Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Sulme të reja po vijnë”/ Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon hapur Iranin: Teherani do të bëhet Bejrut

15 June 2025 at 11:24

Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria izraelite i paralajmëroi banorët iranianë të evakuohen nga zonat pranë objekteve të prodhimit të armëve dhe reaktorëve bërthamorë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes , Israel Katz, ka lëshuar kërcënime të reja kundër Iranit, duke paralajmëruar se do të pasojnë sulme të reja nga forcat izraelite dhe duke theksuar se “Teherani do të bëhet Bejrut”.

“Ushtria do të godasë vendet dhe do të vazhdojë t’ia heqë lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo, duke e zhveshur atë nga aftësitë bërthamore dhe sistemet e armëve”, theksoi Katz.

“Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, shtoi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit.

The post “Sulme të reja po vijnë”/ Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon hapur Iranin: Teherani do të bëhet Bejrut appeared first on Sot News | Lajme.

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

9 June 2025 at 13:42

Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar 6 kandidatët e tjerë të koalicionit të opozitës në Qarkun e Beratit që ndodheshin në listën e hapur bashkë me të, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas Maliqit, pavarsisht farsës dhe masakrës elektorale, ata bënë maksimumin së bashku me demokratët, drejtuesit e seksioneve, grupseksioneve […]

The post Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar appeared first on BoldNews.al.

11 Maji/ Cilët janë 45 kandidatët për deputetë që marrin mandatin nga listat e hapura (Emrat)

17 May 2025 at 13:38

Pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit, 45 kandidatë nga lista e hapur do të jenë pjesë e Parlamentit në shtator. Nga këta 37 janë kandidatë nga listat e Partisë Socialiste, 7 nga listat e Partisë Demokratike dhe 1 nga lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Lista e PS

BERAT

Hysen Buzali 8209 vota

Fadil Nasufi 6327 vota

Hatixhe Konomi 3372 vota

DIBËR

Agron Malaj 12616 vota

DURRËS

Arkend Balla 18715 vota

Ani Dyrmishi 11588 vota

Etleva Budini 4047 vota

ELBASAN

Sara Mila 18626 vota

Saimir Hasalla 9361 vota

Olsi Komici 9020 vota

Aulona Bylykbashi 8315 vota

Agron Gaxho 5969 vota

FIER

Ceno Klosi 16638 vota

Klevis Jahaj 12696 vota

Asfloral Haxhiu 11622 vota

Antoneta Dhima 6860 vota

Elton Korreshi 5966 vota

Zegjine Çaushi 4074 vota

Dhimitër Kruti 3629 vota

GJIROKASTËR

Tërmet Peçi 9468 vota

Piro Dhima 6902 vota

KORÇË

Ilirian Pendavinji 10133 vota

Bledi Çomo 9478 vota

Besa Spaho 6691 vota

LEZHË

Marjeta Neli 6745 vota

TIRANË

Blendi Gonxhja 22016 vota

Erion Braçe 20846 vota

Ervin Hoxha 18940 vota

Fatmir Xhafaj 12530 vota

Ornaldo Rakipi 9552 vota

Anila Denaj 8731 vota

Blerina Gjylameti 5751 vota

VLORË

Damian Gjiknuri 10031 vota

Vullnet Sinaj 8757 vota

Ardit Bido 7360 vota

Vasil Llajo 4894 vota

Brunilda Mersini 4892 vota

LISTA E PD

DURRËS

Arian Ndoja 8232 vota

KORÇË

Fidel Kreka 6523 vota

KUKËS

Shkelqim Shehu 7493 vota

LEZHË

Gjin Gjoni 8873 vota

Kastriot Piroli 5632 vota

SHKODËR

Bardh Spahia 9466 vota

TIRANË

Jorida Tabaku 19025 vota

Lista e Nisma Shqipëria Bëhet

TIRANË

Adriatik Lapaj 4554 vota

The post 11 Maji/ Cilët janë 45 kandidatët për deputetë që marrin mandatin nga listat e hapura (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Cilët janë 45 deputetët e rinj të listave të hapura

By: user 5
17 May 2025 at 14:05

Pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit, 45 kandidatë nga lista e hapur do të jenë pjesë e Parlamentit në shtator.

Nga këta 37 janë kandidatë nga listat e Partisë Socialiste, 7 nga listat e Partisë Demokratike dhe 1 nga lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Lista e PS

BERAT

Hysen Buzali 8209 vota

Fadil Nasufi 6327 vota

Hatixhe Konomi 3372 vota

DIBËR

Agron Malaj 12616 vota

DURRËS

Arkend Balla 18715 vota

Ani Dyrmishi 11588 vota

Etleva Budini 4047 vota

ELBASAN

Sara Mila 18626 vota

Saimir Hasalla 9361 vota

Olsi Komici 9020 vota

Aulona Bylykbashi 8315 vota

Agron Gaxho 5969 vota

FIER

Ceno Klosi 16638 vota

Klevis Jahaj 12696 vota

Asfloral Haxhiu 11622 vota

Antoneta Dhima 6860 vota

Elton Korreshi 5966 vota

Zegjine Çaushi 4074 vota

Dhimitër Kruti 3629 vota

GJIROKASTËR

Tërmet Peçi 9468 vota

Piro Dhima 6902 vota

KORÇË

Ilirian Pendavinji 10133 vota

Bledi Çomo 9478 vota

Besa Spaho 6691 vota

LEZHË

Marjeta Neli 6745 vota

TIRANË

Blendi Gonxhja 22016 vota

Erion Braçe 20846 vota

Ervin Hoxha 18940 vota

Fatmir Xhafaj 12530 vota

Ornaldo Rakipi 9552 vota

Anila Denaj 8731 vota

Blerina Gjylameti 5751 vota

VLORË

Damian Gjiknuri 10031 vota

Vullnet Sinaj 8757 vota

Ardit Bido 7360 vota

Vasil Llajo 4894 vota

Brunilda Mersini 4892 vota

LISTA E PD

DURRËS

Arian Ndoja 8232 vota

KORÇË

Fidel Kreka 6523 vota

KUKËS

Shkelqim Shehu 7493 vota

LEZHË

Gjin Gjoni 8873 vota

Kastriot Piroli 5632 vota

SHKODËR

Bardh Spahia 9466 vota

TIRANË

Jorida Tabaku 19025 vota

Lista e Nisma Shqipëria Bëhet

TIRANË

Adriatik Lapaj 4554 vota

The post Cilët janë 45 deputetët e rinj të listave të hapura appeared first on Lapsi.al.

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

16 May 2025 at 08:21

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë. Lapsi.al ka parë një komunikim […]

The post Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime appeared first on BoldNews.al.

Garoi në listën e hapur në Tiranë, ja sa vota ka siguruar Lulzim Basha

15 May 2025 at 10:15

Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri i votave që ka marrë ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në këto zgjedhje garonte në siglën e Koalicionit Euroatlantik.

Në listën e të dhënave në faqen zyrtare të KQZ shihet se pas 815 kutive të numëruara në kryeqytet nga 1282 në total, Lulzim Basha ka marrë 888 vota. Pas tij në renditje për nga numri i votave renditet Pëllumb Seferi dhe Shemsi Prençi.

Përpara zgjedhjeve, kur u publikuan dhe listat, Lulzim Basha tërhoqi kandidatët nga lista e sigurt dhe u shpreh se në Kuvendin e ri do të hyjë vetëm ai që merr më shumë vota, por mesa duket askush nuk arriti t’i fitojë ato.

The post Garoi në listën e hapur në Tiranë, ja sa vota ka siguruar Lulzim Basha appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

15 May 2025 at 09:41

Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate për në Kuvend nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi, pa përjashtuar ndonjë surprizë që mund të […]

The post EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Celibashi paralajmëron grupet e numërimit: Cenimi i votës së çdo kandidati në listë të hapur, shkelje e rëndë me pasoja ligjore

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kujtoi sot se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.

Përmes një deklarate për shtyp, Celibashi iu drejtua anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, të cilët i falënderoi që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së.

“Dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit”, u shpreh Celibashi.

Në këtë kuadër, ai rikujtoi se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur.

“Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët”, u shpreh ai.

Celibashi theksoi se çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.

Në këtë drejtim, ai bëri të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.

/m.m/j.p/

The post Celibashi paralajmëron grupet e numërimit: Cenimi i votës së çdo kandidati në listë të hapur, shkelje e rëndë me pasoja ligjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë: Garë e fortë për mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD, emrat që kryesojnë

By: fra nc
14 May 2025 at 11:13

Në Qarkun e Tiranës vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për zgjedhjet parlamentare. Deri më tani janë numëruar 311 nga gjithsej 1,282 qendra votimi, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 13 mandate, duke u renditur si forca e dytë politike në qark. Nga këto, 12 mandate janë marrë nga lista e mbyllur, ndërsa vetëm një mandat do të shpërndahet sipas votës preferenciale të zgjedhësve.

Në garë për këtë mandat të vetëm nga lista e hapur të PD-së, kryeson aktualisht Ilir Alimehmeti, i pasuar nga Jorida Tabaku. Më poshtë paraqitet renditja e kandidatëve sipas votave të marra deri tani:


Lista e kandidatëve të PD-së – votat preferenciale deri më tani (311/1282 QV të numëruara):

Nr Kandidati Vota
1 Ilir Alimehmeti 4,287
2 Jorida Tabaku 4,079
3 Loranca Hoxha 2,454
4 Myslim Murrizi 1,600
5 Ilir Metaj 1,535
6 Asllan Dogjani 1,400
7 Grigels Muçollari 1,271
8 Petrit Gjorgji 964
9 Ilda Zhulali 920
10 Mimoza Hajdarmataj 889
11 Albi Jahelezi 800
12 Et’hem Aga 787
13 Petrit Doda 785
14 Elton Rroshi 759
15 Mhill Gecaj 714
16 Arjan Hoxha 686
17 Adriana Kalaja 660
18 Salvador Kaçaj 608
19 Edit Harxhi 533
20 Shpëtim Idrizi 508
21 Lisander Hoxha 502
22 Jonathan Pano 461
23 Dhurata Çupi (Tyli) 426
24 Altin Goxhaj 417
25 Lili Sula 392
26 Akil Kraja 370
27 Sali Shehu 337
28 Kreshnik Çollaku 330
29 Erisa Bajaziti 215
30 Arnold Kariqi 202
31 Eduart Çaça 201
32 Xhulia Xhekaj 181
33 Julia Ilirjani 115
34 Besim Kuka 114
35 Pranvera Kurpalaj 108
36 Rivelino Çuno 98
37 Rudin Hylviu 28

Partitë e tjera që kanë siguruar mandate në Tiranë:

  • Partia Mundësia – 2 mandate
  • Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat
  • Lëvizja Bashkë – 1 mandat
  • Partia Socialdemokrate – 1 mandat

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë: Garë e fortë për mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD, emrat që kryesojnë appeared first on Euronews Albania.

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

By: Mirgen
13 May 2025 at 19:45

Qarku i Kukësit do të nxjerrë tre deputetë nga zgjedhjet e 11 majit, ku dy i takojnë Partisë Demokratike dhe një Partisë Socialiste. Nga koalicioni PD-ASHM, kandidati Flamur Hoxha futet automatikisht, pasi është në listën e mbyllur, ndërsa drejt rikonfirmimit të mandatit është deputeti Isuf Çelaj, i cili ka marrë shumicën e votave preferenciale. Deri […]

The post Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit appeared first on BoldNews.al.

Kandidatët e listës së hapur, Celibashi: Masa për të mos lejuar “trafikimin” e votave

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi siguroi sot se KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar “trafikimin” e votave për kandidatët e listës së hapur të çdo subjekti.

Në një komunikim për kandidatët për deputetë në listën e hapur, Celibashi iu përgjigj shqetësimeve për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese.

“Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar “trafikimin” e votave për kandidatët e listës së hapur të çdo subjekti”, u shpreh Celibashi.

Celibashi njoftoi se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

“Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, theksoi ai.

/m.m/j.p/r.e/

The post Kandidatët e listës së hapur, Celibashi: Masa për të mos lejuar “trafikimin” e votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Lista të hapura, dyer të mbyllura”, BIRN: Në Tiranë politika nuk ngjall shpresë

By: user7
9 May 2025 at 11:51

Djaloshi, ndoshta 26 vjeç, i mban syzet e diellit të ulura mbi hundë dhe e përkul lehtë kokën, sikur përpiqet të më dëgjojë më qartë. Për disa minuta nuk thotë asgjë – vetëm tund kokën në shenjë pohimi, kur e pyes nëse ka votuar më parë, nëse jeton në Tiranë dhe nëse e kanë kontaktuar kandidatët për t’i marrë votën. Zëri i tij dëgjohet për herë të parë kur i kërkova të më shpjegojë se çfarë e shtyn të votojë.

“Ta them unë, shoku,” thotë ai, ndërsa shton se teksa pushtetarët luajnë Black Jack, në rrugë mungojnë pusetat. “Politika është veç propagandë, shoku,” thekson i riu me vetëbesim. “Çfarë sheh është fasadë!”

Djali me të cilin ky gazetar bisedoi pranë godinës së Ministrisë së Drejtësisë është vetëm një nga dhjetëra të rinj të së njëjtës moshë që kam takuar gjatë tri ditëve të fundit në Tiranë, ndërsa ndiqja fushatën derë më derë të disa prej kandidatëve për deputetë të opozitës.

Këta të rinj i bashkon një ndjenjë e përbashkët mosbesimi ndaj politikës. Shumë thonë se nuk do të votojnë fare, ose do të vendosin vetëm në momentin e fundit, të shtyrë jo nga bindjet politike, por nga interesa personale, lidhje miqësore apo familjare.

“Nuk ka më asnjë shpresë, çdo gjë ka mbaruar”, tha një vajzë e ulur në një nga kafenetë buzë Lanës, me flokë të lyera me fije të verdha dhe të kaltra. Jo më shumë se 22 vjeç, e reja – e zhgënjyer nga gjendja në vend – i sheh zgjedhjet thjesht si një formalitet, një ushtrim pa kuptim në një sistem që, sipas saj, nuk ofron më as shpresë, as ndryshim.

“Ai do të fitojë përsëri”, thotë ajo, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehet e bindur që zgjedhjet nuk janë të ndershme dhe se vota e saj dhe e moshatarëve të saj nuk ndryshon asgjë.

Partitë e reja shpresojnë të kapitalizojnë pakënaqësinë e thellë ndaj sistemit politik, duke e kthyer atë në vota proteste më 11 maj. Ndërkohë, kandidatët nga listat e hapura të partive tradicionale po ndjekin një strategji të personalizuar, duke kërkuar votën si individë dhe duke u përpjekur të shmangin, sa të munden, emocionet e forta dhe ndasitë që ngjallin vetë emrat e partive historike në Shqipëri.

Derë më derë

Ndërsa vëmendja e medias është e fokusuar te dy liderët kryesorë politikë – Edi Rama dhe Sali Berisha, në rrugicat e kryeqytetit, kafenetë dhe shesh-pushimet e pallateve, kandidatë për deputetë nga partitë e reja dhe të vjetra, nga opozita dhe mazhoranca, janë të angazhuar në një fushatë derë më derë për votën.

Në rrugicat që gjarpërojnë mes pallateve mbi sheshin “Wilson”, mbi kufirin e padukshëm të ish-Bllokut, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ecte ngadalë mes kalimtarëve mëngjesin e hënës, duke ndalur herë pas here për të folur me votuesit. Në një kthesë të ngushtë, ajo përballet me një të moshuar që shtyn përdore një biçikletë dhe që, me zë të ngritur, bën të qartë se nuk do ta votojë Sali Berishën apo partinë e tij.

“Ka ditë që jam optimiste dhe ka ditë që jo,” tha Tabaku, duke iu referuar shanseve të saj për t’u zgjedhur, ndërsa shtoi se “është e vështirë të kesh parashikim.”

Në këtë lagje, pjesë e Njësisë Nr. 5 në kryeqytet, të njohur si bastion socialist, burrat në pension që pinë kafenë e mëngjesit, tregtarët pas banakëve dhe gratë e ulura për ëmbëlsira e presin kandidaten pa kundërshti – shumica me një buzëqeshje të kujdesshme, ndërsa pranojnë fletushkat elektorale.

Disa prej qytetarëve që ndalojnë për ta dëgjuar kandidaten për deputete për disa sekonda, tregohen të kujdesshëm për të mos u fotografuar gjatë takimit. Kjo sjellje, më e shpeshtë në ambiente biznesi, është bërë tashmë e zakonshme në fushatën zgjedhore.

“Janë shumë të frikësuar,” thotë një anëtar i stafit që shoqëron Tabakun.

Të tjerë janë më entuziastë, madje këmbëngulin për foto e ‘selfie’ dhe shkëmbejnë batuta. Tabaku thotë se ajo po përpiqet të sigurojë vota nga profesionistët e lirë – për të cilët thotë se ka ngritur zërin në Kuvend dhe ka mbrojtur kauzat e tyre, ndërsa thekson se këtë radhë për të beteja është personale dhe se shpesh kërkon të votohet drejtpërdrejt.

“E kërkoj votën edhe vetëm për vete,” tha ajo, duke iu drejtuar votuesve të majtë dhe të djathtë.

Pjesa dërrmuese e votuesve që takohen në këto shëtitje elektorale janë burra dhe gra mbi të pesëdhjetat, që e kalojnë ditën në kafe, në tregje apo para dyqaneve të lagjeve të kryeqytetit. Shumica flasin për halle të përditshme: pensione të pamjaftueshme, kosto të larta të ilaçeve dhe, herë pas here, ankesa nga tregtarë për mungesën e blerësve.

Arlind Qori, drejtues i Lëvizjes Bashkë, të cilin e ndoqa ndërsa bënte fushatë mes tezgave me fruta, perime dhe zarzavate te tregu i ish-Uzinës Dinamo, është optimist për oreksin e zgjedhësve për ndryshim dhe flet për revoltë të qytetarëve dhe interes të shtuar për forcën që drejton, e cila merr pjesë për herë të dytë në zgjedhje.

“Është shumë herë më mirë se në 2023, por nuk di ta them sa më mirë – katër herë më mirë, dy herë më mirë – këtë nuk di ta them,” tha ai, duke iu referuar garës së tij për kryetar bashkie në Tiranë.

Shumica e tregtarëve pas tezgave janë të thinjur, e një pjesë e mirë pensionistë që dalin të punojnë për shkak të mungesës së mundësive të tjera ekonomike. Edhe blerësit që diskutojnë për çmimin e domateve e kastravecave janë në moshë të thyer. Disa prej tyre ecin me ndihmën e shkopinjve, ndërsa vijnë vërdallë mes tezgave.

Njëri prej tregtarëve ankohet se pensioni i bashkëshortes është aq i ulët sa nuk mjafton as për të paguar faturën e dritave.

“Më mirë me hy në burg, se nuk paguan asgjë,” tha ai, duke iu referuar një fushate të qeverisë Rama për të ndaluar vjedhjen e energjisë elektrike. “Ma zi populli që është jashtë,” i tha ai Qorit, ndërsa shtoi se do ta votojë sepse ka nevojë për ndryshim.

Lideri i Lëvizjes Bashkë gjen mes tregtarëve e blerësve persona që i ka takuar edhe në garën për bashkinë e Tiranës dy vjet më parë. Ai thotë se sheh me shqetësim frikën e madhe që njerëzit kanë për t’u ekspozuar politikisht.

“Më bën përshtypje frika e një pjese të njerëzve për të mos më dalë në foto,” tha ai, ndërsa shtoi se “kur shohin celularin, i tremben.”

Sfida e “Lëvizjes Bashkë” në këto takime është përpjekja për t’i bindur votuesit se, pavarësisht gjasave të pakta për të fituar, ata do të garantojnë përfaqësim në Kuvend dhe do të ngrenë zërin për shqetësimet e përditshme.

Herë pas here, ky premtim përballet me qytetarë që kanë halle të menjëhershme dhe duan zgjidhje aty për aty. Një burrë ankohet për mbeturinat në sheshin mes pallateve. Një grua kërkon ndihmë për një çështje gjyqësore. Ajo thotë se prej vitesh ka një vendim të formës së prerë për pensionin, por që nuk ekzekutohet. Qori shprehet se e vetmja mënyrë për të ofruar zgjidhje për hallet e shumta është ndërtimi i një shteti të së drejtës.

“Vetëm me një shtet të së drejtës mund ta zgjidhim këtë,” tha ai. Zonja e pranon logjikën, por është e qartë se nuk është tërësisht e bindur, pasi hallet e saj janë urgjente dhe ndërtimi i shtetit ligjor kërkon kohë.

Presion dhe frikë

Edhe historiani Erald Kapri, që garon në listën e partisë Mundësia të drejtuar nga biznesmeni Agron Shehaj, thotë se në terren ndjehet fryma për ndryshim, por shton se presioni mbi votuesin është i jashtëzakonshëm dhe përfshin presionin mbi admiministratën, presionin nga krimi i organizuar dhe presionin nga biznese të lidhura me politikën.

“Është një ekonomi e kapur”, e përmblodhi ai.

Partia Mundësia ka ngritur çadra të mëdha në pika të kyçe të kryeqytetit, në të cilat kandidatë dhe aktivistë takojnë qytetarët. Përvecc takimeve në rrugë ata bëjnë edhe takime të mbyllura me grupe të fokusuara, kryesisht ajo që konsiderohet shtresë e mesme, si dhe bëjnë fushatë nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Kapri thotë se fushata është e vështirë për shkak të presionit të jashtëzakonshëm dhe besimeve të ngulitura te një pjesë e votuesve se vota tjetërsohet dhe fshehtësia e saj nuk është e garantuar. Ai thotë se mjaft persona që u shprehin simpati, u thonë se nuk mund të votojnë për Patinë Mundësia për shkak se do të cënonin njerëzit që punojnë në administratë

“Shumë besojnë këtë pjesën se do u kontrollohet vota,” tha ai, ndërsa shtoi se “një pjesë e madhe besojnë ende se vota vidhet në kuti.” “Këto janë më të theksuara sa më në periferi të shkosh”, theksoi Kapri.

Edhe Qori thotë se presioni mbi njerëzit është i madh. Ai thekson se sëfundmi takoi një kamarier të ri, i cili pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me administratën është nën presion nga të afërm të punësuar aty që i kërkojnë votën.

Megjithatë, kreu i Lëvizjes Bashkë shprehet se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak javë para fushatës, u ka dhënë njerëzve një fije shprese dhe më shumë besim se shteti mund të funksionojë.

“Nëqoftë se më parë ideja ka qenë se nuk ndryshon kjo punë, tani ka më shumë besim se mund të zgjidhet përmes strukturave shtetërore,” tha ai, ndërsa përsëriti se ‘presioni është shumë i madh”,

Kreu i Lëvizjes Bashkë është kritik edhe për sistemin zgjedhor, i cili sipas tij vë përballë jo vetëm parti me ideologji kundërshtare, por qindra kandidatë listash të hapura që kërkojnë vota personale.

Edhe Jorida Tabaku ankohet se sistemi i ri zgjedhor përbën një sfidë për kandidatët. Ajo thotë se gara brenda radhëve ka sjellë konfuzion dhe se për shkak se garuesit nuk kanë kufij gjeografikë e zonash, hapësira në të cilën duhet të bëjnë fushatë është shumë e madhe.

“Që nga 2009-ta që jam në fushatë, ky është nga sistemet më të vështira që kam kaluar ndonjëherë”, tha Tabaku, pasi përfundoi mbi 50 takime me votues në rrugicat e njësisë Nr 5. “Është e vështirë për t’u menaxhuar, kërkon shumë fleksibilitet”, shtoi ajo, duke iu referuar garës në lista të hapura.

Zero besim te politika

Pasdite vonë, ndërsa kanë dalë të pushojnë në një nga stolat rreth stadiumit “Selman Stërmasi”, aty ku është parashikuar ndërtimi i një sërë godinash të reja shumëkatëshe, dy pensionistë – njëri ish-ushtarak e tjetri ekonomist, përtypen kur flitet për politikë.

“Nuk është premtuese,” thotë ish-ushtaraku. “Kandidatë ka plot, por varet sa u jepet mundësia,” shton ai, duke iu referuar forcave të reja politike.

Ekonomisti, nga ana tjetër, është më konkret. Ai thotë se dëgjon çdo natë premtime që i sheh si të pazbatueshme dhe se, përveç rritjes së borxhit, nuk do të sillnin asgjë tjetër.

“Askush nuk ka një faturë ekonomike,” thotë ai, ndërsa akuzon qeverinë aktuale se fsheh borxhin real të vendit. Ai shton se e vetmja mundësi për të ndryshuar pensionet në vitet që vijnë do të vinte nga reforma të dhimbshme dhe investime në ekonomi prodhuese.

“Nuk rriten pensionet se tha peshku,” thekson ai me ironi.

Por ndërsa dy pensionistët janë dukshëm të angazhuar dhe të njohur me politikën e ditës, shumica e qytetarëve të Tiranës që takova gjatë tri ditëve në rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit, nuk kanë informacion dhe aq më pak interes.

Një studente e mjekësisë në parkun “Rinia” i tha shkurt këtij gazetari se nuk do të votonte. Ajo shtoi se nuk ishte e informuar për fushatën dhe se as nuk donte të dinte. Të rinjtë e shohin politikën si diçka larg tyre dhe në shumicë nuk gjejnë shtysë për të votuar dhe as i njohin kandidatët. Një pjesë e mirë refuzojnë të flasin kur pyeten për zgjedhjet ose lënë të kuptohet se vota e tyre është pjesë e një tradite familjare dhe, në disa raste, e lidhjeve dhe interesave më afatshkurtra.

“Nuk mendon asnjëri nga këta për ne,” tha një djalë në autobusin e unazës.

Qytetarët në moshë të mesme gjithashtu nuk e shohin politikën si një aktor që zgjidh probleme; megjithatë, janë dukshëm më pragmatistë.

“Politika është biznesi më fitimprurës, nuk kam besim te asnjë,” tha një grua 40-vjeçare, në shkallët e Teatrit të Operas në Tiranë. “Nëse do të votoj, do të votoj për kryetarin e njësisë minibashkiake, se e njoh personalisht dhe më ka ndihmuar,” shtoi ajo.

Edhe një mesogrua, shitëse në një dyqan rrobash për fëmijë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, përsëriti një refren të ngjashëm.

“Vendos në momentin e fundit, vendos për interesin tim,” tha ajo, ndërsa shprehet pesimiste se këto zgjedhje do të sjellin ndonjë ndryshim të vërtetë.

“Fiton prapë diktatori,” thotë ajo, duke nënkuptuar kryeministrin, ndërsa shton: “Sa kohë të gjithë këta që sheh, turma, rrinë në kafe e nuk shqetësohen, si mendon se do të ketë ndryshim?”/ Reporter.al

The post “Lista të hapura, dyer të mbyllura”, BIRN: Në Tiranë politika nuk ngjall shpresë appeared first on Lapsi.al.

“Po bëj fushatë për Ilir Metën”, Kryemadhi: Dalja në listë të hapur e tij tregoi sërish që është sfidant

By: Mirgen
27 March 2025 at 22:50

Monika Kryemadhi është shprehur se po bën fushatë për Ilir Metën teksa shtoi se nuk do të ndalet deri në 11 Maj. Kryemadhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, shprehet e zhgënjyer nga shumë njerëz që kanë qenë pranë saj dhe ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta. Ndër të tjera Monika Kryemadhi shton se dalja e […]

The post “Po bëj fushatë për Ilir Metën”, Kryemadhi: Dalja në listë të hapur e tij tregoi sërish që është sfidant appeared first on BoldNews.al.

“Duhet të dezinfektohet”/ Rama lëvdon Dash Sulën dhe e fton në PS: Jemi të hapur edhe për blunë!

19 March 2025 at 10:25

Edi Rama, gjatë aktiviteti me kandidatët e PS-së në Qarkun e Elbasanit ka lëvduar dhe i ka “qarë hallin” deputetit demokrat Dashnor Sula. Ai tha se Dash Sula kishte ngritur gjithë atë parti në Peqin, por ia prishën natën dhe sipas tij, tashmë ato “kokrra”, duke iu referuar votave nuk dihet se kush do t’i […]

The post “Duhet të dezinfektohet”/ Rama lëvdon Dash Sulën dhe e fton në PS: Jemi të hapur edhe për blunë! appeared first on BoldNews.al.

Lansohet sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor

17 March 2025 at 16:59

Në shënimin e 74-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, ka nisur edhe aktiviteti “Java e Arkivit të Hapur”, ku është lansuar sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se arkivat janë gardian të trashëgimisë dokumentare, prandaj tha se si qeverisjes i kanë dhënë vëmendjen që meriton.

Kurti teksa listoi gjashtë aspektet që përmirësuan funksionimin e arkivit, ofroi rritje të mbështetjes institucionale për Arkivin e Kosovës.

“Arkivat janë gardian të trashëgimisë dokumentare, kjo lloj trashëgimie është një testament themelor i kulturës dhe i kujtesës sonë historike që duhet tu transmetohet brezave të ardhshëm në gjendjen më të mirë të mundshme….13’19E para ligji, e dyta strategjia, e treta kushtet e punës, e katërta digjitalizimi masiv, e pesta qasje dhe menaxhimi elektronik i materialeve arkivor dhe e gjashta struktura e re me shumë profesionistë… Në këtë edicion të radhës javës së arkivit të hapur në emër të qeverisë sonë gjejmë rastin të theksojmë faktin se sikurse rrjetin e kulturës, trashëgimisë kulturore, bibliotekave, teatrove, kinemave…edhe arkivave ua kemi kthyer edhe vëmendjen dhe dinjitetin që e meritojnë sepse u kemi kthyer investimet e gjithanshme jo vetëm infrastrukturore….Mbështetja e qeverisë sonë jo vetëm që do të vazhdoj por edhe do të rritet”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arkivit të Kosovës, Bislim Bislimi u shpreh se kanë digjitalizuar miliona dokumente.

Sipas tij, vetëm në vitin 2024 Arkivi i Kosovës ka digjitalizuar 2.5 milionë dokumente, derisa u shpreh se deri në fund të këtij vitit presin t’i bashkohen trendit të rajonit.

Si sfidë të radhës, Bislimi tha se mbetet krijimi i kushteve për pranimin e më shumë se 25 kilometrave apo mbi 250 milionë dokumenteve arkivore që ndodhet jashtë Agjencisë.

“Arkivi i Kosovës, në 15 vite, në mungesë të kushteve por me përkushtim të jashtëzakonshëm të stafit të brendshëm, kishte digjitalizuar afër 1,090.000 dokumente arkivore. Vetëm në vitin 2024, pasi filluam realizimin e projektit të digjitalizimit masiv ne kemi digjitalizuar 2.5 milionë dokumente, ndërsa pa përfunduar ende 3 mujori i parë i vitit 2025, këtij 3.6 milionëshit të digjitalizuar tashmë, i është shtuar edhe 1 milion tjetër duke na afruar kështu me numrin prej 5 milionë dokumentesh në regjistrin tonë digjital apo e shprehur në përqindje të materialit arkivor që e kemi në regjistra të inventarit hyrës, mbi 7% e sasisë së përgjithshme. Për të sqaruar trendin, Kosova ka qenë e fundit në rajon sa i përket digjitalizimit të materialit arkivor ku në këto vende, kjo përqindje varion ndërmjet 10 dhe 17%. Me investimet që po bëhen dhe me dinamikën aktuale të digjitalizimit tek ne, në fund të vitit 2025 ne veçse përafrohemi trendit të rajonit”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arkivit të Kosovës, Bislim Bislimi tha se vitin e kaluar nga komunat veriore kanë rikthyer material arkivor nën kontroll të Arkivit të Kosovës.

“Kur jemi tek komunat veriore, vitin e kaluar, falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, rikthyem nën kontrollin ligjor të Agjencisë materialin arkivor që mbahej nga strukturat e paligjshme në veri që financoheshin e organizoheshin nga Serbia. Me sasinë e dakorduar, me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për dorëzim në Arkiv të materialit të ish ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, tashmë mund të themi se Agjencia e Arkivave vetëm në vitin e fundit ka rritur sasinë e përgjithshme të materialit, afër 35%”, tha ai.

The post Lansohet sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor appeared first on Telegrafi.

U la në listë të hapur/ Tabaku: Ndoshta është strategji elektorale

By: user 6
14 March 2025 at 21:52

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar vendimin për t’u renditur në listat e hapura në Tiranë, duke thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me kreun e PD-së, Sali Berisha, pas primareve. Ajo shprehu mendimin se PD ka vendosur për këtë strategji, ndoshta duke menduar që ajo është e fortë dhe mund të tërheqë votat e një shtrese të caktuar, siç janë ata të shtresës së mesme dhe njerëzit me profesione të lira.

Në intervistën e saj në emisionin “Log.” në News 24, Tabaku tha se ky vendim është marrë me qëllim që të maksimizohet vota e PD-së. Ajo e quajti këtë një lëvizje strategjike që mund të sjellë një efekt pozitiv në fushatën zgjedhore, dhe është menduar për të rritur mbështetjen nga një grup votuesish të caktuar.

“Vendimi është marrë dhe të shikojmë sesi ta maksimizojmë votën e PD-së. U gjykua që nuk ka vend për mua. Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën, fola me të për fushatën time, mënyrën sesi do të bëj fushatë. Ishte gjetur kjo zgjidhje. Ndoshta PD e ka menduar se unë jam shumë e fortë dhe në pjesën e hapur ndoshta tërheq votat e shtresës së mesme, të njerëzve të lirë dhe me profesione. Ndoshta është strategji elektorale” – tha Tabaku. /BW

The post U la në listë të hapur/ Tabaku: Ndoshta është strategji elektorale appeared first on Lapsi.al.

“Më pëlqejnë sfidat”, Alimehmeti: Kam qenë pro listës së hapur, Kryesia të shpjegonte vendimin

13 March 2025 at 20:49

Edhe pse doli tek ndër më të votuarit në primaret e Partisë Demokratike, demokrati Ilir Alimehmeti u la jashtë listës së mbyllur. Lidhur me këtë vendim të Kryesisë, Alimehmeti i ftuar në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se ai ka qenë gjithmonë pro listave të hapura. “Unë kam qenë gjithmonë pro listës […]

The post “Më pëlqejnë sfidat”, Alimehmeti: Kam qenë pro listës së hapur, Kryesia të shpjegonte vendimin appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Loja me listat pritet të testojë edhe një herë fuqinë e makinerive elektorale

13 March 2025 at 16:22

Listat e kandidatëve të PS, të dorëzuara mbrëmjen e së mërkurës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sugjerojnë se Rama i ka varur edhe një herë shpresat te makineria e vet elektorake për mandatin e katërt, ndërkohë që në anën e opozitës, duket se besnikëria ndaj Berishës po shpërblehet me vende të sigurta. Katër vjet më […]

The post Analiza: Loja me listat pritet të testojë edhe një herë fuqinë e makinerive elektorale appeared first on BoldNews.al.

LISTAT/ Kush janë 186 kandidatët e koalicioni “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 Majit

12 March 2025 at 23:09

Është publikuar edhe lista e plotë me 186 kandidatë të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rezultati i Primareve duket se nuk ka qenë kriter kryesore, ku shumë fitues, të zhgënjyer nga mofutja në lista të sigurta, kanë vendosur të tërhiqen […]

The post LISTAT/ Kush janë 186 kandidatët e koalicioni “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

KQZ miraton vendimin për ndarjen e mandateve, 46 deputetët e parë do caktohen nga kryetari

22 January 2025 at 13:39

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme projekt-vendimin për ndarjen e mandateve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas Kodit të ri Zgjedhor të miratuar me dakordësinë e të dy palëve në Kuvend, KQZ e ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mbyllur në 12 qarqet e vendit. Sipas […]

The post KQZ miraton vendimin për ndarjen e mandateve, 46 deputetët e parë do caktohen nga kryetari appeared first on BoldNews.al.

❌
❌