat, ku kemi qënë së bashku fitues që nga 2007. Bashkë me ju do marrim vendimet e duhura për sfidat elektorale në vazhdim, për fitore tepër të sigurta. Së bashku do ja dalim me mbështetje, mirënjohje reciproke dhe vendime vetëm në interesin tuaj. S’ka forcë që na mposht drejt misionit tonë për ndryshim dhe zhvillim!

The post Lefter Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë appeared first on Albeu.com.

Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë

By: Ela
23 May 2025 at 08:51

Kandidati për deputet i PL në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi deklaron se do të faktojë manipulimin e votave nga ana e numëruesve dhe operatorëve të KZAZ-ve në Berat, Polican dhe Dimal. Maliqi ka ngritur akuza edhe ndaj PD, pasi sipas tij, edhe pse i ka informuar për të gjitha parregullsitë që po ndodhin dhe […]

The post Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë appeared first on BoldNews.al.

Ndër më të votuarit, Maliqi: Nuk fitova mandat për shkak të kodit zgjedhor të korruptuar

By: Ela
20 May 2025 at 11:11

Drejtuesi politik i PL-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka falenderuar me anë të një postimi në Facebook 5222 votuesit që e mbështetën në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Beratit. Maliqi ishte tek 25 më të votuarit në Shqipëri nga opozita, i dyti nga PL pas Ilir Metës dhe më i votuari […]

The post Ndër më të votuarit, Maliqi: Nuk fitova mandat për shkak të kodit zgjedhor të korruptuar appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten

By: V K
14 May 2025 at 07:42

Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga ajo që ai e etiketon si “narkoshtet”.

Maliqi thekson se demokratët i presin sfida të reja, por premton se zgjedhjet do të përsëriten.

“Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qëndrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi! Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan Maliqi.

Në qarkun e Beratit, janë numëruar 207 nga 275 kuti në total.

Partia Soicaliste, ka marrë 40,207 vota ose e thënë ndryshe 58.3%, ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike, ka marrë 20,253 vota ose 29.4%.

The post Lefter Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten appeared first on Albeu.com.

“Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen”/ Maliqi: Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

28 April 2025 at 09:31

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit dhe njëkohësisht kandidati për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me mitingun e mbajtur nga opozita ditën e djeshme në Kuçovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shprehet mjaft entuziast, ku e konsideron si një miting supermadhështor dhe […]

The post “Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen”/ Maliqi: Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen, Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

By: V K
28 April 2025 at 09:59

Pak orë nga mbajtja e mitingut të koalicionit opozitar në Kuçovë, kandidati i ASHM-së për deputet, Lefter Maliqi, ka publikuar në rrjetet sociale foto-albumin e këtij aktiviteti.

Bashkëngjitur, Maliqi thotë se mitingu i djeshëm ishte një tërmet për mazhorancën, ndërsa thotë se uragani i fitores nuk ndalet.

Reagimi i Lefter Maliqit:

Plasi në Kuçovë! Tërmet për Rilindjen, miting super madhështor, festiv, me Liderin doktor Sali Berisha.

Fitorja në Kuçovë dhe Qarkun Berat, do jetë surprizë, 4:3 për PD dhe “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”!

S’keni parë gjë akoma! Uragani i fitores nuk ndalet! Së shpejti mitingu përmbyllës surprizues në Berat! Mirënjohje!

Kryedemokrati Sali Berisha, është shprehur dje gjatë mitingut në Kuçovë se kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka dy ditë që është tmerruar pasi PD ka nënshkruar një kontratë lobimi me një avokat të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

The post Lefter Maliqi: Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen, Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit appeared first on Albeu.com.

Maliqi saluton Ramën/ Të fala i bëni çyrykut

By: Ela
25 April 2025 at 10:17

Drejtuesi politik i PL-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka hedhur poshtë të gjithë zërat se mund të largohet nga politika dhe thekson se mbetet opozitari më i fortë se mbi 50% e deputetëve të PD. “Ju drejtues lokal oligarkë e bandit të korruptuar, s’do arrini dot kurrë të më mundni! Me miliardat tuaja, […]

The post Maliqi saluton Ramën/ Të fala i bëni çyrykut appeared first on BoldNews.al.

“Opozita fiton 4:3 në Berat”, Maliqi: Votoni me bindje dhe zemër

By: Ela
13 April 2025 at 12:58

Drejtuesi politik i PL-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, teksa ka shpërndarë pamje nga takimi me banorët e Duhanasit, ka shprehur një falenderim për frymën e bashkëpunimit të Kryetarëve të PD dhe PL. Maliqi shprehet se vetëm si ekip do të mund të shkojnë drejt fitores surprizë në Qarkun Berat 4:3, për herë të […]

The post “Opozita fiton 4:3 në Berat”, Maliqi: Votoni me bindje dhe zemër appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Beratit rrëzon Kreshnik Hajdarin, Maliqi: Drejtësia funksionon

By: Ela
27 March 2025 at 08:23

Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se drejtësia në Gjykatën e Beratit ka funksionuar më së miri pasi, pas Salillarit, u fitua gjyqi edhe me Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta me tendera korruptivë. Maliqi shprehet se “Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe […]

The post Gjykata e Beratit rrëzon Kreshnik Hajdarin, Maliqi: Drejtësia funksionon appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi kandidati më i pëlqyer në primaret e Beratit

By: Ela
2 March 2025 at 11:02

Lefter Maliqi është kandidati më i pëlqyer i qarkut të Beratit, në primaret e organizuara nga Partia Demokratike. Pas përfundimit të votimeve, Lefter Maliqi është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga mbështetësit e tij. Kujtojmë që Partia e Lirise dhe Partia Demokratike do te futen bashkë në koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Lefter Maliqi […]

The post Lefter Maliqi kandidati më i pëlqyer në primaret e Beratit appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Brenda datës 2-3 Mars do të bëhet marrëveshja PD-PL, shpresoj që të bëhem deputet

23 February 2025 at 22:15

Drejtues i Partisë së Lirisë për Beratin, Lefter Maliqi, në një intervistë për Ora News tha se brenda datës 2-3 Mars do të bëhet marrëveshja me PD-në, teksa shtoi se bashkimi duhet për të arritur në fitore. Ai tha se synon që të bëhet deputet, teksa paralajmëroi një rezultat surprizë 4 me 3 në favor […]

The post Maliqi: Brenda datës 2-3 Mars do të bëhet marrëveshja PD-PL, shpresoj që të bëhem deputet appeared first on BoldNews.al.

“Opozita drejt fitores”/ Maliqi: Iu tregoj kush do të jetë qarku surprizë i zgjedhjeve të “11 Majit”

By: Oldi
10 February 2025 at 11:06

Drejtuesi i Partisë së Lirisë për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka zhvilluar një takim me banorët e Beratit. Maliqi u shpreh se qarku i Beratit do jetë surpriza e fitores së opozitës së bashkuar më “11 Maj”. “Me popullin për popullin! Mirënjohje banorëve Laoardha-Lumas, Perondi, Kozare, Dimal e Berat. Takim madhështor frymëzues sfidues, fitues […]

The post “Opozita drejt fitores”/ Maliqi: Iu tregoj kush do të jetë qarku surprizë i zgjedhjeve të “11 Majit” appeared first on BoldNews.al.

“Protesta do të jetë me e madhe se kurrë, opozita e bashkuar e motivuar”, Maliqi: Në zgjedhjet e Majit, qarku i Beratit surprizë

By: E.K
29 January 2025 at 17:56

Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi i ftuar në studion e FaxNews me gazetarin Albi Rakip ka dhenë detaje në lidhje me protestën e 8 shkurtit të opozitës që do të zhvillohet në kryeqytet. Maliqi është shprehur se ky do të jetë tubimi më i madh opozitar, pasi janë […]

The post “Protesta do të jetë me e madhe se kurrë, opozita e bashkuar e motivuar”, Maliqi: Në zgjedhjet e Majit, qarku i Beratit surprizë appeared first on FaxWeb.

❌
❌