Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

By: user7
10 July 2025 at 10:50

Përfundon testi fizik për 7 kandidatët për kreun e BKH në Repartin RENEA.

Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim.

Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe u ndoq nga anëtari i komisionit të posaçëm Behar Dibra. Të pranishëm ishin edhe profesorë të Fiskulturës nga Universiteti i Sporteve qe kane bere vlerësimin.

Deri të nesër, ditë e premte, pritet dalja e rezultateve se kush nga 7 kandidatet do të vijojë garën me fazën e tretë. Pritet që kandidatët t’i nënshtrohen edhe eses, testit të poligrafit dhe intervistës.

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta

The post Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA appeared first on Lapsi.al.

Ja kush janë 17 kandidatët për 6 shefa komisariati në Tiranë dhe rrethe (EMRAT)

By: V K
7 July 2025 at 11:59

Gara për emërimin e 6 shefave të Komisiaratit ka arritur në fazën finale. Një listë me të paktën 17 oficerë të Policisë, të cilët kanë marrë minimumi 70 pikë në procedurat paraprake, janë në tavolinën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Në garë janë vendet vakanta të Komisariatit nr.2 në Tiranë dhe Himarë, pas dorëheqjes së ish-drejtuesve, drejtuesi i komisariati i Cërrikut, pas daljes në pension të ish-shefit të tij, si edhe tre komisariate kufitare, ai i Rinasit, Dibrës dhe Sarandës, të cilët përfshihen për herë të parë në konkurs.

Mes emrave të kualifikuar është Idriz Daullja, i cili aktualisht, mban postin e zv.drejtorit të Policisë së Tiranës.

Në listën e kandidatëve për shefa komisariati mbi 70 pikë është edhe kryekomisari Përparim Dema, i cili është prej disa vitesh në krye të Komisariatit të Rinasit.

Në listën e kandidatëve të kualifikuar spikat emri i oficerit Ferit Merkaj, i cili është me gradën më të ulët, nënkomisar.

Megjithëse ligji e lejon kandidimin për shef komisariati edhe të punonjësve me këtë gradë të ulët, gjithësesi një emërim i mundshëm i tij para oficerëve me gradë komisar e kryekomisar mund të krijonte një shije të hidhur në sistemin e karrierës në Policinë e Shtetit.

Thuajse në të njëjtën situatë është edhe oficeri tjetër i kualifikuar, Ermal Gjoka, i cili vetëm së fundmi ka kaluar nga nënkomisar në gradën e komisarit.

Ndërkohë, të kualifikuar për garën për 6 vende vakante, janë edhe disa oficerë, të cilët janë shpallur fitues edhe në procedura të mëparshme, por nuk kanë qenë në listën e emërimeve të kryepolicit Ilir Proda.

Në listën e kualifikuarve gjendet emri i komisar Elvid Shehu, i cili aktualisht është i komanduar në drejtimin e Komisariatit të Sarandës.

Shehu ka mbajtur postin e shefit të Postës së Pikës së Qafë Botës dhe u caktua përkohësisht në Sarandë, pasi ish-drejtuesi i mëparshëm, Elvis Dervishi, u shkarkua, në një vijim të një hetimi penal.

Kryekomisari Bledar Rreshka ka mbajtur postin e shefit të komisariatit nr.3 në Tiranë, deri në momentin kur, në tetor 2024, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë zhvilloi për herë të parë konkursin për emërimin e drejtuesve të komisariateve, bazuar në ligjin e ri. Rreshka u kualifikua edhe në atë konkurs, megjithatë nuk arriti të merrte emërimin.

Gjithashtu, tjetër emër që kualifikohet për herë të dytë në konkursin për shef komisariati është kryekomisar Oltjon Agolli, i cili ka mbajtur më herët detyrën e shefit të Komisariatit të Sarandës.

Komisare Edjona Dano, është e vetmja përfaqësuese e gjinisë femërore në listën e të kualifikuarve për pozicionin e Shefit të Komisariatit. Ajo punon aktualisht si Shefe e sektorit kundër dhunës në familje në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Një tjetër emër që është shpallur fitues për herë të dytë në garën e hapur nga Drejtoria e Policisë është kryekomisari Artur Mersini.

Aktualisht, Mersini është specialist në Sektorin e Inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Më parë ka mbajtur pozicionet e Shefit të Komisariatit në Has.

Kryekomisar Behar Gançi, gjithashtu në listën e të kualifikuarve, punon prej vitesh si ekspert në Policinë Shkencore.

Emrat e tjerë që janë kualifikuar për 6 vendet vakante për shef Komisariati janë edhe: Faik Ruko, Ermal Gjoka, Florian Dano, Kliton Zharri, Pllumb Kovacica, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, dhe Feliks Hoda.

Më poshtë është lista me 17 oficerët që kanë marrë se 70 pikë e më shumë në konkursin e shpallur nga Policia e Shtetit për plotësimin e 6 vendeve vakante si Shefa Komisariati:

1. Kryekomisar Idris Daulle – 74 pikë

2. Kryekomisar Përparim Dema – 73 pikë

3. Kryekomisar Faik Ruko – 72 pikë

4. Komisar Ermal Gjoka – 72 pikë

5. Komisar Elvid Shehu – 72 pikë

6. Kryekomisar Florian Dano – 72 pikë

7. Nënkomisar Ferit Merkaj – 71 pikë

8. Komisar Kliton Zharri – 71 pikë

9. Kryekomisar Artur Mersini – 70 pikë

10. Komisar Behar Gançi – 70 pikë

11. Kryekomisar Oltjon Agolli – 70 pikë

12. Kryekomisar Pllumb Kovacica – 70 pikë

13. Kryekomisar Bledar Rreshka – 70 pikë

14. Kryekomisar Ardjan Çela – 70 pikë

15. Nënkomisar Ermal Kenaçi – 70 pikë

16. Komisar Edjona Dano – 70 pikë

17. Komisar Feliks Hoda – 70 pikë
/ Boldnews.al

The post Ja kush janë 17 kandidatët për 6 shefa komisariati në Tiranë dhe rrethe (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kreu i ri i BKH, SPAK: Kandidatët më 10 korrik do të bëjnë pompa dhe vrap te RENEA

By: user 5
4 July 2025 at 17:57

SPAK njofton shtatë kandidatët për drejtorë të BKH se në datën 10 korrik do të mbahet testi fizik që do të mbikëqyret nga një prokuror i posaçëm pjesë e komisionit dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.

Kandidatët do të garojnë sipas disa ushtrimeve të mëposhtme 300 metra sprint, palosje barku për 1 min, pompa dhe 2.4 kilometra vrap.

Shtatë kandidatët e ngelur në garë duhet të paraqiten herët në mëngjes në repartin e Reneas, në Yzberisht , ndërkohë që pas këtij testi ata janë edhe sporova të tjera si eseja, poligrafi dhe Vettingu.

“Para se të fillojnë testin fizik kandidatët duhet te plotësojnë një pyetësor vetëdeklarues për gjendjen e tyre shëndetësore ne momentin e testimit. Një mjek i caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes duhet të jetë i pranishëm për të përcaktuar nëse kandidati mund të marrë pjesë në testimin fizik.

The post Kreu i ri i BKH, SPAK: Kandidatët më 10 korrik do të bëjnë pompa dhe vrap te RENEA appeared first on Lapsi.al.

Gara për kreun e ri të BKH, caktohet data e testimit fizik

By: fra nc
4 July 2025 at 11:12

Pas kandidimit të 13 aspirantëve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në fazën e dytë janë kualifikuar vetëm 7 prej tyre. Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që faza e tretë, ajo e testimit fizik, të zhvillohet më 11 korrik 2025.

Në testin fizik do të marrin pjesë 7 garues, ndërsa procesi do të monitorohet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve. Ndër ushtrimet që do të kryejnë kandidatët janë: vrapimi, pompat, ushtrime të ndryshme fizike, etj.

Testimi do të zhvillohet në ambientet stërvitore të repartit RENEA.

Mandati pesëvjeçar i Aida Hajnajt në krye të BKH përfundon më 31 gusht 2025.

Të kualifikuarit për vijimin e garës:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Joni Keta

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara për kreun e ri të BKH, caktohet data e testimit fizik appeared first on Euronews Albania.

Gara për kreun e BKH: Skualifikohen 6 kandidatë, në garë mbeten 7 emra

By: fra nc
26 June 2025 at 11:05

Procesi për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka hyrë në një fazë të re, pasi janë skualifikuar 6 nga 13 kandidatët fillestarë. Kandidatët e skualifikuar janë përjashtuar nga gara për shkak të mospërmbushjes së kritereve dhe mungesave në dokumentacionin e dorëzuar.

Kujtojmë SPAK shtyu afatin për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH-së deri ditën e martë, më 24 qershor. Kjo shtyrje erdhi si pasojë e dorëzimit të parregullt të dokumentacionit nga ana e 11 prej 13 kandidatëve të regjistruar fillimisht në garë. Vetëm dy prej tyre kishin plotësuar të gjithë dokumentacionin sipas kërkesave të përcaktuara.

Emrat e 13 kandidatëve që aplikuan për postin e kreut të BKH-së:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Astrit Halilaj
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Haki Çako
  • Joni Keta
  • Maoricio Sheldija
  • Marinela Pilinçi
  • Miklovan Kanani
  • Nevrus Ndregjoni

Nuk dihen ende emrat e 6 kandidatëve të përjashtuar nga gara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara për kreun e BKH: Skualifikohen 6 kandidatë, në garë mbeten 7 emra appeared first on Euronews Albania.

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

By: Ardit
13 June 2025 at 09:15

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rinumëruan të mërkurën 42 kutitë e qarkut Dibër në bazë të ankesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi me pretendimet për tjetërsim të votës preferenciale nga numëruesit. Në fund të rinumërimit, diferenca mes tij dhe kandidatit Përparim Spahiu të renditur para tij në listën preferenciale të PD-së u ngushtua nga […]

The post Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

Qori rendit problematikat e procesit zgjedhor: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia

By: Ardit
12 June 2025 at 21:51

Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë, ka dhënë një panoramë shqetësuese për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke theksuar problematikat që shoqërojnë çdo fazë. Qori u shpreh se si parti kushtetuese, ata janë të interesuar që procesi zgjedhor të jetë sa më i saktë dhe i drejtë, duke ruajtur votat e tyre në gjithë Shqipërinë. Sipas […]

The post Qori rendit problematikat e procesit zgjedhor: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia appeared first on BoldNews.al.

Nga Haki Çako te Gledis Nano, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së

10 June 2025 at 12:11

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar listën me emrat e 13 kandidatëve që janë në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas përfundimit të mandatit të drejteses aktuale Aida Hajnaj. Afati i aplikimeve u mbyll pasditen e djeshme në orën 16:00, teksa mes emrave në garë vihet re ai i […]

The post Nga Haki Çako te Gledis Nano, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së appeared first on BoldNews.al.

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

9 June 2025 at 13:42

Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar 6 kandidatët e tjerë të koalicionit të opozitës në Qarkun e Beratit që ndodheshin në listën e hapur bashkë me të, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas Maliqit, pavarsisht farsës dhe masakrës elektorale, ata bënë maksimumin së bashku me demokratët, drejtuesit e seksioneve, grupseksioneve […]

The post Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar appeared first on BoldNews.al.

Pas Gledis Nano, zbulohet emri i dytë në garë për drejtimin e “FBI-së shqiptare”

By: fra nc
6 June 2025 at 14:15

Gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit është në ditën e saj të fundit të dorëzimit të kandidaturave, ku është zbuluar edhe emri i kandidatit të dytë.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se Jon Keta, zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për të pasuar në detyrë Aida Hajnajn, mandati i së cilës përfundon më 31 gusht.

Përveç tij, në listën e kandidatëve përfshihet edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në total, mësohet se deri tani kanë aplikuar katër persona.

Pas testimeve dhe vlerësimit të disa fazave, komisioni i ngritur pranë SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) emrin përfundimtar për emërim.

Mandati i drejtuesit të BKH-së është pesëvjeçar. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga Arben Kraja, Altin Dumani dhe Behar Dibra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas Gledis Nano, zbulohet emri i dytë në garë për drejtimin e “FBI-së shqiptare” appeared first on Euronews Albania.

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

2 June 2025 at 22:54

Disa prej kandidatëve në listat e hapura të Partisë Demokratike i janë drejtuar me ankimime KQZ-së dhe KAS-it, ku kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale, pas konstatimeve për tjetërsimin e tyre. Por, kërkesat e tyre janë rrëzuar pasi u duhet t’u japë aprovimin me firmë edhe partia. Së fundmi, në media është publikuar një mesazh i […]

The post Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ appeared first on BoldNews.al.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

By: user7
23 May 2025 at 10:23

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në një postim në Facebook më 10 maj. “Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, shtoi deklarata.

Megjithatë, urdhri i komisionerit u shpërfill gjerësisht në hapësirën digjitale.

Sipas të dhënave nga Libraria e Reklamave Politike të kompanisë “Meta” – pronare e platformave Facebook dhe Instagram, dhjetëra kandidatë për deputetë dhe Partia Demokratike në opozitë, sponsorizuan reklama gjatë ditës së zgjedhjeve.

Thyerja e heshtjes zgjedhore ishte vetëm një nga qindra shkeljet të evidentuara nga BIRN të Kodit për Fushatën Digjitale – një mekanizëm vetërregullues i nënshkuar nga partitë kryesore pjesëmarrëse në garën elektorale, përfshirë shpërndarja e materialeve dezinformuese të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe përdorimin e profileve false me origjinë nga vende aziatike për të gjeneruar amplifikim të postimeve në media sociale.

Partia Socialiste në pushtet siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 nga 140 deputetë në legjislaturën e ardhshme parlamentare. Rrjetet sociale – në mënyrë të veçantë Facebook dhe Instagram, luajtën një rol protagonist në fushatën zgjedhore dhe u përdorën gjerësisht nga partitë dhe kandidatët për të transmetuar ofertat e tyre politike.

Shkelja e heshtjes zgjedhore

Sipas Kodit Zgjedhor, dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Kodi dikton se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera të subjekteve zgjedhore. Subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen sanksionohen me gjobë 500 mijë lekë.

Por kërcënimi i sanksioneve duket se nuk i ka trembur kandidatët dhe as partitë politike.

Sipas të dhënave të Librarisë së Reklamave, 77 kandidatë për deputetë dhe Partia Demorkatike, transmetuan 344 reklama politike gjatë ditës së zgjedhjeve, duke shpenzuar vetëm më 11 maj të paktën 5,553 dollarë.

Vetëm Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shpenzoi 3638 dollarë për 17 reklama politike në Facebok dhe Instagram gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare.

Shumica e kandidatëve për deputetë që e shkelën heshtjen zgjedhore i përkasin Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore të udhëhequr nga Partia Demokratike (40%), ndjekur nga Partia Socialiste (36%) dhe Partia Koalicioni Euro-Atlantik (13%).

Në total, gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e zgjedhjeve, kandidatët dhe partitë politike shpenzuan më shumë se 193 mijë dollarë për reklama politike në Facebook dhe Instagram, nga të cilat 80,098 dollarë u shpenzuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe kandidatët e tij për deputetë.

Në të njëjtën periudhë të fushatës, kandidati me shpenzimet më të larta për reklama në platformat e META-s ishte Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, i cili shpenzoi rreth 17,842 dollarë. Pas tij renditej Belind Këlliçi nga Partia Demokratike me një shpenzim prej 7,844 dollarësh për reklama politike.

Përdorimi joetik i Inteligjencës Artificiale

Nëpërmjet nënshkrimit të Kodit për Fushatën Digjitale, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet 11 majit u angazhuan për përdorimin etik dhe transparent të teknologjisë në fushatë, duke përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale, si dhe të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese.

Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet monitorimit të mediave sociale të kandidatëve për deputetë, tregojnë që angazhimet e marra nuk u respektuan. Në mënyrë të veçantë, kandidatët përdorën gjerësisht materiale të prodhurara me Inteligjencë Artificiale për të sulmuar rivalët politikë gjatë fushatës.

Vetëm gjatë gjysmës së dytë të fushatës, BIRN regjistroi 171 shkelje të Kodit nga kandidatë dhe parti politike nga i gjithë spektri politik.

Shumica e shkeljeve të regjistruara vinin nga Partia Socialiste në pushtet, duke përbërë 72% të rasteve. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike ishte përgjegjës për 19% të shkeljeve, ndërsa koalicioni ‘Nisma – Shqipëria Bëhet‘, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, përbënte 5%.

Shkeljet e regjistruara nga Partia Socialiste shënuan një rritje në fazën e dytë të fushatës, ndërsa afrohej dita e zgjedhjeve, krahasuar me dy javët e para të monitorimit.

Fushata nga ‘Palët e Treta’

Gjatë fushatës zgjedhore, përveç partive politike, në rrjetet sociale bënë propagandë elektorale edhe palë të treta – profile kryesisht anonime, të cilat edhe pse nuk janë të lidhura formalisht me një parti politike apo kandidat, mbështesin subjekte zgjedhore të caktuara ose sulmojnë rivalët e tyre.

Monitorimi i mediave sociale zbuloi se të paktën 19 faqe Facebook-u ose profile Instagrami operuan si ‘palë të treta’ gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, duke shpërndarë postime dhe reklama në favor të disa subjekteve politike.

Më aktivja mes tyre ishte një profil i titulluar ‘Team Edi Rama,” me faqe në Facebook, Instagram dhe TitkTok, i cili bëri një fushatë reklamash në mbështetje të Partisë Socialiste.

Vetëm në Facebook, kjo faqe e themeluar më 19 mars – në prag të hapjes së fushatës elektorale, arriti të siguronte më shumë se 4.6 milionë shikime në videot e saj deri më 11 maj. Një pjesë e reklamave të kësaj faqe u publikuan pa shënim shpjegues për financuesin (disclaimer), ndërsa pjesa tjetër përmbanin një adresë email të Partisë Socialiste.

Një tjetër problematikë e konstatuar gjatë fushatës, ishte dhe përdorimi i bot-eve – profileve false për të amplifikuar në mënyrë joautentike përmbajtjen në Facebook. Vetëm gjatë intervistës së fundit të kryeministrit Edi Rama, qindra profile nga preardhje nga vendet aziatike, kryesisht nga Vietnami, u angazhuan duke postuar komente identike në faqen e tij në Facebook. /Reporter.al

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Lapsi.al.

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërhiqen nga kontestimi i zgjedhjeve

By: fra nc
20 May 2025 at 12:15

Pas Etilda Gjonajt, edhe kandidati tjetër i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka tërhequr kërkesën e bërë më herët pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për marrjen e pamjeve filmike në lidhje me rezultatin zgjedhor.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se tërheqjet e kandidatëve socialistë nga kontestimet individuale mbi rezultatin e votës preferenciale vijnë pas mesazhit të drejtpërdrejtë të kryesocialistit Edi Rama drejtuar strukturave të partisë.

Në një komunikim të brendshëm, Rama ka shprehur pakënaqësinë e tij për iniciativat personale të disa kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim apo verifikim të pamjeve filmike, duke i cilësuar si të panevojshme dhe të dëmshme për imazhin e fitores së PS-së.

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime e rinumërime e ku di unë për votën preferenciale! Kjo i bie që të hidhet hije mbi njerëzit tanë që kanë ndenjur pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh,” theksoi Rama në mesazhin e tij.

Ai shtoi se diferencat mes kandidatëve fitues dhe ndjekësve janë të mjaftueshme për të mos ngritur dyshime mbi procesin, duke kujtuar se nuk ka asnjë shans që devijimet të kenë qenë të tilla që të ndryshojnë rezultatin.

“Parafytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do i hyjë kësaj rrugë, duke ushqyer qenërinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mos pjellë dot as një mi!”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërhiqen nga kontestimi i zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.

“I kam gati emrat për kallëzim”/ Sherr dhe kërcënime për vota, ç’ndodhi në grupin e WhatsApp të PS

19 May 2025 at 22:13

Të enjten kur numërimi votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin WhatsApp të kandidatëve socialistë të Tiranës. Gazetari i TCH, Muhamed Veliu është njohur me komunikimet në këtë grup ku fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me […]

The post “I kam gati emrat për kallëzim”/ Sherr dhe kërcënime për vota, ç’ndodhi në grupin e WhatsApp të PS appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Shqipëria voton, formula vendos!

15 May 2025 at 09:53

Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votuesit e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, teksa shumë parti të vogla, pavarësisht votave të marra, nuk mund të çojnë mandate në Kuvend për shkak të formulës zgjedhore që u aplikua këtë herë “sistem proporcional rajonal”. Të dhënat të përafërta nga Komisioni Qendror […]

The post Analiza: Shqipëria voton, formula vendos! appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

15 May 2025 at 09:41

Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate për në Kuvend nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi, pa përjashtuar ndonjë surprizë që mund të […]

The post EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

15 May 2025 at 09:16

Disa prej kandidatëve të Partisë Socialiste në listat e hapura, edhe pse kanë marrë votat e mjaftueshem për t’u bërë deputet, nuk do ta marrin dot mandatin për shkak se penalizohen nga gratë kandidate që janë poshtë tyre, të cilat do të futen në Kuvend të favotizuara nga kuotat gjinore. Një situatë e tillë është […]

The post Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit

By: Mirgen
14 May 2025 at 19:31

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandiatët në qarkun e Beratit. Në total janë numëruar 275 kuti, në 6 KZAZ dhe 5 bashki, duke sjellë dhe rezultatet përfundimtare të votave preferenciale. Kandidatët në Partinë Socialiste renditen si më poshtë: Hysen Buzali 8209 Fadil Nasufi 6327 Hulian Zyla 4612 Erdis Hyka 4138 Hatixhe Konomi 3372 […]

The post Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit appeared first on BoldNews.al.

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

14 May 2025 at 13:46

Komisioneri Shtetër i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një deklarate për mediat, u ka bërë apel anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve që të mos cënojnë votat e kandidatëve në listat e hapura. Celibashi kërkon respektimin strikt të ligjit dhe ka paralajmëruar masa të ashpra për çdo tentativë për manipulim të votës së kandidatëve […]

The post Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌